Pas ndarjes, Katy Perry dhe Orlando Bloom shfaqen në publik
Vetëm pak ditë pas ndarjes së tyre zyrtare, Katy Perry dhe Orlando Bloom janë parë duke kaluar kohë së bashku me vajzën e tyre, Daisy Dove në bregdetin Amalfi të Italisë.
Më 6 korrik, këngëtarja 40-vjeçare e hitit “Firework” dhe aktori 48-vjeçar i “Pirates of the Caribbean” u fotografuan në jahtin superluksoz të miqve të tyre, Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.
Kjo është paraqitja e parë publike e Perry që nga ndarja. Ajo mungoi në dasmën luksoze të Bezos dhe Sánchez në Venecia në fund të qershorit, ku Bloom mori pjesë vetëm.
Pas aludimeve, më 26 qershor u konfirmua ndarja e çiftit pas 9 vitesh lidhje. Në një deklaratë zyrtare më 3 korrik, përfaqësuesit e çiftit bënë të ditur:
“Orlando dhe Katy kanë ndryshuar natyrën e marrëdhënies së tyre gjatë muajve të fundit për t’u përqendruar tek bashkëprindërimi. Ata do të vazhdojnë të shfaqen bashkë si një familje, pasi prioriteti i tyre i përbashkët mbetet rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”
Perry dhe Bloom u njohën në një after-party të Golden Globes në vitin 2016. Pas një ndarjeje të shkurtër në 2017, u ribashkuan në 2018 dhe Bloom i propozoi në Shën Valentin, në 2019.
Ata planifikonin të martoheshin në Japoni në 2020, por pandemia e COVID-19 i prishi planet. Në gusht 2020, dyshja mirëpritën vajzën e tyre, Daisy Dove.
The post Pas ndarjes, Katy Perry dhe Orlando Bloom shfaqen në publik appeared first on Lapsi.al.