Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta

10 July 2025 at 14:41

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në selinë e Partisë Demokratike. Analisti thotë se Salianji, ndonëse ishte në burg për një çështje të PD dhe jo të veten personale, nuk duhet të ketë pritshmëri nga partia, për shkak se mbetet e njëjta si ajo e rreth një viti më parë kur u dënua.

“Padyshim që Salianji ishte në burg për një kauzë të PD dhe jo për çështje personale dhe mendoj se ai mund të ketë patur pritshmëri që në selinë e PD do të pritej si heroi politik i kësaj partie por që siç ju konstatuat nuk ndodhi asgjë e tillë sepse përtej asaj që ka perceptuar Salianji në kushte kufizimi, PD ka qenë po e njëjta dhe Salianji do të integrohet në jetën politike të PD. Këtë e paralajmëroi edhe vetë Berisha por do të duhet të ulë pritshmëritë pasi Salianji është thjesht një politikan i kësaj partie që mund të marrë ndonjë post politik në kryesi apo vend tjetër. Por PD është po ajo dhe Salianji pnuk do të gjejë një ambient më të mirë nga ai që la kur u arrestua. Duhet të jetë koshient për mjedisin demokratik brenda asaj partie dhe s’duhet të ketë pritshmëri të tjera.”, u shpreh Kikia.

Kikia shtoi se nuk beson se në PD ka njerëz që mendojnë se Salianji mund të rritet politikisht dhe të bëhet një kandidat potencial për të marrë diçka më shumë. Sipas tij, dënimi nuk do ta rrisë Salianjin dhe ta bëjë atë një lider të mundshëm politik.

“Në PD nuk ka çfarë trazohet se është përfshirë në kauzën e denoncimit të zgjedhjeve dhe as që bëhet fjalë për të ulur e bërë analizën e përgjegjësive të veta në 11 maj. Së paku do të duhet të pritet shtatori ku PD të përmbyllë procesin e denoncimeve dhe më pas të analizojë problemet që kishte me listën e kandidatëve, me lidershipin e saj për të kuptuar se çfarë nuk shkonte dhe nga këtu nëse do të mund të marrë udhë nisma që mund të gjenerojnë lëvizje që të krijojë lidership të ri. Por derisa kjo gjë të mos pranohet nga Berisha, besoj se s’do të ketë lëvizje.”, shtoi ai.

Më tutje, Kikia u shpreh se pa hapur “krahun” Berisha në PD, askush nuk mund të ngrejë kokën për të shkaktuar trazira brenda partisë, teksa solli në vëmendje se si ai arriti që të rimerrte drejtimin e saj.

“Askush nuk mund të marrë ndonjë inciativë që të shpallë një trazim të ri të situatës aty duke qenë Berisha në zyrë. Këtë e provoi Basha dhe Berisha tregoi se edhe kur e nxorrën tërësisht jashtë partisë dhe grupi parlamentar, ai diti ta përmbysë situatën dhe ta risjellë aty ku është. Nuk besoj se dikush do të marrë kurajon të nisë një lëvizje të tillë. Kjo mund të thotë vetëm kur Berisha do të thotë se s’do të jetë më kandidat.”, përfundoi analisti.

The post Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta appeared first on Sot News | Lajme.

‘Katastrofë mjedisore’, Kikia për zjarrin në Elbasan: Nuk është landfill, por bombë ekologjike në mes të Shqipërisë

9 July 2025 at 22:14

Analisti Mentor Kikia u shpreh ashpër lidhur me gjendjen në zonën pranë landfillit të Elbasanit.

I ftuar në një emision televiziv, Kikia tha se në këtë landfill ndodhi një katastrofë e pastër mjedisore dhe e quaji si një vaskë me hirin e djegur nga zjarret.

Kikia kritikoi mungesën e masave dhe punës nga institucionet për këtë rast.

