Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

By: E.K
19 June 2025 at 08:51

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot në orën 9:00 seanca e radhës për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi. Më 12-qershor seanca u shty për shkak të mungesës së deputetes demokrate, ndërsa Nushi ishte e pranishme. Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, […]

The post Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit appeared first on FaxWeb.

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja…

20 May 2025 at 13:45

Seanca mes deputetes demokrate Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e gjyqtares Etleva Deda.

Ndërkohë Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Seanca e radhës u la më 29 maj në orën 09:00, ku SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.

The post Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Do i vemë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit, japin ilaçe me niseshte dhe amidon

1 May 2025 at 13:55

Sali Berisha ka mbajtur këtë të enjte një miting në Belsh në kuadër të fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza drejt Qeverisë në lidhje me sistemin e shëndetësisë, ku tha se një shtet me 8 miliardë euro buxhet le pa ilaçe të sëmurët tek Onkologjiku, […]

The post Berisha: Do i vemë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit, japin ilaçe me niseshte dhe amidon appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

By: user7
24 April 2025 at 09:56

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa seanca e radhës u caktua më 6 maj.

Në seacën e 15 prillit ku ishin të pranishme të dyja palët, Nushi lexoi pretendimet e saj, ku kërkoi dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.

The post Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit appeared first on Lapsi.al.

Deputetja e PD mbërrin në gjykatë me disa dosje/ Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

24 April 2025 at 09:33

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it.

Deputetja Vokshi, është paraqitur me një “mal” dosje në duar, e shoqëruar nga avokat të saj. Në momentin e hyrjes deputetja nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe pritet të ketë komunikim me gazetarët pas mbarimit të çështjes.

The post Deputetja e PD mbërrin në gjykatë me disa dosje/ Gjyqi mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmëron Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime të reja për Nushin, Ramën, Beqajn dhe Manastirliun

By: Ela
15 April 2025 at 13:44

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas shtyrjes së senacës në GJKKO për padinë e koncensionarit të Check Up ‘3P Life Logistic’ dhe biznesmenes Vilma Nushit ndaj saj për “shpifje”. Vokshi deklaroi se periudha e koncesionit të Check Up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet […]

The post Paralajmëron Vokshi: Kemi përgatitur kallëzime të reja për Nushin, Ramën, Beqajn dhe Manastirliun appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi në gjykatën e posaçme për denoncimin ndaj Vilma Nushit

By: user 4
15 April 2025 at 14:29

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it.

Në një prononcim për mediat pas seancës, Vokshi deklaroi se gjyqi u shty me kërkesë të prokurorit, të cilin e ironizoi duke thënë: “kishte çështje më të rëndësishme se kjo që ka interes publik.” Deputetja shtoi se ndonëse kishte përgatitur një sërë provash për ta dorëzuar në seancë, nuk iu dha mundësia për shkak të kërkesës për ndërprerje nga prokuroria.

“Jam këtu, meqë nuk më lanë të jepja provat që kisha përgatitur sepse prokurori kërkoi që të ndërpritej seanca… Jam këtu për t’ju vërtetuar kush është shëndetësia falas,” deklaroi Vokshi para gazetarëve.

Ajo pretendoi se koncesioni i dhënë Vilma Nushit është i mbushur me shkelje dhe abuzime në çdo hap të tij, duke theksuar se sipas kontratës, kompania e Nushit duhej të ndërtonte 20 laboratorë me akses publik, por në realitet janë ndërtuar vetëm tre – dhe ato në pronë private.

“Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.”

Sipas saj, 10 laboratorë të tjerë janë nënkontraktuar në kundërshtim me marrëveshjen fillestare. “10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.” Më tej, ajo shtoi se “për çdo analizë do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë.”

Vokshi gjithashtu deklaroi se afati i koncesionit ka përfunduar në janar, por Vilma Nushi vijon të paguhet pavarësisht mungesës së një amendimi kontrate: “Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate.”

Deputetja bëri të ditur se është duke përgatitur një kallëzim penal të ri, që do të përfshijë jo vetëm Vilma Nushin, por edhe ish-ministrin Ilir Beqaj, ministren aktuale Ogerta Manastirliu dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin” u shpreh ajo.

Duke e lidhur këtë çështje me zgjedhjet e 11 majit, Vokshi përfundoi me një paralajmërim: “Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë.”

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme është caktuar për datën 24 prill, ora 09:00.

