Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha denoncon me VIDEO blerjen e votave në Tiranë: Ja momenti kur shpërndahen paratë

By: V K
9 June 2025 at 12:30

Këtë të hënë, gjatë një deklarate për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me procesin zgjedhor, duke akuzuar qeverinë Rama për blerje masive votash dhe përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës.

Berisha publikoi një video që, sipas tij, tregon momentin e shpërndarjes së parave për vota në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh: “Narkoqeveria e Edi Ramës nuk u mjaftua me 76 milionë euro të shpërndara si ‘bonus pensionistësh’, që përbëjnë 48% të votuesve. As me 200 milionë euro të falura në gjoba dhe kamata, e as me firmosjen masive të lejeve të legalizimit e certifikatave të pronësisë. Përdorën makinat e shtetit, punësuan mijëra njerëz në mënyrë të përkohshme vetëm për të siguruar votën. Por kaluan edhe në blerje të drejtpërdrejtë të votës – me para në dorë”.

 

The post Berisha denoncon me VIDEO blerjen e votave në Tiranë: Ja momenti kur shpërndahen paratë appeared first on Albeu.com.

Kajsiu replikon me Bushatin: Kush i shërben “regjimit” Rama?

By: user 2
5 June 2025 at 13:03

Në artikullin e tij “Si të dallosh një kriptoramist” kolegu Bushati ofron një manual për të dalluar kriptoramistët, ose ramistët e fshehtë. Janë ata që në publik e kritikojnë Ramën por në mënyrë private e dashurojnë atë.

Nga pikpamja politike ka shumë pak rëndësi kush është kriptoramist dhe kush vuan nga Ramofobia. E rëndësishme është kush i shërben Ramës politikisht, dhe kjo nuk është çështje ndjenjash por llogjike. Sikurse do argumentoj më poshtë urrejtja ndaj Ramës të transformon shumë lehtë në shërbëtor të zellshëm të tij.

Ndaj pyetja që duhet të shtrojmë sot nuk është kush e do apo kush e urren më shumë Ramën, por kush i shërben më shumë axhendës së tij politike. E thënë ndryshe, kush është faktori kryesor që e mban dhe e legjitimon Ramën sot në pushtet?

Andi Bushati: Si ta zbulosh një kripto Ramist

Përgjigja berishiste ndaj kësaj pyetje është “regjimi Rama”, kapja e shtetit, krimi organizuar, kontrolli i mediave dhe manipulimi i zgjedhjeve. Sipas kësaj teorie Rama vazhdon në pushtet sepse ne nuk jetojmë në demokraci, por jemi në një regjim autoritar apo diktatorial, si Erdogani në Turqi, Orbani në Hungari apo Maduro në Venezuelë. 

Ndonëse është e pamohueshme që Rama qeveris në mënyrë autoritare dhe jo transparente, që PS-në e ka kthyer në një varrezë politike ku nuk bëzan askush, që krimi i organizuar ka penetruar në qeverisjen socialiste, shpjegimi i mësipërm nuk është i mjaftueshëm, për faktin e thjeshtë që edhe në regjimet më autoritare në Evropë opozita politike ka shënuar fitore, të paktën në kryeqytet.

Në Hungari opozita politike kritike me Viktor Orban fitoi bashkinë e Budapestit në zgjedhjet lokale të vitit 2024. Po në vitin 2024 në Turqinë e Erdoganit mega-Bashkinë e Stambollit e fitoi një kandidat i opozitës. Në Venezuelën e Maduros opozita i fitoi zgjedhjet në mënyrë plebishitare aq sa Maduro u detyrua që mos të botojë asnjë procesverbal zgjedhor, të nxjerrë ushtrinë në rrugë për tu përballur me protestuesit, dhe ta dërgoj në azil politik liderin e opozitës.

Është absurde të pretendosh që Shqipëria e Ramës është më pak demokratike se Hungaria ku Viktor Orban kontrollon të gjithë sistemin gjygjësor pasi ndryshoi dy herë kushtetutën sipas midesë së tij, se Turqia e Erdoganit me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë apo se Venezuela e Maduros që është në thelb një diktaturë ushtarake.

E mgjithatë në këto vende opozita fiton zgjedhje, të paktën në kryeqytet. Ndërsa opozita jonë humbet thellë edhe në zemër të Tiranës ku as ajo vetë nuk denoncon manipulime dhe krim të organizuar. Kaq mjafton për të kuptuar që “regjimi” Rama nuk mbahet në këmbë thjesht nga krimi, dhuna apo manipulimi por nga alergjia që shumica e shqiptarëve kanë për berishizmin.

Nuk po pretendoj se kryeministri Rama është domosdoshmërisht dashnor i demokracisë dhe lirisë, apo se nesër ai nuk do mund të transformohej në diktator. Thjesht po argumentoj se për momentin ai nuk ka nevojë as të manipulojë zgjedhjet, as të ushtrojë dhunë mbi opozitën dhe as ta çojë liderin e saj në azil politik, sepse me të i fiton zgjedhjet, sondazhet dhe garën e popullaritet shumë lehtë. 

