Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA

20 August 2025 at 16:48

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në operacionet e shuarjes së zjarreve në Shqipëri, duke e konsideruar këtë kontribut si një dëshmi të thellë të miqësisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Al-Ahbabi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar më tej fushat e partneritetit.

Që prej dy javësh, dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe janë dislokuar në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve në të gjithë territorin e vendit dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan mbi rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e eksperiencave mes forcave të armatosura të të dy vendeve, si dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Më pas, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Altin Kurti, ka zhvilluar dhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ka inspektuar nga afër trupat e Forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe të dislokuara aty, të cilat janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni

14 August 2025 at 15:19

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë marrin pjesë në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot foto nga pjesëmarrja e xheniove të Forcave të Armatosura në ushtrimin intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë.

“Forcat tona në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni. Xheniot e Forcat e Armatosura të Shqipërisë pjesë e ushtrimit intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Vengu: 1300 zjarrfikës dhe mbi 1000 Forca të Armatosura të dislokuara në mbarë vendin

12 August 2025 at 18:08

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot për situatën e zjarreve në vend.

Nga Gramshi, ku po ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarreve që kanë prekur këtë zonë, Vengu u shpreh në një prononcim për mediet se, “jemi në një situatë dinamike në mbarë vendin”.

“Duhet të kuptojmë që jemi në këto momente duke bërë evakuime po aq të rëndësishme si këtu në Gramsh, edhe në bashkinë e Poliçanit. Gjithashtu në Tepelenë kemi një agravim të situatës sa i përket zonës së Ujit të Ftohtë. Elementë përsëri vatrash në Finiq, Delvinë që kërcënojnë po ashtu zona të banuara. Dhe lajmi i fundit, vatra që ishte në lartësitë e Muzinës, ka kaluar në Dropull, çka na detyron praktikisht që të bëjmë një rishpërndarje përsëri të forcave”.

“Kemi nxjerrë urdhra evakuimi edhe për fshatrat në Gramsh, edhe për fshatrat në Poliçan dhe po vazhdojmë të monitorojmë një situatë komplekse që ka nisur në momentet e fundit praktikisht, ky është informacioni i fundit që kam, në bashkinë e Selenicës”, tha Vengu.

Ministri u shpreh se, banorët nuk duhet të shqetësohen nga këto urdhra evakuimi.

“Jeta e tyre është prioriteti ynë. Forcat vendore dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të jenë, siç kanë qenë gjithë këto ditë. 1300 zjarrfikës vendorë, mbi 1000 Forca të Armatosura të dislokuara në mbarë vendin”, tha Vengu.

Ministri shtoi se “është një situatë dinamike në mbarë vendin, i gjithë Mesdheu lindor është nën pushtetin e flakëve”, ndaj ai ritheksoi se “elementët e zjarrvënies të qëllimshme duhet patjetër që të marrin ndëshkimin maksimal, sepse po i shkaktojnë një dëm vendit shumë të madh nga pikëpamja e jetëve dhe nga pikëpamja mjedisore, dhe e kostos që ka për gjithë ekonominë vendore”.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama që zjarrvënia e qëllimshme duhet barazuar në Kodin Penal me vrasjen, Vengu tha se, “është absolutisht e drejtë nga momenti që Kodi Penal duhet të reflektojë një realitet të ri. Realiteti i ri në mbarë Mesdheun është realiteti i zjarreve masive. Ndaj dhe i gjithë Mekanizmi Evropian po riformatohet për të pasur resurse në mbarë rajonin sa i përket zjarreve masive dhe ne do të vijojmë ta kemi këtë bashkërendim, qoftë me aleatët italianë, qoftë me aleatët kroatë, sllovakë dhe atyre emiratas, të cilët gjej rastin t’i falënderoj, sepse kanë reaguar në kohë rekord duke ardhur nga Emiratet me dy helikopterë të dedikuar, që kanë operuar kryesisht në zonat e banuara të Tiranës”.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Zjarret, Vengu: 1300 zjarrfikës dhe mbi 1000 Forca të Armatosura të dislokuara në mbarë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Evakuime në Rrogozhinë / Vazhdojnë zjarret në pyje, urdhër evakuimi dhe në Poliçan

12 August 2025 at 18:30

Të paktën 30 vatra aktive zjarri raportohen në të gjithë vendin. Situata është përkeqësuar në Kavajë e Rrogozhinë. Ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura kanë evakuuar banorët, pasi flakët iu afruan shtëpive në fshatrat Spanesh dhe Kazie.

Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa ekipet po punojnë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Poliçan. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në njësinë Administrative Terpan. Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Pasi mori përmasa alarmante, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër është neutralizuar. Mirëpo, situata gjatë së martës është shqetësuese, pasi flakët kaluan në fshatin Pecë.

Shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Sarandës, së bashku me banorët e zonës, po punojnë ndërprerje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit. Terreni i thyer dhe malor ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa era e fortë ndikoi në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat arritën deri në rrugën nacionale.

Për të garantuar sigurinë e banorëve, autoritetet kanë evakuuar banorët e fshatit Pecë. Ministria e Mbrojtjes raporton se për shkak të vatrave aktive, situata në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë problematike, ndërsa në terren po operohet me kapacitete të shtuara, 8 mjete zjarrfikëse, dhe rreth 90 forca operacionale, mbështetur nga helikopteri i Forcës Ajrore shqiptare, 2 avionë grek, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në Tepelenë dhe Memaloaj. Flakët që u ndezën fillimisht në Lekël, kanë përfshirë edhe fshatrat Labovë dhe Hormovë. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Terreni i thyer dhe malor është në disfavor të grupeve të emergjencave civile për të ndërhyrë nga toka. Zjarret kanë shkaktuar dëme në kullota por situata ngelet shqetësuese si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve drejt zonave të banuara.

Dhjetarë vatra aktive zjarri raportohen edhe në territorin e bashkisë së Tiranës. Konkretisht në malin e Bërzhitës, fshati Ibë. Gjithashtu zjarre ka edhe në njësinë Administrative të Vaqarrit.

Në zall herr rrezikohen banesa, forcave në terren i është bashkuar me ndihmë nga ajri helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.

Zjarri i rënë në një terren të thyer në fshatin Xath të Fushë Arrëzit nuk mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Zjarri ka marrë përmasa, ndërsa po punojnë për të neutralizuar flakët 80 forca operacionale vendore dhe 65 ushtarake.

Vatra aktive zjarri raportohen gjithashtu edhe në qarqe të tjera të vendit, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta që pritet të arrijnë deri në 41 gradë.

/abcnews.al/

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy

28 July 2025 at 15:00

Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezulton i pambajtur.

Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.

Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës. Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht:

“Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”

E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity.

Gjatë ditëve të fundit flakët kanë përfshirë zona të ndryshme të Shqipërisë si Delvina, Bulqiza, Borshi, Lukova, Kanina, Berati dhe Pusteci. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile njoftoi më 28 Korrik se “gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar”.

Mungesa e avionëve zjarrfikës është denoncuar edhe nga kreu i institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, sipas të cilit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk disponon asnjë avion apo helikopter të dedikuar për shuarjen e zjarreve nga ajri.

Premtimi i ricikluar për avionë zjarrfikës

Premtimi për avionë zjarrfikës nuk është i ri për qeverinë socialiste. Ai është një riciklim i deklaratave të mëparshme.

Në janar të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi publikisht se Shqipëria po përgatiste dokumentacionin për blerjen e dy avionëve shumëfunksionalë, të përshtatshëm për ndërhyrje në raste zjarresh dhe për mbështetje agrokulturore.

Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve,” u shpreh ministri Peleshi asokohe.

Pyetjet që ngrihen nga kjo mospërputhje mes deklaratave politike dhe realitetit janë disa. Sa ka kushtuar dështimi për të pajisur vendin me avionë zjarrfikës në kohë? Sa sipërfaqe mund të ishte shpëtuar? Sa jetë njerëzish dhe burimesh janë vënë në rrezik për shkak të mungesës së logjistikës ajrore?

