Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, të pranishëm edhe zyrtarë të Listës Serbe

23 August 2025 at 21:52

Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër protestave ndaj Vuciqit që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë një numër qytetarësh.

Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragiša Miloviq dhe Milosh Peroviq.

Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.

Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.

The post Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, të pranishëm edhe zyrtarë të Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

Lista Serbe e cilëson “të paligjshëm” vendimin e KQZ-së për moscertifikim

22 August 2025 at 09:39

Lista Serbe tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e saj për zgjedhjet lokale të tetorit, është “i paligjshëm dhe diskriminues” i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, në një konferencë për media më 22 gusht tha se megjithëse Zyra për partitë politike rekomandoi certifikimin, KQZ-ja vendosi që ta refuzonte këtë rekomandim, shkruan Evropa e Lirë.

“Është e qartë se Kurti dhe anëtari i tij në KQZ, para së gjithash mendoj për Alban Krasniqin, bashkëshortin e [ministres në detyrë të Drejtësisë] Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin Listës Serbe faktin që ajo nuk u zgjodh në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

“Ky reagim i Albin Kurtit është, para së gjithash, për të fituar pikë të lira politike. Ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore që janë të nevojshme, me qëllim që para së gjithash të sigurojmë certifikimin e të gjithë kandidatëve, si për kryetarë komunash, ashtu edhe për asamblistë”, shtoi Ellek.

Sipas Ellekut, sa i përket përfaqësimit politik të serbëve në Kosovë, në njërën anë është partia e tij, ndërkaq në anën tjetër janë “disa parti kuazi-serbe që i mban Albin Kurti”, duke shtuar se me moscertifimin e Listës Serbe, Kurti “dëshiron ta ndajë trupin politik serb”.

Igor Simiq nga Lista Serbe tha se ankesa ndaj vendimit të KQZ-së është shkruar dhe pas konferencës për media do t’i dërgohet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Bashkë me ankesën do t’i bashkëngjisim të gjitha dëshmitë që flasin në favor të faktit se kandidatët e Listës Serbe për kryetarë komunash dhe asamblistë i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për t’u vendosur në fletëvotimet në të cilat qytetarët do të votojnë në tetor të këtij viti”, tha Simiq.

Simiq ka thënë gjithashtu se “deklaratat anemike” të bashkësisë ndërkombëtare nuk po japin rezultat, sikurse edhe reagimi i të ngarkuarës me punë të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Çfarë ndodhi gjatë mbledhjes së KQZ-së?

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 gusht, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan.

Për certifikimin e Listës Serbe votuan vetëm anëtarja e kësaj partie, Gordana Llaban dhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.

PZAP-i e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zyra e Partive Politike në KQZ – që ka për obligim shqyrtimin e aplikimeve të partive politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – rekomandoi certifikimin e Listës Serbe.

Anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se ka eksponentë që janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Kurteshi tha se “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.

Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

Millosheviq ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.

Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

Ajo nuk dha arsye për këto shkarkime, në mesin e të cilëve ishin edhe Sasha Millosheiq, Zoran Todiq nga Leposaviqi, Novak Zhiviq i ngarkuar për komunën e Prishtinës, Goran Dançetoviq, kryetar i komunës së Obiliqit, Bozhidar Dejanoviq nga Vitia, etj.

Vendimi i KQZ-së u kundërshtua nga Serbia. Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

Disa orë para mbajtjes së mbledhjes së KQZ-së të enjten, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.

Zyrtarja amerikane tha se është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, duke shtuar se “jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që ua kufizon këtë mundësi”.

Më vonë, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është hera e parë që Kurti diskuton me Prattipatin për këtë çështje, duke shtuar se qëndrimi i Kurtit dhe partisë së tij, LVV-së, për Listën Serbe dihet.

“Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë në Kosovë. Serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë dhe nuk mund ta kenë vetëm një parti politike”, theksoi ai.

Në listën e subjekteve politike të certifikuara, e publikuar në ueb-sajtin e KQZ-së, nuk është as partia Demokracia Serbe (Srpska Demokratija) e Aleksandar Arsenijeviqit.

Arsenijeviq kërkohet nga autoritetet kosovare, pasi policia gjeti armë në një pronë të tij në veri të vendit gjatë një bastisjeje në qershor.

Ministri në detyrë Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në qershor se organet e rendit dhe drejtësisë janë në kërkim Arsenijeviqit, i cili nuk ndodhet në Kosovë.

LVV-ja e kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe edhe në zgjedhjet e shkurtit dhe KQZ-ja kishte marrë vendim për moscertifikim.

Megjithatë, pas ankesave në instancat më të larta, Lista Serbe mori pjesë në zgjedhje dhe fitoi nënë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

Nëse certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lista Serbe ishte në pushtet në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë deri në nëntor të vitit 2022, kur mori vendim për t’u larguar nga institucionet në veri, për shkak të një kërkese të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës.

 

The post Lista Serbe e cilëson “të paligjshëm” vendimin e KQZ-së për moscertifikim appeared first on Telegrafi.

Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

3 August 2025 at 13:05

Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari.

Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

“Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë apo kanë pasur tjetër domethënie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinë për mënyrën se si këto rroba kishin përfunduar mes plehrave./Telegrafi/

The post Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë appeared first on Telegrafi.

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

30 July 2025 at 19:14

Pas tre muajsh rënieje, duket se depozitat e përfshira në paranë e gjerë, i janë rikthyer sërish rritjes. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave të përfshira në paranë e gjerë pësoi një rritje të lehtë me 0.3% në krahasim me majin. Konkretisht, në fund të muajit të kaluar, totali […]

The post Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët? appeared first on BoldNews.al.

Kur kartëmonedhat shqiptare humbën vlerën: Çfarë ndodhi në vitin 1945?

