Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Finlanda planifikon të rrisë kufirin e moshës së rezervistëve, për të shtuar 125,000 trupa në ushtrinë e kohës së luftës

15 May 2025 at 08:29

Qeveria e Finlandës, anëtare e NATO-s, dëshiron të rrisë kufirin e moshës të rezervistëve të ushtrisë së saj në 65 vjeç, tha ajo të mërkurën, gjë që do të shtonte 125,000 trupa në forcën e saj të kohës së luftës dhe do ta çonte numrin e rezervistëve në një milion deri në vitin 2031.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat në Finlandë, e cila iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore dy vjet më parë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia fqinje.

Gratë mund të aplikojnë për shërbim ushtarak në bazë vullnetare. Pas shërbimit ushtarak, rekrutët mblidhen në rezervë, transmeton Telegrafi.

Meshkujt aktualisht janë të detyruar të kryejnë shërbim ushtarak deri në moshën 60 vjeç, por qeveria ka dërguar për komente një projekt-propozim për rritjen e kufirit të moshës.

“Aftësia mbrojtëse e Finlandës bazohet në rekrutimin e përgjithshëm, një rezervë të trajnuar dhe një vullnet të fortë për të mbrojtur vendin”, tha Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen në një deklaratë.

“Duke rritur moshën maksimale të rezervistëve, ne po u japim më shumë njerëzve mundësinë për të marrë pjesë në mbrojtjen kombëtare”, tha ai.

Rezerva ushtarake e Finlandës aktualisht arrin në 870,000 trupa, dhe ndryshimi në moshë do ta çonte numrin në rreth një milion në vitin 2031.

Propozimet qeveritare në Finlandë u dërgohen për komente palëve të interesuara, përpara se t’i jepen parlamentit që ligjvënësit të debatojnë dhe përfundimisht të votojnë.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Finlandë zgjat 165, 255 ose 347 ditë, me periudhën më të gjatë që zbatohet për oficerët, nënoficerët dhe rekrutët që trajnohen për detyra veçanërisht të vështira. /Telegrafi/

 

The post Finlanda planifikon të rrisë kufirin e moshës së rezervistëve, për të shtuar 125,000 trupa në ushtrinë e kohës së luftës appeared first on Telegrafi.

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

18 January 2025 at 17:21

Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri.

Ligji që është votuar më 19 dhjetor të 2024-tës, ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon që Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha në Kuvend gjatë miratimit të ligjit se rezervistët që do të thirren për të dhënë kontributin e tyre, do të jenë krah Forcave të Armatosura në misione ushtarake, humanitare, apo civile, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

“Ky shërbim do të ofrojë një fleksibilitet operacional, duke mundësuar mobilizim të shpejtë gjatë krizave ose emergjencave”, tha Vengu.

Qëllimi i Ligjit për Forcën Rezerviste

Sipas ligjit, mosha maksimale për t’u bërë pjesë e Forcës Rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët, 55 vjeç për nënoficerët dhe 60 vjeç për oficerët.

Kohëzgjatja e shërbimit si rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit, por edhe më gjatë, në rast se kërkohen stërvitje më specifike, pjesëmarrje në operacione apo misione ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE, në operacione apo misione humanitare apo në operacione në mbështetje të mbrojtjes civile.

“Për të përballuar gamën e sfidave dhe vështirësive që, kohëve të fundit, janë gjithnjë e në rritje, forcat e shërbimit ushtarak në rezervë duhet të konsiderohen si një pjesë e vlefshme dhe e çmuar e Forcave tona të Armatosura. Do të luajnë një rol të rëndësishëm, praktik e konkret në përballimin e sfidave të çdo natyre e lloji”, thuhet në relacionin që e shoqëron ligjin.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji vjen si domosdoshmëri përballë situatës së re të sigurisë në mbarë botën.

“Qëllimi i ligjit është ta rrisim forcën ushtarake, komponentin ushtarak, në adresim të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut”, thotë Kollçaku.

Ai sqaron se, në thelb, është një shërbim vullnetar, ku mund të përfshihet çdo shtetas shqiptar që i plotëson kriteret.

Por, edhe pse i tillë, ka disa detyrime e madje përcakton edhe masa administrative e penale, nëse individi që ka firmosur kontratën, nuk i përgjigjet thirrjes për t’u paraqitur kur ushtria ka nevojë për kontributin e tij.

“Ushtarakët, të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë dalë në rezervë sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura, si dhe shtetasit civilë, të cilët i plotësojnë kriteret e pranimit të shërbimit ushtarak në rezervë, rekrutohen nëpërmjet procedurës së konkurrimit dhe nënshkruajnë kontratën përkatëse për shërbimin ushtarak në rezervë, me kohëzgjatje jo më pak se dy vjet, me të drejtë rinovimi”, shpjegon Kollçaku.

