Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e qarkut të Tiranës u ndal edhe tek disa problematika në bashkinë e Tiranës, ku theksoi domosdoshmërinë e krijimit të operatorit të shpërndarjes së ujit.

“Këto problematika lidhen me administrimin e një qyteti që rritet përditë ku ka një ngarkesë shumë të madhe të nevojave që shtohen përditë si pastrimi, hapësirat publike , furnizimi me ujë dhe shërbimet e tjera”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “kemi ngritur grupet e punës për të ndihmuar bashkinë me një formë të brendshëm organizative dhe me një reformë tërësore të shërbimeve”.

“Këto do të diskutohen më tutje nga pjesëtarët e grupeve të punës në vijim me strukturat e bashkisë, por dua të vë theksin tek çështjet e shërbimit me ujë ku përfundimisht jemi të sigurt që duhet të kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit njësoj si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se “na duhet një ndërmarrje kombëtare e ujit dhe një korporatë e re, e cila të adresojë problemin e investimeve,  të adresojë problemin e të gjitha marrëdhënieve me donatorë dhe me institucionet financiare në të gjithë Shqipërinë dhe të adresojë problemin e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e kusur vitesh është e kotë që të presim të sjellë rezultate të dëshiruar edhe pse ka përmirësime nga bashkimi i operatorëve në territore të ndryshme që janë të dukshme, por janë të pamjaftueshme dhe nuk mund të rrimë të presim”.

“Qoftë për ujin edhe për trajtimin e e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe do të duhet të krijojmë sinergji me ndërmarrje, në korporata ndërkombëtare të nivelit më të lartë në një fazë të caktuar. Kjo do të na ndihmojë për një mijë e një arsye të çojmë në një nivel tjetër qoftë shërbimin me furnizimin me ujë qoftë investimet dhe patjetër edhe transparencën në të gjitha këto procese ku ka shumë aktorë, fragmentarizim dhe shumë humbje të të gjitha natyrave”, tha Rama.

Më tej Rama tha se “kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që sot është shumë më ndryshe nga ajo që ishte, kur s’kishte fare trajtim mbetjesh, por që duhet të konsolidohet dhe të bëhet një sistem i trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar”.

“Po ashtu jemi duke punuar intensivisht me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës për një sistem të ri të furnizimit të naftës është një domosdoshmëri dhe një mundësi për të kaluar edhe tek furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizmin e kontratave dhe furnizimin me naftë gjë që kemi shumë besim që do të sjellë një kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe mbi gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”, tha Rama.

/k.s/j.p/

The post Rama: Operator kombëtar për furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

11 July 2025 at 07:57

Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm. Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera […]

The post Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë appeared first on BoldNews.al.

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”, DHAT adreson problematikat e sezonit turistik

By: Ela
10 July 2025 at 12:09

Dhoma Amerikane e Tregtisë, përmes një deklarate, ka theksuar problematikat e sezonit turistik në Shqipëri. DHAT rendit si shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit mungesën e ujit të pijshëm në zonat bregdetare, djegien e mbetjeve në landfille apo edhe vazhdimi i punës në sektorin e ndërtimit në vendet turistike. Një tjetër shqetësim i Dhomës Amerikane të […]

The post “Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”, DHAT adreson problematikat e sezonit turistik appeared first on BoldNews.al.

Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm

By: user7
29 April 2025 at 12:42

Disa banorë të fshatit Shën Pjetër në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, një problem që ka zgjatur për shumë kohë. Rreth 60 familje të këtij fshati kanë kërkuar vëmendjen e autoriteteve lokale, pasi vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e ujit të pijshëm. Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia e Durrësit, por u është thënë se ata duhet të financojnë vetë punimet për të siguruar ujë të pijshëm.

“Në lagjet tona nuk ka pasur kurrë ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të padurueshme për ne. Kërkojmë nga shteti që të furnizohemi me ujë të pijshëm, siç ndodh në zonat e tjera që kanë linja të miratuara dhe të realizuara. Të gjitha zonat e tjera kanë ujë të pijshëm me linjë të mirëfilltë, por ne këtu, në fshatin Shën Pjetër, nuk kemi.

