Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Asgjësohen rreth 12 mijë fidanë në Qarkun Shkodër/ procedohen 4 persona

By: Rovena
15 June 2025 at 09:20

Policia e qarkut të Shkodrës ka asgjësuar 12 203 bimë e fidanë lëndë narkotike, të cilat ishin mbjellë në pyje dhe zona malore.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë katër persona. Është proceduar një inxhinier i pyjeve, kryeplaku i fshatit Kllogjen dhe dy vrojtues pyjesh.

“Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa. Njësia administrative Pult, Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës. – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre. Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre”, njofton policia./abcnews.al

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët e PS tërhiqen nga ankesat për votat

20 May 2025 at 17:57

Gara brenda llojit në listat e hapura të Partisë Socialiste krijoi pakënaqësi tek disa kandidatë, të cilët i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave me pretendimet për parregullsi. Dokumentet e dorëzuara në KQZ tregojnë se janë katër kandidatë socialistë që kërkuan pamjet e numërimit, mes të cilëve Blerina Gjylameti, Etilda […]

The post Pas mesazhit të Ramës, kandidatët e PS tërhiqen nga ankesat për votat appeared first on Reporter.al.

Asgjësohen 625 bimë narkotike cannabis sativa në Shkodër

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, gjenden dhe asgjësohen 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa.

“Në vijim vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për  kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi;

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

/a.f/

The post Asgjësohen 625 bimë narkotike cannabis sativa në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

9 May 2025 at 12:39

Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave […]

The post Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Shkodra, qarku i luhatjeve të stërmëdha elektorale

30 April 2025 at 16:57

Votuesit në qarkun Shkodër, i cili përfshin një zonë të larmishme bregdetare, fushore, kodrinore dhe malore, pritet të mandatojnë 11 deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa zgjedhjet e së shkuarës, për shkak të luhatjes së madhe të sjelljes së votuesve, e kanë bërë atë një prej qarqeve fushëbetejë për përcaktimin e maxhorancës qeverisëse. Dhe, […]

The post Shkodra, qarku i luhatjeve të stërmëdha elektorale appeared first on Reporter.al.

Pas motit të keq, shkëputje energjie në disa zona të Shkodrës! Ja akset rrugore ku qarkullimi i mjeteve është i pamundur, shkak rënia e gurëve

2 December 2024 at 09:18
Pa reshjeve intensive të shiut dhe dëborës në qarkun Shkodër janë shënuar disa problematika, me mungesë energjie dhe bllokim rrugës nga rënia e gurëve.   Sipas Emergjencave Civile, probleme me energjinë ka në njësinë administrative Shosh dhe Shalë. Mungesë energjie ka po ashtu në njësinë administrative Hajmel të Vaut të Dejës dhe në Iballë të
❌
❌