Lëvdata dhe rezerva

Eksperti i sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri, Redon Qiriazi, thotë se ligji është një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe se vjen në përputhje me objektivat strategjike të vendit për të rritur ndërveprimin dhe kapacitetet ushtarake të mbrojtjes.

Megjithatë, ai i ka disa rezerva.

“Mund të jetë edhe një lëvizje politike. Forca Rezerviste do të mundësonte të shfaqte në shifra një forcë ushtarake më të madhe sesa jemi, për të plotësuar kriteret e NATO-s”, sipas tij.

Ai e sheh me shqetësim edhe kufirin maksimal të moshës së përcaktuar për kategori të ndryshme të rezervistëve.

“Kemi të bëjmë me persona të moshës 55-60 vjeç. Kjo të bën të mendosh se kemi të bëjmë me individë disi të plakur. Aftësia për të qenë operacional, është pak e vështirë për shkak të moshës”, thotë Qiriazi.

Por, ndryshe mendon deputeti socialist, Kollçaku.

“Kriteret janë specifike për çdo funksion”, thotë ai.

“Për shembull, nëse duhet një specialist për kontrollin e trafikut ajror në kuadër të ndonjë stërvitjeje të NATO-s, do të thirret një specialist nga shërbimi civil ajror, apo në një rast tjetër një mjek, një specialist IT etj. Në këto raste nuk përbën asnjë pengesë mosha, sepse flasim për njerëz me përvojë të vyer”, sipas tij.

Gjithsesi, eksperti Qiriazi thotë se njëfarë shqetësimi përbën edhe fakti se rezervistët do të kenë të drejtë të përfshihen në misione ndërkombëtare.

“Kur njësitë stërviten bashkë, kur bëhet fjalë për misione si në Irak apo Afganistan, futja e tyre brenda njësive them se do të cenonte integritetin e njësisë. Nëse nuk trajnohesh në mënyrë të përhershme, ndikon në paraqitjen e njësisë”, thotë ai dhe shfaq shpresën që këto çështje, të rregullohen me akte të veçanta ligjore.

Çka mendojnë qytetarët?

“Shumë mirë që u miratua, i duhet vendit tonë, duhej të ishte miratuar më herët”, thotë 78-vjeçari Riza Proko, i cili ka kryer dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak në kohën e diktaturës komuniste.

“Duam dhe shpresojmë për paqe, jo luftë, por masat nuk janë kurrë të tepërta. Po nuk e mbrojtëm vetë vendin, kush do të na mbrojë?”, thotë një 69-vjeçar.

Për ish-ushtarakun Petrit Maliqi, para ligjit duhej të ishte bërë më shumë për t’i vënë në funksion bazat dhe infrastrukturën ushtarake.

“Kam qenë vetë ushtarak, kam mbaruar shkollën. Por sot, për fat të keq, disa struktura shumë të mira që i kemi pasur, janë shkatërruar”, thotë ai.

“Italia, Serbia, Greqia, në krahasim me ne, kanë ushtri më të fortë. Ne kemi shumë gjeneralë, por nuk kemi ushtarë. Rezervistët mund të shërbejnë për fatkeqësi natyrore, por për situata lufte…. Ku do të bëjnë stërvitje këta?”, pyet Maliqi.

A duhet kthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, në Shqipëri është folur herë pas here për nevojën e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr në vitin 2010, pas anëtarësimit në NATO një vit më herët.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kollçaku, thotë se kush e ka kryer këtë shërbim, e ka më të lehtë të pranohet si rezervist, ndërsa të tjerët duhet t’u nënshtrohen testimeve dhe trajnimeve.

Ai shton se kjo çështje është diskutuar brenda qarqeve vendimmarrëse, por se ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.

“Kur është e gjithë popullata e stërvitur, është më mirë kur ka kërcënime e rreziqe të shkallës së gjerë… Ideja e [shërbimit të detyrueshëm] qarkullon, nuk ka vendimmarrje, do të jetë në vlerësim të kërcënimeve, sfidave, nevojave…”, thotë Kollçaku, duke shtuar se si ish-ushtarak, ai është pro.

Qiriazi, i cili ka shërbyer për tetë vjet në Forcat e Armatosura, thotë se është pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Mendoj se shumë të rinj do të përgjigjeshin pozitivisht. Jo të kthehet ushtria siç ka qenë me dy vjet, por me disa muaj”, thotë ai.

Edhe qytetarët që folën për Radion Evropa e Lirë, janë për rikthim të këtij shërbimi, edhe pse e shohin pak të vështirë.

“Sigurisht që është mirë të ketë një disiplinë, përgatitje. Por, shërbimi ushtarak i detyrueshëm është vështirë të aplikohet, se rinia është duke ikur”, thotë 78-vjeçari Riza Proko.

“Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj. T’i rimëkëmbim njëherë këto, e pastaj…”, thotë Petrit Maliqi.

