Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

By: V K
2 July 2025 at 08:13

Sipas të dhënave zyrtare më 2024, në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52 për qind, morën pagesa të pjesshme në vitin 2024.

Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

Rritja e personave me pagesa të pjesshme, tregon se gjithnjë e më shumë ata që dalin në pension aktualisht nuk përmbushin kriteret për shkak të emigrimit, informalitetit apo ndërprerjes së periudhave të sigurimit.

Të dhënat tregojnë se numri total i pensioneve të pleqërisë, arriti në 607,567 në vitin 2024 me rritje vjetore 2.9%, ndërsa numri i pensioneve të pjesshme arriti në 316,781 mijë me zgjerim 7.8% në krahasim me vitin 2023.

Për herë të parë vitin e kaluar më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm.

Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit të kërkuar për pension të plotë.

Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63-vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67-vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Punësimi informal, ku punonjësit nuk regjistrohen ose nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, ndikon drejtpërdrejt në uljen e periudhave të sigurimit të mbledhura nga individët, duke bërë që më shumë persona të marrin pension të pjesshëm.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë s ende gati një e treta e punonjësve në Shqipëri punojnë në informalitet. Ko shifër është më e lartë sipas Organizatës Ndërkombëtare të punës (ILO).

Migrimi i përkohshëm apo i përhershëm i punëtorëve, sidomos i të rinjve, shkakton ndërprerje në kontributet e sigurimeve shoqërore.

Kur ata të kthehen ose kërkojnë pensionin kanë periudha të paplota sigurimi dhe marrin pension të pjesshëm.

Rritja e pensioneve të pjesshme ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shpesh sfidues në cilësinë e jetës së pensionistëve.

Pensionet e pjesshme janë më të ulëta se ato të plota, prandaj pensionistët përfitojnë një shumë më të vogël mujore, duke ulur aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat bazë si ushqimi, strehimi, shëndetësia dhe shpenzimet e tjera të përditshme.

Për shkak të të ardhurave të ulëta nga pensioni, shumë pensionistë të cilët marrin pension të pjesshëm përballen me rrezikun e varfërisë ose gjendjes sociale të rënduar, veçanërisht ata që nuk kanë ndihmë familjare ose burime të tjera të financimit./ Monitor

The post Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n appeared first on Albeu.com.

Hëna e plotë dhuron “spektakël” mbi urën e Bosforit në Stamboll

11 June 2025 at 13:46

Hëna e plotë mbrëmë ka krijuar skenë mahnitëse derisa ngrihej mbi urën ikonike të Bosforit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe fotografëve në Stamboll.

Njerëzit ndalonin për të kapur këtë pamje të rrallë, ku Hëna e ndritshme ishte shfaqur në mënyrë të përsosur mbi shtyllat gjigante të urës, raportojnë mediat vendase.

Shfaqja e Hënës ofroi moment të rrallë të qetësisë në metropolin shumë të frekuentuar turk, duke u kujtuar banorëve të Stambollit magjinë e qëndrueshme që lidh qiellin, detin dhe qytetin.

Hëna e plotë e qershorit: Kur do ta shohim “Hënën e Luleshtrydhes” në qiell?

By: gaze tare
10 June 2025 at 11:30

Më 11 qershor 2025, Hëna e Plotë e Qershorit, e njohur si “Hëna e Luleshtrydhes”, do të ndriçojë qiellin e natës, duke ofruar një spektakël të veçantë për vëzhguesit. Ky emër rrjedh nga traditat e fiseve indigjene të Amerikës së Veriut, të cilët e lidhin këtë hënë me sezonin e korrjes së luleshtrydheve. Në Shqipëri, ky fenomen mund të quhet thjesht “Hëna e Plotë e Qershorit” për të ruajtur kuptimin e tij të drejtpërdrejtë.

Si do të shfaqet në qiell?

Ekspertët parashikojnë se Hëna e Plotë do të shfaqet si një sferë portokalli e ndritshme pranë horizontit. Ndërsa ngrihet, ajo do të marrë nuanca më të buta, të verdha, dhe do të jetë deri në 30% më e ndritshme se zakonisht. Pamja e saj përfundimtare mund të ndikohet nga kushtet e motit dhe lagështia atmosferike në zonën e vëzhgimit.

Fenomeni astronomik i rrallë

Kjo Hënë e Plotë do të jetë më e ulëta në qiellin e natës për disa dekada, një ngjarje e rrallë që ndodh për shkak të ciklit 18.6-vjeçar të ndalesave hënore. Ky fenomen bën që Hëna të lëvizë në një trajektore më të ulët në qiell, duke ofruar një pamje të veçantë për vëzhguesit.

Kur është hëna e plotë tjetër?

10 korrik: Hëna e Drerit

9 gusht: Hëna e Plotë e Oxyrhynchus

7 shtator: Hëna e Plotë e Misrit

6 tetor: Hëna e Plotë e Gjahtarit

5 nëntor: Hëna e Kastorit

4 dhjetor: Hëna e Ngrirë

Ky është një moment i veçantë për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe astronomisë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të vëzhguar një fenomen natyror të jashtëzakonshëm.

The post Hëna e plotë e qershorit: Kur do ta shohim “Hënën e Luleshtrydhes” në qiell? appeared first on iconstyle.al.

