Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ME EMRA/ 5 të plagosurit nga konflikti në Laç, kush janë 2 të rinjtë në rrezik për jetën te Spitali i Traumës. 3 të tjerët paraqiten në gjendje të…

By: D Marku
3 May 2025 at 18:32

Pas incidentit të armatosur që ndodhi në qytetin e Laçit, pesë persona janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku kanë marrë trajtim mjekësor. Të gjithë të plagosurit kanë pësuar plagë nga armë zjarri në gjymtyrët e poshtme.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve është si më poshtë:

Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe – Jashtë rrezikut për jetën. Po qëndron nën vëzhgim mjekësor për ndjekje të mëtejshme.

Amarildo Ndoj, 26 vjeç – Në gjendje të rëndë shëndetësore. Po trajtohet në repartin e terapisë intensive

 

Geri Bitri, 24 vjeç – Gjithashtu në gjendje të rëndë. Mjekët po bëjnë përpjekje për stabilizimin e parametrave jetësorë.

Liridon Ismaili, 26 vjeç – Në gjendje të stabilizuar, por ndodhet nën monitorim intensiv.

Daniel Gjeloshi, 26 vjeç – Po ashtu në gjendje të stabilizuar dhe nën mbikëqyrje mjekësore të vazhdueshme.

Çfarë ndodhi në Laç?

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve në qytetin e Laçit. Policia e Kurbinit ka njoftuar se autori i dyshuar është identifikuar dhe puna për kapjen e tij vijon me intensitet.

Disa orë pas të shtënave, efektivët e policisë kanë gjetur armën e krimit, një pistoletë, e cila ishte hedhur në një kantier ndërtimi jo shumë larg vendngjarjes. Hetimet janë në vijim.

The post ME EMRA/ 5 të plagosurit nga konflikti në Laç, kush janë 2 të rinjtë në rrezik për jetën te Spitali i Traumës. 3 të tjerët paraqiten në gjendje të… appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Dimal/ 71-vjeçari pret krahun teksa punonte në gurore, dërgohet në Spitalin e Traumës (Emri)

19 April 2025 at 13:18

Një aksident gjatë orarit të punës është regjistruar ditën e sotme në një gurore, që operon në bashkinë Dimal. Raportohet se një 71-vjeçar teksa punonte një nga makineritë i ka kapur krahun dhe ia ka prerë.

Personi është identifikuar si Petraq Prifti, banues në Dimal. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post E rëndë në Dimal/ 71-vjeçari pret krahun teksa punonte në gurore, dërgohet në Spitalin e Traumës (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Po kalonte autostradën, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

7 December 2024 at 14:50

Një grua rreth të 30-ave është aksidentuar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Gazetarja Enkeleda Arapi bën me dije se automjeti tip “Volkswagen Golf” e ka goditur me pasqyrë, e për pasojë është rrëzuar duke i shkaktuar dëmtime në të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa gruaja po kalonte autostradën në mënyrë të paligjshme nga njëra anë në tjetrën. Drejtuesi i automjetit e ka transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së saj, ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit.

The post E rëndë/ Po kalonte autostradën, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet me thikë një i ri në Gjirokastër, detajet e para

By: user 5
8 November 2024 at 20:00

Një sherr mes dy të rinjve për motive të dobëta në Gjirokastër, ka përfunduar me dëmtimin e njërit prej tyre me thikë.

21-vjeçari i dëmtuar është dërguar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës, më pas është transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

The post Goditet me thikë një i ri në Gjirokastër, detajet e para appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti në aksin Fier-Vajkan/ Humb jetën në Spitalin e Traumës 21-vjeçari

By: lia rda
2 November 2024 at 19:32

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, 21-vjeçari, Klajdi Hatija.

I riu u plagos rëndë mesditën e kësaj të shtune në aksin Fier-Vajkan, pasi teksa drejtonte motorrin u përplas me një automjet.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Qeveria do të shpenzojë 10 mln euro për rikonstruksionin e Spitalit të Traumës

By: V K
14 October 2024 at 12:16

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 10 milionë euro për rikonstruksionin e ambienteve të Spitalit të Traumës. Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i Godinës së Korpusit Qëndror dhe Sistemimi i Ambienteve të Jashtme të Spitalit Universitar të Traumës”, i cili parashikon transformimin total të atij që njihet ndryshe dhe si ish Spitali Ushtarak.


Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, data për zhvillimin e tenderit është caktuar 11 nëntori, ndërsa vlera e pritshme e kontratës është vendosur 1 miliardë e 13 milionë lekë ose 10.2 milionë euro me kursin aktual.

Punimet për rikonstruksionin e spitalit parashikohen të zgjasin 24 muaji.

Projekti për transformimin e qendrës spitalore, është hartuar nga studio Civil Cons dhe C.E.C group./Kapitali.al

The post Qeveria do të shpenzojë 10 mln euro për rikonstruksionin e Spitalit të Traumës appeared first on Albeu.com.

❌
❌