Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Abuzohet me marrëdhëniet familjare”, Arlind Qori rrëfen sagën e thashethemeve për familjarët e tij

By: Rovena
2 June 2025 at 20:34

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, në emisionin “Real Story” në ABC News reagoi në lidhje me akuzat dhe thashethemet që, sipas tij, përdoren për të dëmtuar figurën e tij publike, sidomos gjatë fushatave elektorale. Në një intervistë publike, Qori u shpreh se është përballur me një “sagë shpifjesh”, të cilat i konsideron si abuzim me marrëdhëniet familjare të njerëzve.

“Unë di shumë që abuzohet me marrëdhëniet familjare. Nuk e di fare për këtë rast. U shpall lista e kandidatëve për deputetë dhe thanë që Arlind Qori i kandidon i vëllai, tani unë një vëlla kam. Doli, u bë lajm, një gënjeshtër. Pastaj doli lajmi që vëllai i Arlind Qorit është një pronar i madh i një kazinoje në Tiranë. Ai i shkreti është një teknik kompjuteri. Nga një teknik kompjuteri e bënë drejtor, pastaj thanë që gruaja e Arlind Qorit punon drejtoreshë tek Bashkia e Tiranës, çmenduri! U bë një fushatë shpifjesh për interesa elektorale, por për këtë rast nuk di të them se çfarë marrëdhënie familjare ka apo jo. Por, di që këtu abuzohet shumë me marrëdhëniet familjare të njerëzve.”

Qori u ndal edhe te debati për konfliktin e interesit në institucionet publike, duke dhënë qëndrimin e tij nëse lidhjet familjare përbëjnë domosdoshmërisht problem etik apo ligjor.

“Po të isha unë në gjykatë nuk do ia dija fare as për motër, as për vëlla dhe as për kushëri. Unë nuk mendoj që lidhjet familjare nga pikëpamja formale përfshijnë doemos kushërinjtë, sepse më duket shumë e largët. Ligji ka një karakter shumë formal. Ky është një problem shumë i madh.”

Deklarata e Qorit vjen në një kohë kur në debatin publik janë shtuar rastet ku lidhjet familjare përmenden si indicie për konflikt interesi apo ndikim të padrejtë në vendimmarrje institucionale apo politike. Ai kërkon më shumë maturi dhe objektivitet, duke theksuar se shpesh sulmet personale kthehen në mjete politike./abcnews.al

Si ta zbulosh një kripto Ramist

By: user 2
29 May 2025 at 18:59

Më mitingun e pasfitores në sheshin Skëndërbej Edi Rama lëshoi një urdhëresë, e cila, që prej asaj dite është shndërruar në refrenin e të gjitha studiove televizive, të asaj që përsërisin opozitarët fallco, që kanë gjetur një formë mbijetese në këtë regjim; të asaj që thonë gjoja të pavarurit, të cilëve u ka mbetur ende një lloj cipe; apo idiotët e dobishëm që përtojnë të vënë trurin në punë. 

Në atë fjalim kryeministri tha se ky popull ka vendosur “të mos ndryshojë qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën” e këtij vendi. Që nga ky moment “zbërthimi” i kësaj direktive është shfaqur në publik në mënyra të ndryshme. Prandaj ndoshta i’a vlen ti reshtosh këto “argumente” për të dalluar ramistin e fshehur që qëndron pas tyre.   

1 Alibia: “Nuk fitoi Rama, humbi Berisha”

Mbështetësit e idesë se patëm zgjedhje normale kapen si i mbyturi pas fijes së barit për të thënë se populli nuk zgjodhi Ramën, por dënoi Berishën. Ata e përmendim me pathos dhe qëmtojnë çdo argument për të vërtetuar këtë tezë. Por ata “harrojnë” se pas 12 vjetësh në pushtet dhe zbulimit të një gjysëm dyzine hajdutësh në qeveri, Rama mori më shumë vota se ndonjëherë në histori (plot 856 mijë) që si pati fituar as në 2009, as në 2013, as në 2017 as në 2021. Pra fitorja e Ramës nuk vjen vetëm si pasojë e shkalafitjes së opozitës, por edhe për faktin e thjeshtë se me metodat e tij, ai arriti numër rekord votash në favor të PS.

2-Alibia e një PD-jë të dobët

Një tjetër argument është ai i një PD-je të dobët, të pa organizuar dhe që humbi votues, gjë e cila prodhoi bymehjen elektorale të kundërshtarit. Po, në pamje të parë, këto janë të vërteta, por e rëndësishme është të kuptohet se kryeministri nuk qe krejt i pagisht në krijimin e këtyre simptomave, madje u angazhua personlisht për inflamimin e tyre. Tashmë është fakt edhe sipas deklaratave të administratës së re amerikane, se shpallja Non Grata e Berishës ishte një akt i lobuar. Po ashtu edhe luftimi i saj me metoda alla McGonigal nuk përbën më dyshim. 

Po të mos harojmë se këto goditje të sponsorizuara që vinin nga jashtë ndikuan edhe që sistemi i drejtësisë së re ta mbante pothuajse gjysmën e mandatit pa vulë, pa financa dhe të pa njohur ligjërisht PD, se lideri i saj u izolua për një vit pa mundur të ushtrojë aktivitetin e tij normal, kuptohet më lehtë se pse u tkur PD. Pasi ajo nuk po konkuronte me një parti rivale por me një shtet të tërë.

Pra dhe argumenti që PD qe e dobët nuk mund të shihet jashtë projektit për të shkallmuar një fushë loje të barabartë për të gjithë.

 

3 Alibia e “të vegjëlve” 

Mbrojtësit e zgjedhjeve normale flasin për fajin e Berishës, që bashkë me Ramën, ka kurdisur një sistem zgjedhor që nuk favorizon partitë e vogla. Po, është e vërtetë, që të dy sëbashku votuan në 2008 një sistem të padrejtë që penalizon forcat e reja dhe i transferon votat e tyre tek dy të mëdhenjtë. Por fakti se “i vogli ushqeu të madhin”, nuk mund të arsyetojë gjithçka.

Krahas fajit të një Saliu të pandreqshëm nuk duhet të harrojmë se partitë e vogla nuk u penalizuan vetëm nga kjo. Ato së bashku qenë gjithashtu  viktima të një gare të pabarabartë, të përcaktuar nga kamikazllëku i administratës politike, nga patronazhistët që përdornin vjedhjen e të dhënave personale nga banditët lokalë që prodhuan fenomene si Sara Mila e Arkend Balla.

 

4 Alibia me relativizimin e bandave

Personazhet e mësipërme janë simbole të votës të grumbulluar nga pakti i pushtetit me bandat. Por, po ti shohësh ramistët e maskuar, sa herë që fjala shkon tek Troplinët, Suel Çela, apo Bajrat, ata i shmangen debatit sikur kjo të jetë një tabu. Me siguri që më tepër se frika nga personazhet e mësipërme i tremb ideja e rrëshqitjes në një terren ku s’ka asnjë mundësi që teza e zgjedhjeve normale të dalë e fituar.