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

By: Mirgen
8 June 2025 at 21:41

Hëna e parë e plotë e verës, e njohur si “Hëna e Luleshtrydhes”, do të shfaqet në qiell të mërkurën, më 11 qershor 2025. Fenomeni premton imazhe magjepsëse për dashamirësit e qiellit. “Hëna e Luleshtrydhes” do të lindë e plotë mbrëmjen e 11 qershorit, duke ofruar një spektakël vizual spektakolar. Emri “Hëna e Luleshtrydhes” vjen […]

The post Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës appeared first on BoldNews.al.

LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës

By: user7
6 May 2025 at 12:23

Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri më 11 maj. Në artikull theksohet se Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri. Në median amerikane ka marrë shumë rëndësi dhe rasti i shpalljes non grata i Berishës nga DASH.

Sipas WSJ, Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë që mediumi amerikan shton se shumica e mesazheve të LaCivita në Shqipëri për Berishën kanë pasqyruar mesazhet e Trump. LaCivita e fajësoi Ramën për rritjen e çmimeve dhe krimin, duke u përqendruar te inflacioni.

Artikulli i Plotë:

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?

Ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale. Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Si kryetar i partisë opozitare, Berisha do të ishte në rrugën për t’u bërë sërish kryeministër nëse partia e tij fiton shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

LaCivita e krahasoi situatën me ndjekjet penale ndaj Trump-it. “Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

“Në vitin 2024, të majtët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump-in. Dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë,” tha ai në një miting muajin e kaluar, me një përkthyes që përcillte fjalët e tij për turmën prej mijëra vetash, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj amerikanë.

The post LaCivita: Personat që kanë përndjekur Trump, i kanë gjurmët te rasti i Berishës appeared first on Lapsi.al.

Hëna e plotë e marsit: Cilat shenja të zodiakut preken më shumë?

By: gaze tare
11 March 2025 at 14:15

E njohur ndryshe edhe si “Hëna e Krimbit të Plotë”, Hëna e Plotë e Marsit vjen në datën 14 të muajit dhe shoqërohet me një eklips total hënor në shenjën e Virgjëreshës.

Kohëzgjatja totale e eklipsit total të Hënës do të jetë afërsisht 6 orë e 3 minuta, ndërsa totali do të jetë afërsisht 1 orë e 5 minuta. Rreth 11% e popullsisë së Tokës do të jetë në gjendje të shohë fenomenin nga fillimi në fund. Astrologjikisht, kjo ngjarje hënore është e një rëndësie të madhe, pasi shënon eklipsin e parë që ndodh në Virgjëreshë që nga viti 2016 dhe do të jetë shumë transformues për të gjitha shenjat e zodiakut , me ndikimin e tij më të fuqishëm në vijim.

Virgjëresha

Qendra e vëmendjes bie mbi ju. Ky eklips hënor dhe hëna e plotë mund të sjellin kulmin e një projekti apo përpjekjeje të rëndësishme personale ku keni qenë shumë të fokusuar dhe që do të thotë gjithçka për ju. Kërkoni vlerën tuaj në të gjitha fushat e jetës suaj. Tani, ju jeni në krye.

Shigjetari

Zhvillimi juaj profesional do të jetë gjëja e parë në mendjen tuaj. Me eklipsin hënor dhe hënën e plotë duke vënë në pah karrierën tuaj, mund të jeni gati për një vlerësim, promovim ose ofertë të re pune. Kjo është një kohë e rëndësishme jo vetëm për të reflektuar mbi atë që keni ndërtuar vitin e kaluar, por edhe atë që dëshironi të arrini vitin e ardhshëm. Jini në vëzhgim për njohje të madhe.

Peshqit

Ky eklips dhe hënë e plotë do t’ju japë mundësinë për t’u afruar më shumë me marrëdhëniet tuaja ose për t’i shpërndarë ato. Ju ose do të lëvizni së bashku ose do të përfundoni diçka që nuk ju tërheq më. Në çdo rast, ndryshimi është këtu. Nëse mendoni se diçka ia vlen të provoni dhe jeni në të njëjtën gjatësi vale si partneri juaj, bëjeni.

The post Hëna e plotë e marsit: Cilat shenja të zodiakut preken më shumë? appeared first on iconstyle.al.

Fjala e plotë e Ramës: Drejtësisë mbështetje në pavarësinë e vet, njerëzve mbështetjen në liritë dhe të drejtat e tyre

26 February 2025 at 11:45

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/- Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi sot se “nëse sot ka një luftë frontale për të forcuar drejtësinë, për ta bërë dhe profesionale, për ta bërë dhe europiane, përveçse të pavarur dhe nëse sot erdhi dita të na tregojnë ne se çfarë është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jonë dhe e askujt tjetër”.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se “në 11 maj ne duam një mandat shumë më të fortë. Sepse duam që këtë dritaren e hapur në këto rrethana historike për Europën dhe për ne, ta shfrytëzojmë dhe në 2027-ën të mbyllim negociatat  dhe brenda kësaj dekade të bëhemi anëtar të BE edhe për shkak se kemi ndërtuar një drejtësi të pavarur por edhe europiane”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në dëgjesën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me kërkesë të Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie pa gjyq për stafin dhe pedagogët e universitetit

* * *

Faleminderit rektor! Mbase është e nevojshme të nënvijëzohet një fakt që kur kemi folur, unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk mund të japim hapësirë dhe të bëjmë dëgjesa me persona nën hetim. Së dyti, është mirë ta dinë të gjithë që përpara sesa ju të kandidonit për rektor i keni drejtuar një letër SPAK-ut ku keni kërkuar të sqarojë për ju nëse ky kandidim do të kishte ndonjë pengesë për shkak të statusit dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta, të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet fare me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me një ndër universitetet më të vjetra të botës. Pa dyshim që gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm është, çfarë do të mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë?

