Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

By: Ela
8 August 2025 at 08:53

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani. Mediat britanike raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm. Ai […]

The post I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani appeared first on BoldNews.al.

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet në rrjetet sociale

By: Ardit
3 August 2025 at 08:35

Pesë vite burg për këdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet kanalit të La Manshit apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale, ky është propozimi të ri të qeverisë britanike. Mediat britanike shkruajnë se hulumtimet tregojnë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone kanë përdorur platforma online gjatë udhëtimit […]

The post Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet në rrjetet sociale appeared first on BoldNews.al.

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës/ Pranga 31-vjeçarit në Shkodër

By: Rovena
20 July 2025 at 12:30

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës/ Pranga 31-vjeçarit në Shkodër

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. 31-vjeçari banues në Kamëz u kap në flagrancë në fshatin Hot, duke shoqëruar 6 shtetas (4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani).

“N. B., 31 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor duke i transportuar nga Mali i Zi në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 350 euro për person”, njofton policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Italia sjell 15 emigrantë të tjerë në Gjadër për të pritur dëbimin

27 June 2025 at 13:21

Një anije e rojës bregdetare italiane solli të enjten 15 emigrantë të rinj në Shëngjin. Grupi i përbërë nga emigrantë me vendime dëbimi kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Azia u përcoll në kampin e Gjadrit. ku do të qëndrojnë deri në deportim. Kjo është hera e katërt që emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë […]

The post Italia sjell 15 emigrantë të tjerë në Gjadër për të pritur dëbimin appeared first on Reporter.al.

Hodaj në Zagreb: Shqipëria, rezultate konkrete në frenimin e migracionit të paligjshëm

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj mori pjesë sot në punimet e Konferencës së Ministrave të Brendshëm të Forumit të Salzburgut, që u zhvillua në Zagreb (Kroaci).

Shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për pengimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Zv.ministri Hodaj nënvizoi në fjalën e tij se “Shqipëria ka arritur rezultate konkrete pozitive dhe është plotësisht e angazhuar në frenimin e migracionit të paligjshëm dhe ndjekjen, hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që nxisin e shfrytëzojnë kontrabandimin e qenieve njerëzore drejt vendeve të Bashkimit Europian”.

Forumi i Salzburgut, si një platformë sigurie e vendeve të Europës Qendrore, bazohet në iniciativën e Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë dhe vlerëson kontributin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për trajtimin e fenomeneve të rëndësishme të sigurisë publike.

1 nga 4

/m.m/a.f/r.e/

The post Hodaj në Zagreb: Shqipëria, rezultate konkrete në frenimin e migracionit të paligjshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet 24-vjeçari në Sarandë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës

16 June 2025 at 15:30

Në kuadër të masave për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, Policia Kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, banues në Shkodër, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”.

Automjeti me të cilin po kryhej transporti u sekuestrua, ndërsa hetimet përfshijnë edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Njoftimi i policisë:

Lukovë, Sarandë

Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 24-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”, një automjet tip “Volksvagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira, me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

The post Arrestohet 24-vjeçari në Sarandë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës appeared first on Sot News | Lajme.

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

By: Rovena
16 June 2025 at 15:28

Një 24-vjeçar, banues në Shkodër është arrestuar nga policia, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira,  me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.             

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /abcnews.al

Transportonte emigrantë të paligjshëm jashtë kufirit, arrestohet 24-vjeçari

16 June 2025 at 15:24

Një 24 vjeçar i cili transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt vendeve të Bashkimit Europian, ka përfunduar në pranga , gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”.

Sipas njoftimit të policisë, i riu M.O., banues në Shkodër përdorte një automjet të marrë me qira për të transportuar emigrantët e paligjshëm.

Automjeti tip “Volksëagen” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”,  një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira,  me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transportonte emigrantë të paligjshëm jashtë kufirit, arrestohet 24-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë/ Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë

By: Rovena
1 June 2025 at 10:16

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Qafë Botë, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm në drejtim të Greqisë.

“Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit në vijën e gjelbër kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me FRONTEX, zhvilluan kontrolle intensive në zonat me risk.

Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek.

Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar”, njoftoi policia.

Ndërkaq materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Për emigrantët e paligjshëm të gjithë po kopjojnë “modelin e Shqipërisë” të Melonit, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

By: V K
31 May 2025 at 14:01

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen, shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”.

Në praktikë, do të propozohen “rregulla të përbashkëta për kthimet” me “një urdhër të ri evropian për kthim dhe njohje të ndërsjellë të vendimeve të kthimit nga Shtetet Anëtare”.