Në mungesë të transparencës, publiku nuk ka mundësi të gjykojë nëse vonesat janë për arsye financiare, burokratike apo thjesht për mungesë vullneti politik. Asnjë informacion për tendera, kontrata apo faza të prokurimit nuk është bërë publik deri më sot.

Nisur nga të dhënat, premtimi i bërë gjatë fushatës zgjedhore për vendosjen e dy avionëve zjarrfikës në dispozicion të flotës ajrore shqiptare konsiderohet i pambajtur.

The post Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse u premtuan të paktën dy appeared first on Faktoje.al.

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

17 July 2025 at 20:30

Qeveria ka vendosur të bëjë disa ndryshime në lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve ose mjeteve ushtarake, si dhe për blerjen e armëve, municioneve apo materialeve luftarake për qëllime operacionale. Në kuadër të ringritjes së industrisë ushtarake, gjatë vitit të kaluar u vendos krijimi i kompanisë shtetërore KAYO për prodhimin dhe tregtimin e armëve, […]

The post Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete appeared first on BoldNews.al.

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë vizitës së tij, Hasani ka vizituar edhe kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Një ditë më parë Hasani u mirëprit nga ministrja e Jashtme, Baiba Braze, ku u diskutua për mundësitë konkrete për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Hasani, vizitë në kontingjentin e FA në Kampin Adazi
1 nga 26

/m.q//a.f//r.e/

The post Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kingji në Belgjikë: Shqipëria, plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të NATO-s

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së SACEUR/ USEUCOM të mbajtur në Mons të Belgjikës.

“Kisha nderin të marr pjesë në ceremoninë zyrtare e të marrjes së detyrës së Gjeneral Alexus G. Grynkeëich në krye të Komandës Supreme Aleate (SACEUR) dhe Komandës Evropiane të SHBA (USEUCOM), duke pasuar gjeneral Christopher G. Cavoli”, u shpreh Kingji, në një postim në rrjetet sociale.

Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për gjeneralin Cavoli për lidershipin e tij të jashtëzakonshëm, përkushtimin ndaj sigurisë euroatlantike dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.

Ai u shpreh i bindur se ky bashkëpunim i ngushtë do të vijojë edhe më tej nën drejtimin e gjeneralit Grynkewich.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të Aleancës dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA”, theksoi Kingji.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Kingji në Belgjikë: Shqipëria, plotësisht e angazhuar për paqen, sigurinë dhe vlerat e përbashkëta të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë

By: user 5
24 June 2025 at 20:33

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

The post Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

Vihen nën kontroll flakët në Krastë të Elbasanit

By: user 5
17 June 2025 at 21:01

Pas një ndërhyrjeje nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura, është vënë nën kontroll zjarri që përfshiu malin e Krastës në Elbasan.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se aktualisht po vijon puna për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura, ndërsa monitorohet terreni për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës.

Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës.

Në këtë operacion morën pjesë 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël.

Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten në gatishmëri të plotë për të mbrojtur komunitetin dhe pasuritë natyrore të zonës.

The post Vihen nën kontroll flakët në Krastë të Elbasanit appeared first on Lapsi.al.

“Shpirti luftarak” i forcave të armatosura/ 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Presidenti Trump feston gjatë paradës…

15 June 2025 at 11:54

Ndërsa Ushtria festoi 250-vjetorin e saj me një paradë, Presidenti Donald Trump vlerësoi Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara si “forcën luftarake më të madhe, më të egër dhe më të guximshme” në përfundim të një shfaqjeje madhështore të fuqisë ushtarake në kryeqytetin e vendit të shtunën.

“Herë pas here, armiqtë e Amerikës kanë mësuar se nëse kërcënoni popullin amerikan, ushtarët tanë do të vijnë kundër jush. Disfata juaj do të jetë e sigurt, rënia juaj do të jetë përfundimtare dhe rënia juaj do të jetë totale dhe e plotë”, tha Trump të shtunën, duke ofruar një mesazh të ashpër në mes të një kohe konflikti në të gjithë globin.