24 persona masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy a tre vjet dhe që nuk ka asnjë lloj flagrance, nuk ka asnjë lloj arsyeje për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të alrtë, aq më tepër që bëhet fjalë për fonde të kërkimit shkencor ku nëse ka pasur abuzime, abuzuesit nuk diskutohet që duhet të përgjigjen deri në fund, këtë nuk e diskuton askush, por 24 persona nën masë sigurie?

Kjo besoj është e mjaftueshme për sa i përket, konkretisht, çfarë tha rektori dhe gjithë shqetësimi është për të dhënë një mesazh për prindërit, për të dhënë një mesazh për studentët, për të dhënë një mesazh për partnerët që ndërkohë që drejtësia patjetër do të bëjë punën e vet, nuk ka arsye për të bllokuar punën dhe besoj që mund ta falënderojmë rektorin për praninë. Ne mund të vazhdojmë se kam disa fjalë të tjera për të ndarë se ka disa gjëra për të folur në këtë moment, por duke qenë se rektorin e kemi pak demokrat, është mirë ta lëmë të lirë të vazhdojë punën.

Do doja të ndaja disa gjëra sepse shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luajë topi. Kjo parti, kjo shumicë qeverisëse, e sotme dhe e nesërme, kjo qeveri, unë personalisht jemi të vetmit garant të reformës në drejtësi, jemi i vetmi garant i institucioneve të reja të drejtësisë.

Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë me rektorin, ka pasur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që i kam këtu me vete. Njëri është një reagim i Afrim Krasniqit, një individ i shoqërisë civile i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe ligjore, si deklarim, si praktikë dhe si akt politik dhe parlamentar këtë takim publik që ne bëjmë. Ai e konsideron akt minus ndaj drejtësisë dhe rolit kushtetues të Kuvendit dhe parimit të ndarjes dhe balancës së pushteteve. -Edhe pse shpesh na thuhet, thotë ai, -se për këtë në botë bëhen dhe filma, ky është një prej rasteve tipike ku asnjë skenarist dhe asnjë regjisor nuk do guxonte ta bënte. Natyrisht dhe asnjë politikan i përgjegjshëm, shtetar apo jurist. Në aspektin ligjor, ky është akt kundër dhënies së drejtësisë, pengim i drejtësisë, presion politik dhe në konflikt interesi. Le të jemi të qartë, -vazhdon zoti Krasniqi, – nuk mundet që një parti të marrë rolin e Gjykatës së Apelit dhe as Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Nuk mundet që një rektor i një institucioni të pavarur të japë sqarime dhe llogari jo në universitet, jo në Konferencën e Rektorëve, jo përpara organeve të drejtësisë por në mbledhjen e një partie politike. Nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE-së dhe në asnjë vend demokratik në botë kur partia mbledh deputetët për të kryer hetime dhe gjykuar një vendim në proces të organeve të drejtësisë. Zoti Rama dhe Partia Socialiste nuk mund të përcaktojnë prokurorin dhe gjyqtarin, aktet e tyre dhe vendimet e GJKKO, provat dhe masat penale duke ofruar një model negativ dhe minus për demokracinë, shtetin e të drejtës dhe sloganin e tyre për Shqipërinë në BE në 2030. Komisioni Xhafaj në Kuvend do të jetë nesër në mbledhjen e grupit dhe nëse hesht, aprovon dhe këtë herë duke pranuar akte të tilla populiste dhe propagandistike të denja për kohën e Koçi Xoxe, i mbetet të dorëhiqet dhe të pranojë atë që tashmë njihet, strategjinë elektorale për të minuar hetimet VIP të drejtësisë dhe kontrollin përmes presionit të organeve të reja anti-korrupsion sidomos SPAK dhe GJKKO”.

Tani, ky është një opinion, ka shumë opinione por unë po i jap disa përgjigje jo thjesht zotit Afrim që i bëj shumë të fala por të gjithë atyre që mendojnë si zoti Afrim dhe mbi të gjitha të gjithë atyre në radhët e shoqërisë civile dhe në radhët e të pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që ajo që unë kërkoj, ajo që ne kërkojmë, ajo për të cilën unë luftoj dhe për të cilën ne luftojmë është një drejtësi e pavarur dhe europiane.

Tani, nuk e di se ku e gjen zoti Afrim apo cilido tjetër që si zoti Afrim flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet hetimet VIP të drejtësisë, një strategji që thotë zoti Afrim tashmë njihet. Pra, paraqet si fakt një fantazi të tillë dhe këtu fillon problemi i madh që ne kemi në shoqërinë e sotme, që ne kemi me pasqyrat e sotme të informacionit dhe me kanalet dhe portalet ku rëndom opinionet, shiten si fakte. Ky nuk është fakt, ky është thjesht opinion. Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim dhe as rektori këtu nuk u ftua për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 persona që janë marrë nën masë sigurie pa gjyq, as ne nuk kemi marrë përsipër në asnjë rast, për asnjë hetim VIP ose jo VIP që të themi cili është i fajshëm e cili është i pafajshëm. Dhe as zoti Afrim dhe asnjë “largim” tjetër nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti, me këtë forcë politike, me këtë mazhorance qeverisëse përsa i përket luftës për të pasur një drejtësi të drejtë, të pavarur dhe europiane në këtë vend. Po të mos ishte kjo parti, po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse, zoti Afrim dhe zoti Largim nuk do të shikon kurrë hetime VIP në Shqipëri.