“Dy struktura janë të dënuara për t’u marrë me papërgjegjshmëritë e të tjerëve, me papërgjegjshmërinë e shtetit në rastin e landfillleve dhe me papërgjegjshmërinë e individit, kur një çoban me një shkrepse djeg gjithçka ose me papërgjegjshmërinë e një piromani që djeg për qejf. Në rastin e landfilleve, Elbasani duhej të shërbente si një pikë ndalese, ose më saktë një vizë e kuqe, që të mendoheshim mirë. Nuk ishte thjesht një zjarr, por një katastrofë e pastër mjedisore. Nuk e di si do të vijojë procesi hetimor. Ajo që di të them, është gjëma më e madhe mjedisore në Shqipëri. Ai në Elbasan nuk është landfill, por një vend sipërfaqësor. Ishte një vaskë ku do të hidhej hiri i djegur i inceratorit, që u “dogj” pa nisur. Aty është një mal ku mbetjet hidhen në natyrë me zero absolute të kritereve mjedisore. Zjarrvënia nuk është e natyrshme aty, është e qëllimshme për të eliminuar malin me mbetje se nuk kanë ku të hidhen tjerat”,-tha Kikia.

The post ‘Katastrofë mjedisore’, Kikia për zjarrin në Elbasan: Nuk është landfill, por bombë ekologjike në mes të Shqipërisë appeared first on Sot News | Lajme.

Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim

By: Elva
9 July 2025 at 22:13

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia e ka cilësuar si “katastrofë mjedisore” zjarrin që përfshiu së fundmi vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. I ftuar në emisionin Log. në News24, Kikia theksoi se nuk bëhet fjalë për një rast të zakonshëm zjarri, por për një problem të thellë dhe të qëllimshëm. Sipas tij, në atë vend nuk […]

The post Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim appeared first on BoldNews.al.

“Paligjshmëria nuk ndalet me aksione”/ Ultimatumi i Kryeministrit për hapësirat publike, flet analisti: Shteti të…

9 July 2025 at 12:46

Aksion për të cilin Kikia u shpreh se po bëhet për të krijuar lajme pasi me mbylljen e sesionit parlamentar stina e verës konsiderohet si e varfër. Analisti Mentor Kikia ka folur në një intervistë televizive në lidhje me aksionin e bashkive për lirimin e hapësirave publike pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Më tej Kikia shprehet se lirimi i këtyre hapësirave që po mbysin qytetet nuk mund të bëhet me aksione, por falë një pune të përditshme dhe sipas tij ndërhyrja në sezon është e pajustifikuar.

Duke iu referuar ndërhyrjes së policisë në Theth, Kikia deklaron se prishja e objekteve përveçse ka një kosto, nga ana tjetër pasojat në mjedis janë të parikuperueshme.

Mentor Kikia:

“Zakonisht vera është një stinë e varfër për lajme, sidomos me mbylljen e Parlamentit. Për të paktën prej 5 ditësh është në treg lajmi i ultimatumit apo nisjes së një operacioni të Policisë së Rendit dhe bashkiakes në disa qytete, për lirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi në Vlorë, në një qytet që kishte ankesa të shumta. Pamë disa angazhime të kryeministrit Rama në disa rrugica të qytetit, kishte tenda e me radhë. Aksioni i nisur në Vlorë nuk mbeti aty, edhe pse Vlora ishte fillesa. U shoqërua me ndërhyrjet e kryeministrit në atë që e quajti vetëpastrim i administratave të bashkive. Me gjasë nuk do të përfundojë me kaq.

Qytetet kanë nevojë për frymëmarrje, ndërhyrja duhet të jetë edhe më drastike. Kanë ngushtuar në mënyrë dramatike hapësirën e qytetarit. Hapësirat publike mungojnë. Nuk e di se sa ky operacion do të çojë realisht në lirimin e hapësirave publike. Nuk duhet të ndalohet vetëm me heqjen e tendave dhe karrigeve, duhet liruar hapësira. Shteti nuk duhet të funksionojë me aksione, është përgjegjës për zbatimin e ligjit verë dhe dimër, para dhe pas zgjidhjeve. Një operator duhet ta dijë që nuk mund ta vendosë karrigen dhe tavolinën në trotuar. Për 35 vite kemi funksionuar vetëm me fushatë. Nëse nuk funksionojmë me ligje do të ngrihen sërish karriget dhe tavolinat.