Por nuk është ky shërbimi më i madh që berishizmi i bën projektit politik të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste. Akoma më e dobishme është narrativa berishiste se Rama është i pathyeshëm: “Askush nuk fiton përpara Ramës” na thonë berishistët. Është një mit pas të cilit fshihet dështimi politik i berishizmit. 

Në narrativën berishiste Rama nuk thyhet as me zgjedhje, as me faktorin ndërkombëtar, as me mos-bindje civile, as me protesta paqësore, as me protesta të dhunëshme, as me bllokim rrugësh, as me çadra anti-sistem, as me bojkot zgjedhjesh dhe as me bojkotin e parlamentit. Të gjitha këto janë mjete që berishizmi i ka përdorur pa sukses për të arritur në konkluzionin që e propogandon pambarim se Rama është i pathyeshëm në të gjitha drejtimet. 

Në historinë e sistemeve demokratike është e vështirë të gjesh një opozitë politike që i thotë vazhdimisht elektoratit se partia në pushtet është e pathyeshme në të gjitha frontet. Ashtu sikurse është vështirë të imagjinosh një shërbim më të madh politik ndaj pushtetit se sa një opozitë që fillimisht e fton popullin të dorëzohet para fuqisë së pamatë të pushtetit dhe më pas e denoncon atë si dezertor. 

Armand Shkullaku: Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Po denoncimi që i bëjmë autoritarizmit, korrupsionit dhe lidhjes së krimit me pushtetin ramist –  do më thonë Berishistët – edhe këto shërbime ndaj regjimit janë? Përgjigja është po. 

Nëse pranojmë se thelbi i krizës së demokracisë shqiptare është mungesa e demokracisë brenda partive politike, sikurse argumenton me të drejtë kolegu Neritan Sejamini, berishizmi shërben thjesht për të sfumuar, dhe jo për të nxjerrë në pah, reduktimin e PS-së në një varrezë politike pa mendim dhe debat. Një parti kazermë, për të përdorur termin e Preç Zogajt, duket shumë më mirë se një parti e reduktuar në aneks familjar.

Është mungesa e besueshmërisë së berishizmit që e sfumon në vend që ta denoncojë lidhjen e pushtetit Ramist me krimin e organizuar apo penterimin e këtij të fundit në ekonominë shqiptare. Ndonëse ky penetrim nuk ka filluar me Ramën, në Shqipëri janë ngritur prej kohësh televizione kombëtare dhe lokale më paratë e drogës, ai është konsoliduar gjatë pushtetit socialist.

Ama një opozitë që denoncon si kriminel edhe Suel Çelën edhe Altin Dumanin, edhe Visin e Pojës edhe Lulëzim Bashën, edhe Xhevdet Troplinin edhe analistët anti-berishist, në fakt nuk denoncon askënd. Një opozitë që nga njëra anë denoncon krimin e organizuar dhe nga ana tjetër propozon shkrirjen e institucionit që më shumë goditje i ka dhënë atij, SPAK, prodhon thjesht zhurmë.

Dhe ky është shërbimi i fundit, por jo më pak i rëndësishm, që berishizmi i bën pushtetit, reduktimi i politikës në zhurmë nëpërmjet transformimit të gjuhës politike nga dritë në dru. Berishizmi nuk e përdor gjuhën për të ndriçuar fenomenet politike, siç janë krimi, korrupsioni apo autoritarizmi politik, por si dru për të goditur kundërshtarin e rradhës.

Ky proces e drunjëzon gjuhën, i heq asaj çdo funksion llogjik dhe argumentues duke e kthyer atë thjesht në dajak për të goditur këdo që nuk bie dakord me narrativën berishiste. Ndaj ligjërimi berishist përbëhet nga një varg epitetesh dhe metaforash që funksion themelor kanë denoncimin por jo arësyetimin dhe aq më pak ndriçimin e realitetit ku jetojmë. 

Masakër elektorale, farsë elektorale, besëprerë, sorosian, kriptoramist, idiot të dobishëm, analistë kriminel, narko-shtet, bandat, regjimi, këto janë termat e ligjërimit berishist që nuk synojnë argumentimin por thjesht denoncimin dhe stigmatizimin. Është e njëjta gjuhë që, sikurse ka vërejtur me të drejtë analisti Baton Haxhiu, përsëritet e pandryshuar prej tre dekadash.

Ky lloj ligjërimi e varfëron aq shumë gjuhën saqë ajo nuk shërben më për ta deshifruar realitetin por për ta injoruar atë. Kjo është ndoshta dhurata më e madhe që një opozitë mund ti bëjë pushtetit, sepse vdekja e gjuhës, mungesa e verbit politik, pamundëson jo vetëm llogaridhënien e pushtetit por vështirëson imagjinimin e një alternative shpresëdhënëse. 