Po të mos ishte kjo parti, po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse, zoti Afrim dhe zoti Largim nuk do shikonin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht, vendosmërisht, me patriotizëm ka tërhequr duart komplet nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e vet të bëhen të gjitha eksperimentet e sallës së operacionit kundër korrupsionit. Dhe kur them të gjitha eksperimentet, kam parasysh të gjitha ato që për 5 vjet rresht ne kemi heshtur me vetëdije të plotë që pavarësisht se mund të mos kemi qenë dakord, në metodë, e para është pavarësia, se po të kishim folur ne, sic kemi filluar të flasim sot, do kishim prishur shumë më tepër punë seç do kishim ndrequr, por ama ne nuk mund të rrimë sot pa folur dhe duhet të të përgatitet zoti Afrim dhe zoti Largim që të dëgjojnë gjithnjë e më shumë nga ne sepse për ne që tani që reformën tonë në drejtësi, tani që SPAK-un dhe Gjykatën Speciale që i ngritëm ne dhe i mbështetëm ne dhe që ua dhamë ne të gjithë hapësirën që të bëjnë punën që kanë bërë, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, ne tani kemi hyrë në fazën e dytë, faza e dytë është drejtësia europiane, jo drejtësi ruse. Faza e dytë është drejtësi, ku pavarësia është vetëm njëri nga kushtet, dhe ku profesionalizimi dhe standardet demokratike janë dy kushtet e tjera të panegociueshme, sepse ne nuk duam, unë nuk dua që teksa ne po negociojmë me Bashkimin Europian dhe duam të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian, të çohet një holandez ose një francez, siç na janë çuar në të shkuarën dhe të thotë nuk: Nuk kemi më ne asnjë dyshim që Shqipëria e  ka vullnetin politik për të luftuar korrupsionin, por Shqipëria nuk ka gjykata dhe nuk ka Prokurori që respekton standardet demokratike dhe që njeh europianisht prezumimin e pafajësisë. Ne nuk përcaktojmë prokurorë dhe gjyqtar zoti Afrim dhe as nuk përcaktojmë aktet dhe vendimet e tyre, provat dhe masat penale dhe ne nuk ofrojmë asnjë model negativ. Modelet negative janë aty, kanë 5 vjet  po nuk e di nëse zoti Afrim mbase e ka bërë, ka qenë ndonjëherë kaq i shqetësuar kur ka parë se si drejtuesi i SPAK-ut është kërcënuar personalisht, familjarisht kur ka parë si prokurori kryesor ka pasur ka gjithë mbështetjen tonë, dhe gjithë solidaritetin tonë për të gjitha ato që i kanë ndodhur është sulmuar kafshërisht, nuk e di ku kanë qenë këta që sot mbrojnë SPAK-un dhe po mbrojnë drejtësinë nga ne. Nuk e di ku kanë qenë këta, Afrimët dhe Largimët dhe nuk e di në cilin kapitull të historisë së Shqipërisë, nga viti 1912 deri në këtë periudhë kur qeverisim ne historianët, Afrim – Largim kanë parë ndonjë rast tjetër. Le të na e tregojnë. Unë kam kohë që po i sfidoj, nuk kam dëgjuar asnjë historian që të nxjerri një rast e të thotë ja se si në 1920, në 1930, në 1950, 1990, në 1995, në 2000, në 2005, në 2009. U mor një ministër dhe u çuar përballë një prokurori dhe gjykatësi të pavarur dhe kryeministri dhe partia në pushtet nuk thanë asnjë fjalë. Ta gjejnë. Këta thonë tani, e thoshin gjithmonë: “E solli Amerika këtë dhe Amerika në vuri ne në rresht dhe ne pranuam kokulur”. Po tani që Amerika ka dalë nga reshti, për arsyet e veta, kush është garanti i drejtësisë së re, Afrimi apo Largimi. Vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë, askush tjetër. Prandaj nëse nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE-së dhe në asnjë vend demokratik ku partia mbledh deputetët për të kryer hetime, nuk e di ku janë hetimet që po kryejmë sepse kur shpifin në emër të mbrojtjes së demokracisë dhe të drejtësisë bëjnë të njëjtin dëm që bëjnë edhe këto masat e sigurisë për të cilat dje ka filluar një numërim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg se nuk është shkencë, nuk do as ndonjë eksperiencë të madhe juridike për të të imagjinuar se sa nga këto masa sigurie do të rrëzohen në Strasburg dhe sa do shkojë fatura e taksapaguesve shqiptar  për të dëmshpërblyer ata që futen në masë sigurie, deri në pikën që mbahen në burg tre vjet pa gjyq e pastaj dalin nga burgu se nuk i bëhet dot procesi. Kjo nuk ka lidhje me pandëshkueshmerinë, kjo nuk ka lidhje me hetimet profesionale, kjo nuk ka lidhje me drejtësinë europiane, nuk është e rastit që jemi një problem për komitetin e torturës. Komiteti i Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës, ne nuk mund të jemi krenar për këtë dhe ne nuk mund të themi që: Po s’ka problem, le të torturohen edhe njerëz të pafajshëm, se ne duhet të kapim të fajshmit. Se ka një postulat. “Më mirë 10 të fajshëm jashtë, se një i pafajshëm në burg” që do të thotë një drejtësi e drejtë demokratike, në radhë të parë garanton që nuk i bie në qafë askujt pa lidhje. Dhe të marrësh 24 masa sigurie, të tronditesh një universitet të tërë, të tronditesh një komunitet të tërë prindërish, të tronditësh një komunitet të tërë studentesh dhe ti japësh një shqelm një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje personalisht si “lyps” te shkallët e universiteti Boku të Vjenës, ku më shihte rektori i UFO, 150 vjet, 160 vjet universitet, i pari kryeministër që vjen këtu dhe nuk e di çfarë kërkon këtu te ne, bashkë me atë zotërinë atje. Për t’iu lutur që hajdeni në Shqipëri, kemi një universitet me traditë, hajde ta bëjmë një universitet austriak. Dua që në 2030 ne ta kemi Universitetin tonë Bujqësor një universitet të gjithë rajonit, ku të vijnë të marrin diplomën austriake se ndryshe nuk do na vijë më njeri të studiojë për agronom, e tha ai. Debati im  me atë burrin e dini si ka qenë? Debati im me atë burrin ka qenë kur më thoshte: kryeministër të lutem, po mbyllet universiteti, le të marrë një vendim qeveria, le të marrë një vendim ministria që dhe me pesa të vijnë në universitet se ndryshe do mbyllet. S’kishte më njerëz që të shkonin në universitet. Dhe i kam thënë : në asnjë mënyrë. Ne do të luftojmë në krahun tjetër. Do ta bëjmë universitet europian. Sot e gjithë ditën ai zotëria që ishte rektor punon për universitetin tonë. Doli në pension si rektor dhe është vënë në dispozicion në programit të njësimit të diplomave dhe në Kamzë do bëhet universiteti i Vjenës.

