Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PRAGË – Kroacia vlerëson reformat e Shqipërisë për anëtarësim në BE

13 June 2025 at 16:33

PRAGË, 13 qershor /ATSH/- Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri, në një fjalim të mbajtur dje në edicionin e 20-të të forumit GLOBSEC, në Pragë – ku u diskutuan marrëdhëniet transatlantike dhe tregtia globale, e ardhmja e mbrojtjes evropiane, siguria energjetike, imigracioni dhe sfidat teknologjike.

“Shqipëria po bën një punë të mirë me reformat, Mali i Zi ka përparuar më shumë se të tjerët në rajon”, tha Plenkoviç.

Megjithatë, ka ende shumë punë për t’u bërë që secili prej këtyre vendeve të Ballkanit të bashkohet plotësisht me familjen evropiane”, tha kryeministri kroat.

“Vende si Shqipëria apo Mali i Zi nuk duhet të presin shtetet e tjera që kanë mbetur prapa me integrimin”, shtoi ai.

“Për ne, parimi kryesor për anëtarësimet e reja në familjen evropiane duhet të jenë meritat individuale dhe jo anëtarësimi në bllok i disa vendeve kandidate – në një kohë siç ndodhi vite më parë”, tha Plenkoviç.

“Ne duhet t’i shpërblejmë ato vende që i plotësojnë kushtet më shpejt dhe kryejnë reforma dhe negociata të suksesshme”, theksoi ai.

“Nuk duhet t’i lejojmë vendet që kanë ecur më shpejt të presin të tjerët që nuk po ndërmarrin hapa të tillë me reformat e integrimit”, tha Plenkoviç.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina – vetëm Kosova nuk është ende një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Forumi vjetor i GLOBSEC fokusohet mbi politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë.

Gjatë edicionit të 20-të të forumit GLOBSEC në Pragë, Republika Çeke – u mirëpritën propozimet e Komisionit të BE-së për të rritur investimet në mbrojtje dhe planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes.

Kroacia tashmë ndan 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen, nga të cilat 30% është për modernizimin e Ministrisë së Mbrojtjes në vend. //a.i/

 

The post PRAGË – Kroacia vlerëson reformat e Shqipërisë për anëtarësim në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot, në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, që zhvillohet në Janinë, Greqi.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se, Bashkimi Evropian po përballet me sfida të shumta.

“Këto sfida, theksoi Spiropali, “kërkojnë një Evropë më të madhe, më të fortë, më të sigurt, më solidare. Kërkojnë një Evropë të re në një botë të re, e cila po ndryshon dramatikisht.  Në këtë Evropë të re kufijtë politikë do të të afrohen gjithnjë e më shumë me kufijtë gjeografikë dhe kulturorë të saj”.

“Zgjerimi më tepër se asnjëherë më parë nuk përbën më një barrë, por një zgjidhje dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përbëjnë më një problem të shtuar, por një vlerë të shtuar për BE-në”, tha Kryetarja e Kuvendit.

“Kjo e vërtetë e pranuar më herët prej vendeve tona, po pranohet tashmë dhe nga institucionet evropiane dhe nga vendet anëtare”, shtoi Spiropali.

“Zhvillimi i Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, i pari samit që mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe në një shtet anëtar të nismës Adriatiko-Joniane, rikonfirmoi rëndësinë e rajonit dhe angazhimin e Shqipërisë ndaj projekteve tona të përbashkëta”, tha ajo.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Spiropali nënvizoi se, “zgjedhjet rikonfirmuan shumicën qeverisëse madje me një rezultat më të qartë dhe më solid se 4 vjet më parë, por më i rëndësishëm dhe më domethënës se rezultati është fakti që shumica qeverisëse u rikonfirmua për shkak të planit të qartë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”.

“Ne kemi vendosur si objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimin e procesit të negociatave teknike brenda vitit 2027”, tha Kryetarja e Kuvendit, duke shtuar se, “tashmë ky objektiv është shndërruar në një plan të dakodësuar me institucionet evropiane, Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian si dhe ka fituar mbështetjen e vendeve anëtare. Këtë mbështetje e ka shprehur presidentja e KE, Von der Leyen, Presidentja e PE, Roberta Metsola, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos si dhe na kujton sesa larg kemi arritur”.

Spiropali u shpreh “mirënjohëse që vendet anëtare të nismës Adriatiko-Joniane, njëkohësisht shtete anëtare të BE-së, Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia janë mbështetëse të fuqishme të anëtarësimit të Shqipërisë.

“Javën e kaluar, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë të Presidentit të Francës, Macron ai shpalli mbështetjen e  Francës për këtë objektiv kombëtar të Shqipërisë. Këtë mbështetje e bëri të qartë edhe kryeministrja e Italisë, Meloni dhe udhëheqës të shteteve anëtare të BE-së gjatë samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian”, tha Spiropali.

“Mbajtja e këtij samitit në Shqipëri rikonfirmoi vizionin tonë për Bashkimin me BE-në, si vendi kandidat që ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt këtij qëllimi”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Spiropali nënvizoi se, “Shqipëria ka vetëm një Plan A drejt destinacionit të saj të ardhshëm dhe ky është Bashkimi Evropian”.

Ajo theksoi se, “anëtarësimi në BE gëzon një mbështetje të fuqishme popullore. Sondazhet tregojnë që 95 përqind e popullsisë mbështet anëtarësimin. Kjo e bën Shqipërinë vendin më pro BE-së në Evropë”.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka një mbështetje të plotë dhe konsensuale në Kuvendin e Shqipërisë. Ka raste që parlamentarët shqiptarë, nuk bien dakord as për orën, as për motin, por për të ardhmen tonë evropiane të gjitha partitë politike dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kemi qenë, jemi dhe do të jemi në një mendje”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

“Ne e kemi të qartë që anëtarësimi nuk është një dhuratë, as një zgjidhje pragmatiste gjeopolitike apo për shkak të konjukturave ndërkombëtare. Jemi tërësisht të vetëdijshëm që ky është një proces i bazuar në merita dhe po punojmë për të gjithë kapitujt dhe kriteret që të garantojmë mirëqenien dhe demokratizimin, sundimin e ligjit, konsolidimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e degëve të qeverisjes dhe konsolidimin e një sistemi drejtësie të pavarur”, tha më tej Spiropali.

