Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lubonja kritikon mefshtësinë e partive të reja për zgjedhjet

By: user 2
2 June 2025 at 17:35

Ndërkohë që farsën zgjedhore po e denoncon vetëm PD-ja, ndërsa partitë si “Mundësia”, “Shqipëria bëhet” apo lëvizja Bashkë, të cilët arritën të futen në parlament, nuk po kritikojnë me të njëjtën gjatësi vale, publicisti Fatos Lubonja ka qenë kritik me këto të fundit.

“Unë prisja që partitë e vogla të ishin më radikale se opozita e sistemit”, tha ai gjatë një intervistë në News 24, duke përmendur mefshtësinë me të cilën ato po sillen ndaj deputetëve që zgjodhi krimi, ndaj përdorimit të të dhënave personale nga patronazhistët, ndaj përdorimit të administratës shtetërore dhe kapjes së sistemit mediatik.

Andi Bushati: Nuk u vodh vetëm Berisha, por dhe Shehaj Qori e Lapaj

“Ata duhet të kenë një shpjegim se pse nuk arritën objektivat e shpallura, Lapaj që thoshte se do merrte 13 deputetë apo Shehaj që pretendonte 6-7 të tillë. A nuk u besuan nga shqiptarët apo thjeshtë garuan në kushte thellësisht të pabarabarta?”, pyeti ai.

Në fakt, që pas 11 Majit të tre partitë e reja që hynë në parlament, kanë artikuluar aty këtu kritika për atë që ndodhi në zgjedhje, por asnjëra prej tyre nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë nëse ishte kjo një garë e pranueshme apo jo.

Ndoshta të kompleksuara se mos barabiten me PD-në e Berishës, apo duke mos dashur të zbehin suksesin historik të futjes së tre partive të reja në parlament, ato po mbajnë një qëndrim hermafrodit për garën e fundit elekorale.

©lapsi.al

 

 

The post Lubonja kritikon mefshtësinë e partive të reja për zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet në Lezhë, përballja e pabarabartë e partive të reja

By: Ardit
26 May 2025 at 17:24

Nga Elvis Hila Elton Laska, avokat dhe aktivist nga Kurbini, themelues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Lezhës. Megjithëse koalicioni që përfaqësonte arriti të renditej forcë e tretë politike me 4,775 vota ose 6.16% të votave, ai nuk siguroi mandat. Sipas Laskës, fushata ishte e pabarabartë […]

The post Zgjedhjet në Lezhë, përballja e pabarabartë e partive të reja appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Media online “injoroi” fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

By: user 6
19 May 2025 at 20:49

Gjatë garës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, faqet online të televizioneve, gazetave dhe portaleve i dhanë hapësirën kryesore kryeministrit Edi Rama dhe rivalit të tij kryesor Sali Berisha, duke lënë në hije partitë e reja dhe kandidatët e tyre.

Nga Besar Likmeta

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet.

Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, duke siguruar 4 deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Megjithatë, po të lexoje mediat online gjatë fushatës elektorale, vështirë se mund ta kuptoje që këto parti garonin në zgjedhje, e aq më pak, nëse kishin shanse për të siguruar ulëse në Kuvend.

Të dhënat e dhjetëra mijë artikujve të analizuara nga BIRN – të publikuara në faqet e internetit të 9 televizioneve, 6 gazetave dhe 25 portaleve, tregojnë se mbulimi i fushatës zgjedhore u fokusua kryesisht te Partia Socialiste në pushtet dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore – një grupim prej 25 partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike.

Pak më shumë se gjysma e lajmeve për zgjedhjet parlamentare ishin në formatin e deklaratave politike të kandidatëve dhe liderëve politikë. Nga këto deklarata, 92% i përkisnin dy subjekteve kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ndër subjektet e tjera, Partia Koalicioni Euroatlantik mori 2.6%, Partia “Mundësia” u paraqit me 1.9% dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet përbënte 1.3%. Të gjitha subjektet e tjera zgjedhore së bashku u trajtuan secila në pak më shumë se 1% të artikujve.

Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë 83 deputetë nga 140 ulëse në parlament. Megjithatë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-ODIHR-it, gara nuk ishte e barabartë, për shkak të keqpërdorimit nga partia në pushtet të resurseve të administratës publike, presioneve mbi zgjedhësit dhe kontrollit mbi linjën editoriale të medias.


