Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paguan biletat për 64 votues, SPAK çon për gjykim 5 persona

4 August 2025 at 17:56

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të hënën se kishte dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2023. Katër persona akuzohen nga prokuroria se blenë vota […]

The post Paguan biletat për 64 votues, SPAK çon për gjykim 5 persona appeared first on Reporter.al.

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

By: M C
4 August 2025 at 17:39

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

Limon Shala
Fatmir Thaçi
Florant Saraçi
Engjell Cara
Shkëlqim Hoxha

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.

Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

The post SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Aulon Kalaja padi në SPAK: Votat u tjetërsuan

By: redi
22 July 2025 at 16:40

Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti këtë të martë një padi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati. “Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Source

Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret në pyetje nga SPAK

By: fra nc
11 July 2025 at 16:49

Këtë të premte, për rreth një orë Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje si person nën hetim kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkrelin.

Ai është marrë në pyetje nga prokurori Dritan Prençi për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në favor të Partisë Socialdemokrate.

Tre ditë pas zgjedhjeve, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar celularin e Kristian Shkreli.

Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.

Ndërkohë SPAK vijon hetimet për personat e dyshuar për krime zgjedhore.

The post Nën hetim për blerje votash, kryebashkiaku i Vaut të Dejës merret në pyetje nga SPAK appeared first on Euronews Albania.

Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

1 July 2025 at 22:02

Ndryshe nga Tirana, procesi i rinumërimit për qarkun Fier nxjerr në dukje një tjetër specifike, ku kandidantë të caktuar si Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD, rezultojnë me qindra vota fiktive. Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, […]

The post Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit / Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

25 June 2025 at 13:02

Në një deklaratë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si një farsë elektorale të dirigjuar nga një “parti-shtet”. Duke iu referuar raportit të delegacionit të Këshillit të Europës, Berisha theksoi se rekomandimet ndërkombëtare janë dërrmuese për legjitimitetin e zgjedhjeve, duke përfshirë kritika për përdorimin politik të institucioneve si SPAK dhe për abuzimin me votën e diasporës. Ai publikoi gjithashtu të dhëna mbi dhënien e mijëra lejeve të legalizimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë një formë të blerjes së votës nga qeveria në prag të zgjedhjeve.

Fjalimi i plotë:

“Në Strasburg, raporti i delegacionit të Këshillit të Europës që observoi zgjedhjet, ndërhyrjet që u bënë, ishin një damkosje e re e madhe e farsës elektorale të 11 Majit. Rekomandimet e këtij raporti, siç theksova dje, janë asgjësuese. Në këto rekomandime janë ndarja e partisë nga shteti. Pra konfirmohet se në Shqipëri funksionon partia shtet dhe shteti elektoral. Rekomandohet reformimi i Skapit, duke konfirmuar në këtë mënyrë tezën se ai që quhet Spak, nuk është asgjë tjetër veçse një Skap i partisë, bashkautor në krimin e madh elektoral ndaj shqiptarëve. Zhvlerësohet në tërësi, apo thotë të analizohet, vota e diasporës, e cila siç e patë ju, është shtetëzuar.

Natyrisht ndërhyrjet brutale në procesin e farsës elektorale ishin të shumëllojta, por edhe njëherë, në çdo vend dhe në çdo shtet, një proces zgjedhor asgjësohet dhe shndërrohet në farsë elektorale kur partia bëhet shtet dhe shteti parti. Ky është kushti i të gjitha kushteve për të asgjësuar procesin e drejtë zgjedhor, për ta shndërruar atë në farsë. Ky është kushti më themelor. Në rastin konkret, sot do paraqes para jush abuzimin masiv me pushtetin ekzekutiv të agjencive të shtetit elektoral për të blerë vota në shkelje flagrante me ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta. Këtu jemi tek Fresku. Këta kriminelë elektoralë po ndajnë atyre certifikata pronësie, leje legalizimi.

Është vetëm pak ditë para fushatës elektorale. Publikisht! Natyrisht janë në mbrojtjen e plotë të Altin Troplinit dhe Skapit të partisë. Një kujtesë ligjore; neni 91 i Kodit Zgjedhor, pika 4 thotë, katër muaj para datës së zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi apo nxjerrja e akteve ligjore që parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë si: rritje pagash e pensionesh, mbështetje ekonomike ose sociale, ulje apo heqje taksash, amnisti fiskale, dhënie pasurish apo shpërblimesh. Kjo tabelë paraqet totalin e legalizimeve pikërisht në harkun kohor të ndaluar me ligj.

