Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit dhe Porto Romano

By: V K
17 December 2024 at 15:22

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të miratimit të Projektit të “Marina dhe Jahtet e Durrësit’.

Gjithashtu, komisioni ka objekt edhe shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o., dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Në kërkesën e demokratëve, theksohet se pjesë e objektit të hetimit të Komisionit parlamentar, duhet të jetë shitja e koncensionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o, po ashtu kërkohet dhe verifikimi i procedurave për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.

“Kërkojmë: 1. Ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha problematikave lidhur me miratimin e projektit “Marina e Durrësit & Jahtet”, prishjen e kontratës me kompaninë gjermane EMS dhe shitjen e koncesionit te kompania kroate Schapha d.o.o., si dhe projektimin e ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano; dhe ii) vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, barazisë, konkurrencës, meritokracisë, eficencës ekonomike, mbrojtjes së pronës publike dhe ruajtjes së buxhetit të shtetit në të gjitha kontratat publike që angazhohet qeveria shqiptare.

Komisioni do të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt”, thuhet në letrën e demokratëve.

Kush ka firmosur kërkesën:


The post PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit dhe Porto Romano appeared first on Albeu.com.

Ilir Beqaj la dy ditë burgun për Komisionin Hetimor/ Avokati paralajmëron se çështjen do ta çojë në Strasburg: Trajtim çnjerëzor! Ish-ministri ishte përgatitur për…Ja pse dështoi

17 November 2024 at 12:34
Avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale për atë se çfarë ndodhi gjatë dy ditëve të Komisionit Hetimor, ku duhet te raportonte ish ministri, por kjo nuk ndodhi. Avokati flet për një trajtim çnjerëzor gjatë dy ditëve që ish ministri dhe ai ndodheshin në kryesinë e Kuvendit,

“S’ka qenë e lehtë, orë të tëra luftë nervash”-Komisionin Hetimor, Vokshi: Do të bëjmë kallëzim në SPAK, nuk do t’i gëzojnë paratë ata që bënë biznes me jetën e shqiptarëve

15 November 2024 at 15:06
Albana Vokshi, në një deklaratë për media pasi Komisionit Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin i skadoi afati i punimeve, është shprehur se do të dorëzojnë në SPAK kallëzim të ri “ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove”. Vokshi, e cila ishte dhe kryetare e këtij komisioni,

I burgosuri “special” Ilir Beqaj që kërkon Power Point (VIDEO)

By: user 4
14 November 2024 at 12:21

Mesnatën e të mërkurës, kur debatet vazhdonin në komisionin hetimor të sterilizimit aty ka hyrë Ilir Beqaj, ish-ministri i burgosur që e kushtëzon prej 14 orësh të dëshminë e tij me kërkesën për të bërë një prezantim me Poëer Point.

Por kërkesa për të përdorur programin Power Point nuk është e vetmja që tregon se Beqaj është një i burgosur special, që pavarësisht se akuzohet për hajdutëri, nuk i ka humbur pozitat e tij.

Ndërsa deputetët diskutonin, Beqaj ka hyrë në sallë u ka bërtitur opozitës. Në filmimet që transmetoheshin direkt nga regjia e kuvendit, ai duket i nervozuar, teksa u drejtohet me zë të lartë deputetëve që të mbyllin disktuimet.

Ish-ministri është i burgosur prej disa muajsh, por pasi ka hyrë në kuvend është lënë i lirë nga garda dhe nga policia që të lëvizë në korridoret e godinës.

“Në ate orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes në pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit kam dëgjuar deputeten Zhupa që, sikur unë të isha send, kërkonte që meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor të kthehesha në qeli…”- ka thënë Beqja duke shtuar se hyrja në komision ka qenë për të treguar revoltën e tij.

“Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë”- shkruan më tej ish-ministri i Shëndetësisë.

The post I burgosuri “special” Ilir Beqaj që kërkon Power Point (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata

14 November 2024 at 10:36


TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali reagoi sot në seancën plenare në Kuvend ndaj kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi.

Spiropali u shpreh se, “kërkesa që ka ardhur në drejtim të Kryetares për shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor i është paraqitur Konferencës së kryetarëve dje, edhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm nga Komisioni Hetimor”.