The post Albana Vokshi në gjykatën e posaçme për denoncimin ndaj Vilma Nushit appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Ilaçet janë në dorë të Vilma Nushit dhe Tomës! Paratë e barnave vidhen nga Ministria

By: Ela
15 April 2025 at 12:18

Sali Berisha ishte sot në Tregun Industrial në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve. Berisha akuzoi qeverinë për abuzime të rënda në sektorin e shëndetësisë, duke e quajtur sistemin “një mafie që vjedh qytetarët e sëmurë”. Ai shprehet se qeveria Rama ia ka lënë në dorë ilaçet Vilma Nushit dhe Tom […]

The post Berisha: Ilaçet janë në dorë të Vilma Nushit dhe Tomës! Paratë e barnave vidhen nga Ministria appeared first on BoldNews.al.

Berisha “sulmoi” Tom Doshin dhe Vilma Nushin për ilaçet jocilësore, reagon PSD

By: admin
19 March 2025 at 21:30

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Vilma Nushin dhe Tom Doshin se do të humbasin çdo licencë dhe do të ndëshkohen për ilaçet jocilësore që kanë hedhur në treg, pas 11 majit, nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare. Berisha tha se brenda 100 ditëve, do të nisë shitja e ilaçeve cilësore dhe Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.

“Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë.

E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë”, tha Berisha një ditë më parë.

Partia Socialdemokrate ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke i kujtuar Berishës se nuk ka bërë asgjë tjetër gjithë jetën përvecse ka shpifur. Sipas PSD, qytetarët e kanë kuptuar, mbi të gjitha shkodranët që e dinë kush është Tom Doshi.

“E kanë kuptuar, sepse e kanë besuar dhe votuar cdo vit dhe më shumë, e kanë kuptuar se ai ka qenë mes tyre, me dhe pa pushtet. Dinë ta bëjnë dallimin midis atij që di ta mbajë fjalën dhe një gënjeshtari. Këtë diferencë do e bëjmë sërish në 11 maj, do votojnë atë që ka ndihmuar e mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht, do votojnë për burrat jo gënjeshtarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat të PSD.

Në fund, duke i dhënë përgjigje Berishës për llogaridhënie para zotit, PSD thotë se “ Berisha ka dhe hesape të tjera me shqiptarët”.

The post Berisha “sulmoi” Tom Doshin dhe Vilma Nushin për ilaçet jocilësore, reagon PSD appeared first on Albeu.com.

Berisha: Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen

By: user7
19 March 2025 at 14:00

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në pushtet brenda 100 ditëve të para votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë.

Ai tha se e gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Berisha shtoi se Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

100 ditët e para, garantoj çdo qytetar shqiptar, se: Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje.

Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë. E keni parë ju në Vuno fshatin pa leje të Vilma Nushit? Nushët në të gjithë dokumentet ishin varfanjakë. Edhe stërgjyshi i Ramës, që tani na del pronar, kishte 4 dhi me dokumente.

Thomai kishte 4 dhi në vathë. U vërsulën tek tokat, absolutisht do t’u merren toka e ndërtime e çdo gjë. Paralajmëroj të gjithë ata që do blejnë në fshatin Rama-Nushi, Nushi-Rama do u konfiskohen vilat. E kemi thënë, auditi i përgjithshëm ka të dhëna të reja shumë interesante që do ua paraqes unë këtu për plaçkitjen që bëri Rama me Nushët tokave në Dhërmi. Do ua sjell këto dokumentet. Të shihni ju se çfarë falsifikimesh janë bërë, do çuditeni.

The post Berisha: Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca në GJKKO, Vokshi akuzoi Vilma Nushin për abuzime mln euro me koncesionin e Check Up

By: Oldi
13 March 2025 at 10:38

Seanca e radhës e gjykatës, që do të zhvillohej mes Vilma Nushit dhe deputetes së PD, Albana Vokshi, është shtyrë për shkak të mungesës së deputetes demokrate, e cila duhet të merrte pjesë në seancën e parlamentit. Ndërkaq, Vilma Nushi ishte prezente në GJKKO, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga deputetja. Vilma Nushi, […]

The post Shtyhet seanca në GJKKO, Vokshi akuzoi Vilma Nushin për abuzime mln euro me koncesionin e Check Up appeared first on BoldNews.al.

Vilma Nushi e paditi për shpifje, Albana Vokshi: Ka përfituar në shkelje të ligjit mbi 20 mln euro

By: Ela
26 February 2025 at 12:20

Në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, nuk ka pasur pajtim mes ish-kryetares së Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi, e cila e ka paditur për shpifje. Pas përfundimit të seancës, Vokshi tregoi për gazetarët jashtë GJKKO se asnjëra nga palët nuk ra dakord për një pajtim, duke […]

The post Vilma Nushi e paditi për shpifje, Albana Vokshi: Ka përfituar në shkelje të ligjit mbi 20 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Thirret në SPAK Vilma Nushi

By: Ela
26 February 2025 at 11:26

Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ende nuk dihet se pse është thirrur, por kujtojmë se opozita në komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimin dhe Check-up, e ka akuzuar se vetëm në divident ka përfituar 1.5 milionë euro. Sipas opozitës, Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, […]

The post Thirret në SPAK Vilma Nushi appeared first on BoldNews.al.