Media u fokusua te ‘deklarata politike’

Edhe pse Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk e rregullon mbulimin e medias online gjatë fushatave zgjedhore, mbulimi në mënyrë të barabartë dhe objektiv i kandidatëve u jep mundësi votuesve të bëjnë zgjedhje të informuara ditën kur do t’i drejtohen kutisë së votimit.

Numri i mediave online ka parë një shpërthim në vitet e fundit me hapjen e qindra portaleve lajmesh dhe blogjesh. Megjithatë, shumica e këtyre dritareve digjitale informacioni, nuk kanë strukturë të fortë editoriale dhe as burime të mjaftueshme njerëzore për një mbulim profesional dhe të pavarur të ngjarjeve politike komplekse, siç është fushata zgjedhore.

Nga analiza e më shumë se 29 mijë artikujve të publikuar në dy javët e para të garës elektorale nga 40 media online të përzgjedhura gjatë periudhës 11 prill deri më 10 maj, BIRN përzgjodhi 20% të tyre nëpërmjet një kampioni rastësor dhe i kodoi sipas një seti të përcaktuar indikatorësh, për të vlerësuar vizibilitetin e aktorëve politikë në media, tonin e mbulimit dhe fokusin editorial.

Në të gjithë kampionin, formati editorial më i spikatur ishte publikimi i deklaratave politike, që përbënte 54.2% të gjithë artikujve. Opinionet dhe blogjet përbënin kategorinë e dytë më të përdorur, duke zënë 21.9% të totalit. Përdorimi i tyre ishte më i lartë në edicionet online të gazetave, ku opinionet dhe komentet e firmosura nga gazetarë dhe analistë mbeten një tipar qendror.

Raportimi i drejtpërdrejtë nga eventet e fushatës – si mitingje, vizita apo takime me votuesit, mbetet i kufizuar në të gjitha platformat, duke përbërë vetëm 9.4% të artikujve gjithsej. Kjo e dhënë tregon për një angazhim të ulët editorial në raportimin nga terreni.

Ndërkohë, raportimet mbi procesin zgjedhor, përfshirë këtu procedurat administrative, votimin nga diaspora apo zhvillimet institucionale, përbënin vetëm 8.6% të artikujve, ndërsa mbulimi i debateve televizive dhe sondazheve të opinionit publik ishte 2.7% e totalit. Një pjesë e shkrimeve (3.2%) fokusohej në aktivitete administrative, si deklaratat institucionale dhe përditësime për proceset logjistike.


Shumica e deklaratave politike të reflektuara në median online i përkisnin kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Të dy liderët së bashku përbëjnë 59.3% të të gjitha deklaratave politike të publikuara gjatë fushatës. Edi Rama zinte pjesën më të madhe, duke u përmendur në 33.3% të përmbajtjes, ndërsa Sali Berisha ndiqte me 26%.

Figurat e tjera politike u shfaqën me një frekuencë më të ulët. Lulzim Basha u përmend në vetëm 2% të deklaratave, i ndjekur nga Agron Shehaj (1.8%), Ilir Meta (1.5%) dhe Elisa Spiropali (1.4%).

Edhe mbulimi i drejtpërdrejtë i aktiviteteve zgjedhore gjatë fushatës, prioritizoi partitë tradicionale dhe liderët kryesorë politikë kundrejt partive të reja që garonin në zgjedhje. Këto të fundit morën vetëm 8.7% të mbulimit total të raportimit nga terreni.

Komente negative

Më shumë se dy të tretat e shqiptarëve vlerësohet se e përdorin median online çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Ky tregues thekson rolin thelbësor të mediave të reja në formësimin e opinioneve të zgjedhësve shqiptarë dhe edukimin e tyre.

Ngjashëm me trendin e formateve të tjera të artikujve të publikuar nga media online gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale, edhe kategoria e opinioneve dhe blogjeve u fokusuan kryesisht te dy subjektet kryesore që garonin në zgjedhje – Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të cilat dominuan thuajse në mënyrë të barabartë duke u përmendur në 45% dhe 45.4% të të gjitha artikujve të opinionit, përkatësisht. Në kontrast, subjektet e tjera elektorale u përfshinë në vetëm 9.7% të këtij lloji artikujsh.


Shumica e artikujve të opinionit u karakterizuan nga një ton negativ ose i përzier, duke përforcuar një narrativë përballjeje dhe tensioni gjatë fushatës elektorale. Artikujt që ofronin reflektime pozitive apo të nuancuara ishin të paktë.