Për këtë arësye normalisht është pushteti ai që tenton ta drunjëzojë gjuhën, ta zhveshë dhe ta varfërojë atë. Gjuha e drunjtë e komunizmit shqiptar nuk ishte e rastësishme. Ajo e reduktonte ligjërimin politik tek parrullat dhe denoncimet e armiqeve të klasës, të imperializmit apo të kriptoborgjezëve sepse në këtë mënyrë reduktonte imagjinatën politike të qytetarit tek realiteti i ngushtë që e mbante në këmbë regjimin komunist.

Marrdhënia e tensionuar e regjimit komunist me veprën e Ismail Kadaresë buronte pikërisht tek pasurimi i horizontit gjuhësor dhe imagjinar që ky autor i ofronte lexuesit shqiptar. Nëprmjet fjalorit të pasur dhe gjenialitetit artistik vepra e Kadaresë i hapte horizonte të reja imagjinatës së qytetarit shqiptar. Kjo përbënte kërcënim serioz për një sistem që mbahej në këmbë nëpërmjet varfërimit të gjuhës dhe reduktimit të horizontit politik të qytetarëve tek parrullat komuniste. Pikërisht për këtë arësye vepra e tij perceptohej shpesh si disidente, edhe kur nuk përmbante ndonjë denoncim të hapur apo të qëllimshëm të regjimit komunist. 

Në këtë aspekt varfërimi i vazhdueshëm i gjuhës politike në fushatat elektorale të Partisë Socialiste, herë me tollova, herë me batuta, nuk është i rastësishëm. Metaforat dhe epitetet e Ramës në fushatën e fundit elektorale ishin ose apolitike, si “bufi kënetës” apo “meshkujt çyryk”, ose klishe të tipit “ëndërra evropiane”. Pushteti operon me një gjuhë të thatë që e varfëron mendimin sepse nuk ka armik më të rrezikshëm për të se mendimi kritik dhe imagjinata politike. 

Aleati kryesor i pushtetit socialist për të varfëruar gjuhën dhe imagjinatën tonë politike është berishizmi. Në vend që ta pasurojë fjalorin dhe imagjinatën tonë politike, për të menduar një alternative më të mire, berishizmi e redukton atë tek denoncimi dhe ofendimi i armiqëve të rradhës, idiotët e dobishëm, analistët palaço apo kriminel, apo bullicat elektorale. 

Nuk është rastësi që ne sot ende nuk kemi fjalorin e nevojshëm për të përshkruar regjimin politik që ka ndërtuar Rama me Partinë Socialiste. Aq e rëndë është situata saqë termi dominues që përdoret sot për të përshkruar sistemin aktual politik është fjala “regjim”. 

Po ti referohesh fjalorit shqiptar fjala regjim do të thotë thjesht “mënyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoqëror në një shtet.” Pra kur opozita sot thotë se Rama ka ndërtuar në Shqipëri një regjim në fakt nuk thotë asgjë konkrete në lidhje me natyrën e këtij regjimi. 

Koncepte të tjera si narko-shteti, që përdoren rëndom nga Berisha, shërbejnë thjesht për ta denoncuar dhe jo ndriçuar realitetin ku jetojmë. Koncepti i narkoshtetit, aq i pasaktë saqë nuk ekziston fare në literaturën politike, në fakt nuk e përshkruan mirë realitetin e qeverisjes Rama. 

Në fakt nuk ekzistojnë kritere të qarta apo ndonjë indeks i narkoshteteve. Megjithatë që një vend të klasifikohet si narkoshtet nuk mjafton penetrimi i parave të drogës në ekonomi dhe politikë apo korruptimi i zyrtarëve shtetëror nga trafikantët e drogës, përndryshe jo vetëm Shqipëria por edhe Holanda dhe Belgjika do klasifikoheshin si narkoshtete. Duhet që vetë shteti ose zyrtarë të lartë të tij të jenë të përfshirë në organizimin dhe drejtimin e trafikut të drogës si një aktivitet që prodhon të ardhura të rëndësishme për shtetin. 

Për momentin, ndoshta vetëm Venezuela e Nikolas Maduro i përmbush këto kritere sepse aty trafiku i drogës organizohet dhe drejtohet nga vetë ushtria e Venezuelës me pjesmarrjen direkte të zyrtarëve të lartë të qeverisë Maduro. Ndërkohë që të ardhurat e trafikut të drogës janë një burim i rëndësishëm për mbajtjen në këmbë të diktaturës ushtarake të Maduros.  

Ajo që kemi në Shqipëri nuk është as diktatura ushtarake, as regjimi dhe as narkoshteti por një sistem politik, ekonomik dhe mediatik që prodhon një zhvillim përjashtues dhe jo përfshirës. Një zhvillim që pasuron një pakicë gjithnjë e më të ngushtë por që përjetohet si varfërim (material dhe shpirtëror) nga shumica e shqiptarëve. 