Ndërhyrja në sezon e pajustifikuar. Ajo që ndodh në Theth lidhet me gjithë territorin e vendit, ata njerëz jetojnë në tokat e tyre, por nuk janë pajisur me certifikatë, që duhet ta japë shteti. Pasoja në mjedis nuk rikuperohet. Nga investimet e paligjshme që shkatërrohen nga shteti pas mbetet kostoja financiare. Shteti të gjejë mënyrën e bashkëpunimit me individin që të mos i shpenzojë paratë në diçka të paligjshme”.

The post “Paligjshmëria nuk ndalet me aksione”/ Ultimatumi i Kryeministrit për hapësirat publike, flet analisti: Shteti të… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do të mbetet i zhurmshëm

18 June 2025 at 17:07

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia është shprehur se procesi i rinumërimit të votave nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në një emision televiziv, Kikia theksoi se, edhe nëse ndodh ndonjë ndryshim mandatesh, ato do të qëndrojnë brenda të njëjtit subjekt politik.

“Kjo është hera e parë që një rinumërim bëhet në rang republike. Tirana dhe Fieri janë qarqet me numrin më të madh të votave. Mund të ketë ndonjë korrigjim me plus ose minus disa dhjetëra vota, ndoshta edhe gabime të rastësishme gjatë numërimit që kanë kaluar vota nga një kandidat tek tjetri. Megjithatë, nuk pres asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar. Edhe nëse ndonjë mandat lëviz, ai do të mbetet brenda të njëjtit subjekt politik,” u shpreh ai.

Sipas Kikias, qëllimi i opozitës nuk është rinumërimi i votave mes kandidatëve të së njëjtës parti, por kundërshtimi ndaj mënyrës si është menaxhuar procesi zgjedhor nga qeveria. Ai theksoi se Partia Demokratike ka ngritur akuza për përdorimin e administratës shtetërore dhe për vendimet qeveritare që, sipas tyre, kanë ndikuar tek elektorati, siç është falja e gjobave.

Në lidhje me legjislaturën e re që pritet të nisë në shtator, Kikia u shpreh skeptik se do të ketë ndryshime në mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Sipas tij, parlamenti do të vijojë të jetë i ndarë mes një grupi të vogël deputetësh aktivë dhe një shumice që thjesht voton pa kontribuar në debat.

“Kuvendi do të jetë ai i zakonshmi, i zhurmshëm. Do të ketë rreth 30 deputetë që marrin pjesë në diskutime dhe pjesa tjetër do të jetë vetëm mbushje që ngre kartonin. Konflikti politik do të përshkallëzohet më tej, sepse kemi një opozitë që nuk e njeh rezultatin dhe ka deklaruar se nuk do të mungojë në parlament. Pra, do të kemi një atmosferë edhe më të tensionuar pas zgjedhjeve,” theksoi Kikia.

The post ‘Rinumërimi i votave nuk ndryshon rezultatin’, Kikia: Kuvendi do të mbetet i zhurmshëm appeared first on Sot News | Lajme.

26 seanca të dështuara, Kikia: Ngërçi politik nuk i shërben Kosovës dhe qytetarëve të saj

By: redi
4 June 2025 at 21:38

Analisti Mentor Kikia ka komentuar situatën politike të tensionuar në Kosovë, pas dështimit për herë të 26-të të seancës. Për të kjo krizë institucionale si një goditje direkte për qytetarët e Kosovës dhe një shërbim të paçmuar për interesat serbe. ”Është një situatë që i bën mirë gjithkujt përveç Kosovës dhe qytetarëve të saj,” deklaroi Kikia, duke theksuar se Serbia nuk ka më nevojë të mbushë…

Source

“Pritjani dorën edhe partisë tuaj”, Kikia krahë Hoxhës dhe Kalasë: Kam parë prova…

2 June 2025 at 21:53

Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se ai do të përkrah kandidatët për deputet të cilët kanë ankimuar procesin e numërimit të votave, pasi siç u shpreh ai ka parë vetë prova të manipulimeve.