 

5 Alibia e vjedhjes për hobi

Po të njëjtët reken të argumentojnë se parregullësi, shantazh, blerje të votës mund të ketë pasur.  Por menjëherë pas kësaj shtojnë se kjo nuk ka ndikuar në rezultat. Por duke thënë këtë asnjëherë nuk shtrojnë dilemën që rrjedh natyrshëm: “çi duhet të vjedhë dikujt që s’ka nevojë ta bëjë”.

 

6 Alibia e zhdukjes së partisë së Metës

Shumica e atyre që gjejnë tkurrjen e votës opozitare, si pretekst kryesor për të justifikuar këto votime, bëjnë sikur harrojnë një gjë. Në këtë thes mungojnë 100 e ca mijë votat që LSI-a kishte në 2021 që ishin dy fish më shumë në 2017.

Por ky asgjesim nuk u arrit vetëm me blerjet masive që Rama bëri në radhët e hierarkëve të kësaj partie, që tashmë janë dëshmuar edhe me video të neveritshme. Ajo lidhet edhe me ultimatumet që kryeministri i bëri SPAK-ut nga kongresi i PS-së: “durimi ynë për prangosjen e Metës po soset”. Dhe atë që nuk e bënë dot socialistët duke prodhuar edhe ligje absurde kundër “spiunëve”, e bëri SPAK-u duke burgosur liderin e partisë së dytë opozitare.

Pra kur analizojmë reduktimin e votave opozitare nuk kemi se si të harrojmë edhe drejtësinë e re, që ka punuar sinkron me PS-ë.

7- Alibia e dashurisë për një palë hajdutë

Kripto ramistët lodhen duke analizuar se shqiptarët nuk janë aq budallej sa të votojnë më për një parti si e Ilirit apo Monikës, e cila u zhduk nga harta politike e vendit, pasi SPAK po i heton si të korruptuar.

Por, ata harojnë të përdorin të njëjtën peshë dhe të njëjtën masë në gjykimin e të tërë faktorëve në lojë. Pasi ndryshe si shpjegohet që goditjet e çunave të Dumanit për Veliajn, Beqajn, Ahmetajn, Kokën, Tahirin nuk patën asnjë impakt mbi votën pro PS-së? Alibia se elektorati përbuz ‘hajdutët’ e njërës palë dhe dashuron ata të tjetrës është e papranueshme edhe për një logjikë minimale. 

8 Alibia e vjedhjes brenda llojit

Flamurtarët e mbrojtjes së një procesi normal detyrohen të pranojnë me gjysëm zëri se ministra ngandonjëherë edhe fare anonimë arritën të mundin, në listën e hapur, figura të PS si ish kryeministra.

Por, ata ndalojnë vetëm tek konstatimi i këtij paradoksi pasi nuk guxojnë të pohojnë se kjo makineri kriminalo-administrative që rrëmbeu votat brenda llojit, pasi është vënë në punë nuk mund të mos jetë përdorur si armë edhe kundër rivalëve opozitarë.

9 Alibia: Fajin e kishte La Civita

Pjestarët e së njëjtës kategori thonë me gojën plot se njerëzit nuk i përtypnin dot më përrallat me lobime që donin ti gënjenin me MAGA-n e La Civitës apo mundësinë e heqjes së Non Gratës. Ndoshta kanë të drejtë.

Por po të njëjtët që përdorin këtë arsyetim për të goditur rezultatin e opozitës në zgjedhje e konsiderojnë normale atë që Rama ka bërë me McGonigalin, dhëndrrin e Trumpit në Sazan apo shisjen e sovranitetit të vendit tek Meloni. Kontradikta e tyre është se lobimi për dikë funksionon ndërsa tjetrit i kthehet në boomerang.

10 Alibia e përhershme: “Fajiin e kishte, e ka dhe do ta ketë Saliu”

Pra shkurt, është e lehtë të dallohet një ramist i kamufluar sepse ai do gjejë një formë më të sofistikuar për të përsëritur refrenin që lideri i tij shpirtëror këndon prej një dekade e gjysëm për të justifikuar ç’do gjë: “fajin e ka Saliu”. 

©Lapsi.al

The post Si ta zbulosh një kripto Ramist appeared first on Lapsi.al.

Pasi u mor i pandehur u shfaq me avokat të ri, Meta tregon arsyen përse nuk do mbrohet më nga Genc Gjokutaj

By: M C
29 May 2025 at 20:29

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë nga bugu, ku ka folur për akuzat e Prokurorisë së Posaçme dhe për avokatin e tij të ri, Kujtim Cakrani.

Në intervistën e tij për Syri.Tv, Meta është shprehur se akuzën si i “pandehur” e ka marrë pozitivsht, ndërsa thekson se pas këtij vendimi fshihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si “fletërrufe”.

Gjithashtu, ish-presidenti ka folur dhe për avokatin Genc Gjokutaj, cili më parë merrej me çështjen e Metës, duke shprehur falenderime për punën e tij me të, ku nënkupton se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Intervista e Ilir Metës në Syri Tv:

Ardit Zeneli: Zoti Meta, tani ju jeni i pandehur zyrtarisht. Çdo të thotë kjo për ju?

Ilir Meta: Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër.

Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës.

Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve.

Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg.

Ardit Zeneli: Ndërkohë që në këtë moment të ri ju jeni paraqitur me një avokat të ri, Z. Kujtim Cakrani. Çdo të thotë kjo?

Ilir Meta: Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”.

Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë.

Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd.

Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë.

Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses.

Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi.

Duke qenë falenderues për punën e Avokat Gjokutajt deri tani besoj se Avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun.

Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre.

The post Pasi u mor i pandehur u shfaq me avokat të ri, Meta tregon arsyen përse nuk do mbrohet më nga Genc Gjokutaj appeared first on Albeu.com.

Berisha denoncoi gjetje të materialeve zgjedhore në një biznes në Peqin, policia procedon pronarin: Gjetëm fletë të falsifikuara dhe…

By: V K
23 May 2025 at 11:11

Ditën e djeshme, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, sipas tij për të blerë votat.

Sipas tij, informacioni i është përcjellë deputetit të ardhshëm të Elbasanit, Blendi Himçi, i cili ka shkuar në ambientet e lokalit dhe ka gjetur aty fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore, në një vend të dyshuar si pjesë e asaj që Berisha e quajti “treni bullgar”.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.

Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve.

Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Berisha denoncoi gjetje të materialeve zgjedhore në një biznes në Peqin, policia procedon pronarin: Gjetëm fletë të falsifikuara dhe… appeared first on Albeu.com.

“Treni bullgar” doli nga shinat/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës për fletët e votimit të gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS: Të hetohet nga organet kompetente, KQZ s’ka dijeni

By: V K
22 May 2025 at 15:54

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin “tren bullgar”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha dhe kandidati i PD për deputet në Qarkun e Elbasanit, denoncuan me video rastin ku në ambientet e një lokali janë gjetur lista zgjedhësish, karta identiteti fletë votimi të vulosura dhe kartmonedha në euro.

I pyetur nga gazetarët, Celibashi u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dijeni për këtë rast, por theksoi se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”, tha Celibashi.

