Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

RUSI – Lavrov: Koreja e Veriut mbështet plotësisht qëllimet e pushtimit të Ukrainës

12 July 2025 at 13:39

MOSKË, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov vlerësoi sot aleancën ushtarake me Korenë e Veriut, gjatë një vizite në këtë vend të mbyllur diktatorial.

“Miqtë tanë koreanë kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për të gjitha objektivat e operacionit special ushtarak dhe veprimet e udhëheqjes dhe ushtrisë ruse”, tha Lavrov, duke përdorur termin që Kremlini përdor për pushtimin e Ukrainës e që ka nisur prej më shumë se tre vitesh.

Koreja e Veriut e ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës duke i dërguar Moskës armë dhe ushtarë.

Bisedimet e ministrit Lavrov me homologen e tij koreano-veriore, Choe Son Hui, në qytetin portual Wonsan u zhvilluan në sfondin e raportimeve mediatike për një dërgim të ri të ushtarëve koreanoveriorë në Rusi.

Ushtarë nga Koreja e Veriut janë dislokuar në rajonin perëndimor rus të Kurskut, për të rimarrë pjesë të zonës që ishin zënë nga trupat ukrainase.

Edhe pse u desh kohë që ky dislokim të njihej zyrtarisht, në fund të qershorit televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KCTV, transmetoi pamje ku udhëheqësi Kim Jong Un vendoste flamurin koreano-verior mbi një arkivol duke nderuar me gjasë ushtarë që humbën jetën në luftën në Ukrainë.

Në kryeqytetin koreano-verior, Phenian, Lavrov falënderoi Korenë e Veriut për ndihmën dhe shpalli se në Kursk do të ngrihet një memorial për ushtarët koreanoveriorë të rënë ne Ukrainë./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

The post RUSI – Lavrov: Koreja e Veriut mbështet plotësisht qëllimet e pushtimit të Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lavrov arrin në Rio de Janeiro për samitin e BRICS, Putin pjesë përmes video-lidhjes

6 July 2025 at 10:57

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka mbërritur në Rio de Janeiro për të udhëhequr delegacionin rus në samitin e BRICS, që do të mbahet nga 6 deri në 7 korrik. Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë nëpërmjet një video-lidhjeje për shkak të angazhimeve të tjera.

Samiti, i organizuar nën presidencën e Brazilit, ka për qëllim diskutimin e çështjeve kryesore në tri fusha të rëndësishme: politikë dhe siguri, ekonomi dhe financa, dhe çështje kulturore dhe humanitare. Në margjinat e samitit, Lavrov do të marrë pjesë gjithashtu në takime shumëpalëshe dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e delegacioneve të tjera.

Temat kryesore të diskutimit për këtë vit përfshijnë kujdesin shëndetësor, tregtinë, investimet, financat, ndryshimet klimatike, menaxhimin e inteligjencës artificiale, paqen dhe sigurinë.

BRICS, i themeluar në vitin 2006 nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, ka zgjeruar përfshirjen e saj me Afrikën e Jugut në vitin 2011, dhe këtë vit anëtarësuan shtete të tjera si Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Indonezia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lavrov arrin në Rio de Janeiro për samitin e BRICS, Putin pjesë përmes video-lidhjes appeared first on Euronews Albania.

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiqin?

3 July 2025 at 08:48

Në kulmin e protestave masive kundër Qeverisë së Serbisë dhe kërkesave të qytetarëve për zgjedhje të parakohshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua sërish Rusisë.

Vuçiq, më 30 qershor, falënderoi “miqtë rusë” – siç e quajti ai udhëheqjen e Moskës – për “mirëkuptimin”.

Kjo ishte përgjigjja e tij ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili tha se Moska është e interesuar që trazirat në Serbi të zgjidhen “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”.

Por, po atë ditë, Aleksandar Dugin, ideolog i njohur i Kremlinit, dhe njeri i afërt me presidentin Vladimir Putin, deklaroi se populli në Serbi “nuk e do më Vuçiqin”.