Na janë bërë vetëm premtime boshe, ndërsa investimet janë realizuar në mënyrë të dyshimtë dhe janë shpërndarë për fushata, e jo për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Ne nuk kemi fare linjë për ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të pashpresë për shumë familje. Kërkojmë që të merren masa urgjente, përndryshe jemi të detyruar të bllokojmë aksin kryesor të rrugës dhe të kërkojmë drejtësinë tonë me çdo mënyrë të mundshme,” thanë banorët.

The post Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm appeared first on Lapsi.al.

Rama: Mandatin e katërt mbyllim kantieret e mbetura për 24 orë ujë të pijshëm

24 March 2025 at 10:54

TIRANË, 24 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot te problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa solli në vëmendje faktin se në Sarandë janë kryer investime në vijimësi në këtë sektor, por ndërkohë që është rritur furnizimi është rritur edhe kërkesa.

Në një takim në Sarandë me sipërmarrës të rinj të kthyer në Shqipëri për të investuar, Rama pranoi se ka ende shumë për të bërë, ndërsa kujtoi se kur PS mori detyrën Shqipëria kishte gjithsej 4 zona urbane me 24 orë ujë.

Kryeministri bëri të ditur se “tani ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale me 24 orë ujë të pijshëm”.

“Çështja e ujit është nga pikëpamja e volumit të investimit dhe kompleksitetit vërtetë një çështje jo e lehtë. Por kini parasysh se kur kemi marrë detyrën kishte vetëm 4 zona urbane Shqipëria që kishin ujë 24 dhe ujë 24 orë nuk ka pasur asnjëherë në Shqipëri as në kohën më parë”, tha Rama.

Kryeministri informoi se aktualisht janë 11 zona të tjera në kantier, ndërsa në 5 zona duhen filluar investimet.

“Në Sarandë kemi fokusin për ta realizuar këtë gjë sepse është e domosdoshme. Janë bërë investime në vazhdimësi, por të pamjaftueshme. Ndërkohë që ti rrit furnizimin, rritet edhe kërkesa. Na ka vënë përfund kërkesa në mënyrë të vazhdueshme”, shtoi Rama.

Ndërsa pranoi se është sfiduese një kërkesë e rritur për furnizimin, Rama siguroi se në mandatin e katërt historia e ujit do të mbyllet. “E kemi mundësi ta mbyllim. Kemi financimet dhe projektet dhe çfarë ka mbetur do mbyllet”, siguroi kryeministri.

/a.f/

The post Rama: Mandatin e katërt mbyllim kantieret e mbetura për 24 orë ujë të pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uji i pijshëm dhe legalizimet, premtime të çdo fushate

By: Oldi
19 March 2025 at 16:46

Në vitin 2013, teksa Partia Socialiste synonte të vinte në pushtet, kryetari i saj Edi Rama premtoi se do të merrej personalisht me dy çështje kryesore: furnizimin me ujë të pijshëm në çdo shtëpi dhe legalizimet falas për ndërtimet pa leje. “Nuk do t’ia vë përgjegjësinë absolutisht askujt. Legalizime falas për ndërtimet në zonat informale. […]

The post Uji i pijshëm dhe legalizimet, premtime të çdo fushate appeared first on BoldNews.al.

Rama: Gjetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Në 2030 do jemi 100% të pavarur në prodhimin e energjisë

26 February 2025 at 18:58

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Kërrabë, Bërzhitë dhe Lagjja 12 e kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal tek furnizimi 24 orë me ujë i konsumatorëve shqiptarë si dhe tek ulja e çmimit të energjisë me 10,5%.

“Në 100 vjet shtet në 10 vite punë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale kanë ujë 24 orë dhe puna furnizimin me ujë ujë 24 orë vazhdon”, duke shtuar se “ky është realiteti i punës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në Tiranë sot në 67% të territorit të bashkisë së Tiranës, bashkisë së re të Tiranës, nuk flasim për pjesën e  vjetër. Në pjesën tjetër ka 17 orë ujë mesatarisht, por s’ka pasur kurrë. Më herët uji ka qenë me orar në mëngjes, drekë e darkë, kështu që ka qenë gjithë Shqipëria. Nuk ka pasur ujë 24 orë në kohën e komunizmit, është përrallë, ka pasur ujë në zonat urbane, por në fshat harrohet se ka pasur 24 orë ujë”.