Kikia tha se parimi i të drejtës është mbi gjithçka dhe duhet të arrihet me çdo kosto edhe nëse kandidatët do duhet të dalin kundër partisë nën logon në të cilën kanë kandiduar, ndërsa duke ju drejtuar Aulon Kalasë dhe Lisandër Hoxhës si dy kandidatë që ankimuan procesin, ai tha se ata këtë “betejë” duhet ta vazhdojnë që të shkojnë te e drejta.

“Kam parë personalisht prova të një kandidati të Partisë Demokratike, që dëshmonte se si mbi 10 vota që kishin qenë vota vetëm për partinë, pa vënë kryq te kandidati, i ishin dhënë të njëjtit kandidat. Ishte vënë një kryq te emri i të njëjtit kandidat, nga e njëjta dorë numëruesi.

Unë jam i sigurt që edhe rinumërimi nuk do ndryshoj gjë në lidhje me mandatet, por kjo nuk duhet të na ndalojë të kërkojmë që jo vetëm kandidatët të kërkojnë të drejtën e tyre, por nëse më lejojnë, unë kam një audiencë të caktuar dhe një peshë të fjalës sime, unë do e them fjalën time pro jush. Le ta rrëzojë KAS-i, e drejta është më e madhe se KAS dhe se vetë partia dhe në fund nëse askush nuk përpiqet të shkoj te e drejta, ka një gjyq të madh publik që le ta shfrytëzojmë për ti prerë dorën çdokujt, edhe partisë, ja vlen jo vetëm auto-gol por edhe auto-bomb të jetë”,-tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pritjani dorën edhe partisë tuaj”, Kikia krahë Hoxhës dhe Kalasë: Kam parë prova… appeared first on Euronews Albania.

Kikia: Shqiptarët kërkojnë alternativa, sfida e partive të reja është…

By: redi
9 April 2025 at 21:45

Gazetari Mentor Kikia ka analizuar peizazhin politik në vend në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 11 majit, duke u ndalur veçanërisht te partitë e reja që po përpiqen të gjejnë vend në skenën politike shqiptare. Për të shoqëria shqiptare është lodhur nga një kastë politike që si në pushtet ashtu edhe në opozitë, nuk ka lëvizur prej dekadash. ”Shoqëria është e etur për alternativa të reja”…

Source

Mishi me salmonelë në treg, Kikia: Kompania që e shpërndau të ndëshkohet me braktisje nga konsumatori

1 April 2025 at 22:12

Analisti Mentor Kikia ka komentuar skandalin e shpërndarjes së mishit të kontaminuar me salmonelë, duke theksuar se, edhe pse subjektet që merren me tregtinë e mishit janë të certifikuara, raste të tilla ndodhin edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Kikias, çështja kryesore nuk është vetëm produkti i kontaminuar, por mënyra se si trajtohet rasti nga autoritetet dhe vetë kompanitë.

Ai u shpreh se kompania që ka shpërndarë mishin duhet të ndëshkohet përmes një braktisjeje nga konsumatorët, duke theksuar se transparenca në këto raste është thelbësore. Sipas tij, dalja e kompanisë në media për të dhënë një deklaratë nuk është një masë e vërtetë përgjegjësie, por më tepër një strategji e marrëdhënieve publike.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë, A.G., i cili akuzohet për shpërndarjen e produktit të kontaminuar që ka sjellë probleme shëndetësore tek qytetarët. Kikia vuri në dukje se, në vend që të bashkëpunojnë me autoritetet, shumë kompani zgjedhin të fshihen, duke e përkeqësuar më tej situatën.