“Serbët duan që Vuçiq të mos jetë më. Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë serbët e duan këtë”, tha Dugin për median shtetërore ruse, Sputnik.

Këto mesazhe kontradiktore nga Moska vijnë shtatë ditë pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë publikoi një deklaratë ku pretendohej se Serbia, përmes kanaleve të ndërmjetme, po eksporton armë për Ukrainën – vend ndaj të cilit Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022.

A po prishet miqësia?

Ivana Stradner, analiste e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, nuk beson se po ndodh ndonjë prishje e raporteve mes Vuçiqit dhe Rusisë.

Sipas saj, Kremlini e mbështet Vuçiqin, sepse “mund ta kontrollojë”.

“Moskës nuk i intereson një qeveri demokratike dhe e paparashikueshme në Serbi”, tha Stradner për Radion Evropa e Lirë (REL).

Ajo shtoi se Rusia historikisht ka promovuar autokracinë, dhe po përdor të njëjtat taktika në Serbi si në Gjeorgji.

Në deklaratën e tij, Lavrov paralajmëroi edhe për mundësinë e një “revolucioni me ngjyra” në Serbi, duke akuzuar shtetet perëndimore se “zakonisht përpiqen të shfrytëzojnë situata të brendshme për të promovuar interesat e tyre, në dëm të partnerëve të tjerë”.

“Shpresojmë që këtë herë nuk do të përfshihen në revolucione me ngjyra”, tha Lavrov, duke përdorur termin që Kremlini e lidh me përmbysjen e regjimeve autoritare përmes lëvizjeve qytetare të mbështetura nga jashtë.

Vuçiq, prej fillimit të protestave, pretendon po të njëjtën gjë – se në Serbi po tentohet një “revolucion me ngjyra”.

Lavdërime në kohë krize

Deklaratat e ndërsjella mes Moskës dhe Beogradit u dhanë në një ditë kur në mbarë Serbinë u organizuan bllokada masive të rrugëve, si formë e mosbindjes civile.

Ky ishte reagim ndaj arrestimeve, pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, më 28 qershor në Beograd, gjatë protestave të paralajmëruara si nga përkrahësit, ashtu edhe nga kundërshtarët e Qeverisë.

Policia iu përgjigj protestuesve me arrestime dhe shpërbërje të bllokadave, ndërsa protestuesit e akuzuan atë për përdorim të dhunës së tepruar. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kërkesë që Qeveria e refuzon.

“Masat represive të kësaj qeverie më kujtojnë Moskën para një dekade gjatë protestave atje. Është manual i regjimeve autoritare”, vlerëson Ivana Stradner.

Vuçiq, duke mbrojtur veprimet e policisë, përdori të njëjtën frazë si Lavrov – “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin” – duke i cilësuar aksionet e policisë si “plotësisht profesionale”.

“Unë nuk do të befasohesha nëse Rusia forcon aktivitetet e saj të inteligjencës dhe rrit mbështetjen për qeverinë në Serbi”, paralajmëroi Stradner për REL-in.

“Kërkimfalja” e Vuçiqit ndaj Moskës

Sipas Andrey Sharyt, drejtor i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, falënderimet e Vuçiqit ndaj Lavrovit dhe Moskës janë në fakt “një formë faljeje dhe servilizmi ndaj Kremlinit”.

Ai kujton se këto falënderime erdhën pasi shërbimi rus i inteligjencës publikoi raportin se Serbia po dërgon armë në Ukrainë përmes ndërmjetësve – pretendime që Kremlini i përdori për të qortuar Beogradin.

Fillimisht, Vuçiq mohoi këto akuza, por më vonë pranoi se nuk mund të kontrollojë se ku përfundon municioni. Më 23 qershor, Serbia njoftoi pezullimin e eksportit të armëve.

Në emër të kujt flet Dugin?

Krahas Lavrovit dhe “miqve rusë”, Vuçiq falënderoi edhe “analistët e rrallë të paanshëm rusë”.

Por, njëri prej tyre, Aleksandar Dugin, i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, e kritikoi ashpër.

