Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 August 2025Main stream

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

4 August 2025 at 17:47

Arben  Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në një nga dy çështjet penale në ngarkim të tij me një akuzë për abuzim me detyrën, përmes moskryerjes së një detyrimi ligjor.  Sipas aktakuzës së vitit 2023, Ahmetaj nuk zbatoi një vendim të formës së prerë të gjykatës duke i shkaktuar dëm prej miliona eurosh familjes […]

The post Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë appeared first on Reporter.al.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

By: Ela
4 August 2025 at 12:41

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

3 August 2025 at 16:10

Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e […]

The post Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

By: V K
1 August 2025 at 11:41

Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë.

Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh.
Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe si mund të ndikojë në funksionet tuaja bazë trupore.

1. Shkakton dhimbje të menjëhershme koke

Ashtu si akullorja që nganjëherë “godet” kokën me dhimbje të papritur, edhe uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë të njëjtin efekt. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të nervave të ndjeshëm në pjesën e pasme të qafës dhe shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje akute të përkohshme.

2. Nxit dehidratim, jo hidratim

Duket kundërintuitive, por uji i akullt mund të ngadalësojë përthithjen e lëngjeve. Trupi duhet fillimisht ta sjellë ujin në temperaturën e tij para se ta përdorë për funksionet hidratuese, duke vonuar procesin dhe nganjëherë duke e ngatërruar ndjesinë e etjes.

3. Ul ritmin e zemrës

Një konsum i befasishëm i ujit shumë të ftohtë mund të stimulojë nervin vagus, i cili ndikon drejtpërdrejt në ritmin e zemrës. Si reagim mbrojtës, zemra ngadalësohet përkohësisht, duke krijuar ndjesi marramendjeje apo rënie të energjisë, transmeton Telegrafi.

4. Pengon tretjen normale

Temperaturat e ulëta çojnë në tkurrjen e enëve të gjakut në stomak dhe zorrë, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke reduktuar efektivitetin e enzimeve tretëse. Rezultati? Fryrje, dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo vështirësi në përpunimin e ushqimit.

5. Rrit prodhimin e mukusit dhe mund të irritojë fytin

Një lëng i ftohtë stimulon prodhimin e tepërt të mukusit në fyt, si reagim i trupit për ta “ngrohur” atë. Kjo mund të çojë në ndjesi irritimi, zë të ngjirur apo dhimbje fyti të ngjashme me ato që përjetojmë në dimër.

6. Ju lodh më shumë se sa mendoni

Edhe pse fillimisht ju freskon, trupi shpenzon energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në nivel normal. Kjo përpjekje metabolike e panevojshme, në periudha të përsëritura, mund të ndikojë në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë gjatë ditës.

7. Rrezik për kapsllëk dhe ngadalësim të lëvizjes së zorrëve

Uji i ftohtë mund të ndikojë në ngurtësimin e ushqimit që ndodhet në sistemin tretës dhe të shkaktojë tkurrje të zorrëve, duke e bërë më të vështirë për trupin të lëvizë masën ushqimore në mënyrë të natyrshme, një nga shkaqet e zakonshme të konstipacionit.

Çfarë të bëni në vend të kësaj?

Zgjidhja nuk është të shmangni ujin, përkundrazi, hidrimi është thelbësor, sidomos në verë. Por në vend të ujit me akull, zgjidhni ujë në temperaturë ambienti ose të ftohur lehtë. Është më i sigurt për tretjen, zemrën dhe energjinë tuaj.

The post Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë appeared first on Albeu.com.

Kredi me interes zero për disa kategori sociale, miratohen procedurat

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave përcaktoi sot institucionet përgjegjëse, si dhe procedurat e miratimit dhe të dokumentacionit që duhet të plotësojnë familjet që përfitojnë kredi me interes të barabartë me 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave.

Vendimi përfshin familjet që banojnë si qiramarrës në ish-pronë private, familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë, si dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës.