Ajo theksoi se, “brenda një kohe të shkurtër progresi, siç njihet nga institucionet evropiane është shumë i madh, madje i vrullshëm dhe me një shpejtësi të pandalshme. Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2014 dhe në vitin 2022 ka filluar mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Bashkimin Evropian për çeljen zyrtare të negociatave. Prej 19 korrikut 2022, kur në Bruksel, u mbajt Konferenca e Parë, janë zhvilluar deri tani pesë konferenca ndërqeveritare, e fundit prej të cilave u mbajt dje, më 22 maj, në Bruksel”.

Spiropali nënvizoi se, ‘Shqipëria synon që brenda vitit 2025 të çelë negociatat për gjithë kapitujt”.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme, politika e fqinjësisë së mirë, lidershipi në proceset e bashkëpunimit rajonal, unifikimi njëqind përqind i politikës së jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontributi aktiv dhe i vlerësuar si anëtare e NATO-s, mbrojtja prej influencave joperëndimore dhe jodemokratike, mund të them pa hezitim se e kanë bërë Shqipërinë një vend lider në zhvillimin e integrimet rajonale kontributin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Spiropali shtoi se, “Plani i Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Miratimi i parafinancimit për rajonin, si pjesë e Planit të Rritjes, do të nxisë zhvillimin ekonomik, do të ndërtojë infrastrukturën lidhëse kombëtare e rajonale, dhe do të ndihmojë në zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin tonë në tregun e Bashkimit Europian”.

“Vendimi i Parlamentit Europian për të hapur në Tiranë Zyrën Rajonale për Ballkanin Perëndimor është një tjetër shenjë e bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vendet tona kanë potencial të madh. Shqipëria do të vijojë të nxisë bashkëpunimin rajonal, për ti sjellë më pranë popujt dhe vendet tona”, përfundoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adria...
1 nga 14

/a.f/

The post Spiropali: Objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Intervista/ Rama për televizionin austriak: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, një mundësi historike!

20 May 2025 at 19:18

SHQIPËRI– Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një mundësi historike! Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë me televizionin austriak, ORF.

Shefi i ekzekutivit shqiptare theksoi se Shqipëria duhet të jetë në gjendje të përmbushë në kohë kërkesat mbi procesin e anëtarësimit.

“Është e vërtetë që dy vjet e gjysmë është një kohë shumë e shkurtër dhe se kjo nuk është tipike për procesin. Por, nga ana tjetër, ne punuam shumë dhe u përgatitëm mirë. Dhe tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të BE-së dhe të të ashtuquajturës ”acquis communautaire” në sistemin tonë ligjor. Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat.”, theksoi Rama.

Gjatë intervistës, gazetari austriak Christian Wehrschutz e pyeti kryeministrin shqiptar se cilat janë tre planet e tij më të rëndësishme për mandatin e ri, ndërsa përgjigjja e Ramës ishte e prerë dhe e shkurtër: Bashkimi Evropian!

Intervista e kryeministrit Rama:

ORF: Disa vite më parë pata mundësinë t’ju intervistoja në Tiranë. Në atë kohë, kur u pyetët se kur BE do të negocionte anëtarësimin me Shqipërinë, thatë se më shumë gjasa do të kishte që Austria të shpallej kampione bote në futboll. Austria ende nuk është kampione bote në futboll, por që nga vjeshta ka pasur negociata konkrete midis Brukselit dhe Tiranës. Çfarë ka ndryshuar?

Kryeministri Rama: Diçka shumë e rëndësishme ka ndryshuar, konteksti gjeopolitik në Evropë. Dhe për fat të keq, ”ndihma” e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit që ishin lënë pas dore.

ORF: A do t’i lehtësojë Bashkimi Evropian kriteret e tij për anëtarësim?

Kryeministri Rama: Nga një perspektivë gjeopolitike, është e nevojshme që BE-ja të forcojë radhët e saj dhe të pranojë anëtarë të rinj në mënyrë që të jetë e plotë. Por kjo, sigurisht, lidhet me aftësinë dhe gatishmërinë e vendeve kandidate për të qenë në nivelin e kërkuar. BE-ja mund të ushtrojë presion politik për të përshpejtuar procesin e afrimit, por nuk do të pranojë askënd që nuk i plotëson të gjitha kriteret.

ORF: Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030 dhe negociatat do të përfundojnë deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, katër nga gjashtë grupet janë ende të hapura. A do të jetë në gjendje administrata shqiptare të zbatojë të gjitha këto rregullime – dy vjet e gjysmë nuk është një kohë e gjatë apo jo?

Kryeministri Rama: Është e vërtetë që dy vjet e gjysmë është një kohë shumë e shkurtër dhe se kjo nuk është tipike për procesin. Por, nga ana tjetër, ne punuam shumë dhe u përgatitëm mirë. Dhe tani kemi në përdorim edhe inteligjencën artificiale, e cila përshpejton transferimin e ligjeve të BE-së dhe të të ashtuquajturës ”acquis communautaire” në sistemin tonë ligjor. Procesi i anëtarësimit është një mundësi historike, por nuk është një mundësi që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesat.

ORF: Pranimi në BE varet nga miratimi i të 27 anëtarëve. Në Francë, një referendum është i detyrueshëm; Referendumet janë të mundshme edhe në vende të tjera. A ka Shqipëria tashmë një strategji për të kapërcyer skepticizmin ndaj zgjerimit që ekziston në shumë vende?

Kryeministri Rama: Unë besoj se sot duhet të përqendrohemi në përmbushjen e angazhimeve tona. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, por për atë që po luajmë aktualisht. Dhe kjo lojë ka të bëjë me përmbushjen e të gjitha angazhimeve tona për të përfunduar negociatat. Pas negociatave, marrëveshja u dërgohet të gjitha shteteve anëtare, ku parlamentet normalisht kryejnë ratifikimin. Në rastin e Francës, do ta shohim kur të vijë momenti i vendimit.

ORF: Shqipëria dhe Mali i Zi aktualisht kanë shanset më të mira për t’u bërë anëtarë të BE-së. Si e vlerësoni në përgjithësi situatën në të ashtuquajturin Ballkan Perëndimor?

Kryeministri Rama: Ballkani Perëndimor ka problemet e veta, por mendoj se situata nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot. Procesi i afrimit me BE-në po ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të caktuara.

ORF: Ju e zgjeruat më tej shumicën tuaj absolute në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Ju jeni në mandatin tuaj të katërt dhe vetë folët për një rezultat historik. Cilat janë tre planet tuaja më të rëndësishme për katër vitet e ardhshme?

Kryeministri Rama: Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian, Bashkimi Evropian”.

BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë, më 22 maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të mbahet në 22 maj 2025, në Bruksel.