Denoncimi i Berishës:

Berisha denoncoi sipas tij skandalin e ‘trenit bullgar’ në Elbasam. Kreu i PD tha se janë gjetur prova të manipulimit elektoral në lokalin e vëzhguesit të PS.

‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty. Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur.

Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.

Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit.

Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293.

Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh.

Kjo është tavolina e krimit elektoral.

Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni.

Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës”.

The post “Treni bullgar” doli nga shinat/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës për fletët e votimit të gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS: Të hetohet nga organet kompetente, KQZ s’ka dijeni appeared first on Albeu.com.

Një protestë kundër vullnetit popullor

By: user 2
17 May 2025 at 17:42

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se në atë miting u lëshuan shumë akuza, që për ti ditur nuk ka nevojë ti dëgjosh, protesta as nuk e zbeh dhe as nuk e trondit pushtetin e Ramës.

Aq më pak dëmtoi suksesin e samitit evropian në Tiranë. Fakti që një forcë opozitare proteston lirshëm dhe paqësisht është PR pozitiv për demokracinë shqiptare, ku kushdo është i lirë të thotë çfarë të dojë dhe të mbledhë kë të dojë dhe ku të dojë. 

Denoncimi i vjedhjes së zgjedhjeve nga një opozitë që ka rënë me një çerek milion votash në një vend ku banojnë rreth dy milion e gjysëm banorë vështirë se mund të merret seriozisht si provë e diktaturës. Ndaj protesta vërteton ekzistencën e lirisë politike më shumë se vjedhjen apo manipulimin e votës.

Në këtë aspekt protesta i bëri një shërbim shumë të mirë propagandës rilindase dhe samitit të saj evropian. Është shërbimi i rradhës që berishizmi i bën Ramës, duke e portretizuar pushtetin e tij si një demokraci që toleron dhe respekton opozitën, në proporcion me broçkullat që ajo artikulon.

Protesta e berishizmit nuk kishte të bënte as me votën e lirë opozitare, të paktën për dy arësye. Së pari, denoncimet e përdorimit të administratës, të krimit apo të blerjes së votës nuk shpjegojnë firimin e çerek milion votash. Përndryshe si shpjegohet që opozita merrte më shumë vota dje, kur përdorimi i administratës, i blerjes së votës dhe i krimit ishte shumë më prezent se sot?

   Së dyti, burimi kryesor i deformimit të vullnetiti popullor në zgjedhjet e fundit nuk ishte krimi apo blerja e votës por sistemi elektoral. Manipulimi i madh ishte penalizimi i partive të vogla me rreth 10 vende në parlament. Kjo prodhoi fryrjen parlamentare të PS-së, me gati 10 mandate, duke e çuar në shumicën e frikshme prej 83 mandatesh.

Është një sistem që votën e protestës kundër bipolaritetit PS-PD ia kalon partisë në pushtet. Është shumë më efektiv se bandat, krimi apo blerja e votës. Imagjinoni sa banda, krim dhe blerje votash duhen për të siguruar 10 mandate në Kuvend.

E megjithatë në morinë e akuzave të berishizmit nuk pati asnjë denoncim të sistemit tonë elektoral që deformon haptas vullnetin popullor. Kjo për faktin e thjeshtë se protesta nuk ishte në mbrojtje të vullnetit popullor. Përkundrazi ajo ishte një refuzim publik i verdiktit elektoral që u shpreh mjaft qartë në zgjedhje.

Asnjë palë zgjedhje, me përjashtim të vitit 1992, nuk ka prodhuar një verdikt më të qartë se ai i zgjedhjeve të 11 majit, 2025. Elektorati i dha një notë kaluese qeverisë Rama dhe një notë mbetëse opozitës berishiste. Dhe nota mbetëse e opozitë ishte shumë më qartë se nota kaluese e qeverisë, për faktin e thjeshtë se rënia elektorale e koalicionit të PD-së ishte shumë më e madhe se rritja elektorale e PS-së.

Pikërisht kundër këtij verdikti proteston berishizmi sot duke refuzuar notën mbetëse që i vuri elektorati shqiptar. Nuk është refuzim i fitores së Ramës sepse ajo pritej. Askush, në të majtë apo në të djathtë, nuk kishte iluzione të një fitore elektorale të berishizmit. Basti elektoral i këtij projekti politik ishte mbajtja, forcimi ose zmadhimi i votës opozitare, jo ardhja në pushtet.

Pikërisht për këtë arësye berishizmi sot refuzon humbjen e tij elektorale dhe jo fitoren e Ramës.  Berishizmi sot nuk pranon faktin që ra me çerek milionë votash në raport me zgjedhjet e kaluara dhe për këtë tregon me gisht, si gjithnjë, Edi Ramën. 

Ama firimi i votës opozitare nuk ka të bëjë me bandat, administratën apo gjobat e Ramës. Të gjitha këto janë mjete që Rama i përdor për të ruajtur votën socialiste, por ato vlejnë pak ose aspak për të hequr qafe një çerek milion vota opozitare.

Këtë e kanë të qartë edhe berishistët që tashmë kanë filluar sulmin ndaj popullit shqiptar. E akuzojnë si të manipuluar, të nënshtruar, të blerë, të shitur, pa moral politik dhe pa kulturë demokratike, sepse refuzon moralin politik, lirinë dhe demokracinë që ofron dyshja Berisha-Meta, bashkë me Flamur Nokën. 

Ndaj berishizmi sot nuk është në opozitë me Ramën apo me Partinë Socialiste. Përkundrazi ai prej kohësh është paterica politike dhe elektorale që e konsolidon këtë pushtet, ndër të tjera edhe duke argumentuar se është i pathyeshëm. 

Berishizmi sot është në opozitë me verdiktin e elektoratit. Mbetet për tu parë se si do ti fitojë zgjedhjet e ardhëshme, në vitin 2029, tashmë që si strategji elektorale ka shpallur denoncimin e vullnetit popullor. 

Artikull i Blendi Kajsiu shkruar enkas për Lapsi.al

 

The post Një protestë kundër vullnetit popullor appeared first on Lapsi.al.

‘Pretendime të rreme’, BE i përgjigjet Berishës: Gonzato s’ka ndërhyrë në raportin e OSBE-së

13 May 2025 at 18:55

Bashkimi Europian në Tiranë ka përgenjeshtruar pretendimet e Sali Berishës, i cili përmes televizionit të tij Syri Tv, akuzon ambasadorin e Unionit në Shqipëri, Silvio Gonzato, se ka ndërhyrë në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit me qëllim mosreflektimin e problematikave të evidentuara në procesin e votimit,

“Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme.

Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.

Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.

BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë.

Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike”,- thuhet në deklaratën e BE në Tiranë.

The post ‘Pretendime të rreme’, BE i përgjigjet Berishës: Gonzato s’ka ndërhyrë në raportin e OSBE-së appeared first on Sot News | Lajme.

“Gabim në përbërjen e listës”, Hila tregon të gjitha arsyet e dështimit të Berishës

12 May 2025 at 22:44

Opinionisti Dritan Hila ka komentuar mbi mënyrën se si zgjodhi Sali Berisha dhe Partia e tij të zhvillonte fushatën, që për Hilën, është një dështim.