Nuk do të jenë më vetëm shtetet individuale që i kthejnë emigrantët mbrapsht, por e gjithë Evropa. Një rregullore që është “më e qartë dhe më e thjeshtë”, që “parandalon arratisjet” e emigrantëve të paligjshëm dhe “lehtëson riatdhesimin e qytetarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e treta”.

“Ata që riatdhesohen me forcë”, shpjegoi Ursula, “do të ndalohen të hyjnë. Dhe ne do të jemi më të rreptë. Kur ka rreziqe sigurie, ne do të jemi të vendosur. Por gjithashtu do të sigurohemi që të veprojmë në përputhje të plotë me detyrimet tona sipas ligjit ndërkombëtar…”.

Ky rregull i ri nga BE i referohet marrëveshjes Itali-Shqipëri, një pakt që ka nisur të funksionojë, pavarësisht se gjykatat italiane kanë dhënë vendime kundër.

Por tashmë me ligjin e ri evropian, asnjë gjykatë nuk mund të dalë kundër. Edhe Anglia madje po e sheh këtë mundësi dhe po negocion me Kosovën për të ndërtuar qendra emigrantësh, si në Gjadër të Lezhës.

The post Për emigrantët e paligjshëm të gjithë po kopjojnë “modelin e Shqipërisë” të Melonit, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet appeared first on Albeu.com.

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

30 May 2025 at 08:20

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve të parregullt të aplikonin për leje qëndrimi pas shtatë vitesh qëndrimi në vend. Ministri i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se kjo dispozitë është abuzuar dhe se nga tani e tutje “askush […]

The post Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve appeared first on BoldNews.al.

“Duart e ‘lidhura’ të rojes kufitare”/ DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze

25 May 2025 at 13:18

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare, që në vitin 2025, më shumë se 12,500 njerëz zgjodhën ta bënin këtë udhëtim të ngjeshur në varka të vogla. Po çfarë mund të thuhet për numrin e emigrantëve që zgjedhin të gjejnë veten në tokën britanike në mënyra të tjera?

Arsyeja është për ata që vijnë në vend pa qëllimin për të aplikuar për azil, por me qëllimin për t’u “humbur” në ekonominë e fshehtë. Dhe duket se ka shumë të tillë. Reportazhi i sotëm i BBC-së “ndjek” historinë jo të një emigranti, por të një ish-kontrabandisti, i cili zgjodhi jahte ose tragete luksoze përtej Kanalit Anglez për të transportuar emigrantë të parregullt.

Mënyrë “e lehtë” e transportit

Arsyeja? Këto rrugë konsiderohen “të lehta” dhe “me rrezik të ulët”, ndërsa ofrojnë edhe disa mijëra paund në xhepin e kontrabandistit. BBC e quan ish-trafikantin “Nick”, duke vënë në dukje se ai është një ish-ushtar. Ai u dënua në vitin 2019 dhe u kthye përsëri në burg pasi shkeli lirimin me kusht. Sipas asaj që ai pranoi, përfshirja e tij në rrjetin e trafikimit filloi në vitin 2009.

Më pas, një mik i tij shqiptar, i cili për qëllimet e raportit quhet “Matt”, i ofroi 3,500 paund për çdo emigrant që do të sillte në Mbretërinë e Bashkuar. Propozimi u pranua dhe për disa vite ai arriti të kontrabandonte shtetasit shqiptarë nga makinat në tragete, si dhe dhjetëra emigrantë nga Vietnami nëpërmjet anijeve luksoze.

Vërehet se në rastin e parë të trageteve, shoferi i secilit kamion nuk ishte në dijeni të ekzistencës së emigrantëve, pasi kontrabandistët zgjodhën rastësisht një automjet, duke u dhënë emigrantëve të parregullt nga një thikë për të hyrë me forcë në të, duke shqyer një pjesë të kamionit. Siç u vu re nga BBC, bashkëpunëtori shqiptar e konfirmoi raportin, por për shkak se kërkoi para për të dhënë një intervistë të plotë, kërkesa nuk u pranua.

Duart e “lidhura” të rojes kufitare

Zbulimet erdhën pasi, siç deklaroi ish-ushtaraku, ai ndjeu se po trajtohej si kokë turku për situatën dhe se u dënua për një vepër penale që është ende e zakonshme. Muajin e kaluar, një jaht luksoz që fshihte 20 shqiptarë në kuvertë u ndalua gjatë rrugës për në Kornuoll. Në të njëjtën kohë, Forca Kufitare mund të jetë përgjegjëse për mbajtjen e sigurt të pothuajse 18,000 kilometrave të vijës bregdetare britanike, por siguria e porteve dhe marinave u përket subjekteve private, gjë që e bën edhe më të vështirë koordinimin e operacioneve të mundshme.