Forca aktive e Ushtrisë së Shqipërisë përbëhet prej 8.500 pjesëtarësh, ndërsa me rezervistët pritet të rritet për rreth 2.100.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë prej vitesh bën thirrje që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Qeveria ka miratuar edhe financa shtesë për punonjësit e sektorit të mbrojtjes. Shtesa në pagë shkon deri në 700 euro.

Shqipëria, gjithashtu, pritet të rijetësojë industrinë e vjetër ushtarake.

Sipas autoriteteve, ideja ka lindur si nevojë pas ndryshimeve gjeopolitike.

Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare thuhet se synohet modernizimi i Forcave të Armatosura për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.

Në korrik të vitit të kaluar, Këshilli Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur Ushtrinë e Shqipërisë. /REL/

The post Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë appeared first on Telegrafi.

Krijimi i forcës së rezervistëve, Vengu: Ushtarakët në lirim mund të rikthehen në Forcat e Armatosura

31 October 2024 at 19:12

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Qeveria i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligjin që rregullon funksionimin dhe organizimin e një force të tillë.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një intervistë për mediet u shpreh se kjo forcë është e integruar me Forcat aktive të Armatosura.

Sipas ministrit Vengu, shumica e vendeve të NATO e kanë një strukturë të tillë, “e cila është e mirëorganizuar, e pajisur, e trajnuar, e stërvitur dhe e paguar”.

“Ligji jep disa mundësi angazhimi, qoftë për personelin ushtarak që është liruar në vitet e kaluara dhe që shprehin dëshirën për t’u rikthyer, qoftë për ushtarakët që dalin. Po ilustroj të gjitha kategoritë: Një kategori janë ushtarakët në lirim që janë liruar para pak vitesh ose para pak muajsh të cilëve u lind e drejta që të riaktivizohen në Forcat e Armatosura me shprehjen e një dëshire të tyre”, tha Vengu.

“Kategoria e dytë janë ushtarakët që janë larguar nga Forcat e Armatosura jo për dëshirë të tyre por se kanë kaluar afatet e gradimit. Tashmë kanë instrumentin që të kthehen në mënyrë aktive. Kemi në Forcat e Armatosura 400 ish-personel që u lind e drejta që të na kërkojnë që të aktivizohen si rezervistë. Mundësia tjetër përbëhet nga individë që kanë punuar gjithë jetën civilë qoftë në shtet, qoftë në privat dhe shprehin vullnetin e tyre për të pasur një kontribut si rezervist”, sqaroi ministri.

Ministri u shpreh se sot numri i forcave rezervë është zero, por me hyrjen në fuqi të ligjit shpresohet që të arrihet në 2100 trupa deri në vitin 2030.

“Përmes këtij ligji ne konsiderojmë ushtarakët tanë si kapacitet kombëtar dhe është e nevojshëm të mos flasim më për ish-ushtarakë, por ushtarakë rezervë, në lirim dhe aktiv. Realisht janë kapacitet kombëtar”, tha ai.

Duke u ndalur tek kriteret që parashikon ligji, ministri Vengu sqaroi se duhet që të bëhet dhe një verifikim i pastërtisë së figurës.

“Ka një kriter kur vjen puna te mosha. Kemi për ushtarakët aktivë të thjeshtë për të hyrë në forcë rezerviste maksimalja është moshë 50 vjeç, për oficerët është 55 vjeç dhe për gradat madhore 60 vjeç. Edhe këto kritere duhen pasur parasysh para se ish-ushtarakët të bëjnë kërkesën për rikthim në forcën rezervë”, tha Vengu. /j.p/

The post Krijimi i forcës së rezervistëve, Vengu: Ushtarakët në lirim mund të rikthehen në Forcat e Armatosura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton projektligjin për formimin e forcës rezerviste! Ministri Vëngu: Instrument për tu bërë një forcë e armatosur më tërheqëse

30 October 2024 at 12:44
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në konferencën për media, ka deklaruar se në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji për funksionimit dhe organizomini e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Vëngu tha se kjo u jep mundësinë ushtarakëve aktivë në privat në teknicitet të lartë, që të rikthehet në FA me misione specifike dhe të

Qeveria miraton pr.ligjin, krijohet Forca Rezerviste/ Ministri Vengu jep detajet: Ish-ushtarakët mund të marrin pjesë dhe në misione. 15.5 mln euro buxhet

By: E.K
30 October 2024 at 12:43

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi sot miratimin e projektligjit për krijimin e Forcës Rezerviste. “Miratuam projektligjin për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s si dhe sfidave të reja të sigurisë ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e forcës së […]

The post Qeveria miraton pr.ligjin, krijohet Forca Rezerviste/ Ministri Vengu jep detajet: Ish-ushtarakët mund të marrin pjesë dhe në misione. 15.5 mln euro buxhet appeared first on FaxWeb.

❌
❌