Pra, shtoi ajo, “t’ju them të vërtetën ndihem pak në faj që e kam çuar atë kërkesë nga Komisioni, pra nga kërkesa e 7 deputetëve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, sepse normalisht pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhet ta kisha paraqitur në Konferencë të Kryetarëve. Por për hir të debatit dhe të faktit që ka një rëndësi të posaçme hetimi unë e kam paraqitur në Konferencën e Kryetarëve, ku sigurisht që anëtarët tuaj në atë konferencë, kryetarët e komisioneve kanë marrë pjesë në atë debat, është diskutuar dhe në fund është votuar për mos shtyrje”.

“Ai komision është shtyrë dy herë, ju e dini shumë mirë, dhe është shtyrë me dëshirën për t’i dhënë mundësi që Komisioni hetimor të dalë në disa konkluzione, të bëjë detyrën, jo të shpërdorojë detyrën”, tha Spiropali.

“Edhe pse unë nuk jam shprehur në atë konferencë kryetarësh qëndrimi ka qenë i qartë, në bazë të ligjit duhet që të kishte një vendim të ndërmjetëm nga komisioni për t’ia paraqitur Konferencës së Kryetarëve”, u shpreh Spiropali, e cila shtoi se, “pavarësisht kësaj është paraqitur në Konferencën e Kryetarëve dhe është votuar që ai komision të përfundojë detyrën sipas ligjit dhe kohës që i është dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë”.

“Sa i takon se kush është kriminel, atë e përcakton prokuroria dhe gjykata. Besoj për këtë jemi dakord dhe përsa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvendin e Shqipërisë, tregon patjetër gatishmërinë, për të folur, për tu paraqitur, për të dëshmuar, duhet t’i jepet mundësia që kjo të ndodhë”, tha Spiropali.

Lidhur me pretendimet e deputetëve të opozitës se ish-ministri Ilir Beqaj i ka kërcënuar në Komision, Spiropali u shpreh e sigurt se Garda ka respektuar rregulloren.

“Sa i takon pretendimeve të tjera unë do i shoh me shumë vëmendje. Jam bërë me dije sot në mëngjes. Patjetër jam e sigurt që Garda ka respektuar rregulloren, por gjithsesi, do shihen me shumë vëmendje si pamjet aty, si fakti që dëshmitari ka qëndruar për orë të tëra dhe nuk është prezantuar, ashtu edhe rregullorja e mënyrës së funksionimit. Pra nuk mund të jap një koment sot për këtë sepse sot në mëngjes jam bërë me  dije për kërkesën tuaj që besoj do të vijë dhe me shkrim”, u shpreh Spiropali.

Duke folur për debatet e djeshme në Komisionin hetimor të shëndetësisë, deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se “dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës në kundërshtim me ligjin që hyn në sallën e parlamentit, inkurajuar nga dhuna e kryeministri ushtron ndaj opozitës. Një hajdut dy metra i gjatë i burgosur guxon që të sulmojë, agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë”.
“U përpoqët dje që të minonit punën e komisionit. Paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelni çdo normë dhe çdo standard. Komisioni mbrëmë ishte pa gardianë, Ilir Beqaj së bashku me avokatin guxonin të intimidonin deputetët”, tha Noka.

/a.f/

 

The post Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U akuzua nga deputetët e PD se i kërcënoi, reagon nga qelia Ilir Beqaj: U përballa me fyerje, më trajtuan si send

By: sara fuga
14 November 2024 at 10:33

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar nga qelia pas akuzave të deputetëve të opozitës se hyri në sallën ku po zhvillohej Komisioni Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up duke i kërcënuar.
“Jam i paraburgosur, por s’pranoj të më marrin nëpër këmbë”, shkruan Ilir Beqaj, i cili u thirr në Komision dy ditë rresht për të dëshmuar, por për shkak të përplasjeve mes PD dhe PS, nuk u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se priste në Kryesi prej orës 10:30 të paradites së djeshme (13 Nëntor) për të dëshmuar, por theksoi se u përball me akuza, fyerje e tallje nga deputetët e PD-së, anëtarë të Komisionit.
“Kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve”, shkruan ai.