“Ushtria na mban të lirë, ju na bëni të fortë dhe sonte i keni bërë të gjithë amerikanët shumë krenarë”, u tha Trump ushtarëve të Ushtrisë Amerikane të mbledhur në National Mall.

Parada ushtarake përkoi me ditëlindjen e 79-të të presidentit dhe u zhvillua ndërsa turma njerëzish në të gjithë vendin morën pjesë në protestat “Pa Mbretër”, duke denoncuar atë që organizatorët e përshkruan si politikat autoritare të Trump. Presidenti u prit në paradën e tij me pompozitet, rrethana dhe një festë të improvizuar ditëlindjeje. Ai mbërriti në një përshëndetje me 21 armë – dhe ndërsa topat qëlluan, anëtarët e turmës filluan të këndonin “Gëzuar ditëlindjen”.

Parada paraqiti disa miliona paund pajisje ushtarake, duke përfshirë dhjetëra tanke M1-A1 Abrams dhe automjete luftarake Bradley dhe Stryker që lëviznin nëpër rrugët e Uashingtonit, si dhe obusë dhe armë të tjera artilerie.

Gati 7,000 ushtarë ishin gati të merrnin pjesë në paradën më të madhe ushtarake që qyteti ka parë në dekada, të cilën zyrtarët e kanë vlerësuar se mund të kushtojë deri në 45 milionë dollarë. Eventi tregoi historinë e Ushtrisë përmes historisë së saj 250-vjeçare, duke filluar me Luftën Revolucionare dhe duke ndjekur konfliktet e mëdha.

Festimi i Ushtrisë ka qenë në përgatitje për dy vjet, megjithëse planifikimi i paradës, e cila ishte ide e Shtëpisë së Bardhë të Trump, filloi disa muaj më parë. Dëshira e Trump për një paradë të madhe ushtarake – ku do të merrnin pjesë të gjitha shërbimet ushtarake – daton që nga mandati i tij i parë . Por ajo u anulua në atë kohë për shkak të shqetësimeve në lidhje me çmimin dhe pamjen e një shfaqjeje të tillë pushteti.

The post “Shpirti luftarak” i forcave të armatosura/ 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Presidenti Trump feston gjatë paradës… appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

By: user 6
4 June 2025 at 21:12

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën ndryshime në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”, duke i hapur rrugën dhënies me qira apo investimeve për arsye infrastrukturore dhe ekonomike në pronat e Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në ligj shtohen një sërë nenesh të reja që kornizojnë kompetencat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes, përhapjes dhe administrimin e pronave të FA-ve, duke parashikuar rishikimin e këtij plani në mënyrë periodike çdo 5 vite dhe në çdo kohë në rastet e “investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike…“.

Po ashtu, dispozitat e reja parashikojnë që këto prona të ushtrisë “mund të jepen për përdorim të dyfishtë…” jo vetëm në funksion të veprimtarisë së ushtrisë por “..edhe në funksion të zhvillimit dhe rritjes së vlerës ekonomike të saj”.

Për përdorimin e pronave të ushtrisë për dhënie me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera do të vendosë Këshilli i Ministrave.

Ndryshimet ligjore shihen me shqetësim nga njohësit e legjislacionit të Forcave të Armatosura për cenimin e karakterit strategjik që ka plani i vendosjes së Ushtrisë përballë hapjes së derës derës për ndërtim hotelesh apo çdolloj investimi për interes afatshkurtër të qeverisë.

Duke analizuar këto ndryshime, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare, i tha BIRN se ato janë antikushtetuese dhe cënojnë karakterin strategjik që ka plani i vendosjes së Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë, lehtëson dhënien e pronave të ushtrisë për rrugë, hotele apo çfarëdo interesi momental të qeverisë.