By: Kult Plus
22 July 2025 at 10:50

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe krijimit të Qeverisë Demokratike, Shqipëria përballej me një situatë të vështirë ekonomike dhe monetare. Në mungesë të mundësisë për të shtypur kartëmonedhë të re, autoritetet ndërmorën një hap të pazakontë: vulosjen e kartëmonedhave ekzistuese.

Më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar shpalli zyrtarisht nisjen e procesit të vulosjes së kartëmonedhave dhe çekmonedhave të emetuara më parë nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë. Kjo masë kishte për qëllim të kontrollonte inflacionin dhe të përmirësonte qarkullimin monetar në vendin që sapo kishte dalë nga lufta, përcjellë KultPlus.

Procesi i vulosjes nisi më 27 qershor dhe zgjati deri më 8 korrik 1945, duke filluar nga zonat kufitare e më pas në gjithë territorin e Shqipërisë. Vulosja përfshiu vetëm kartëmonedhat me prerje 20 dhe 100 franga shqiptare, si dhe çekmonedhat me vlerë 20, 100, 500, 1000 dhe 5000 franga shqiptare.

Vula e përdorur kishte trajtën e një drejtkëndëshi me përmasa 52×34 mm, dhe përmbante një shqiponjë dykrenare me yll mbi të, si dhe mbishkrimin “Banka e Shtetit Shqiptar”. Elementët vizualë ishin të vijëzuar dhe të hijëzuar për të garantuar dallueshmërinë dhe origjinalitetin.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vulosja u realizua pa kufizim shume, por kartëmonedhat që nuk u paraqitën për vulosje u shpallën të pavlefshme dhe dolën jashtë qarkullimit. Në total, rreth 20% e monedhës në qarkullim mbeti jashtë këtij procesi, pasi nuk u përfshinë prerjet nën 20 franga.

Efekti në qarkullimin monetar ishte i ndjeshëm: nga një emision prej 384.396.000 franga shqiptare në fund të vitit 1944, shifra ra në 286.100.000 në fund të vitit 1945, një rënie që shënoi një ndërhyrje të rëndësishme në ekonominë e pasluftës./KultPlus.com

Euro nis dobësimin përballë lekut/ Ndikon fluksi turistik, BSH tregon se me sa po shkëmbehet në korrik

9 July 2025 at 14:46

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej datës 1 korrik një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer me mbi 100 lekë.Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.42 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat.

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

The post Euro nis dobësimin përballë lekut/ Ndikon fluksi turistik, BSH tregon se me sa po shkëmbehet në korrik appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit

21 June 2025 at 14:54

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka si subjekt Dritan Lleshin, i njohur gjithashtu edhe si Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.

Sipas një artikulli të publikuar në “OraNews”, Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Ai rrezikon 8 vite burg, pasi akuzohet për veprën penale: ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Kjo për shkak se i ka premtuar një bashkëfshatari, i identifikuar si Arjan Ndoni, se për 4 milionë lekë të vjetra do t’i fuste djalin në punë. I riu Eljo Ndoni kërkonte një vend punë si inspektor mjedisi në Fier. I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes influencës që kishte “vëllai” i tij, Plarent Ndreca. Bëhet fjalë për periudhën që ky i fundit ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi,”-shkruan Qyno në artikull.

Në kallëzimin e tij, Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë. Por përveç dokumentave, njëherë i është kërkuar shuma prej 2 milionë lekësh të vjetra, si kapar. Pas dorëzimit të dokumentave, plani ishte që Eljo Ndoni të punësohej në qershor, por kur kishte kaluar afati i ishte shtyrë për në shtator.

Këtu kanë lindur dyshimet e para dhe Arjan Ndoni i ka kërkuar paratë mbrapsht. Në këtë moment, Dritan Ndreca i ka premtuar edhe njëherë se do të bënte punësimin në muajin nëntor. Kur ka kaluar edhe nëntorit, Arjan Ndoni i është drejtuar me një kallëzim penal Policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.
Nga aty, çështja përfundoi në Prokurorinë e Posaçme. Vetë Plarent Ndreca ishte pak ditë më parë në SPAK, por nuk zbuloi detaje se për cilën dosje ishte marrë në pyetje si person në dijeni. Ndaj nuk përjashtohet që të jetë pyetur edhe për dosjen në fjalë.

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët ‘kushëriri’ i deputetit appeared first on Sot News | Lajme.

Forcohen euroja dhe dollari në raport me lekun

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja fituan terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 85,24 lekë, ose 0,40 lekë më shumë.

Një euro u ble me 98,08 lekë, ose 0,05 lekë më tepër se ditën e martë, ndërsa paundi britanik zbriti në kuotën 114,72 lekë, ose 0,24 lekë më pak.

Franga zvicerane këmbehet sot me 104,32 lekë, ose 0,10 lekë më pak se ditën e martë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.24 +0.40
Euro EUR 98.08 +0.05
Paundi britanik GBP 114.72 -0.24
Franga zvicerane CHF 104.32 -0.10
Jeni japonez (100) JPY 58.83 +0.26
Dollari australian AUD 55.41 +0.02
Dollari kanadez CAD 62.37 -0.16
Korona suedeze SEK 8.90 -0.04
Korona norvegjeze NOK 8.57 0.00
Korona daneze DKK 13.15 0.00
SDR SDR 116.46 +0.48
Ari (OZ 1) XAU 288164.51 +1,211.03
Argjendi (OZ 1) XAG 3174.20 +80.09
Juani kinez (onshore) CNY 11.86 +0.05
Juani kinez (offshore) CNH 11.86 +0.05
Lira turke TRY 2.16 +0.01

/a.f/r.e/

The post Forcohen euroja dhe dollari në raport me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

By: user 8
6 June 2025 at 18:25

Euro ka zbritur këtë javë në nivelin më të ulët historik në raport me monedhën shqiptare, duke u këmbyer në tregun valutor me vetëm 97 lekë. Të njëjtin trend rënës kanë ndjekur edhe monedhat e tjera, si dollari amerikan dhe paundi britanik, të cilat këmbehen përkatësisht me 84.8 dhe 114.8 lekë.