“Jo vetëm nuk ka pasur 24 orë ujë, por në shumë zona ka pasur një çezmë të përbashkët për lagjen që shkonin atje të gjithë e mbushnin ujë. Flas për vitet ’80 nuk flas për kohën e luftës. Të ndërtosh një sistem të tërë për ujin është si të ndërtosh një shtet më vete. Po flasim akoma për ujin se ne kemi vetëm një dekadë në qeveri dhe kur ne kemi ardhur në krye të këtij vendi ka pasur vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Edhe këtu në Tiranë kur kemi ardhur në qeveri ka qenë vetëm një zonë e vogël urbane me 24 orë ujë. Sot janë 43 zona urbane, pra 4 zona urbane me 24 orë ujë nga të gjitha vitet përfshirë dhe komunizmin përpara që kemi trashëguar”, nënvizoi Rama.

Më tej, kryeministri Rama foli edhe për furnizimin me energji elektrike duke theksuar se “nëse do të bënim mbledhjen këtu do ta bënim me gjenerator, nuk do kishim drita do kishim gjeneratorin që do na mbante iso dhe po të dilnim tek blloku sot në këtë orë vetëm 10 vite përpara do ecnim në trotuar duke fol me gjeneratorët. Në atë kohë 50% e familjeve nuk paguanin sot paguajnë 100%”.

“Ne ulim çmimin energjisë, hera e parë nga 1991 që ulet çmimi i energjisë, nuk rritet. Kemi barazuar çmimin në atë kohë që ishte ulje për një pjesë, por ulje e përgjithshme është hera e parë që bëhet”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ne e ulëm 10,5%. E ulëm sepse kemi ndryshuar komplet qasjen dhe komplet përmbajtjen e gjithë sektorit. 2 milionë shqiptarë konsumatorë, klientë të OSHEE-së paguajnë 10,5% më pak energjinë elektrike sot”.

Rama foli edhe për marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për lidhjen me kabullin nënujor të transmetimit të energjisë.

“Jemi mbi 10% sot të kapacitetit të përgjithshëm me diell, do të shkojmë 30 dhe ajo që patë  me presidentin e Emirateve, ajo vizita i vuri vulën marrëveshjes për lidhjen me kabullin nënujor të transmetimit të energjisë me Italinë. Dhe për një investim masiv të përbashkët të Emirateve dhe të Republikës së Shqipërisë në prodhimin e energjisë diellore këtu në Shqipëri, që ne do të na bëjë në 2030-ën, jo vetëm që të jemi 100 % të pavarur dhe të mos kemi nevojë për asnjëri. Le të plasi luftë, le të bëjë çfarë të dojë i larg qoftë X dhe Y, ne energjinë nuk ia shtrimë më dorë njeriu dhe nuk e blejmë më nga jashtë, sepse do të prodhojmë të gjithën këtu për nevojat tona. Por do kemi energji dhe për t’i shitur tjerëve, falë asaj marrëveshje. Dhe për herë të parë në histori, do të jemi të pavarur në energji”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

/k.s/r.e/ /a.g/

The post Rama: Gjetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Në 2030 do jemi 100% të pavarur në prodhimin e energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorët e Postribës protestë për ujin e pijshëm: Është i ndotur

By: Ela
16 December 2024 at 15:42

Banorët e Postribës jana ngritur ditën e sotme në protestë për ujin e pijshëm dhe ndërprerjet e energjisë elektrike. Sipas tyre, uji i pijshëm është i ndotur. Me pankarta në duar, ato protestuan para godinës së Bashkisë Shkodër, teksa hedhin poshtë pretendimin e bashkisë për investim në rrjetin e ujësjellësit në këtë zonë. Banorët shprehen […]

The post Banorët e Postribës protestë për ujin e pijshëm: Është i ndotur appeared first on BoldNews.al.

KRU “Mitrovica” njofton se ka rikthyer furnizimin me ujë, por që ende vazhdon të mos përdoret për pije

7 December 2024 at 14:49

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se uji që vjen nga kanali Ibër-Lepenci ende nuk mund të përdoret për pije.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e tyre për media.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenc” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë. Vini re, uji ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK”, vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se uji mund të përdoret vetëm për higjienë. /Telegrafi/

The post KRU “Mitrovica” njofton se ka rikthyer furnizimin me ujë, por që ende vazhdon të mos përdoret për pije appeared first on Telegrafi.