Masa e subvencionit të interesave të kredisë për këto familje, për banesa me kosto të ulët, është me 0 % interes.

Aplikimi për përfitimin e kredisë me interes 0% kryhet nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor në portalin qeveritar “e-Albania”, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave, duke ngarkuar vërtetimin negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit.

Me kërkesë të Entit Kombëtar të Banesave, Ministria e Brendshme i përcjell EKB-së dokumentacionin që vërteton statusin e familjes aplikuese si familje e punonjësit të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë.

Individët ose familjet e miratuara për të përfituar kredi me interes 0% qëndrojnë në listë pritjeje pa afat kohor të caktuar.

Lista e familjeve, që plotësojnë kushtet për të përfituar kredi me interes 0 %, miratohet me vendim të komisionit ad hoc të kredisë, të ngritur pranë EKB-së. Komisioni ad-hoc ngrihet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, brenda 5  ditëve nga paraqitja e kërkesave. Komisioni shqyrton kërkesën brenda 10 ditëve nga ngritja e tij. Ndaj vendimit të refuzimit të komisionit, kërkuesit paraqesin ankim administrativ pranë EKB-së brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

Listat e përfituesve përfshijnë të dhëna për përbërjen e familjes, sipas certifikatës familjare, strukturën e apartamentit që përfiton, si edhe të dhëna mbi gjendjen: e strehimit; familjare; sociale.

Procedura e dhënies së subvencionimit të interesave të kredisë zbatohet nga institucionet financiare me të cilat ministria përgjegjëse për strehimin ka lidhur marrëveshje. Në rastet kur kryefamiljari, emri i të cilit i është përcjellë institucionit financiar, në rastin e familjeve qiramarrëse në ish-pronë private, ka ndërruar jetë, institucioni financiar vijon me procedurat e përfitimit të kredisë, duke pasur parasysh certifikatën familjare të datës 1 dhjetor 1992, të vënë në dispozicion nga EKB-ja.

Listat e familjeve përfituese të programit të subvencionimit të interesave të kredisë me 0% interes i dërgohen institucionit financiar me të cilin është nënshkruar marrëveshja, si dhe çdo institucioni që do të monitorojë subvencionimin.

Enti Kombëtar i Banesave, në rolin e institucionit që zbaton programin, njofton institucionin financiar për ndërprerjen e subvencionimit të interesave të kredisë kur, nga verifikimet konstatohen: se qytetari nuk ka liruar banesën e pronarit brenda afatit të përcaktuar; falsifikime të dokumenteve apo deklarata të rreme; mangësi apo të meta në dokumentacionin e dosjes së familjes përfituese.
/m.m/j.p/

The post Kredi me interes zero për disa kategori sociale, miratohen procedurat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spanja po kërkon 10,000 vullnetarë që të pijnë verë çdo ditë për 4 vite!

By: gaze tare
31 July 2025 at 20:17

Po, e lexuat mirë! Universiteti i Navarrës në Spanjë ka nisur një nga studimet më të mëdha në botë mbi efektet e alkoolit, me qëllim të zgjidhë njëherë e mirë debatin: A është e mirë për shëndetin konsumimi i moderuar i verës, apo jo?

Në këtë provë 4-vjeçare do të përfshihen 10,000 të rritur: gjysma do të pinë verë në sasi të moderuar çdo ditë, ndërsa tjetra gjysmë do të shmangë plotësisht alkoolin duke përdorur alternativa pa alkool.

Financuar nga Këshilli Evropian i Kërkimeve, studimi do të ndjekë ndikimin në sëmundjet e zemrës, kancerin, shëndetin e trurit dhe normat e vdekshmërisë. Kjo është prova më e madhe e rastësishme që bëhet ndonjëherë në këtë fushë dhe mund të na japë përgjigjen më të qartë deri tani për një pyetje që ekspertët e shëndetit e kanë diskutuar për dekada.

The post Spanja po kërkon 10,000 vullnetarë që të pijnë verë çdo ditë për 4 vite! appeared first on iconstyle.al.

Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Transporti detar shënoi rritje edhe gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, si në volumin e mallrave të përpunuara ashtu edhe në numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare të vendit.

Aktualisht, në vend operojnë katër porte për transportin e mallrave: porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë.

Ndër to, porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e trafikut tregtar detar, duke përpunuar 93,6% të totalit të mallrave të transportuar me det, ose 2063 mijë tonë mallra gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky port ka regjistruar një rritje prej 1,4% në volumin e mallrave.

Sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupi i metaleve bazë dhe produkteve metalike të fabrikuara përbën 17% të mallrave të lëvizura përmes rrugëve detare, ndërsa koks dhe produktet e rafinuara të naftës zënë 16,9%. Mallrat me përbërje minerale jometalike përbëjnë 16,2% të totalit, ndërsa qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përfaqësojnë 5% të volumit të përgjithshëm të transportuar.

Në të njëjtën periudhë është regjistruar edhe një rritje në qarkullimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë janë regjistruar gjithsej 276 anije, prej të cilave 253 ishin të huaja dhe vetëm 23 vendase. Të dhënat flasin për një rritje prej 10% të qarkullimit total të anijeve, ndërsa anijet e huaja janë shtuar me 16,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Edhe transporti i pasagjerëve ka pasur një dinamikë të lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të sezonit turistik. Lëvizja e pasagjerëve është kryer përmes porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ndërsa porti i Shëngjinit nuk ka pasur aktivitet pasagjerësh.

Numri total i udhëtarëve të regjistruar është për këtë periudhë arrin 330 630. Porti i Sarandës regjistroi edhe fluksin më të lartë, duke përpunuar 54% të pasagjerëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3% dhe më pas ai i Vlorës me 5,7%.

1 nga 2

/r.e/

The post Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skena që nuk ishte në skenar, por bëri histori në Pretty Woman

By: Kult Plus
30 July 2025 at 12:45

Një nga skenat më ikonike dhe të dashura të filmit të njohur Pretty Woman ajo ku Richard Gere i tregon Julia Roberts një gjerdan të çmuar fsheh një moment magjik që nuk ishte parashikuar në skenar.

Gjatë xhirimeve, në momentin kur Julia Roberts u përpoq të prekte gjerdanin e vendosur në një kuti elegante, Richard Gere mbylli kutinë papritur si shaka. Kjo veprim i papritur nxiti një të qeshur të sinqertë dhe të çastit nga Julia, që nuk ishte aspak pjesë e skenarit.

Regjisori Garry Marshall, duke parë skenën në monitor, kuptoi menjëherë se kishte kapur një moment të veçantë dhe vendosi ta lërë ashtu në film.

Sot, ajo e qeshur spontane dhe e ëmbël është bërë një nga simbolët më të dashur të filmit, një dëshmi e magjisë së kinemasë ku momentet më autentike dhe të papritura arrijnë të prekin zemrat më shumë se çdo dialog i shkruar.

Ky detaj i vogël, si një kuti që mbyllet papritur dhe një e qeshur që mbetet e gjallë, është pjesë e asaj që bën Pretty Woman një përrallë të përjetshme, plot mirësi njerëzore dhe emocione autentike./KultPlus.com

Rezervat e karbonit në biosferë rrezikojnë të zhduken për të dytin vit radhazi

29 July 2025 at 17:20

Nxehtësia ekstreme gjatë vitit 2024 bëri që biomasa të çlironte gati po aq dioksid karboni sa përthith zakonisht nga atmosfera. Kushtet e motit të nxehtë dhe të lagësht, që e bënë vitin 2024 një nga më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë, çuan në çlirimin masiv të CO₂ nga ekosistemet tokësore, duke zhdukur thuajse plotësisht funksionin […]

The post Rezervat e karbonit në biosferë rrezikojnë të zhduken për të dytin vit radhazi appeared first on BoldNews.al.

Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën

By: gaze tare
29 July 2025 at 12:18

Kur temperaturat kapin majat dhe çdo ditë duket si ditë pushimi, një gotë verë mund të mos duket ideja më e mirë… por në fakt, është e gjitha çështje zgjedhjeje të duhur. Ja si ta shijoni verën edhe në ditët më të nxehta të korrikut apo gushtit:

1. Zgjidh verëra me më pak alkool
Në vapë, verërat e forta lodhin dhe dehin më shpejt. Prandaj kërko shishe që kanë më pak se 13% alkool – janë më të lehta, më freskuese dhe më të këndshme për ditët e nxehta.

2. Mos e nënvlerëso verën pa alkool
Verërat pa alkool nuk janë më tabu. Në të nxehtin përvëlues, një gotë pa alkool mund të të freskojë më mirë se çdo gjë tjetër, sidomos nëse je në makinë apo pranë detit.

3. Verërat e bardha janë kampione të verës
Të lehta, të ftohta dhe pa taninë, verërat e bardha janë ideale për verë. Thjesht ftoji mirë në frigorifer dhe shërbeji në gota të vogla për freski maksimale.

4. E do verën e kuqe? Mos u shqetëso!
Nëse nuk i ndahesh të kuqes, zgjidh varietete të lehta dhe frutore, si Pinot Noir apo Limnio. Fute pak në frigorifer para se ta shërbesh, të kuqet e ftohta janë më të këndshme në verë sesa mendon!

5. Mos e lini verën të prishet në makinë
Edhe vera më e mirë shkatërrohet në pak minuta nën diell. Nëse po udhëton, përdor çanta termike ose akull për ta mbajtur të freskët. Kujdesi gjatë transportit bën diferencën.

The post Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën appeared first on iconstyle.al.

Zyrtare: s1mple largohet nga NAVI pas pothuajse një dekade

28 July 2025 at 19:18

Natus Vincere kanë konfirmuar shitjen e Oleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev, tetë vite e dhjetë muaj pasi ai nënshkroi me ekipin në vitin 2016.

“Pas BLAST.tv Austin Major 2025, kemi pranuar disa oferta transferimi për s1mple, të gjitha prej të cilave i janë paraqitur atij për shqyrtim”.

“Sot, duam të njoftojmë se pas 9 vitesh me klubin, s1mple po largohet nga Natus Vincere”.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Oleksandrit për rrugëtimin që kemi kaluar së bashku, për trofetë e panumërt dhe një vit fenomenal në 2021, me fitore në PGL Major Stockholm, Intel Grand Slam, dhe ngjarje të tjera kyçe, për emocionet e paharrueshme dhe momentet kulmore që do të mbeten përgjithmonë në zemrat e tifozëve”.

Following the last Major, we received several transfer offers for @s1mpleO, all of which were submitted to him for consideration.

Today, we want to announce that after 9 years with the club, s1mple is leaving Natus Vincere.

We are incredibly grateful to Oleksandr for the… pic.twitter.com/cQ4eMXShCZ

— NAVI (@natusvincere) July 28, 2025

“Si pjesë e NAVI, s1mple u shpall lojtari më i mirë i vitit nga HLTV.org tri herë dhe fitoi 21 medalje MVP”.

“Më i miri i të gjitha kohërave, me një karrierë që ka frymëzuar shumë lojtarë të rinj e të talentuar, të cilët që atëherë kanë arritur të depërtojnë në skenën e nivelit më të lartë (Tier 1)”, thuhej në komunikatën e NAVI.

Megjithatë, pas kalimit në CS2 në fund të vitit 2023, s1mple u përball me vështirësi në përshtatje dhe mori një pauzë të pacaktuar nga loja në nëntor të 2023, duke deklaruar se do të rikthehej vetëm kur të kishte kushte më të mira për të konkurruar.