“Mendoj që Partia Socialiste maksimalizimin e votës e ka arritur duke targetuar në mënyrë kirugjikale se ku e ka votën dhe duke e përqëndruar atë. Rama i hodhi që të gjitha gurët dhe mjetet që kishte në luftë  dhe mbajti një disiplinë të hekurt brenda partisë. Të gjithë vepronin si një trup i vetëm”, tha ai.

Më tej, Hila nënvizon se Partia Demokratike gaboi në përbërjen e listës së hapur dhe të mbyllur, që edhe kjo ka patur efektin e vet.

“Përballë kishim një makinë të shpartalluar. 4 të listës së mbyllur i kishte vënë nga Devolli, që dihet se ky vend nuk shkon fare me Korçën. Bëri një gabim të madh. Në Elbasan vë 4 elbasanllij dhe lë pa përfaqësim Peqinin, Gramshin, Librazhdin. Në Shkodër pastaj vë një deputet që deri para një muaj ishte në posterat e Edi Ramës dhe në Partinë Socialiste, dhe e fut në listë të mbyllur”, tha Dritan Hila.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gabim në përbërjen e listës”, Hila tregon të gjitha arsyet e dështimit të Berishës appeared first on Euronews Albania.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA?/ Meçe: Vendimi i DASH i qartë, lajmi i gazetarit një mashtrim ordiner

By: Rovena
9 May 2025 at 18:53

Statusi i një gazetari i cili thoshte se kishte pyetur nëse kreu i PD, Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA, u kthye në një lajm dhe qendër e vëmendjes, sidomos në kampin opozitar.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Arben Meçe tha se vendimi i DASH është i qartë, ashtu sikurse rregullat e SHBA për të shpallurit ‘non grata’, prandaj nuk sipas tij nuk vend për interpretime e aq më pak për keqkuptime.

Sa i takon statusit të gazetarit në platformën “X”, (dikur Twitter), Meçe e konsideroi si një lajm ordiner dhe mashtrues. Analisti nuk la pa përmendur as lobimin prej 6 milion dollarët, të cilën e quajti thjesht të turpshëm.

“Kontrata e lobimit është një turp i madh për Berishën. Kontrata e lobimit ishte një goditje e rëndë ndaj opozitës, por edhe sot që flasim vazhdon të ketë ndikimin e vet në opinionin publik. Është një mashtrim, tipik mashtrues. Heqja e “non gratës” me një lobim 6 milionë dollarë nga emigrantët, është qesharake. Mesazhi i një gazetari, nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim ordiner. Ndërkohë që mesazhi nga DASH ishte shumë korrekt. DASH e jep qartë fare këtë lloj politike që Amerika nuk mund ta përjashtojë për Shqipërinë. Lobimi 6 milionë dollarë tregoi para publikut një mashtrim të turpshëm. U kuptua nga populli shqiptar që qëndrimi i SHBA ndaj Berishës është i dukshëm”, tha Meçe.

Sa për përplasjet agresive të kohëve të fundit nga kandidatët apo simpatizantët e opozitës, analisti tha se Berisha ka qenë gjithmonë një figurë agresive dhe se PD-në e ka kthyer në një parti të interesave të tija personale.

“Berisha është i perceptuar si një figurë agresive në Shqipëri, pavarësisht “non gratës”. Lobimi 6 milionë bind njerëzit për këtë mashtrim. Berisha ka vdekur si figurë politike. E ka kthyer PD në një parti të interesave të tija personale. Sherri masiv ishte e pjella e një situate të mbarsur në Elbasan e PD-së, e cila shpërtheu përçarjen e madhe që ka PD në Elbasan. Rezultati i primareve në Elbasan u përmbysë në mënyrë të dhunshme nga Berisha dhe Boçi solli përçarje. Djali i Boçit nuk u dhunua, ai mori shpagimin”,  përfundoi analisti./abcnews.al

 

Washington Post: Ekipi i Trump po punon për rikthimin në pushtet të Berishës

By: user7
8 May 2025 at 11:24

Mediat prestigjoze në botë i kanë kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen këtë të djelë në Shqipëri. Associated Press dhe Washington Post kanë komentuar fushatat elektorale që po bëhen në Shqipëri, ku vëmendjen e ka marrë fushata e Partisë Demokratike.

Kjo për shkak të numrit të lartë të ‘arkitektëve’ të fitorës së zgjedhjeve nga Donald Trump në SHBA, që po mbështesin opozitën e Shqipërisë. Gazeta e njohur amerikane shkruan se ekipi i Donald Trump po punon për kthimin në pushtet të Sali Berishës.

Atikulli i Plotë:

Disa nga arkitektët e fushatave presidenciale të Donald Trump janë ribashkuar në Shqipëri, ndërsa përpiqen të ndihmojnë një kandidat Trumpian të triumfojë në zgjedhjet e kësaj fundjave. Ata përfshijnë Chris LaCivita, i cili shërbeu si bashkë-menaxher i fushatës së përpjekjes së suksesshme të Trump në vitin 2024, anketuesin e Trump prej kohësh, Tony Fabrizio, dhe Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së Trump në vitin 2016 përpara se të dënohej në vitin 2018 për krime që përfshinin lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës.

Treshja po punon për ish-kryeministrin dhe presidentin Sali Berisha, kreun e Partisë Demokratike të opozitës së Shqipërisë, i cili po sfidon kryeministrin Edi Rama të rikthejë demokratët në pushtet, edhe pse ai pret gjyqin për akuzat për korrupsion.

“Është e vetmja Parti Demokratike për të cilën do të mendoja ndonjëherë të punoja”, tha me shaka LaCivita ndërsa drejtohej për në vend për udhëtimin e tij të tretë para zgjedhjeve të së dielës.

Berisha, i cili shpreson që administrata e re do të anulojë sanksionet që e ndalojnë të hyjë në SHBA, ka nënshkruar gjithashtu një kontratë dyvjeçare prej 6 milionë dollarësh me Continental Strategy, një firmë konsulence dhe lobimi republikane. Stafi i saj përfshin Katie ëiles, vajzën e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie ëiles, e cila së bashku me LaCivitën, udhëhoqi fushatën e Trump. Katie ëiles nuk është e përfshirë me klientin.

Konsulenca e huaj ka qenë prej kohësh një mënyrë popullore për strategët amerikanë nga të dyja partitë për të fituar para midis cikleve zgjedhore. Por vendimi i Berishës për t’u mbështetur në duart e Trump dhe për të nxjerrë në pah përfshirjen e tyre, e bën të qartë se sa të vlefshëm mund të jenë ata për kandidatët që përpiqen të shfrytëzojnë ndjenjat populiste dhe të përsërisin ngritjen e Trump. Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, të shikohesh si person që ka lidhje të ngushta me SHBA-në dhe udhëheqësit e saj konsiderohet gjithashtu një aset i madh.

Rama ka lidhjet e tij me aleatët e Trump. Në dhjetor, Kabineti i Ramës miratoi hyrjen në negociata me Atlantic Incubation Partners LLC, në pronësi të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, për zhvillimin e një resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh në ishullin e vogël të Sazanit. Komiteti i Investimeve Strategjike i dha kompanisë së Kushner statusin e investitorit strategjik për 10 vjet.