Toni i komenteve gjatë fushatës ndaj dy subjekteve kryesore elektorale mbeti kryesisht negativ. Gati dy të tretat e përmbajtjes që i referohej Partisë Socialiste apo Aleancës për Shqipërinë Madhështore kishte një qëndrim kritik ose skeptik.

Megjithëse partitë më të vogla morën një mbulim më neutral ose të përzier, prania e kufizuar e tyre në artikujt e opinionit e reduktoi ndjeshëm mundësinë për të ndikuar në diskursin e gjerë politik, apo për të sjellë perspektiva të reja në narrativën e fushatës. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Media online “injoroi” fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Lapsi.al.

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

17 May 2025 at 08:08

Tre parti të reja sfiduan duopolin e politikës shqiptare dhe siguruan mandate parlamentare në zgjedhjet e 11 majit jashtë dy kampeve të mëdha, por suksesi i tyre elektoral u kufizua nga parashikimet e Kodit Elektoral. Deri pasditen e së enjtes, partitë e vogla morën së bashku mbi 150 mijë vota, por vetëm tre prej tyre […]

The post Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral appeared first on Reporter.al.

Rama mesazh edhe për partitë e reja: Uroj që të jenë alternativa, jo “volume zanore”

By: Besnik
14 May 2025 at 20:27

Duke folur në fjalimin pas fitores së zgjedhjeve kryeministri Edi Rama përveç falënderimeve për mbështetësit e tij, pati edhe një mesazh për partitë e reja politike opozitare që morën përfaqësim në Parlament.

Gjatë fjalës së tij nga Sheshi Skënderbej, Rama bëri thirrje për drejtuesit e këtyre partive që të mos bëhen thjesht “volume zanore” në skenën politike, por të ofrojnë alternativa të vërteta për zhvillimin e vendit.

Ai theksoi se shpreson që këto forcave të reja politike të rriten dhe të kontribuojnë me ide dhe programe të reja, duke theksuar se nuk duhet të bëhen pjesë e “mexhelisit politik”, një term që ai përdori për të përshkruar situatën e politikës tradicionale.

“Megjithatë edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk ka dalë akoma, unë dua të përgëzojë udhëheqësit e partive të vogla opozitare, të cilët bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore. Uroj që të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa dhe jo si volume zanore në këtë mexhelis politik”, tha Rama.

Rama gjithashtu përgëzoi udhëheqësit e partive të vogla opozitare, duke theksuar se ata kanë bërë një betejë të vështirë dhe kanë mbijetuar nën presionin e forcave politike më të mëdha.

Ai shprehu dëshirën që këto parti të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa, dhe jo të vazhdojnë në gjurmët e opozitës së vjetër.

Kryeministri gjithashtu falënderoi të gjithë votuesit, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama mesazh edhe për partitë e reja: Uroj që të jenë alternativa, jo “volume zanore” appeared first on Euronews Albania.

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

14 May 2025 at 07:07

Tre nga partitë e vogla garuese në zgjedhjet e së dielës duket se po sigurojnë mandate parlamentare, një ndryshim themelor në politikën shqiptare që mundet t’i hapë rrugën thyerjes së sistemit duopolist të krijuar nga Partia Socialiste në qeveri dhe ajo Demokratike në opozitë si dhe të hedhë themelet për të sfiduar politikën klienteliste të […]

The post Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit appeared first on Reporter.al.

Si do të formohet Parlamenti pas 11 Majit?! Analiza: Legjislatura e re do të ketë rekord historik me 16 parti politike

By: M C
13 May 2025 at 16:19

Zgjedhjet po përfundojnë dhe bazuar në listat e mbyllura të partive, si dhe përqindjes së deritanishme është 98% qartë përbërja politike e parlamentit të ri. Referuar të dhënave të përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) rezulton se legjislatura e re do të ketë rekord historik të numrit të partive politike, 16 të tilla.

Konkretisht, PS, PD dhe PSD janë konfirmuar me mandate, ndërkohë që nga partitë e reja (deri tani) janë konfirmuar se do të kenë përfaqësim parlamentar tre prej tyre (Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Bashkë).

Në zgjedhje konkurrojnë 11 subjekte politike, por ndërkohë përmes listës së mbyllur të kandidatëve disa parti politike kanë siguruar përfaqësim parlamentar pa qenë subjekte direkte në fushatë dhe pa pasur emrin e logon e tyre në fletën e votimit.