“Legjitimiteti i Vuçiqit ka marrë fund”, tha Dugin për Sputnik-un, duke shtuar se “të gjithë serbët duan largimin e tij”.

Sipas tij, Vuçiqin sot e mbështet vetëm shteti, ndërsa “mbështetja nga populli është zero”.

Dugin përdori gjithashtu termin “revolucion me ngjyra”, duke thënë se “vetëm ata që kanë frikë nga një revolucion i tillë nuk po marrin pjesë në protesta”. Sipas tij, “për Vuçiqin ka ardhur fundi”.

Stradner thotë se komenteve të Duginit “nuk u duhet dhënë shumë rëndësi”, pasi ai nuk ka aq ndikim te Putin sa mendohet.

Por, drejtori i Shërbimit rus të REL-it, Shary, mendon se deklaratat e Duginit janë më të rëndësishme sesa ato publike të Lavrovit.

“Kremlini e përdor Duginin sa herë që dëshiron të dërgojë një mesazh nga krahu i djathtë që zyrtarisht nuk mund ta thotë vetë. Lavrov nuk do ta thoshte kurrë publikisht këtë”, thotë ai.

Sipas Sharyt, fakti që Dugin foli për një media të kontrolluar direkt nga Kremlini, nuk është rastësi.

“Kjo tregon se Dugin mori leje, sinjal nga Moska, për ta thënë këtë. Është mënyra se si Kremlini i bën presion Vuçiqit”, thotë ai.

Dhe, shton se, nëse Vuçiq nuk e kupton mesazhin, presioni mund të rritet.

“Sot e thotë Dugin, nesër mund ta thotë një analist tjetër. Pasnesër mund të bëhet qëndrimi zyrtar i Moskës. Dhe, kjo për Vuçiqin, që përpiqet të balancojë mes Evropës dhe Rusisë, është serioze”, vlerëson Shary.

Stradner thotë se politika e balancimit që ndjek Vuçiq “nuk është diçka që Moska dëshiron ta tolerojë, për dallim nga Brukseli”.

Ajo kujton varësinë e Serbisë nga gazi dhe nafta ruse.

Teksa Serbia po përpiqet të shtyjë vendosjen e sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, shumica e së cilës është në pronësi ruse, ajo po zhvillon bisedime me Moskën për një marrëveshje të re për furnizimin me gaz.

“Putinit mund t’i pengojë eksporti i armëve për Ukrainën, por nëse Rusia humb tregun e gazit, humb edhe ndikimin. Prandaj po dërgojnë mesazhe”, vlerëson ajo.

Telegram-i, mjeti i propagandës

Sipas Sharyt, një tjetër mjet për përhapjen e propagandës ruse është rrjeti social Telegram, ku janë aktive qindra kanale proruse në Serbi, disa me dhjetëra mijëra ndjekës.

Në ditët e fundit, disa prej tyre raportuan për bllokadat e rrugëve në Beograd dhe qytete të tjera, shpesh vetëm me vendndodhjen, pa shumë informacion tjetër.

Ndërkohë, kanale të tjera në Telegram shprehnin mbështetje për Vuçiqin, por kishte edhe kritikë ndaj tij nga mercenarë prorusë që luftojnë në Ukrainë, përfshirë Dejan Beriqin, një snajper serb i dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Beriq e kritikoi hapur Vuçiqin për takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe për akuzat mbi eksportin e municioneve në Kiev.

“Qeveria ruse dhe Putini po përdorin Telegram-in për propagandë, pasi platformat tjera i kanë humbur për shkak të sanksioneve”, thotë Shary.

Ai thekson se kanalet jozyrtare janë mënyra se si Kremlini i dërgon mesazhe Beogradit që “të ketë kujdes çfarë bën”.

“Fitore” ndaj “revolucionit me ngjyra”

Vuçiq prej muajsh thotë se ka “mundur revolucionin me ngjyra” dhe refuzon t’i përmbushë kërkesat e protestuesve, të cilat u përhapën pas tragjedisë në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën nga shembja e çatisë së stacionit të trenit.