Në harkun kohor të ndaluar me ligj, në qarqet e vendit u realizuan, në Berat 419 legalizime, në Dibër 123 legalizime, në Durrës 928 legalizime, në Fier 801 legalizime, Gjirokastra 98, Kukësi 124 legalizime, Tirana 1931 legalizime, Vlora 590 dhe Lezha 116. Në total janë dhënë 6 mijë legalizime. Imagjinoni këto, minimumi 3 gjer në 5 vota, se sa u blenë vetëm me lejet e legalizimit,” tha Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit / Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave appeared first on Sot News | Lajme.

‘Rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do të mbetet i zhurmshëm

18 June 2025 at 17:07

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia është shprehur se procesi i rinumërimit të votave nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në një emision televiziv, Kikia theksoi se, edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim mandatesh, ato do të qëndrojnë brenda të njëjtit subjekt politik.

“Kjo është hera e parë që një rinumërim bëhet në rang republike. Tirana dhe Fieri janë qarqet me numrin më të madh të votave. Mund të ketë ndonjë korrigjim me plus ose minus disa dhjetëra vota, ndoshta edhe gabime të rastësishme gjatë numërimit që kanë kaluar vota nga një kandidat tek tjetri. Megjithatë, nuk pres asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar. Edhe nëse ndonjë mandat lëviz, ai do të mbetet brenda të njëjtit subjekt politik,” u shpreh ai.

Sipas Kikias, qëllimi i opozitës nuk është rinumërimi i votave mes kandidatëve të së njëjtës parti, por kundërshtimi ndaj mënyrës si është menaxhuar procesi zgjedhor nga qeveria. Ai theksoi se Partia Demokratike ka ngritur akuza për përdorimin e administratës shtetërore dhe për vendimet qeveritare që, sipas tyre, kanë ndikuar tek elektorati, siç është falja e gjobave.

Në lidhje me legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator, Kikia u shpreh skeptik se do të ketë ndryshime në mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Sipas tij, parlamenti do të vijojë të jetë i ndarë mes një grupi të vogël deputetësh aktivë dhe një shumice që thjesht voton pa kontribuar në debat.

“Kuvendi do të jetë ai i zakonshmi, i zhurmshëm. Do të ketë rreth 30 deputetë që marrin pjesë në diskutime dhe pjesa tjetër do të jetë vetëm mbushje që ngre kartonin. Konflikti politik do të përshkallëzohet më tej, sepse kemi një opozitë që nuk e njeh rezultatin dhe ka deklaruar se nuk do të mungojë në parlament. Pra, do të kemi një atmosferë edhe më të tensionuar pas zgjedhjeve,” theksoi Kikia.

The post ‘Rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do të mbetet i zhurmshëm appeared first on Sot News | Lajme.

“Procesi i rinumërimit”/ Reagon analisti: Mjaftojnë 5 prova që të kthejmë procesin, flitet vetëm për vjedhje votash

12 June 2025 at 21:58

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive pohoi se Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion.

Sipas analistit, këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht. Lubonja përmendi rastin e Austrisë, ku për një gjë që nuk ndikon fare në rezultat, anuluan zgjedhjet.

Fatos Lubonja:

“Procesi i rinumërimit është një devijim nga problemi kryesor, që është sistemi politik që kemi ngritur, që nuk lejon më rotacion. Kjo është një çështje kulture 30-vjeçare. Pra, ne në vend që ta bëjmë votën të shenjtë, vullnetin e individit të shenjtë, mendojmë se si të vjedhim votën.

Vullneti për të vjedhur njëri-tjetrin shfaqet në shumë forma. Çështja është: si mundemi ta ndalojmë këtë? Në Austri janë anuluar zgjedhjet nga Gjykata Kushtetuese vetëm se dy qendra nuk u mbyllën në kohën e duhur, teksa nuk prishej kurrsesi rezultati, por nuk ishte korrekt procesi. Këtë duhet të bëjmë ne, të edukohemi që për 5 prova të kthejmë të gjithën mbrapsht.

Rinumërimi në Tiranë do të tregojë kulturën e përgjithshme që kanë vjedhur. Duhet të bëhet mësim. Këtu flitet për vjedhje votash, nuk dëgjoj as në Kosovë, as në Maqedoni dhe nuk mendoj se mund të ketë vend në Evropë që të ndodhë kjo.”

The post “Procesi i rinumërimit”/ Reagon analisti: Mjaftojnë 5 prova që të kthejmë procesin, flitet vetëm për vjedhje votash appeared first on Sot News | Lajme.