Në mungesë të tij, NAVI rindërtoi skuadrën me lojtarë të rinj, përfshirë fituesin e Major-it, jL dhe supertalentin iM, dhe arritën të fitojnë ‘Major’-in e Kopenhagës (2024), një sukses i madh pa praninë e s1mple në server./Telegrafi/

The post Zyrtare: s1mple largohet nga NAVI pas pothuajse një dekade appeared first on Telegrafi.

Aksident në Peqin-Rrogozhinë, dy të plagosurit dërgohen në spital në gjendje kritike

By: Oldi
28 July 2025 at 15:01

Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin Peqin- Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një makinë tjetër. Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë […]

The post Aksident në Peqin-Rrogozhinë, dy të plagosurit dërgohen në spital në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Rama: Kompanitë me mbi 100 punonjës do të kenë departament inovacioni

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u shërben edhe universiteteve dhe sipërmarrjes, nga ku u prezantua edhe një start up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit.

Në fjalën e tij Rama theksoi sërish se kantieret e ndërtimit do të kenë kamera dhe do të monitorohen 24 orë në 24.

“Ne do ta vendosim si kusht që kantierët e ndërtimit do të kenë kamera dhe do të monitorohen 24 orë në 24. Kjo gjë padiskutim do t’ju vlejë edhe juve në ndjekjen e punëve dhe në praktikën tuaj, por është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit dhe diku në një nga mjediset këtu do të shikoni që përmes një programi monitorimi me inteligjencën artificiale mund të ndiqet kantieri nga lart dhe mund të shikohet dhe korrektësia e punës në raport me projektin, jo thjesht në perimetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se gjithashtu po “përfundon edhe Qendra e Monitorimit me dronë të integruar që së bashku me satelitët do të na japë mundësi të ndjekim në kohë reale të gjitha zhvillimet në territor”.

Rama tha se do të vendoset që kompanitë me mbi 100 punonjës të kenë një departament të inovacionit që merret me të gjithë pjesën e teknologjisë. Kjo sipas Ramës do të përgatisë bizneset për integrimin në BE.

“Do ju sugjeroja që të shikoni pak disa gjëra që bëhen në këtë godinë për të pasur një sasi të nevojës që kompanitë tuaja, përgjithësisht këtu janë kompani të mëdha, të angazhojnë edhe një ekip për kërkimin dhe inovacionin. Është i domosdoshëm. Duket sikur është një para e hedhur kot, por është para e hedhur më plot se çdo gjë tjetër dhe ne do ta vendosim për të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punonjës do ta vendosim, që të jetë e detyrueshme që të kenë një departament të inovacionit që të merret me gjithë pjesën e teknologjisë dhe do t’i bëjë shërbimin më të mirë çdo kompanie dhe do të na përgatisë për atë që na pret në aspektin e biznesit privat në momentin që të anëtarësohemi në BE, ku do t’ju sugjeroja të informoheni sa më shumë se çfarë do të ndodhë.

“Do të jetë një sfidë shemë e madhe për kompanitë tona që t’i mbijetojën atij tregu, jo e pamundur, por e vështirë. Sa më shumë të përgatitemi sot, aq më të lehtë do ta kemi kur të bëhemi pjesë e komunitetit evropian dhe në aspektin e biznesit”, tha Rama.

/m.q/

The post Rama: Kompanitë me mbi 100 punonjës do të kenë departament inovacioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

makazze shkëlqen në debutim – NAVI triumfon ndaj FaZe Clan në IEM Cologne

26 July 2025 at 21:27

Talenti kosovar i CS2, Drin “makazze” Shaqiri, ka shkëlyqer në debutimin e tij me skuadrën e NAVI në turneun prestigjioz “IEM Cologne”.

NAVI arritën që të marrin fitore 2-1 me ‘map’-a ndaj FaZe Clan duke e mbyllur serinë në Nuke me një fitore 13-5. 

‘Map’-i i parë u luajt në Ancient dhe u fitua nga FaZe me rezultat 13-11 dhe ky map ishte pikërisht zgjedhja e tyre. 