Ka më shumë në lojë sesa vetëm një fitore zgjedhore. Gjatë gjithë fushatës, Berisha e ka paraqitur veten si një figurë e ngjashme me Trump dhe viktimë e një skeme të motivuar politikisht për të cilën ai fajëson pjesërisht miliarderin amerikan George Soros, një mbështetës i kauzave liberale në të gjithë botën dhe prej kohësh kundërshtar i konservatorëve.

Ai e nisi fushatën e tij me një premtim për të “Bërë Shqipërinë të Madhe Përsëri”, por më vonë iu desh ta ndryshonte sloganin për shkak të shqetësimeve se mund të keqinterpretohej si një referencë për “Shqipërinë e Madhe” dhe të nxiste konfrontim në Ballkanin Perëndimor për shkak të frikës që disa në vendet fqinje kanë për ekspansionizmin shqiptar.

Fushata tani zotohet ta bëjë Shqipërinë “grandioze”: “madheshtore” në vend të “e madhe”. Ashtu si Trump, edhe Berisha ka kapelen e tij të fushatës, një blu që përmban numrin 1, renditjen e demokratëve në fletëvotim. Ndërsa zgjedhjet e fundit në Kanada dhe Australi kanë demonstruar fuqinë e reagimit negativ kundër kandidatëve që konsiderohen shumë të lidhur me Trump, në vende të tjera këto lidhje kanë qenë një ndihmë e madhe. Në Argjentinë, Javier Milei erdhi në pushtet me një slogan “Ta bëjmë Argjentinën të madhe përsëri” dhe një stil Trumpian.

Dhe në El Salvador, Presidenti Nayib Bukele është bërë një nga aleatët më të fortë të Trump, duke rënë dakord të mbajë të dëbuarit amerikanë në megaburgun famëkeq të terrorizmit të vendit të tij.

A do të sjellin konsulentët e rinj një fitore të shumëpritur?

Partia e Berishës e paraqet punësimin e stafit të fushatës së Trump si një grusht shteti të madh. Amerikanët, thonë ata, kanë punuar në të gjitha aspektet e fushatës, nga strategjia te mesazhet dhe komunikimi publik.

LaCivita “menaxhoi një nga fushatat më spektakolare në historinë politike, duke e bërë presidentin një politikan që kishte të gjithë kundër tij, kompanitë mediatike, kompanitë e sondazheve të daljes në pension, OJQ-të, etj., deri në një farë mase të njëjtën situatë me opozitën dhe udhëheqësin e saj këtu në Shqipëri”, tha partia në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve nga Associated Press.

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe republikanët amerikanë janë “aleatë të natyrshëm”, shtuan ata, pasi të dy janë “kundër kulturës së zgjuar dhe mbështesin gjithashtu familjen dhe tregun e lirë”.

LaCivita është paraqitur në rrjetet sociale të Demokratëve me postime në media dhe u shfaq në një sërë ngjarjesh në vend dhe jashtë vendit, përfshirë një tubim ku ai doli në skenë me këngën “YMCA” të Village People, kënga karakteristike e Trumpit në debutim.

“Kush është gati ta bëjë përsëri Shqipërinë të madhe?” thirri ai me zë të lartë ndërsa hapi fjalimin e tij – pavarësisht shqetësimeve në lidhje me referencën e “Shqipërisë së Madhe”. (Herë të tjera, ai përdor “Bëjeni Shqipërinë madhështore.”)

Rama, kreu i Partisë Socialiste, e quan Berishën me tallje një “buf kënete” dhe shpesh kritikon përfshirjen e amerikanëve, me LaCivitën që madje u shfaq në një reklamë negative. Demokratët nuk kanë zbuluar se sa paguhet LaCivita, por thanë se “pagesa e tij u bë në përputhje me ligjin dhe rregullat zgjedhore, këtu në Shqipëri dhe në Amerikë” dhe se kontrata përfundimisht do të bëhej publike.

LaCivita ka theksuar se po paguhet vetëm për të këshilluar partinë dhe se nuk po lobon zyrtarë në SHBA. Ata thanë se Manafort është pjesë e ekipit të LaCivitës si “një mik dhe bashkëpunëtor, dhe ai ka qenë në Tiranë në atë cilësi”.

Manafort u akuzua në vitin 2017 nga ekipi i këshilltarit special Robert Mueller, ndër të tjera, për fshehjen nga qeveria amerikane të punës fitimprurëse të lobimit politik që ai kishte kryer në emër të një partie pro-ruse në Ukrainë. Ai u dënua për krime të shumta financiare dhe u dënua me burg, por në fund u fal nga Trump.

Punësimi i një kompanie lobimi, që synonte heqjen e përcaktimit “non grata” të Berishës

Përveç ndihmës në fushatë, në fund të prillit demokratët nënshkruan një kontratë lobimi prej 250,000 dollarësh në muaj me Continental Strategy me seli në SHBA për t’i ndihmuar ata të krijojnë marrëdhënie në degët ekzekutive dhe legjislative, dhe për të promovuar demokracinë, iniciativat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare, sipas dosjes së kompanisë në Departamentin e Drejtësisë sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj.

Firma drejtohet nga Carlos Trujillo, një aleat i hershëm i Trump, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane gjatë mandatit të parë të Trump dhe të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë e ka cilësuar si “avokat të Presidentit Trump dhe si një antikomunist të vendosur në qëndrimin e tij!” Trujillo po punon për kontratën me partnerin menaxhues të firmës, Alberto Martinez, i cili shërbeu si shef i stafit të Senatit të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Marrëveshja ka ngritur dyshime në Shqipëri dhe ka shkaktuar një hetim nga SPAK i Shqipërisë, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Firma po paguhet nga “Fondacioni Make Albania Great Again”, një organizatë jofitimprurëse e sapokrijuar e themeluar nga Nuredin Seci, një kontraktor shqiptaro-amerikan nga Neë Jersey, me atë që supozohet të jetë para të mbledhura nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Seci nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fondacionin dhe nga kishin ardhur fondet të dërguara në llogarinë e tij në Facebook. Numrat dhe një adresë emaili e lidhur me Secin duket se janë shkëputur. Melissa Stone, një zëdhënëse e Continental, tha: “Puna jonë po financohet nga një biznesmen amerikano-shqiptar dhe udhëheqës aktiv në diasporën shqiptaro-amerikane që e do Amerikën dhe e do Shqipërinë.”

Kjo përfshin përpjekjen për të hequr sanksionet ndaj Berishës, të cilit iu ndalua të bënte fushatë në SHBA, ku jetojnë shumë emigrantë shqiptarë.

“Si pjesë e punës sonë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ne po i drejtojmë një peticion aktiv Administratës Trump për të nisur një rishikim të plotë dhe përmbysje të përdorimit si armë të Seksionit 7031(c) të epokës së Biden kundër udhëheqësve konservatorë dhe pro-amerikanë, përfshirë Presidentin Sali Berisha”, tha ajo në një deklaratë.

