Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

1 July 2025 at 20:50

Emisioni “Në Shënjestër” Një zhurmë e paplotë, por mjaftueshëm e frikshme, çau qetësinë e natës dhe prishi shurdhërinë e orëve të vona, duke lënë të shtangur ata pak vizitorë të pranishëm në një pallat të ri, ende jo plotësisht i populluar nga banorët e rinj. Ishte një shfryrje e panjohur, e cila në atë moment […]

The post Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt appeared first on BoldNews.al.

Dëshmitë e çiftit Nikolli që çuan në zbulimin e skenarit për eliminimin e dyfishtë

By: user 8
20 May 2025 at 16:40

Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin.

Burrë e grua, kanë mbështetur dëshmitë e tyre të dhëna në SPAK dhe prokurorinë e Vlorës, duke sjellë formimin e një prove të vetme që përputhet dhe me prova të tjera të administruara në dosje.

Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e Drejtësisë, Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.

Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë kundrejt pagesës mijëra euro, të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

Vrasja e tyre nuk u arrit të kryhet pasi Amarildo Nikolli nuk po arrinte të gjente asnjërin prej objektivave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Por njëherësh edhe për faktin se Amarildo Nikolli, u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga agjentët e sektorit “Fast Albania”.

Pas arrestimit të Nikollit me armë në brez, policia e Vlorës shoqëroi dhe mori në pyetje gruan e tij, Xhovana Nikolli, e cila ndër të tjera shpjegoi duke konfirmuar thënien e Amarildo Nikollit që kishte pohuar në polici.

“…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”…”-ka deklaruar në polici Xhovana Nikolli.

Më tej ajo ka dhënë shpjegime edhe për situata të ndryshme rreth marëdhënies që 4 personat kishin krijuar me njëri-tjetrin.

“…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin “fshatari” dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa “fshatarin” e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe. E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, “fshatari” dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, “Daku” dhe “fshatari”. “Fshatari” dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”-ka pohuar në polici Xhovana Nikolli.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe Amarildo Nikolli, i cili veç deklarimit dorëzoi dhe telefonin tek policia, duke sjellë zbërthimin e mesazheve të komunikimit mes tij, Leoanrd Luzit dhe Muharem Koroveshit./Ora News

The post Dëshmitë e çiftit Nikolli që çuan në zbulimin e skenarit për eliminimin e dyfishtë appeared first on Lapsi.al.

Dy dëshmitë e çiftit të penduar Nikolli zbuluan skenarin për vrasjen e “Sakatit” dhe “Qorrit”

20 May 2025 at 17:00

Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani”, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin. Burrë e grua, kanë mbështetur […]

The post Dy dëshmitë e çiftit të penduar Nikolli zbuluan skenarin për vrasjen e “Sakatit” dhe “Qorrit” appeared first on BoldNews.al.

Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai

5 May 2025 at 16:01

Kur emra të rëndësishëm të botës së krimit “bien”, disa të tjerët ngrihet. Vëmendja shkon tek ata që zunë vendin e atyre, që në ndonjë rast janë vrarë e në raste të tjera janë arrestuar. E me gjithë idenë se pas “zhdukjes” së atyre që njiheshin, aktiviteti kriminal mund të ngadalësohet, në fakt shpesh ndodh […]

The post Dosja e të penduarit, vrasjet e Vlorës me porosi nga Dubai appeared first on BoldNews.al.

Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

30 April 2025 at 14:25

Në videon e mëposhtme, të siguruara nga Boldnews, janë pamjet e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua mëngjesin e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi krimi, ku vrasësi shfaqet në momentin kur shkon mes rrugicave […]

The post Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Me kapele dhe maskë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

30 April 2025 at 08:36

Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Ai është filmuar nga një kamer sigurie pranë zonës ku ndodhi krimi, teksa shfaqet i veshur me të zeza, […]

The post FOTO/ Me kapele dhe maskë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës/ Atentati ende i pazbardhur, Policia mblodhi vetëm gëzhojat

8 February 2025 at 11:15

30-vjeçari Kevin Hajrulla ka lënë pas më shumë se një muaji spitalin e Traumës, pas i shpëtoi një atentai mafioz të regjistruar më 18 Dhjetor. Ai mori mjekim të specializuar dhe iu nënshtrua tre ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi u qëllua me 24 plumba, nga autorë ende të paidentifikuar. Atentati deri më tani mbetet i pazbardhur, teksa […]

The post Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës/ Atentati ende i pazbardhur, Policia mblodhi vetëm gëzhojat appeared first on BoldNews.al.

I mbijetoi atentatit me 50 plumba/ Flet Kevin Hajrulla nga Spitali i Traumës: Nuk kam konflikte me njeri, jam i traumatizuar

11 January 2025 at 19:12

VLORË- Në gjendje të traumatizuar dhe paniku Kevin Hajrulla është marrë në pyetje nga grupi hetimor në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë. Kevin Hajrulla nuk e ka ndihmuar aspak grupin hetimor në dëshminë që ka dhënë përpara tyre.