Ky grupim përfaqëson rritjen gjithëpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.

Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.

Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.

Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.

Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqënie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar.

/k.s/j.p/

The post BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë, më 22 maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zef Mazi: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion”

6 May 2025 at 12:21

Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit. Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar […]

The post Zef Mazi: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion” appeared first on Reporter.al.

Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

PRISHTINË, 28 prill/ATSH/ Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë për REL-in se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova të mund të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë procesin e anëtarësimit në BE.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

“Ne po presim për [formimin e] qeverisë së re. Jam në kontakt me politikanët atje, dhe ata pretendojnë se janë shumë të favor të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, çka është parakusht që të mund të nisë procesi i negociatave ose të jepet statusi i kandidatit”, tha Kos, në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të plotësojë disa parakushte “që duhet të pëmbushen”, pa përmendur se cilat janë ato.

Kosova po udhëhiqet nga një qeveri në detyrë pasi që legjislatura e re ende nuk është konstituuar, as më shumë se një muaj pas certifikimit të rezultateteve të zgjedhjeve parlamentare që ishin mbajtur më 9 shkurt.

Procesi i anëtarësimit të një vendi në BE merr kohë, pasi që vendi kandidat duhet t’i përmbushë disa kritere, t’i përshtatë ligjet e veta me ato të BE-së, si dhe të presë ratifikimin e traktatit për anëtarësim në parlamentet e secilit vend anëtar të BE-së.

Kosova ende është në fazat fillestare të anëtarësimit, pasi ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat. Për këtë gjë, fillimisht Komisioni Evropian duhet ta japë pëlqimin për aplikimin për anëtarësim e pastaj Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë unanimisht statusin si vend kandidat.

“Nuk kam marrë asnjë sinjal nga shtetet anëtare ose nga presidenca daneze [e Këshillit Evropian] se kjo gjë [marrja e statusit gjatë presidencës daneze] mund të ndodhë. Por, mendoj se do të ishte shumë mirë të nisim”, tha ajo.

Edhe më parë këtë muaj, shefja e politikës së jashtme të bllokut evropian, Kaja Kallas, kishte thënë se as Kosova, e as Serbia nuk mund të ecin përpara në rrugën drejt BE-së pa normalizim të marrëdhënieve.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

Pikërisht këto tensione në veriun e Kosovës kishin bërë që BE-ja, më 2023, t’i vendosë disa masa ndëshkuese Kosovës dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Me gjithë kërkesat e liderëve të Kosovës për heqjen e këtyre masave, Kos theksoi se aktualisht jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme për heqjen e masave në këtë fazë.

“Ne ende nuk e dimë. Jemi e duke diskutuar këtë. Nëse shtetet anëtare do të jenë për heqjen e tyre, sigurisht që do ta bëjmë këtë. Por, për momentin, jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e masave”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës së dhënë për REL-in, Kos tha se ajo do ta cilësonte si një dështim nëse gjatë mandatit të Komisionit aktual nuk do të kishte anëtarë të rinj në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ajo u shpreh optimiste, duke theksuar se nga pikëpamja teknike “mund të përfundojmë me Malin e Zi [si anëtar] deri në fund të vitit 2026” dhe “mund të përfundojmë me Shqipërinë [si anëtar] deri në fund të vitit 2027”.

E pyetur nëse Mali i Zi dhe Shqipëria do të bëhen anëtarët e 28-të dhe 29-të të BE-së, ajo u përgjigj se mund të ketë edhe vende të reja.

Duke folur për Serbinë, vendin që ajo do ta vizitojë këtë javë, Kos tha se “Serbia duhet vërtet të japë rezultate”.

“Fjalët nuk mjaftojnë. E shoh misionin tim ose vizitën time atje si një përpjekje të madhe për ta rikthyer Serbinë në rrugën evropiane”, tha Kos.

Ajo shtoi se kërkesat e protestuesve, të cilët po protestojnë prej muajsh në Serbi – pas vdekjes së 16 personave nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad – janë të njëjta me ato të Komisionit Evropian.

“Është shteti i së drejtës, është lufta kundër korrupsionit, është prokurimi publik, është legjislacioni për mediat, është legjislacioni për zgjedhjet. Serbia ka premtuar shumë në dhjetor në të ashtuquajturin ‘non-paper’ [dokument joformal”, tha Kos, duke shtuar se tani “duhet të kontrollojmë nëse po i zbatojnë ato që kanë premtuar”.

“Dhe në fakt, më pëlqen të them që unë jam mbështetësja më e madhe e protestuesve, sepse nëse Serbia është serioze për rrugën drejt BE-së — dhe ata më thonë se janë — atëherë do të duhet të japin rezultate”, tha Kos.

Ndërkohë, zyrtarja e BE-së tha se është e vështirë të punohet me liderë si presidenti i entitetit të Republika Sërpska (RS) së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Ajo tha se “është e vështirë të merresh me dikë që nuk vepron në të mirën e vendit të tij, Bosnje e Hercegovinës” dhe që shkon “kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues”.

Tutje, Kos theksoi se kjo është një nga arsyet pse Bosnje e Hercegovina, edhe pse ka status kandidati, ende nuk ka hapur negociatat me BE-në.

Në lidhje me sanksionet potenciale ndaj Dodikut, ajo shtoi se “shtetet anëtare nuk janë të bashkuara” për t’i vendosur ato.

Dodik, së bashku me kryetarin e Parlamentit të RS-së, Nenad Stevandiq, dhe kryeministrin Radovan Vishkoviq, akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi nuk janë përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur në marrje në pyetje. /rel/

The post Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

18 April 2025 at 20:40

TIRANË, 18 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë njëherë e përgjithmonë barazinë para ligjit.

Në një takim me komunitetin e Njësisë 6, Lagjja 14, Kashar, Rama u ndal te përfitimet që do të ketë vendi nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, si në aspektin financiar edhe në atë të mbrojtjes e sigurisë.

“Është shumë e rëndësishme për ne kjo sepse na jep mundësinë të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga një histori shumë e gjatë ku kemi kaluar shumë sundime dhe regjime po ku asnjëherë nuk kemi qenë të lirë dhe asnjëherë nuk e kemi jetuar barazinë para ligjit. Këto kemi filluar t’i prekim sot por nuk ka asnjë diskutim që për t’i garantuar njëherë e përgjithmonë duhet të jemi së bashku me ata si anëtarë të BE-së”, shtoi Rama.

