Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjysmë shekulli në arsim/ Historia në mësimdhënie e mësueses Zela Koka në Librazhd

8 March 2025 at 20:12

LIBRAZHD- Zela Koka, mësuese e matematikës me origjinë nga Vlora, është një figurë e njohur dhe e dashur për komunitetin e Librazhdit. Ajo ka nisur karrierën e saj si mësuese që në vitin 1974, dhe që atëherë ka kontribuar shumë në fushën e arsimit.

Fillimisht, Zela nisi punën në Zgosht, një zonë malore dhe të largët, ku përballë kishte shumë sfida. Tregon me krenari që ka edukuar nxënës e breza shumë të mirë, me të cilët ka raporte sot e kësaj dite.

Zela Koka ka mbajtur edhe postin e kryetares së Sindikatës për Arsimin në Librazhd. Aktivizmi i saj dhe angazhimi për të drejtat e mësuesve dhe nxënësve ishin të dukshme dhe të vlerësuara nga kolegët dhe shoqëria.

Në vitet që pasuan, Zela e zhvilloi karrierën e saj më tej, duke u angazhuar edhe në aktivitete që përfshinin ndihmën ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Disa vite më parë, ajo mori një rol të rëndësishëm si drejtuese në një qendër komunitare pranë Bashkisë së Librazhdit, e cila u ofron ndihmë dhe mbështetje personave me aftësi të kufizuara.

Edhe sot, në moshën 73-vjeçare, Zela vazhdon të punojë në këtë qendër, duke ofruar jo vetëm mbështetje praktike për individët që kanë nevojë, por edhe duke ofruar mundësi për studentët që duan të kontribuojnë si vullnetarë./abcnews.al

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri

8 March 2025 at 21:22

Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktivistet dhe aktivistët e Prizrenit kanë organizuar marshin tradicional, me kërkesën për barazi, drejtësi dhe siguri për vajzat dhe gratë.

Ky marsh është realizuar të shtunën mbrëma, me pikënisjen nga sheshi Shadërvan, deri në Shtëpinë e Bardhë.

Aktivistja Arzu Çukiçi ka lexuar deklaratën në emër të qytetareve dhe qytetarëve të Prizrenit, raporton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh pozitën jo të favorshme të grupeve të margjinalizuara në shoqëri, sidomos të vajzave dhe grave, sot ne qytetarët dhe qytetaret e Prizrenit, burra, gra, djem e vajza, marshojmë, për një jetë pa dhunë fizike, psikologjike, ekonomike e seksuale, pa shkelje të drejtave themelore të njeriut, pa ngacmime seksuale në rrugë e punë, për një jetë të dinjitetshme e të sigurt”, ka thënë ajo.

Sipas saj marshi ka për qëllim kundërshtimin e sistemit patriarkal.

“Rastet e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje nuk janë raste të izoluara, por vazhdimësi e sistemit patriarkal, e përjetuar në përditshmëri. Për ta kundërshtuar këtë sistem, për ta kundërshtuar jetën e dhunshme dhe pabarazitë gjinore të përditshme, ne sot marshojmë, duke bërë thirrje për solidaritet, aktivizëm e angazhim të përditshëm për jetë më të dinjitetshme për gjithë vajzat e gratë kudo në Kosovë, por edhe në botë”, është shprehur Çukiçi, raporton Telegrafi.

Ka shtuar se aktivistet e aktivistët marshojnë për të kërkuar parandalim të dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke insistuar për angazhim institucional të përgjegjshëm.

“Ne sot marshojmë për të kërkuar drejtësi për gjithë vajzat dhe gratë e vrara, të cilat janë viktima të femicidit në Kosovë: për Dianën, Zejnepen, Valbonën dhe vajzën e saj, Sabilen, Sebahaten, Lirijen, Marigonën, Liridonën, Donjetën, Antigonën, e të gjitha vajzat dhe gratë e vrara”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu ka theksuar se me 8 Mars marshohet për një të ardhme më të barabartë.

“8 Marsi nuk është ditë feste, kjo ditë edhe sivjet na gjen në rrugë duke kërkuar barazi, drejtësi e siguri në të gjitha sferat e jetës. Më 8 Mars marshohet në emër të vajzave dhe grave, për një të ardhme më të barabartë e më të jetueshme për gjithë vajzat e gratë”, ka thënë Çukiçi, raporton Telegrafi.