Uji në Tetovë me erë dhe shije të pazakontë, autoritetet thonë se është i pijshëm

15 November 2024 at 15:51

Ditëve të fundit në Tetovë uji i pijshëm sërish ka erë dhe shije të pazakontë, problem ky i cili shfaqet që nga viti 2017 pothuajse çdo vjeshtë në tetor ose nëntor, por autoritetet sigurojnë se uji është i pijshëm.

Sipas Ratko Davidovski nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë, aroma dhe shija e pakëndshme vjen nga rënia e bimësisë, kryesisht nga gjethet e pemëve që bien në ujërat e lumit në Leshnicë, ku merret uji për ujësjellësin e ri.

“Nuk ka rrezik sepse aroma dhe shija janë kategori subjektive, uji është i sigurt, kush mundet – le ta pijë, kush nuk mundet – të mos e pi. Përvoja e deritanishme e 2017-ës ka treguar se brenda pak ditëve do të zhduket aroma dhe shija subjektive”, tha doktor Ratko Davidovski.

Këtë vit intensiteti është rritur për shkak se ujësjellësi i Tetovës shfrytëzon më shumë ujë nga burimet sipërfaqësore apo lumore.

“Është më intensive sepse sistemi i Leshnicës merr pjesë me 50 për qind në të gjithë ujësjellësin në qytet, duhet të marrë pjesë me 30 për qind, sasitë e tjera të jenë nga burimet e Malit Sharr, por aty sasia është ulur ndjeshëm për shkak të thatësirës së madhe këtë verë”, thotë Davidovski.

Në sistemin e ujësjellësit të Tetovës ka sasi prej 300 litra ujë në sekondë, pra 150 litra nga të dy llojet e burimeve./Telegrafi/

The post Uji në Tetovë me erë dhe shije të pazakontë, autoritetet thonë se është i pijshëm appeared first on Telegrafi.

Përurohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Uglar të Gjilanit – 10 mijë banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm

13 November 2024 at 14:57

Komuna e Gjilanit njofton se është bërë përurimi  i sistemit të ujësjellësit në fshatin Uglar, ku rreth 10 mijë banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se vlera e investimeve në  ujësjellës është 1.5 milion euro.

“Pas 9 dhjetorit të vitit 2021 kur e filluam qeverisjen lokale gjetëm 15 fshatra pa ujë të pijshëm. Sot ky është projekti i 5 që po e përmbyllim dhe se projekti i radhës tashmë ka nisur dhe po shkon drejt përfundimit”, tha Alban Hyseni.

Më tej kryetari shtoi se ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët që realizohet, por janë edhe disa projekte tjera në fusha të ndryshme.

“Që nga fillimi me Qatar Charity që tashmë janë miqtë tanë, jemi dakorduar për një partneritet strategjik me projekte që kanë ndikim shoqëror”, tha ai.

Drejtori i operacioneve Abdulaziz Heji, shpreson që ky bashkëpunim i mirë në mes tyre dhe Komunës së Gjilanit të vazhdoi edhe në të ardhmen.

“Ishte nder që të punojmë me popullin tuaj dhe shpresojmë që mbështetja të vazhdoi edhe pas realizimit të këtij projekti”, tha Heji.

Ndryshe, pjesëmarrës në inaugurimin e këtij projekti me rëndësi jetike, ishin kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, ambasadori i Katarit në Tiranë dhe Prishtinë Jaber Ali Adouseri, drejtori i Qatar Charity në Doha Yousuf Al Kuëari, drejtori i organizatës Qatar Charity, Esam Dabab, disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë dhe përfaqësuesit e banorët e fshatit. /Telegrafi/

The post Përurohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Uglar të Gjilanit – 10 mijë banorë do të furnizohen me ujë të pijshëm appeared first on Telegrafi.

KRU “Prishtina” njofton se do të ketë ndërprerje të ujit në disa lagje në kryeqytet

16 October 2024 at 12:33

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona në kryeqytet.

Ndërprerje do të ketë te Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla” dhe lagjja Kalabria.

“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike te pa planifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla” dhe lagjja Kalabria”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Telegrafi/

The post KRU “Prishtina” njofton se do të ketë ndërprerje të ujit në disa lagje në kryeqytet appeared first on Telegrafi.

❌
❌