Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Primaret në PD, spektakël bizantin hipokrizie’, Rama: Fituesit u ‘mbytën’ në mënyrën më të pabesë

11 April 2025 at 18:59

Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin e titulluar “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, ku ka marrë pjesë Kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato si një “spektakël bizantin” dhe një akt të “hipokrizisë politike”.

Ai ka theksuar se fituesit e primareve në PD janë mbytur në mënyrën më të pabesë dhe i ka përshkruar ato si një farsë që ka eklipsuar çdo element të sinqertësisë politike. Rama, duke iu referuar Komisionit të Festës së Kadaresë, tha se primaret e PD-së i kujtojnë atë spektakël të shëmtuar.

“U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, tha Rama.

The post ‘Primaret në PD, spektakël bizantin hipokrizie’, Rama: Fituesit u ‘mbytën’ në mënyrën më të pabesë appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk e fut Shqipërinë në BE bufi i kënetës apo kopjet e vogla të tij

By: user7
18 March 2025 at 10:27

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi live në rrjetet sociale ka vijuar me sulmin ndaj opozitës. Rama tha se në PD nuk ka demokraci, dhe kjo u reflektua qartë në procesin e primareve. Sipas tij këto të fundit u ‘zhbënë’ nga vetë kryetari i partisë Sali Berisha. Ai shtoi se Shqipërinë në BE nuk e fut dot Berisha apo partitë e reja që i konsideron si kopje të tij.

“Unë them që kjo punë nuk është kështu dhe për më tepër në 11 maj nuk është çështjesh partish si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në ’92. Njerëzit votuan për PD atëherë, unë s’kam votuar atëherë. Populli e votoi masivisht me të drejtë se nuk kishte tjetër, sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë që atëherë, më 11 Maj është votë gjeopolitike. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës.

Që do të të vijë nesër zor kur të thuash se nuk votova për të hyrë në BE sepse e fus unë Shqipërinë në BE me PS. Jo bufi i kënetës, qua qua qua apo qilimat fluturues që dalin dhe ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Ka kënetë, jo PD. Për veten tënde votoje PS. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret”, tha Rama.

The post Nuk e fut Shqipërinë në BE bufi i kënetës apo kopjet e vogla të tij appeared first on Lapsi.al.

Si po e zhvlerëson opozita diasporën, pak orë para daljes së listës

By: Ela
12 March 2025 at 11:39

Vota e diasporës dhe sistemi i primareve brenda Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ka krijuar interes të lartë tek emigrantët, jo thjesht për të votuar, por edhe për të qenë aktivë në jetën politikë të vendit. Doktor Erion Dasho, i cili jeton dhe punon prej vitesh në Gjermani, e vlerësoi këtë rast […]

The post Si po e zhvlerëson opozita diasporën, pak orë para daljes së listës appeared first on BoldNews.al.

Qafoku zbulon se sa deputetë do t’i marrin aleatët PD-s dhe qarqet

3 March 2025 at 22:43

Gazetari Roland Qafoku ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth primareve të mbajtura në Partinë Demokratike.

Ndër të tjerat ai tha se të paktën 4 deputetë do të jenë nga Partia e Lirisë që do të futen në listat e mbyllura të koalicionit të opozitës së bashkuar.

“Të paktën për aleatët, e sigurt është që për Partinë e Lirisë, Ilir Meta në Tiranë, Tedi Blushi në Korçë, Erisa Xhixho në Fier dhe Edmond Haxhinasto në Elbasan, janë katër emra të Partisë së Lirisë që do të futen në listën e PD. Katër vende nuk janë pak sepse Partia e Lirisë nuk ka tashmë fuqinë që ka pasur, por zoti Berisha është treguar korrekt. Këta do jenë deputet që në orën 7 që fillon votimi.  Gjithashtu do jenë edhe aleatët e tjerë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule. Por ajo që është shqetësuese, është se nuk ka një frymë që Partia Demokratike mund ti fitojë këto zgjedhje”,-tha Qafoku.

