Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër, dyshohet për masë në një kabllo të tensionit të lartë

By: V K
17 July 2025 at 07:54

Një masë në një kabllo tensioni të lartë, dyshohet se është shkaku i zjarrit që ra rreth mesnatës pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër.

Flakët përfshinë menjëherë bimësinë e thatë në zonën përreth, duke krijuar rrezik për përhapje të mëtejshme dhe dëmtime në infrastrukturën energjetike.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipi i shërbimit zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes dhe ndërhyri për izolimin e flakëve.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur neutralizimin e rrezikut, pa pasoja për nënstacionin dhe pa cënuar furnizimin me energji elektrike në zonë.

Zjarri u lokalizua brenda një sipërfaqeje të kufizuar me barishte dhe u vu nën kontroll në një kohë të shkurtër.

Shërbimet përkatëse vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen.

The post Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër, dyshohet për masë në një kabllo të tensionit të lartë appeared first on Albeu.com.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Golemi: Gjirokastritët po i japin jetë lagjeve historike

16 July 2025 at 14:07

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ndau në rrjetet sociale momente emocionuese nga festimet me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së qytetit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

“15 korriku është një ditë e veçantë. Qyteti është tashmë një pasuri e përbotshme. Gjirokastritët po rikthehen, po investojnë dhe po i japin jetë lagjeve historike. Vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 600 mijë vizitorë”, tha Flamur Golemi për mediet.

Në aktivitetet e organizuara me këtë rast, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, i cili u shpreh se, Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, falë njerëzve të saj. “Ne kemi kontribuar në pasurimin arkitekturor dhe kulturor të qytetit përmes bashkëpunimeve”, tha ambasador Alberti.

Në vitin 2017, Gjirokastra doli nga lista e trashëgimisë së rrezikuar, pas vlerësimeve pozitive për restaurimin e pazarit historik, fasadave, kalldrëmeve dhe kontrollin më të mirë të ndërtimit në zonën e mbrojtur.

Një numër i konsiderueshëm banesash tradicionale tashmë janë restauruar nga pronarët dhe janë përshtatur për qëllime mikpritjeje.

e.r/j.p/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Golemi: Gjirokastritët po i japin jetë lagjeve historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qyteti i gurtë i Gjirokastrës mbushi 20 vjet nga shpallja pasuri botërore e UNESCO-s, teksa mbetet një ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër organizoi sot, me këtë rast, një sërë aktivitetesh në kalanë e qytetit.

Pjesë e festimeve ishte çelja e një ekspozite fotografike, si dhe një koncert me këngë polifonike dhe valle tradicionale.

Turistë të shumtë që vizitonin kalanë iu bashkuan grupit të këngëve dhe valleve, pasi kishin dëshirë ti njihnin më shumë ato.

I konsideruar si një qytet që përbën dëshmi unike të traditës kulturore të jetës së zhvilluar në shekujt XIV-XV, në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shekullin e XIII, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa Pazari, i vendosur në qendër të qytetit, ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme me rrugica të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.

/k.s//r.e//a.f/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

By: M C
14 July 2025 at 20:44

Valës së dorëheqjeve në administratën vendore i është bashkuar edhe Bashkia Gjirokastër. Administratorët e 7 njësive administrative – Gjirokastër, Cepo, Picar, Odrie, Lunxhëri, Lazarat dhe Antigonë – kanë paraqitur dorëheqjen njëkohësisht, në përputhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për riorganizim dhe analizë të thelluar të punës në njësitë vendore.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se largimi i tyre është pjesë e procesit të “vetëvlerësimit të administratës”, ndërkohë që do të vijojnë të ushtrojnë detyrën deri në emërimin e pasardhësve. Kryebashkiaku Flamur Golemi nuk ka bërë ende një koment publik mbi dorëheqjet.

Ky zhvillim vjen në kuadër të një aksioni më të gjerë që ka përfshirë dhjetëra bashki në vend, ku administratorët lokalë janë kërkuar të dorëhiqen si pjesë e analizës së performancës së institucioneve vendore.

The post Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative appeared first on Albeu.com.

Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, siguri dhe kujdes shëndetësor për çdo vizitor

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Gjirokastra po mirëpret çdo ditë e më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, që zgjedhin ta zbulojnë bukurinë e qytetit historik gjatë verës.