Në maj 2021, ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken sanksionoi Berishën për dyshime për “korrupsion të konsiderueshëm” dhe i ndaloi atij, gruas dhe fëmijëve të tij të hynin në SHBA. Britania bëri të njëjtën gjë një vit më vonë. Blinken tha se gjatë mandatit të Berishës si kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, politikani “ishte i përfshirë në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij personal dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”, gjë që Berisha e mohon.

Vitin e kaluar, Berisha u akuzua për korrupsion për një skemë të dyshuar në të cilën ai ndihmoi dhëndrin e tij të privatizonte tokën publike për të ndërtuar pallate në kryeqytet, Tiranë. Gjykimi ende nuk ka filluar. Berisha u tha mediave shqiptare në janar se e konsideronte zgjedhjen e Trump “një mrekulli për njerëzimin” dhe tha se do t’i kërkonte administratës së re të rishikonte përcaktimin e tij si “persona non grata” dhe të kërkonte që ai të ndryshohej.

LaCivita e ka quajtur Berishën “një mik të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”. Dhe ai ka bërë paralele midis Trump dhe Berishës, duke i cilësuar të dy si “të ndjekur penalisht dhe të persekutuar padrejtësisht nga një qeveri që nuk ka respekt për Demokracinë”. LaCivita ka pranuar se vendimi i Berishës për të promovuar përfshirjen e tij është i ndryshëm nga klientët e tjerë të huaj që preferojnë më shumë diskrecion.

“Ky është një vend ku, e dini, Amerika ndërhyn në punët e tyre…” “Zgjedhjet inkurajohen, apo jo? Kudo tjetër, jo aq shumë”, tha LaCivita në një bisedë me gazetarë që paraqiteshin si klientë potencialë, e cila u botua nga The Guardian.

The post Washington Post: Ekipi i Trump po punon për rikthimin në pushtet të Berishës appeared first on Lapsi.al.

“Fushatë e përqendruar në Uashington, e jo në Tiranë”, analisti Kajsiu: Kreu i PD po cenon interesat kombëtarë

By: Rovena
7 May 2025 at 18:41

Analisti Blendi Kajsiu në “Tirana Live” në ABC News bëri krahasimin e fushatës elektorale të dy forcave politike më të mëdha në vend, atë të PS dhe atë të PD.

Për këtë të fundit analisti tha se është fushatë e vjetër në një Shqipëri të re, duke shtuar më tej se PD ka përqendruar fushatën në Uashington dhe jo në Tiranë.

“Është një fushatë e vjetër në një vend të ri. Në fushatë nuk debatohen tematika të rëndësishme që kanë të bëjnë me  zhvillimin e Shqipërisë, jo si do të zhvillohet, por si po zhvillohet Shqipëria. Nuk ka një debat serioz për ndikimin e turizmit për çmimet, kjo ndodh sepse kemi një fushatë ku partitë politike shajnë njëra-tjetrit.”

Sa i takon lobimit prej 6 milionë euro Blendi Kajsiu u shpreh se PD po lë interesat kombëtar dhe po rreshtohet në ato individuale.

“Kontrata e lobimit dhe paraja që ka përdorur PD, për lobimin, por dhe për LaCivita e fokuson betejën në Uashington dhe jo në Tiranë. Halli me Uashingtonin nuk është hall i PD, por i Berishës. Prandaj PD duhet të mendojë se si duhet që të zgjerojë votat. Një partia që lë interesin kombëtar dhe rreshtohet tek rryma e Trump-izmit, janë ide të rrezikshme për kombin tonë. Në këtë kontekst unë mendoj se Trump-izmi është një rrymë e rrezikshme për Shqipërinë.”

Në fund analisti dha dhe një koment të tijin personal, se kë shihte si fitues në zgjedhjet e 11 majit. Për Blendi Kajsiun, fitues ishte PS me kryeministër Edi Ramën.

“Parashikimi është i qartë, PS do të fitojë, por jo me një diferencë të madhe. Qytetarët do të votojnë PS jo se janë të kënaqur, por se nuk kanë një alternativë tjetër më të mirë. PD nuk mbron interesin qytetar, por atë individual, të Berishës.”/abcnews.al

“Për të hequr damkën, nxori 6 milionë dollarë…”, Rama ironizon Berishën: Lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit

By: Rovena
5 May 2025 at 17:25

Rama këtë të hënë mbylli fushatën elektorale në Pogradec, nga ku tha se Sali Berisha pagoi 6 milionë dollarë për të hequr damkën në ballë.

Lobimin pre 6 milionë dollarësh Rama e ironizoi duke e cilësuar si problemet e një njeriu të pashpresë dhe të dëshpëruar.

“Ka rrëshqitur nuk është më në metro. Tani këtij derëziut dhe punëziut nuk i doli njeri që t’ia heqë të paktën këtë lloj degradimi në sy të njerëzve, por dhe ky nuk është se dëgjon njeri. Ka një hall shumë të madh. E mbani mend kur thoshte që ma vendosi “non gratën” Edi Rama me Sorosin, po tani pse nuk e hoqi “non gratën”?!

Për të hequr damkën, nxori 6 milionë dollarë. 7 herë 7 vajtën 6 milionë. Para e madhe, nga e nxori, ku i gjeti? Këto janë problem të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë dhe të dëshpëruar që lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit. Por, nuk mund të lejojmë ne një njeri të mbytur që mbyt”, tha Rama./abcnews.al

Lobimi, Berisha hesht/ Nga Tropoja, nuk i del inati me administratën Biden

By: Rovena
4 May 2025 at 15:34

Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për kontratën e tij 6 milion dollarëshe, por në Tropojë, vendlindjen e tij dhe të patriotit shqiptarë amerikan Nuredin Seci, vijoi sulmet ndaj ish administratës Biden, për “non gratën” e tij dhe të familjes, të cilën po bën çdo përpjekje për të hequr edhe pse pa rezultat.

“Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. Gabimi i dytë i madh ishte se, ai nuk u fut në Google të shihte Shkëlzenin. Po të kishte parë Shkëlzenin mirë e mirë, do kuptonte që veprimin e tij, malin e Shkëlzenit, jo djalin. Po të shihte Shkëlzenin, nuk do të firmoste atë gjë. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij”, u shpreh kreu i PD.

Berishës nuk i del e keqja jo vetëm me Blinken por as me Ramën për të cilin thotë se do ketë të njëjtin fat si ish sekretari shtetit.

“Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai”, tha Berisha.

LaCivita është zhdukur dhe tashmë çon vartësit e tij të dalin krah Berishës.

“Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor. Por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte. Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete. Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu”, përfundoi Berisha./abcnews.al

“Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit, njollë për PD”, Gjikondi: LaCivita nënkontraktues i ‘elektricistit’ milioner nga Tropoja

By: Rovena
28 April 2025 at 13:40

Avokatja Brizida Gjikondi në “News Line” në ABC News tha se për shkak të lobimit me shifër marramendësi kreu i PD Sali Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët pasi kjo është tema më e nxehtë e sferës politike në vend.

