Duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, gazetari Armand Shkullaku u shpreh në një studio televzive, se Shqipëria është kthyer 24 vite pas.
Votimet e shumëfishta të komisionerëve, futja e duarve në kuti, votime familjare sipas Shkullakut nuk shiheshin që prej zgjedhjeve të viti 2001 dhe sipas tij, prandaj shohim raporte kaq të këqija në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
‘Mbas 24 vitesh, Shqipëria rikthehet atje ku ishte.
Pse rikthehet atje ku ishte? Sepse kemi një situatë ku një regres i jashtëzakonshëm në liritë e të drejtat e njeriut, ku përfshihet dhe e drejta për të zgjedhur.
Pushteti nuk përdor vetëm avantazhin që ka, administrata, burimet shtetërore, një lloj presioni indirekt, etj., këto janë të kuptueshme.
Jo, këtu pushteti përdor 1) paratë e krimit, 2) sistemin e drejtësisë, 3) përdor pushtetin e katërt që janë mediat, 4) ka zhdukur dhe atë që prodhon një lloj lirie që është konkurrenca midis edhe oligarkëve, ose midis kapitalit.
Këtu çfarë ndodh? Këtu edhe punën, biznesin e ndan kryeministri. Ky do marrë Llogaranë, tjetri Thumanën, tjetri do marrë unazën e vogël, tjetra koncesionin e sterilizimit. Këtu dhe punën e ndan një njeri i vetëm dhe në këto kushte, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira.
Kur shkon një parti me të gjithë arsenalin, dhe po flasim për një kontroll total, duke filluar nga bashkitë, pushteti qendror, parlamenti, gjykatat, prokuroria, mediat dhe deri tek biznesi.
Prandaj them unë që ky raport paraprak është në këto nivele. Ne i kishim harruar këto gjë. Kishim të paktën 24 vjet që nuk dëgjonim raporte të tilla për Shqipërinë.
Këto skena i mbaj mend në 2001, që ishte vjedhje për ditën me diell.
Me një të huaj po diskutoja dhe i them shiko këto video; ku në një dyqan, një njeri merr fletën e votimit, vulat dhe i vulos e merr fletën e votimit dhe ikën jashtë. Një tjetër vjen e merr 4 fletë votimi dhe i fut brenda. Pastaj shikon fletët nëse ke votuar siç duhet dhe i fut në kuti. Shkon atje dhe i plotëson dhe dikush që e sheh këtë gjë, thotë se këtu nuk mund të jenë zgjedhje, por estradë.
Këtu komisioneri voton 4 herë, dikush merr fletën e votimit dhe del jashtë. Vetëm kaq mjafton për ti quajtur zgjedhjet anormale’, tha Armand Shkullaku.
The post “Kjo nuk është votë, është estradë”, Shkullaku për 11 majin: Shqipëria u kthye në 2001, zgjedhjet u kthyen në teatër appeared first on Sot News | Lajme.