“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet të ketë thënë Hajrulla dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur .

“Jam kushëri me Inezin por jam takuar rrallë”, ka thënë ai.

I pyetur për momentin e atentatit Kevin Hajrulla kujton pak ngjarjen, por jo plotësisht.

Deri tani Hajrulla ka bërë 3 ndërhyrje në trup duke hequr gjithë predhat por do i nënshtrohet disa ndërhyrjeve tjera sipas bluzave të bardha .

Ndërkohë burime të grupit hetimor pohojnë se hetimet kanë avancuar nëpërmjet këqyrjes se kamerave të sigurisë por që deri tani ende  nuk është arritur në identifikimin e autorëve .

Në moment që Hajrulla pyetet për momentin e atentatit kalonte ne gjendje paniku .

“Jam traumatizuar dhe s’mbaj mend momentin as persona skam parë gjë”, është shprehur ai .

Kevin Hajrullla u plagos rëndë ne datë 18 dhjetor në lagjen 24 maji , ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij Benz Mercedez.

Ndaj tij i qëllua me mbi 50 plumba ndërsa u plagos edhe një tjetër person rastësisht në vendngjarje.

Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plagëve të shumta të marra në pjesë të ndryshme të trupit/abcnews.al

 

I shpëtoi atentatit/ Dëshmia e Kevin Hajrullas: Me Inezin shoqërohem vetëm në raste familjare

11 January 2025 at 17:10

Kevin Hajrulla, 30-vjeçari i cili i shpëtoi një atentati mafioz mbrëmjen e 18 Dhjetorit në Vlorë, është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshminë e dhënë për unfirmoat blu, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka deklaruar se nuk ka arritur që të njohë asnjë prej […]

The post I shpëtoi atentatit/ Dëshmia e Kevin Hajrullas: Me Inezin shoqërohem vetëm në raste familjare appeared first on BoldNews.al.

Përplasje mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj Kevin Hajrullës, hetimet shtrihen në disa nivele

11 January 2025 at 16:45

Kevin Hajrulla, i mbijetuari i një atentati të mirëorganizuar në Vlorë, është përmirësuar dhe ka dhënë dëshmi për hetuesit.

Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, duke treguar se ka ndjerë erën e barutit në momentin kur u qëllua, para se të humbiste ndjenjat. Hajrulla pretendon se nuk ka konflikte personale dhe se për një periudhë të gjatë ka punuar në një call center.

Në lidhje me kushëririn e tij, Inez Hajrulla, i cili është në përplasje me grupin e Bernard Sinomatit, Kevin Hajrulla ka deklaruar se takimet mes tyre janë shumë të rralla dhe ndodhin vetëm në raste familjare. Policia dyshon se atentati ndaj Kevin Hajrullës lidhet me konfliktet e kushëririt të tij me grupe kriminale, megjithëse ai vetë nuk ka rekorde kriminale.

Aktualisht, Hajrulla është në gjendje të stabilizuar pas tri ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, Inez Hajrulla nuk është pyetur nga grupi hetimor pasi sipas sistemit TIMS, ai ndodhet jashtë vendit.

Përplasjet mes grupit të Inez Hajrullës dhe disa grupeve të tjera kriminale, përfshirë atë të Bernard Sinomatit, kanë qenë të ashpra. Konflikti është intensifikuar që pas vrasjes së Gëzim Sinomatit, nipit të Bernard Sinomatit, i cili u ekzekutua me snajper në dhjetor të 2023. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djali i Sokol Sinomatit, ende mbetet e pazbardhur.

Pas atentatit në Vlorë ku u plagos Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë ka pasur një tentativë për të ekzekutuar Bernard Sinomatin, duke e përshkallëzuar më tej këtë seri konfliktesh mes grupeve kriminale.

The post Përplasje mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj Kevin Hajrullës, hetimet shtrihen në disa nivele appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati i dështuar ndaj “Sakatit” dhe “Qorrit”/ Dënohen 3 të akuzuarit, “Daku” kërcënon “Shkodranin”

10 January 2025 at 14:12

Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të premte vendimin për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrullas i njohur me nofkën “Sakati” dhe Ervis Matodashajn i njohur me nofkën “Qorri”, ngjarje e cila u parandalua nga Policia mesditën e 7 Gushtit të vitit 2023 Mësohet se gjyqtari Bib Ndreca ka miratuar pretencën e SPAK […]

The post Atentati i dështuar ndaj “Sakatit” dhe “Qorrit”/ Dënohen 3 të akuzuarit, “Daku” kërcënon “Shkodranin” appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon tre të fortë, kërcënime në sallën e gjyqit

By: user 8
10 January 2025 at 14:27

Gjykata e Posaçme cilësoi fajtor dhe dënoi 3 të pandehurit për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashajt.

Leonard Luzi i akuzuar si organizator, u dënua me 11 vite burgim, Muharrem Koroveshi me 10 vite burgim, ndërsa i penduari i drejtësisë, Amarildo Nikolli 7 vite e 4 muaj burg. Të tre të pandehurit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në seancë pati tensione në mesin e të pandehurve dhe një moment Leonard Luzi tha “ “do e shohësh edhe ti Amarildo” teksa goditi me grusht xhamin e kafazit.