Gjikondi e konsideroi si të turpshëm veprimin e Berishës dhe të Partisë Demokratike. Ajo i mëshoi faktit se është pa sens që të japësh lekë për të fshirë një njollë, ku je shpallur “non grata” për korrupsion. Sa i takon përfshirjes së gjithë strukturave të PD në këtë lobim, Gjikondi tha se nuk ka pse të përfshihet një parti në një çështje individuale siç është ajo e “non gratës” së Berishës.

“Unë mendoj se prandaj është anuluar dhe takimi, sepse u shmanget pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë kemi një lobimi kaq të frikshëm për të hequr njollën e Berishës. Është e turpshme, nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë kompani që t’i paguajë Berishës 6 milionë dollarë. Ajo është një kontratë dinake dhe me hile. SPAK duhet të shikojë se përse kjo kontratë po bëhen pikërisht tani që është fushata zgjedhore.

Mua gjëja që më ka shqetësuar në fakt është një imoralitet ekstrem, që një “non grata” për korrupsion ta paguash me lekë. Të lash njollën që të kanë vendosur me lekë. “Non grata” është e Berishës, nuk ka përse të përfshihet partia për diçka individuale”, tha Gjikondi.

Më tej Brizida Gjikondi ngriti dyshimin se nënkrontaktori i këtij lobimi mund të jetë LaCivita. Sipas saj nuk ka pse një amerikan apo një patriot shqiptar të paguajë një shumë marramendëse parash për të hequr një “njollë” të Berishës.

“Unë pres që SPAK ta shikojë në detaje këtë gjë. Kanë qenë shumë dinakë dhe të kujdesshëm që ngjasme të bëjmë ‘Shqipërinë të Madhërishme’, nuk e di unë se kur ka qenë kjo ‘Shqipëria Madhështore’ me Berishën. Duhet të shikojnë dhe LaCivita nëse është pjesë e këtij lobimi, mund të jetë nënkontraktues. Nuk ka më limit më ironia dhe tragjedi-komedia, që po konsumohet. Gjoja këta janë lidhur me një kompani që është afër Trump dhe LaCivita është afër Trump”, përfundoi avokatja./abcnews.al

“6 mln euro për nongratën e Berishës”, Rama nga Vlora: Na thanë se do e hiqte kur të vinte Trump, ku u gjetën ato para?

By: M C
27 April 2025 at 18:06

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral me gra dhe vajza në Vlorë. Rama e nisi fjalimin duke ironizuar ‘damkën e Berishës’ siç e quajti ai non-gratën e vendosur nga SHBA, për të cilën tha se do paguhen 6 milionë euro.

“Ku u gjetën ato para. Si për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar jep për partitë politike. Është e çuditshme kur mendon se ne na u tha se sa të vinte Trump do ikte nongrata, tani u dashkan edhe 6 mln Euro me shpresën se do ikte non grata.

Edhe sikur të rrijë apo të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese shqiptarë që duhet të marrin një vendim historik“-tha Rama.

Teksa u kërkoi votën vlonjatëve, Rama tha se 11 maji vendos fatin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk është një zgjedhje mes dy kampeve politike, është një zgjedhjes me Shqipërinë në BE, Europë dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të bëjë çorap Shqipërinë”-u shpreh Rama.

The post “6 mln euro për nongratën e Berishës”, Rama nga Vlora: Na thanë se do e hiqte kur të vinte Trump, ku u gjetën ato para? appeared first on Albeu.com.

“Berisha krim dhe pastrim parash”/ Kontrata 6 milion dollarëshe, avokati: SPAK të reagojë

By: Rovena
27 April 2025 at 15:16

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë dollarë të lobimit për heqjen e “non-gratës” në SHBA. Ai paralajmëroi, se çështjen do e çojë deri në FBI.

“Nëse SPAK nuk reagon deri të hënën, unë të martën do çojë kallëzim. Është edhe krim federal, do ia çojë edhe FBI. Për Sali Berishën, për Nokën, këta që kanë nënshkruar. Gjithë këta, me La Civitën, Manafortin. SPAK s’duhet te rrije me siç po ri, mos ketë frikë nga Gjykata e Shkallës së Parë.”

Sipas avokatit, Berisha me këtë kontratë ka sfiduar hapur drejtësinë dhe shtetin shqiptar, me një skemë pastrimi parash dhe korrupsioni.

“Është pastrim parash. Është korrupsion. Është krim i dukshëm. Sfidon shtetin shqiptar, e përkëmb, pastrim parash, korrupsion, që bëhet para syve të institucioneve, SHISH, SPAK. ‘Non-grata’ i është vendosur Berishës, jo PD. Pra mesa duket, PD, qenka partia e familjes. Krim i dukshëm. ”

Beqiri thotë se emigranti shqiptar që ka dalë garant, është vetëm një prestanome, ndërsa shton se burimi i parave është vetë Berisha.

“Ku i gjeti ky Nuredini paratë? Çfarë është ky? Janë trafiku i armëve, Gërdeci, privatizimi i ARMO, 500 e ca milion, ‘Albpetrol’, bankat, rrugë e kombit 230 milionë që u vodhën, janë pasuri të vjedhura shqiptarëve. Para të pista, oligarkë, s’mund ta them, por gjithsesi, para të pista janë. Këta po pastrojnë para.”

Ndonëse një shifër e majme, avokati paralajmëron se pagesa e Berishës është shumë më e lartë se sa 6 milionë dollar.

“Kur të hetohet çështja, shiheni kur ti shtohen edhe dy zero, po do dale 600 milionë euro. Kanë shkuar 75 milionë dollar, 50 i mori LaCivita, 20 Manafort, i kanë marrë ata. “

Kontrata e Berishës, SPAK nis hetimet/ Lobimi 6 milionë dollarësh, prokuroria verifikon shifrën dhe burimin

By: Rovena
27 April 2025 at 15:11

SPAK konfirmon zyrtarisht se ka nisur hetimet për kontratën e Partisë Demokratike me një kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria e Posaçme do të hetojë shumen dhe burimin e financimit të kontratës miliona dollarëshe. Lajmi konfirmohet nga SPAK dhe hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit të kontratës në media.

ABC News publikoi kontratën ditën e shtunë, ajo mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka me garantor shqiptaro-amerikanin Nuredin Seci, në të cilën njoftohej se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.

PD ka parapaguar deri tani 750 mijë dollarë, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dy vjeçare.  Edhe pse, në detaje, është kujdesur ta fshehë qëllimin personal, me ato për krijimin e marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, mbështetja për reforma për demokracinë e kundër korrupsionit apo përvojë nga SHBA për të realizuar objektivat e PD.

Jo rastësisht, PD ka përzgjedhur një kompani lobimi, të zotëruar nga “trampistë”.

“Continental Strategy”, është themeluar nga ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo. Por në gjirin e kësaj firme, ka disa njerëz të afërt me Tramp.

