Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez

By: fra nc
9 July 2025 at 13:35

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.

Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi.

Pas gati tri orësh, protesta përfundoi.

Regjisori Danillo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.

“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.

Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar.

Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës.

Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila.

Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.

Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiç, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.

Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi.

Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941.

Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi – simbol i antifashizmit – t’i jepej Vukoviçit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në shkrimet e veta, Vukoviç ka madhëruar Drazha Mihailloviçin, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.

Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiçit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”.

Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni – internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919.

Krahas Vukoviçit, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiç.

Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.

“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiç.

Një nga tre laureatët, Millosh Karadaglliç – kitarist klasik me famë botërore – refuzoi ta pranonte çmimin.

Akuza për brutalitet policor

Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.

“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiçit dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.

Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës.

Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez appeared first on Euronews Albania.

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

By: Ela
5 July 2025 at 22:43

Një shtetas shqiptar me inicialet K. B, 40 vjeç, u arrestua nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër shqiptar në Tuz të Malit të Zi mëngjesin e sotëm. Mediat malazeze raportojnë se shërbimi i urgjencës i Departamentit të Sigurisë në Podgoricë u informua sot në mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit nga […]

The post Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi appeared first on BoldNews.al.

Ura mbi Bunë peng i burokracive

17 June 2025 at 16:00

Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027

Esmeralda Topi

Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës. 

Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.

Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë. 

Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.

Fakt 

Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.

Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.

“Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al. 

Rëndësia e projektit

Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.

Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.

“Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.

Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.

Përfundim

Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur.

The post Ura mbi Bunë peng i burokracive appeared first on Faktoje.al.

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

By: Re Nato
12 June 2025 at 18:48

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën.

Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit.

Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, dhe si përgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake të Federatës Ruse, por edhe të agresorëve të tjerë të mundshëm”, thuhet në sqarimin se pse u mor ky vendim.

Opozita akuzoi kryeparlamentarin Andrija Mandiq – që kundërshton NATO-n dhe mbështet presidentin rus Vladimir Putin – se ka penguar këtë përpjekje.

Partia e tij, që është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kundërshtuar anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore dhe po ashtu kundërshton sanksionet që Podgorica ka vendosur ndaj Moskës për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s më 2017, në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në vitin 2020.

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, trafik kilometrik dhe vonesa

By: Ela
11 June 2025 at 15:41

Edhe pse sezoni kryesor turistik është në prag, në Mal të Zi ende nuk janë hapur të gjitha plazhet, aeroportet po funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa kolonat në trafik maten me kilometra. Pavarësisht premtimeve të qeverisë, as këtë sezon nuk është përmirësuar ndjeshëm qasja ajrore në Mal të Zi, e as qarkullimi nëpër kufi. […]

The post Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, trafik kilometrik dhe vonesa appeared first on BoldNews.al.

23-vjeçari mbeti i plagosur me armë në Mal të Zi, ndërron jetë shqiptari i Kosovës

By: user 11
31 May 2025 at 21:10

I riu nga Kosova Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërroi jetë. Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi.

Kabashi u plagos me armë zjarri pas debatit që ai pati me një shtetas 23-vjeçar shqiptar me inicialet E.B. Si pasojë e plagëve të marra, ai u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

The post 23-vjeçari mbeti i plagosur me armë në Mal të Zi, ndërron jetë shqiptari i Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria, model në Procesin e Berlinit për ekonominë kreative

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në takimin ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi ekonominë kreative, në Kotor, Mali i Zi, ku u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative.

Gjatë këtij takimi ministri Gonxhja u takua me të Ngarkuarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, zyrtarë të lartë të Zyrës Qendrore të British Council si dhe John Newbigin, ambasador i kryebashkiakut të Londrës për ekonominë kreative.

“Shqipëria u vlerësua për kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz në nismat kulturore dhe ekonomike evropiane. U vlerësua veçanërisht krijimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si një qasje vizionare e qeverisjes, në përputhje me agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovativ”, bën të ditur MEKI.

Vetë organizimi i një ministeriali mbi ekonominë kreative nën suazën e Procesit të Berlinit, ku analizohet ndërveprimi i sektorëve të ekonomisë, kulturës e inovacionit, vërteton rëndësinë e vizionit tonë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në risi, politika e reforma të lidhura me industrinë kreative, sipërmarrjet e reja, start-up, turizëm kulturor, arsim profesional, artizanat, inovacion e teknologji të reja.