Ilir Beqaj shtoi se hyri në sallën e mbledhjes vetëm 1 hap nga dera dhe se ka shprehur rezoltën e tij për “talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh”, duke theksuar se: “Nuk kam kercenuar apo fyer askend.”

Deklarata e plotë:
Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.
Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim

The post U akuzua nga deputetët e PD se i kërcënoi, reagon nga qelia Ilir Beqaj: U përballa me fyerje, më trajtuan si send appeared first on Sot News | Lajme.

Kërcënimet e Beqaj, reagon ashpër Berisha: U fut në komisionin hetimor për të shantazhuar deputetët e PD-së

By: sara fuga
14 November 2024 at 10:29

Pas mbledhjes maratonë të zhvilluar ditën e djeshme në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Kuvend, Partia Demokratike ka denoncuar se Ilir Beqja ka takuar dje lirisht deputetët e PS si dhe ka kërcënuar deputetët e opozitës.
Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i PD Sali Berisha, i cili shkruan se Beqja u lejua me skenar të hynte dje lirisht në sallën e komisionit hetimor dhe të shante e kërcënonte deputetët e PD.

“Miq, sipas një skenari banditesk të Edi Ramës, hajduti Beqja futet brutalisht paautorizuar në sallën e komisionit hetimor për vjedhjen e dytë të shekullit, i lejuar nga policia e burgjeve dhe garda, shan dhe kërcënon si bandid deputetët e opozitës me shpresë se ata do iknin dhe ai do pyetej vetëm nga bashkëhajdutët e tij rilindas. Por skenari i hajdutëve dymetrosh dështoi. Komisioni vazhdoi punimet dhe hajdutët dolën lakuriq para shqiptarëve“-shkruan Berisha.

The post Kërcënimet e Beqaj, reagon ashpër Berisha: U fut në komisionin hetimor për të shantazhuar deputetët e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

“Sterilizimi”/ Përplasjet te “Hetimori” vijojnë, reagon Beqaj: Jam penguar të jap dëshminë

14 November 2024 at 10:40

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë është shoqëruar me diskutime dhe debate prej dy ditësh. Së fundmi ish-ministri i Shëndetësisë ka bërë edhe një reagim nga qelia pasi ende nuk ka arritur të japë dëshminë e tij pas përplasjeve me opozitës dhe mazhorancës.

Beqaj ka hedhur akuza se është fyer dhe akuzuar gjatë gjithë mbledhjes në Komision, ndërsa nënvizon se edhe avokati i tij është penguar të flasë.

Reagim i Beqajt për mbrëmë shpërndarë nga avokati i tij:

Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi, nga deputetet nismëtare jam përballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje ditën e përballjes ne Komision. Ditën e marte jam paraqitur ne orën 10 dhe deri ne orën 19.30 jam penguar te jap dëshminë. Eshtë penguar të flasë edhe avokati im.

Ditën e mërkurë jam paraqitur në orën 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri në orën 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e këtyre dy ditëve që janë publike, me zë dhe figure, jam përballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Në atë orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes ne pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam dëgjuar deputeten Zhupa qe sikur unë të isha send kërkonte qe meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor te kthehesha në qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedurës Penale edhe për një paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqësor qëndrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetëm një hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri ne kufijtë e torturës që behej prej më shumë se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej orës 10.30. Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do te vazhdoj ta kundërshtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, të gjithë dëshmitarët kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi janë histori suksesi. Dështimin politik deputetet e opozitës nuk i lejoj ta përcjellin ne nëpërkëmbje te dinjitetit tim

/abcnews.al/

Komisioni Hetimor, Alimehmeti: Mazhoranca legjitimoi vjedhjen

By: Ardit
13 November 2024 at 19:28

Pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi të mos shtyej afatet e Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar për sterilizimin dhe Chechk up, mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar ky komision bëri shumë për hetimin e kësaj afere. Alimhemeti i cili në Partinë Demokratike mban postin e Shefit të Departamentit të Shëndetësisë, tha në Syri TV se mazhoranca përmes […]

The post Komisioni Hetimor, Alimehmeti: Mazhoranca legjitimoi vjedhjen appeared first on BoldNews.al.