Pas kësaj deklarate, aktivistet dhe aktivistët, me nga një flakadan në dorë dhe me pankartat me porosi për barazi e drejtësi kanë marshuar nga Shatërvani deri tek Shtëpia e Bardhë, ku edhe është përmbyllur ky aktivitet tradicional. /Telegrafi/

The post Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejtësi dhe siguri appeared first on Telegrafi.

Takimi për 8 Marsin, Rama ndan lule për gratë dhe vajzat

 

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave. Rama përcolli në rrjetet sociale momentet teksa u ndau atyre lule me rastin e kësaj dite.

Rama u shpreh në fjalën e tij se “nëse ka shumë më tepër vend për gratë dhe për vajzat në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, por edhe në të gjitha hapësirat e jetës aktive, kjo i detyrohet në radhë të parë një emri të vetëm, Partisë Socialiste të Shqipërisë”.

Rama theksoi se i gjithë progresi në zgjerimin e hapësirës për gratë është në fakt pasqyrë kuptimplotë e vetë progresit që ka bërë Shqipëria.

“Për këtë ne socialistët shqiptarë i kemi të gjitha arsyet të jemi më krenarë se gjithë të tjerët”, tha Rama.

Kryeministri citoi Dora D’Istrian, kur shprehej se “të luftosh dhe të fitosh për gratë do të thotë të luftosh e fitosh edhe për burrat”.

Rama tha se sa më të forta të jenë gratë aq më të fortë janë burrat dhe sa më të dobëta të jenë gratë aq më e dobët është fuqia në dukje e burrave.

Rama deklaroi gjithashtu se në listat e mbyllura për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste do të ketë vajza, gra dhe djem që janë forca e të resë, forca e gruas së një Shqipërie që shikon përtej vitit 2030. /j.p/

 

The post Takimi për 8 Marsin, Rama ndan lule për gratë dhe vajzat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Marsi, Balla: Çdo grua meriton të festojë çdo ditë në një familje të lumtur dhe në një shoqëri të shëndetshme

TIRANË, 8 mars /ATSH/  Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka përcjellë një mesazh të veçantë për gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Balla theksoi rëndësinë e krijimit të një shoqërie të emancipuar, ku gratë të mos përballen me dhunë dhe diskriminim.

“Çdo grua meriton të festojë çdo ditë në një familje të lumtur dhe në një shoqëri të shëndetshme. Së bashku duhet të punojmë shumë më tepër për një shoqëri të emancipuar, pa dhunë ndaj gruas,” shkruan ai.

Duke shprehur mirënjohje për sakrificën e grave në shoqëri, Balla përcolli urimet e tij për këtë ditë të veçantë. “Me përulje për sakrificën tuaj, sot uroj çdo nënë e motër shqiptare: Gëzuar 8 Marsin!”

Në këtë ditë simbolike, mesazhet e mbështetjes dhe vlerësimit për gratë vijnë si një thirrje për barazi dhe respekt në çdo aspekt të jetës sociale dhe familjare.

The post 8 Marsi, Balla: Çdo grua meriton të festojë çdo ditë në një familje të lumtur dhe në një shoqëri të shëndetshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha prezanton programin për “Fuqizmin e grave dhe vajzave”: Paketa e Dhembshurisë, i jep fund varfërisë

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane “Konrad Adenauer”, shpalosi sot Programin e Qeverisjes 2025-2029 për “Fuqizimin e grave dhe vajzave”.

Në fjalën e tij kryedemokrati tha se “shoqëria shqiptare dhe shoqëria njerëzore është pafundësisht e detyruar ndaj vajzave dhe grave, ndaj nënave dhe motrave”.

Sipas Berishës “gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj”. Berisha tha se “sot kemi nënën me rrogë të ulët ose pensione të ulëta”.

“Me të ardhurat e saj është faktuar se 41 për qind e familjeve nuk ushqejnë dot fëmijët në mënyrë të përshtatshme sepse janë në limitet e varfërisë. Pra, ka një situatë dramatike të nënave dhe grave shqiptare”, tha Berisha.

Berisha theksoi se “para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave”, por sipas kryedemokratit “u fut në buxhet për t’u vjedhur”.

“Ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij”, tha Berisha.

Kryedemokrati nënvizoi se “beteja e PD do të jetë kundër murit të patriarkisë”.

“E theksova këtë moment, sepse çështja e qëndrimit ndaj rolit të vajzave dhe grave nuk është vetëm çështje thelbësore e emancipimit shoqëror, por edhe çështje e potencialeve të jashtëzakonshme që gratë dhe vajzat mbartin në vetvete, të cilat duhet të shfrytëzohen në interesin më të mirë të tyre dhe të shoqërisë”, tha Berisha.

Berisha tha se sot si “komb, kulmet tona janë tek gratë dhe vajzat”

“Shikoni se ku e ngritën këngën dhe zërin çikat e Kosovës dhe Shqipërisë, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, Ermonela Jaho. Kurse në Olimpin e teknologjisë sot është Mira Murati. Por është edhe një tjetër, më eprorja, është Nënë Tereza, e cila me dhuntitë e vajzës shqiptare arriti të meritojë titullin më madhështor, “Nënë e të gjithë njerëzimit””, tha Berisha.

Berisha tha se programi i PD do të synojë së pari, të ndërhyjë me urgjencë në varfërinë ekstreme me të cilën përballen sot qindra e mijëra gra shqiptare.

“Paketa e dhembshurisë që e quajmë ne do t’i japë fund varfërisë ekstreme. Do bëjmë gjithçka që paga minimale, e cila në tërësi është më e zakonshme tek gratë se tek burrat, për shkak të disa sektorëve, të jetë reale dhe të mos guxojë të veprojë, siç u tha se i marrin disa dhe i kthejnë prapë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “do bëjmë gjithçka që nënat me fëmijë të kenë pagesat për fëmijë”.

“Që nëna me fëmijën e tretë do t’ii paguhet nga lindja gjer në 23 vjet tërësisht nga shteti fëmija i tretë. Do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit të tyre me kredi, me grante, me diferencim në taksa dhe të gjitha këto janë jo vetëm interesi më i mirë i tyre, por suksesi i çdo nëne, i çdo motre, i çdo vajze, është sukses i të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.

“Dhe kam bindjen që në projektin Shqipëria Madhështore, gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat, do luajnë rolin e tyre kryesor”, e përmbylli Berisha fjalën e tij.

/r.e/

The post Berisha prezanton programin për “Fuqizmin e grave dhe vajzave”: Paketa e Dhembshurisë, i jep fund varfërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Memelli: Paga për nënat për 2 vite pas lindjes në programin e Partisë së Lirisë

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi sot se, programi me pesë prioritete i PL për 4 milionë shqiptarë u jep mundësi grave dhe nënave të reja të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Sot, me rastin e 8 Marsit, ditës që nderon gratë dhe vajzat ne festojmë rolin e pazëvendësueshëm që femra ka në shoqëri. Ky është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjitha ato që keni arritur dhe për të gjitha ato që vazhdoni të bëni çdo ditë”, tha Memelli në një deklaratë për mediet.

Ajo theksoi se programi i PL me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus parashikon “mbështetje të veçantë për gratë sipërmarrëse, incentiva për bizneset e reja që hapen nga gratë, paga për nënat për 2 vite pas lindjes, 70-100%, apartament për çiftet e reja, kredi për blerje apartamenti me interes të subvencionuar, zbritje të kredisë me 3,000 Euro – fëmija 1, 6,000 Euro – fëmija 2 dhe 10,000 Euro -fëmija 3”.

Gjithashtu Memelli u shpreh se programi i PL parashikon “ushqim dhe suplemente ushqimore të domosdoshme falas për gratë shtatzëna dhe fëmijët e sapolindur, rEduktim të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënave. Punësim prioritar për nënat e reja. Barna falas për nënat dhe fëmijët e porsalindur për 1 vit si dhe pagesa e kujdestareve gjatë shtatzënisë”.

 

The post Memelli: Paga për nënat për 2 vite pas lindjes në programin e Partisë së Lirisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policët i dhurojnë lule Ferdonije Qerkezit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

8 March 2025 at 15:28

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit.

Në mesin e atyre që pranuan lule ishte edhe Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës ka humbur burrin dhe katër djemtë e saj, transmeton Telegrafi.

Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”

Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri./Telegrafi/

 

 

 

The post Policët i dhurojnë lule Ferdonije Qerkezit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas appeared first on Telegrafi.

Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri

8 March 2025 at 13:57

Nën sloganin “Mos ma prek lirinë”, qindra aktivistë, qytetarë, gra dhe vajza të Tiranës iu bashkuan të shtunën paradite marshimit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars. Ato kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre, duke bërë thirrje që t’i jepet fund kulturës patriarkale në Shqipëri dhe shtypjes së të drejtave themelore […]

The post Gratë marshojnë për barazi gjinore dhe drejtësi sociale në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

8 Marsi, presidentja Osmani takim me gra që mbrojnë e shërbejnë

PRISHTINË, 8 mars /ATSH/ Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me gra në uniformë që mbrojnë dhe që shërbejnë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne.

Në këtë ditë të shënuar Osmani, riafirmoi angazhimin për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë.

“Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, uron presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani takon gra në uniformë
1 nga 9

The post 8 Marsi, presidentja Osmani takim me gra që mbrojnë e shërbejnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Marsi, Meta: Fuqizimi ekonomik e shoqëror i gruas shqiptare, prioritet i PL-së

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Në mbarë botën sot përkujtohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, për të nderuar sakrificat dhe përkushtimin e të gjitha grave në familje, shoqëri, në punë dhe kudo.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë gratë dhe vajzat për Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të grave për familjen, aq më tepër në një kohë që familja sot është në rrezik.

“Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare është prioritet madhor i Partisë së Lirisë, që do ta bëjë Shqipërinë shumë më të zhvilluar, më njerëzore, më të drejtë dhe më të lumtur”, shkruan Meta.

“Më 11 Maj, nëpërmjet “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” jam i bindur se zëri juaj do të dëgjohet më fort se kurrë për të mirën e familjes dhe të të gjithë shoqërisë tonë!”, nënvizon kreu i PL-së.

/r.e/

The post 8 Marsi, Meta: Fuqizimi ekonomik e shoqëror i gruas shqiptare, prioritet i PL-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesazhet e vajzave të FSHF, medias dhe UN Women: 8 Marsi, jo vetëm një ditë për lule, por edhe për veprime

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Federata e Futbollit organizoi një miniturne futbolli në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me pjesëmarrjen e vajzave të UN Women, gazetareve sportive dhe vajzave të stafit të administratës së FSHF-së. Ky aktivitet kishte për qëllim përcjelljen e mesazheve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për barazinë gjinore, luftën kundër dhunës dhe diskriminimit etj.

Në një prononcim për fshf.org, gazetarja sportive Vilma Masha, zyrtarja e FSHF-së Pamela Ndocaj dhe përfaqësuesja e UN Women Alba Agolli vlerësuan këtë aktivitet dhe dhanë mesazhet e tyre, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore, fuqizimin e figurës së gruas dhe thyerjen e paragjykimeve.

Sporti u cilësua si një simbol solidariteti, ndërsa u bë thirrje për më shumë unitet mes grave për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë. Mesazhi kryesor ishte se 8 Marsi nuk është vetëm një ditë për lule, por edhe për veprime dhe ndryshim.

“Modeli i suksesit, në fakt, është shumë i rëndësishëm jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën. Besoj se media e ka bërë në një farë mënyre detyrën e saj. Ne përpiqemi çdo ditë që të promovojmë histori suksesi të njerëzve të cilët kanë ngritur lart emrin e vendit, po ashtu edhe emrin e tyre.

Duke promovuar sportin, duke promovuar vlerat e rëndësishme që ai përcjell dhe po ashtu të gjithë angazhimin dhe impenjimin për të ecur përpara, që përballë çdo vështirësie ti mund t’ia dalësh edhe pse je grua, përkundrejt paragjykimeve apo gjithçkaje tjetër. Në këtë 8 Mars do të doja që gratë të besonin më shumë te vetja, të besonin më shumë te aftësitë e tyre dhe të thyenin çdo paragjykim, aq më tepër atë mashkullor”, Vilma Masha, gazetare sportive.