Raundi i parë i fondeve u autorizua menjëherë, ndërsa i dyti zyrtarizohet në tetor në Londër, duke konfirmuar mbështetjen direkte për ekspertizë, projekte dhe programe zhvillimore. /a.gj/ /a.g/

The post Shqipëria, model në Procesin e Berlinit për ekonominë kreative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

25 May 2025 at 07:54

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat.

Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme, raporton KosovaPress.

Qëllimi, sipas Spajiç, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi megjithatë ka thënë se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira ka thënë se e kupton kundërshtimin e bizneseve, por se beson që shteti duhet të niset në këtë drejtim.

Tentoi të fuste në vend 940 mijë euro, policia e Malit të Zi arreston shqiptarin, i sekuestron paratë

15 May 2025 at 20:42

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet për pastrim parash në shumën prej 940,000 euro, të cilat dyshohet se ishin përfituar përmes aktiviteteve kriminale të lidhura me shitjen e drogës. Sipas autoriteteve, ai po tentonte të fuste këtë shumë në Shqipëri, duke kaluar përmes pikës kufitare Božaj.

Paratë u zbuluan dhe u sekuestruan përkohësisht gjatë një kontrolli të kryer në mjetin e tij të mallrave, në bashkëpunim mes zyrtarëve të Administratës Doganore dhe Departamentit Special të Policisë së Malit të Zi, nën urdhërin e Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Sipas deklaratës zyrtare, shtetasi shqiptar me inicialet T. M akuzohet se ka transportuar shumën prej 940,000 eurosh nga Austria, në Slloveni, më pas në Kroaci, dhe përfundimisht në Mal të Zi, ku planifikonte ta dorëzonte një personi të panjohur në Shqipëri.

Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit të të dyshuarit si dhe konfiskimin e parave dhe të automjetit që ai përdori gjatë veprimtarisë së dyshuar kriminale.

The post Tentoi të fuste në vend 940 mijë euro, policia e Malit të Zi arreston shqiptarin, i sekuestron paratë appeared first on Sot News | Lajme.

FOKUS – Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

BRUKSEL, 12 maj /ATSH/ – Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është rikthyer në një nga prioritetet e Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, për euronews.com.

Presidenti Costa, është përpjekur t’i sigurojë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor se ‘’stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i kontinentit varen nga zgjerimi i Unionit’’.

Duke folur përpara një vizite në rajon, Costa u premtoi atyre se ‘’BE do të angazhohej për të ringjallur procesin e pranimit, i cili kohët e fundit ka ngecur, pjesërisht për shkak të hezitimit midis shteteve anëtare’’.

‘’Në zemër të misionit të saj në Ballkanin Perëndimor është nevoja që Brukseli të mos humbasë kontrollin strategjik mbi një rajon kyç’’, theksoi ai.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka përshpejtuar procesin e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë, kështu që nuk është e drejtë që vendet e Ballkanit Perëndimor po tejkalohen nga Ukraina dhe Moldavia, dhe kjo do t’i shtyjë ato të përshpejtojnë reformat”, tha ai në prag të turneut të tij diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndalesa e parë e presidentit të Këshillit Evropian do të jetë Serbia, një vend i zhytur në një krizë politike prej disa muajsh.

Po atë ditë, Costa do të vizitojë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, përpara se të takohet të mërkurën me krerët e shteteve dhe qeverive të Malit të Zi dhe Kosovës.

Të nesërmen ai do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Ndalesa e tij e fundit do të jetë më pas Shqipëria, ku ai do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten në Tiranë.

Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e samitit për shkak të paqëndrueshmërisë në rritje në rajon.

Udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së kanë frikë se fuqitë e jashtme po fitojnë terren në një rajon që është pjesë integrale e Evropës.

“Nga Këshilli Evropian, ekziston një konsensus i gjerë politik se zgjerimi është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëhet për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e të gjithë Evropës, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Costa.

Presidenti i Këshillit Evropian vuri në dukje se “BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë një vizion të përbashkët, pasi ato i përkasin familjes evropiane. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë në mënyrë që ata të mund të bashkohen zyrtarisht me këtë familje, brenda Bashkimit Evropian”.