Konkretisht, referuar listës shumëemërore të PD i janë dhënë mandate të sigurta 10 partive politike të mëposhtme, Partia e Lirisë (PL), Partia Republikane (PR), Bashkimi i të drejtave të njeriut (PDBNJ), Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Demokristiane (PDK), Partia Fryma e Re Demokratike (FRD), Partia Balli Kombëtar (PBK), Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Balli Kombëtar Demokrat (PBKD).

Të gjitha këto parti do të jenë zyrtarisht parlamentare, duke përfituar edhe mbështetje financiare dhe zyra pune nga buxheti shtetëror. Herën e fundit kur ne kishim numër të madh partish (legjislatura 2005-2009) i nxiti PS e PD të bëjnë kompromis për të ndryshuar në vitin 2008 sistemin zgjedhor në Kushtetutë. Argument kryesor? Ka shumë parti fiktive, përfaqësim fiktiv dhe vështirësi në vendimmarrje parlamentare, lëvizje deputetësh nga një parti në tjetrën etj.

Pas 17 vitesh sistemi i krijuar nga PS-PD kundër fragmentarizimit politik sjell rekord historik në fragmentarizimin e parlamentit të ri 2025-2029.

The post Si do të formohet Parlamenti pas 11 Majit?! Analiza: Legjislatura e re do të ketë rekord historik me 16 parti politike appeared first on Albeu.com.

Forcat e reja që mund të hyjnë në Parlament, premtimet gjatë fushatës

By: user7
13 May 2025 at 08:26

Të dhënat ende provizore tregojnë se tre prej partive të reja, që hyjnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme, kanë shanse për të marrë të paktën secila një mandat në Qarkun e Tiranës.

Partia Mundësia drejtohet nga ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe biznesmeni, Agron Shehaj.

Në programin elektoral, ajo premtonte vendosjen e taksës së sheshtë në nivelin 8%. Sipas saj, ulja e taksave nxit investimet, rritjen ekonomike dhe krijon vende pune, duke bërë që shqiptarët të pasurohen nga puna e tyre e ndershme, jo nga lidhjet politike.

Pas kësaj uljeje, Partia Mundësia premton “ngrirjen” e politikave fiskale për 10 vite. Duke ngrirë politikat fiskale për një dekadë, ajo premton të sigurojë një klimë të qëndrueshme për investimet e brendshme dhe të huaja, duke eliminuar pasiguritë që sot pengojnë sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik.

Partia Mundësia vlerëson se administrata shqiptare sot është e fryrë, joefikase dhe shpeshherë abuzive me fondet publike. Nëpërmjet reduktimit të burokracisë, eliminimit të punësimeve fiktive dhe kontrollit të rreptë mbi shpenzimet, mund të kursehen të paktën 1 miliard euro në vit.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet drejtohet nga avokati Adriatik Lapaj dhe ka gjithashtu një program të spektrit të djathtë. Edhe Koalicioni Shqipëria Bëhet propozon taksim të sheshtë në masën 10%.

Lidhur me TVSH-në, Shqipëria Bëhet propozon një skemë të rimbursimit për qytetarët. Sipas programit, TVSH do të paguajnë të gjithë, për të gjitha produktet, por deri në 10% të saj shteti do t’ua kthejë qytetarëve në fund të vitit. Programi gjithashtu parashikonte heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant dhe heqja 5 lekë për litër nga tarifat e tjera në fuqi.

Lëvizja Bashkë është një parti e spektrit politik të majtë, e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori.

Në programin e saj, Lëvizja Bashkë vendos si objektiv rritjen e taksave dhe të ardhurave të buxhetit në nivelin e 33% të PBB-së brenda katër viteve, nisur nga rreth 28% që është sot, me qëllim për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme cilësinë e shërbimeve publike bazë si shëndetësia dhe arsimi, mbrojtjen sociale, rritjen e solidaritetit dhe kohezionit social (pensionet dhe ndihmën ekonomike të shtresave në nevojë), për të mbështetur gjithashtu një rritje ekonomike më të lartë, bujqësinë dhe industrinë përpunuese, investimet në teknologji të reja etj.

Në tatimin mbi të ardhurat personale, Lëvizja Bashkë mbështet parimin e tatimit progresiv të të ardhurave personale, me më shumë fasha dhe nivel më të lartë përshkallëzimi, në raport me skemën aktuale.

