Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin

By: V K
23 July 2025 at 10:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku 9-vjeçarja Melina Galani-Fratolin, dyshohet se u vra nga babai i saj kanadez.

Pas rezultateve të autopsisë, rezultoi se vogëlushja ishte mbytur teksa baba e bijë ndodheshin me pushime në Amerikë.

Trupi i 9-vjeçares u gjet të dielën pasdite pranë një trungu, në një pellg të cekët në zonën e Ticonderogas, më pak se 24 orë pasi babai i saj, Luciano Fratolin, kontaktoi autoritetet lokale për të raportuar se e bija ishte rrëmbyer.

45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje e fshehje kufome.

Në daljen para gjykatës, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas New York Post, Melina kishte folur me nënën e saj rreth një orë para vrasjes, që ka ndodhur mes orës 19:40 dhe 21:12, mbrëmjen e së shtunës.

Gruaja deklaroi se asgjë nuk i dukej e dyshimtë. Megjithatë, në orët që pasuan, ajo filloi të shqetësohej, pasi ish-burri i saj ndaloi së iu përgjigjur mesazheve të saj, kur pyeti se kur do të ktheheshin në Montreal.

E shtuna supozohej të ishte dita e fundit e pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Luciano Fratolin, në denoncimin për rrëmbimin e së bijës pretendoi se dy burra me një furgon të bardhë kishin marrë Melinën.

Z. Fratolin deklaroi se ishte ndaluar në një parking pranë Daljes 22 të I-87, në zonën e Liqenit George, për të urinuar. Ai fillimisht tha se ishte larguar nga automjeti i tij dhe kur u kthye, fëmija ishte zhdukur. Ai raportoi një automjet të dyshimtë të bardhë pranë vendit të ngjarjes dhe dy burra në të. Ky skenar u hetua dhe u hodh poshtë plotësisht”, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri, Robert McConnell, sipas Montreal Journal.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, u gjet disa orë më vonë në një trung në një pellg të cekët me ujë në skajin verior të Liqenit George, pranë qytetit të Ticonderoga, me autoritetet që deklaruan se nuk kishte prova për rrëmbim.

45-vjeçari u arrestua më pas dhe u akuzua për vrasje dhe vepra të tjera penale.

The post Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin appeared first on Albeu.com.

Ja si bombardimet amerikane shkaktuan kratere të reja në centralin bërthamor iranian (Foto)

22 June 2025 at 15:46

Imazhet e reja satelitore tregojnë pasojat e sulmeve të mbrëmshme amerikane në impiantin nëntokësor të pasurimit bërthamor të Iranit në Fordo.

Imazhet me rezolucion të lartë nga Maxar Technologies të marra më 22 qershor tregojnë gjashtë kratere të reja – me shumë mundësi pikat e hyrjes për municionet amerikane – si dhe pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë shpatit të malit të shkaktuara nga sulmet ajrore.

Analisti i lartë i imazheve në Shërbimet e Inteligjencës McKenzie, Stu Ray, i tha BBC Verify: “Nuk do të shihni një efekt të madh shpërthimi në pikën e hyrjes pasi nuk është projektuar për të shpërthyer në momentin e hyrjes, por më thellë në objekt”. Ai shtoi se duket sikur tre municione të ndara janë hedhur në dy pika të ndara impakti dhe se ngjyrosja gri në tokë duket se tregon mbeturina betoni të hedhura në erë nga shpërthimet.

Ray tha gjithashtu se hyrjet e tunelit duket se janë bllokuar. Meqenëse nuk ka kratere të dukshme ose pika impakti pranë tyre, ai sugjeron se kjo mund të ketë qenë një përpjekje iraniane për të “zbutur ndikimin ndaj shënjestrimit të qëllimshëm të hyrjeve nga bombardimet ajrore”.

Nuk është e sigurt se sa dëme i kanë shkaktuar sulmet vetë centralit bërthamor. Në ditët para sulmit, duket se Irani ka ndërmarrë veprime për t’i parashikuar ato.