The post Qafoku zbulon se sa deputetë do t’i marrin aleatët PD-s dhe qarqet appeared first on Euronews Albania.

“Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti…

By: Oldi
3 March 2025 at 22:52

Votimi për primaret e Partisë Demokratike ishte pjesë e diskutimit në ‘Top Story’. Sipas analistit Arjan Curri motoja ishte ‘mbush kutitë ose largohu’, por kjo u kundërshtua ashpër nga fituesit e primareve të cilët ishin në panel. Pjesë nga debati në studio: Genti Çela, fitues primare në qarkun Korçë: Nuk kam kërkuar me dashje asnjë […]

The post “Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti… appeared first on BoldNews.al.

PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët

3 March 2025 at 15:22

Partia Demokratike në opozitë përmbylli të hënën procesin e “Primareve”, një votim për renditjen e kandidatëve për deputetë me vota nga anëtarësia. Në një njoftim për shtyp, PD tha se në primare morën pjesë rreth 51 mijë anëtarë. Ndërkohë, rezultatet e tre qendrave të votimit, dy në Tiranë dhe një në Vlorë, u shpallën të […]

The post PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët appeared first on Reporter.al.

Pa garuar në Primare, kandidat për deputet i PD? Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë!

3 March 2025 at 13:15

Sali Berisha e ka lënë të hapur si mundësi që Partia Demokratike mund të fusë në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, edhe emra të cilët nuk kanë marrë pjesë në garën e Primareve. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha deklaroi se Kryesisë së PD nuk mund t’i mohosh të gjithë të […]

The post Pa garuar në Primare, kandidat për deputet i PD? Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! appeared first on BoldNews.al.

Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë!

3 March 2025 at 12:53

Fituesit e Primareve në PD nuk e kanë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputet. Këtë gjë e deklaroi vetë Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, ku tha se gara për Primaret nuk u bë për të qenë në lista të sigurta. Ai tha se në listat e mbyllura ka disa […]

The post Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë! appeared first on BoldNews.al.

Berisha flet për primaret: Më demokratiku, nga krahu tjetër përcaktohen me valixhe me para

By: V K
3 March 2025 at 12:52

Këtë të hënë, në një konferencë për media, ish-kryeministri njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar procesin e primareve, duke thënë se ishte më demokratiku.

Berisha tha se nuk ishte perfekt, pasi për shkaqe burokratike, disa demokratë mbetën pa votuar.

Berisha: Duhet të ndalem në dy ngjarje të mëdha për jetën politike të Shqipërisë.
Mendoj se primaret që u zhvilluan ditën e diel në Shqipëri ishin procesi më demokratik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

Në këtë garë të hapur u regjistruan mbi 450 kandidatë.

Në këtë garë të hapur morën pjesë qindra e qindra kandidatë. Ushtruan të drejtën e votës rreth 51 mijë anëtarë të PD-së, votimi më i madh që nga viti 2013.

Dua me këtë rast të përgëzoj të gjithë ata të cilët morën pjesë në këtë proces. Të përgëzoj kandidatët për guximin dhe vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë në garë si përfaqësues të PD në zgjedhjet e ardhshme.

Të përgëzoj të gjithë anëtarë të PD që ushtruan të drejtën e votës dhe votuan për kandidatin që ata vlerësojnë më shumë.

I siguroj ata dhe mbarë shqiptarët që kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri, është më e mira, më demokratikja se çdo procedurë që mund të zhvillohej në raste të tilla.

Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet. Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore.

Por mendoj se këto përmirësojnë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare në parlamentin shqiptar, përndryshe nuk ka metodë më të drejtë, më të ndershme se sa kjo për përcaktimin e kandidaturave.

Imagjinoni ju se çfarë ndodh në krahun tjetër, që kandidaturat përcaktohen nga Bajrët, Troplini, Poja, Çela, Ndoka dhe eksponentë të tjerë të krimit. Përcaktohen nga valixhet me para.