“Kur flasim për pronat e ushtrisë, ato kanë karakter strategjik, nuk nënkuptojnë nevoja aktuale, por të një prespektive afatgjatë për vendin,” tha Meçollari, duke shtuar se “ky ligj i kushtëzon pronat sipas nevojave aktuale duke u hequr atyre konceptin strategjik”.

Nga ana tjetër, Meçollari këmbëngul se dispozitat e reja bien ndesh me një interpretim të vitit 2015 të Gjykatën Kushtetuese, i cili përcakton se plani i vendosjes ka karakter strategjik për Forcat e Armatosura.

“Ky kriter strategjik cënohet, pasi lejohet të ndryshohet plani i vendosjes për ndërtime infrastrukturore apo investime të tjera,” shtoi ai.

Dispozitat e reja ligjore, sipas Meçollarit do të lejojnë ndërtime me karakter më të parëndësishëm do të cënojnë planin e vendosjes së ushtrisë që ka karakter shumë më të rëndësishëm në nivel strategjik për vendin.

Edhe rishikimi i planit në çdo moment apo në mënyrë periodike 5-vjeçare, për Meçollarin është antikushtetuese. “Koncepti strategjik nuk është me afat 5 vjeçar, por në nevojat strategjike të vendit,” tha ai.

Pronat e Forcave të Armatosura të trashëguara nga regjimi komunist janë bërë shpeshherë objekt i debatit politik apo i hetimeve penale, për shkak të tjetërsimit të tyre përgjatë tre dekadave të fundit. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

Vengu: 6 738 trupa dhe 996 mjete të angazhuara në 250 operacione të Emergjencave Civile

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Gjatë vitit 2024, Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë ndërmarrë qindra ndërhyrje në të gjithë territorin e vendit, duke ndihmuar banorët dhe parandaluar dëme të mëdha materiale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale shifrat e angazhimit të Forcave të Armatosura për Emergjencat Civile në vitin 2024.

Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në 250 operacione të emergjencave civile, teksa janë angazhuar 6 738 trupa dhe 996 mjete.

Vengu nënvizoi se, falë trajnimit të vazhdueshëm, stërvitjeve dhe modernizimit me mjete dhe pajisje, sot jemi më të përgatitur për të përballuar çdo situatë emergjente.

Por, shtoi ai, siguria nuk është vetëm detyrë e institucioneve, ajo fillon me ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari.

“Parandalimi është arma jonë më e fortë për të shmangur rreziqet dhe për të mbrojtur jetën, mjedisin dhe pronën”, theksoi Vengu.

/r.e/a.f/

The post Vengu: 6 738 trupa dhe 996 mjete të angazhuara në 250 operacione të Emergjencave Civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Me rëndësi rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku marrin pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare.

Presidenti Begaj e vlerësoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes për qëllimin që ai ka përtej natyrës akademike, siç është forcimi i marrëdhënieve mes ushtarakëve nga vende të ndryshme të NATO-s dhe atyre partnere që i shërbejnë fuqizimit të lidhjeve të vendeve të cilave u përkasin. Duke folur për zhvillimet gjeostrategjike dhe sfidat e paqes dhe të sigurisë, Begaj theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e mbrojtjes.

“Institucionet shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj, “janë të angazhuara për të vijuar me rritjen e shpenzimeve në mbrojtje”. Kreu i Shtetit i njohu studentët me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, të bazuara në bashkëpunim, marrëdhënie dy e shumëpalëshe, në forcimin e miqësisë.

“Ndërtimi i urave dhe jo i mureve, janë në themel të politikës së jashtme të Shqipërisë, plotësisht e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian”, tha Presidenti.

“Si shqiptarë, ne besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për të gjithë miqtë tanë, u shpreh Kreu i Shtetit në këtë takim.