Institucionet evropiane shpesh e kanë treguar vitin 2030 si datën e synuar për pranimet e para në BE, veçanërisht ato të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Megjithatë, Brukseli tani flet vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Nuk kam një datë të caktuar. Pse 2030? Pse jo më parë? Anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë. Nëse vendet zbatojnë reforma, ato mund të bashkohen edhe para vitit 2030. Janë pikërisht meritat që mund të ndryshojnë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartësisht më të përparuar se vendet e tjera”, thekson ai.

Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë ka çuar në një ringjallje të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në lidhje me tensionet në Bosnjë dhe midis Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk njoh asnjë nxitje më të mirë për të kapërcyer konfliktet që janë ende të hapura sesa kjo mundësi ndoshta unike, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Është kushti më i mirë për t’u ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor një mundësi për prosperitet që vështirë se do ta gjenin diku tjetër. Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë kuptimin e Bashkimit Evropian. Javën e kaluar festuam 75-vjetorin e Deklaratës së Schumann-it, hapi i parë drejt Bashkimit të sotëm”, ​​vuri në dukje Costa.

“Ajo që e ndërtoi vërtet BE-në ishte vullneti për të kapërcyer plagët e historisë”, përfundoi ai.   /os/

 

The post FOKUS – Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 35 kg marijuanë në Mal të Zi/ Trafikoheshin nga Shqipëria, arrestohet drejtuesi i mjetit

10 April 2025 at 13:32

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se policia kufitare ka kontrolluar një automjet në rrugën Grabon – Dinoshë dhe se droga është gjetur në dy thasë dhe një qese në bagazh. Bëhet fjalë për 62 pako me marijuanë.

Policia kufitare malazeze gjatë kontrollit të një automjeti të një personi nga Tuzi, gjeti 35 kilogramë marijuanë, të dyshuar si të trafikuar nga Shqipëria, ndërsa shoferi E. M, 24 vjec, u arrestua.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës.

The post Sekuestrohen 35 kg marijuanë në Mal të Zi/ Trafikoheshin nga Shqipëria, arrestohet drejtuesi i mjetit appeared first on Sot News | Lajme.

Përurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: E ardhme më e fortë mes dy vendeve

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Një ditë historike sot në Ulqin, Mali i Zi, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore ku u përurua Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, përfaqësues të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarëve ulqinakë etj.

Përurimi i kësaj konsullate për ministrin Hasani është njëkohësisht dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në fjalën përshëndetëse Hasani tha se “në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura”.

Ministri Hasani theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese.

“Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, cilësoi Hasani.

Në kuadër të vizitës në Ulqin,  Hasani zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre.

Gjatë vizitës, Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale.

 

/k.s/j.p/

The post Përurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: E ardhme më e fortë mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kallas shmang Kosovën/ BE “izolon” Prishtinën për shkak të vendimeve të Kurtit

5 April 2025 at 15:17

Në vizitën e saj të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian Kaja Kallas ka zgjedhur të shmang Kosovën.

Kallas e cila deklaroi vetëm disa javë më parë se dialogu Kosovë Serbi ka ngecur, duket se ka zgjedhur të tregojë edhe një here tjetër qëndrimin e Brukselit Zyrtar ndaj qeverisë së Prishtinës.

Vendimet e njëanshme të Qeverisë së Albin Kurtit përvec se i kanë shkaktuar një izolim diplomatik Kosovës, po vijojnë ti shkaktojnë edhe dëme ekonomike qytetarëve të këtij vendi për shkak të Sanksioneve që  Brukseli ende nuk I ka hequr.

Vendet anëtare të Unionit 27 anëtarësh e kanë bërë të qartë here pas here se Qeveria e Kosovës nuk po bën hapat e duhur që dicka e tillë të ndryshojë.

Në vizitën e saj të parë në Ballkanin Perëndimor Kaja Kallas do të ndalet në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë.

Në Mal të Zi, Kallas do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq ne 7 prill. Ajo do të zhvillojë takime me organizata të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një inspektim të pajisjeve të financuara nga Fondi Evropian i Paqes.