Sipas ekspertëve të tregut financiar, ky zhvlerësim i euros ndikohet nga rritja e ofertës në treg, si dhe mungesa e kërkesës së brendshme për valutë të huaj.

Në terma praktikë, një euro më e dobët përkthehet në fuqi më të madhe blerëse për konsumatorin, por në të njëjtën kohë dëmton eksportuesit dhe bizneset që operojnë me të ardhura në euro. Situata mbetet e luhatshme dhe shumë operatorë ekonomikë janë në pritje të një stabilizimi të tregut.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka sinjalizuar se nuk do të ndërhyjë për sa kohë kursi i këmbimit ndjek rregullat e tregut.

The post Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik appeared first on Lapsi.al.

Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën

30 May 2025 at 10:21

Shqipëria, ashtu si vendet e Ballkanit në përgjithësi përballet me një boshllëk të madh financiar për të përmbushur objektivat TEN-T (rrjetit gjithëpërfshirës të infrastrukturës europiane). Në njërën anë plani i rritjes i BE-së ka sjellë fonde të konsiderueshme (6 mld euro), por kosto e lartë dhe mbi-faturimet e projekteve mbeten sfida serioze, sipas një analize […]

The post Rrjeti TENT, Shqipëria ngec në milionat që ndahen për infrastrukturën appeared first on BoldNews.al.

Euro e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

By: user 8
19 May 2025 at 16:48

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 98.11 lekë, në rënie me 0.45 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Në fakt, rënia e Euros në tregun valutor ishte e përshkallëzuar gjatë pjesës së dytë të javës së shkuar. Por, duke qenë se ditët e enjte dhe të premte ishin pushime për administratën shtetërore, kursi zyrtar i këmbimit nuk ishte përditësuar prej Bankës së Shqipërisë qysh të mërkurën e kaluar.

Në ditët e para të javës së kaluar, Euro shënoi rritje, të lidhur me një shtim të përkohshëm të kërkesës në tregun valutor. Por, siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, kjo rritje nuk ka zgjatur shumë dhe në harkun e pak ditëve monedha europiane është rikthyer në vlera të përafërta me fillimin e javës së kaluar.

Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Megjithatë, disa agjentë nuk përjashtojnë edhe një ndikim të përkohshëm të fushatës zgjedhore në kursin e këmbimit, mbështetur në perceptimin se kjo periudhë shoqërohet me një qarkullim më të lartë të valutës së huaj.

Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek ndodhet pranë pragut të 98 lekëve dhe njëkohësisht vlerës më të ulët historike, që u shënua më datë 6 maj, në nivelin e 97.99 lekëve.

Sinjalet nga kursi i këmbimit tregojnë se edhe këtë vit tregu do të ushtrojë presione nënçmuese mbi monedhën europiane. Pas një tremujori të parë në nivele më të qëndrueshme, tremujori i dytë, ashtu siç pritej, ka nisur me zhvlerësimin e Euros. Agjentët mendojnë se kjo është një rrjedhojë e një sezoni turistik më të zgjeruar, që sjell rritje të prurjeve valutore që para fillimit të verës.

Edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, zhvlerësimi i mëtejshëm i Euros u frenua nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.

Duke qenë se inflacioni vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, mund të pritet që Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një strategji të ngjashme edhe këtë vit, për të kufizuar forcimin e Lekut. /Monitor

The post Euro e nis javën në rënie, pranë minimumit historik appeared first on Lapsi.al.

“Leku letër”/ Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje të ardhurash gjatë muajit Maj, ja fokusi

6 May 2025 at 09:34

Dashi

Dashi ka hyrë në muajin Maj me energji të mira dhe me një këndvështrim nga e ardhmja. Bollëku është fjala kyçe e këtij muaji. Me Merkurin në Dem nga data 10 e muajit, bëheni më të qartë në financat tuaja, ndërsa mundësi të reja për të ardhura – apo edhe investime – shfaqen aty ku ju nuk i prisni.

Hëna e Plotë në Akrep më 12 Maj ju ndihmon të lini pas frikërat e vjetra dhe të rilidheni me fuqinë tuaj më të thellë. Epoka e artë po vjen për ju. Dielli në Binjakë nga 20 Maji dhe hyrja e Saturnit në shenjën tuaj më 24 maj ju ofrojnë stabilitet dhe mundësi të mira financiare. Hëna e Re më 26 Maj përbën një rinisje ‘kozmike’, ideale për fillime të reja, marrëveshje dhe qëllime që favorizojnë pasurinë – materiale dhe shpirtërore.

Binjakët

Jeni në qendër të vëmendjes. Shkëlqimi juaj është i pa rezistueshëm dhe kjo ju sjell mundësi të reja, njerëzit dhe sugjerimet e duhura. Mërkuri, sundimtari juaj, hyn në shenjën tuaj më 25 Maj dhe rrit inteligjencën dhe aftësitë sipërmarrëse. Mendoni për ide, marrëveshje apo edhe studime të reja që mund të zhvillohen në zgjedhje fitimprurëse në jetë.

Hëna e Re më 26 Maj është magji e pastër. Ju, Universi dhe Jupiteri rreshtoheni për të hapur një cikël të ri suksesi. Përqendrohuni te qëllimet. Çfarëdo që të filloni tani do të ketë potencialin të zhvillohet në një projekt madhor me fitime të konsiderueshme.

The post “Leku letër”/ Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të kenë rritje të ardhurash gjatë muajit Maj, ja fokusi appeared first on Sot News | Lajme.