Protestuesit e lidhën tragjedinë me korrupsionin në projektin e rikonstruksionit të stacionit, të cilin Qeveria e kishte promovuar si sukses.

Më 30 qershor, Vuçiq tha se pushteti fitohet në zgjedhje, “kur t’i shpallin organet kompetente, e jo kur kërkon një bandë huliganësh”.

“Ne do ta mbrojmë rendin në vend. Faleminderit miqve rusë për mirëkuptimin dhe për vëmendjen ndaj asaj që po ndodh në Serbi”, tha Vuçiq.

“Por, dua t’u them atyre dhe të gjithëve: sado që të organizojnë dhe paguajnë… kjo ka përfunduar. Dua t’i informoj se Serbia ka fituar dhe mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin me Federatën Ruse”, përfundoi Vuçiq.

The post Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiqin? appeared first on Telegrafi.

‘Bota rrezikon të zhytet në kaos’, ministri i Jashtëm rus: Interpretimi i lirë i vetëmbrojtjes…

22 June 2025 at 11:50

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se nëse çdo shtet e interpreton sipas dëshirës së vet të drejtën për vetëmbrojtje, bota mund të rrëshqasë drejt një kaosi të plotë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, të cituar nga agjencia Ria Novosti, Lavrov komentoi situatën në Lindjen e Mesme duke u ndalur te sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Ai nuk ka dhënë ende një qëndrim mbi sulmet e fundit të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lavrov theksoi se një qasje e tillë selektive dhe e pavarur e përdorimit të forcës jashtë rregullave ndërkombëtare përbën rrezik për stabilitetin global.

The post ‘Bota rrezikon të zhytet në kaos’, ministri i Jashtëm rus: Interpretimi i lirë i vetëmbrojtjes… appeared first on Sot News | Lajme.

Lavrov: Rusia dënon përdorimin e forcës nga Izraeli kundër Iranit

14 June 2025 at 16:56

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha homologut të tij iranian, Abbas Araqchi, në një telefonatë të shtunën se Moska dënon përdorimin e forcës nga Izraeli kundër Iranit dhe është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se Rusia është e gatshme të vazhdojë të punojë për të zgjidhur çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit.

Irani dhe Izraeli shkëmbyen raketa dhe sulme ajrore të shtunën, një ditë pasi Izraeli nisi një ofensivë të gjerë ajrore kundër armikut të tij të vjetër, duke vrarë komandantë dhe shkencëtarë dhe duke bombarduar centrale bërthamore në një përpjekje të deklaruar për ta ndaluar atë të ndërtonte një armë atomike.

Lavrov i shprehu ngushëllimet e tij Araghchi-t për iranianët e vrarë në sulme, thuhet në deklaratë

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lavrov: Rusia dënon përdorimin e forcës nga Izraeli kundër Iranit appeared first on Euronews Albania.

”E morën, e shkëputën Kosovën”, shpërthen Lavrov: Parimet e OKB s’janë menu, s’kishte as luftëra, as rrezik

By: redi
9 June 2025 at 21:20

Perëndimi e mori dhe e shkëputi Kosovën nga Serbia, me pretendimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, por parimet e Kartës së OKB nuk mund të zbatohen në mënyrë arbitrare, si në një menu. “Gjetët qofte, kështu nuk doni peshk, siç bën perëndimi.” Janë fjalët e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin e së ardhmes 2050 në Moskë. “Ata u mbështetën në parimin e vetëvendosjes së…

Source

SHBA – Rubio: Dialogu me mirëbesim me Kievin është e vetmja mënyrë për paqe

UASHINGTON, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Dialogu me mirëbesim me Ukrainën është e vetmja rrugë përpara, i deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

”Rubio përshëndeti shkëmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës dhe përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe me mirëbesim me Ukrainën si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës”, theksoi Departamenti i Shtetit.

Disa ditë më parë Rubio deklaroi se një marrëveshje armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin.