Me rritjen e turizmit, shtohet edhe përgjegjësia për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.

Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “ekipet tona mjekësore janë aty 24/7 për çdo nevojë. Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në funksion të plotë, ditë e natë, për të garantuar sigurinë dhe kujdesin shëndetësor për çdo vizitor”.

Almeda Kaluri, infermiere në këtë qendër shëndetësore verore tha se “është hera e parë që punoj në këtë qendër sikurse është hera e parë që kjo qendër është hapur në qytetin e Gjirokastrës kryesisht në zonën turistike dhe kalaja”.

“Këto ditë jemi hasur me raste të tilla si hipertension, pickime nga insektet dhe dehidratimi. Kemi dhënë ndihmën tonë të parë dhe patjetër këshillat që janë kryesorja. Këshillat tona për turistët sidomos për moshat e treta dhe gratë shtatzëna është të shmangin daljen në pikun e vapës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje”, tha Kaluri.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

1 nga 2

/k.s//a.f/

 

The post Koçiu: Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, siguri dhe kujdes shëndetësor për çdo vizitor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në fshatin Palokastër në Gjirokastër/ Zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve

By: V K
13 July 2025 at 08:53

Në orët e para të mëngjesit të  sotëm, një vatër zjarri u raportua në hyrje të fshatit Palokastër, Gjirokastër.

Incidenti ndodhi në një zonë të ndjeshme, ku flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke paraqitur rrezik për zonën përreth.

Pas njoftimit të banorëve, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër, dërgoi menjëherë ekipet e zjarrfikësve për të ndërhyrë dhe shuar flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo pasuri.

 

The post Zjarr në fshatin Palokastër në Gjirokastër/ Zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër

By: Ela
13 July 2025 at 09:01

Një vatër zjarri u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Palokastër, në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se njoftimi u dha nga një banor i zonës, çka mundësoi reagimin e menjëhershëm të shërbimeve të emergjencës. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse u paraqitën në zonë duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes […]

The post Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

12 July 2025 at 13:48

Në spitalet e vendit mungojnë medikamentet jetësore, teksa Qeveria shkurton fondet për Shëndetësinë për t’i kaluar tek Infrastruktura, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku dhe qindra miliona euro shkojnë tek klientët e përhershëm të Qeverisë. Por, kjo po rrezikon jetën e qytetarëve, siç ka ndodhur dhe rasti i dy ditëve më parë në Përmet, ku […]

The post Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës appeared first on BoldNews.al.

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

By: M C
11 July 2025 at 23:10

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit elektrik të qytetin e Gjirokastrës. Gjithashtu bëhet me dije flakët rrezikuan përhapjen drejt zonave të banuara.

Po menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka shkuar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes, i cili konstatoi se flakët kishin përfshirë barishte të thata jashtë rrethimit të nënstacionit.

Falë reagimit të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang rreziku për nënstacionin dhe banesat pranë. Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 m² me barishte.

The post Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave appeared first on Albeu.com.

Ndalohet në Rinas fancezi, vodhi produkte në një supermarket në Gjirokastër

By: Besnik
11 July 2025 at 14:07

Një shtetas francez është ndaluar në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy bashkëkombas të tij ka vjedhur produkte në një supermarket në qytetin e Gjirokastrës.

Policia njofton se po punon për kapjen e dy francezëve të tjerë të shpallur në kërkim për të njetën ngjarje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin francez, të shpallur në kërkim, Y. S., 26 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas francezë të tjerë, të shpallur në kërkim, më datë 03.07.2025, kanë vjedhur produkte në një market në qytetin e Gjirokastrës. Punohet për kapjen e dy francezëve të tjerë të shpallur në kërkim,” thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndalohet në Rinas fancezi, vodhi produkte në një supermarket në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Transportonte qytetarë dhe mallra kontrabandë, arrestohet 68-vjeçari në Gjirokastër

By: Rovena
10 July 2025 at 13:03

Transportonte mallra dhe qytetarë, pa qenë i regjistruar në organet kompetente për asnjërin aktivitet, policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 68-vjeçarin Flamur Pashaj.

Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm./abcnews.al

Troje dhe biznese, kërkohet konfiskimi i pasurive të një shtetasi në Gjirokastër

By: Besnik
10 July 2025 at 11:35

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të shtetasit D.A. dhe personave të lidhur me të, në zbatim të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”, i ndryshuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit pasuror nr.2, të vitit 2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kërkoi konfiskimin e pasurive të cilat nuk kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre si më poshtë vijon:

  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër;
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër;
  • Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër;
  • Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005, fshati Kordhocë, Lazarat;
  • Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në fshatin Kordhocë;
  • Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat;
  • Autoveturë “Mercedes Benz”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”. thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Troje dhe biznese, kërkohet konfiskimi i pasurive të një shtetasi në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër

10 July 2025 at 11:56

Prokuroria e Gjirokastrës i ka konfiskuar pasuritë një personi, i cili dyshohet si pjesë e një organizate kriminale që merret me vperimtarinë e paligjshme të trafikut të narkotikëve. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasit me inicialet D. A. Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se pasuritë nuk kanë pasur burime të ligjshme për […]

The post Toka, biznes, kalçeto dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë një trafikanti droge në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron

By: Kult Plus
10 July 2025 at 09:04

Kalaja e Gjirokastrës priti një numër të madh vizitorësh, ashtu siç ndodh shpesh këto ditë të sezonit turistik. “DRTK Gjirokastër” publikoi pamjet plot jetë, histori dhe zëra nga e gjithë bota, që enden mureve të gurta.

Vizitorë vendas dhe nga bota që ecin mbi gurët shekullorë, grupe turistike që vizitojnë dhe prijnë drejt historisë, aparate që shkrepin kujtime, kjo është pamja që ofron qyteti mijëravjeçar.

Panorama nga kalaja e Gjirokastrës është një pamje që ngjall kureshtje te vizitorët, të interesuar për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky qytet-muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. Simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga lashtësia e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Pranë mureve, në pjesën ku qëndron aeroplani shpaloset një peizazh mahnitës i të gjithë luginës së lumit Drino dhe maleve gjetkë.

Me gjithë vlerat që posedon, ajo është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota./atsh/KultPlus.com

Zjarr tjetër në Gjirokastër

By: user 8
9 July 2025 at 16:35

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër nga ku raportohet se një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me bimësi u dogj. Sipas informacioneve, zjarr i rënë pranë banesave rrezikoi përhapje më të madhe për shkak të erës së fortë.

Gjithashtu bëhet me dije se 2 automjete zjarrfikëse me 2 grupe shpëtimi kanë ndërhyrë në kohë dhe arritën të vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur dëme të tjera.

The post Zjarr tjetër në Gjirokastër appeared first on Lapsi.al.

Zjarr në Gjirokastër, digjet një sipërfaqe me bimësi të thatë

By: Elva
9 July 2025 at 16:36

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3 dylymësh me bimësi të thatë në fshatin Kardhiq, të Gjirokastrës duke rrezikuar përhapjen drejt banesave për shkak të erës së fortë. Ndërkohë raportohet se situata është vënë nën kontroll. Së fundmi, për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thatësirës, Shqipëria ka përjetuar një valë […]

The post Zjarr në Gjirokastër, digjet një sipërfaqe me bimësi të thatë appeared first on BoldNews.al.

Apel për kujdes, trashëgimia kulturore në Gjirokastër nën kërcënimin e zjarreve

By: Besnik
7 July 2025 at 18:50

Zjarret e verës përbëjnë një rrezik serioz për monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër.

Krahas vëmendjes së shtuar për parandalimin e zjarreve në zonën historike të qytetit të gurtë, një kujdes i veçantë po i kushtohet siteve dhe parqeve arkeologjike.

Për shkak të pozicionit të tij gjeografik, Parku Arkeologjik i Antigonesë mbetet një ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut të flakëve gjatë kësaj periudhe.

“Gjatë kësaj periudhe në këtë park janë kryer punime mirëmbajtëse, kryesisht në eliminimin e bimësisë së rritur, pasi në këtë sezon me temperatura të larta ekziston rreziku i lartë nga zjarret”, u shpreh Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër.

Në bashkëpunim me komunitetin e zonës së Lunxhërisë, po synohet të parandalohet çdo mundësi për përhapjen e zjarreve në territorin ku ndodhen rrënojat e Antigonesë.

“Pastrimi i monumenteve në park dhe ndërgjegjësimi i banorëve për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, janë hapa të domosdoshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, shton Duka.