Dollari zbret në nivele të paimagjinueshme në raport me lekun

By: user 8
22 April 2025 at 16:20

Pasiguria e shkaktuar nga lufta tarifore e administratës së Donald Trump po dobëson shumë dollarin.

Në tregun shqiptar një dollarë ka zbritur në nivelin më të ulët prej 85 lekë. Brenda këtij muaj dollari është zhvlerësuar me gati 6 lekë, pasi më 1 prill këmbehej me 91 lekë.

Mediat ndërkombëtare thonë se dollari është dobësuar me 9% vetëm gjatë këtij viti. Kjo lëvizje e shpejtë e tregut sipas ekspertëve është ndikuar nga vendimmarrjet e Shtëpisë së Bardhë, por edhe nga rënia e çmimeve të karburanteve në tregjet e huaja. Në rënie është edhe monedha evropiane e cila po këmbehet me 98 lekë nga 99 lekë në fund të javës së shkuar.

The post Dollari zbret në nivele të paimagjinueshme në raport me lekun appeared first on Lapsi.al.

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

By: user 8
22 April 2025 at 15:05

Në sipërfaqen prej 5512 m2, në kodrinën buzë detit jonë, në zonën e quajtur Gjilekë nuk ka asnjë shenjë dalluese që tregon se prona është e konfiskuar.

Një ekskavator vazhdon të kryej punimet duke sheshuar dherat përballë ndërtimeve thuajse të përfunduara të një hoteli me pesë yje dhe kapacitet prej 106 suitash, i quajtur “Dreamades Luxury Suites”.

Projekti zbatohet nga kompania AG. TCC të Artan Gaçit ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i Olta Xhaçkës, i cili ka përfituar statusin e investitorit strategjik më 29 mars 2021, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Pronari i tokës buzë detit Jon ishte Stavro Mëhilli, një banor i fshatit Dhërmi. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme treguan se toka ishte regjistruar në emër të tij nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve nga ish-kryebashkiaku i Himarës.

Jorgo Goro, ndodhet pas hekurave pasi u gjet fajtor për falsifikimin e dokumenteve që çuan në regjistrimin e paligjshëm të një prone në emër të Stavro Mëhillit. Hetimet zbuluan se Mëhilli, një punonjës i thjeshtë i ujësjellësit në Bashkinë e Himarës, nuk kishte asnjë lidhje me truallin në fjalë, ndërsa familja e tij nuk ka përfituar thuajse asgjë nga prona e shitur.

Nëna e tij jeton në një banesë të rrënuar në Dhërmi, ndërsa Stavro rezulton të ketë marrë arratinë, duke lënë pas një grua të moshuar, rreth të tetëdhjetave, të braktisur dhe në kushte të vështira jetese.

Roja që u shndërrua në milioner

Stavri Mëhilli është “zhdukur” nga fshati që kur mësoi se Prokuroria e Posaçme nisi hetimet në pronën në të cilën e gëzoi në letër vetëm për 9 ditë.

Në fshatin Dhërmi, krejt e vetme jeton nëna e tij e cila thotë se nuk ka dëgjuar për të birin asnjë fjalë, për më shumë se një vit e gjysmë.

“Në fillim shkoi të kryente një operacion në Janinë dhe më pas nuk di me asgjë për të, nuk di nëse është gjallë. Kam më shumë se një vit e gjysmë që nuk i dëgjojë zërin” – tregon Vangjelo Mëhilli.

Gruaja 75-vjeçe jeton krejt e vetme në një shtëpi thuajse të rrënuar. Muret e banesës, dy dhoma e kuzhinë, janë krejtësisht të lagështa. Disa kolltuqe, me gjasë të falur, një krevat i vjetër, dhe një arkë me ilaçe janë gjithë sa ka “pasuri” Vangjelo Mëhilli.

Dhe shtëpinë që ka futur kokën, gruaja tregon se e kanë ndërtuar nga puna e një jete bashkë më të birin në Greqi.

Dhjetë vjet më parë, Stavri shkoi në Athinë ku mësoi zanatin e përpunimit të aluminit. E ëma thotë se në tokën helene hapi dyqanin e tij  dhe pasi u sistemua aty mori dhe prindërit Foto dhe Vangjelo Mëhilli.

Pak kohë më vonë, pas përkeqësimit të shëndetit të babait, Stavro bashkë me prindërit u kthyen në fshat, në Dhërmi.

Me vehte mori dhe materialet e dyqanit e tij, me shpresën se do të ishte i suksesshëm në biznes edhe në fshat, i kthyer tashmë në një kantier ndërtimi.

Por asgjë nuk ka shkuar mbarë. Për të mbijetuar nisi punë si roje në Bashkinë Himarë ku kujdesej për orarin e hapjes dhe mbylljes së ujit në qytet.

“Merrte 200 mijë lekë (të vjetra). Kaq merrte rrogën atëherë, as për cigare nuk i mjaftonin. Prandaj kemi ngelur këtu”, thotë e ëma 75-vjeçare për “shteg.org”.

Oborri
Oborri

Në vitin 2015, pas vdekjes së të atit, Stavro u detyrua të rikthehej në Greqi për të kryer shërbimin ushtarak, pasi gëzonte nënshtetësinë greke. Gjatë qëndrimit atje, ai ndoqi një shkollë për sistemet elektrike dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku punoi për kontrollin e sahateve të ujësjellësit në Bashkinë Himarë.

“Pastaj vajti ushtar. Kur mbaruan te 40-at (e vdekjes së të atit) vajti ushtar, se e kishin thirrur tre herë dhe nuk shkoi dot prej tij. U detyrua të shkonte në Greqi. Bëri një shkollë për dritat atje dhe erdhi këtej e kontrollonte sahatet.” – vijon tregimin e saj gruaja 75- vjeçare.