Ndonëse ende nuk ia kemi gjetur emrin këtij sistemi (që diku tjetër jam përpjekur ta quaj dubaizim), ajo që mund të thuhet me siguri është se as koncepti i narkoshtetit dhe as koncepte bosh si “regjimi” nuk e kapin esencën e realitetit që përjetojnë shqiptarët. 

Në momentin kur ende nuk kemi arritur të emërtojmë realitetin ku jetojmë imagjinimi i një realiteti ndryshe, i një alternative më të mirë, bëhet krejt i pamundur. Kjo natyrisht i leverdis pushtetit që vazhdimisht na thotë se një alternativë më e mirë se Rama nuk mund të imagjinohet në Shqipëri, sidomos kur ke përballë berishizmin me gjuhën e tij si dajak.

Ndaj dhunimi që berishizmi i bën gjuhës sonë politike i shërben përjetësimit të projektit politik të Ramës. Reduktimi i gjuhës në dru për kundërshtarin, në formën e fletërrufeve të Revolucionit Kulturor Kinez që identifikonin kriptoborgjezët, eleminon çdo mundësi për të imagjinuar një realitet më të mirë. 

Nuk mund të kesh një imagjinatë të pasur me një gjuhë të varfër. Një shoqëri pa imagjinatë dhe pa gjuhë politike është ëndrra e çdo pushteti autoritar. Kësaj ëndrre të pushtetit ramist i shërben sot me zell berishizmi duke e transformuar debatin politik në një zhurmë që të vetmin parim organizues ka interesin e familjes Berisha.  

Natyrisht në këtë pikë berishistët do ta denoncojnë përsiatjen time si një farsë analtike, një analizë narko-kriminale dhe kriptoramiste në shërbim të regjimit. Si mund të jemi shërbëtorë të Ramës kur ne e urrejmë Ramën me shpirt? – do më thonë ata të revoltuar.

Dhe është e vërtetë që berishistët e urrejnë Ramën me shumë shpirt, ndonëse me shumë pak mendje. Urrejtja e tyre është e pastër, e sinqertë dhe aspak politike. 

Ata nuk urrejnë Ramën si fenomen politik. Nuk urrejnë autoritarizmin e Ramës, nuk urrejnë korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij aspak transparent, nuk urrejnë as mungesën e meritokracisë politike. Ata urrejnë individin Rama, përndryshe nuk do rreshtoheshin përkrah korrupsionit, arrogancës dhe autoritarizmit berishist.

Por urrejtja nuk të transformon në luftëtar të lirisë dhe aq më pak në kritik të një regjimi autoritar. Përkundrazi, ajo është ndjenja themelore që çdo shërbëtor i zellshëm ka përballë një padroni të fuqishëm, shpërfillës dhe arrogant. 

©Lapsi.al

The post Kajsiu replikon me Bushatin: Kush i shërben “regjimit” Rama? appeared first on Lapsi.al.

“Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve

By: Ela
27 May 2025 at 09:25

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për të frenuar valën e re të rënies të kursit të këmbimit Euro-Lek. Më datë 6 maj, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin e 97.99 lekëve. Burime nga tregu financiar bëjnë të ditur se, qysh të […]

The post “Narko-eurot” për blerjen e votave/ Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg para zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës në favor të PSD

13 May 2025 at 11:27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 13 maj se ka regjistruar procedim penal për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” ndaj kryeplakut të fshatit Lusen në Kukës dhe një personi tjetër që akuzohen për blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate, subjekt politik që drejtohet nga Tom Doshi. Sipas […]

The post SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës në favor të PSD appeared first on Reporter.al.

Kukës/ Nën hetim i riu që fotografoi votën, në kërkim 18-vjeçari që tentoi të hynte natën në QV

By: Ela
12 May 2025 at 11:00

Policia e Kukësit ka proceduar në gjendje të lirë një 19-vjeçar në fshatin Shoshaj pasi ka publikuar në rrjete sociale fotografi të fletës së tij të votimit. Gjithashtu, policia e Kukësit ka shpallur në kërkim në 18-vjeçar i cili, gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e […]

The post Kukës/ Nën hetim i riu që fotografoi votën, në kërkim 18-vjeçari që tentoi të hynte natën në QV appeared first on BoldNews.al.

Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale/ Arrestohet 19-vjeçari në Tropojë

By: Rovena
12 May 2025 at 10:46

Policia e Kukësit ka arrestuar një 19-vjeçar në Tropojë, pasi ditën e djeshme gjatë procesit të votimit, ka fotografuar fletën e tij të votimit, duke e postuar më pas në rrjetet sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit”, njofton policia.

Tjetër rast i fotografimit të votës/ Pas Elbasanit, arrestohet votuesja në Tiranë

By: Rovena
11 May 2025 at 12:34

Një votuese në Tiranë është arrestuar pasi ka fotografuar votën e saj, në shkelje të ligjit. Ky është rasti i dytë ku një grua arrestohet pasi fotografon votën. Më herët një tjetër votuese u arrestua në Elbasan.

“Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse. Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal”, njofton prokuroria./abcnews.al

Një ditë para zgjedhjeve/ Xhelal Mziu publikon videon dhe akuzon socialistët: Rilindja në terren duke shpërndarë…

10 May 2025 at 16:41

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka publikuar në Facebook një postim, përmes të cilit akuzon socialistët për blerje të votave. Sipas demokratit, socialistët kanë dalë sot në terren në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër, ku shpërndajnë para në këmbim të votave.

Mziu ka publikuar gjithashtu disa video ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin. Deputeti shkruan se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Gjithashtu demokrati pretendon se dy qytetarë që po i ndiqnin, janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes.

Postimi i plotë:

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

#Ndricim_Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.
Ky është krim elektoral.
Ky është krim zgjedhor.
Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, #SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve. Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

The post Një ditë para zgjedhjeve/ Xhelal Mziu publikon videon dhe akuzon socialistët: Rilindja në terren duke shpërndarë… appeared first on Sot News | Lajme.

Publikoi votën në TikTok, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

By: V K
7 May 2025 at 12:11

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Z., me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në rrjetin “TikTok”, ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa vijojnë verifikimet për të identifikuar raste të tjera të ngjashme.

The post Publikoi votën në TikTok, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

Publikoi votën në TikTok, i riu shqiptar në Gjermani procedohet nga Policia e Lezhës

By: Besnik
6 May 2025 at 11:20

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë një 24-vjeçar, pasi nga Gjermania, ku është emigrant, ai ka publikuar në TikTok një fotografi të fletës së votimit të plotësuar.

Sipas policisë, 24-vjeçari E.N. akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E.N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, thuhet në njoftimi ne policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikoi votën në TikTok, i riu shqiptar në Gjermani procedohet nga Policia e Lezhës appeared first on Euronews Albania.

Qori: Shitja e votës shenjë e disfatës sociale

By: Ela
1 May 2025 at 22:58

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, thotë se shitja e votës është një shenjë e disfatës sociale, sepse njeriu i thjeshtë ndihet vetëm dhe i izoluar prandaj “kërkon të marrë ato 100 mijë të kalojë lumin”. Ai shprehet se rendi aktual politik në vendin tonë, e ka zhbërë solidaritetin dhe na ka izoluar në individualitet. […]

The post Qori: Shitja e votës shenjë e disfatës sociale appeared first on BoldNews.al.

Ilirjan Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale

By: V K
24 April 2025 at 12:52

Ditën e sotme, një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se në zonat e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë, ku që nga zgjedhjet e 2023 votohet në mënyrë elektronike, janë ngritur qendrat e testimit të votimit.

Më tej, Celibashi ka folur për votimin në diasporë, ku ka thënë se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë zarfin dhe kanë votuar 12.5% e tyre.

Sipas tij, janë konstatuar raste të shpërndarjes me vonesë të zarfave në Greqi, ku Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka kontaktuar kompaninë private të shpërndarjes, për të pasur në vëmendje situatën.

“Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve. Problematika me shpërndarjen e zarfave të votimit është më e madhe në Greqi, sipas raportimeve, ku kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën”,-tha Celibashi.

Më tej, Celibashi ka folur për komunikimin e KQZ-së me SPAK mbi hetimet lidhur me problematika zgjedhore.

Ai tha se me SPAK kanë komunikim të vazhdueshëm dhe për raste konkrete. Sipas informacionit që disponon, Celibashi ka nisur një numër procedimesh që SPAK është duke i ndjekur.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje konkrete. Ndërkohë, në një komunikim të sotëm, SPAK mund ta bëjë vetë me dije që janë një numër procedimesh të cilat janë duke i ndjekur. Bazuar edhe në denoncimet e subjekteve zgjedhore dhe në raste të bërë të ditura në media”,-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, Celibashi ka sqaruar edhe një rast ku një votues ka bërë të ditur se ka shkuar zarfi i votimit në diasporë pa fletëvotimi. Sipas Celibashit, një rast i tillë mund të jetë spekulim nga ana e zgjedhësit.

“Ka pasur një rast ku zgjedhësi ka bërë të ditur se i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit. Në fakt, lidhur me këtë rast ne nuk kemi asnjë fakt nëse është gabim i KQZ-së apo spekulim i zgjedhësit, por nëse do të jetë spekulim, sërish nuk mund të keqpërdoret edhe nëse i dërgojmë një fletë të dytë, sepse elementët e sigurisë nuk e lejojnë që të regjistrohet si një votim i bërë dy herë.”-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, Celibashi është ndalur edhe tek rastet e atyre votuesve që kanë publikuar votën e tyre, ku ai thekson se publikimi i votës është një vepër penale. Komisioneri u ka bërë thirrje partive politike që të mos inkurajojnë këto veprime te votuesit e tyre.