The post Ja si bombardimet amerikane shkaktuan kratere të reja në centralin bërthamor iranian (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan

By: gaze tare
21 June 2025 at 19:25

Sot është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga “Albanian Roots” në Central Park.

Para nisjes së paradës, Kryetari i Bashkisë së Nwë York Eric Adams organizoi një pritje në banesën e tij për komunitetin shqiptar, duke nderuar kështu traditat, kulturën dhe krenarinë tonë kombëtare. Komuniteti shqiptar ka vijuar të jetë bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme në zemër të New York-ut.

Parada ka nisur në 10:00, sipas orës lokale, nga Central Park West & 81st. Më pas do të pasohet nga një festë në W 72nd Street, me muzikë, valle, art dhe shije shqiptare.

Kjo paradë historike organizohet nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe mbështetet nga figura të njohura, si ish-këshilltari Mark Gjonaj. Ajo konsiderohet një moment i rëndësishëm për forcimin e identitetit kombëtar në diasporë dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në një nga qytetet më të mëdha të botës.

“Rrënjët na mbajnë tokës, por bashkimi na çon larg” -është mesazhi që shoqëron këtë ngjarje simbolike për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.

The post Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan appeared first on iconstyle.al.

SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

20 June 2025 at 18:45

Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju Jorkut ka shpallur zyrtarisht gjuhën shqipe si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet zyrtare shkollore. Lajmi u bë i ditur më 18 qershor nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles–Ramos.

Kjo është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA, duke u ofruar prindërve shqiptarë mundësinë që të marrin çdo dokument dhe informacion të rëndësishëm nga shkollat në gjuhën amtare. Deri më tani, vetëm 10 gjuhë kanë qenë pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike të qytetit, ndërsa me këtë vendim shtohen edhe tre të tjera, përfshirë shqipen.

Ky hap do t’i ndihmojë prindërit shqiptarë që të ndjekin më lehtë edukimin e fëmijëve të tyre dhe të marrin pjesë aktive në jetën shkollore, duke lehtësuar ndjeshëm barrierat gjuhësore që i kanë penguar deri më sot. Vendimi i Departamentit të Arsimit konsiderohet si një vlerësim për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe si një konfirmim që gjuha dhe identiteti kulturor janë pasuri për shoqërinë.

The post SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut appeared first on Sot News | Lajme.

Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

By: Mirgen
12 June 2025 at 22:25

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë Alex Padilla u largua me forcë pasi e ndërpreu sekretaren. “Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë prangat”, tha një zëdhënës i senatorit […]

The post Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat appeared first on BoldNews.al.

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

By: S SH
10 June 2025 at 00:04

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tashmë janë njoftuar disa rregulla të reja që duhet të fillojnë të zbatohen.

Kryesisht bëhet fjalë për përmirësimin e transparencës së vendimmarrjes së gjyqtarit, kështu që gjyqtari do të mbajë një kamerë në fanellë, vendimet e VAR do të merren në ekrane të mëdha, ndërsa do të aplikohet një sistem gjysmëautomatik i përcaktimit të pozicionit jashtë loje.

Shikuesit do të jenë në gjendje të ndjekin atë që po ndodh në dhomën e VAR në ekranet e mëdha në stadiume, domethënë, çfarë pamjesh dhe animacionesh mund të shohin gjyqtarët e VAR.

Bazuar në këto regjistrime, një vendim do të merret menjëherë me dëshminë e audiencës në tribuna, dhe kjo është një nga masat për të rritur transparencën e gjyqit.

Në disa liga, është testuar tashmë që gjyqtari të mbajë një aparat fotografik në fanellën e tij, dhe ideja është të shihet pamja e tij e përgjithshme e lojës, domethënë, që të gjithë të shohin se çfarë lloj pikëpamjeje kishte ai për një situatë të caktuar.

Pamjet e bëra me një kamerë të vogël nga fanella do të transmetohen në televizion.