Detajet/ Ku mbahet Ilir Beqja në Kuvend dhe pse nuk i afrohen kolegët e PS

By: user 5
13 November 2024 at 19:43

Socialistët janë të vendosur për ta penguar dëshminë e Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi. Sot është dita e dytë kur ish-ministri paraqitet me pranga në Kuvend, por nuk arrin dot të dëshmojë.

Përtej këtij skenari të qartë të PS-së për të minuar dëshminë e Beqajt, ka edhe një detaj tjetër interesant në të gjithë këtë teatër banal ku mazhoranca po bëhët barrikadë e mbrojtjes së aferave në shëndetësi të bëra me bekimin e Edi Ramës.

Ku ndodhet Ilir Beqaj teksa vijon sherri në komision mes opozitës dhe mazhorancës? Një burim i tha Lapsi.al se Beqaj mbahet në një zyrë të veçantë të Kuvendit në katin e parë ku qëndrojnë punonjësit e Gardës së Republikës.

Natyrisht që ai ndjek përmes ekranit mbledhjen e komisionit dhe lejohet të shkojë për nevoja personale në tualet apo të ushqehet. Gjatë gjithë kohës me të janë punonjësit e policisë që e shoqërojnë, madje edhe kur shkon në tualet ata e presin aty.

Lejohet që pranë ish-ministrit të qëndrojë edhe avokati, i cili veç të tjerash kujdeset edhe që t’i sjellë ushqim apo kafe klientit të tij. Deputetë të PS-së deri më tani nuk kanë tentuar të shkojnë të takojnë ish-kolgun e tyre sepse i druhen ekspozimit qoftë te punonjësit e policisë që shoqërojnë Beqajn apo edhe nga punonjës të tjerë të Kuvendit në zyrat aty pranë. 

Por sigurisht që ata dhe kryetarja Elisa Spiropali janë kujdesur maksimalisht që Beqajt të mos i mungojë asgjë teksa qëndron izoluar në Kuvend duke ndjekur teatrin që ka krijuar partia e tij në Komisionin Hetimor për aferat në Shëndetësi. ©LAPSI.al

The post Detajet/ Ku mbahet Ilir Beqja në Kuvend dhe pse nuk i afrohen kolegët e PS appeared first on Lapsi.al.

Ilir Beqaj dy ditë jashtë qelisë në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Albana Vokshi: Keni kryer vepër penale, mos mendoni se do ta lemë këtu! S’heqim dorë derisa…

13 November 2024 at 19:29
Prej dy ditësh, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka lënë qelinë dhe i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Por dëshmia e tij ka dështuar pasi PS dhe opozita nuk kanë rënë dakord për procedurën. Ish ministri Beqaj ka kërkuar që të prezantojë disa foto

‘Iu marrin para shqiptarëve”/ Vokshi: Komisioni Hetimor nuk mbyllet pa u pyetur Rama dhe Vilma Nushi

By: Ardit
13 November 2024 at 18:55

Pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD për të shtyrë mandatin e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, kryetarja Albana Vokshi denoncoi se deputetët e PS tentuan të rrëmbenin komisionin, pasi u përpoqën që të fusnin fshehurazi dëshmitarin. Sipas deputetes së PD, komisioni hetimor nuk mund të mbyllet pa u ezauruar […]

The post ‘Iu marrin para shqiptarëve”/ Vokshi: Komisioni Hetimor nuk mbyllet pa u pyetur Rama dhe Vilma Nushi appeared first on BoldNews.al.

Aferat e Beqajt në shëndetësi, PS rrëzon kërkesën për shtyrje të afatit hetimor

By: user 5
13 November 2024 at 18:12

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjatje të afatit të komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi. Vendimi është marrë sot pasdite në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Me pretekstin se nuk ka një vendim të ndërmjetëm nga komisioni për zgjatje të afateve, vendim që më pas i kalon Konferencës së Kryetarëve, me dhunën e kartonëve si shumicë, PS ka votuar kundër.