“E ribëjmë me dije dhe njëherë se fotografimi i votës dhe ajo çka po bëjnë ata në rrjetet sociale, në gjykimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam unë autoriteti që vendos për këtë çështje. Unë e shoh si një veprim që e klasifikoj si vepër penale. Është i ndaluar rreptësisht publikimi i votës.”-tha më tej ai.

The post Ilirjan Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale appeared first on Albeu.com.

Ja për kë do votonin shqiptarët në 11 Maj. Si do ndahen votat sipas projeksionit?

23 April 2025 at 21:58

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit Euronews – Albania për zgjedhjet e 11 Majit është:

Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e katërt në nivel vendi tregojnë se: 42.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste

30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.

Dhe me radhë si më poshtë, 6% e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 5.6% “Partia Mundësia” 2.1% “Lëvizja Bashkë”, 0.7% Koalicionin Euroatlantik, 0.6% Partia Social Demokrate, 0.6% “Aleanca Kombëtare Shqiptare” 0.5% “Koalicioni Djathtas për Zhvillim”. Ndërkohë 11% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Lidhur me projeksionin e votës sipas matjes së katërt politike të Barometrit rezulton se “Partia Socialiste” do të marrë 47.9% (45.9%-49.9%) të votave, “Aleanca Shqipëria Madhështore” drejtuar nga PD, 33.7% (31.7%-35.7%) të votave. Dhe më poshtë “Nisma -Shqipëria Bëhet” 6.7% (5.2% – 8.2%), “Partia Mundësia” 6.3% (4.8%-7.8),  “Lëvizja Bashkë” 2.4% (1.4%-3.4%) të votave dhe partitë e tjera 3% (2%-4%) të votave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ja për kë do votonin shqiptarët në 11 Maj. Si do ndahen votat sipas projeksionit? appeared first on Euronews Albania.

Vonesat me zarfet, Balla i kërkon diasporës ti marrin vetë dhe ti nisin sa më shpejt

By: Besnik
22 April 2025 at 19:18

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit, të regjistruar si votues për zgjedhjet e 11 majit 2025, që të veprojnë menjëherë për të siguruar dërgimin në kohë të fletëve të votimit.

Në një mesazh publik, Balla informoi se shpërndarja e fletëvotimeve ka nisur prej më shumë se një jave nga operatori postar DHL dhe se një e treta e tyre ka mbërritur tashmë tek votuesit, sipas të dhënave të KQZ-së.

Ai theksoi rëndësinë e respektimit të afatit ligjor, duke rikujtuar se vetëm fletët e votimit që mbërrijnë në Shqipëri deri më 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohen të vlefshme.

Në veçanti, për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi, Balla sugjeroi të paraqiten personalisht pranë pikave të shpërndarjes së DHL për të tërhequr zarfin, për shkak të vonesave që po raportohen.

“Për ata që ende nuk e kanë marrë fletën e votimit, kryesisht vëllezërit dhe motrat tona në Greqi: do të ishte mirë të shkoni vetë pranë pikave të shpërndarjes për ta tërhequr zarfin. Duket se për shkak të volumit, shpërndarja nëpërmjet postës është e vështirë të realizohet në kohë,” tha Balla.

Ai këshilloi që qytetarët të ndjekin instruksionet e dërguara nga operatori postar apo nënkontraktorët e DHL në Greqi, për të tërhequr personalisht materialet.

Për ata që janë të pamundur të lëvizin, për arsye moshe apo shëndetësore, Balla sugjeroi kontaktin me shërbimet postare për të mundësuar dorëzimin e zarfit në shtëpi.

Duke u drejtuar atyre që tashmë kanë marrë fletën e votimit, ai i inkurajoi ta plotësojnë dhe ta dërgojnë menjëherë, duke shprehur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe numrin 5 në fletëvotim.

Në përmbyllje të mesazhit, Balla shprehu mirënjohje për mbështetjen që diaspora po i jep Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar synimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Faleminderit për mbështetjen e madhe që po i jepni Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në rrugën tonë pa kthim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa dhe për ta parë flamurin tonë në Bruksel,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vonesat me zarfet, Balla i kërkon diasporës ti marrin vetë dhe ti nisin sa më shpejt appeared first on Euronews Albania.

Logu: Shembujt e mazhorancës nxitën shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës

By: Besnik
20 April 2025 at 21:30

I ftuar në emisionin Review, në Euronews Albania, përfaqësuesi juridik i PD-së tha se ata kanë apeluar të gjithë votuesit nga diaspora që të mos e publikojnë votën e tyre pasi kjo gjë është problematike dhe përbën shkleje ligjore.

Logu e cilësoi trendin e publikimit të votës nga disa emigrantë si pasojë e shembullit të dhënë nga vetë eksponentët e mazhorancës që sipas tij kanë krijuar përshtypjen e gabuar se publikimi i votës është i pranueshëm, duke nxitur kështu një sjellje të rrezikshme në procesin zgjedhor.