Po ashtu Rama solli në vëmendje garancinë që jep anëtarësimi në Bashkimin Europian edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në një kohë kur bota po ndryshon, kur rreziqet po shtohen, lufta është kaq e pranishme dhe nuk është ndonjë film bardh e zi që e shohim si diçka që ka ndodhur kur ne nuk kishim lindur, është shumë e rëndësishme të jemi sa më të fortë. Për këtë duhet të jemi bashkë me të tjerë. Në rastin e BE-së mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe të forta edhe për sigurinë dhe mbrojtje tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen”, shtoi Rama.

Por kryeministri theksoi se hyrja në BE sjell edhe shumë përfitime financiare për vendin.

“Për Shqipërinë fillon një jetë e re me hyrjen në BE. Bëhet një shoqëri e re sepse ulet në të njëjtën tryezë si e barabartë me të gjitha vendet e tjera të BE-së, duke u bërë pjesë e asaj familje në fazën ku Shqipëria ka nevojë ende shumë për financime për t’u zhvilluar dhe fuqizuar”, tha Rama.

Nga kjo, Rama tha se vendi do të përfitojë një buxhet ekstra.

“Është buxheti i familjes së bashkuar europiane. Nëse në këto vite BE na ka ndihmuar e mbështetur me diçka më shumë se 1 miliard euro, kur të bëhemi anëtar të BE-së ne çdo vit do të marrim diçka më shumë se 1 miliard euro. Deri më sot nga këto fonde janë 90% kredi me të cilat kemi bërë infrastrukturën, arsimin, bujqësinë e me radhë. Kur të jemi anëtarë, 90% e atij fondi që do marrim çdo vit do jenë pora solidariteti”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030?

14 April 2025 at 23:09

Në fund të marsit, kryeministri Edi Rama zbuloi një maket të një pasaporte të ardhshme të BE-së për Shqipërinë dhe u bëri thirrje votuesve në zgjedhjet e muajit të ardhshëm që t’i japin Partisë së tij Socialiste një mandat të katërt radhazi të paprecedentë për të siguruar pranimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në […]

The post A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030? appeared first on Reporter.al.

Konferenca Shqipëri-BE më 14 prill/ Takimi i katërt mes dy qeverive për negociatat e anëtarësimit

By: xhir jeta
11 April 2025 at 13:32

Do të mbahet më 14 prill Konferenca e Katërt e Anëtarësimit të Shqipërinë në BE. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Këshillit Europian.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së është mbajtur në korrik 2022.

Në tetor 2024 u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shënuar hapjen zyrtare të negociatave për grup-kapitujt e parë, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa konferenca e tretë u mbaj në 17 dhjetor të vitit që lamë pas./abcnews.al

Hasani: Anëtarësimi në BE brenda 2030-ës, plan i mirëdakordësuar midis KE dhe Shqipërisë

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 është është një plan i detajuar dhe i mirëdakordësuar midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania” i pyetur se sa reale është mundësia që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Hasani u shpreh se, “kjo është evidente dhe nuk e thotë vetëm Partia Socialiste, këtë e thonë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët e shohin Shqipërinë vendin që do të jetë në gjendje të mbylli negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe duke filluar nga 2028-a, të nisim dhe të mbyllim brenda 2030-ës negociatat politike me të gjitha vendet anëtare, me parlamente te të gjitha vendet anëtare për të ratifikuar dokumentin e anëtarësimit”.

“Kjo është e qartë, kjo është thënë hapur. Komisionerja Kos, zv.presidentja Kallas e kanë shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme që ky është plani dhe është një plan i detajuar dhe i mirëdakordësuar midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, tha Hasani.

“Kjo është mënyra sesi ne do të vazhdojmë dhe perceptojmë shumë qartë drejtimin e një vendi, e një shoqërie e një grupi njerëzish që janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për një të ardhme me pasaportën evropiane në fund të kësaj dekade”, theksoi ministri.

Sa i përket hapjes së Konsullatës së Shqipërisë në Ulqin, Hasani tha se, “bëhet fjalë për një ëndërr të gjithë atyre shqiptarëve, që flamuri i Shqipërisë të ngrihej dhe të ishte dinjitoz që nga Lidhja e Prizrenit. 1881 dhe 2025-a janë dy momentet në të cilat flamuri është ngritur gjithmonë krenarisht aty, por zyrtarisht që prej pak muajsh dhe që nga 7 prilli unë kam bërë inaugurimin zyrtar të hapjes së Konsullatës së Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”.

“Ulqini është kryeqendra e shqiptarëve në Mal të Zi. Ulqini është një nga qytetet tona shumë të rëndësishme. Ulqini është ura lidhëse midis dy shoqërive tona, midis dy shteteve tona, midis rrugëtimit tonë të përbashkët, pa dyshim drejt BE-së”, u shpreh Hasani.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që në progresin për sa i përket angazhimit në rrugën drejt anëtarësimit janë vendet pararojë dhe le t’i përdorim këto simbolikat e mira pikërisht për këtë, për të forcuar prezencën dhe bashkëpunimin tonë”, tha Hasani.

Ministri vuri rëndësinë tek ajo që kërkon të bëjë qeveria lidhur me shqiptarët në rajon

“Vizioni i qeverisë është përkthyer gjithashtu edhe në struktura. Ne kemi një drejtori të posaçme që do të merret me faktorin shqiptar në rajon dhe punën e kësaj drejtorie do të jetë hartëzimi i nevojave, kërkesave dhe domosdoshmërive që shqiptarët kanë në rajon, qoftë kjo për qendra kulturore, librari, projekte zhvillimi, shkollash, qendrash shëndetësore me radhë”, theksoi Hasani.

Ministri foli edhe për projektin për hapjen e Konsullatës në Luginën e Preshevës.

“Padyshim që ne kemi një projekt të mirë, jo vetëm për përfaqësinë të Republikës së Shqipërisë atje, por edhe për mënyrën e angazhimit edhe për afrimin sa më të madh të të gjitha mundësive që ne të mund t’i ofrojmë vëllezërve dhe motrave tanë në Luginë. Jemi në kontakt të përhershëm dhe konkret me të gjithë faktorët dhe aktorët shqiptarë në Luginë dhe jam i bindur që e gjithë kjo dinamikë do të jetë pozitive që do të prodhojë projekte shumë të mira në funksion të gjithë shqiptarëve në rajon”.

Hasani gjithashtu shtoi se ka një bashkëpunim efikas me Kosovën në shumë shërbime konsullore duke sjellë si shembull Konsullatat në Milano dhe Mynih.

Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë, Hasani u shpreh se, “marrëdhëniet janë shumë të mira. Gjërat po progresojnë në mënyrën e duhur. Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi ën kontakt të drejtpërdrejtë, për të qartësuar çdo moment, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e të dyja vendeve, si dy vendeve fqinje, si dy vende shumë të afërta në raport me ato angazhime që kemi marrë përsipër. Jemi dy vende aleate në NATO. Një vend anëtar i BE-së me fqinj kandidat për në BE dhe jemi gjithnjë e më shumë të fokusuar për të plotësuar ato nevoja dhe detyrime që kemi për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt një vend anëtar të BE-së”. /j.p/

The post Hasani: Anëtarësimi në BE brenda 2030-ës, plan i mirëdakordësuar midis KE dhe Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO”, theksoi Begaj.

Në këto 16 vite, theksoi Kreu i Shtetit, “Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e Aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s”.

“Shqipëria do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euroatlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

1 nga 2

/r.e/

The post 16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Për herë të parë, mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale

By: lindita
12 March 2025 at 11:47

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës. Në fjalën e tij, Rama ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin ka thënë se tashmë vendi ynë ka një mundësi të prekshme për t’u bërë anëtar i BE-së. “ 1000 njerëz merren me integrimin e vendit në BE. Janë 40 grupe që po punojnë për këtë punë.

Source

Rama: Anëtarësimi në BE garanton fuqi të re financiare për vendin

TIRANË, 6 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën e të rinjve të PS-së Tiranë u ndal te përfitimet financiare që do të ketë vendi nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se duhet të jemi anëtarë të Bashkimit Europian sa më parë për të marrë një fuqi të re financiare.

“Përveç të gjitha të mirave të tjera që ka anëtarësimi, në momentin kur ne hyjmë në Bashkimin Europian hyjmë në kategorinë e shteteve që quhen përfituese. Pra vendet e zhvilluara ndihmojnë ato që duhet të zhvillohen më shpejt”, sqaroi ai.

Kjo, sipas kryeministrit, “do të thotë që krahas buxhetit që vendi ka nga të ardhurat e taksave do të ketë dhe një buxhet ekstra për të gjitha gjërat për të cilat kemi ende shumë nevojë”.

“Edhe për rininë, për universitetet, për punësimin e të rinjve, për Garancinë Rinore që quhet në një fjalë të vetme, Bashkimi Europian është një ‘game changer’ i jashtëzakonshëm, ndryshon komplet lojën”, tha ai.

Përtej kësaj, Rama theksoi se “anëtarësimi në BE është një ngritje e jashtëzakonshme morale, me një pasaportë që i jep qytetarëve shqiptarë të njëjtën vlerë dhe të drejta në qytetërimin e organizuar europian, njësoj si francezët dhe gjermanët”.

“Pra, jemi një vend, kemi të njëjtat rregulla, kemi të njëjtat aksese, por sigurisht kemi institucionet e veçanta të vetëqeverisjes së brendshme, ndërkohë që kemi një qeverisje të përbashkët. Është komplet gjë tjetër dhe kjo garanton pakthyeshmërinë mbrapa që nuk është e garantuar asnjëherë për sa kohë ne nuk jemi aty. Ne në Europë ishim edhe kur erdhi Sudja me Rrapushin, ishim mu në mes të Europës kur Sudja dhe Rrapushi erdhën dhe morën në dorë financat e Shqipërisë me bekimin e Kujtimit, Kujtim Gjuzit”, theksoi ai.

Rama theksoi se anëtarësimi në BE garanton që liria individuale nuk mund të diskutohet më dhe nuk mund të cenohet më në asnjë formë nga askush.

“Barazia juaj përpara ligjit nuk mund të vihet më në dyshim dhe nuk mund të diskutohet më nga askush këtu se nuk diskutohet dhe në Europë që do jeni të barabartë përpara ligjit njësoj si të tjerët dhe askush nuk mund t’ju diskutojë atje meqë jeni shqiptarë, askush nuk mund t’ju thotë “Çohu, ik tani”. Nuk i kanë të tjerët që kanë dalë nga diktaturat dhe janë përpjekur të bëjnë demokraci e prapë kanë rënë nëpër situata të tmerrshme se gjysmë të tmerrshme ose gjysmë-autokratike, sepse nuk e kanë Bashkimin Europian. Standardet demokratike të bashkëjetesës, liria për punë, e drejta për punë, e drejta këtu, e drejta aty, të gjitha të garantuara. Këto gjëra nuk i kanë afganët, nuk i kanë irakianët”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Anëtarësimi në BE garanton fuqi të re financiare për vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Anëtarësimi në BE ekzistencial për Shqipërinë, ky është momenti

TIRANË, 6 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste e cilësoi sot anëtarësimin në Bashkimin Europian si ekzistencial për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar.

Në një takim me skuadrën e të rinjve të PS-së Tiranë, Rama tha se “Bashkimi Europian është projekti më i jashtëzakonshëm politik i njerëzimit”.

“Nuk diskutohet që është një projekt i papërfunduar dhe prandaj ka probleme dhe dobësi etj, por nuk ka një gjë tjetër dhe në një botë ku Europa nuk është më fuqia që ishte nga pikëpamja e peshës në ekonominë e përgjithshme botërore, Bashkimi Europian është përgjigjja”, shtoi ai.

Rama theksoi se “fuqizimi, zgjerimi, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Europës është përgjigjja”.

“Do kërkojë kohën e vet, por ne duhet të jemi brenda dhe ky është momenti, kjo është më e bukura tani. Ne të gjitha këto i kemi folur, por asnjëherë ne nuk e kemi parë momentin siç shohim këtu këtë hapësirën dhe ky është 11 maji dhe për të gjithë të tjerat, për vazhdimësinë e të gjitha gjërave të tjera që unë nuk dua tani t’ju lodh kokën ju ‘kemi bërë këtë e kemi bërë atë e kemi bërë atë’ sepse në një këndvështrim kemi bërë jashtëzakonisht shumë e në një këndvështrim tjetër ka akoma shumë për të bërë, por kjo është përtej këtyre”, tha kryeministri.

Anëtarësimi në BE, sipas tij, “është përtej rrugëve, përtej hekurudhave, përtej infrastrukturave, përtej të gjithave, pemëve që mbjellim etj, është ekzistenciale për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar”.

The post Rama: Anëtarësimi në BE ekzistencial për Shqipërinë, ky është momenti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Albania” të vendoset në tryezën e BE-së, ky është thelbi i gjithë përpjekjes time

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në 11 maj nuk ka tifozllëk, sepse duhet të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.