Parku Arkeologjik i Antigonesë po njeh një rritje të ndjeshme të vizitueshmërisë gjatë kësaj vere, si nga turistët vendas ashtu edhe të huaj.

“Antigoneja ka pasur një rritje progresive të vizitorëve nga viti në vit. Aktualisht, vizitat janë rritur me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është një park që tërheq një kategori të veçantë vizitorësh, të interesuar për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore,” nënvizon drejtori i DRTK.

Kujdesi për parandalimin e zjarreve është shtuar edhe në sitet e tjera arkeologjike në Luginën e Drinos, si në Adrianopoli, Palokastër etj., ku po ndërmerren masa për mbrojtjen e vlerave historike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apel për kujdes, trashëgimia kulturore në Gjirokastër nën kërcënimin e zjarreve appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër/ Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës, apelohet për vëmendje

7 July 2025 at 08:18

Zjarret e verës rrezikojnë monumentet e kulturës dhe objektet e trashgimisë kulturore në Gjirokastër. Krahas vëmendjes që po tregohet për evitimin e zjarreve në zonën historike të qytetit të gurtë kujdes po i kushtohet edhe siteve dhe parqeve arkeologjike. Për vetë pozicionin gjeografik Parku Arkeologjik i Antigonesë në këto ditë vere është në vëmendje për mirëmbajtjen e tij.

“Gjatë kësaj periudhe në këtë park janë kryer punime mirëmbajtëse kryesisht në evitimin e bimësisë së rritur pasi në këtë sezon të temperaturave të larta egziston mundësia e rrezikut nga zjarret, nisur edhe nga pozita gjeografike e këtij parku”, tha Ardis Duka, drejtor i DRTK, Gjirokastër.

Në bashkëpunim me komunitetin e zonës së Lunxhërisë synohet parandalimi i zjarreve në zonën ku shtrihen rrënojat e këtij siti arkeologjik.

“Duke kryer pastrimin e gjithë këtyre monumenteve që ndodhen në këtë park si dhe njoftimi i të gjithë bannorëve për të evituar mundësinë e zjarreve në këtë park”, shtoi Duka.

Në këtë sezon vere Parku Arkeologjik i Antigonesë po regjistron rritje të vizitueshmërisë nga turistët vendas dhd të huaj.

“Antigoneja është një park i vizituar ka patur një rritje progresive nga viti në vit, aktualisht kemi një rritje 15% të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, interesi është në rritje por duke qenë një park arkeologjik ka veçantinë dhe tipologjinë e të qënit të një grupi të kualifikuar të vizitorëve që janë të interesuar drejt arkeologjisë apo këtyre siteve të trashëgimisë kulturore”, nënvizoi drejtori i DRTK.

Kujdes në këto ditë me temperatura të larta po i kushtohet parandalimit të zjarreve edhe në sitet e tjera arkeologjike në Luginën e Drinos si : Adrianopol, Palokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër/ Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës, apelohet për vëmendje appeared first on Euronews Albania.

Përfundon transformimi në “7 Krojet”, Rama: Shteg i ri drejt bukurive të fshehura të Gjirokastrës


TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Gjirokastrës, ku kanë përfunduar punimet në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e njohur si “7 Krojet”.

Ky investim i ri synon të krijojë një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit, duke e kthyer zonën në një tjetër pol tërheqës turistik në jug të vendit.

“Kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik”, shkruan Kryeministri Rama, teksa ndan pamje nga transformimi i zonës.

Punimet në “7 Krojet” vijnë si pjesë e ndërhyrjeve për rivitalizimin urban dhe turistik të Gjirokastrës, një prej qyteteve më karakteristike të trashëgimisë kulturore shqiptare.

/a.f//r.e/

The post Përfundon transformimi në “7 Krojet”, Rama: Shteg i ri drejt bukurive të fshehura të Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës në Gjirokastër

By: Ela
7 July 2025 at 08:54

Zjarret e verës rrezikojnë monumentet e kulturës dhe objektet e trashgimisë kulturore në Gjirokastër, veçanërisht parkun Arkeologjik të Antigonesë. “Gjatë kësaj periudhe në këtë park janë kryer punime mirëmbajtëse kryesisht në evitimin e bimësisë së rritur pasi në këtë sezon të temperaturave të larta egziston mundësia e rrezikut nga zjarret, nisur edhe nga pozita gjeografike […]

The post Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

❌
❌