Gjithçka u barazua në ‘map’-in e dytë në Mirage, ku NAVI tregoi se janë të pathyeshëm atje duke fituar me rezultat 13-9. 

Kjo bëri që të luhej edhe ‘map’-i i tretë në Nuke, aty ku NAVI triumfoi me rezultat 13-5 për ta mbyllur serinë në fitore. 

Në ‘map’-in e parë në Ancient, makazze pati 20 vrasje dhe një vlerësim prej 1.17. Vlerësimi mbeti po i njëjti edhe në ‘map’-in e dytë në Mirage ku makazze kësaj radhe pati 16 vrasje. 

Nëse marrim parasysh statistikat e makazze në të tri ‘map’-at atëherë ai e ka mbyllur këtë seri me 48 vrasje dhe me një vlerësim të përgjithshëm 1.20.

Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i miri statistikisht në këtë seri, duke e mbyllur me 55 vrasje dhe një vlerësim prej 1.36./Telegrafi/

Debut win for makazze 💪 pic.twitter.com/v41wg23Ssu

— HLTV.org (@HLTVorg) July 26, 2025

The post makazze shkëlqen në debutim – NAVI triumfon ndaj FaZe Clan në IEM Cologne appeared first on Telegrafi.

Nxehtësia ekstreme rrezikon shëndetin neurologjik: Rriten rastet e paralizave, migrenës dhe incidenteve cerebrale

By: gaze tare
26 July 2025 at 16:04

Përkundër pritshmërive, temperaturat e larta të verës kanë sjellë rritje të sëmundjeve neurologjike në vend. Mjekët në Elbasan raportojnë më shumë raste me rikthime të paralizave faciale, aksidenteve cerebrale dhe përkeqësim të migrenës, Parkinsonit dhe demencave.

“Pacientët me probleme neurologjike duhet të shmangin daljet nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe të mbajnë kapele,” këshillon shefi i Shërbimit Neurologjik. Ai i bën apel familjarëve të qëndrojnë më pranë të afërmve me probleme kronike, për të shmangur komplikacionet e papritura.

Ndërkohë, mjekët u kërkojnë bashkive të vendosin pika me ujë të rrjedhshëm dhe falas në zonat urbane. Po ashtu, kompanitë që punësojnë njerëz në diell duhet të zhvendosin aktivitetin pasdite për të shmangur rreziqet shëndetësore.

The post Nxehtësia ekstreme rrezikon shëndetin neurologjik: Rriten rastet e paralizave, migrenës dhe incidenteve cerebrale appeared first on iconstyle.al.

Rritje e ndjeshme e fluksit në Aeroportin e Rinasit gjatë sezonit turistik

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror 2025.

Vetëm gjatë muajit qershor, autoritetet në vend informuan se janë regjistruar mbi 1,14 milionë pasagjerë, që përfaqëson një rritje prej 8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fluksit lidhet jo vetëm me sezonin turistik, por dhe me zgjerimin e lidhjeve ajrore.

Në këtë situatë, administrata doganore në Aeroportin e Rinasit thotë se ka marrë masa shtesë për menaxhimin e fluksit, përmes ristrukturimit të orareve të punës, shtimit të personelit në pikat kyçe dhe optimizimit të proceseve të kontrollit.

“Objektivi kryesor është garantimi i një procesi efikas dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, pa krijuar vonesa të panevojshme”, bën të ditur Dogana.

Për muajin korrik, i cili tradicionalisht shënon pikun e lëvizjes, autoritetet doganore theksojnë se do të vijojnë me të njëjtin nivel gatishmërie dhe monitorimi të vazhdueshëm, për të përballuar flukset në rritje dhe për të siguruar respektimin e procedurave ligjore në kufi.

/r.e/

The post Rritje e ndjeshme e fluksit në Aeroportin e Rinasit gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Tradita e kulinarisë shqiptare mbetet një pikë e fortë krahas bukurive natyrore për tërheqjen e turistëve të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga rrugëtimi 6-ditor i dy blogerëve të shijes  Daniel Balilti dhe videografes Lihi Parnes në zbulim të kuzhinës autentike shqiptare.