“Unë kam theksuar që votuesit nga diaspora duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos fotografojnë apo të bëjnë video të mënyrës se si kanë votuar, sepse kjo, qartazi, përbën vepër penale dhe rrezikon që ata të merren në përgjegjësi penale. Pavarësisht përpjekjeve dhe mundësive që kemi, nuk arrijmë dot ta çojmë mesazhin te çdo zgjedhës, por ky fenomen në fakt filloi me një postim të Ramës, ku publikoi një foto të një familje nga diaspora që kishte marrë zarfin, ku ishte një zgjedhës me bashkëshorten që kishte publikuar një zarf të fletës së votimit. Më datë 17, zoti Rama dhe zoti Klosi patën një takim në Dibër, ku zoti Klosi tha: “Vota e parë erdhi nga Dibra dhe patronazhisti ynë na njoftoi se është votë për të majtën”.Kur votuesit shohin këto shembuj, mendojnë se nuk është ndonjë gjë problematike të bësh një postim nga dashamirësia ndaj një subjekti të caktuar politik. Por në fakt, edhe veprime të tilla të thjeshta mund të kenë pasoja ligjore, pasi cenojnë parimin e fshehtësisë së votës.” tha përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu.

Ai tha se PD vijon ti bëjë apel votuesve nga diaspora që mos të publikojnë votën e tyre dhe të ruajnë parimin kushtetues për votë të barabartë dhe të fshehtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Logu: Shembujt e mazhorancës nxitën shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës appeared first on Euronews Albania.

“Publikimi i votës e bën atë të pavlefshme”, juristi apel për votuesit nga diaspora

By: Besnik
20 April 2025 at 20:40

Juristi Marsid Gupi foli në emisionin Review, në Euronews Albania, në lidhje me fenomenin ku votuesit nga diaspora po publikojnë votën e tyre me anë të videove në rrjetet sociale.

Ai tha se ata përpiqen që me këto video të tregojnë një akt besnikërie ndaj partisë që votojnë, por kjo në vend të efekteve pozitive, ka efekte negative, sepse sipas tij, vota bëhet e pavlefshme.

“Përderisa ka një detyrim ligjor i cili cakton disa rregulla në lidhje me fshehtësinë e votës, shkelja e tyre normalisht përbën vepër penale. Ideja është që kjo e dëmton procesin dhe a e dinë këta zgjedhës se, nëpërmjet publikimit të votës me video ku mundohen të tregojne një akt besnikërie, në fakt e dëmtojnë partinë për të cilën ata japin vullnetin e tyre”, tha ai.

Gupi theksoi se kjo gjë vetëm dëmton dhe sjell pavlefshmërinë e votës, duke dëmtuar partinë përkatëse, si dhe çon në fillimin e procesit ligjor për votuesin prandaj, ai iu bëri thirrje të gjithë votuesve nga diaspora të mos e bëjnë këtë gabim.

“Është e drejta që dënimi mund të jetë nga 3 muaj deri në tre vjet, por thelbi është që ky publikim nuk i shërben partisë për të cilën ata votojnë, pasi vota shpallet e pavlefshme. Përderisa ndaj tyre mund të fillojë një proces penal, ky është një fenomen negativ që duhet ndaluar dhe unë i bëj thirrje të gjithë votuesve të diasporës të mos e publikojnë votën, sepse humbet vullneti i tyre dhe do të kenë probleme me ligjin. Nga ana procedurale, nëse prokuroria ose SPAK, kushdo që të merret, nis hetimet për një individ ose në bashkëpunim, fillon me letrën e thirrjes për të marrë masat e sigurimit,” tha juristi Gupi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Publikimi i votës e bën atë të pavlefshme”, juristi apel për votuesit nga diaspora appeared first on Euronews Albania.

Ironia/ Votat i ble PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron PS-ja

By: V K
14 April 2025 at 15:33

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me arrestimin e 38-vjeçarit Marin Leka në Lushnje, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, duke i premtuar 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.

Paloka shkruan me ironi se votat i ble PD-ja, madje për 500 euro, ndërkohë që në pushtet prej 12 vitesh qëndron Edi Rama, edhe pse i mbytur nga skandalet dhe vjedhjet.

Po ashtu, Pakoka ngre dyshime se pse është arrestuar vetëm ai që e ka blerë votën dhe jo ai që e ka shitur, teksa ngre pikëpyetjen nëse këtë gjë e ka bërë “dashnorja e Gysit” duke iu referuar Belinda Ballukut.

Postimi i plotë:

“Pra votat i ble PD…!!! E jo pak po 500 euro voten !!!

Votat i ble PD po ne pushtet prej 12 vitesh qendron Rama , megjithese i mbytur nga skandalet e vjedhjet qindramilion euro !