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

By: Ela
5 June 2025 at 14:53

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë 44 qendra votimi në Qarkun e Dibrës, me qëllim rinumërimin e votave të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Rinumërimi do të kryhet në ambientet e KQZ-së ditën e mërkurë. Vendimi është marrë pas një kërkese ankimore të bërë nga kandidati i Partisë Demorkatike, […]

The post KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër appeared first on BoldNews.al.

‘Dyshime për mospërputhje në procesverbalet e numërimit’, Elton Roshi kërkon hapjen e kutive në Qarkun Tiranë

4 June 2025 at 18:24

Elton Roshi, kandidat në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe i njohur si kushëriri i ish-kryebashkiakut Elvis Roshi, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) rrëzimin e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për këtë qark.

Në kërkesën zyrtare drejtuar dy institucioneve, Roshi kërkon gjithashtu hapjen dhe rinumërimin e kutive të votimit në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë, me përjashtim të Bashkive Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë, ku sipas tij nuk janë evidentuar parregullsi që kërkojnë verifikim.

Sipas pretendimeve të ngritura, vëzhguesit e tij kanë konstatuar mospërputhje midis votave të lexuara në ekran për kandidatin Elton Roshi dhe të dhënave të pasqyruara në procesverbalet përfundimtare të tabelimit. Ai thotë se shqetësimet janë ngritur që gjatë procesit të numërimit, por komisionet lokale kanë refuzuar ndërhyrjen, duke orientuar ankesën drejt KQZ-së.

Roshi i referohet neneve 145 dhe 146 të Kodit Zgjedhor si bazë ligjore për kërkesën për hapjen dhe rinumërimin e kutive, ku sipas tij ekzistojnë dyshime të arsyeshme për mospërputhje. Ai ka kërkuar gjithashtu që t’i jepet afat i arsyeshëm për të përfunduar shqyrtimin e pamjeve filmike përpara se të nisë shqyrtimi i ankesës në seancë, dhe rezervon të drejtën për të paraqitur argumente dhe prova shtesë deri në ditën e shqyrtimit.

The post ‘Dyshime për mospërputhje në procesverbalet e numërimit’, Elton Roshi kërkon hapjen e kutive në Qarkun Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

“Para, miell, legalizim,presion dhe shantazh”,Kaso denoncon skemat e blerjes së votës:Prova me zë e figurë janë në SPAK

30 May 2025 at 19:45

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar krimet zgjedhore të 11 majit. Në  një emision televiziv ai tha se foli për betejën e PD-së dhe strategjinë e saj ndaj kësaj “farse elektorale”. Ai tregoi dy prioritetet e opozitës dhe theksoi se ka denoncuar çdo parregullsi që ka të bëjë me zgjedhjet që nga faza përgatitore dhe deri në fund të procesit zgjedhor. Ndërsa vota e diasporës sipas tij, ka qenë një proces tejet i deformuar.

“Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali. Parregullsitë janë që të formimit jo të duhur të komisioneve që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”.

Duke folur me fakte konkrete mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.

“I kemi denoncuar edhe në fushatë, kemi denoncuar sa i përket makinerisë shtetërore që u vu në funksion të PS, me emra drejtorësh që kemi paditur në SPAK së bashku me deputeten e zgjedhur Besa Spahos në Korçë iu vu në dispozicion e gjithë makineria shtetërore në Korçë duke filluar me drejtoreshën e tatimeve që thërriste në zyrë bizneset që kishte subjekt kontrolli dhe hapur kërkonte votën për PS dhe Besa Spahon. të njëjtën gjë kanë bërë edhe punonjësit e hipotekës, kadastra e Korçës u vu në dispozicion të së njëjtës kandidate”, theksoi Kaos.

Një rast flagrant sipas Kasos, ka qenë ai kur zyrtarë të Hipotekës kanë shkuar te shtëpia e kandidates së PD-së dhe i kanë ofruar legalizim në këmbim të votës për PS.

“Kanë shkuar në Maliq në Libonik te shtëpia e kandidates për depuetet të amsh dhe i kanë premtuar legalizim në mbështetje të kandidates së PS. Kaq flagrante është. I kemi çuar në SPAK. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”, tha Kaso në A2 CNN.

Kaso theksoi gjithashtu se ka denoncuar edhe shpërndarjen e thasëve me miell dhe të parave ndaj familjeve vulnerabile. Ai tha se për të gjitha këto kemi fakte dhe prova me zë e figurë.