Duke folur përpara bisedimeve të planifikuara midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Turqi të premten, Rubio i tha se ”e vetmja mënyrë për të arritur një përparim është që Trump dhe Putin të ulen në tryezë”./     /os/

 

The post SHBA – Rubio: Dialogu me mirëbesim me Kievin është e vetmja mënyrë për paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia, datë të re për negociatat me Ukrainën/ Lavrov: Më 2 qershor të zhvillojmë bisedime në Stamboll

By: Re Nato
28 May 2025 at 18:37

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia ka propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve me Ukrainën të zhvillohet më 2 qershor.

Stambolli është vendi i preferuar, shtoi ai, sipas agjencive ruse të lajmeve, shkruan Sky News.

Qyteti turk zhvilloi raundin e fundit të bisedimeve midis dy delegacioneve.

Ukraina ende nuk ka dhënë një përgjigje publike./abcnews.al

Lavrov: Rusia i ofron Ukrainës takim në Stamboll më 2 qershor

28 May 2025 at 19:26

Delegacioni i Rusisë, i udhëhequr nga ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë Ukrainës memorandumin e Moskës mbi kapërcimin e shkaqeve rrënjësore të krizës më 2 qershor në Stamboll, tha Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov në një deklaratë.

“Siç ramë dakord, pala ruse hartoi menjëherë një memorandum përkatës, duke përshkruar qëndrimin tonë mbi të gjitha aspektet e kapërcimit të besueshëm të shkaqeve rrënjësore të krizës.

Delegacioni ynë, i kryesuar nga Vladimir Medinsky, është gati t’ia paraqesë këtë memorandum delegacionit ukrainas dhe të japë shpjegimet e nevojshme gjatë raundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën e ardhshme, më 2 qershor”, theksoi Lavrov.

The post Lavrov: Rusia i ofron Ukrainës takim në Stamboll më 2 qershor appeared first on Euronews Albania.

Bllokimi i negociatave për paqe, Lavrov: Rusia do të njoftojë bisedimet e ardhshme të drejtpërdrejta me Ukrainën

28 May 2025 at 11:16

Kremlini do të njoftojë së shpejti raundin e ardhshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Sergei Lavrov në një samit sigurie në Moskë, pas javësh të tëra negociatash të bllokuara për paqe, raporton Sky News.

Ministri i jashtëm rus përsëriti gjithashtu se Moska do të këmbëngulë që Kievi të shfuqizojë të gjitha “ligjet diskriminuese” në Ukrainë në raundin e ri të negociatave të paqes.

Në këto negociata më 16 maj në Stamboll, kur ato rifilluan, ne këmbëngulëm në heqjen e të gjitha ligjeve diskriminuese dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në raundin tjetër të negociatave të drejtpërdrejta, të cilat do t’i shpallim në një të ardhme shumë të afërt.

Dua të theksoj se ne gjithmonë, për shumë vite, para operacionit ushtarak special dhe pas fillimit të tij, i kemi propozuar dhe vazhdojmë t’i propozojmë palës ukrainase zgjidhjen e të gjitha problemeve, të cilat po bëhen gjithnjë e më serioze çdo vit, përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha ai.

Negociatat në Stamboll, të cilat i përmend Lavrov, ishin bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet.

Volodymyr Zelensky udhëtoi për në Turqi për bisedime dhe e sfidoi Vladimir Putinin që ta takonte atje, por udhëheqësi rus nuk e bëri këtë, duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët.

Bisedimet dështuan të arrinin qëllimin e Ukrainës për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, por të dyja palët ranë dakord të shkëmbenin nga 1,000 të burgosur lufte secila në shkëmbimin më të madh të konfliktit. Ky shkëmbim filloi të premten.

The post Bllokimi i negociatave për paqe, Lavrov: Rusia do të njoftojë bisedimet e ardhshme të drejtpërdrejta me Ukrainën appeared first on Sot News | Lajme.

Negociatat Rusi-Ukrainë, Lavrov: Shumë shpejt do të vijë raundi i ardhshëm i bisedimeve

By: lindita
28 May 2025 at 10:39

Kremlini do të njoftojë së shpejti raundin e ardhshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov para udhëheqësve të mbledhur në samitin e sigurisë në Moskë. Ai tha gjithashtu se Moska do të këmbëngulë që Kievi të shfuqizojë të gjitha “ligjet diskriminuese” në Ukrainë në raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta.