Përgjigje për Komisionin Hetimor ndaj “Kontrollit Mjekësor Bazë” nga (Check-Up)

18 November 2024 at 16:02

Deklarata e plotë e komisionit të Check-Up Një përgjigje nga Konçesioni i Check-UP-it, për kryetaren e Komisionit Hetimor të Koncesioneve të Shëndetësisë, që aq shumë të pavërteta ka thënë për Kontrollin Mjekësor Bazë, natën e fundit të këtij komisioni dhe kaq shumë baltë ka hedhur mbi punën e 8 viteve për këtë projekt. E pamë […]

The post Përgjigje për Komisionin Hetimor ndaj “Kontrollit Mjekësor Bazë” nga (Check-Up) appeared first on BoldNews.al.

Albana Vokshi: Kemi mjaftueshëm fakte ndaj Vilma Nushit, do çojmë kallëzim në SPAK

By: V K
15 November 2024 at 16:00

Pas dështimit të komisionit, në një deklaratë për media, ryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, është shprehur se do të dorëzojnë në SPAK kallëzim të ri “ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove”.

Në fjalën e saj, Vokshi paralajmëroi se ka mjaftueshëm fakte dhe prova për Vilma Nushin.

Deklarata e plotë:

Keni ndjekur, shumica prej jush me vëmendje, punimet e Komisionit hetimor për dy shërbimet publike në shëndetësi, Check up dhe sterilizim.

Check up u kontraktua në 15 janar të vitit 2015, kompani koncesionare 3P Life ( me kompanitë përfituese Marketing and Distribution (80%) dhe Trimed (20%))

Sterilizimi i kontraktuar në 10 dhjetor 2015, firmosur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe shoqëria ‘SaniService’ sh.p.k., aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane ‘Servizi Italia’, ‘Tecnosanimed’ dhe ‘U.Jet S.r.l.

Të dyja procedura me shkelje të rënda ligjore dhe pabarazi në pjesëmarrjen ne tender. I kemi denoncuar prej 10 vitesh, çdo ditë. I kemi kallëzuar pranë organeve hetimore. Kemi dëshmuar sa herë ka pasur nevojë si persona në dijeni të këtyre fakteve të rënda penale.

Kemi qene persistentë, të vendosur për të zbardhur këto afera kriminale korruptive që i kanë kushtuar shqiptarëve deri më sot, mbi 200 mln EURO.

Kemi bërë betejat tona me protesta e mosbindje civile në parlament për të drejtat tona për të ngritur komisione hetimore një prej të cilave ai për dy shërbimet e sipërcituara.

E mbani mend Edi Ramën që thoshte ta harrojnë, nuk ngrihen mbi bazën e thashethemeve etj… Me Vendimin nr. 19, datë 21.03.2024, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:

’1. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi’.

Në pikën VI të këtij vendimi është përcaktuar:

‘Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij për një afat kohor 4-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.’. (veprimtaria deri datë 21 Korrik 2024).

Që në mbledhjen e parë, të Komisionit, kam lexuar në emër të opozitës, planin e hetimit. Dhe në krye të tabelës së dëshmitarëve ka qenë Edi Rama, vijon… më tej me aksionerët dhe administratorët e kompanive koncesionare.

Qartazi, opozita e ka kërkuar dhe e kishte kusht të panegociueshëm ardhjen e Edi Ramës në Komision pasi Edi Rama është ideuesi, porositësi, urdhëruesi, mbështetësi kryesor i tyre.

Nuk ka qenë e lehtë, siç mund ta keni parë, orë të tëra luftë nervash, mbledhje me orë të gjata pa pushim. Pa kompromis.