“Kemi denoncuar shpërndarjen e thasëve me miell, kemi denoncuar rastin tjetër që u kap me zë e figurë që u fut në shtëpinë enjë familjeve në vështirësi ekonomike dhe u kishte premtuar para në këmbim të votës. E kemi me zë e figurë e kemi çuar në SPAK dhe të njëjta persona thanë se ne po bënim shaka. Ia kemi çuar edhe KQZ e KAS. E gjithë kjo ka ndodhur në Shqipëri, mendo në diasporë zyrat e konsullatës në Selanik janë bërë zyra të PS. Operatori i DHL e pohonte hapur në Facebook. I kemi me zë e figurë që na dhanë 100 mijë lekë nëse votojmë. I faktojmë me prova e fotografi nga terreni. Detyrën shtetërore nuk e kanë ushtruar në asnjë moment por duke bërë fushatë për PS. Kemi raste flagrante”.

 

The post “Para, miell, legalizim,presion dhe shantazh”,Kaso denoncon skemat e blerjes së votës:Prova me zë e figurë janë në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

“PS na ka marrë dy mandate”, Lapaj nxjerr provat: Në Fier dhe në Vlorë na janë vjedhur votat, duhet rinumërim

27 May 2025 at 17:20

Kreu i partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka kërkuar rinumërimin e votave në qarqet Fier dhe Vlorë, pasi sipas tij janë vjedhur votat.

Në një reagim në rrjetin ‘Facebook’, Lapaj shkruan se kërkesa do paraqitet sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe çdo person i përfshirë do kallëzohet në prokurori.

Reagimi i plotë

“QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR

Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (Zaz 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga Ps me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim.

Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.

Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në Kqz. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.

Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:

ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;

ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.

ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.

ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.

ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.

ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme“.

The post “PS na ka marrë dy mandate”, Lapaj nxjerr provat: Në Fier dhe në Vlorë na janë vjedhur votat, duhet rinumërim appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje

By: user 6
22 May 2025 at 23:58

“Treni bullgar” është termi që po përmendet shpesh ditët e hedhur nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe përfaqësuesit e opozitës se u përdor si pjesë e manipulimeve në zgjedhjet e 11 majit. Fillimisht ishte një numëruese e Partisë Demokratike në njësinë 9 në Tiranë. Ajo ngriti dyshimin se përse një tufë fletësh votimi ishin palosur në të njëjtën mënyrë dhe kishin votuar të gjitha për Partinë Socialiste.

Më pas përfaqësuesit e opozitës e përdorën këtë term edhe pasi në qendrën e numërimit te “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë të cilat kishin ngjyrë pak më të zbehtë se e verdha e fletëve të tjera.

“Treni bullgar” është një skemë e përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009, ku qytetarët që shisnin votën, merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë të plotësuar dhe pasi hynin brenda votonin me fletën e plotësuar dhe dilnin nga qendra me fletë boshe. Fleta boshe plotësohej dhe i jepej një tjetër zgjedhësi.

Me këtë skemë rezultoi në atë kohë se ishin blerë rreth 300 mijë vota, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve të Bullgarisë. “Treni bullgar”, deri tani, nga opozita është pretenduar se është aplikuar në Tiranë dhe në Elbasan. ©LAPSI.al

The post Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet për blerje votash, reagon kryebashkiaku

By: fra nc
15 May 2025 at 13:58

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka reaguar pas sekuestrimit të telefonit të tij nga SPAK, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore. Shkreli u shpreh se është në detyrë dhe i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore.

Megjithatë ai nuk dha asnjë deklaratë në lidhje me dyshimet për blerje votash.

“Siç e shihni, jam në krye të detyrës dhe i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore. Ato të bëjnë punën e tyre, ndërsa ne po kryejmë detyrat që na ka besuar populli,” tha ai.

Sekuestrimi i telefonit është bërë më 14 maj, gjatë një aksioni të përbashkët të SPAK dhe BKH në Shkodër. Shkreli dyshohet se është përfshirë në blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD) gjatë zgjedhjeve.

Hetimet e nisura nga SPAK janë pjesë e procesit për zbardhjen e shkeljeve të mundshme në zgjedhjet e fundit dhe përfshijnë disa funksionarë lokalë në të gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet për blerje votash, reagon kryebashkiaku appeared first on Euronews Albania.

Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia

By: Besnik
13 May 2025 at 15:08

Një incident dhe tensione janë shënuar në KZAZ 40 në Tiranë ku vëzhguesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se votat e tyre po vidhen ndërsa zyrtarët e KZAZ kanë urdhëruar largimin e tyre.