Duke iu përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama tha se “futja në BE na jep tri gjëra shumë shumë të rëndësishme, që ndryshe nuk i garantojmë për të nesërmen”.

“Liritë individuale. Kush është jashtë Bashkimit Evropian i ka gjithmonë të kërcënuara. Në BE liritë individuale janë të garantuara. E dyta, barazia para ligjit. Shikoni si është situata, sot unë jam, nesër s’jam, dikush tjetër nesër vjen me një qeveri tjetër dhe thotë “ta përmbysim komplet reformën në drejtësi, ta mbyllim, t’i vëmë çelësin SPAK-ut, institucioneve të reja dhe të kthehemi atje ku ishim”. Kush e pengon ta bëjë? Nëse jemi në BE, gjithçka është e garantuar”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “nëse jemi në BE barazia para ligjit është në një nivel tjetër edhe brenda, edhe jashtë, se ajo pasaporta që shkruan “Republika e Shqipërisë” nuk është vetëm Republika e Shqipërisë, por sipër do të shkruajë BE. Cilindo që jeton jashtë apo që është këtu do të jetë komplet i barabartë para ligjit dhe para gjithçkaje që ka shoqëria e përbashkët e BE-së, i barabartë. Do të marr sot makinën dhe thotë do të ndaloj në filan vend. Siç është Korça, nëse Shqipëria sot po themi është Pogradeci, atëherë Italia do të jetë Elbasani, Gjermania do të jetë Tirana, në kuptimin e të jetuarit në një mjedis, në një hapësirë, pa kufi, po pa kufi, jo thjesht pa viza, por pa kufi në çdo gjë”.

“Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyrave që kemi pasur në vitet pararendëse. Të mos ketë kërcënime të lirive, të të drejtave, por përkundrazi të shkojnë duke u përmirësuar. E treta, janë standardet, të gjitha standardet e bashkëjetesës janë të garantuara. Ana tjetër e medaljes është që momentin që ne hyjmë në BE, aty ka një kategori shtetesh që janë përfituesit dhe një që janë kontribuesit. Kontribuesit janë ata më të fortët më të zhvilluarit, më të pasurit që kontribuojnë në këtë familje për të forcuar ata që janë më të vegjël që janë më të dobët dhe përfituesit përveç buxhetit që kanë nga Brenda kanë edhe një buxhet ekstra nga jashtë, fonde të BE-së”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ju kujtohet kur ndodhi COVID dhe shkruanit nga Greqia, Italia dhe thonit që shiko se ‘na jep greku dhe italiani’, nuk jepte greku dhe italiani, por BE, që ne si kishim se nuk jemi në BE. Të gjitha këto janë në 11 maj tek vota. Për sa kohë ne nuk jemi në BE, kijeni mirë parasysh, ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet dhe sa respektohet ai që qeveris këtu. Duhet vetëm fokus dhe brenda 2027-ës të mbyllim negociatat. Kjo duhet si fiksim”.

Rama tha se objektivi është që “Albania” të shënohet në tryezë e familjes Evropiane dhe se ky është thelbi i gjithë përpjekjes tij.

“Nuk ka rëndësi fare. Kujtim Gjuzi është ekselent, është më i miri nga ata. Është më i miri, më simpatiku, më evropiani nga ata dhe gjëja që dua ta bëj shumë, shumë të qartë se do ta bëj dhe vizualisht të qartë, më falni se këto vizualet i kam qejf unë, është që këtë ne ta vëmë në tryezën e BE. Këtë. Dhe Albania të rrijë aty njësoj si Italia, si Eladha, si të tërë atje dhe të mos lëvizë më. Ky është fiksimi. Të vendosim emrin tonë në tryezën e familjes evropiane një herë e përgjithmonë dhe jo vendoset atje ku na ftojnë dhe hiqet sa dalim ne dhe ata vazhdojnë bëjnë mbledhje pastaj për punë të tjera. Jo! Të jemi atje, të barabartë mes të barabartësh. Albania! Që do të thotë çdo shqiptar dhe shqiptare është i/e barabartë mes barabartësh dhe s’ka më mundësi ta shohë dikush nga lart –poshtë sepse është pjesë e së njëjtës familje”, tha Rama.

“Ky është thelbi i gjithë përpjekjes sime dhe kjo është arsyeja pse unë i duroj heroikisht të gjithë llojet e poshtërsive dhe të gjithë llojet e maskarallëqeve, dhe të gjithë llojet e ligësive që më hidhen orë e çast mbi fytyrë dhe më keq akoma që i hidhen dhe familjes sime. Kjo është arsyeja. Tani ka dhe një gjë tjetër që dua të them, dua të them që është bërë problem shumë i madh që ti flet dhe pastaj e sheh që të citojnë mbrapsht”, nënvizoi Kryeministri Rama.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rama: “Albania” të vendoset në tryezën e BE-së, ky është thelbi i gjithë përpjekjes time appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Moment historik për anëtarësimin në BE, është hapur dritare mundësie që nuk vjen dy herë

28 February 2025 at 11:31

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë ditë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe duhet të shfrytëzojë dritaren që është hapur në këtë moment historik të përputhjes së rrethanave të brendshme me rrethanat e sotme të BE-së.

Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes “TEDA Tiranë” dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD” të mbajtur në COD në Kryeministri, Rama u shpreh se, “jetojmë në një kohë kapërcimi epokal në tërësi, por ama nga ana tjetër për ne, për Shqipërinë, është një bekim që të shfrytëzojmë teknologjinë dixhitale, të shfrytëzojmë inteligjencën artificiale, për të kapur, për të fituar kohën e pafundme që kemi humbur dhe për të ngushtuar hendekun e jashtëzakonshëm me vendet e zhvilluara në aspektin e progresit”.

Falë teknologjisë, shtoi Rama, “falë inteligjencës artificiale ne aktualisht tani që flasim kemi në dispozicion një mjet, një instrument që e kemi krijuar vet, në bashkëpunim me Microsoft-in për të bërë një përshpejtim eksponencial të procesit të negociatave, duke transferuar në një kohë reale të gjithë trupin e ligjeve të Bashkimit Evropian, që duhet të adaptohen në legjislacionin tonë”.