Përgjatë gjithë ecurisë së komisionit maxhoranca ka dëshmuar që nuk ka pasur kurrë vullnet që të bëjë hetim parlamentar. Shkeljet e rregullores dhe kushtetutës janë të panumërta e sot po përmend vetëm disa prej tyre:

1. Konflikti i interesit: NKR dhe znj. Konomi në konflikt. Refuzim të firmosjes së deklaratës

2. NKR i komisionit person I cili ka disa rekomandime nga KLSH (edhe kallzime) nën akuzë

3. mbledhja e 3-maxhoranca bojkoton, mbledhja e katërt-bojkoton, mbledhja e pestë-maxhoranca bojkoton, mbledhja e gjashtë-maxhoranca bojkoton, (në 10 mbledhje –maxhoranca bojkoton) (këtu duhet të vendoset një afat kohor sa dite ikën nga ky bojkot)

4. tentativë për të rrëmbyer procesin e votimit ( e paqartë kjo)

5. votim me firma në protokoll (as parë e as dëgjuar)

6. për dy muaj gati nuk firmosën dërgimin e shkresave për informacion (deputetët e opozitës kanë dërguar rreth 300 shkresa për informacion)

7. na është refuzuar informacioni nga institucionet dhe është dashur të ridërgohen shkresat si përshembull DPT , Fondi etj (duhet shtuar se nuk i mbaj mend)

8. 40 ditë dënuan 80% të deputetëve duke dëmtuar rëndë hetimin parlamentar

9. tentuan të uzurponin drejtimin dhe komisionin-me forcë. Besoj të gjithëve ju kujtohen pamjet kur garda që linte të lirë Beqajn-na pengonte për të hyrë, apo kur Plarent Ndreca niste komisionin kur kryetari ishte te dera e sallës së mbledhjeve.

10. Në mbledhjet e thirrura e të drejtuara pa opozitën janë lejuar të dëshmojnë persona të padakordësuar, të pa vërtetuar që kishin lidhje me objektin e komisionit për të përjashtuar nga dëshmia ata që realisht kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.

11. Ndërprerje të sinjalit të broadcast me urdhër të SP-pra administratë në shërbim të Partisë për të mohuar të drejtën shqiptarëve të marrin vesh të vërtetën e shëndetësisë falas.

Por, për deputetët e opozitës, interesi publik ishte më I madh se ai politik ndaj me vendosmëri vijuam hetimin parlamentar pavarësisht pengesave të panumërta dhe tentativës për minim,kjo sepse donim:

Transparencë

Evidentimin e personave përgjegjës që kanë kryer shkelje ligjore, të cilët do referohen në organin e akuzës

Miratimin e propozimeve ligjore që këto koncesione të mos ndodhin më.

Nga check up nuk di të ketë përfituar njeri, përkundrazi ka shtuar koston, stresin jo vetëm te pacientët por edhe te mjeket dhe punonjësit e shëndetësisë të cilët janë të detyruar të punojnë për koncesionarin e si përfundim edhe të gjobiten nëse nuk kanë shërbyer sipas objektivave të vëna.

Nga sterilizimi nuk ka gjë më makabre sesa urdhrat e ministrave të shëndetësisë që të planifikohen operacionet ose të mos kryhen operacione në fund të muajit, sepse buxheti nuk e përballon dot. Por sëmundja shpesh nuk bashkëpunon!!

Pavarësisht ftesave tona për bashkëpunim, deputetët e maxhorancës u bënë mburojë e këtij korrupsioni e vepruan kundër interesit publik.

Me më shumë se 200 milionë euro të koncesioneve në 10 vite do te kishim ngritur pagat e personelit mjekësor për t’i mbajtur këtu dhe për të patur një shërbim më të mire.

Do të kishim blerë pajisjet e duhura për t’u shërbyer njerëzve siç e meritojnë dhe siç u shërbehet në shumicën e vendeve përreth nesh.

Do kishim blerë 10 herë të gjitha pajisjet e sterilizimit, do të kishim ngritur dhjetëra spitale e QSH.

Dua së fundi të informoj:

Deputetët e opozitës e kanë bërë ‘folloë the money’, kemi ndjekur paranë.

Kemi mjaftueshëm prova e fakte ndaj:

KM

Vilma Nushi/Ilir Rrapaj

Ogerta Manastirlliu

Ilir Beqaj (shtesë)

Ish sekretarëve të përgjithshëm të MSH, MF

Drejtorë e ish drejtorë të QSUT

E për shumë të tjerë që do ju bëhen me dije ditët në vijim

Në këtë skemë nuk janë vetëm:

Kompania GOGEL e Veliajt

2T e Gramoz Sakos

Por është një rrjet i tërë kompanish të lidhura me Ortakët, funksionarë të maxhorancës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjarë të tyre që kanë gllabëruar paratë publike.

Këto koncesione kanë ngritur një skemë të mirfilltë të një grupi të strukturuar kriminal, sot dua t’ju përmend vetëm një rast që të kuptoni përse Rilindja bllokoi dëshmitë e kërkuara nga ne:

Artan Lleshi për të gjithë ju një emër i panjohur, me profesion mjek.