Krahas deklarimit mujor të të ardhurave personale nga punësimi, Lëvizja Bashkë angazhohej për një deklarim vjetor të të ardhurave personale në tërësi, e cila do të mbështetet në njësinë familjare të deklaruesit kryesor në njërën anë, si dhe do të marrë në konsideratë nivelin e minimumit jetik të familjes në anën tjetër. Kombinimi i të ardhurave vjetore/familjare dhe minimumit jetik do të shërbejë për të bërë korrigjimet përkatëse të nivelit të tatimit.

Lëvizja Bashkë premtonte rikthimin e tatimin mbi dividendin në masën 15% dhe gjithashtu vendosjen e një skeme të diferencuar të tatimit të fitimit.

Për investimet që rrisin ndjeshëm kapacitetin teknologjik, produktivitetin e punës dhe ngjitin ekonominë vendase në zinxhirin global të vlerës, do të aplikohet një normë tatimfitimi prej 3% (sot është 5%).

Për investimet e tjera, do të aplikohen tri shkallë tatimore, përkatësisht 10, 15 dhe 20%. Aplikimi i këtyre shkallëve do të mbështetet në shkallën e fitimit të tatueshëm dhe llojin e sektorit./ Monitor

The post Forcat e reja që mund të hyjnë në Parlament, premtimet gjatë fushatës appeared first on Lapsi.al.

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

9 May 2025 at 12:39

Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave […]

The post Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Debati me Lapajn, Shehaj: Thashë një të vërtetë, nuk u bëmë pis nga partitë e reja

By: Besnik
7 May 2025 at 22:52

Kreu i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për programin elektoral të partisë së tij.

Shehaj iu përgjigj pyetjeve të analistëve në studio për zgjedhjet e 11 majit dhe situatën politike, vetëm pak ditë para votimeve.

I pyetur nga analisti Agim Baçi se pse Partia ‘Mundësia’ nuk u bashkua me partitë e reja opozitare, Agron Shehaj tha se është krenar që Partia ‘Mundësia’ nuk është bërë pjesë e asnjë aleance me partitë e reja dhe i quajti vendimet e tij si një qëndrim kundër pazareve politike.

Po ashtu ai sqaroi edhe debatin publik që pati me kreun e “Shqipëria Behet”, Adriatik Lapaj ku deklaroi se nuk ka pasur një debat me të, por thjesht ka thënë një të vërtetë që i interesonte publikut shqiptar.

“Unë nuk hapa asnjë debat me Lapajn. Thashë diçka në interes të publikut. Politika nuk është strategji, jo, politika është vizion dhe kulturë, sidomos vizion. Në radhë të parë, është vizioni, pastaj strategjia. Ka një shprehje që thotë: ‘Vizioni ha strategjinë për drekë’. Vizioni është i rëndësishëm, strategjia mund të jetë dëmshme. Dua të theksoj se ne kemi treguar me qëndrimet tona dhe refuzimin për të bërë pazare. Politika për ne nuk është kompromis, por është zgjedhje. Jam i bindur që kemi bërë gjënë e duhur, që nuk kemi pranuar asnjë pazar dhe nuk u bëmë pis nga partitë e reja,” tha Shehaj.

Kujtojmë që Agron Shehaj, tre muaj më parë, hodhi akuza se Adriatik Lapaj i “Shqipëria Behet” financohet edhe nga paratë e krimit. Ndërsa, Lapaj iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se si avokat mund të mbrojë çdo person që ka probleme me ligjin.

I pyetur nëse ka më shumë mbështetës që vijnë nga Partia Demokratike, Shehaj u përgjigj se, sipas sondazheve që ka parë, mund të kenë pak më shumë mbështetës nga PD, por diferenca nuk është shumë e madhe, pasi sipas tij Partia ‘Mundësia’ do të marrë vota edhe nga PD edhe nga PS.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Debati me Lapajn, Shehaj: Thashë një të vërtetë, nuk u bëmë pis nga partitë e reja appeared first on Euronews Albania.

Rama sulmon partitë e reja: Janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI

By: user 11
3 May 2025 at 19:57

Edi Rama, nga Saranda, ka sulmuar partitë e reja politike duke i cilësuar si ciklin e dytë të farës së keqe të LSI-së.

Rama tha se një parti e vogël përfaqëson interesat të vogla, pavarësisht se ato e shesin veten për përfaqësuese të interesave të mëdha, ndërsa pranoi gabimet e bëra në të shkuarën.