“Dhe jo vetëm kemi garantuar me këtë instrument që kohën fizike të nevojshme që për Kroacinë, që është një nga shembujt më të shkëlqyer të procesit të integrimit ishte 7 vjet ta reduktojmë brenda kornizës të vendosur bashkë me Komisionin Evropian për t’i mbyllur negociatat në 2027-ën, por edhe përmes këtij instrumenti të kemi një sërë elementësh të tjerë në dispozicion që kanë të bëjnë me analizën e impaktit të ligjeve, që kanë të bëjnë me mbivendosjet e mundshme dhe me shmangiet e tyre e kështu me radhë”, tha Rama.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë, në të gjithë kuptimin e fjalës, sepse është hapur një dritare e një mundësie që nuk vjen dy herë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar një hapësirë kohore tejet të shkurtër”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi se, “shpejtësia e procesit me të cilin ne po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë, krahasuar me të gjitha vendet, por jo sepse ne po e bëjmë shumë mirë detyrën tonë, ç’ka nuk diskutohet, por sepse BE është shumë i interesuar për shpejtësinë”.

“Është momenti historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshëm me rrethanat e sotme të BE. Janë ata po kaq të dëshiruar sa ç’jemi ne që ky proces të mbyllet dhe Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së dhe ne kemi detyrimin që të mos e humbim këtë mundësi, të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal në këtë hapësirë kohore, dritarja mund të mbyllet. Shumë e thjeshtë”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se, “dritarja mund të mbyllet dhe mund të fillojë historia nga e para siç e kemi parë të zhvillohet kur nuk ishte kjo përputhje e interesave. Dhe kur pavarësisht se ne bënim detyrën tonë, dilte një vend atje, ose një vend tjetër dhe thoshte jo, pavarësisht se KE rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë, Shqipëria bllokohej nga një veto këtu, nga një veto atje”.

Ky, theksoi kreu i qeverisë, “është momenti kur pritshmëria shekullore e jona për t’i përkitur një herë e përgjithmonë asaj pjese të botës ku siç thoshte Naim Frashëri, “Dielli lind atje ku perëndon”, mund të bëhet realitet”.

“Mund të bëhet realitet, por duhet të jemi të fokusuar dhe nuk duhet të humbim asnjë ditë, jo më muaj e lërë pastaj vite të tjera”, u shpreh Rama.

“Të gjitha këto procese, edhe kjo marrëveshje, janë pjesë e kësaj përpjekjeje”, tha Kryeministri Rama. /j.p/

The post Rama: Moment historik për anëtarësimin në BE, është hapur dritare mundësie që nuk vjen dy herë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Anëtarësimi në BE brenda vitit 20230, objektiv strategjik kombëtar

28 February 2025 at 10:00

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes evropiane.

Në fjalën e saj në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore që mbahet në Pallatin e Kongreseve, Spiropali solli në vëmendje se 20 vjet më parë në Sarajevë, disa nga vendet që aspironin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria, Kroacia, Bosnja – Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi vendosën themelimin e Konferencës Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore”.

Kjo theksoi Kryeparlamentarja, “ishte një përpjekje e përbashkët për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të arritur sa më shpejt qëllimin tonë të përbashkët anëtarësimin në familjen evropiane”.

Spiropali shtoi se 20 vjet më pas disa prej vendeve tona, bashkë me shtetet e tjera partnere, Kosovën, Turqinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën janë përsëri bashkë për të diskutuar mbi përballimin e sfidave të përbashkëta drejt anëtarësimit në BE.

“Integrimi evropian nuk është vetëm një projekt i vendeve tona, por është vetëm një projekt më vete i vendeve tona, por është edhe një projekt i përbashkët rajonal e më gjerë”, theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se, “ai që jemi mësuar ta quajmë procesi i zgjerimit të BE, në fakt nuk është thjesht zgjerim, është një përfshirje e vënëve evropiane aktualisht jashtë familjes, brenda saj, është një proces i natyrshëm”.

“Me pranimin e vendeve tona në BE do të ndodhë procesi i drejtë dhe krejt i natyrshëm i afrimit të kufijve, në fillim i atyre kulturorë dhe pastaj i atyre politikë, ekonomikë, në kufijtë gjeografikë të Evropës”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se mbështetja popullore për anëtarësimin në BE në Shqipëri është më e madhe se në çdo vend tjetër kandidat.

“Shqipëria nuk ka asnjë plan B, por vetëm një plan A për të ardhmen e  saj që është BE”, tha Spiropali.

“Shqipëria ka shpallur aktualisht anëtarësimin në BE brenda vitit 20230, si një objektiv strategjik kombëtar”, tha Spiropali, teksa shtoi se, “ne synojmë përfundimin e procesit të negociatave brenda vitit 2027”.

“Është një plan ambicioz por dhe një qëllim plotësisht i arritshëm. Realizimi i këtij objektivi është prioriteti numër 1 i Kuvendit të Shqipërisë. Deri tani kemi çelur negociatat për 2 grup-kapituj. Sapo kemi marrë ftesën nga Presidenca polake për çeljen e negociatave për grupin e dytë dhe të tretë dhe po presim ftesën për grupin e katërt të kapitujve”, tha Spiropali.

“Shqipëria dhe ky është një konkluzion besoj i tërëpranuar, është vendi kandidat që po ecën më shpejt dhe me më shumë vendosmëri drejt familjes evropiane. Unë besoj fort që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i një vendi anëtar të BE-së”, tha Spiropali.

The post Spiropali: Anëtarësimi në BE brenda vitit 20230, objektiv strategjik kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Anëtarësimi në BE çështje dinjiteti për shqiptarët, hakmarrje për poshtërimet nga bufat e kënetës

20 February 2025 at 19:03

TIRANË, 20 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se yjet e Shqipërisë janë rreshtuar për së mbarë por, siç theksoi ai, “na takon ne që këtë moment ta kthejmë në një shenjë të përhershme në Bashkimin Europian”.

Në një takim me punonjës të bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, Rama tha se “kjo imja është një luftë me historinë dhe për historinë”.

“Ky është një moment kur yjet e Shqipërisë janë rreshtuar për së mbari, por na takon ne që këtë moment ta kthejmë në një shenjë të përhershme në BE. Duke i bërë të gjitha gjërat e duhura me kohën që kemi në dispozicion deri në ditën e anëtarësimit që është më afër se kurrë ndonjëherë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se për shqiptarët dhe Shqipërinë anëtarësimi në atë familje është mbi të gjitha çështje dinjiteti.

“Dinjiteti që u nëpërkëmb me dhjetëra dhe qindra vite edhe për fajin tonë pa diskutim. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ai emri ‘Albania’ aty në tryezën e gjithë atyre që i kemi parë dikur me dylbi dhe që na kanë parë për kaq shumë kohë nga lart poshtë është hakmarrja e çdo shqiptari të sotëm që është patriot për të gjitha poshtërimet që na i kanë bërë të huajt dhe për të gjitha vetëposhtërimet e të gjitha kohërave që na kanë bërë bufat e kënetës në shekuj dhe që nga vitit 1912”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana që është lokomotiva e transformimit historik që duhet të vazhdojë”.

