Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vengu takim me homologun turk Güler: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler, gjatë vizitës së tij në Turqi, në kuadër të pjesëmarrjes në Panairin e 17-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes – IDEF 2025.

Në këtë takim mes dy ministrave u diskutuan tema kyçe për forcimin e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ministri Vengu vlerësoi gjatë bisedës mbështetjen e Turqisë në forcimin e aftësive mbrojtëse të Shqipërisë.

Sipas ministrit Vengu, duke u mbështetur në vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Hagë, Shqipëria synon të ndajë burime shtesë për zbatimin e objektivave ushtarake kryesore.

“Në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë, përparësi do t’i jepet gatishmërisë operacionale të forcave ajrore, zhvillimit të industrisë ushtarake dhe infrastrukturës kritike, duke zbatuar një qasje shumëpërdorimëshe dhe shumëqëllimëshe”, tha Vengu.

Temë e veçantë e bisedimeve ishte zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar për t’a shndërruar këtë sektor në një pjesë të qëndrueshme dhe konkurruese të industrisë kombëtare. Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë mundësi konkrete për bashkëpunim me kompanitë turke të mbrojtjes, përfshirë bashkëprodhimin dhe transferimin e teknologjisë. Prania në IDEF 25 shërben si një platformë reale për të avancuar këto synime”, tha  Vengu.

/k.s/j.p/

The post Vengu takim me homologun turk Güler: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Një 35-vjeçar turk i dënuar për mashtrim financiar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Morinë, ndërsa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Shtetasi Kadir Kuçukologu, banues në Turqi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi ishte dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, të cilat kishin siguruar informacion për përpjekjen e Kuçukologut për të hyrë në Shqipëri.

Pas kapjes, ndaj tij u mor masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.

/e.i/j.p/

The post Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta aktori i famshëm në moshën 52-vjeçare, momentet prekëse të familjarëve (VIDEO)

By: V K
18 July 2025 at 13:17

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë të pasur në teatër, televizion dhe kinematografi, duke lënë gjurmë në një sërë produksionesh të njohura.

Aktori turk ka qenë i njohur edhe për publikun shqiptar. Ai është shfaqur në ekranin e Vizion Plus nëpërmjet serialit Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe) ku fitoi popullaritet me rolin e Nevzat Çankırılı, në Tring në serialin Üç Kız Kardeş” (Tri mortrat) dhe jo vetëm.

Në kujtim të tij, këtë të enjte u mbajt një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit aktorit me emocione dhe lot. Një nga momentet prekëse ishte kur vajza 15-vjeçare e Emre Törün, Delfin, përqafoi arkivolin e babait të saj dhe derdhi lot.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @muhur_magazin

The post Ndahet nga jeta aktori i famshëm në moshën 52-vjeçare, momentet prekëse të familjarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kryeparlamentarja Spiropali vendos kurorë me lule te Mauzoleu i Mustafa Qemal Ataturkut

By: redi
17 July 2025 at 19:27

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Pas takimit, Spiropali dhe Kurtulmuş mbajtën nga një deklaratë për mediat. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit u përshëndetën në seancën plenare të Parlamentit të Turqisë. Në nisje të vizitës, Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit…

Source

Ishte duke notuar në Ksamil dhe u ndje keq, turisti transportohet me urgjencë në Tiranë

By: Ardit
14 July 2025 at 19:27

Një turist turk është ndjerë keq pasditen e sotme në Ksamil, gjatë kohës që ishte duke notuar. Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Yavuz Koz, 37 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se ai ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Menjëherë pas incidentit, ai është […]

The post Ishte duke notuar në Ksamil dhe u ndje keq, turisti transportohet me urgjencë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

By: Oldi
29 June 2025 at 21:11

Territori turk po lufton me zjarret në pyje ndërsa moti ngrohet. Sipas mediave vendase, ekipet janë mobilizuar kundër zjarreve në pyje, përkatësisht në vatra që shpërthyen në rajone të ndryshme. Pas zjarrit në pyje që shpërtheu në lagjen Menderes të Izmirit, lagjet Gaziemir dhe Seferihisar u përfshinë gjithashtu nga flakët. Mediat turke shkruajnë se zjarri […]

The post Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir appeared first on BoldNews.al.