Kjo kompani promovoi si drejtoreshe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump. Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, është punësuar si një partner menaxhues, por dhe zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Nga selia blu, kontratën e ka firmosur sekretari u përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kurse si garantues i pagesave ka dalë një shqiptaro amerikan me emrin Nuredin Seci. Sipas selisë blu, kjo është një iniciativë e tija dhe disa emigrantëve shqiptarë në SHBA, të cilët do të paguajnë 6 milionë dollarë vullnetarisht, dhe PD ka firmosur vetëm dakordësinë, por jo barrën financiare.

Kontrata është firmosur më 4 prill, dhe PD e ka marrë edhe shërbimin e parë. Një telefonatë një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, i cili drejton departamentin që mban në fuqi “non gratën” e Berishës.

Por a është kjo kontratë, pagesa për konsulentin amerikan, Chris LaCivita?

Abc News u interesua pranë Partisë Demokratike më të njëjtën pyetje, por në një reagim zyrtar, selia blu nuk iu përgjigj interesit dhe as nuk sqaroi nëse është kjo manovra që ka zgjedhur Berisha për të paguar fushuesin e Trump, duke anashkaluar detyrimet ligjore.

Doktori ndërkohë ka premtuar se do e publikojë kontratën me LaCivita, por e ka shtyrë disa herë.

LaCivita nuk përmendet në këtë kontratë lobimit. Por kompania e kontraktuar, ka si drejtoreshë Katie Wiles, vajza e Susie Wiles. Kjo e fundit bashkë me LaCivita bashkëdrejtuan fushatën e Trump në 2024.

Po ashtu, në oborrin e doktorit, prej muajit shkurt, sorollatet lobisti Paul Manafort, roli i të cilit mbetet i paqartë për momentin.

Ky është lobimi i dytë i Berishës për “non gratën” në SHBA. Herën e parë, ai kontraktoi kompaninë e Charles Black, ish ortak i Paul Manafort.

Kontrata ishte vullnetare, pa pagesë, por Black dështoi ti heqë “non gratën” Berishës, sa kohë ne krye te Dash, qëndronte Antoni Blinken./abcnews.al

“Armikja” e Berishës: Kush do e denoncojë në SPAK kontratën prej 6 milionë dollarësh për Saliun? Ku i gjeti PD-ja gjithë këto para?

By: M C
26 April 2025 at 22:08

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të lajmit për një kontratë 6 milionë dollarë ku Partia Demokratike lobon për t’i hequr “non grata”-n Sali Berishës dhe jo vetëm.

Aktivistja Kokalari ngre pyetjen se ku i gjeti gjithë këto para Partia Demokratike dhe përse Sali Berisha nuk ja jep këto para qytetarëve për të cilët shprehet se i vjen shumë keq.

Evi Kokalari ngre pyetjen se kush do ta bëjë denoncimin ndërsa shton se nuk do të heqë dorë nga ndalimi i heqjes së sanksioneve ndaj Sali Berishës.

“250,000 USD në muaj për dy vjet = $6 millionë po paguan ‘koalicioni’ i Sali Berishës për të lobuar heqjen e sanksioneve.

Ky lloj leku dhe mund ta ndihmojë, gjithsesi nga i gjeti $250,000 në muaj Partia Demokratike, dhe nëse ka pasur kaq para, pse nuk ju paguajnë juve që bëni fushatë me lekët tuaja, ndërkohë që jeni me pensione 80 USD në muaj dhe rroga 300-500 USD në muaj? Akoma se kuptoni sa të shfrytëzuar që jeni?

Dhe kush do ta bëjë denoncimin në SPAK? Personalisht dua të di nga po paguhen $250,000/muaj? Mos harroni – që disa nga ne luftën për të ndaluar heqjen e sanksioneve nuk e lëmë.

Se ku do shkojë gjithë ky mund për pastrim korrupsioni, nuk e di, por për sa kohë që marr frymë, këtë betejë nuk e lë. Ndërkohë që juve ju premtojnë rritje pensioni 20%, ja pagesat mujore për dy-vjeçarin e ardhshëm.

Më thoni ju lutem, si është e mundur? Shkoni merrni pensionet tashti dhe mos harroni të votoni PD-në e Berishës!!”-shkruan Kokalari.

The post “Armikja” e Berishës: Kush do e denoncojë në SPAK kontratën prej 6 milionë dollarësh për Saliun? Ku i gjeti PD-ja gjithë këto para? appeared first on Albeu.com.

“Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve

By: Besnik
24 April 2025 at 22:01

I ftuar në studion e “NOW me Erla Mëhillin”, analisti politik Elvis Iljazaj tha se gjyqi i ish-kryeministrit Sali Berisha do të shtyhet përsëri dhe vendimi nuk do të merret para zgjedhjeve.

Ai theksoi se seanca e parashikuar vetëm 5 ditë para datës së zgjedhjeve gjithashtu do të shtyhet.

““Çështja është shtyrë dhe do të shtyhet përsëri. Nuk besoj se do të ketë një vendim 5 ditë para zgjedhjeve. E shoh këtë si një mundësi për të mos marrë një vendim para zgjedhjeve por, gjithsesi, mendoj se nuk ka ndikim politik pasi zoti Berisha i ka kaluar këto momente. Gjyqet vazhdojnë, por kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë, pasi ka pasur politikanë të tjerë që kanë pasur procese gjyqësore, si p.sh. Donald Trump. Ata që e votojnë dhe e simpatizojnë Berishën nuk ndikohen nëse çështja kalon në gjykim apo jo”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se Berisha është i lirë, pasi u nxor nga arresti shtëpiak, po bën fushatë dhe ka të gjitha mjetet politike për të vazhduar betejën për zgjedhjet.

“Zoti Berisha sot është i lirë, e nxorrën nga arresti shtëpiak, bën fushatë dhe ka të gjitha instrumentet politike për të bërë fushatë dhe fituar zgjedhjet. Kjo histori e gjykatës nuk është diçka që ka shumë ndikim, por unë mendoj se do të shtyhet pas 11 majit, jo për të penalizuar, por përkundrazi.”,” tha Iljazaj.

Në fund, Iljazaj vuri në dukje se, sipas tij, SPAK dhe GJKKO janë “pak të ngrira” gjatë kësaj fushate.

“Mendoj se SPAK-u dhe GJKKO-ja po qëndrojnë pak të ngrirë gjatë kësaj fushate. Duket sikur i kanë ngrirë dosjet, dhe ndoshta po bëjnë mirë, mendimi im është kështu,” tha analisti Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gjyqi për Berishën do shtyhet pas 11 majit, analisti: S’ka vendim para zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.

Partia Demokratike hap sot fushatën, Chris LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi

By: V K
11 April 2025 at 07:57

Këtë të premte, Partia Demokratike në orën 19:00, nis në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Kryetari i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme.

Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi, do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.

Nërkohë ditën e djehsme ,Berisha është pyetur në lidhje me aktivitetin, por ka preferuar të mos japë detaje duke u shprehur se surprizat do të zbulohen sot.

“Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve”, shprehet ai.

 

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se cilat ishin pritshmëritë për numrin e mandateve që Aleanca për Shqipërinë Madhështore do presin nga 11 maji, Berisha preferoi të mos flasë me numra.

“Unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, tha ai.

The post Partia Demokratike hap sot fushatën, Chris LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi appeared first on Albeu.com.

❌
❌