Pavarësisht se deputetët e opozitës në këtë Konferencë kërkuan zgjatje të afatit, me argumentin se nuk janë pyetur të gjithë dëshmitarët e planifikuar e që kanë dijeni për koncensionet, PS ka votuar kundër.

Në mbledhje pati debate, madje deputetë të shumicës u shprehën të skandalizuar nga mënyra me të cilën Albana Vokshi drejton komisionin hetimor.

Kjo mënyrë sipas tyre nuk është aspak etike dhe bëhet thjesht për protagonizëm personal. Ndërkohë deputetja e opozitës, Ina Zhupa iu kujtoi se si deputetët e PS-së nuk kanë të njëjtën ndjeshmëri kur është fjala për ish-kolegun e tyre Jurgis Çyrbja që informonte grupet kriminale dhe personat në kërkim nga Policia e Shtetit

Mes personave që PD do të thërrasë në komision për të dëshmuar, janë Edi Ramën dhe Vilma Nushi. Prej dy ditësh po mbahet peng dëshmia e Ilir Beqajt në këtë komision sepse mazhoranca kërkon të fitojë kohë derisa të skadojë afati.

Argumenti është se Beqaj sipas PS ka kërkuar të bëjë një prezantim me Power Point, cka është jashtë parashikimi të ligjit për Komisionet Hetimore. ©LAPSI.al

The post Aferat e Beqajt në shëndetësi, PS rrëzon kërkesën për shtyrje të afatit hetimor appeared first on Lapsi.al.

“Deputetët e PS tentuan të fusnin fshehurazi dëshmitarin”- Vokshi: Nuk mund ta mbyllim komisionin pa u ezauruar lista e atyre që do merren në pyetje, në të kundërt…

13 November 2024 at 18:06
Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD për të shtyrë mandatin e Komisionit Hetimor. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi denoncoi se deputetët e PS tentuan të rrëmbenin komisionin, pasi u përpoqën që të fusnin fshehurazi dëshmitarin. Sipas Vokshit, komisioni hetimor nuk mund të mbyllet pa u ezauruar lista e dëshmitarëve, pasi

Komisioni Hetimor/ Korreshi: Vilma Nushi ka vjedhur 120 mln euro

By: Ardit
13 November 2024 at 16:12

Teksa Komisioni Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin po mban punimet për të tretën ditë radhasi, opozita ka këmbëngulur që në Komision të vijnë e të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi. Deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha se ka shumë pyetje për Vilma Nushin, cila sipas tij u ka vjedhur 120 mln qytetarëve […]

The post Komisioni Hetimor/ Korreshi: Vilma Nushi ka vjedhur 120 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“Doni të na e paraqisni si hero atë që akuzohet për hajdut”- Spaho shpërthen ndaj mazhorancës në Komision: Jeni bërë si xhandarë, nuk do ju pyesim juve

13 November 2024 at 14:25
Debate të ashpra janë zhvilluar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, pasi që prej ditës së djeshme ende nuk është bërë e mundur që ish-ministri Ilir Beqaj, të dëshmojë. Sipas deputetit demokrat, Edmond Spaho, e gjitha kjo është një skenar i mazhorancës. “Këtu ka një skenar. Duket qartë që ka një skenar. Edhe dje që ndenjëm

Ish-ministri Ilir Beqaj sërish në pranga në kuvend (Fotot)

By: user 4
13 November 2024 at 11:35

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi është thirrur në Komisionin Hetimor të Koncensioneve në Shëndetësi, për të dëshmuar në lidhje me sterilizimin.

Ashtu edhe si një ditë më parë, Beqaj u shfaq me pranga në duar, por sot duket se drejtoria e burgjeve është kujdesur që ai të kishte një shoqërim më të mirë.

The post Ish-ministri Ilir Beqaj sërish në pranga në kuvend (Fotot) appeared first on Lapsi.al.

Ilir Beqaj mbërrin në Komision për të dëshmuar, sërish mbulon duart e prangosura

By: V K
13 November 2024 at 11:13

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sapo ka mbërritur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi është thirrur në Komisionin Hetimor të Koncensioneve në Shëndetësi, për të dëshmuar në lidhje me sterilizimin.