Source

Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse

By: Mirgen
23 May 2025 at 20:44

Rusia ka përjashtuar Vatikanin si vendin pritës për bisedimet e radhës me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk është shumë “elegante” që Vatikani, një vend katolik, të presë bisedimet mes dy kombeve ortodokse. “Dua vetëm ta them, në mënyrë që mos të shpenzohen burime intelektuale […]

The post Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse appeared first on BoldNews.al.

Faza e dytë e marrëveshjes/ Rusia do të paraqesë planin e paqes për Ukrainën, Ministri Lavrov: Pas shkëmbimit të…

23 May 2025 at 19:12

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Rusia do të jetë gati t’i paraqesë Ukrainës një plan formal zgjidhjeje sapo të përfundojë shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord. Duke vënë në dukje se Moska tashmë po punon intensivisht në fazën e dytë të marrëveshjeve të arritura së fundmi në Stamboll.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, faza tjetër përfshin përgatitjen, nga secila palë, të një dokumenti të propozuar që do të përcaktojë kushtet specifike për arritjen e një “marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse”.

“Ne, nga ana jonë, mbetemi të përkushtuar ndaj marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve të Stambollit. Aktualisht po përfundojmë procedurat e brendshme për përpilimin e listës së të burgosurve, brenda kuadrit të marrëveshjes së shkëmbimit në raportin ‘një mijë për një mijë’”, tha Lavrov.

The post Faza e dytë e marrëveshjes/ Rusia do të paraqesë planin e paqes për Ukrainën, Ministri Lavrov: Pas shkëmbimit të… appeared first on Sot News | Lajme.

“E pahijshme”, Lavrov kundërshton Vatikanin si vend për negociatat Rusi-Ukrainë

23 May 2025 at 14:54

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit të Vatikanit për të shërbyer si platformë për raundin e ardhshëm të negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ai e cilësoi këtë ide si “paksa të pahijshme”, duke theksuar se dy vendet ortodokse, si Rusia dhe Ukraina, do të diskutonin çështje të ndjeshme, përfshirë statusin e Kishës Ortodokse në Ukrainë, në një terren katolik.

Lavrov vuri në dukje se një nga shkaqet rrënjësore të konfliktit është përpjekja e regjimit të Kievit për të eliminuar Kishën Ortodokse të Ukrainës, dhe sipas tij, zhvillimi i bisedimeve në Vatikan, si një qendër katolike, mund të krijonte vështirësi dhe tensione të panevojshme.

“Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata. Do të thoja se është paksa e pahijshme, kur vendet ortodokse do të diskutojnë çështje që lidhen me eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit ukrainas në një tokë katolike,” deklaroi Lavrov në një konferencë për media të premten.

Ky koment erdhi pas deklaratës së Papës Leo XIV, i cili kishte shprehur gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të lehtësuar përpjekjet për zgjidhjen e krizës, dhe thirrjes së tij për një dialog të drejtpërdrejtë midis palëve. Po ashtu, Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, sugjeroi mundësinë që Vatikani të organizonte një takim për të diskutuar zgjidhjen e çështjes ukrainase.

Në një koment lidhur me këtë iniciativë, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshëndeti idenë e Vatikanit për të organizuar bisedime paqeje, duke e cilësuar si “ide të shkëlqyer” dhe duke thënë se zhvillimi i bisedimeve në Vatikan do të kishte një “rëndësi shtesë” dhe mund të ishte “e dobishme” për të arritur një marrëveshje paqeje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “E pahijshme”, Lavrov kundërshton Vatikanin si vend për negociatat Rusi-Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

RUSI – Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes

MOSKË, 23 maj /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e sheh Vatikanin si një vend të përshtatshëm për negociata të reja për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Lavrov tha se opsioni i Vatikanit nuk ishte realist për Moskën.

“Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata. Është disi e pahijshme kur vendet ortodokse diskutojnë çështje në një platformë katolike që kanë të bëjnë me eliminimin e shkaqeve të konfliktit”, tha Lavrov.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar Vatikanin si vendin e negociatave – pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lavrov tha se kishte “spekulime” rreth asaj se kur dhe ku mund të organizohej një takim i ri i përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina.

Ministri i Jashtëm, Lavrov akuzoi Kievin se kërkon të shkatërrojë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

“Mendoj se nuk do të ishte shumë e këndshme për Vatikanin të priste delegacione nga dy vende ortodokse në këto rrethana”, tha ai. //a.i/

The post RUSI – Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“BE është sulur me histeri”, Lavrov: S’do pranojmë “armëpushim dhe të shikojmë”

22 May 2025 at 11:21

Qasja “armëpushim dhe të shikojmë” për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën nuk do të funksionojë më, pavarësisht se sa shumë bërtasin Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë sanksionet anti-ruse, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në Universitetin Ruso-Armen.

Lavrov tha se në Stamboll në vitin 2022, Rusia dhe Ukraina “nisën diskutimet e zgjidhjes së propozuar nga delegacioni ukrainas”.

“Ne ramë dakord me ta. Ato u sigluan, si nga ne ashtu edhe nga ukrainasit. Dhe pastaj Perëndimi ndaloi nënshkrimin e një traktati të bazuar në këto parime. Kjo është arsyeja pse tani që na thuhet: ‘Le të bëjmë një armëpushim dhe pastaj do të shohim’.

Jo, djema. Ne e kemi kaluar tashmë këtë dhe nuk duam ta bëjmë më këtë, dhe Macronët, Starmerët, Von der Leyenët dhe figura të tjera evropiane, të cilët tani po kërkojnë me histeri që Shtetet e Bashkuara t’u bashkohen veprimeve anti-ruse dhe të rrisin numrin e sanksioneve, thjesht i dorëzojnë ato”, tha kryediplomati rus, Sergey Lavrov.

Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës rifilluan në Stamboll më 16 maj. Moska dhe Kievi ranë dakord të shkëmbejnë të burgosur sipas një formule “1,000 për 1,000”, të paraqesin vizionin e tyre të detajuar për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen dhe të vazhdojnë negociatat. Kreu i delegacionit rus, Ndihmësi i Presidentit Vladimir Medinsky, tha se Rusia ishte e kënaqur me takimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “BE është sulur me histeri”, Lavrov: S’do pranojmë “armëpushim dhe të shikojmë” appeared first on Euronews Albania.

Lavrov: Putin i konfirmon Trumpit fokusin për një zgjidhje të drejtë në Ukrainë

20 May 2025 at 13:42

Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar fokusin e Moskës në një zgjidhje të drejtë të konfliktit në Ukrainë pas një bisede telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump, tha Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov në një pritje me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Ai kujtoi qëndrimin e vendosur të Rusisë “mbi një zgjidhje të drejtë të krizës ukrainase të krijuar nga Perëndimi”.

“Ky qëndrim u konfirmua edhe një herë me siguri të plotë dje nga Presidenti Vladimir Putin pas bisedës telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump”, tha Lavrov.

Më parë, Putin u tha mediave se biseda e tij telefonike me Trump zgjati më shumë se dy orë dhe ishte informuese dhe e sinqertë. Ky diskutim midis udhëheqësve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u bë i treti që nga fillimi i vitit. Sipas kreut të shtetit rus, Trump vuri në dukje se Rusia, nga ana e saj, është në favor të një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë. Rusia është e gatshme të punojë me Ukrainën për një memorandum mbi një traktat paqeje të ardhshëm, i cili mund të përfshijë, ndër të tjera, një armëpushim dhe parime për zgjidhjen e konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lavrov: Putin i konfirmon Trumpit fokusin për një zgjidhje të drejtë në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Lavrov: Rusia kërkon të kthehet te parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë

29 April 2025 at 18:50

Rusia e konsideron të domosdoshme të kthehet te parimet që u vendosën fillimisht si themel i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pas një takimi të ministrave të jashtëm të BRICS në Brazil.