“Për mua kjo ndeshje është një festë e solidaritetit të vajzave dhe grave. Nuk është thjesht një lojë, por është një mesazh i fortë që ne duam të japim dhe të themi që, të bashkuara, mund të kalojmë çdo lloj kufizimi dhe vështirësie. Pra, është mënyra jonë për të treguar që 8 Marsi nuk është vetëm një ditë për lule, por edhe për veprime dhe ndryshim”, Pamela Ndocaj, zyrtare e FSHF.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mesazhi që kemi për gratë dhe vajzat është që duhet të jemi të gjitha bashkë për të gjitha gratë dhe vajzat. Kjo ditë i dedikohet të gjithave, por duhet të jemi të gjitha bashkë në mënyrë që të kemi një shoqëri më të barabartë, me më shumë të drejta, sidomos mes burrave dhe grave”, Alba Agolli, përfaqësuese e UN Women.

/r.e/

The post Mesazhet e vajzave të FSHF, medias dhe UN Women: 8 Marsi, jo vetëm një ditë për lule, por edhe për veprime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mos ma prek lirinë”/ 8 Marsi, marshim në kryeqytet për “Ditën e Grave”

By: Oldi
8 March 2025 at 13:21

Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave. Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë. Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, […]

The post “Mos ma prek lirinë”/ 8 Marsi, marshim në kryeqytet për “Ditën e Grave” appeared first on BoldNews.al.

Rama: Gratë shqiptare kanë qenë shtylla e identitetit dhe kulturës sonë, duke e ruajtur gjuhën dhe traditën brez pas brezi

8 March 2025 at 13:19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë një urim me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ai ka thënë se “Gratë shqiptare kanë qenë shtylla e identitetit dhe kulturës sonë, duke e ruajtur gjuhën dhe traditën brez pas brezi”.

“Nga gjyshet dhe nënat tona te motrat Qiriazi, ato udhëhoqën ndryshimin, edukuan dhe frymëzuan, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë”, ka pohuar Rama.

Mes tjerash, ai ka shkruar “le të nderojmë sakrificën dhe kontributin e tyre, veçanërisht në këto ditë ku festojmë mësuesit dhe gratë”./Telegrafi/

The post Rama: Gratë shqiptare kanë qenë shtylla e identitetit dhe kulturës sonë, duke e ruajtur gjuhën dhe traditën brez pas brezi appeared first on Telegrafi.

“Marshojmë s’festojmë”, pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

8 March 2025 at 13:03

Kolektivi Marshojmë S’Festojmë, është duke mbajturt marshin tradicional që shënon Ditën e Gruas.

“Grua”, “Nata s’ka ispat”, “Jetë”, “Liri”, “Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, “Punët e shtëpisë nuk janë punët e grave”, janë mbishkrimet që gratë dhe burrat po mbajnë në duart e tyre, në marshin tradicional.

Ndërsa, kur kaluan te Këshilli Gjyqësor dhe te Policia, gratë vendosen ngjyrë të kuqe dhe tymues.

Gjithashtu, ata po fishkëllojnë si shenjë për të protestuar për të drejtat e grave. Në sheshin “Zahir Pajaziti” po qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

The post “Marshojmë s’festojmë”, pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës appeared first on Telegrafi.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Rama: Në sipërmarrje ka më shumë gra

8 March 2025 at 11:12

Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi.

Kryeministri Rama gjithashtu ka uruar 8 Marsin.

“Kjo është e vërteta e ekuilibrit të çdo shtëpie që pa gruan është pa çati dhe e vërteta dhe e ekuilibrit të çdo shoqërie. Nëse sot ka shumë më tepër vend për gratë dhe vajzat në të gjitha hapësirat kjo i detyrohet Partisë Socialiste të Shqipërisë. Një grua shqiptare, Elena Gjika, thoshte se çdo shoqëri matet me vendin që i ka rezervuar gruas. Dhe nëse ne përpiqemi ta matin Shqipërinë me vendin që i ka rezervuar gruas, i gjithë progresi është pasqyrë e vetë progresit që ka bërë Shqipëria”, tha ai.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas.

Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë.

Më të bukura për 8 Mars

8 March 2025 at 11:21

Tetë marsi është festa e gruas: të festojmë apo jo? Kjo është dilema. Cilado qoftë përgjigjja, ne femrat e lëmë gjithmonë veten pas dore, duke u marrë me punë të tjera. A nuk ka ardhur momenti që të kujdesemi më shumë për veten?