Edhe pse me një pagë modeste prej 350 mijë lekësh të vjetra dhe një pension të ulët për nënën e tij, Stavro dhe e ëma jetonin në qetësi e varfëri në Dhërmi.

Për Stavron të thonë se ishte aq i urtë sa dhe një pulë nuk ishte në gjëndje të trazonte.

Por duket se gjithçka ndryshon, të paktën sipas dokumenteve, në vitin 2019, kur Stavro gjeti në sirtar letrat e trashëgimisë së një prone të babait të tij.

Stavro gjeti një testament dhe disa letra trashëgimie që pretendonin se i ati kishte lënë një ullishte prej 1200 m² në “Llangadhaqe” dhe një tokë prej 5512 m² në “Perivolo”, Gjilek.

Më 4 mars 2019, ai paraqitet në Bashkinë Himarë për të kërkuar regjistrimin e pronës në emër të tij, duke dorëzuar një akt të marrjes së tokës në pronësi, plan rilevimi të firmosur nga kryetari i bashkisë dhe deklarata kufitare. Brenda vetëm 15 ditëve, dokumentet përcillen me urgjencë në Kadastrën e Vlorës nga ish-kryebashkiaku Jorgo Goro, i cili më vonë u shpall fajtor për falsifikimin e tyre. Hetimet zbuluan se dy shkresat zyrtare të përdorura si provë kishin numër protokolli që i përkiste një pasurie tjetër, pa lidhje me truallin në Gjilek.

Të gjitha dokumentet, Stavro rezulton ti këtë përfunduar brënda 15 ditëve dhe po me kaq urgjencë janë përcjellë dhe dokumentet nga ish-kryetari i Bashkisë Himarë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë.

Pas një viti, në mars 2020, prona prej 5512 m² u regjistrua në emër të Stavros, ndërsa pjesa tjetër prej 1200 m² dhe banesa ku jeton nëna e tij nuk u certifikuan.

Vetëm nëntë ditë pas marrjes së certifikatës së pronësisë, Stavro vendos ta shesë tokën. Më 18 shkurt 2020, ai udhëtoi drejt Vlorës dhe nënshkroi një kontratë shitjeje me Artan Gaçin, bashkëshortin e ish-ministres Olta Xhaçka. Nëna e tij, Vangjelo Mëhilli, deklaroi për “shteg.org” se nuk e kishte ditur se kush ishin blerësit dhe kishte lëshuar një prokurë për të birin, pasi kishte besim të plotë tek ai.

“Ma ka dhënë shteti, me dokumente, me të gjitha i kemi bërë në rregull. Kush ta kërkojë, do t’ia jap,” i kishte thënë 45-vjeçari të ëmës së tij.

Stavro Mëhilli, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, përfitoi nga prona e shitur rreth 127 milionë lekë të vjetra. Por në shtëpinë e Vangjelo Mëhillit nuk duket asnjë cent të jetë shpenzuar nga kjo shumë parash.

“Nuk di sa leke kemi marrë, por s’kemi marrë shumë. Nëse kishim edhe 5 lekë i shpenzuam për kurimin e atij të shkretit … ja shihni ku jetoj … Shtëpia është gati të bjerë. Pikon gjithë andej. Po s’ka gjë, të jemi mirë” – thotë gruaja.

Ndërsa Vangjelo Mëhilli jeton në kushte të mjerueshme në tokën që ajo duhet të ishte trashëgimtare ndërtimet e resortit turistik thuajse të përfunduar.

Pikërisht në kohën kur administrata vendore ishte angazhuar në “rregullimin e të gjitha letrave” për të njohur djalin e saj pronar, në Tiranë qeveria ishte kujdesur të gjende edhe investitorët strategjik.

Dokumentet tregojnë se pikërisht në pronën e përfituar sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve,  më 2 mars 2021, Qeveria shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë “AGTCC Hotel Management”. Kjo kompani është në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një shtetase amerikane dhe partnerja e Andi Xhaçkës, vëllai i ministres Olta Xhaçka.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë  AG.TCC Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, i cili kishte nënshkruar edhe kontratën e blerës së pronës me Stavro Mëhillin.

“Shteg.org” e pati të pamundur për të vërtetuar nëse ish-punonjësi i Bashkisë së Himarës firmosi realisht shitjen e pronës, pasi ai është “zhdukur” nga fshati shumë më herët se sa Prokuroria e të deklaronte nisjen e hetimeve që e implikonin atë në skemën e tjetërsimit të pronës.

“Unë për vete nuk di se ku e ka dhënë e ku e ka shitur tokën djali. Nëse i ka dhënë Xhaçkës, siç edhe e kam dëgjuar të thuhet, unë nuk e di. Ajo që unë di është se tokën e kishim tonën dhe ia ka dhënë ligji …  Nësë djali im ka bërë gabim, të dënohet … Jam nënë, por të dënohet me të drejtë … dhe të gjenden fajtorët e vërtetë …” –  thotë gruaja 75 vjeçare.

Investimi strategjik

Resorti “Dreamades Luxury Suites”
Resorti “Dreamades Luxury Suites”
Kodrinat në gjirin e Gjilekës janë kthyer në një kantier ndërtimi. Makineritë e mëdha ngrenë shtëllunga të mëdha tymi sa të duket se të përpin pluhuri dhe jo deti që dikur ishte aq i pastër sa vendasit krenoheshin se shikonin edhe monedhat në fundit e tij.

Ndërtesat që shumë shpejt do të të jenë një resort prej 106 suitash thuajse kanë përfunduar. Një ekskavator vazhdon punimet duke sistemuar dherat dhe askund nuk ka një shenjë së prona është marrë në administrim nga Agjencia e Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Pasurive.