Tani, si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në një universitet dhe merr 24 masa sigurie për para-burgim, për arrest shtëpie dhe për detyrim paraqitje, a thua se u fut në fshatin e Korleones. Këto 24, 34 e 44 i bën prokuroria anti mafia në Itali. Po në një universitet? Nuk e di. Kur e pyeta rektorin “Për çfarë shume bëhet fjalë”. Rektori më tha: është nën 300 milionë të vjetra. Pastaj pashë që është dhe më shumë. Rektori thotë që nuk e di ku kanë dalë më shumë por kaq janë projektet. Dy vjet ka ai që ka lënë telefonin në SPAK. Nuk i kthejnë telefonin. Nuk është fare person në hetim. E dëgjuat që i kanë dhënë dhe letrën që vazhdo mund të kandidosh dhe për rektor. Mund të jetë dhe ai në fund që mund të dalë fajtor, unë nuk e di fare. Problemi është që ne nuk mund të nisemi nga ideja që çdo person në këtë republikë është i fajshëm dhe duhet të provojë pafajësinë e vet. Sepse Europa ku ne duam dhe do të integrohemi ka një parim tjetër. Çdo person është i pafajshëm dhe i takon autoriteteve të provojnë fajësinë e tij kështu që, me shumë keqardhje për zotin Afrim, dua t’i them që kjo parti nuk merr rolin e gjykatës. Nuk ka për ta marrë kurrë. Nuk merr rolin e prokurorisë, nuk ka për ta marrë kurrë. Përkundrazi, sa të jetë kjo parti këtu dhe sa të jetë kjo shumicë qeverisëse prokurorët dhe gjykatësit mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre të pavarur, por ama, ne nuk jemi shurdhë memecë. E thashë dhe një herë tjetër. I kemi vënë në dispozicion trupin tonë, organizmin e PS, sallës së operacionit kundër korrupsionit. Të vazhdojnë! Nuk ka asnjë problem. Atyre që thonë “ua u futën të gjithë ministrat në burg”, iu them: numëroji mirë. Se ju ka bërë Luli të gjithëve analfabetë në aritmetikë. 12 vjet në qeveri, 60 e kusur ministra, dy janë nga mandati i parë të dënuar, një tjetër është akoma në paraburgim, pa gjyq por është i fajshëm apo është i pafajshëm e vendos gjykata dhe një tjetër është në arrati.

Dhe mund të ishin dhe të tjerë, por ama gjithçka që ndodh është vepër e kësaj force këtu. Nëse sot ka një luftë frontale për të forcuar drejtësinë, për ta bërë dhe profesionale, për ta bërë dhe europiane, përveçse të pavarur dhe nëse sot erdhi dita të na tregojnë ne se çfarë është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jonë dhe e askujt tjetër.

Prandaj në 11 maj ne duam një mandat shumë më të fortë. Sepse duam që këtë dritaren e hapur në këto rrethana historike për Europën dhe për ne, ta shfrytëzojmë dhe në 2027-ën të mbyllim negociatat  dhe brenda kësaj dekade të bëhemi anëtar të BE edhe për shkak se kemi ndërtuar një drejtësi të pavarur por edhe europiane sepse dje gjykata e  Strasburgut, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut quhet kjo, shikoni çfarë ka thënë për paraburgimin e ish drejtorit të TVSH që unë nuk kam marrë kurrë përsipër dhe nuk marr përsipër të them në ishte i fajshëm apo i pafajshëm sepse ai ka bërë procesin, është dënuar etj. Pra, janë dy gjëra të ndryshme. Nuk thotë askush mos heto, nuk thotë askush të mos dënojnë ata që kanë futur duart në xhepin e taksapaguesve apo që kanë abuzuar me besimin e zgjedhësve. Askush. Por ama atje në Strasburg, atje ku Europa që do të na bëjë ne pjesë, na shikon përmes instrumentit që ka krijuar për të mos e lënë drejtësinë të rrëshqasë drejt Moskës, në emër të ndëshkimit por për ta bërë drejtësinë të barabartë thotë: “Autoritetet shqiptare nuk kishin prova për të mbështetur pretendimin se zoti Gëllçi përbente rrezik arratisjeje. Argumentimi që ai kishte udhëtuar jashtë vendit nuk i mjaftueshëm sepse ai u kthye vullnetarisht në Shqipëri dhe ishte i dorëzuar tek autoritetet. Autoritetet nuk kishin shqyrtuar masa më të buta sigurie si për shembull konfiskimi i dokumentave të udhëtimit, arresti shtëpiak apo detyrim paraqitje tek autoritetet përkatëse. Kjo tregon një mungesë të qasjes proporcionale ndaj privimit të lirisë”. Tani më falni po se mbase bëhem pak përsëritës. Unë e kam parë vet filmin kur të kapin në rrugë dhe të marrin në pyetje. E kam parë kur të humbte trupi pa gjurmë. Kur s’kishte as “Afrima”, as “Largima” dhe kur kishte as portale, as kanale dhe kur s’kishte as Europë, as Amerikë dhe kur s’kishte as Kushtetutë dhe as ligj që të mbronte të drejtat e njeriut.