Në Tiranë, përfaqësuesja e Lartë do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Konferenca për shtyp me Kryeministrin Rama do të mbahet më 8 prill në orën 10:25. Ajo do të zhvillojë takime gjithashtu me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Kallas do të hapë zyrtarisht Dialogun e parë të Sigurisë BE-Shqipëri, së bashku me ministrat Hasani dhe Vengu. Ajo do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të grantit dhe kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për zhvillimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë.  Vizita e Kreut te Diplomacise Europiane do te përmyllet me fjalen e saj përpara studentëve dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile.

Në 9 prill në  Bosnje dhe Hercegovinë, Kallasi do të vizitojë trupat e misionit të BE-së, EUFOR, dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës. Po ashtu, do të zhvillojë takime me kryeministren Borjana Kristo dhe ministrin e Jashtëm Elmedin Konakoviq.

Vizita e Përfaqësuese së Lartë të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndmor vjen pas zotimit të Unionit 27 anëtarësh për zgjerim ku sipasa asaj që Brukseli Zyrtar ka shprehur shancet janë që Shqipëria dhe Mali I Zi të mbyllin të parët grupkapitujt për anëtarësim brenda vitit 2027.

Akuzohet për vjedhje, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

By: Ela
22 March 2025 at 18:53

Pas njoftimeve të qytetarëve se në fshatin Meterizi të Komunës së Cetinjës në Mal të Zi janë thyer dy shtëpi dhe se në afërsi të njërës prej shtëpive është gjetur një person i dyshuar nga qytetarët si autor, oficerët e Sektorit të Sigurisë Cetinje kanë ndërmarrë menjëherë masat dhe veprimet në kompetencë të tyre, njofton […]

The post Akuzohet për vjedhje, arrestohet shqiptari në Mal të Zi appeared first on BoldNews.al.

“Vijesti”: BIA arreston deputetin e Malit të Zi, shpërndau një video nga protesta në Beograd

By: xhir jeta
15 March 2025 at 16:28

Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi dhe deputet i parlamentit të asaj partie në këtë vend, u arrestua në Beograd.

Ai u ndalua nga Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA) e Serbisë.

Këtë informacion ia kanë konfirmuar medias malazeze “Vijesti” në DPS.

DPS tha se një person i afërt me Vukoviqin, i cili ishte me të privatisht në Beograd, tha se anëtarët e BIA-s e arrestuan atë teksa po dilte nga hoteli “Hilton”.

Një burim i “Vijesti” i cili ishte i pranishëm në paraburgimin e Vukoviqit, tha se para ashensorit i kanë pritur disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët janë prezantuar si anëtarë të BIA-s dhe e kanë ndaluar atë.

Vukoviqi u tha atyre se ai ishte në Beograd për të shoqëruar një anëtar të familjes që ishte atje për arsye shëndetësore.

Ai u shpjegoi se do të ktheheshin në Mal të Zi, por gjithsesi e kishin ndaluar.

DPS tha se nuk i dinë detajet e vendndodhjes aktuale të Vukoviqit dhe se aktualisht po tentojnë të punësojnë një avokat.

Vukoviq mbrëmë ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video nga protesta në Beograd.

Për arrestimin e tij, sot në mëngjes në televizionin serb “Pink” u bë thirrje nga kreu i Partisë Radikale Serbe dhe i dënuari i Hagës, Vojislav Sheshel. /Klankosova.tv

Presidenti Bajram Begaj nis vizitën zyrtare në Mal të Zi

By: E.K
9 February 2025 at 10:14

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi. Presidenti  Begaj do të pritet nga homologu i tij në Malin e  Zi Jakov Milatović. Po ashtu agjenda parashikon vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe  Guci si dhe  takime me autoritetet më të larta të tyre si […]

The post Presidenti Bajram Begaj nis vizitën zyrtare në Mal të Zi appeared first on FaxWeb.

Mali i Zi, stacioni parë për Kapetanovic

By: M C
30 January 2025 at 18:52

Podgoricë, 30 Janar 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, nisi turin e tij në rajon me një vizitë në Mal të Zi, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zbatimin e projekteve kyçe si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës së tij, Kapetanovic u prit nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryetari i Parlamentit, Andrija Mandić, dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ervin Ibrahimović. Në qendër të bisedimeve ishin çështje me rëndësi strategjike si bashkëpunimi ekonomik rajonal, transformimi dixhital, investimet, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe siguria.