Erdogan takon ministrin e jashtëm iranian, ja çfarë deklaroi presidenti turk

21 June 2025 at 19:01

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shqetësimin e tij për tensionet e fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit, duke theksuar se rifillimi i bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë konflikt dhe mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, në Stamboll.

Në fjalimin e tij, Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol lehtësues në rifillimin e bisedimeve bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit. Ai vuri në dukje se negociatat mund të ofrojnë një mundësi për të ulur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.

Për më tepër, Erdogan akuzoi Izraelin për akt sabotimi pas sulmeve ndaj Iranit, duke theksuar se ato ndodhin pikërisht para rifillimit të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke minuar mundësitë për një zgjidhje paqësore.

“Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin para fillimit të bisedimeve bërthamore ishte një akt sabotimi,” tha Erdogan, duke shtuar se këto veprime e komplikojnë më tej situatën në rajon dhe rrisin pasigurinë globale.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Izraelit janë përkeqësuar, ndërsa bisedimet bërthamore ndërmjet Iranit dhe SHBA-së janë ndërprerë prej kohësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdogan takon ministrin e jashtëm iranian, ja çfarë deklaroi presidenti turk appeared first on Euronews Albania.

Kualifikueset e “Botërorit 2026”, një arbitër turk do të drejtojë ndeshjen Letoni – Shqipëri

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet mbrëmjen e së martës me Letoninë në Riga në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Në prag të kësaj përballje të rëndësishme, UEFA ka zbuluar emrat e arbitrave që do të drejtojnë takimin.

Për ndeshjen është caktuar një trupë gjykuese nga Turqia. Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, një emër i njohur dhe shpesh i diskutuar në arenën ndërkombëtare, sidomos pas një incidenti të bujshëm në dhjetor të vitit 2023, ku u sulmua fizikisht nga presidenti i klubit turk Ankaragucu, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rizespor.

Në krah të tij do të jenë ndihmësit Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan, ndërsa arbitër i katërt është përzgjedhur Oguzhan Cakir.

Sistemi VAR do të kontrollohet nga dy arbitra gjermanë: Harm Osmers si VAR kryesor dhe Daniel Schlager si asistent.

Përballja në Riga pritet të jetë vendimtare për shpresat e Shqipërisë drejt kualifikimit për në Kupën e Botës.

/a.f/

The post Kualifikueset e “Botërorit 2026”, një arbitër turk do të drejtojë ndeshjen Letoni – Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishte veshur bluzën me mbishkrimin Palestinë, deputetja nxirret jashtë Bundestagut

By: Besnik
5 June 2025 at 08:08

Një përplasje për shprehjen politike në parlamentin gjerman ka sjellë përjashtimin e deputetes së Partisë së Majtë, Cansin Kokturk, nga salla plenare e Bundestagut, pasi ajo refuzoi të ndryshonte bluzën që mbante mbishkrimin “Palestinë”.

Presidentja e Bundestagut, Julia Klockner, ndërhyri gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, duke e quajtur veshjen e Kokturk një deklaratë politike të papërshtatshme në mjedisin parlamentar.

Klockner theksoi se rregullat e Dhomës ndalojnë çdo formë mesazhi politik të shfaqur përmes veshjes gjatë seancave.

“Ne kemi rënë dakord për këto rregulla,” tha Klockner, “as ngjitëset dhe as mesazhet e shkruara në bluza nuk lejohen. I kërkova zonjës Köktürk ta ndërrojë pulovrën, por ajo refuzoi. Në këto kushte, më duhet t’i kërkoj të largohet nga salla.”

1 of 7
04.06.2025, Berlin: Julia Klöckner (CDU), Bundestagspräsidentin, spricht bei einer Regierungsbefragung im Plenum des Bundestags. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Ky nuk është incidenti i parë ku deputetja Köktürk tërheq vëmendjen për simbolikën e saj politike.

Në ditën e saj të parë në Bundestag, ajo ishte veshur me një shall tradicional palestinez, duke shkaktuar reagime të forta nga radhët e konservatorëve të CDU-së, të cilët kërkuan ndalimin e simboleve të tilla në sallën plenare.