Me të marrë këtë urdhër policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia.

Ky incident ndodhi pasi vëzhguesit kërkuan sqarime pasi 7 fletë votimi të Partisë Mundësia u cilësuan si të pavlevshme.

Vëzhguesit thonë se po i shpallin të pavlevshme votat e rregullta për Partinë Mundësia të cilat janë të pajisura me të dy vulat e rregullta të komisionit, por po kontestohen për shkak të ngjyrës së ndryshme, gjë që sipas tyre po përdoret si pretekst për t’i shpallur të pavlefshme dhe për t’i nxjerrë jashtë loje.

Zyrtarët e KZAZ thanë se këto vota u shpallën të pavlevshme pasi fleta e votimit kishte një ngjyre më ndryshe nga normalja.

Po ashtu, policia ka larguar edhe vëzhguesit e partive të tjera, duke boshatisur sallën e numërimit në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” Tiranë,

Në të njëjtën kohë, është urdhëruar largimi edhe i përfaqësuesve të mediave nga ambienti.

I pranishëm në këtë KZAZ ishte dhe kryetari i Partisë mundësia Agron Shehaj, i cili iu drejtua nënkryetarit të KZAZ nr. 40, duke i thënë: “Na thanë se 7 vota të Partisë Mundësia, janë shpallur të pavlefshme. Pas kësaj, na thanë që nuk janë 7, por vetëm 3. Po kërkojnë të shpallin të pavlefshme votat tona. Kërkojmë t’i shohim, por nuk na i tregojnë. Mund ta kuptojmë arsyen pse janë shpallur të pavlefshme dhe gjithashtu, na keni dhënë një urdhër për të na nxjerrë jashtë.”

Nënkryetari i KZAZ-së u përgjigj: “Ne kemi dhënë urdhër për të larguar personat problematikë. Në tavolinën e numërimit, numër 4, konstatuam disa fletë votimi që kishin ngjyra ose formate të tjera nga ato të zakonshmet. Ato fletë votimi i përkisnin Partisë Mundësia dhe ishin gjithsej 7, por u veçuan 3 prej tyre për shkak të të formatit dhe ngjyrës që e kishin pak të ndryshme. Subjekti mund të bëjë ankesë dhe ato mund të rivlerësohen nga KQZ.”

Shehaj reagoi: “Po hiqni votat e Partisë Mundësia sepse nuk ju pëlqen që ato fletë kanë kryqin për Partinë Mundësia. Nuk mund të quhen të pavlefshme vetëm sepse nuk ju pëlqen fleta e votimit. Po vidhen votat e qytetarëve dhe do të mbani përgjegjësi për këtë. Po bëni një vepër penale.”

Nga ana tjetër, nënkryetari i KZAZ nr. 40 u shpreh: “Të gjithë vëzhguesit do të nxirren jashtë, pasi po pengojnë procesin e numërimit të votave.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia appeared first on Euronews Albania.

Policia e Fierit: Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së një subjekti politik

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit ka dalë sot me një njoftim zyrtar, në të cilin thuhet se si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK është dokumentuar një një rast i blerjes së votave.

Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit Pandeli Bozha 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme. /e.i/ /a.g/

The post Policia e Fierit: Arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së një subjekti politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi

11 May 2025 at 16:37

Policia e Matit ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve:  E.D., 36 vjeç,  (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos Ndërkohë, po Policia e Matit raportohet se ka referuar […]

The post Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 27-vjeçari në Kukës, policia: Dyshohet se po shpërndante para për blerje votash

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Një 27-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare.

Policia njoftoi se “nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar”

“Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje”, njoftoi policia.

Sipas policisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/ /a.g/

 

The post Arrestohet 27-vjeçari në Kukës, policia: Dyshohet se po shpërndante para për blerje votash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet aktivisti i PSD, i sekuestrohen euro e lekë

By: xhir jeta
11 May 2025 at 10:04

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;

Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Bllokuan një automjet pasi dyshonin për blerje votash, ndalohen në Mirditë 2 persona

By: user 11
11 May 2025 at 08:58

Dy persona janë shoqëruar nga policia për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Mësohet se ata kanë ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë. Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendnngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti. Sipas njoftimit të policisë Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

The post Bllokuan një automjet pasi dyshonin për blerje votash, ndalohen në Mirditë 2 persona appeared first on Lapsi.al.

❌
❌