Kjo u theksua në raport edhe nga komandanti i Rojës Bregdetare, Charlie East, i cili shtoi se “është e pamundur për ne të kemi një prani fizike në çdo port ose marinë përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare”, duke e përshkruar situatën si një “rrezik vërtet shqetësues”. Karakteristike është edhe deklarata e kapitenit të portit në Essex, i cili komentoi se “standardet e sigurisë janë po aq të ulëta sa në një park karavanësh”.

The post “Duart e ‘lidhura’ të rojes kufitare”/ DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze appeared first on Sot News | Lajme.

Starmer: Duam që emigrantët të mos vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme

By: user7
15 May 2025 at 13:27

Kryeministri britanik Keir Starmer ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp krah homologut shqiptar, Edi Rama. Starmer tha se partneriteti me Shqipërinë ka bërë përpjekje domethënëse për uljen emigrantëve të paligjshëm. Ai tha se Britania kërkon që të shtojë numrin e qendrave të emigrantëve të paligjshëm, për shkak se numri i tyre i është i lartë, siç thotë ai,si pasojë e një eksperimenti të qeverisë paraardhëse britanike.

“Ajo që dëshiroj të arrij është që të shtoj këto qendra dërgimi. Ndërsa sa u takon azilantëve duhet të jemi shumë qartë,  për shkak se qeveria e mëparshme në Britani ka bërë një eksperiment me kufijtë e hapur, as i merrnin dhe as i kthenin dhe u shtua numri i tyre. Duam që emigrantët të mos vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme. Kemi përveshur mëngët dhe tashmë kemi 24 mijë persona që janë kthyer”, tha Starmer.

The post Starmer: Duam që emigrantët të mos vijnë në Britani në mënyrë të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm/ Në pranga siriani 18-vjeçar

29 April 2025 at 09:44

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.

Një shtetas sirian është vënë në pranga. Ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mal të Zi dhe më pas në vendet e BE-së.

Shtetasi sirian u kap në flagrancë gjatë natës, në fshatin Vidohovë, duke shoqëruar 6 shtetas egjiptianë dhe sirianë (4 prej të cilëve ishin të mitur).

Nga hetimet e thelluara të kryera prej disa muajsh rezulton se ky shtetas e ka kryer disa herë këtë veprimtari kriminale, më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe me Prokurorinë e Korçës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina 2”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi sirian: 18 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

28 April 2025 at 12:26

Nga Boldnews.al Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, nga Gjykata e Beratit për “shpërdorim detyre”, një vendim që u shndërrua në nul nga Gjykata e Tiranës pak ditë më vonë, përbën një rast tipik se si “pavarësia e plotë” e prokurorëve, pavarësisht nivelit të tyre profesional, e trumpetuar […]

The post Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re” appeared first on BoldNews.al.

FBI arreston shqiptarin për kontrabandë të emigrantëve, si ra në kurthin e agjentit të fshehtë/ EMRI

By: Ela
23 April 2025 at 09:57

Një aktakuzë u bë publike dje në një gjykatë federale në Brooklyn, duke akuzuar Fatjon Shytanin, një shtetas shqiptar që jeton në Bronx, për drejtimin e një operacioni kontrabande për të sjellë emigrantë të paligjshëm nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara. Ai u arrestua të dielën dhe u paraqit në gjykatë pasditen e djeshme përpara […]

The post FBI arreston shqiptarin për kontrabandë të emigrantëve, si ra në kurthin e agjentit të fshehtë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Media italiane: Edhe emigrantët e paligjshëm të Britanisë do të dërgohen në Shqipëri

By: user 8
22 April 2025 at 16:17

Kryeministri britanik Keir Starmer po ndjek të njëjtin kurs si homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, duke planifikuar transferimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të Ballkanit. Kjo është ajo që shkruan media italiane Il Tempo, që paralajmëron dërgimin e emigrantëve të paligjshëm të Britanisë në vendin tonë. Por, ndryshe nga Meloni, e cila u përball me sfida të shumta ligjore për të zbatuar marrëveshjen me Shqipërinë, Starmer ka siguruar menjëherë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për ngritjen e katër qendrave riatdhesimi jashtë Britanisë.

Sipas mediave britanike, këto qendra do të ngrihen në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa qëllimi i qeverisë britanike është frenimi i fluksit të emigrantëve që kalojnë Kanalin e La Manshit për të hyrë ilegalisht në territorin britanik.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, mbi 9 mijë emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes detit, një rritje me 81% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kampet e improvizuara që janë shfaqur në qendër të Londrës, përballë Parlamentit, kanë shtuar presionin publik ndaj qeverisë për të vepruar.