Atentati ndaj Inez Hajrulla që ishte planifikuar të kryhej me 7 gusht 2023, u parandalua pasi policia arrestoi Amarildo Nikollin, I cili ishte pajtuar për vrasjen.

Hajrulla është një ndër emrat me të njohur të krimit në Vlorë dhe mori drejtimin e grupit kriminal te Edison Arizajt, pas vrasjes së këtij të fundit në 2018 në Durrës.

The post GJKKO dënon tre të fortë, kërcënime në sallën e gjyqit appeared first on Lapsi.al.

“Do ta shohësh!”- U dënua me 11 vite burg nga GJKKO, “Daku” kërcënon në sallën e gjyqit vrasësin me pagesë! Ç’ndodhi në seancën pa media

10 January 2025 at 13:57
“Do ta shohësh ti”, kështu iu është drejtuar Leonard Luzi vrasësit me pagesë, Amarildo Nikolli gjatë seancës së GJKKO-së, ku e denoi këtë të fundit me 11 vite burg për porositjen e vrasjes së Inez Hajrullës. Mësohet se gjatë seancës pa media, Leonard Luzi, i njohur me nofken “Daku” është acaruar kur gjqytari ka dhene denimin

A u tentua të ekzekutohej Sinomati me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Hajrullas?

25 December 2024 at 17:57

Vetëm pak ditë nga shpërthimi i fortë me tritol, i regjistruar mbrëmjen e 21 Dhjetorit në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë, Policia ka dalë në konkluzjonin përfundimtar se sulmi është kryer përmes një mjeti fluturues dron. Pjesë teknike të tij mësohet se janë gjetur në ballkonin e apartamentit dhe poshtë […]

The post A u tentua të ekzekutohej Sinomati me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Hajrullas? appeared first on BoldNews.al.

Dështuan të vrisin Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën, SPAK kërkon burg për autorët

21 December 2024 at 14:16

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si përsona që ishin të interesuar për vrasjën e Ines Hajrulles deh Ervis Matodashaj në Vlorë.

Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje Spak kërkon që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj. Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkpunimit me prokurorinë e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin gjykimi u zhvillu me procedure të shkurtuar çka do të thotë që nga dënimi prej 11 vitesh i zbret në 1/3 e saj.

Hetimi i strukturës së posacme ka provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të jenë përplasjet për lojërat e fatit.

Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes

Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i pandehuri Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të pandehurit  Leonard Luzi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dështuan të vrisin Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën, SPAK kërkon burg për autorët appeared first on Euronews Albania.

Atentati në Vlorë, policia heton në dy pista

By: redi
20 December 2024 at 19:48

Në dy pista po e heton policia e Vlorës atentatin ku mbeten të plagosur Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit. Blutë po hetojnë konflikt të personave që shoqëronin të riun mbrëmjen e ngjarjes ndërsa ai ka qëndruar për rreth 15 minuta i vetëm brenda makinës në sediljen e pasme të mjetit. Nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë lidhje edhe me ndonjë konflikt të të afërmve të tij ndërsa 30…

Source

Atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, zbardhen dy pistat ku po heton Policia

20 December 2024 at 20:52

Në dy pista po e heton policia e Vlorës atentatin ku mbeten të plagosur Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit. 30-vjeçari ishte objektiv sipas hetuesve ndërsa nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Sipas Klan News, blutë po hetojnë ndonjë konflikt të personave që shoqëronin të riun mbrëmjen e ngjarjes ndërsa ai ka […]

The post Atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, zbardhen dy pistat ku po heton Policia appeared first on BoldNews.al.

U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës/ Armand Spahiu: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre

20 December 2024 at 15:55

Në atentatin e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë ndaj Kevin Hajrullës, mbeti i plagosur aksidentalisht edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ndodhej në vendin e tij të punës në një dyqan fruta-perimesh. Ai mori një plumb në këmbë, teksa pas marrjes së mjekimit në spital, tani ndodhet në banesën e tij. Në një […]

The post U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës/ Armand Spahiu: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre appeared first on BoldNews.al.

Atentati mafioz që tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit, dështon zbardhja e ngjarjes, ja shkaku

20 December 2024 at 12:40

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati mafioz që tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit. Shënjestër e atentatit ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu, 35 vjeç, tregtar shumice i frutave dhe perimeve.

Sipas burimeve nga policia, hetimet janë duke vijuar, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në qytet në itinerarin që mendohet se kanë lëvizur autorët deri në djegien e automjetit.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë filmuar momentin e ngjarjes, çka vështirëson punën e grupit hetimor.

Ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla u qëllua me mbi 50 plumba, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup, dhe ai vijon të mbetet në gjendje të rëndë.

35-vjeçari Armand Spahiu tashmë ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Atentati mafioz që tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit, dështon zbardhja e ngjarjes, ja shkaku appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