AASK pretendon se e ka marrë tashmë pasurinë në administrim, në përputhje me procedurat ligjore.

“Pasuria e llojit ‘tokë arë’ me nr. 36/361/1, me sipërfaqe 5512 m2, në zonën Gjilek–Perivolo, që rezulton në pronësi të shoqërisë AG.TCC sh.p.k., është sekuestruar me vendimin nr. 1-0, datë 28.09.2023, të Gjykatës së Posaçme. Në zbatim të këtij vendimi është kryer ekzekutimi dhe aktualisht pasuria ndodhet nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AASK),” thuhet në një përgjigje që “shteg.org” mori nga kjo agjenci.

Megjithatë, në kushte anonimiteti, një ish-administrator i AASK-së shprehet se, në raste të tilla, një pasuri e sekuestruar duhet të ketë shenja dalluese që tregojnë statusin e saj juridik. Këto mund të jenë tabela informuese që njoftojnë publikun se prona është nën sekuestro, shirita paralajmërues, si dhe prania fizike e një roje për të mbikëqyrur territorin dhe për të parandaluar dëmtimin apo ndërhyrjen e paligjshme.

Gjithashtu, sipas tij, në mungesë të një vendimi përfundimtar të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit për konfiskim, në këtë pronë nuk lejohet të kryhen punime të asnjë lloji. “Nëse këto elementë mungojnë ose nuk konstatohet prania e tyre, lind dyshimi i arsyeshëm se pasuria nuk është realisht nën administrimin efektiv të agjencisë,” përfundon ai.

Pasuria u konfiskua pasi hetimet zbuluan se ishte përfituar me dokumente të falsifikuara.

Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet zbuluan se ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, kishte falsifikuar dokumente për regjistrimin e tokës në favor të Stavro Mëhillit, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia. Në kuadër të hetimeve, SPAK ngriti akuza për falsifikim dhe shpërdorim të detyrës ndaj Goros dhe punonjësve të tjerë të Bashkisë Himarë dhe Hipotekës.

Aktualisht, Goro është dënuar për shpërdorim detyre dhe ndodhet në hetim për akuzën e falsifikimit të dokumenteve të pronës, e cila më pas u shit në favor të Artan Gaçit. Hetimet zbuluan gjithashtu se nënshkrimet në dokumentet që përdorën për regjistrimin e tokës ishin falsifikuar, duke përfshirë një shtesë të paligjshme të sipërfaqes 5512 m² në dokumentin original. Ky manipulim nuk i ka penguar autoritetet që të shpallin kompaninë e lidhur me Artan Gaçin si investitor strategjik.

Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia.

SPAK ka ngritur akuza mbi kryebashkiakun dhe punonjës të ndryshëm të bashkisë dhe të hipotekës, duke i akuzuar se kanë falsifikuar dokumente në lidhje me këtë sipërfaqe toke e cila përfundoi në duart e familjarëve të znj. Xhaçka.

Hetimet kanë vërtetuar se shumë nënshkrime zyrtare janë të falsifikuara.

“Ky fakt dëshmon se në dokumentin e përdorur për regjistrimin e sipërfaqes/ngastrës “Perivolo” sipërfaqja 5512 m2, kjo ngastër është shtuar në mënyrë mekanike, pasi dokumenti i vërtetë (autentik), përmban vetëm një ngastër”, thuhet më tej në hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Projekti “Dreamades Luxury Suites’ i kompanisë AG. TCC përfitoi statusin më 29 mars 2021, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS.

Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar lejimin e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit për një afat 30-vjeçar.

Ligji për investimet strategjike, i miratuar me qëllimin për të tërhequr kapital të huaj apo për të nxitur kapitalin vendas në sektorë kyç të ekonomisë, është përdorur gjerësisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në fushën e turizmit. Ndonëse qëllimi zyrtar i ligjit është krijimi i vendeve të reja pune, zhvillimi rajonal dhe rritja e konkurrencës përmes teknologjive të reja, në praktikë ky instrument është përdorur për të legjitimuar prona të kontestuara, shpesh të përfituara përmes korrupsionit dhe falsifikimeve.

Xhaçka nën hetim me vendim gjykate

Kryeministri Edi Rama dhe Olta Xhaçka
Kryeministri Edi Rama dhe Olta Xhaçka

Dhe pse Prokuroria e Posaçme hetoi për dy vite çështjen e manipulimit të pronave ku nisi të ndërtohej resorti në gjirin e Gjilekës, i vetmi zyrtarë i lartë që u përball me drejtësinë ishte Joro Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës.

Që në nisje të hetimeve, dokumentet tregonin qartësisht se ish-ministria Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj ishin përfituesit e pronës, ajo kurrë nuk u morë nën hetim.

U desh vendimi i Gjykatës së Posaçme, i dhënë në prill të 2025, që të detyronte Prokurorinë të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nis hetimet për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim ndaj Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj.

“Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sipas këtij vendimi, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të Olta Xhaçkës, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

“Shtetasja Olta Xhaçka, thotë GJKKO, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria e Posaçme duhet të administrojë të gjithë praktikën e regjistrimit të shoqërive në pronësi të familjarëve Xhaçkës, administrimin e praktikës së marrjes së statusit të investitorit strategjik të kompanisë së zotëruar nga Artan Gaçi, si dhe dokumentacionin e krijimit të një shoqërie tregtare me ortake fiktive me qëllim shmangien në dukje të konfliktit të interesit.

Gjetjet e prokurorisë janë kundërshtuar nga Xhaçka e cila i ka konsideruar akuzat një lincmim politik pasi ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kishin asnjë dijeni se si ishte bërë regjistrimi i pronës ku do të ndërtohej resorti turistik.