Gjatë bashkëbisedimit me kursantët, Presidenti Begaj iu përgjigj interesimit të tyre në lidhje me sfidat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar faktin e rizgjimit të vëmendjes së vendeve të Evropës ndaj rajonit me nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

“Unë mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida, sfidat për një sistem demokratik më të konsoliduar, të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të forcimit të institucioneve, rritjen e zhvillimit ekonomik, përshtatjen me agjendën e gjelbër, si dhe çështjet e komunikimit dhe përballja me disinformimin. Që të arrijmë suksesin në këto fusha, duhet të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet”, deklaroi Presidenti Begaj.

Gjatë këtij takimi, këshilltarët e Presidentit Begaj i njohën studentët me funksionin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe rolin e Kreut të Shtetit në një Republikë Parlamentare dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Presidenti Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
1 nga 10

/r.e/a.f/

The post Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Me rëndësi rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Institucionet tona, të angazhuara për rritjen e…”/ Presidenti Begaj takon Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 May 2025 at 13:32

Pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare, Presidenti Bajram Begaj i priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtje. Presidenti i Republikës e vlerësoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes për qëllimin që ai ka përtej natyrës akademike, siç është forcimi i marrëdhënieve mes ushtarakëve nga vende të ndryshme të NATO-s dhe atyre partnere që i shërbejnë fuqizimit të lidhjeve të vendeve të cilave u përkasin.

Duke folur për zhvillimet gjeostrategjike dhe sfidat e paqes dhe të sigurisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e mbrojtjes.

“Institucionet shqiptare janë të angazhuara për të vijuar me rritjen e shpenzimeve në mbrojtje”, u shpreh Presidenti. Kreu i Shtetit i njohu studentët me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, të bazuara në bashkëpunim, marrëdhënie dy e shumëpalëshe, në forcimin e miqësisë.

“Ndërtimi i urave dhe jo i mureve, janë në themel të politikës së jashtme të Shqipërisë, plotësisht e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Si shqiptarë, ne besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për të gjithë miqtë tanë”, u shpreh Kreu i Shtetit në këtë takim. Gjatë bashkëbisedimit me kursantët, Presidenti Begaj iu përgjigj interesimit të tyre në lidhje me sfidat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar faktin e rizgjimit të vëmendjes së vendeve të Evropës ndaj rajonit me nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

“Unë mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida, sfidat për një sistem demokratik më të konsoliduar, të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të forcimit të institucioneve, rritjen e zhvillimit ekonomik, përshtatjen me agjendën e gjelbër, si dhe çështjet e komunikimit dhe përballja me disinformimin. “Që të arrijmë suksesin në këto fusha, duhet të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet”, deklaroi Presidenti. Gjatë këtij takimi, Këshilltarët e Presidentit Begaj i njohën studentët me funksionin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe rolin e Kreut të Shtetit në një Republikë Parlamentare dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

The post “Institucionet tona, të angazhuara për rritjen e…”/ Presidenti Begaj takon Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes appeared first on Sot News | Lajme.

Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”? Ministri Hasani zbulon detajet

13 April 2025 at 22:27

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, tha se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen” e raporteve të Aleancës Euroatlantike, ku Shqipëria bën pjesë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Hasani ndër të tjera vlerësoi punën e Shqipërisë për të arritur që 2% të prodhimit të brendshëm bruto ta investojë për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për të plotësuar kriterin e NATO-s mbi shpenzimet.

“Marrëdhënia euroatlantike është shumë e fortë. Europa e sotme është produkt i kontributit amerikan pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të vazhdojë të jetë evident dhe po kaq i fortë, megjithëse ka kërkesa që ne në Europën e vjetër po përpiqemi ti përtypim dhe përshtatemi”.

“Një nga bisedat e rëndësishme në këtë konfigurim është pjesa e kontributit në buxhetin e mbrojtjes në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Administrata e parë Trump i detyroi vendet anëtare të NATO-s që të paktën të plotësonin 2% dhe të vazhdojë ky trend. Unë ndihem mirë kur shoh që ne kemi qenë në gjendje që 2.03% të PPB t’ia dedikojmë mbrojtjes, që të plotësojmë jo vetëm detyrimet në raport me Aleancën por edhe të modernizojmë Forcat e Armatosura”, tha Hasani në A2 CNN.