Përcaktohen jashtë të gjitha kritereve. Ju e patë që Çyrbja, u vendos emri i tij fill pas Edi Ramës sepse përfaqësonte bandën më të rrezikshme.

Këto janë kandidaturat e qytetarëve, e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë, anëtarë të PD-së.

Me këtë rast, duke thënë të gjitha këto, përsëri proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve. Ju kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë.

Megjithëse përcaktoi kriteret më të gjera, të gjitha listat nga viti 2019 e deri tani, të jenë me të drejtë votimi dhe çdo njeri që ka dokumentin dhe këto u respektuan, prapë se prapë mbetën demokratë pa votuar dhe kjo më lëndon dhe unë u kërkoj atyre të falur sot për këtë privim të padrejtë që iu është bërë nga shkaqe burokratike.

Së dyti, numërimi siç e keni parë ju vetë, është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran. Cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD dhe procedurat tona janë 100 përqind transparente.

The post Berisha flet për primaret: Më demokratiku, nga krahu tjetër përcaktohen me valixhe me para appeared first on Albeu.com.

“Hapni kutitë, mos dërgoni minj administrate!”, Myslym Murrizi akuzon trukimin e Primareve në Qarkun e Tiranës

By: D Marku
2 March 2025 at 22:11

Muslim Murrizi, në një reagim në faqen e tij në rrjetet sociale, ka akuzuar drejtuesit e PD-së se po trukojnë votat e primareve, ndaj ka kërkuar përsëritjen e tyre.

“Te nderuar drejtues te PD dhe te komisionit zgjedhor te primareve te Qarkut Tirane. Nuk besoj qe ka ndonje nga 82 kandidatet qe nuk e di se sa vota ka mare. UNE KAM MAR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORES DHE E PASKUQANIT.

Prandaj boll e mbllaçitet si karamele ne goje shpalljen e rezultatit te Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet per proces jo te rregullt.

Per 2 Deget Vore dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutite ne prezence te numeruesve dhe vezhguesve e jo te dergoni minj administrate qe kane 25 vjet qe lepijne kepucet e kujdo padrinoje ne seli te PD e te derdellisni per parregullsi.

Merni vendim qe ne Vore dhe Paskuqan te perseriten zgjedhjet te shtunen tjeter e mos i ofendoni Demokratet e ketyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.

KJO ESHTE “ STERVITJE” Ndaj mos u “ lodhni” shume ne “ stervitje” se nuk do kemi takat per ndeshjen. RESPEKTE E MIRENJOHJE PER 400 DEMOKRATET QE ME VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT i TYRE NE BETEJEN ME RREGJIMIN.

The post “Hapni kutitë, mos dërgoni minj administrate!”, Myslym Murrizi akuzon trukimin e Primareve në Qarkun e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë

2 March 2025 at 17:38

Partia Demokratike ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me vonesën e publikimi të rezultatit të Primareve, proces nga i cili do të përzgjidhen kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 Majit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD (KOKOE) bën me dije se kanë ardhur në selinë blu pjesa […]

The post Pse po vonohen rezultatet e Primareve? PD: Kanë probleme 2 qendra votimi në Tiranë dhe 1 në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Përmbyllet procesi i primareve, PD njoftim zyrtar: Mbi 50 mijë demokratë hodhën votat e tyre

By: D Marku
2 March 2025 at 17:55

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për Primaret 2025 për Kuvendin e 11 Majit u organizua me sukses më 1 mars, duke theksuar se votimi u zhvillua në të gjitha degët e PD, duke filluar në orën 8:00 dhe duke përfunduar në orën 18:00 në shumicën e Qendrave të Votimit.

Në disa Qendra, votimi vazhdoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë sipas njoftimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues, sipas të dhënave paraprake të marra në formë elektronike.