Ndaj ai kërkoi angazhimin e plotë në detyrë të gjithë punonjësve të bashkisë së Tiranës.

“Me ju në pararojë që nga skuadra e zv/kryetarit këtu deri tek lulishtarët, fshesarët, policët bashkiakë dhe gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës. Gjatë këtyre muajve bashkia e Tiranës duhet të zgjohet edhe më herët se sa zgjohej dhe të flejë edhe më vonë se sa flinte ku ishte mësuar me mua dhe pastaj e rimësoi edhe Lali, pasi e futi në gjumë ky që tani i është harruar edhe emri”, tha Rama.

Rama theksoi se përveç zgjedhjeve të 11 majit, Tirana do të presë Komunitetin Politik Europian në 16 maj.

“Tirana ka zgjedhje për të mbajtur në 11 maj, por ama bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur në 16 maj. Kështu që çdo gjë duhet të shkëlqejë dhe gjithkush nga ju duhet të japë më të mirën e vet. Unë do të jem këtu me ju dhe për ju me Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, ditën dhe natën, me kokën lart, me mendjen e ndarë, me zemrën në vendin e duhur. Bashkë me çdo shqiptar e shqiptare që flamurin nuk e ka vetëm për në stadium por e ka në zemër, mendje dhe e ka në dritën e syve të vetë, që nga Tirana e të gjitha prejardhjeve dhe deri tek Shqipëria që sytë i ka te Tirana. Çfarë nuk të vret të forcon. Ditët më të mira janë të gjitha përpara”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Anëtarësimi në BE çështje dinjiteti për shqiptarët, hakmarrje për poshtërimet nga bufat e kënetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështim i politikës së jashtme/ Kosovë, asnjë njohje e re dhe anëtarësim në organizata në 2024

By: lia rda
3 January 2025 at 14:30

Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2024. Megjithë mungesën e rezultateve, partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kanë punuar në fuqizimin ndërkombëtar të shtetit, ndërkaq opozita dhe njohësit e marrdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dështuar në politikën e jashtme.

“Për katër vjet të këtij pushteti s’kemi pasur asnjë zhvillim, asnjë anëtarësim të vetëm në ndonjë mekanizëm ndërkombëtarë, asnjë njohje. Një Kosovë e vetme, e izoluar, larg partnerëve si SHBA-ja dhe BE-ja, por mbi të gjitha me raporte të tensionuara edhe me shtetin amë Shqipërinë dhe shtetet përreth”

Kritika ndaj Gërvallës adreson edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

“S’kemi asnjë zhvillim në politikën e jashtme. As njohje, as anëtarësime…S’kemi parë një rol instrumental të zonjës Gërvalla apo të ministrisë në dialogun me Serbinë, ndonëse është jo vetëm ministre por zëvendëskryeministre. S’kemi parë as ndonjë veprim diplomatik të avancuar nga qeveritë e kaluara. Madje kjo ka amplifikuar shpeshherë dëmtimin e marrëdhënieve që ka bërë kryeministri Kurti ndaj aleatëve”.

Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu thotë paradoksalisht se Kosova s’ka qenë ndonjëherë më mirë e përfaqësuar në arenën ndërkombëtare.

“Nëse bazohemi në atë se çka thotë opozita si kritikë. për mua nuk është fare relevante pasi në realitet qëndron krejtësisht e kundërta e asaj. Unë e di se njëra prej kritikave të vazhdueshme përgjatë gjithë kësaj periudhe qeverisjeje katër-vjeçare, ka qenë mosofrimi i njohjeve të reja, por ne kur kemi ofruar programin tonë qeverisës në zgjedhjet e vitit 2021, ne asnjëherë s’kemi premtuar njohje të reja.

Kosova, e cila e ka shpallur pavarësinë më 2008, vazhdon të mos njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro.

Shtetin e kanë njohur 117 vende. Njohja e fundit ka ardhur nga Izraeli, tri vjet më pare./abcnews.al

Integrimi në BE, Pirdeni: Në 2025 pritet hapja e të gjithë kapitujve negociues

27 December 2024 at 21:36

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila drejton negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në grupkapitullin ‘Themeloret’, tha sot se “vitin e ardhshëm pritet hapja e të gjithë kapitujve për negocim me Komisionin Evropian”.

Në një intervistë televizive Pirdeni theksoi se “në rrafshin ekonomik, aktorët e tregut duhet të jenë më të angazhuar dhe më të përfshirë gjatë procesit të negociatave, duke qenë se aderimi i Shqipërisë në BE, do të ketë përfitime të ndjeshme për qytetarët dhe për bizneset, të cilët, gjatë këtij procesi, mund të përballen edhe me kosto që vijnë nga procesi i integrimit. Megjithatë, siç është provuar edhe nga vende të tjera të BE, pas aderimit në BE, këto kosto përkthehen në përfitime shumë të mëdha”.

Pirdeni tha se “nga 2024 deri në 2027, Shqipëria do të duhet të dëshmojë që ka realizuar mbi baza 6 mujore të gjitha reformat që janë parashikuar në plan. Pra, ato që shkruhen në letër, edhe të zbatohen. Këto reforma që nisin me reformat për  përmirësimin e klimës së biznesit, me përmirësimin e shërbimit të kadastrës, përmirësimin e të gjithë legjislacionit në fushën e investimeve, çdo gjë që ka të bëjë me avancimin e procesit të ekonomisë të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër, çdo gjë që ka të bëjë me tranzicionin dixhital”.

Por, vijoi Pirdeni, mbi të gjitha fokusin më të madh do ta ketë kapitali njerëzor, ku parashikohet shprehimisht, që Shqipëria duhet të vijojë punën për të shtrirë në mënyrë kapilare të gjithë sistemin e laboratorëve smart  në shkolla apo forcimin e sistemit të arsimit profesional, mbartin një vlerë të rëndësishëm, sepse përkthehen më pas në para.

“Ne besojmë që do të mund të realizojmë me sukses edhe procesin e përthithjes se fondeve përmes Planit të Rritjes së BE-së”, tha Pirdeni.

/k.s//a.f/

The post Integrimi në BE, Pirdeni: Në 2025 pritet hapja e të gjithë kapitujve negociues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