“Mali i Zi luan një rol kyç në formësimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e integrimit ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor. Diskutimet tona konfirmuan përkushtimin e përbashkët për të bërë agjendat rajonale më konkrete dhe të prekshme për bizneset dhe qytetarët. RCC do të vazhdojë të mbështesë nismat që fuqizojnë rritjen ekonomike, lidhjen rajonale dhe stabilitetin,” tha Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanovic.

Zyrtarët malazezë theksuan rëndësinë e rolit të RCC në përshpejtimin e integrimit rajonal dhe harmonizimin me standardet e BE-së. Ata ritheksuan përkushtimin e Malit të Zi ndaj Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në çështjet e sigurisë dhe prioritetet e SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Përveç takimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë, Kapetanovic zhvilloi një takim me Johan Sattler, Shefin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, si dhe me Maja Handjiska Trendafilova, Drejtoreshën e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA). Ai vizitoi edhe Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor, ku diskutoi mundësitë për të rritur rezistencën dixhitale dhe bashkëpunimin në sigurinë kibernetike në rajon.

Vizita në Mal të Zi është vetëm ndalesa e parë e turit të Kapetanovic në rajon. Me këtë iniciativë, RCC synon të forcojë partneritetet rajonale dhe të sigurojë vazhdimësinë e projekteve kyçe, duke nxitur një rajon më të integruar ekonomikisht dhe politikisht.

The post Mali i Zi, stacioni parë për Kapetanovic appeared first on Albeu.com.

AKSHI pjesë e projektit “EU4Digital for Western Balkan”, integrim në axhendën digjitale të BE-së

22 January 2025 at 16:31

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mori pjesë në një takim të zhvilluar në Mal të Zi në kuadër të projektit “EU4Digital for Western Balkan”.

Si përfaqësuese e AKSHI-t, Benarda Banushaj, përgjegjëse për Menaxhimin dhe Koordinimin e Fondeve të BE-së, pranë Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja, prezantoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë për rritjen e e-qeverisjes dhe shërbimet e besuara, si edhe synimet për implementimin e Digital eWallet.

Gjatë eventit që u zhvillua gjatë 20-22 janarit, ekipi i projektit prezantoi gjetjet kryesore të raportit fillestar, diskutoi aktivitetet e planifikuara për nismën EU4Digital në Ballkanin Perëndimor duke vënë theksin në nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e njohurive midis vendeve të rajonit perëndimor.

Projekti “EU4Digital for Western Balkans” ka si qëllim të forcojë ndërveprimin digjital dhe të nxisë transformimin digjital në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me financim nga Bashkimi Europian dhe qeveria gjermane, me qëllim ofrimin e asistencës teknike për shtetet e rajonit, duke u mundësuar arritjen e zhvillimit të infrastrukturës digjitale, të sigurt dhe të qëndrueshme në të gjithë rajonin; përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe e-qeverisjes së shërbimeve publike në nivel qendror apo rajonal, përfshirë edhe ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së; mbështetjen për digjitalizimin e biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në axhendën digjitale të BE-së.

Përfaqësuesja e AKSHI-t në takimin në Mal të Zi, si pjesë e projektit EU4Digital for Western Ba...
1 nga 4

/r.e/j.p/

The post AKSHI pjesë e projektit “EU4Digital for Western Balkan”, integrim në axhendën digjitale të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit

By: Ela
21 January 2025 at 14:57

Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 janarit në Kuvend, ku në rend dite ishte diskutimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2025. Pasi kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, hapi seancën, deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre dhe dolën para tij. […]

The post Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia me 12 të vrarë në Cetinje, mijëra protestues kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet në Mal të Zi

5 January 2025 at 22:23
Mijëra qytetarë protestuan të dielën në qytetin e Cetinjes dhe kryeqytetin Podgoricë në Mal të Zi, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësit politikë dhe autoritetet e sigurisë, pas vrasjes së 12 personave më 1 janar në Cetinje. Demonstruesit ndezën qirinj dhe mbajtën heshtje për të vrarët, ndërsa mbanin pankarta dhe hidhnin thirrje të zemëruara, duke akuzuar
❌
❌