Rasti ka ndezur debat për kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe respektimit të neutralitetit institucional.

Disa kritikë të masës thonë se rregullat janë zbatuar në mënyrë të padrejtë dhe selektive ndaj kauzave të caktuara.

Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët në parlamentin gjerman. Në vitin 2017, një vajzë 13-vjeçare, vizituese në Bundestag gjatë një ekskursioni shkollor, u detyrua të mbulonte një bluzë me sloganin “Mirë se vini, refugjatë”.

Në vitin 2009, një student u përjashtua për shkak të një bluze me mbishkrimin “Bëni dashuri, jo luftë”. Kohët e fundit, deputeti Marcel Bauer u nxor dy herë nga salla pasi refuzoi të hiqte beretën e tij të zezë.

Përkrahësit e rregullores thonë se ndalimi i mesazheve politike në veshje është thelbësor për të ruajtur neutralitetin dhe seriozitetin e diskutimeve parlamentare.

Por kundërshtarët argumentojnë se ky lloj kontrolli mbi shprehjen është i tepruar dhe bie ndesh me të drejtat themelore të përfaqësuesve të zgjedhur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kishte veshur bluzën me mbishkrimin Palestinë, deputetja nxirret jashtë Bundestagut appeared first on Euronews Albania.

Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale

24 May 2025 at 10:29

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, për disa vepra të rënda penale dhe i konsideruar si kreu i një organizate kriminale. Në kuadër të operacioni policor të koduar “Multiple” është vënë në pranga U. O., 44 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. “-Prokuroria e Izmirit i […]

The post Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale appeared first on BoldNews.al.

NJU JORK – Shefi i OKB-së paralajmëron për spastrim etnik në Gazë mes sulmeve izraelite

NJU JORK, 16 maj /ATSH-DPA/- Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk dënoi sot sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar për rrezikun e një spastrimi etnik.

“Breshëria e fundit e bombardimeve, që i detyron njerëzit të lëvizin mes kërcënimit të sulmeve të intensifikuara, shkatërrimit metodik të lagjeve dhe mohimit të ndihmës humanitare, tregon përpjekjet për një ndryshim të përhershëm demografik në Gazë”, tha Turk.

“Kjo do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe është e barabartë me spastrimin etnik”, theksoi ai.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë çmenduri”, shtoi Turk.

Komisioneri i lartë i OKB-së theksoi se palët në konflikt duhej të zbatonin konventën ndërkombëtare për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit.

“Ata që nuk e bëjnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai. //a.i/

The post NJU JORK – Shefi i OKB-së paralajmëron për spastrim etnik në Gazë mes sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria në Europë, Erdogan në Tiranë: Rishikim edhe të praktikave si Shengen që kufizojnë lëvizjen

By: redi
16 May 2025 at 14:04

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë, theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke u konsultuar edhe me partnerë që nuk janë pjesë e BE. Nga ana tjetër, Erdogan kërkoi edhe rishikimin e praktikave të vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen, ”Doja të falënderoja kryeministrin, mikun tim të dashur Edi Rama…

Source

Detaje nga krimi në Prizren, shtetasi turk masakroi familjen e tij me thikë

By: Oldi
6 May 2025 at 09:44

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e të martës në Prizren, ku një 44-vjeçar ka vrarë njërën prej vajzave të tij, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër kanë mbetur të plagosur. E vdekur në vend ka mbetur e bija 15-vjeçare, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Prishtinës. E plagosur ka mbetur […]

The post Detaje nga krimi në Prizren, shtetasi turk masakroi familjen e tij me thikë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet turisti turk në Krujë, 23-vjeçari mori rojën e parkingut mbi kofano

By: Besnik
20 April 2025 at 15:35

Është arrestuar nga policia një 23-vjeçar turk, turist në Shqipëri, i cili pas një konflikti me rojën e një parkingu privat në Krujë, e ka goditur atë me makinë dhe e ka marrë mbi kofano për disa metra.

Roja shqiptar i moshës 62-vjeçare, me inicialet B.D, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi të shtunën, kur roja tentoi të ndalojë turistët që po largoheshin nga parkingu pa paguar, duke u bllokuar rrugën.

