Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PDK në Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit për lejim të uzurpimit të hyrjes së një banese – paralajmëron denoncim

28 April 2025 at 11:49

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, ka bërë të ditur se do t’a denoncoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shkak se i njëjti ka lejuar që të uzurpohet hyrja e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit.

Përkundër ankesave të qytetarëve të cilët kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, ashtu sic shkruan PDK në Gjilan, ndërtimi në këtë hapësirë u nis dhe përfundoi brenda tre dite.

Nga PDK theksojnë se pronari i këtij lokali është Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Alban Hyseni e bënë axhën me lokal afarist, e lejon të uzurpoj hyrjen e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit. Murtez Hyseni gjatë këtij vikendi u bë me lokal afarist në qendër të Gjilanit, qytetarët reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhër të kryetarit të komunës Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndërtimi u nis dhe u përfundua për tri ditë”, shkruan PDK.

Tutje, PDK këtë e cilëson si kulmin e të keqës, dhe se sipas tyre, korrupsioni është në kulm për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytet.

“Korrupsioni është në kulm përshkak lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytetin e Gjilanit. Prokuroria Themelore duhet të veprojë menjëherë për këtë uzurpim të pronës publie por edhe për të gjitha ndërtimet pa leje”, shkruan tutje PDK. /Telegrafi/

The post PDK në Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit për lejim të uzurpimit të hyrjes së një banese – paralajmëron denoncim appeared first on Telegrafi.

❌
❌