The post Mishi me salmonelë në treg, Kikia: Kompania që e shpërndau të ndëshkohet me braktisje nga konsumatori appeared first on Sot News | Lajme.

Kikia shpalos problemet e partive të reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë

17 March 2025 at 22:39

Analisti Mentor Kikia ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se partitë e reja do duhet të jenë më të zëshme sa i takon programit politik dhe ofertës ndryshe që ata do të sjellin në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se nuk mjafton që partitë e reja të tregojnë vetëm që partitë e vjetra PS dhe PD nuk duhet të jenë në qeveri, por do duhet të shpalosin plane konkrete me ato që ata mendojnë se mund tu sjellin qytetarëve ndryshe,

“Unë dua të shikoj alternativën e re politike dhe qeverisëse. Çfarë do ndodh ndryshe në qeverisjen e re të disa apo njërit prej këtyre aktorëve politik.  Sepse unë si qytetar jam shumë i qartë. Deri më tani unë po dëgjoj “na voto ne, se këta na mërzitën”, por kjo nuk mjafton. Unë dua të shikoj se çfarë do bëhet me problemin e madh të korrupsionit me koncesionin e rrugëve ku çmimin e përcakton kompania që fiton.

Çfarë do bëjmë me bujqësinë që po falimenton? Çfarë do bëhet me blegtorinë? Me fshatin që është boshatisur dhe qytetet ku nuk gjen më as qen? Unë kur shikoj këtë realitet nuk them që është surrati i Ramës dhe Berishës arsyeja pse këta nuk duhet të votohen. Unë dua të di çfarë do bëjnë ndryshe këta të rinjtë”,-tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kikia shpalos problemet e partive të reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë appeared first on Euronews Albania.

Grekët dhe çamët bashkohen në koalicionin e Berishës, Kikia: Shëmti e politikës

By: redi
5 March 2025 at 16:45

Gazetari Mentor Kikia komenton koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera. Kikia thotë se pjesa më e madhe e këtyre partive që janë bashkuar rreth Berishës janë fiktive. Për të janë pa aktivitet politik, por thjesht një kanë në fletë emrin e një kryetari. Sa i takon absurdit që bashkimit të çamëve dhe grekëve në koalicionin e Berishës, Kikia thotë se nuk bëhet fjalë për…

Source

Përplasja politikë-SPAK: Kikia: Po e sulmojnë drejtësinë tani që u lagën vetë

By: Mirgen
26 February 2025 at 22:38

Analisti Mentor Kikia komentoi në Euronews, përplasjet e fundit mes politikës dhe sistemit të drejtësisë. Sipas tij, sot, kur SPAK ka filluar të godasë pjesë të sojit të politikanëve, ata janë ngritur duke përdorur kauzat e njerëzve të thjeshtë dhe hallexhinjve që kanë vuajtur nga sistemi i drejtësisë, për të treguar se ky sistem ka […]

The post Përplasja politikë-SPAK: Kikia: Po e sulmojnë drejtësinë tani që u lagën vetë appeared first on BoldNews.al.

Demokracia në krizë? Kikia:Votuesit ndjekin verbërisht logon dhe liderin!

22 January 2025 at 22:02

Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku foli rreth sondazheve të bëra ku duket se qytetarët vlerësojnë se emri i partisë ka ndikimin të madh në zgjedhjen që ata do bëjnë në kutinë e votimit.

Sipas Kikisë shumica shkojnë pas logos dhe emrit të liderit të partisë e jo pas programit të partive politike ndaj ai e shikon këtë si një tregues shqetësues për demokracinë.

“Pyetja kë të zgjedh mundon pjesën më të madhe të shoqërisë përveç asaj kategoria e cila voton politikisht në mënyrë të verbër dhe nuk ka nevojë fare të dijë as kush është kandidati, as çfarë premtimesh, as çfarë programi. Ata që janë votues të PS-së tradicionalisht do jenë te kutia e votimit që në orën 7 të mëngjesit për të votuar partinë e tyre.