Sistemi gjysmëautomatik i përcaktimit të pozicionit jashtë loje është përdorur për njëfarë kohe në gara të ndryshme më të vogla dhe ka rezultuar shumë i mirë.

Kjo teknologji kërkon një numër të madh kamerash, një sensor topi të lidhur me inteligjencën artificiale dhe një sistem gjurmimi të lojtarit dhe topit.

The post FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube appeared first on Albeu.com.

“Rama do të vizitojë SHBA-në”, gazetari shqiptar në Amerikë zbulon detajet

By: Besnik
9 June 2025 at 17:20

Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Papa, bëri të ditur se sipas burimeve të tij, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në SHBA në datat 12 deri më 17 qershor.

Duke folur në Euronews Albania, Papa tha se e ka të sigurt që Rama do të jetë në SHBA, ndërsa sipas tij, më 14 qershor Rama do të marrë pjesë në dasmën e Aleks Sorosit.

“Kjo është e sigurt. Rama vjen më 12 qershor dhe ikën më 17 qershor. Më 14 qershor martohet Aleks Soros. Burimet e mia i kam të sigurta që vjen – përveç nëse sëmuret, gjë që nuk ia urojmë. Më 14 qershor do të ketë një paradë në Uashington, dhe unë mendoja se do të ishte atje, por sipas informacioneve që kam, atë ditë martohet Aleks Soros, jo larg Nju Jorkut. Bëhet fjalë për një person që më parë ka qenë i martuar me burrë, tani martohet me grua”, tha gazetari.

Papa tha se vizita e Ramës në SHBA vjen në një kohë kur, sipas tij, Departamenti i Shtetit është “i akullt” me të, dhe mbetet për t’u parë sesi do të shkojë.

“Vizita e Ramës vjen në një kohë kur Departamenti i Shtetit është i akullt ndaj tij, por ai mund të thotë që nuk do të shkojë në Departament, se është kryeministër. Me sa  di unë, nuk është vizitë zyrtare, është vizitë private. Mund të takojë Kushnerin, mund ta takojë – e shpëton kjo, nuk e di. Unë kam qenë diplomat, mjafton të bësh një telefonatë në Departament, dikush duhet ta presë, nuk ka rëndësi se kush. Por unë mund të them që sa herë vinin Berisha apo Nano – edhe në OKB – takoheshin me Sekretarin e Shtetit. Do të doja që Rama të ishte serioz, të takonte administratën amerikane, të tregonte pozicionin shqiptar, të tregonte se ku qëndron kjo administratë në raport me ne. Nuk ka ndodhur kurrë që të tallet ambasada në këtë mënyrë – pa ambasador, me ato dy mesazhe, duke thënë “urojmë popullin shqiptar” sikur të jemi Nigeria, dhe një ripostim i ambasadës – janë të dyja mesazhe për të,” tha Papa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rama do të vizitojë SHBA-në”, gazetari shqiptar në Amerikë zbulon detajet appeared first on Euronews Albania.

Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe të tjerëve në botë po e inkurajojnë Putinin

25 May 2025 at 12:14

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës ku u vranë 12 persona.

Zelensky tha se “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”.

Ai falenderoi ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës. Zelensky theksoi se objektivat ishin Kivei dhe 11 rajonet të tjera, si dhe u shpreh se nga viktimat kishte dhe fëmijë.

“Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha ai, duke përsëritur komentet e tij pas sulmit të mëparshëm gjatë natës.

“Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqe”, shkroi ai.

The post Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe të tjerëve në botë po e inkurajojnë Putinin appeared first on Sot News | Lajme.

Pa punë dhe pa ushqim – si veproi aktorja Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

By: D Marku
21 May 2025 at 12:23

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Ajo ka folur për gjithë procesin duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

Megjithatë gjatë intervistës një moment emocionues ishte ai kur Julia u përlot, teksa kujtoi një nga fragmentet e punës në Amerikë si pastruese dhe një ditë kur u frikësua për të ardhmen.