Nuk ka rëndësi nëse arsyeja e ndryshimit është dita e gruas, apo rikujtimi i padrejtësive që u kanë bërë, luftërat dhe arritjet që kanë të bëjnë me botën femërore. E rëndësishme është dëshira për të përfituar nga ky pretekst për t’u dëfryer me mikeshat, për t’u çlodhur paksa dhe për t’u bërë më të bukura. Nëse nuk keni mundësi ekonomike për të shkuar në një qendër estetike të specializuar, mund të përdorni produkte kozmetike të bëra në shtëpi.

Filloni me kujdesin për lëkurën, duke përdorur një maskë me mjaltë energjidhënëse, që do t’ju ndihmojë të largoni shenjat e stresit, ndotjen dhe zakonet e këqija ushqimore. Për ta përgatitur përzieni dy lugë kos me një lugë çaji mjaltë dhe një limon. Pasi e keni pastruar lëkurën me kujdes vendosni maskën dhe lëreni të veprojë për rreth 20 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe në fund lyejeni fytyrën me krem hidratues.

Produktet për flokët

Doni që të keni flokë më të butë, më me shkëlqim dhe që t’i lyeni më lehtë? Përgatisni një çaj kamomili dhe lëreni bustinën brenda. Pas dhjetë minutash, shtojini çajit një lugë uthull molle dhe gjysmë avokado të grimcuar. Aplikojeni përzierjen në flokë të thatë dhe lëreni për njëzet minuta. Pastaj vazhdoni me larjen si zakonisht. Duke përdorur këtë lloj maske mund t’i thoni lamtumirë flokëve tuaj pa shkëlqim.

Kujdesi për trupin

Edhe trupi kërkon kujdes të veçantë, ashtu si çdo pjesë tjetër e tij. Aplikoni fillimisht në trup një skrab, pastaj provoni një dush kundër celulitit. Mbushni një tas me kripë të imët pastaj shtojini ujë deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme. Me lëvizje ngjitëse-zbritëse përhapeni këtë skrab në të gjithë trupin duke shmangur gjoksin dhe qafën: në këtë mënyrë do të eliminoni të gjitha helmet dhe lëkurën e vdekur. Pasi ta keni shpëlarë trupin nga kripa, futuni në një vaskë me ujë të nxehtë, ku ndërkohë keni tretur edhe dy gota me kripë deti, keni hedhur vaj esencial me aromë selvie, limoni, livande, portokalli,  rozmarine.

Trukimi 

Shpeshherë kemi shumë pak kohë në dispozicion për t’u veshur dhe për të dalë. Herë të tjera na mungon grimi i duhur për rastin; megjithatë me pak vendosmëri gjithçka i gjendet ilaçi dhe mund të zbukuroheni sa hap e mbyll sytë. Për shembull, nëse doni të vishni një fustan të hapur për një mbrëmje të rëndësishme, por nuk mundeni sepse jeni shumë e bardhë, mos u trishtoni. Zgjidhja do të ishte përdorimi i kremrave nxirës. Mund të lyeni shpatullat dhe dekoltenë, duke zgjidhur kështu përfundimisht problemin tuaj. Gjithashtu mund të eksperimentoni edhe me grimin, duke krijuar hibride me të kuqtë e faqeve dhe fondotinën. Nëse doni të jeni në lartësinë e duhur gjatë gjithë mbrëmjes, mos abuzoni me alkoolin, sepse njëra shishe tërheq tjetrën e kështu me radhë. Të humbasësh kontrollin nuk është asnjëherë e hijshme.

Këpucët e larta

I urreni këpucët me taka? Para se t’i vishni, fërkojini këmbët me pak vaj menteje për t’i “ringjallur” dhe freskuar. Të njëjtën gjë bëni edhe pasi të ktheheni në shtëpi. Masazhi ju çlodh muskujt.