Sipas Vendimit të KOKOE Nr. 36, një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit duhet të dorëzohet pranë KOKOE deri në orën 12:00 të datës 2 mars, ndërsa dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Numërimit duhet të përfundojë deri në orën 13:00 të të njëjtës ditë.

KOKOE njoftoi më tej se ka pranuar shumicën e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve të tjera, që kanë vonuar për shkak të procesit të zgjatur të numërimit në disa degë. Të gjitha materialet do të shqyrtohen dhe vendimet për rezultatet e Primareve në nivel Qarku do të publikohen në vijim.

Megjithatë, dy Qendra Votimi në Tiranë dhe një në Vlorë kanë hasur probleme që kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe atje ku mungojnë rezultatet e Qendrave të Votimit, ato do të konsiderohen jopërfundimtare deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga KOKOE.

KOKOE po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, dhe rezultatet finale do të publikohen vetëm pas verifikimit të materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e përmendura më lart.

The post Përmbyllet procesi i primareve, PD njoftim zyrtar: Mbi 50 mijë demokratë hodhën votat e tyre appeared first on Albeu.com.

Adriana Kalaja zhgënjehet me Primaret e PD-së: Fitorja u takon tradhtarëve

By: V K
2 March 2025 at 14:16

Në një postim në “Facebook”, Adriana Kalaja, e cila kandidoi në primare në qarkun e Tiranës, ka shprehur zhgënjimin e saj nga Sali Berisha, pas përfundimit të këtij procesi.

Pas gjithë mundit dhe përpjekjeve për të siguruar një vend të sigurt në listë, ajo ka lënë të kuptohet se është e zhgënjyer nga ky proces.

Kalaja ka ironizuar me shprehjen e njohur “fitorja u takon guximtarëve dhe luftëtarëve”, duke shtuar një version të ri: “Fitorja u takon tradhtarëve”.

Ky koment tregon qartë se ajo është e zhgënjyer nga përfundimet e primareve dhe se ka një trajtim të padrejtë në këtë proces.

Rezultati i primareve për qarkun e Tiranës ende nuk është bërë publik.

The post Adriana Kalaja zhgënjehet me Primaret e PD-së: Fitorja u takon tradhtarëve appeared first on Albeu.com.

Primaret e PD-së/ Përfundon numërimi i votave në Durrës dhe Fier

By: Ela
2 March 2025 at 09:21

Ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele numërimi i votave për degën e Durrësit, në Primaret e PD-së. Igli Cara renditet i pari me 514 vota. Renditja e mëposhtme është pa Krujën dhe Shijakun: 1. Igli Cara 514 2. Manjola Luku 403 3. Dritan Burgija 259 4. Luan Hoti 201 […]

The post Primaret e PD-së/ Përfundon numërimi i votave në Durrës dhe Fier appeared first on BoldNews.al.

Rezultatet e primareve për Qarkun Kurbin, kandidati që kryeson

By: Ela
2 March 2025 at 08:55

Në primaret e zhvilluara për qarkun Kurbin, kandidati më i votuar është Kastriot Piroli me 305 vota. Pas tij, renditet  Elda Hoti me 285 vota dhe në vendin e tretë Mariglen Doçi me 150 vota. Lista e plotë: 2. Lindita Metaliaj – 9 3. Rudina Gjoka –7 4. Donika Haxhiaj – 2 5. Gjok Vuksani – […]

The post Rezultatet e primareve për Qarkun Kurbin, kandidati që kryeson appeared first on BoldNews.al.

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit, ja sa ishte pjesëmarrja

By: M C
1 March 2025 at 20:59

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Numri i vototave

Pogradeci– Votuan 687 anëtarë

Devolli- Votuan 1371 anëtarë

Kolonja– Votuan 557 anëtarë

Berat– Votuan 815 anëtarë

Lushnje- Votuan 1450 anëtarë

Divjakë– Votuan mbi 800 anëtarë

Kukësi- Votuan 935 anëtarë

Hasi– Votuan 1050 anëtarë

Tropoja– Votuan 830 anëtarë

Shkodër– Votuan 1785 anëtarë

Malësia e Madhe: Votuan 791 anëtarë

Vau Dejës– Votuan 701 anëtarë

Pukë– Votuan 586 anëtarë

Fushë Arrëz- Votuan 588 anëtarë

Belsh- Votuan 411 anëtarë

Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.