“I thashë Renees boboh ngelëm pa punë, s’kemi ku hamë”, tregoi Julia. Më pas shtoi se përgjigja e vajzës ishte: “Mos u mërzit se unë ha në drekë në shkollë dhe gjysmën e ushqimit do të ta sjell ty”.

Julia për publikun u bë më e njohur për paraqitjen në Big Brother VIP Albania 3, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Në zgjedhjet 2025, ajo garoi si kandidate për deputete në PD, ku mori vetëm 384 vota.

Sido që të jetë, Julia vazhdon të merret me angazhimet në film e teatër.

The post Pa punë dhe pa ushqim – si veproi aktorja Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë? appeared first on Albeu.com.

Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së

By: user7
5 May 2025 at 08:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit.

“Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (…) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social.

Ai u shpreh se vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët dhe kompanitë amerikane. Sipas tij, kjo është një përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera që përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, republikani ka urdhëruar hetime të shumta mbi “implikimet e sigurisë kombëtare” të importeve të të gjitha llojeve, nga gjysmëpërçuesit te metalet e rralla. Çdo hetim i kësaj natyre është hapi i parë i nevojshëm në mënyrë që presidenti amerikan të mund të vazhdojë me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë që vendosin tarifa për produktet e importuara me arsyetimin se sasia e tyre që hyn në vend kërcënon sektorët përkatës amerikanë.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj mbi termat dhe kushtet për vendosjen e tarifave shtesë doganore për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së. Ky veprim përbën një përshkallëzim të ri të luftës tregtare që presidenti amerikan ka nisur kundër praktikisht të gjithë partnerëve të vendit të tij.

Kina, e cila është veçanërisht e shënjestruar nga Presidenti Trump në këtë fushë, njoftoi në fillim të prillit se do të zvogëlonte, “në mënyrë të matur”, numrin e filmave amerikanë të shpërndarë në kinematë në territorin e saj, si pjesë e reagimit të saj ndaj vendosjes së tarifave ndëshkuese amerikane – shpesh penguese – për produktet e saj të eksportuara në tregun amerikan.

Pekini tashmë kufizon, duke përdorur një sistem kuotash, numrin e filmave të huaj të shpërndarë në kinematë në territorin kinez. Çdo reduktim i mëtejshëm i aksesit në këtë treg të veçantë kinez – i dyti më i madh në botë, pas SHBA-së, për sa i përket xhiros – do të godiste rëndë të ardhurat e studiove të Hollivudit.

The post Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së appeared first on Lapsi.al.

Trump vendos tarifë 100% për filmat e huaj: Duam filma të bëra në Amerikë

5 May 2025 at 08:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një tarifë 100% për të gjithë filmat e prodhuar jashtë vendit që shpërndahen në SHBA, duke e cilësuar këtë masë si mbrojtje për industrinë amerikane të filmit dhe një çështje të sigurisë kombëtare.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se vendet e huaja po përdorin stimuj ekonomikë për të tërhequr prodhimet filmike, çka, sipas tij, po shkatërron industrinë amerikane. “Ky është një kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Është, përveç gjithçkaje tjetër, mesazhe dhe propagandë”, deklaroi ai.

Ai urdhëroi Departamentin e Tregtisë dhe agjenci të tjera që të fillojnë menjëherë procesin e vendosjes së tarifave. “Ne duam përsëri filma të bëra në Amerikë”, shtoi Trump.

Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, konfirmoi nisjen e punës, por as ai dhe as Trump nuk dhanë detaje mbi mënyrën e zbatimit të tarifës – përfshirë nëse do të preken edhe filmat në platforma streaming, si dhe kriteret e vlerësimit.

Hollywood-i ka humbur prej vitesh shumë prodhime për shkak të stimujve fiskalë jashtë vendit. Ndërsa industria kërkon qartësi, Shoqata e Filmit nuk ka komentuar ende mbi këtë vendim të papritur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump vendos tarifë 100% për filmat e huaj: Duam filma të bëra në Amerikë appeared first on Euronews Albania.