Ata të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste e kështu me radhë. Në pjesën dërrmuese qytetarët nuk janë të drejtuar nga programi apo nga ajo çfarë partitë tentojnë të bëjnë për shëndetësinë, për arsimin. Nuk shkojmë dot të dëgjojmë e ti kërkojmë llogari kandidatit të partisë se çfarë bëri për ato që premtoi e çdo bëj në katër vite, por jemi fanatikë të logos së partisë dhe të liderit të partisë. Për mua treguesit janë vërtetë shqetësues për kulturën e demokracisë”,-tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Demokracia në krizë? Kikia:Votuesit ndjekin verbërisht logon dhe liderin! appeared first on Euronews Albania.

Pakti i opozitës me mazhorancën, analisti Kikia: Në listë do jenë të besuarit e kryetarit, s’ka asgjë demokratike

22 January 2025 at 15:31

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, ka diskutuar lidhur me paktin PS-PD, ku 46 deputetë i cakton kryetari për të cilin u shpreh se kjo është një sanksionim i të drejtës së kryetarit për të mbajtur kontrollin mbi partinë.

Ai tha se këtu nuk ka asgjë demokratike, kjo nuk është hapje listash sepse nuk janë të gjithë të barabartë para votës, teksa theksoi se me anë të kësaj mënyre kryetari në listë do të vendosë të besuarit e tij.

“Ky është diskutuar që kur u miratuan listat gjysmë ashtu e gjysmë kështu dhe sot u caktua numri.

Për mua kjo është një sanksionim i të drejtës së kryetarit për të mbajtur kontrollin mbi partinë, pasi Rama e ka shoqëruar dhe me diçka tjetër këtë që në listën e mbyllur do fusë ata që votohen për herë të parë dhe do lërë jashtë ata që kanë nga 2-3 mandate që të luftojnë me njeri-tjetrin.

Pra në listën me 46 persona do jenë të besuarit e kryetrarit përmes të cilëve ai mban partinë në kontroll, ushtron detyrën si kryetar dhe nuk ka asgjë demokratike.

Nëse lista hapet të hapej për të gjithë njësoj sepse kjo për mua nuk bënë asgjë tjetër përveçse krijon dy grupime kandidatësh, të preferuarit e kryetarit dhe ata që do jenë në luftë për të marrë mandatin që detyrohen për të punuar më shumë. Besoj se demokracinë e brendshme në parti kjo nismë e humb.”

The post Pakti i opozitës me mazhorancën, analisti Kikia: Në listë do jenë të besuarit e kryetarit, s’ka asgjë demokratike appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit, analisti Kikia: Duhet ndarë partia nga pushteti, në Shqipëri ka mbivendosje

16 January 2025 at 13:31

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, tha se në Shqipëri duhet bërë një ndarje e partisë nga pushteti pasi secila ka strukturat e saj dhe nuk duhet të ketë mbivendosje.

Sipas Kikisë, treçereku i krytarëve të bashkisë janë drejtues politik.

“Opozita është në fushatë sepse opozita nuk ka përgjegjësi për qeverisjen, ndërkohë që qeveria ka qenë në fushatë pasi përditshmërinë e punës së saj e ka marketuar si produkt politik si përpjekje për të mbajtur gjithmonë afër elektoratit.

Ajo që do duhet të ndodhë është ndarje e politikës nga pushteti. ose më saktë ndarja e partisë nga pushteti. PS është PS, ka selinë e vet, ka strukturat e saj. PD është PD-ja, qeveria ka strukturat e saj, njerëzit e saj. Ajo që ndodh në Shqipëri është mbivendosja. Kryetari i bashkisë është kryetari i bashkisë, është votuar për të qenë kryebashkiak. Këtu treçereku i kryetarëve të bashkisë në bashkitë kryesore të vendit janë drejtues politik.”