“Ne duhet t’u tregojmë atyre që duhet ta bëjmë këtë proces në afat dhe në atë moment që firmoset dakordësia do jenë të detyruar ta çojnë në parlamentet e tyre dhe ëndrra e madhe do të bëhet realitet falë votës së shumicës së shqiptarëve.

Është shumë e rëndësishme sepse na duhet fuqi. Duhet të jemi të përpiktë me ata. Kur bihet dakord me ata, 1 mijë nga Shqipëria dhe 1 mijë nga BE, ne merremi vesh me ta. Tani e imagjinoni ju. Ne bëjmë negociata me ta dhe vijmë këtu dhe para përfytyroni të dalë bufi të thotë prit se do merreni vesh me mua. Ose këta zogjtë që dalin vërdallë, që thonë jemi të rinjtë. Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre.

Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI dhe ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. Partitë e vogla kanë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Kaq e vërtetë është kjo, sa të kthehesh mbrapa sheh që kemi bërë gabime, por asnjë moment ta ketë tradhtuar interesin kombëtar”, tha Rama.

The post Rama sulmon partitë e reja: Janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI appeared first on Lapsi.al.

Rama kundër të gjithëve/ Partitë e reja s’do arrijnë asgjë

By: Ela
2 May 2025 at 20:40

Edi Rama ishte sot në Peshkopi nga ku ironizoi edhe kundërshtarët e tij. Përveçse e konsideroi sërish “buf” Berishën, Rama u kap edhe me partitë e reja, që sipas tij, ata kanë të re vetëm moshën e kryetarëve dhe thotë se nuk do arrijnë asgjë në betejën kundër tij. “E kuptoni që të mos kemi […]

The post Rama kundër të gjithëve/ Partitë e reja s’do arrijnë asgjë appeared first on BoldNews.al.

Rama sulmon partitë e reja: Ta bëjnë detin kos, luftojnë vetëm për ndonjë karrige në Kuvend

23 April 2025 at 17:29

Edi Rama, gjatë një takimi në Skrapar në kuadër të fushatës elektorale, ka sulmuar partitë e reja, që sipas tij, luftojnë vetëm për një karrike në Kuvend. Rama tha se ata “e bëjnë detin kos”, duke iu referuar premtimeve të tyre, teksa sipas kryeministrit, ata kanë vetëm moshën e reja. Lideri i socialistëve përmendi edhe […]

The post Rama sulmon partitë e reja: Ta bëjnë detin kos, luftojnë vetëm për ndonjë karrige në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

“Gara s’është vetëm Berisha-Rama”, Abilekaj: Partitë e reja, alternative serioze

17 April 2025 at 21:41

Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në këto zgjedhje për herë të parë nuk janë vetëm dy alternativa.

Ai tha se partitë e reja i shikon si parti serioze për zgjedhjet e 11 majit ku qytetarët mund të hedhin votën nëse nuk duan të votojnë më Sali Berishën apo Edi Ramën.

“Po i heq Sali Berishën dhe Edi Ramën. Këtu nëse do kishim përballjen dominuese Berisha-Rama, do thoshim po në krahasim me Berishën, Rama është më i ri, është më trendi e të tjera, por këtu ka alternative serioze.

Nuk janë më partitë e reja të dikurshme që dilnin mos ka ndonjë gjë dhe iknin. Këto janë parti serioze. Aktiviteti i hapjes së fushatës së Agron Shehaj për shembull, ne më përpara nuk e shikonim një aktivitet të tillë nga partitë e reja, tregon seriozitet. Tani ty nëse nuk ta mbush mendjen Berisha, s’ke pse shkon prapë te Rama, ke opsione të tjera”,-tha Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gara s’është vetëm Berisha-Rama”, Abilekaj: Partitë e reja, alternative serioze appeared first on Euronews Albania.

Rama sulmon partitë e reja: Shitës qylymash fluturues

By: user 8
16 April 2025 at 19:56

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi më të rinjtë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ka ironizuar partitë e reja në garë për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si “shitës qylymash fluturues”.

“Thonë jemi të rinjtë, forca të reja’, shitësa qylymash, fluturues. Dalin në rrugë për të shit qylyma, hajde hyp në qylym se do të të fluturojë unë. I ka provuar Shqipëria qylymat fluturues”, tha Rama, ndërsa shtoi partitë e reja nuk kanë asnjë të re përveç moshës dhe fytyrës.