Në kontrast, qeveria italiane, me gjithë marrëveshjen me Tiranën për ngritjen e dy qendrave pritëse në Gjader dhe Shëngjin, është përballur me bllokime të njëpasnjëshme nga gjykatat, të cilat kanë vonuar zbatimin e planit. Vetëm së fundmi, Italia ka mundur të dërgojë një grup të vogël emigrantësh në Shqipëri.

Starmer, nga ana tjetër, ka angazhuar Sekretaren e Brendshme Yvette Cooper për të negociuar direkt me UNHCR-në (Agjencinë e OKB-së për Refugjatët), duke siguruar mbështetje për transferimin e aplikantëve të refuzuar për azil. Plani britanik parashikon gjithashtu kompensime financiare për vendet pritëse.

Ky projekt po shihet si një alternativë më “e pranueshme” politikisht krahasuar me planin e qeverisë së mëparshme konservatore për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, një ide që Starmer e shpalli “të vdekur” pas fitores së zgjedhjeve në korrik.

Ndërkohë, edhe Holanda po ndjek të njëjtin drejtim, duke negociuar me Ugandën për një marrëveshje të ngjashme. Në Itali, ndërkohë, numri i emigrantëve të parregullt këtë vit ka arritur në mbi 12 mijë, duke tejkaluar edhe Britaninë.

Sipas të dhënave të Universitetit të Oksfordit, në Britani ndodhen aktualisht mes 800 mijë dhe 1.2 milion emigrantë të paligjshëm, duke e renditur të dytën në Europë pas Gjermanisë. Italia mban vendin e tretë, me rreth 458 mijë emigrantë të tillë.

The post Media italiane: Edhe emigrantët e paligjshëm të Britanisë do të dërgohen në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Bien me 30% kalimet e parregullta të emigrantëve në Evropë

By: Rovena
16 April 2025 at 10:03

Kalimet e parregullta në kufijtë e Evropës kanë rënë me 30% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupet e të Drejtave ia atribuojnë rënien pjesërisht politikave të BE-së që kanë theksuar parandalimin, teksa mbyllin një sy ndaj rrezikut të abuzimit të të drejtave, raporton The Guardian.

Rënia është parë në të gjitha rrugët kryesore të migracionit në Evropë, ka thënë në një deklaratë agjencia kufitare e BE-së Frontex, duke arritur në afro 33,600 më pak mbërritje në tre muajt e parë të vitit.

Rënia më e madhe, me 64%, ishte përgjatë rrugëve që përshkojnë Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kalimet në Mbretërinë e Bashkuar janë ulur me 4%.

Teksa modelet e migrimit ndikohen nga një përzierje faktorësh që variojnë nga moti e deri te konfliktet, të dhënat duket se sugjerojnë një vazhdimësi të prirjes rënëse të parë në vitin 2024, kur kalimet e parregullta kufitare në Evropë kanë rënë me 38% krahasuar me vitin e kaluar, ka thënë Judith Sunderland e Human Rights Watch.

Organizata është ndër të shumtat që kanë argumentuar se përqendrimi i shtuar i BE-së në parandalimin dhe mbylljen e kufijve të saj po i shtynte njerëzit të merrnin rrugë më të rrezikshme për në Evropë.

“Nuk ka të bëjë vetëm me statistikat. Të mos harrojmë se kjo po vjen me koston e njerëzve që mbyten në Mesdhe, njerëzve që rrahën në kufirin Poloni-Bjellorusi dhe shtyhen përsëri në Bjellorusi, janë njerëzit që bllokohen në këneta, pyje dhe shkretëtira të ndryshme brenda dhe në periferi të BE-së”, ka thënë Sunderland.

“Ka një kosto masive njerëzore pas këtyre shifrave”.

Rënia e numrit të të ardhurve vjen pasi blloku ka arritur gjithnjë e më shumë marrëveshje me vende jashtë Evropës, si Libia dhe Tunizia, ku praktika të tilla si rrahja, dhuna seksuale dhe burgimi janë dokumentuar.

‘Toyota Auris’: SPAK kërkon 3 vjet burg për prokurorin Aurel Zarka

15 April 2025 at 18:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, paraqiti të martën më 15 prill parashtrimet përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, duke kërkuar deklarimin e tij fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris” të hetuar në […]

The post ‘Toyota Auris’: SPAK kërkon 3 vjet burg për prokurorin Aurel Zarka appeared first on Reporter.al.

❌
❌