E kam parë se çfarë ndien njeriu kur e marrin në rrugë dhe e  fusin në fugon dhe i thonë “hajde pak me ne” dhe pastaj të çojnë atje dhe të del një hetues e fillon të bën presion dhe nuk e kam pranuar kur kam qenë askushi me duar në xhepa, ta pranoj unë sot që jam kryeministër i Shqipërisë pasi kam udhëhequr bashkë me ju këtu luftën më të paimagjinueshme në këtë shtet që nga 1912 për t’i dhënë pavarësi drejtësisë. Pasi bashkë me ju këtu dhe ju e dini shumë mirë sa debate kemi pasur rrugës, për herë të parë kemi hequr duart e pushtetit politik nga drejtësia. Pasi për 5 vjet me radhë kemi thënë  “nuk komentojmë asnjë proces, asnjë vendim të drejtësisë”. Dhe kur unë e shoh që për fat të mirë ose të keq jam pak më i gjatë se të tjerët edhe shoh pak më larg se të tjerët siç kam parë deri më sot, që kjo metodë që po kthehet në sistem është gabim se ja si vjen puna.

“Arsyetimi për të vazhduar paraburgimi mbeti i pandryshuar gjatë gjithë periudhës, pa vlerësuar nëse faktorët e fillimit vazhdonin të ishin të vlefshëm dhe gjykatat nuk morën në konsideratë zhvillimet e çështjes apo kalimin e kohës. Autoritetet nuk kishin trajtuar çështjen me shpejtësi të mjaftueshme dhe nuk kishin garantuar që procedurat të zhvilloheshin me përparësi duke kontribuar kështu në një zgjatje të panevojshme të paraburgimit”.

Tani merrini dhe shikojini sesa zgjatje ka në parburgimet e kësaj drejtësie që ka gjithë mbështetjen tonë për të qenë e pavarur por nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë kur pavarësia kthehet në “Carta bianca” për të shkelur të drejtat e njeriut.

Më ka shkruar publikisht një tjetër person, mua. Avokati i Thoma Gëllcit. Publikisht!

“Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm”. Dhe në fund është dhe dënimi për shtetin shqiptar këtu. Arrestimet janë bukë e djathë, thotë ky, nga SPAK-u. u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestim dhe prerje kokash sesa respektimi i standardeve europiane”. Vazhdon me këtë pjesë, nuk po lexoj këto, por po them pjesën që çfarë thotë për mua, çfarë thotë për ne zotëria. Është një avokat, nuk e njoh personalisht. Ka mbajtur qëndrime sfiduese shumë, në kuptimin pozitiv, jo negativ për 21 janarin, për Gërdecin. “Avokatura e shtetit, thotë, që është në varësi direkte të Kryeministrit, luftoi fort që Gëllçi mos ta fitonte këtë kauzë morale në Strasburg, duke insistuar që arrestimi ishte i rregullt dhe i bazuar në prova, ndërsa sot Kryeministri shqetësohet për standardet e arrestimit kur SPAK-u një monstruozitet i prodhuar prej frymës së tij politike”, të paktën ky ma njeh autorësinë, “ka nisur të sharrojë degë e vetë Kryeministrit. Unë si avokat thotë, që hëngra dynjanë për tre vjet e gjysmë për të luftuar shejtan-budallenjtë e bashkuar të SPAK-ut dhe qeverisë, e ftoj ta përdorë te Sy M’sy-ja e vet precedentin Gëllçi në Strasburg por me kushtin që të pranojë të lëpijë atë që vartësit e vetë, avokatë të shtetit kanë pështyrë deri tani kundër Thoma Gëllçit”.