Më tej Rama nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike- Aleanca Shqipëria Madhështore, ku tha se emrat e tyre janë “Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno”, të përfshirë në skemën e firmave piramidale.

“Çmendën dynjanë, i thonin shqiptarëve, hajdeni ju fusni një dhe merrni dy, të hënën fut 1 milion lekë, të premten merrni dy milionë. U bë deti kos! Bufi kënetës thoshte “futuni, futuni se janë paratë të pastra, do e bëjmë Shqipërinë Madhështore”, tha Rama.

The post Rama sulmon partitë e reja: Shitës qylymash fluturues appeared first on Lapsi.al.

Rama merret me partitë e reja: Premtojnë qiqra në hell! Të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën

13 April 2025 at 16:37

Gjatë mitingut në Milano me shqiptarët e Italisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij komentoi edhe partitë e reja që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas Ramës, ato kanë vetëm moshën dhe fytyrën. Ai deklaroi se partitë e reja premtojë qiqra në hell, duke akuzuar se kanë mbushur listën e kandidatëve për deputetë […]

The post Rama merret me partitë e reja: Premtojnë qiqra në hell! Të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën appeared first on BoldNews.al.

Rama mesazh votuesve për ‘partitë e reja’: Futën në lista ‘xhajet’ dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat!

By: E.K
26 March 2025 at 11:32

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra gjatë prezantimit të kandidatëve ka folur për votuesit për rëndësinë e votës në 11 Maji dhe e ka mbështetur mesazhin e tij në rëndësinë që do duhet t’i kushtohet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama ka thënë se të ardhurat do jenë të 10-fishuara nëse Shqipëria do të […]

The post Rama mesazh votuesve për ‘partitë e reja’: Futën në lista ‘xhajet’ dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat! appeared first on FaxWeb.

Kikia shpalos problemet e partive të reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë

17 March 2025 at 22:39

Analisti Mentor Kikia ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se partitë e reja do duhet të jenë më të zëshme sa i takon programit politik dhe ofertës ndryshe që ata do të sjellin në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se nuk mjafton që partitë e reja të tregojnë vetëm që partitë e vjetra PS dhe PD nuk duhet të jenë në qeveri, por do duhet të shpalosin plane konkrete me ato që ata mendojnë se mund tu sjellin qytetarëve ndryshe,

“Unë dua të shikoj alternativën e re politike dhe qeverisëse. Çfarë do ndodh ndryshe në qeverisjen e re të disa apo njërit prej këtyre aktorëve politik.  Sepse unë si qytetar jam shumë i qartë. Deri më tani unë po dëgjoj “na voto ne, se këta na mërzitën”, por kjo nuk mjafton. Unë dua të shikoj se çfarë do bëhet me problemin e madh të korrupsionit me koncesionin e rrugëve ku çmimin e përcakton kompania që fiton.

Çfarë do bëjmë me bujqësinë që po falimenton? Çfarë do bëhet me blegtorinë? Me fshatin që është boshatisur dhe qytetet ku nuk gjen më as qen? Unë kur shikoj këtë realitet nuk them që është surrati i Ramës dhe Berishës arsyeja pse këta nuk duhet të votohen. Unë dua të di çfarë do bëjnë ndryshe këta të rinjtë”,-tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kikia shpalos problemet e partive të reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë appeared first on Euronews Albania.

Kikia për partitë e reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë

By: Mirgen
17 March 2025 at 22:46

Analisti Mentor Kikia tha se partitë e reja do duhet të jenë më të zëshme sa i takon programit politik dhe ofertës ndryshe që ata do të sjellin në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se nuk mjafton që partitë e reja të tregojnë vetëm që partitë e vjetra PS dhe PD nuk duhet të […]

The post Kikia për partitë e reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë appeared first on BoldNews.al.

Të kërkosh demokracinë me parti autokratike!

By: Ardit
23 February 2025 at 10:33

Nga Neritan Sejamini “Demokracia moderne është e pamendueshme pa partitë politike”. Ndonëse Shqipëria nuk është demokraci e vërtetë, partitë politike janë në themel të sistemit tonë politik. Por edhe tre dekada e gjysmë pas rënies së komunizmit, ato mbeten institucioni më pak i ndryshuar në vend—si dikur, të gjitha kontrollohen tërësisht e personalisht nga udhëheqësit […]

The post Të kërkosh demokracinë me parti autokratike! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