Përballë përpjekjes së rojës, shoferi turk i ka dhënë gaz makinës dhe roja ka përfunduar mbi kofano.

Më pas turku ka vazhduar të eci me makinë për disa dhjetra metra me rojën me vete në kofano deri në momentin kur 62-vjeçari shqiptar ka rënë në tokë dhe është plagosur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet turisti turk në Krujë, 23-vjeçari mori rojën e parkingut mbi kofano appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet turisti turk në Krujë, 23-vjeçari mori rojën e parkingut mbi kofano

By: Mirgen
20 April 2025 at 15:52

Është arrestuar nga policia një 23-vjeçar turk, turist në Shqipëri, i cili pas një konflikti me rojën e një parkingu privat në Krujë, e ka goditur atë me makinë dhe e ka marrë mbi kofano për disa metra. Roja shqiptar i moshës 62-vjeçare, me inicialet B.D, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e […]

The post Arrestohet turisti turk në Krujë, 23-vjeçari mori rojën e parkingut mbi kofano appeared first on BoldNews.al.

Marco Rubio në një bisedë telefonike me kryediplomatin turk, diskutojnë për Iranin

15 April 2025 at 07:42

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilluan një bisedë telefonike dhe diskutuan mbi Iranin si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio diskutoi më 14 prill me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan mbi rreziqet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal të paraqitura nga Irani dhe përfaqësuesit e tij”, thuhet në deklaratë.

“Ata ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit kundër terrorizmit dhe forcimin e NATO-s,” sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Një burim në Ministrinë e Jashtme turke i tha TASS më herët se gjatë bisedës së tyre telefonike Fidan dhe Rubio diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve, zhvillimet e vazhdueshme situatën në Siri dhe Rripin e Gazës, si dhe çështjen e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marco Rubio në një bisedë telefonike me kryediplomatin turk, diskutojnë për Iranin appeared first on Euronews Albania.

“Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen

11 April 2025 at 17:55

Shtetasi turk, Nihat Ozbek, i cili u arrestua më 23 nëntor në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Europol, pasi akuozohet si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Gjermani, i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, ku kërkon verifikimin e kushteve të ambienteve të […]

The post “Më diskriminojnë”/ Turku Ozbek letër nga burgu: Më mbajnë të izoluar, s’më lënë të flas me familjen appeared first on BoldNews.al.

Izraeli bombardon një spital turk në Gaza: Ishte bazë e Hamasit

By: Mirgen
21 March 2025 at 19:11

Ushtria izraelite ka bombarduar një qendër komanduese dhe kontrolli të Hamasit pranë Korridorit Netzarim, një zonë strategjike që ka qenë shpesh objektiv i luftimeve në konfliktin e vazhdueshëm. Sipas burimeve ushtarake izraelite, objektivi i sulmit ishte një strukturë e përdorur nga Hamasi për operacione ushtarake dhe koordinimin e sulmeve kundër Izraelit. Në mesin e ndërtesave […]

The post Izraeli bombardon një spital turk në Gaza: Ishte bazë e Hamasit appeared first on BoldNews.al.

Humbi ekuilibrin teksa shtronte pistën e aeroportit të Vlorës, plagoset i riu turk

By: Ardit
5 March 2025 at 12:04

Një punonjës turk ka mbetur i dëmtuar lehtë gjatë punës që po kryente në Aeroportin që po ndërtohet në Vlorë. Sipas policisë, 27-vjeçari turk teksa shtronte pistën e avionit në fshatin Akërni, duke punuar me makinerinë ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është dëmtuar. Lidhur me këtë rast thonë uniformat blu të qytetit bregdetar, kanë […]

The post Humbi ekuilibrin teksa shtronte pistën e aeroportit të Vlorës, plagoset i riu turk appeared first on BoldNews.al.

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një shtats turk në Morinë

By: user 5
18 January 2025 at 12:54

Një shtetas turk është vënë në pranga nga policia kufitare e Morinës, kjo për shkak se tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me mbi 15 vite burgim në Turqi.

Siç raporton policia, Bayram Yildiz, 39 vjeç u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Bursas, Turqi, e ka dënuar me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit.

The post Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një shtats turk në Morinë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