The post Zgjedhjet e 11 majit, analisti Kikia: Duhet ndarë partia nga pushteti, në Shqipëri ka mbivendosje appeared first on Sot News | Lajme.

‘Lufta’ e Berishës ndaj SPAK, analisti Kikia: Si politikan duhet së paku të moderojë gjuhën

7 January 2025 at 16:48

Analisti Mentor Kikia për akuzat e kryedemokratit Sali Berisha një ditë më parë nga SPAK flet për një përplasje të hapur mes tij dhe Prokurorisë së Posaçme.

I ftuar në një studio, Kikia tha se kur shkohet në prokurori teorikisht duhet të qëndrohet gjatë në prokurori dhe pak me gazetarët, por se Berisha shkoi sa për tu paraqitur.

Kikia deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha e ka intensifikuar luftën kundër SPAK.

“Tashmë marrëdhënia e Berishës me SPAK, nuk është më mes prokurorisë dhe një qytetari që ka çështje të hapur, por është një përplasje të hapur.

Dje me faktet që publikoi për deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla edhe pse të pakonfirmuara, në një farë mënyre ngre luftën me SPAK.

Se Berisha nuk bëri luftë me Partinë Socialiste dhe Taulant Ballën, por ishte me SPAK se thotë se ato fakte i ka dhe SPAK, por nuk ka denjuar për t’i hetuar.

Ajo që është disi komike është fakti që Berisha bëri ç’bëri vajti te detyrimi për paraqitje dhe thjesht konsumoi një vit arrest shtëpie.

Ai thotë se unë erdha se kështu vendosi parlamenti.

Pjesa e dytë është që pasi dosja e Berishës është hetuar dhe dërguar në gjykatë, SPAK i thotë hajde dy herë në muaj te dera ime dhe pastaj ik prapë.

Se kjo masë jepet për të dhënë sqarime jo thjesht të takojë oficerin e policisë gjyqësore.

Është një vit luftë dhe përpjekje për një gjë që mund të ishte bërë shumë më përpara dhe në mënyrë shumë më paqësore.

Ajo që është e qartë është se ka një orientim të gjithë betejës së tij më shumë si luftë kundër prokurorisë.

Ai mund të ketë një mijë herë të drejtë, mund të jetë vënë nën akuzë pa fakte, por çështja është në gjykatë dhe në pritje të këtij vendimi, Berisha e ka intensifikuar luftën kundër SPAK.

Mendoj se është duke ecur në rrugën e gabuar se Berisha nuk është Ojq, që ka për detyrë të denoncojë padrejtësitë në vend.

Berisha po denoncon çdo ditë inkriminimin e politikanëve shqiptarë dhe i kërkon prokurorisë të veprojë.

Por Berisha është kryetari i opozitës dhe çdo gjë që bën e bën për të marrë pushtet.

Kur sulmon SPAK, ti je duke hedhur ca gurë kundër kokës, një institucion që ka besueshmërinë më të madhe te qytetar.

Si politikan duhet së paku të moderosh gjuhën.

Nuk mundet kurrsesi që ta quash një strukturë shteti si organizatë kriminale.

Se në këtë mënyrë i ke mbyllur qasjen vetes si politikan.”

The post ‘Lufta’ e Berishës ndaj SPAK, analisti Kikia: Si politikan duhet së paku të moderojë gjuhën appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncuesi anonim i Veliajt, gazetari Mentor Kikia: Shton dyshimet për intensifikim të luftës së brendshme në PS

27 December 2024 at 14:17

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, tha se denoncuesi anonim i Veliajt shton dyshimet se kjo situatë ku gjendet kryebashkiaku mund të jetë intensifikim i luftës së brendshme në PS.