“Ndoshta nuk tingëllon mirë kur them ‘po ç’lidhje kam unë’? Ç’lidhje ka bashkëshorti im sesi është regjistruar kjo pronë në 1994?’ Ky procedimi i SPAK duket sikur po mbron një njeri të pushtetit për të mbyllur vrimat e një gjëje që dihej se ishte me cen? Jo nuk është kështu. Nuk jam e frikësuar as unë dhe as bashkëshorti im sepse nuk e dinim si janë ndarë AMTP në 1994” – do të deklaronte Xhaçka. /shteg.org

The post Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë appeared first on Lapsi.al.

Tetë ushqime që lehtësojnë menjëherë kapsllëkun

By: Ardit
10 April 2025 at 22:49

Me stil i ulët jetese dhe zakone të këqija të të ngrënit, gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga lëvizjet e parregullta të zorrëve. Ka shumë arsye që mund të çojnë në kapsllëk, duke përfshirë stresin dhe problemet me tretjen, por zakonet e këqija të të ngrënit janë fajtori më i madh. Pra, ekziston një […]

The post Tetë ushqime që lehtësojnë menjëherë kapsllëkun appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Labinot Fushë të Elbasanit/ Marrin flakë kontenierët e mbetjeve

By: Oldi
26 January 2025 at 18:18

Kontenierët e mbetjeve në Labinot fushë janë përfshirë nga zjarri pak më parë. Për shkak të flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit për vendosjen në kontroll të tyre. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia […]

The post Zjarr në Labinot Fushë të Elbasanit/ Marrin flakë kontenierët e mbetjeve appeared first on BoldNews.al.

Rami Malek flet për romancën me aktoren

By: user 10
21 January 2025 at 17:47

Rami Malek bëri komente të rralla për Emma Corrin në një intervistë të re me Guardian.

“Është person magjepsës,” tha Malek për aktoren e “The Crown”, 29 vjeç. Sipas Guardian, Malek gjithashtu e quajti Corrin “Em” dhe “partnerja ime ” gjatë intervistës.

Kur gazetari e përshkroi Corrin si të zgjuar dhe të çuditshme, Malek buzëqeshi dhe shtoi: “Na pëlqejnë të çuditshmet”.

Corrin nuk ka folur kurrë publikisht për romancën e saj me Malek. Aktorët konfirmuan lidhjen e tyre në shtator 2023 kur u fotografuan duke u puthur në Londër. Dy javë më vonë, çifti u mbajt për dore duke lënë pas festën e javës së modës në Paris.

Malek ishte në mënyrë të ngjashme privat në lidhje me marrëdhënien e tij me aktoren Lucy Boynton, 31 vjeç, me të cilën u takua nga viti 2018 deri në 2022. Dyshja nuk e konfirmuan kurrë publikisht ndarjen e tyre. Ata u takuan në xhirimet e filmit biografik të Freddie Mercury të vitit 2018 “Bohemian Rhapsody”, i cili i dha Malek një Oscar. Corrin, ndërkohë, nuk ishte në ndonjë marrëdhënie të njohur publike përpara se të takohej me Malek.

 

 

The post Rami Malek flet për romancën me aktoren appeared first on Lapsi.al.

Keqkuptimi me policinë – Rami Malek tregon se për pak sa nuk përfundoi në paraburgim

20 January 2025 at 18:00

Aktori Rami Malek ka treguar së fundmi se për pak sa nuk ka përfunduar në paraburgim për shkak të një keqkuptimi me policinë.

Gjegjësisht, aktori 43-vjeçar ka zbuluar për The Guardian detajet e takimit të pakëndshëm me policinë.

Ai ka shpjeguar se si policët e kanë ndaluar pas një denoncimi për grabitje dhe me pretekstin se aktori i njohur “përputhej” me përshkrimin.

Rami Malek

“Më hodhën mbi një makinë policie sepse dikush grabiti një dyqan pijesh alkoolike dhe vodhi çantën e një gruaje”, tha ai.

Grabitësi me sa duket ishte me prejardhje nga Amerika Latine dhe policia besonte se Rami Malek i ngjante detajeve që ata kishin. Meqë ra fjala, Malek është me origjinë egjiptiane.

“Mbaj mend se sa i nxehtë ishte motori dhe gati sa më dogji duart”, kujton ai.

Falë një shoku që ka qenë me të në momentin e ndalimit, ai ka penguar përshkallëzimin e situatës.

Një mik ndihmoi të shpjegonte se Malek ishte në të vërtetë me origjinë egjiptiane.

Rami Malek

“Më kujtohet që qeshja mbi makinë, duke menduar, “Mirë, kjo është një situatë shumë e pasigurt. Mund të përfundoj në burg për diçka që nuk e bëra”.

Përveç kësaj, ai zbuloi se për një kohë të gjatë ishte subjekt i fjalimeve të shumta raciste për shkak të emrit dhe origjinës së tij. Ai pohon se komente të tilla thuajse u zhdukën kur u publikua filmi “Bohemian Rhapsody”. /Telegrafi/

The post Keqkuptimi me policinë – Rami Malek tregon se për pak sa nuk përfundoi në paraburgim appeared first on Telegrafi.

Rami Malek flet për arrestimin: Më akuzuan për shkak të origjinës

By: user 10
20 January 2025 at 15:27

Rami Malek zbuloi se dikur ishte akuzuar padrejtësisht për shkak të origjinës nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit.

“Më arrestuan sepse dikush kishte grabitur një dyqan pijesh alkoolike dhe kishte vjedhur çantën e një gruaje”, kujton fituesja e Oskarit, 43 vjeç, në një intervistë të re me The Guardian.

Ata thanë se [hajduti] ishte me origjinë latine dhe, ‘Ti përshtatesh me përshkrimin’, tha Malek.