“Nëse parimet që janë të mishëruara në themelet e OBT-së do të respektoheshin plotësisht, ato me siguri do të përmbushnin interesat e të gjitha shteteve që janë anëtare të OBT-së”, vuri në dukje ai.

“Por fakti është se këto parime nuk respektohen, kështu që thjesht duhet të kthehemi te bazat. Është në këtë frymë që flasim për reformimin e OBT-së – reformim jo për të hequr parimet e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë, konkurrencës së drejtë, por për t’i forcuar ato dhe për të rënë dakord për zbatimin e tyre, në mënyrë që të mos ketë më përpjekje për të shpallur angazhimin ndaj këtyre parimeve me fjalë, por në fakt për të bërë të kundërtën”, përfundoi diplomati i lartë rus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lavrov: Rusia kërkon të kthehet te parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia dhe SHBA-ja njoftojnë për përparim në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

MOSKË, 28 prill /ATSH-AA/ – Rusia dhe SHBA-ja njoftuan se është shënuar përparim në zgjidhjen e konfliktit ukrainas duke theksuar shfaqjen e kushteve të nevojshme për fillimin e negociatave që synojnë krijimin e një rruge të besueshme drejt paqes së qëndrueshme.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se këto deklarata u bënë gjatë një telefonate të zhvilluar të dielën në mbrëmje midis ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Duke e përshkruar bisedën si një “shkëmbim produktiv pikëpamjesh”, ministria tha se diskutimet u përqendruan kryesisht në elementët kritikë të angazhimit diplomatik Rusi-SHBA, duke u përqendruar veçanërisht në krizën ukrainase.

”Lavrov dhe Rubio theksuan rëndësinë e konsolidimit të parakushteve të reja për fillimin e negociatave në mënyrë që të bien dakord për një rrugë të besueshme drejt paqes së qëndrueshme afatgjate, si vazhdim i bisedës së 25 prillit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit special të SHBA-së Steve Witkoff”, vuri në dukje ministria.

Në bisedë u trajtuan gjithashtu çështje të tjera globale, ndërsa dy diplomatët më të lartë ranë dakord të vazhdojnë kontaktet në të gjitha nivelet./   /os/

The post FOKUS – Rusia dhe SHBA-ja njoftojnë për përparim në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Lavrov: Marrëveshja e paqes në Ukrainë duhet ende të përmirësohet

25 April 2025 at 10:56

UASHINGTON, 25 prill /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se disa pjesë të marrëveshjes së mundshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ende duhet të “përmirësohen” – ndërsa shtoi se ai beson se procesi po ecën në drejtimin e duhur.

“Ka disa ende pika specifike – elementë – të kësaj marrëveshjeje që duhet të përmirësohen dhe ne jemi të angazhuar, pikërisht me këtë proces”, tha Lavrov për transmetuesin amerikan CBS dje në mbrëmje.

“Ka disa shenja se po ecim në drejtimin e duhur,” tha Lavrov, duke shtuar se Rusia është e gatshme të arrijë një marrëveshje.

“Deklarata e tij erdhi pas një sulmi të kombinuar rus me raketa dhe dronë në Kiev – që shkaktoi vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve”, sipas autoriteteve ukrainase.

Sulmi shkaktoi kritika të drejtpërdrejta nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të ndalonte dhunën.

“Vladimir, NDALO!”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”, një ditë pasi kritikoi ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin e tij për të pranuar pushtimin rus të Krimesë dhe e akuzoi atë për zgjatjen e luftës.

“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Jo të nevojshme dhe në një kohë shumë të keqe”, shkroi presidenti amerikan, duke bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për paqen.

SHBA-ja ka kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqen nga negociatat nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti.

Ukraina ka më shumë se tre vjet që mbrohet nga pushtimi i plotë rus. //a.i/

The post MOSKË – Lavrov: Marrëveshja e paqes në Ukrainë duhet ende të përmirësohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