Ku u gjetën paratë për lobimin në SHBA? Berisha s’di çfarë të thotë: S’mund të flisni për 6 milionë dollarë, 100 apo 200 mijë

By: M C
1 May 2025 at 18:48

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat u pyet për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA.

Sali Berisha u pyet nga gazetarët se ku u gjetën paratë, por Berisha u shmang duke thënë se kush janë arsyet për të cilën u nënshkrua kontrata.

Berisha u shpreh se kemi të bëjmë me një fondacion antikomunistësh që shohin tek Edi Rama një shkatërrimtar të kombit.

Sali Berisha tha se kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet por ka për qëllim marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha para administratës së SHBA.

“Nuk mund të flasësh për 6 milionë, as për 100 mijë apo 200 mijë. Kontrata është sipas dakordësisë dhe objektivave të palëve.

Një gjë është e sigurtë, që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh.

Kontrata ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator si Edi Rama.”-tha Berisha.

The post Ku u gjetën paratë për lobimin në SHBA? Berisha s’di çfarë të thotë: S’mund të flisni për 6 milionë dollarë, 100 apo 200 mijë appeared first on Albeu.com.

Tritoli në Tiranë/ “Shënjestrës” i kanë vrarë të vëllain, kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA

2 April 2025 at 09:36

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar pas mesnatës së kaluar në Tiranë, rreth orës 00:35 minuta, në rrugën “Besnik Hidri”, në zonën e njohur si Bregu i Lumit. Tritoli shpërtheu në derën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafa, teksa nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, duke përfshirë dëmtimin e […]

The post Tritoli në Tiranë/ “Shënjestrës” i kanë vrarë të vëllain, kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen

30 March 2025 at 22:41

Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në Amerikë. Ai ka “tundur rrjetën” me ekipin e tij të ri Austin FC në transfertë përballë St.Louis City, sfidë e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit Pas një aksioni model dhe një pasimi të marrë nga shoku i ekipit, Bukari, sulmuesi beratas dërgoi topin në fundin e […]

The post VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen appeared first on BoldNews.al.

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

By: Oldi
8 March 2025 at 13:41

Evropa po përballet me një realitet të ri dhe të pasigurt, ku mbështetja e Shteteve të Bashkuara për NATO-n – aleanca që ka garantuar sigurinë e kontinentit për gati tetë dekada – nuk është më e sigurt. Presidenti Donald Trump ka shprehur hapur mosbesimin e tij ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shfaqur një afrim […]

The post A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës? appeared first on BoldNews.al.

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

By: Ela
28 February 2025 at 08:23

Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës. Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të […]

The post Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa appeared first on BoldNews.al.

Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës

By: lia rda
17 February 2025 at 17:09

Politikat e Presidentit Donald Trump për imigracionin janë përqendruar kryesisht ndaj imigrantëve që futen në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit me Meksikën, me disa prej tyre që kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nga Amerika e Jugut. Siç njoftojnë gazetarët e Zërit të Amerikës, Yu Yao dhe Jiu Dao, emigrantët kinezë po shfrytëzojnë rrugët e rrezikshme detare të Paqësorit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Peter Huang ka jetuar në Guam që kur u largua nga Kina në vitin 2019. Ai udhëtoi me aeroplan nga Hong Kongu për në Saipan, kryeqyteti i Ishujve të Marianës Veriorë. Më pas ai shkoi me një gomone në ishullin Guam. Këto ishuj dhe Guami janë territore të Shteteve të Bashkuara dhe ndodhen në perëndim të Oqeanit Paqësor.

“Përballë ndodhet Guami. Mali duket i çuditshëm, si një mur”, thotë Peter Huang.

Saipani ka qenë ndalesa e parë për azilkërkuesit kinezë si zoti Huang, sepse i lejoi ata të qëndronin pa vizë për 14 ditë. Por nuk pranon azilkërkues. Ishulli Guam, rreth 214 kilometra në jugperëndim, i pranon azilkërkuesit.

Këta azilkërkues shqetësohen se jeta e tyre do të ndikohet nga politikat e rrepta për imigracionin të nënshkrua nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi mori pushtetin. Zoti Huang rrezikoi jetën për të shkuar në Guam.