The post Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit, ja sa ishte pjesëmarrja appeared first on Albeu.com.

Primaret e Partisë Demokratike, mbi 41 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

By: M C
1 March 2025 at 18:00

Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00.

Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 16:00 votuan 10,779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.

Në Durrës kanë votuar deri më tani 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë.

The post Primaret e Partisë Demokratike, mbi 41 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00 appeared first on Albeu.com.

Primaret thellojnë përçarjen në PD e Fierit, Bardhi dhe Baçi sherr përpara selisë së partisë

By: M C
1 March 2025 at 17:14

Procesi i primareve të organizuara ditën e sotme nga PD duket se ka shërbyer për të thelluar ndarjen tashmë të njohur midis drejtuesit politik të këtij qarku, Gazmend Bardhi dhe ish-drejtuesit Luan Baçi. Burime të sigurta bëjnë më dije se procesi i zgjedhjeve në selinë e PD, që ndodhet në një godinë përballë teatrit Bylis, është shoqëruar me përplasje të ashpra midis të dyve.

Sherri ka nisur më herët përpara selisë së PD në sytë e shumë anëtarëve dhe mbështetësve që ishin aty për të votuar dhe më pas Bardhi dhe Baçi janë futur brenda selisë ku janë mbyllur në një mjedis që shërben për mbledhjet e partisë dhe kanë vijuar përplasjen me tone të larta. Në debat është përfshirë edhe nënkryetari i PD, Gentian Koçi, i cili prej kohësh është pozicionuar në krah të Bardhit dhe kundër Luan Baçit.

Të njëjta burime të besueshme thanë se përplasja ka ndodhur për shkak se Luan Baçi ka kërkuar që në procesin e primareve të marrin pjesë edhe anëtarët që janë regjistruar në parti pas vitit 2021, ndërsa Bardhi e ka kundërshtuar me forcë këtë gjë. Më tej Gazmend Bardhi ka pasur një përplasje edhe me Komisionin e votimit, të cilët i akuzon se janë njerëz të vendosur nga Luan Baçi
Të dyja grupet rivale ndodhen Brenda selisë së PD, por nuk është e qartë nëse procesi I votimit vijon, apo është i bllokuar.

Në degën e PD Fier janë të regjistruar rreth 7 mijë anëtarë partie, por pjesëmarrja në procesin e primareve deri në orët e drekes ishte shumë e ulët në të gjithë qarkun.

The post Primaret thellojnë përçarjen në PD e Fierit, Bardhi dhe Baçi sherr përpara selisë së partisë appeared first on Albeu.com.

Primaret/ Voton kreu i PD-së, Berisha: Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik dhe lirinë

By: Oldi
1 March 2025 at 14:29

Kreu i PD Sali Berisha ka votuar në procesin e Primareve që po zhvillohet sot në të gjithë qarqet e vendit. Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj. “Përshëndetje të përemër për të gjithë ata që votuan dhe […]

The post Primaret/ Voton kreu i PD-së, Berisha: Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik dhe lirinë appeared first on BoldNews.al.

Primaret/ Voton Sali Berisha: Ditë e rëndësishme për PD, pluralizmin politik në Shqipëri dhe lirinë

By: V K
1 March 2025 at 14:49

Këtë të shtunë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar në procesin e Primareve që po zhvillohet në të gjithë qarqet e vendit.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj.

“Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë.

Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.

Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?

Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin”, tha ai.

The post Primaret/ Voton Sali Berisha: Ditë e rëndësishme për PD, pluralizmin politik në Shqipëri dhe lirinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