I nderuar avokat, dhe të nderuar njerëz që na dëgjoni. E dini kush e ka nisur hetimin në Universitetin Bujqësor?! E ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Dhe, e them këtë për dy arsye: E para se nuk ka degë dhe nuk ka gjethe afër dhe rreth meje që nëse i ka hyrë miza, unë të shmang krasitjen. Përkundrazi, edhe një nga arsyet pse e kam dashur kaq shumë SPAK-un dhe drejtësinë e re, është që të ndihmojë në krasitjen e kësaj peme këtu, me instrumentet e drejtësisë, por fakti që Shërbimi Informativ dhe Policia e Shtetit kanë nisur atje një hetim dhe pastaj ka kaluar te SPAK, flet qoftë për vullnetin për të mos lënë asgjë të bjerë në tokë për sa kohë ka indicje që ka probleme, flet qoftë për faktin që jo vetëm unë nuk kontrolloj institucione siç kujtojnë ata që as nuk e dinë fare çfarë është të bësh këtë detyrë, apo ata që kur kanë bërë këtë detyrë, kanë bërë vetëm kontroll institucionesh, por përkundrazi. Përkundrazi, dhe Policia e Shtetit bashkë me Shërbimin janë mbrapa shumë operacioneve që lavdinë e marrin të tjerë, por kjo nuk ka asnjë problem dhe e solla këtë shembull këtu për të thënë që unë nuk kam absolutisht asgjë kundër hetimit. Përkundrazi, e inkurajoj deri në fund të dalin ata që kanë prekur qoftë dhe 1 euro të buxhetit të shtetit, por ama këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën Speciale, me filozofinë që çfarë çojmë ne atje, ata vetëm e firmosin, patjetër, se ne jemi Amerika, këto nuk i pranoj më dhe s’kam për t’i pranuar më dhe jam i bindur që shqiptarët e ndershëm dhe shqiptarët që nuk janë të verbër, mendojnë kështu. E kemi parë ne këtë film, në kohëra të tjera dhe prandaj demokracitë e kanë ndërtuar këtë sistem balancimi, por do t’i kthej përgjigje avokatit, do i kthej përgjigje të gjithë atyre që vënë në pikëpyetje rolin e Avokatursës së Shtetit, sepse Avokatura e Shtetit përmes përfaqësuesve ligjorë të Republikës së Shqipërisë, përfaqëson dhe mbron interesat ligjore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit. Është entitet sovran që ta mësojë dhe avokati, që thashë unë s’e njoh, kam respekt për mënyrën sesi ka mbrojtur disa kauza, që janë dhe kauzat tona, pra është një etnitet sovran dhe nuk është vartësi e Kryeministrisë. Nuk ka lidhje as me Kryeministrin, avokati i shtetit. Nuk është i qeverisë shqiptare dhe në kushtet kur një subjekt i drejtohet gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, me një kërkesë pasi ka ezauruar të gjithë rrugët e brendshme të ankimit, Avokatura e Shtetit është e detyruar edhe më pas, që të mbrojë Republikën e Shqipërisë dhe institucionet e Republikës atje. Nuk ndodh kjo. Po të ndodhte e kundërta, atëherë Afrimi, Largimi, avokati dhe të gjithë të tjerët duhet të më hidheshin mua në fyt. Si ndodhka kjo që i them unë avokatit të shtetit, shko atje ti, dhe thuaj që Thoma Gëllçi është viktimë e sistemit të drejtësisë?! Po kjo është fryma dhe filozofia e shqiptarëve që Shqipërinë e duan vetëm për vete dhe kur nuk e kanë për vete, nuk e kam me avokatin, e kam me afrim-largimët, janë gati ta shesin në çdo pazar të Europës.

Tani, kam sjellë këtu me vete diçka që është mirë ta shikojnë të gjithë. Kjo është “Zonja e Drejtësisë”, kështu e kanë konceptuar shumë e shumë kohë më parë ata që kanë vënë themelet e civilizimit tonë. Ne jetojmë në një civilizim që falë romakëve, bazohet te një postulatë që nuk ka Afrim, nuk ka Largim, nuk ka keqkuptim që e hedh poshtë. Barra e provës i takon akuzuesit, jo të akuzuarit dhe shekull pas shekulli pas shekulli, deri kur erdhi dita që u ngrit kjo  Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, drejtësia është kuptuar kështu në civilizimin tonë. Shpatë për të ndëshkuar, peshore për të gjykuar dhe sytë e lidhur për të qëndruar tërësisht e verbër, qoftë në anën nga janë prokurorët, qoftë në anën nga janë të akuzuarit.

Ky imazh i drejtësisë po të skulpturohej përpara reformës në drejtësi, do të ishte kjo “lady of justice” këtu e shtrirë, bufi i kënetës me zhapiqe, zhaba, bretkosa, insekte, vemje, krimba mbi të duke i ngrënë rropullitë, kështu do ishte skulptura para reformës në drejtësi.

Këtë zonjën në këmbë e ngriti Partia Socialiste e Shqipërisë, e ngriti kjo shumicë qeverisëse, e ngriti vizioni, vendosmëria dhe vullneti ynë në këmbë dhe këtë shpatën ia dorëzoi ky pushtet, pushteti ekzekutiv dhe parlamentar i shumicës, pasi e përdori këtë shpatë qysh nga 1912.

Ia dorëzoi dhe zonja sot është në këmbë, ka dhe shpatën, i mungon peshorja dhe i ka sytë jo të mbyllur, por i ka sytë me gjak dhe pikërisht pse i ka sytë me gjak, ne kemi arritur të shikojmë arsyetime gjykatësish që thonë më shkrim, gjykatës specialë; populli kërkon një dënim më të madh për X e Y sepse populli ka mosbesim. Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimir Vladimiroviç Putinit. Kjo nuk është gjuha e Evropës. I keni parë ju se si përfundojnë prapa atyre xhamave të korruptuarit në Rusi? Epo ajo lloj drejtësie kurrë, kurrë këtu. E kemi parë ne atë film, vetëm se atëherë nuk i thoshin i korruptuari po i thoshin armiku i klasës. Dhe çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh sot dhe këtë e kam tani se këtu jemi përfaqësuesit e PS, e kam për të gjithë socialistët progresistë dhe të gjithë patriotët e Shqipërisë, që duan Shqipërinë në BE. Ça ndodh sot? Tani ndodh që bufi, zhabat, bretkosat, zhapikët, vemjet, insektet, kërmijtë, gjinkallat këtë shpatën që ne ia kemi dhënë në dorë kësaj zonjës, e shohin si të vetmen armë për të na luftuar ne dhe për të na  goditur dhe për të na larguar nga detyra, të vetmen.