“Nuk kam parë kurrë më parë valë të tilla sa një mal, që ngrihen dhe bien pa pushim.”

Ai thotë se familja e tij u bë objektiv i policisë pas përfshirjes së tij në protestat e Hong Kongut kundër një propozimi për ekstradimin në Kinë në vitin 2019. Pasi gruaja e braktisi ai vendosi të shkonte në Saipan.

“Gruaja më tha se për shkakun tim, ajo dhe fëmija ynë do të cenoheshin”.

Edhe kinezë të tjerë kanë marrë rrugën e rrezikshme detare drejt Guamit. Sipas autoriteteve të ishullit, rreth 40 individë mbërritën në brigjet e ishullit vitin e kaluar.

“Deri tani, të gjithë të ardhurit janë shtetas kinezë”, thotë Franklin Gutirrez me agjencinë e doganave dhe karantinës në Guam.

Emigranti kinez, Liu Yun, e provoi dy herë udhëtimin në det të hapur para se të zbarkonte në Guam.

“Jemi në një gomone duke kaluar Paqësorin për të shkuar në territorin amerikan, ku shpresojmë për një fillim të ri”, thotë ai ndërsa filmonte udhëtimin.

Ai thotë se u largua nga Kina pasi depërtoi përtej kufizimeve të internetit të vendosura nga Pekini. Ajo që pa i ndryshoi pikëpamjet e tij për botën.

“U ekspozova ndaj gjërave që nuk do të kisha mundur t’i shihja kurrë në internet në Kinë, si protestën e Tiananmenit apo shtypjen e lëvizjes Falun Gong, kryesisht kampet e përqendrimit në Xinjang. Këto më tmerruan”.

Liu dhe Huang duhet të presin për të marrë përgjigjet e aplikimit për azil, thotë guvernatorja e Guamit, Lourdes Leon Guerrero.

“Një nga sfidat këtu është se nuk kemi gjykatës për imigracionin. Mënyra e vetme është ardhja e gjykatësve këtu ose trajtimi i çështjeve në rrugë virtuale. Ka shumë çështje që presin”.

Administrata e Presidentit Trump e ka ndaluar procesin e kërkimit të azilit në kufirin jugor amerikan. Për momentin, imigrantët Huang dhe Liu nuk e dinë se si do të preken nga politikat e reja të Uashingtonit.

“E mbështes qasjen e Presidentit Trump, sepse nuk mund të abuzohet ligji për azilin”, thotë Peter Huang, azilkërkues kinez.

Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të përfitojnë ata që vërtet kanë nevojë për azil./voa

Plani i UEFA-s për marketing, Champions League mund të luhet në SHBA

By: armand
12 February 2025 at 19:19

Futbolli po ndryshon. Klubet po mendojnë për marketingun dhe fitimet më shumë sesa për pasionin e njerëzve. Kështu po vepron edhe UEFA, shtëpia e futbollit evropian. Sipas “The Independent”, planet e UEFA-s janë që Champions League të ndryshojë destinacion pas tetë vitesh. Situata do të ndryshojë krejtësisht, sepse bëhet fjalë për zhvillimin e ndeshjeve në […]

The post Plani i UEFA-s për marketing, Champions League mund të luhet në SHBA appeared first on BoldNews.al.

Tragjike/ Avioni me 64 persona në bord përplaset me helikopterin në Uashington, raportohet për dhjetëra viktima (VIDEO)

By: V K
30 January 2025 at 09:18

Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane, u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje, njoftuan zyrtarët.

Një burim i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ka shumë viktima, por bilanci është i paqartë.

Nuk ka ende ndonjë të dhënë mbi shkaqet e aksidentit. Të gjitha fluturimet nga aeroporti “Regan” janë anuluar, ndërsa helikopterë nga agjencitë e zbaimit të ligjit përgjatë gjithë rajonit shkuan në vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve.