Humori i mirë

Nuk jeni zgjuar mirë? Për të rikthyer humorin, ndërkohë që nuk jeni ngritur ende nga shtrati, shtriqini ngadalë duart dhe këmbët duke formuar një yll dhe qëndroni ashtu për disa sekonda duke marrë frymë thellë dhe duke u frymëzuar. Pastaj me qetësi ngrihuni dhe dilni për të bërë një shëtitje të shkurtër. Ajri i pastër dhe aktiviteti fizik do t’ju mbushin me energji pozitive. Më pas mund të bëni një dush me ujë të nxehtë dhe të përdorni një skrab për të eliminuar qelizat e vdekura të epidermës. Lyhuni pak, duke përdorur një grim natyral dhe vishuni thjesht e komode. /Telegrafi/

The post Më të bukura për 8 Mars appeared first on Telegrafi.

Posta e Kosovës nderon Nekibe Kelmendin me rastin e shënimit të 8 Marsit

8 March 2025 at 11:12

Filatelia e Postës së Kosovës, me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përmes pullës postare nderon figurën e veprimtares së shquar për të drejtat e njeriut dhe ish-ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

Nekibe Kelmendi (1944–2011) ishte një juriste dhe politikane e përkushtuar, e cila gjithë jetën e saj ia kushtoi mbrojtjes së të drejtave të njeriut. E njohur si një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtjen e viktimave të dhunës, ajo la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Pas luftës, si Ministre e Drejtësisë, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke punuar pa u lodhur për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve.
Në vitin 1999, përjetoi njërën nga tragjeditë më të rënda familjare, kur forcat serbe rrëmbyen dhe ekzekutuan bashkëshortin dhe dy djemtë e saj. Megjithatë, ajo e shndërroi dhembjen në forcë, duke vazhduar me përkushtim të palëkundur mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Jeta dhe vepra e Nekibe Kelmendit mbeten një frymëzim për brezat e rinj, si një simbol i forcës, guximit dhe përkushtimit për drejtësi.

Ky emision përbëhet nga pulla postare me nominale €1.30, si dhe Zarfi i Ditës së Parë, ndërkaq në dispozicion të qytetarëve do të jetë nga sot deri në konsum të plotë./Telegrafi/

 

The post Posta e Kosovës nderon Nekibe Kelmendin me rastin e shënimit të 8 Marsit appeared first on Telegrafi.

Begaj: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit.

Begaj i cilëson gratë shqiptare si forca e vërtetë e jetës së shoqërisë sonë.

“Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë”, shprehet Presidenti Bajram Begaj.

The post Begaj: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas”, vlerësim dhe reflektim për rolin e tyre në shoqëri

TIRANË, 8 mars/ATSH/- Në mbarë botën sot përkujtohet 8 Marsi, “Dita Ndërkombëtare e Gruas” për të nderuar sakrificat dhe përkushtimin e të gjitha grave në familje, shoqëri, në punë dhe kudo.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas’’ (IWD) lindi nga lëvizja punëtore. Hapat e parë të të drejtave të grave datojnë që prej vitit 1908, kur 15 000 gra marshuan në qytetin e Nju-Jorkut duke kërkuar “orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës’’.

Ideja për ta bërë atë një ngjarje ndërkombëtare erdhi nga Clara Zetkin, një aktiviste dhe mbështetëse e të drejtave të grave.

Në vitin 1910 ajo e ngriti kauzën në Konferencën Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë, ku kauza e saj u mbështet njëzëri nga 100 gra nga 17 vende që merrnin pjesë në konferencë.

Pikërisht 1910 u vendos që çdo 8 Mars të përkujtohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.  Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kombet e Bashkuara (OKB) filluan të festojnë ngjarjen në vitin 1975. Tema e parë e miratuar nga Kombet e Bashkuara (në vitin 1996) ishte “Festoni të kaluarën, planifikoni për të ardhmen”.

Në Shqipëri për herë të parë 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 në grupe të vogla grash dhe njihet edhe si Dita e Nënës.

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile e cilësojnë si një ditë për të theksuar progresin e bërë, por edhe për të vënë në pah të drejtat dhe liritë e grave në mbarë botën.

The post “Dita Ndërkombëtare e Gruas”, vlerësim dhe reflektim për rolin e tyre në shoqëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj uron 8 Marsin: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës tonë

By: Kult Plus
8 March 2025 at 09:07

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai uron që gratë shqiptare të jenë të bekuara.

Madje, ai i quan edhe forca e vërtetë e jetës.

‘Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës tonë!”, ka shkruar Presidenti Begaj./ KultPlus.com

❌
❌