Ai vazhdoi, “Shoku im, i cili ishte Kaukazian, ishte mjaft i zgjuar për të thënë: “Në fakt, zotëri, ai është egjiptian. Jo latin.Mbaj mend që qeshja në makinën e policëve, duke menduar: “OK, kjo është një situatë shumë e paqarte. Mund të shkoj në burg për diçka që nuk e kam bërë.”

Malek nuk ka sqaruar se kur ka ndodhur ngjarja.

Aktori  i “Bohemian Rhapsody” është djali i emigrantëve egjiptianë. Ai u rrit jashtë LA.

Ai ka treguar se emri i tij i plotë – Rami Said Malek – ndonjëherë shkakton alarme sigurie kur ai është në udhëtim.

“Fillova të mendoj, ‘Çfarë po ndodh?’ sa herë që përpiqesha të hyja në një vend. Këto ditë, mund të ketë një moment. Pastaj ata do të thonë, “Ja, ky është djali nga Bohemian Rhapsody”. Lëreni të kalojë’”, tha ai.

Malek gjithashtu pranoi se është i shqetësuar për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për shkak të qëndrimit të ashpër të Trump ndaj imigracionit.

 

 

 

Malek gjithashtu pranoi se është i shqetësuar për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për shkak të qëndrimit të ashpër të Trump ndaj imigracionit dhe vuri në dukje udhëtimin e Barack Obama për t’u bërë president.

 

 

The post Rami Malek flet për arrestimin: Më akuzuan për shkak të origjinës appeared first on Lapsi.al.

Beteja ligjore mes LVV-së dhe Listës Serbe

3 January 2025 at 22:59

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe të enjten ka paraqitur përsëri ankesë kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për ta certifikuar këtë parti dhe ka kërkuar anulimin e tij.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili është përgjegjës për përgjigje në ankesën e Vetëvendosjes, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të sqaruar nëse do ta shqyrtojë atë.

Më herët, ky Panel kishte marrë vendim në favor të Listës Serbe, duke vepruar mbi ankesën e kësaj partie – më të madhes së serbëve në Kosovë – pasi anëtarët e KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtuan certifikimin e saj. Më pas, LVV bëri ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila po ashtu mori vendim në favor të Listës Serbe.

Një nga arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja qeverisëse është fakti që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje, pasi e konsideron atë “kundërshtarin më të madh”.

“Ndërsa Kurti dhe të vartësit e tij na sulmojnë dhe nuk na lejojnë të marrim pjesë në zgjedhje, ne e dimë se jemi në rrugën e duhur. Lista Serbe është mburoja e qëndrimit dhe mbijetesës së serbëve në këto hapësira, dhe për këtë arsye Kurti na sheh si rrezikun më të madh. Ai do të bëjë gjithçka për të na penguar të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Elek më 3 janar për Radiotelevizionin publik të Serbisë (RTS).

Çfarë thotë ligji?

Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka deklaruar se kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, bazuar në nenin 119 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në këtë nen thuhet se një person, që konsideron se të drejtat e tij janë shkelur lidhur me procesin zgjedhor të rregulluar nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ose rregullat zgjedhore, mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas kësaj partie, certifikimi i Listës Serbe, pa u kryer procesi i votimit në KQZ, përbën “sulm ndaj rendit tonë ligjor”.

“Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, deklaroi se, bazuar në nenin 118 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë të detyrueshme për institucionin që drejton, nëse Gjykata Supreme e Kosovës nuk vendos ndryshe.

Reagimet e komunitetit ndërkombëtar

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin se procesi i verifikimit të subjekteve politike është “i motivuar politikisht”, duke theksuar se “është e domosdoshme që votuesit, dhe jo trupat politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”.

Para certifikimit të Listës Serbe, më 31 dhjetor nga KQZ-ja, Bashkimi Evropian ka deklaruar se është e nevojshme të sigurohet pjesëmarrja e lirë e të gjithë kandidatëve dhe partive politike të kualifikuara.

Ata shtuan se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standardet dhe procedurat ligjore, në përputhje me ligjet në fuqi, pa ndërhyrje politike.

Vendimin për konfirmimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit e mirëpriti Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush do të zgjidhet brenda sistemit demokratik të Kosovës, ndërsa të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për politizimin e procesit zgjedhor”, thuhet në postimin e ambasadës në një postim në platformën X – të njohur më parë si Twitter.

ECMI: Ekziston dallim midis platformës ideologjike dhe programore të një partie

Pas insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje, Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI) ka vlerësuar se në një shoqëri demokratike duhet të ekzistojë një dallim i qartë midis platformës ideologjike ose programore të një partie politike.

Pjesëtarë të Qendrës vlerësojnë se është detyrë e partive politike të veprojnë brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të shtetit ku ekzistojnë, por gjithashtu kanë të drejtë të promovojnë reforma kushtetuese ose politike.

“Kufizimi i shprehjes së tillë vetëm mbi bazën e pikëpamjeve ideologjike, bart rrezikun e minimit të vlerave themelore demokratike”, deklaruan nga ECMI, një organizatë që merret me promovimin e mbrojtjes dhe fuqizimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Megjithatë, ata theksuan se të gjitha subjektet politike duhet t’i respektojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

“Nëse përcaktohet se një parti vepron jashtë këtyre kufijve – duke rrezikuar stabilitetin ose integritetin kushtetues të shtetit – mund të merren masa të ligjshme”.

Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë ka pasur mbështetje për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Deri më tani, në të gjitha proceset zgjedhore ku ka marrë pjesë, kjo parti ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb, por Misioni Vëzhgues i BE-së, në raportin e saj të vitit 2021, ka përfunduar se Lista Serbe ka “monopolizuar jetën politike ndërmjet serbëve të Kosovës” dhe janë shënuar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./Radio Evropa e Lirë/

The post Beteja ligjore mes LVV-së dhe Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

❌
❌