Gazeta “Washington Post”, duke cituar burime, raportoi se nga uji janë nxjerrë disa trupa. Sipas gazetës, deri tani nuk ka patur të mbijetuar.

Senatori nga Teksasi, Ted Cruz tha në një postim në rrjetet sociale “se e dimë që ka viktima”, por nuk dha më shumë hollësi.

VIDEO më poshtë – Momenti kur avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me helikopterin e ushtrisë amerikane

BREAKING:

New video shows the moment a plane collided with a helicopter while landing at Ronald Reagan National Airport in Washington DC.

A search for survivors in the Potomac River is ongoing pic.twitter.com/oJ57ivyVWw

— Visegrád 24 (@visegrad24) January 30, 2025


Miq, familjarë dhe të afërm të pasagjerëve u mblodhën në aeroportin kombëtar të Uashingtonit “Reagan” duke kërkuar më shumë informacion.

Një grua i tha një zyrtari të aeroportit, “Nuk e di nëse hipi apo jo në avion”, duke iu referuar dukshëm një pasagjereje në avionin e rrëzuar. Më pas gruaja shpërtheu në lot.

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara thanë në një deklaratë se mund të “konfirmonin se në incidentin e natës së sotme ishte përfshirë një helikopter i ushtrisë -UH-60- i bazës Fort Belvoir, Virxhinia. Ne po bashkëpunojmë me zyrtarët lokalë dhe do të japim informacion shtesë sapo të jetë e mundur”.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, por një sërë incidentesh në vitet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington,  tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumti Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi.

Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara (FAA), tha të mërkurën mbrëma se avioni i PSA Airlines RJ700 u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane (Black Hawk) Sikorsky H-60 ndërsa po afrohej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit Reagan.

Avioni ishte nisur nga qyteti Wichita, i Kensasit, sipas FAA-së.

Policia tha se agjenci të shumta janë përfshirë në një operacion kërkim- shpëtimi në lumin Potomak.

Aeroporti njoftoi të mërkurën se ishin ndëprerë të gjitha fluturimet dhe se personeli i urgjencës iu përgjigj një aksidenti ajror.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ishte informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikqyrte situatën.

“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”, shtoi ai. “Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjenvave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”.

Në një postim në mediat sociale, kompania “American Airlines” tha se ishte në dijeni të njoftimeve se një prej avionëve të saj ishte përfshirë në incident dhe se do të jepte më shumë hollësi sapo të ishte e mundur.

Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 5 të pasdites, me orën lokale, të premten.

The post Tragjike/ Avioni me 64 persona në bord përplaset me helikopterin në Uashington, raportohet për dhjetëra viktima (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pas ngjarjeve të fundit, politikani bën thirrje për dëbimin e Selena Gomez

By: gaze tare
29 January 2025 at 10:10

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka reaguar me një postim të mprehtë në Instagram ndaj një deklarate të politikanit republikan Sam Parker, i cili e kritikoi për një video emocionuese, ku ajo shprehte shqetësimin e saj për politikat e emigracionit të Donald Trump. Parker, kandidati republikan për Senat në 2018 nga Utah, shkroi në Twitter: “Duhet të dëbohet Selena Gomez,” pas kritikës që ajo shfaqi për dëbimin e meksikanëve.

Megjithatë, Gomez nuk mbeti duar lidhur. Ajo iu përgjigj me një postim të drejtpërdrejtë dhe me humor: “Oh zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin.” Reagimi i saj i shpejtë dhe me shumë vetëdije sociale ka tërhequr vëmendjen, duke theksuar se, edhe pse është e natyrshme të reagosh ndaj politikave të tilla, ajo nuk do të heshtë për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve.

Gomez ka folur më parë për historinë e emigrantëve në familjen e saj dhe për sakrificat që ata bënë, duke përfshirë rrugën e vështirë të tezes së saj për të kaluar kufirin në një kamion.

The post Pas ngjarjeve të fundit, politikani bën thirrje për dëbimin e Selena Gomez appeared first on iconstyle.al.

❌
❌