Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lëndë plasëse një biznesi në Fushë-Krujë, detajet e para

By: V K
27 June 2025 at 08:38

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:15 të mëngjesit, në aksin rrugor “Fushë Krujë–Derven”, ka ndodhur një shpërthim në hyrjen e një dyqani në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

The post Lëndë plasëse një biznesi në Fushë-Krujë, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat

By: user7
25 May 2025 at 11:06

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në Berat. Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasësë prej dy vite që është jashtë funksionit.

Sipas raportimeve pronaro i lokalit nuk ka probleme por dy djemtë e tij janë problematikë. Më datë 24 mars, rreth orës 19:00 në një lokal në lagjen e Çelepias dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari me inicialet A. F. ka plagosur me thikë një 85-vjeçar. I moshuari ndodhet në spital. Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit dhe vëllait të tij.

The post Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Berat, policia nis hetimet

25 May 2025 at 10:13

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një lokali në pronësi të shtetasit S. F.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të sulmit.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Berat, policia nis hetimet appeared first on Sot News | Lajme.

Lënda plasëse në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthim të kontrolluar

By: Mirgen
21 May 2025 at 07:58

Policia e Durrësit u njoftua nga kalimtarë të rastit mbrëmjen e së martës, se kanë konstatuar një sasi eksplozivi. Sasia e eksplozivit është konstatuar në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, në qytetin bregdetar. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat xheniere arritën të kryejnë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

The post Lënda plasëse në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthim të kontrolluar appeared first on BoldNews.al.

Lëndë plasëse një automjeti në Tiranë, detajet e para

By: V K
1 May 2025 at 09:11

Në orët e para të mëngjesit të sotëm treth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi”,  dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse një automjeti.

Sipas informacioneve të para, mësohet se automjeti është në pronësi të shtetases M. K.

Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Informacion paraprak

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Lëndë plasëse një automjeti në Tiranë, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Shpërthim në Tiranë, i vendosi tritol një automjeti

1 May 2025 at 08:55

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar natën e kaluar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi”. Autoritetet policore raportojnë se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. […]

The post Shpërthim në Tiranë, i vendosi tritol një automjeti appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë, pamje nga vendngjarja

2 April 2025 at 09:48

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë mesnatës në rrugën “Besnik Hidri” në Tiranë.

Shpërthimi ndodhi në portën e jashtme të banesës së Tonin Qafaj.

“ABC News” sjell pamje nga vendngjarja. Siç u raportua edhe më herët nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Tiranë, raportohet për dëme

2 April 2025 at 08:39

Tiranë- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në kryeqytet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 00:35 në rrugën “Besnik Hidri” në kryeqytet, në portën e jashtme të banesës së Tonin Qafaj.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, raportohet për dëme materiale

By: user 11
2 April 2025 at 08:55

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafës në rrugën “Besnik Hidri”, Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur orët e para të ditës së sotme. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, raportohet për dëme materiale appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, policia jep detaje

By: V K
2 April 2025 at 08:56

Pak pas mesnate, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në kryeqytet. Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banese, ndërsa si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

Benzinë e silenciator në automjet/ Detaje nga arrestimi i dy shtetasve në Shkodër: Kanë hedhur lëndë plasëse

1 April 2025 at 10:52

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve në Shkodrës, të cilëve nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar. Ngjarje e ndodhur më datë 26.03.2025.

Këta dy shtetas ishin  konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, duke lëvizur me shpejtësi.  Drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar në fshatin Beltojë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë.

Ndërsa në automjetet e 2 shtetasve, u gjetën një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.

Në njoftim zyrtar, këtë të martë, policia e Shkodrës ka sqaruar nga kontrollet e kryera, ditën e djeshme, në lagjen “3 Heronjtë” është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty, nga këta shtetas, më datë 26.03.2025.

Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve M. T. dhe D. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty, nga këta shtetas, më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

By: V K
25 February 2025 at 08:37

Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur në një ngushticë pas një pallati në qytetin e Orikumit.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:15, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

The post Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum appeared first on Albeu.com.

Fushë-Krujë/ I vihet tritol një lokali, dëmë materiale

By: Re Nato
31 January 2025 at 08:29

Një sasi tritoli i është vendosur një lokali në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Nga shpërthimit janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel

By: Ela
6 January 2025 at 11:34

Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit. Automjeti është në pronësi të shtetasit E.P. Policia njofton se forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj. “Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., […]

The post Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel appeared first on BoldNews.al.

Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel

By: V K
6 January 2025 at 11:28

Një sasi lëndë plasëse, është gjetur poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit.

Pritet që në vendngjarje të mbërrijnë nga Tirana forcat anti-eksploziv për veprime të mëtejshme.

Vijon…

The post Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Burrel appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi në Tiranë/ Mister vendndodhja e qiramarrëses, dyshohet se lënda plasëse u hodh me dron

By: Ela
22 December 2024 at 14:23

Policia e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela”. Si pasojë e lëndës plasëse të vendosur në ballkonin e një apartamenti në katin e 9 u dëmtua xhami dhe vetrata e ballkonit. Efektivët e policisë kanë zbuluar se banesa rezulton në emër të Albert Thomës, […]

The post Shpërthimi në Tiranë/ Mister vendndodhja e qiramarrëses, dyshohet se lënda plasëse u hodh me dron appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me lëndë plasëse në ballkonin e një banese në Tiranë

By: user7
22 December 2024 at 13:04

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, në ballkonin e banesës së shtetases me inicale E.A., në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Shpërthimi ka dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit të banesës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në ballkonin e një banese në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim me lëndë plasëse në një apartament në Tiranë

By: Ela
22 December 2024 at 12:44

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në katin e 9-të të një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, rreth orës 23:45 në banesën e shtetases në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Blutë e kryeqytetit thonë se pasi kanë marrë njoftimin kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hapur me […]

The post Shpërthim me lëndë plasëse në një apartament në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Tronditet Kamza, shpërthim lënde plasëse në një studio muzikore, zbardhen informacionet paraprake

By: sara fuga
17 November 2024 at 10:24

Një shpërthim ka ndodhur në një godinë të përshtatur si studio muzikore në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në rrugën Arben Broci.
“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike”, njoftoi Policia.

Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Tronditet Kamza, shpërthim lënde plasëse në një studio muzikore, zbardhen informacionet paraprake appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Orikum

By: user 11
15 November 2024 at 08:25

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthuar rreth orës 02:00, sot, në verandën e një banese në Orikum të Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Banesa ku shpërtheu lënda plasëse ishte në pronësi të Elansi Bellos, 68 vjeçe e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Orikum appeared first on Lapsi.al.

❌
❌