“Kemi një çështje që buron nga një anonim siç Veliaj e deklaroi dje për herë të parë duke thënë që denoncuesi im është një person që nuk ekziston dhe kjo hedh dyshime që ky personi që nuk ekziston nuk mund të jetë nga opozita se po të ishte nga opozita do të dilte ta bërtiste do të thoshte ‘kam fakte të reja” siç thotë sa herë i bie në dorë  një letër del e bën publik. Kjo shton dyshimet se mund të jetë një intensifikim i luftës së brendshme.

Kur një parti është në pushtet ka më shumë argumente apo për të mbetur e bashkuar, nëse del në opozitë shpërthejnë e këto konflikte që sot mund të jenë të fshehura.”

The post Denoncuesi anonim i Veliajt, gazetari Mentor Kikia: Shton dyshimet për intensifikim të luftës së brendshme në PS appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile e demokratëve, analisti Kikia: Nuk arrihet gjë duke dalë në shesh një herë në muaj

23 December 2024 at 22:20

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Mentor Kikia tha se është pro çdo proteste pavarësisht llojit të saj, teksa shtoi se çdo protestë është politike.

Kikia: Kam një qëndrim pro protestave, pavarësisht përmasës dhe çfarë regjistrojnë në fund si rezultat. Është shumë më e trishtueshme nëse do të ishim inferiorë në raport me atë që ndodh. Prandaj mbështes çdo protestë, edhe me ftesë partie politike.

Çdo protestë është politike, duke pasur frikë dhe një historik të keq nga flirtimi i partive, të cilat në mënyrë të kamufluar shuajnë kauzat qytetare, sa herë ka protesta spontane është një thirrje që nuk duan politikë. Protestat nuk arrijnë gjë me një herë në muaj.

The post Mosbindja civile e demokratëve, analisti Kikia: Nuk arrihet gjë duke dalë në shesh një herë në muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Kikia: Shqiptarët jo gati të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve

By: redi
13 December 2024 at 14:52

PS-ja është drejt mandatit të katërt, teksa pëlqyeshmëria për liderin e PD-së Sali Berisha ishte në rënie, janë të dhënat e një sondazhi që u publikua mbrëmë në ”Report Tv” dhe sot u komentua nga analisti Mentor Kikia. Për të rikthimi i Berishës ka motivuar militantët e PD-së dhe ka krijuar një energji të re brenda partisë dhe në protestat publike. Megjithatë, ai theksoi se ngërçi kryesor për PD…

Source

“E vështirë të kesh ide të reja në atë moshë”, Kikia flet për rikthimin e Berishës

3 December 2024 at 22:33

Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar këtë të martë në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania për të folur mbi temën më të diskutuar gjatë këtyre ditëve, atë të rikthimit të Berishës në Kuvend.

Sipas tij, rikthimi i Berishës është një lajm i mirë vetëm për PD, ndërsa për pjesën tjetër që e shohin nga jashtë është veçse një rikthim mungese nëse nuk vjen së bashku me ide të reja.

“Padyshim që për demokratët ishte një mungesë e theksuar e Berishës për shkak të karizmës dhe protagonizmit që ai ka në mënyrën e të bërit opozitë.

Për në që e shohim nga jashtë, këto 11 muaj duken sikur të kishin qenë dje. Berisha u rikthye aty ku e kishte lënë, me të njëjtat kauza dhe akuza ndaj mazhorancës.

Kikia komentoi gjithashtu për “rikthimin e tretë” të Berishës, e cilësuar e tillë nga vetë kryetari i PD-së.

“Nga nesër duhet parë se më çfarë mendje është rikthyer Berisha, sepse ai jo më kot e ndau si epokë politike dhe e quajti rikthimin e tretë. Nëse ky rikthim i tretë nuk vjen me strategji, me ide të reja edhe pse vështirë të kesh ide të reja në atë moshë, atëherë nuk ka pse të quhet më e tillë por thjesht një rikthim pas një mungese”, tha eksperti Mentor Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “E vështirë të kesh ide të reja në atë moshë”, Kikia flet për rikthimin e Berishës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