Shijet tradicionale të Shqipërisë, sipas kryeministrit, “po fitojnë zemra në mbarë botën”.

“Blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografia Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit””, bëri të ditur Rama.

Produktet bio dhe gastronomia shqiptare kanë potencial jo vetëm për të rritur ekonominë vendase, por edhe për fuqizuar sektorin e turizmit duke tërhequr gjithnjë e më shumë të huaj.

4,76 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 6 muajve të këtij viti. Vetëm në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1 329 204 turistë të huaj, ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij

By: Ardit
24 July 2025 at 11:34

Një punonjëse e Ujësjellësit në Tiranë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë përballë vjedhjeve dhe abuzimeve të mëdha nga drejtori i UKT´-së, Skerdi Drenova në bashkëpunim me sekseren e tij, Joana Nano. Në letrën e dërguar kryeministrit, të cilën e ka nisur edhe pranë Gijotina.com për ta botuar, ajo shprehet se nuk […]

The post Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Çifti Macron padit blogeren amerikane për shpifje lidhur me gjininë e Brigitte Macron

PARIS, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja Brigitte ngritën një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara kundër blogeres amerikane, Candace Owens për përhapjen dhe shfrytëzimin e gjerë, në një video, të informacionit të rremë se Brigitte Macron “ka lindur burrë”.

Ky lajm i rremë, i cili është rishfaqur rregullisht në mediat sociale në Francë që nga zgjedhjet e para të Emmanuel Macron në 2017, ka lulëzuar jashtë vendit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara pasi blogerja e ekstremit të djathtë Candace Owens e shfrytëzoi atë në mars 2024 duke i dhënë asaj jehonë globale që nga janari 2025 me një seri videosh të titulluara “Duke u bërë Brigitte”.

Çifti presidencial ngriti dje një padi për shpifje, në një gjykatë në Delaware duke kërkuar dëmshpërblim “shembullor” që do të përcaktohet në gjyq.

Avokatët e tyre pohojnë në padi se Candace Owens ishte plotësisht në dijeni të falsitetit të këtyre akuzave dhe hodhi poshtë sistematikisht të gjitha kërkesat për korrigjim, duke vazhduar në “fushatën e saj të shpifjes” për të “fituar famë dhe për të fituar para” duke vënë në dukje se ajo tani ka 6,9 milionë abonentë në llogarinë e saj X dhe 4,7 milionë në YouTube.

Sipas lajmit të rremë që e nisi këtë aferë, e cila qarkulloi gjerësisht në Francë nga grupe duke përfshirë teoricienë konspiracioni, skeptikë të COVID dhe të djathtën ekstreme, Brigitte Macron, mbiemri i vajzërisë Trogneux, nuk ka ekzistuar kurrë, por vëllai i saj Jean-Michel e mori këtë identitet pasi iu nënshtrua një ndryshimi gjinor.

Dy gra, Natacha Rey dhe Amandine Roy, të cilat e kishin përhapur gjerësisht atë, u urdhëruan nga gjykatat franceze në shtator të paguanin disa mijëra euro dëmshpërblim për Brigitte Macron dhe 5 000 euro për Jean-Michel Trogneux, por ato u liruan nga akuzat në apel më 10 korrik.

Brigitte Macron dhe vëllai i saj e kanë apeluar këtë vendim./  a.jor.

The post FRANCË – Çifti Macron padit blogeren amerikane për shpifje lidhur me gjininë e Brigitte Macron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT)

24 July 2025 at 09:48

Policia e Tiranë ka goditur dy raste mashtrimi me apartamentet në 24 orët e fundit. Në një rast, njëri ka shitur dy herë të njëjtin apartamenti, ndërsa në rastin tjetër, një i ri i ka marrë një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Më konkretisht, është […]

The post Shiti dy herë të njëjtin apartament/ Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim noterja (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