Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Tirana Today

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

By: mirseda
10 July 2025 at 22:48
Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë. Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të […]

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

By: mirseda
10 July 2025 at 22:45
Në “Drejt” nga Luan Rama, Nik Guri banor nga Thethi tha se në pikën turistike është një bërë një situatë që nuk e merr vesh askush se çfarë po ndodh. Guri: Në Theth është një hauz që nuk e merr vesh askush se çfarë po ndodh. Po vazhdon operacioni për të prishur objektet me shumë […]

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

By: mirseda
10 July 2025 at 22:24
Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, shpjegoi në një emision televiziv nëse Erion Veliaj mund të shkarkohet nga detyra, pasi mbeti në qeli. Ai tha se Veliaj mund të shkarkohet sipas tre skenarëve dhe më i mundshmi është propozimi i Këshillit Bashkiak, që qeveria ta shkarkojë, pasi nuk është paraqitur në punë […]

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

By: mirseda
10 July 2025 at 22:13
Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop”, se kur kishte shkuar të paguante energjinë, e kanë njoftuar se është debitore me 350 mijë lekë për një apartament në Shkozet të Durrësit. Zonja thotë se ka dy apartamente, një në Tiranë dhe tjetrin në […]

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

By: mirseda
10 July 2025 at 21:28
Dy nga spitalet më të mëdha të Gazës kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë, duke paralajmëruar se mungesa e karburantit, për shkak të rrethimit nga Izraeli, mund t’i shndërrojë së shpejti këto qendra mjekësore në “varreza të heshtura”. Paralajmërimet erdhën nga Spitali al-Shifa në qytetin e Gazës në veri dhe Spitali Nasser në Khan Younis […]

Skuka shpëton të kuqtë në Conference League, Partizani barazon në Estoni ndaj Nomme Kalju

By: mirseda
10 July 2025 at 21:12
Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe. As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka. […]

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

By: mirseda
10 July 2025 at 21:09
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Jorgji do të zëvendësojë në këtë detyrë, regjisorin Eol Çashku, i cili u shkarkua me vendim qeverie në fund të majit të këtij viti. Jonid Jorgji është diplomuar për regji filmi dhe prej vitit 2022 drejtonte Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës. VKM-ja: V […]

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”

By: mirseda
10 July 2025 at 20:37
Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet e para për drejtues. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, shpall aplikimet për të interesuarit. Janë 11 pozicione vakante për Drejtor dhe 1 për Kryeinspektor të IMT-së. Këto pozicione mbetën vakante […]

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

By: mirseda
10 July 2025 at 20:25
Mbi 10,000 persona janë evakuuar pasi 25 lumenj kanë kapërcyer nivelet e rrezikut për shkak të shirave ekstremë dhe mbetjeve të tajfunit Danas. Në disa zona u regjistruan nivelet më të larta të ujit në dekada, me rrezik real për shpërthim argjinaturash dhe dëme të mëdha. Autoritetet paralajmërojnë për kontaminim të ujit dhe ushqimeve, ndërsa […]
Before yesterdayTirana Today

“Motori me targa të huaja përplaset me biçikletë në Berat, dy të plagosur”

By: mirseda
10 July 2025 at 20:21
Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e quajtur “NShG-ja”. Një motorr me targa të huaja, me drejtues shtetasin Agim Serani, 32-vjeç, ka përplasur biçiklitistin Afrim Likaj, 54-vjeç. Të dy janë përplasur në rrugë dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut […]

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

By: mirseda
10 July 2025 at 19:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë. “Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se […]

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

By: mirseda
10 July 2025 at 19:28
Një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. […]

Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

By: mirseda
10 July 2025 at 19:25
Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka bërë që zjarri te përparoj më shpejtësi duke djegur dhjetëra pisha si dhe duke rrezikuar dy hotele që ndodhen në këtë zonë. Forca zjarrëfikse si […]

Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

By: mirseda
10 July 2025 at 18:55
Theo Hernandez ka kaluar te Al Hilal. Klubi i Milanit, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar lojtarin për kontributin. “AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC. Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën […]

“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

By: mirseda
10 July 2025 at 18:40
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth. I.Me vendimin e datës 30.05.2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është vendosur […]

Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!

By: mirseda
10 July 2025 at 18:35
Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e Noizyt në aeroportin e Cyrihut, nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë dhe një ndër ta është edhe Stresi. Përmes një videoje në InstaStory, reperi shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve: “Më vjen keq që shumë njerëz […]

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

By: mirseda
10 July 2025 at 18:33
Gjatë muajve më të nxehtë të vitit, shumë njerëz zgjedhin të shmangin pijet dhe ushqimet e nxehta. Kafja, një nga pijet më të njohura, nuk bën përjashtim nga kjo tendencë, dhe është e zakonshme që gjatë verës të kërkohen mënyra alternative për ta konsumuar. Truku më i zakonshëm që mund të prishë shijen Në vend […]

Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat

By: mirseda
10 July 2025 at 18:15
Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar këtë të enjte dorëheqjet e tyre. Kjo lëvizje nga ana e tyre erdhi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në bashkinë e qytetit bregdetar, i cili ashtu sikurse dhe në bashkitë e tjera të vendit, Vlorë e Fier, edhe në Durrës kërkoi që drejtorët të linin […]

I vuri flakën një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet zjarrvënësi në Shijak

By: mirseda
10 July 2025 at 18:12
Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur në fshatin Koxhas-Fushë në Shijak, ku iu vu flaka një parcele me ullinj dhe pemë frutore. Policia e Shijakut reagoi shpejt dhe arriti të kapë dhe arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies. Shtetasi 50-vjeçar u gjet pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv. Dëmet […]

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

By: mirseda
10 July 2025 at 18:09
Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit. Sic raporton gazetari i News24, Enver Doçi, dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra. Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u […]
❌
❌