I paguar me taksat tona për të shërbyer pranë Qendrës Shëndetësore Kamëz.

Ky individ punësohet nga Ilir Rrapaj në kompaninë SaniService me rrogë të majmë mbi 5000 euro në muaj, ku deri më sot vetëm pagë ka përfituar 500.000 euro.

Nuk mjaftohen me kaq, Artan Lleshi-n në 2020 vendosin ta bëjnë edhe biznesmen.

Gamaservice e Artanit përfiton nga SaniService 2.7 milion euro për shërbime që nuk dihen.

Hajdutëria nuk përfundon këtu por biznese regjistrojnë, motra dhe e bija e Artan Lleshi të cilat për etikë nuk po i përmend me emër por të dyja këto shtetase kanë përfituar mbi 1 milion euro pagesa vetëm nga SANISERVICE.

Në total shqiptarëve mjeku i cili paguhej për tu shërbyer ka përfituar nga Koncesioni i Sterilizimit 4.3 milion euro.

I kemi premtuar qytetarëve transparencë e do ta bëjmë për cdo qindarkë, ne jëmi të bindur që këto para nuk kanë përfunduar në xhepin e Artan Lleshit, i cili theu këmbën e nuk deshmoi në komision.

SPAK mundohet kot të amnistojë lekët e hajdutëve pasi shumë shpejt një kallëzim i ri penal do të depozitohet ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove.

Askush nga ata që bëri biznes me jetën e shqiptarëve, nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur.

The post Albana Vokshi: Kemi mjaftueshëm fakte ndaj Vilma Nushit, do çojmë kallëzim në SPAK appeared first on Albeu.com.

Koncesioni i Check-up të Vilma Nushit do shtyhet deri më 2027-tën, dy vite më shumë se kontrata

14 November 2024 at 14:27

Koncesioni i Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë afatin zyrtar më 2027, gati dy vite më shumë se në kontratën fillestare. Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kontrata me kompaninë “3P Life Logistic” do të jetë aktive deri më 2027 si një shtyrje automatike për pezullimin që iu bë shërbimit gjatë […]

The post Koncesioni i Check-up të Vilma Nushit do shtyhet deri më 2027-tën, dy vite më shumë se kontrata appeared first on BoldNews.al.

‘Iu marrin para shqiptarëve”/ Vokshi: Komisioni Hetimor nuk mbyllet pa u pyetur Rama dhe Vilma Nushi

By: Ardit
13 November 2024 at 18:55

Pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD për të shtyrë mandatin e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Albana Vokshi denoncoi se deputetët e PS tentuan të rrëmbenin komisionin, pasi u përpoqën që të fusnin fshehurazi dëshmitarin. Sipas deputetes së PD, komisioni hetimor nuk mund të mbyllet pa u ezauruar […]

The post ‘Iu marrin para shqiptarëve”/ Vokshi: Komisioni Hetimor nuk mbyllet pa u pyetur Rama dhe Vilma Nushi appeared first on BoldNews.al.

“Luftë” pankartash PS-PD në komisionin hetimor të koncesioneve në shëndetësi

13 November 2024 at 16:27

Sot është dita e fundit e afatit të komisionit hetimor të koncesioneve në shëndetësi, ndërkohë që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ende nuk ka dëshmuar, edhe pse është paraqitur për ditën e dytë rresht, për shkak të përplasjeve të forta të deputetëve në komision. Opozita kërkon shtyrjen e afatit dhe thirrjen në komision të kryeministrit […]

The post “Luftë” pankartash PS-PD në komisionin hetimor të koncesioneve në shëndetësi appeared first on BoldNews.al.

Komisioni Hetimor/ Korreshi: Vilma Nushi ka vjedhur 120 mln euro

By: Ardit
13 November 2024 at 16:12

Teksa Komisioni Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin po mban punimet për të tretën ditë radhasi, opozita ka këmbëngulur që në Komision të vijnë e të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi. Deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha se ka shumë pyetje për Vilma Nushin, cila sipas tij u ka vjedhur 120 mln qytetarëve […]

The post Komisioni Hetimor/ Korreshi: Vilma Nushi ka vjedhur 120 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Elda Hoti i “ndez cigaren” Vilma Nushit, deputeti i PD: Nga duhani tek Check-Up, si të kalosh nga lufta në Vietnam në ‘ndërzim artificial’

13 November 2024 at 16:15
Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-up nuk bie në një konsensus, e kjo për shkak se opozita kërkon që kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi të japin dëshmitë e tyre, kërkesë kjo që kundërshtohet nga maxhoranca. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, solli në komision një foto të kryeministrit me Vilma Nushin, të cilës kësaj
❌
❌