Ish-ministri Beqaj, mbërriti në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga forca policie dhe me pranga në duar.

Por, ashtu si ditën e djeshme, Ilir Beqaj u kujdes që të mos i dukeshin prangat. Ai i mbuloi me një xhup të zi, ndërsa në duar mbante edhe një çantë.

Mbledhja e ditës së djeshme, u mbyll pa asnjë dëshmi nga ana e ish-ministrit. Beqaj kishte përgatitur një fjalim propagande, me foto të ndryshme në “Power point”, skenar i cili nuk u lejua nga drejtuesja e Komisionit, deputetja Albana Vokshi, duke sjellë një debat prej më shumë se 8 orësh dhe në fund seanca për pyetjen e tij është shtyrë për sot.

 

Beqaj pritet të japë dëshminë e tij lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Ai është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë, iu dha kompanisë ‘SaniService’, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij ‘Investital LLC’ është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Biznesmeni Ilir Rrapaj ,ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

 

The post Ilir Beqaj mbërrin në Komision për të dëshmuar, sërish mbulon duart e prangosura appeared first on Albeu.com.

Deputetja e PS-së ironizon opozitën: Ne nuk presim si Romeo Zhuljetën që të dalë në ballkon për të na dhënë porosi nga Surreli

13 November 2024 at 12:09
Deputetja e PS-së, Edona Bilali iu është përgjigjur akuzave të opozitës se marrin porosi nga kryeministri Edi Rama mbi deklaratat që duhet të bëjnë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit. Ajo u shpreh se nga ana e maxhoranës nuk ka shkuar njeri në Surrel për të marrë porosi për Komisionet Hetimore “Ne nuk presim si Romeo Zhuljetën

Komisioni Hetimor thërret Ramën dhe Vilma Nushin për të dëshmuar për konçesionet në Shëndetësi (DOKUMENTI)

By: V K
13 November 2024 at 10:38

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve, duke mbështetur e promovuar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.

Në dokumentin e publikuar, kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni.

Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Vilma Nushit, e cila sipas tyre, është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 milionë eurove nga dividenti.

 

 

Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

 

 

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama, por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si iniciues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

 

 

Ndërkaq do mblidhet sot për të dytën ditë radhazi, komisioni hetimor parlamentar i “Sterilizimit” në pritje të një dëshmie të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Kjo pasi, mbledhja e ditës së djeshme, u mbyll pa asnjë dëshmi nga ana e ish-ministrit, edhe pse ai ndenji për rreth 7 orë e gjysmë në ambientet e sallës ku zhvillonte punimet komisioni, ose në ambientet e tjera të Kryesisë së Kuvendit.

Kanë qenë tensionet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës mbi një kërkesë të Beqajt, për prezantimin me powerpoint të deklaratës para marrjes në pyetje, ato që çuan deri në dështimin e mbledhjes së djeshme.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, u shpreh se kërkesa e Beqajt për një deklaratë kontekstuale ndryshe, nuk është e drejtë pasi ai është njëlloj si dëshmitarët e tjerë, madje shtoi se konferencat me powerpoint, Beqaj duhet t’i bëjë gjykatë.

Ndërkohë, nënkryetari Plarent Ndreca, u përgjigj se me çdo kufizim që po i bëhet, po shkelet e drejta e ish-ministrit Beqaj dhe po i dhunohet e drejta.

Më pas, të tërë orët në vijim kaluan me debate mbi të njëjtën pikë, duke mos arritur në një dakordësi, derisa nënkryetari Ndreca propozoi shtyrjen e mbledhjes, pasi nuk ishte arritur asnjë rezultat.

Komisioni mblidhet sot në orën 10:30, pavarësisht se zoti Ndreca propozoi një orë më të hershme, duke pasur parasysh ritmin e punës në mbledhjen e djeshme, por kryetarja e komisioni zonja Vokshi ishte e angazhuar në një tjetër takim ndërkombëtar. Sa i përket rendit të ditës, ai është i njejtë me ato të mbledhjes të së martës.

The post Komisioni Hetimor thërret Ramën dhe Vilma Nushin për të dëshmuar për konçesionet në Shëndetësi (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