Po mire “e kapem” kete qe do e blinte voten. Po ate qe e shiti ? Se ligji denon dhe ate qe e shet. Apo ashtu eshte puna…

Kjo dashnorja e Gysit e ka bere kete kapjen ?

Hajde se do ta kapni shpejt ate qe duhet , po vazhdoni keshtu…”.

The post Ironia/ Votat i ble PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron PS-ja appeared first on Albeu.com.

“Ka pasoja”, Celibashi-emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës

By: Besnik
2 April 2025 at 22:37

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Barometri në Euronews Albania.

Celibashi bëri thirrje që votuesit nga jashtë të shmangin çdo tentativë për të publikuar foto të votës ose për të treguar për kë kanë votuar. Ai tha se kjo do të ishte në shkelje të ligjit dhe ata që e bëjnë këtë do të përballen me pasojat.

“Votuesit nga jashtë dhe të tjerët duhet të jenë të zhveshur nga tundimi për të demonstruar sesi kanë votuar dhe për kë kanë votuar. Nuk do të jetë e vështirë të shikohet nëse një fletë votimi forografohet dhe qarkullon në rrjetet sociale. Do ishte mirë që askush të mos e tentojë të publikojë votën në internet, sepse është më e thjeshtë se sa në rastet e tjera për tu zbuluar. Kjo është një provë e hapur e sfidimit të ligjit dhe me siguri do të ketë pasoja”, tha Celibashi.

Atij iu bë një pyetje në lidhje me mënyrën sesi do të ruhet konfidencialiteti i kësaj vote, kur të gjithë votuesit jashtë nuk votojnë në qendra votimi, por në shtëpitë e tyre.

Përballë tij gazetari Ervin Koçi shprehu shqetësimin në lidhje me këtë dhe e pyeti kryekomisionerin: “Ku e kemi garancinë se emigranti nuk do ta plotësojë votën në tavolinën e bukës në shtëpinë e tij dhe jo në tavolinën e një subjekti apo në praninë e një përfaqësuesi politik?”

Celibashi e pranoi se verifikimi i kësaj situate është i vështirë, por shtoi se, nëse do të dalin indicie që tregojnë se votimi është bërë nën ndikimin e palëve të treta, votuesi do të ndëshkohet me sanksione.

“Natyrisht është pak e vështirë, por nëse verifikohet, i nënshtrohet procedimit penal dhe natyrisht ka sanksione. E vërteta është që nuk është e thjeshtë për të verifikuar sesi po voton emigranti, por nëse do të ketë indicie në një mënyrë ose një tjetër, ndonjë provë ose indicie që diçka nuk ka shkuar mirë me këtë protokoll, është shqetësim, por nuk besoj që do ndodhi kjo gjë. Mund të ketë raste sporadike sepse nuk mund të monitorosh, p.sh. bie fjala sesi mund të votojnë 52 mijë votuesit në Itali. Është pak e vështirë jashtë vendit, është vështirë…”, tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ka pasoja”, Celibashi-emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës appeared first on Euronews Albania.

Barometri zbardh shifrat/ Gazetarja tregon pse të rinjtë po i largohen votës

26 March 2025 at 21:50

Në emisionin “Barometri” u diskutua këtë të mërkurë mbi pjesmarrjet e votuesve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gazetarja Fiorela Beleshi, tha se për socialistët në këtë prag zgjedhjesh, më së shumti vërehet një mungesë votash dhe si rrjedhojë edhe mungesë pjesmarrjeje.

“Sot socialistët janë të shqetësuar që nuk do ketë votë në Tiranë. I referohem një shifre shqetësuese edhe për rotacionin politik.

Një tjetër shqetësim është mosvotimi i moshave të reja, një shqetësim që lidhet dhe me pjesmarrjen 80% sipas barometrit. 20.4% nuk votojnë.

Edhe mosha 25-34 është një përqindje e konsiderueshme që nuk votojnë. Të rinjtë ose nuk kanë besim tek vota ose tek rezultati, por kjo lidhet edhe me migrantët jashtë. Mosha 18-24 ka numrin më të ulët të aplikimeve për të votuar me 11 maj edhe nga diaspora sipas të dhënave të KQZ-së.

Të rinjtë nuk kanë besim dhe shpresë tek opozita por nga ana tjetër, duken të zhgënjyer për të votuar një parti që është në pushtet prej 12 vitesh”, tha Beleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barometri zbardh shifrat/ Gazetarja tregon pse të rinjtë po i largohen votës appeared first on Euronews Albania.

Mediu për zgjedhjet: Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera

By: Mirgen
6 March 2025 at 22:51

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në “Opinion” teksa foli për zgjedhjet dhe situata e kaluara në proceset e mëparshme tha se gjithçka do të jetë ndryshe dhe se mazhoranca nuk do të ket mundësi të vjedh vota si më parë. Ai paralajmëroi se opozita do të luftojë kësaj here kur vjen puna […]

The post Mediu për zgjedhjet: Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera appeared first on BoldNews.al.

❌
❌