Riarmatosjen e BE dhe Ballkanit, e në veçanti Shqipërisë që do të rikthejë në punë uzinat e saj të prodhimit të armëve, Hasani e sheh si “çështje progresi, evolucioni, miradministrimi” dhe me vlerë për “pastrimin e atij stoku të vjetër që jo vetëm i ka kaluar të gjitha afatet e përdorimit, por edhe nuk i përshtatet më teknologjisë dhe zhvillimit”.

“Janë procese që kanë qenë gjithmonë. Në NATO para viteve 90 kur ekzistonte akoma Muri i Berlinit dhe Traktati i Varshavës, kriteri i raportit të shpenzimeve të mbrojtjes ka qenë gjithmonë mbi 3 përqind. Nuk kemi një situatë ku të gjithë mendojmë njësoj, kemi një betejë të demokracive dhe demokraturave, ku këndvështrimet janë diametralisht të kundërta”, deklaroi kryediplomati shqiptar.

The post Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”? Ministri Hasani zbulon detajet appeared first on Telegrafi.

Rama ndan fotoalbumin: Krenar për Forcat tona të Armatosura

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Kryeministrit Edi Rama, vizitoi këtë të shtunë Komandën e Forcës Tokësore, në Zall-Herr, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Rama ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga vizita e sotme teksa u shpreh “krenar për Forcat tona të Armatosura”.

Kryeministri Rama u takua me ushtarakë, oficerë e nënoficerë, si dhe studentë dhe të rinj të interesuar për t’u rekrutuar në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Gjatë vizitës, e cila përkon me 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe 76 vjetorin e krijimit të Aleancës, Kryeministri Rama ndoqi edhe një demonstrim nga Regjimenti i Operacioneve Speciale, të cilët stërviten me forcat amerikane, që ndodhen aty çdo ditë, që prej 1 viti.

Pjesë e demonstrimit ishte edhe ekspozita me kapacitetet logjistike, pajisje dhe mjete ushtarake të Forcave tona të Armatosura. /j.p/

The post Rama ndan fotoalbumin: Krenar për Forcat tona të Armatosura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Forcat e Armatosura do kenë pagën sa mesatarja e rrogave të NATO-s”, Rama: Shqipëria do jetë vend eksportues i…

5 April 2025 at 15:50

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të rëndësishme gjatë një takimi në Zall Herr, ku njoftoi një sërë iniciativash për forcimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai theksoi se paga e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura do të jetë në nivelin e mesatares së rrogave të vendeve të NATO-s, si një pjesë e përpjekjeve për të rritur motivimin dhe standardet e ushtrisë shqiptare. Rama gjithashtu tha se Shqipëria do të bëhet një vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda një dekade dhe se po punohet për krijimin e një industrie kombëtare të mbrojtjes.

Pjesë e këtij plani është dhe mbështetje për familjet e ushtarakëve dhe një rritje e numrit të vajzave në ushtri, që tashmë ka arritur në 20%. Kryeministri theksoi gjithashtu nevojën për të aktivizuar asetet e Forcave të Armatosura dhe për të zhvilluar pronat që FA zotëron.

Kryeministri Edi Rama në Zall Herr: Numri i vajzave në Forcat e Armatosura është rritur në 20 përqind. Do krijojmë industrinë tonë kombëtare të mbrojtjes. FA do paguhen sa mesatarja e vendeve të NATO-s. Kemi program mbështetës për familjet e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura. Shqipëria do jetë vend eksportues i prodhimeve ushtarake brenda dekadës. Jemi në dialog me kompani botërore për këtë gjë. Ushtria shqiptare ka shumë esete të fjetura, që as nuk vihen në punë, një situatë që duhet ta adresojmë. Duhet të zhvillohen pronat, që janë të FA-së. Ky drejtim ka mundësi që të bëjë para.

The post “Forcat e Armatosura do kenë pagën sa mesatarja e rrogave të NATO-s”, Rama: Shqipëria do jetë vend eksportues i… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