Si shpjegohet që, nga një anë kërkojnë që t’i presin kokën, nga ana tjetër çdo dit i çojnë nga letrat anonime tek denoncimet publike, për ta nxitur që të ngrejë shpatën kundër nesh dhe “zonja” i ka sytë 4 me gjak, i ka veshët 4 dhe “zonja” ndjek mediat; “zonja” ndjek mediat dhe ndjek ça thotë kanali dhe portali sepse “zonja” ndjehet që ka një shpatë me të cilën duhet të presë kokat majtat e djathtas të gjithëve, që populli të dojë vetëm “zonjën”.

Këtë drejtësi të kësaj “zonjës” kështu, e kanë bërë jakobinët, po këtu në Shqipëri jo.

Këtu në Shqipëri “zonja” duhet të mbyllë sytë, gjykatësit dhe gjykatëset duhet të mbyllin sytë, mos të shoh as kush është ky as kush është ai, të shohin provat dhe të ndajnë shapin nga sheqeri me peshoren këtu. Nëse duam që t’i lëmë pas  gjeneratave të tjera një vend me një drejtësi të pavarur profesionale dhe garante të lirive dhe të drejtave të njeriut, pra me sytë mbyllur, me shpatën në dorë dhe me peshoren për të vënë në ekuilibër hamendjet, indiciet, akuza, provat dhe të gjitha me radhë. Thënë të gjitha këto kam një sugjerim për prokurorët e SPAK-ut; në vend se të merren me deklaratat e mia dhe sa herë që unë  bëj deklarata i bëjnë njoftim për shtyp, të bëjnë punën e tyre.

E kanë të gjithë mbështetjen tonë, t’i dëgjojnë këto që unë them dhe këto që ne themi si kritika dhe si shqetësime konstruktive. Për ne, për mua dhe për PS, SPAK, Gjykata Speciale rrojnë 1000 vjet, nuk i vjen e keqja dhe nuk i vjen shqetësim nga ne dhe të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, nuk kam asnjë gjë me gazetarët. Gazetarët janë në të drejtën e tyre, bravo i qoftë se..  asgjë, por t’i ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi, të mos sillen sikur janë redaksi gazetash, portalesh, kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Sa herë, kurdoherë, kudoqoftë që do të kapin korrupsioni, atë shpatën ta hapin krahun me të gjithë forcën, po korrupsion ama, korrupsion.

Kemi ngritur një prokurori speciale për të luftuar krimin dhe korrupsionin, nuk kemi ngritur një institucion që të bëjë dhe Gjykatën Administrative, që të bëjë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, që të bëjë dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, që të bëjë edhe gjykatësin, dhe prokurorin, e kështu me radhë. Nuk e kemi ngritur për  këtë, e kemi ngritur si një armë shumë të fuqishme për të luftuar korrupsionin brenda nesh, rreth nesh, mbrapa nesh, para nesh, lart-poshtë kudo që të jetë, por korrupsionin; me prova, me procese të rregullta, me respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të mos kundërshtojnë sikur janë parti politike, të mos hyjnë në debate shifrash.

Ata kanë punën e tyre, mos merren me statistika, mos merren me shifra. Statistikat dhe shifrat dalin në fund. Ajo që ata duhet të garantojnë, është që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen për gjithë jetën. Kjo është arsyeja pse unë po flas dhe ne po flasim. S’kemi asnjë arsye tjetër në botë dhe meqë e nisëm me dëgjesën, Klotilda foli herën e kaluar, ne nuk bëmë asnjë koment.

Ne nuk i thamë Klotildës ke gjithë mbështetjen tonë se ti je e pafajshme; ne nuk i thamë prokurorëve apo gjykatësve që shikoni se Klotildën e kemi tonën dhe ju mos e ngacmoni. Absolutisht. Por ama, sigurisht që ne nuk mund të rrimë dhe të bëjmë sikur s’kuptojmë kur kryetarja e komisionit të ligjeve merr vesh nga Tv që është person i dyshuar, se ky është kulmi. Nuk mundet ta pranojmë ne këtë. Nuk mund ta pranojmë ne që SPAKU është redaksi lajmesh me një grup gazetarësh që tundin dosjet e tundin akuzat përpara se sa vetë ata që janë aty brenda të marrin lajmin që janë të akuzuar. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohen atje si persona në dijeni, pa iu dhënë as status vetëm e vetëm që të mos marrin avokat se nuk dua të flas.

Kam informuar ministrin e Drejtësie për një intimidim tjetër shumë të rëndë të një nëne me dy fëmijë të cilës i kërkohet të pranojë atë që nuk e ka bërë dhe i thuhet “O do pranosh këtë ose do ta hash më keq sesa ata, të cilët duhet t’i zhysësh brenda”. Ku jemi këtu?

E fundit fare, po kostot financiare të gjithë kësaj? A duhet t’i kemi parasysh apo jo? A duhet t’i kemi parasysh se çfarë po paguajnë shqiptarët për të gjithë këtë përpjekje? Dhe hallall, hallall por ama kjo është gjëja më normale që kur paguan një prokuror më shumë se Presidentin e Republikës dhe kur paguan një gjykatës më shumë sesa deputetët, do t’i kërkosh dhe standarde dreqi e mori se nuk shkon.

Në fund të fundit, ne na ka zgjedhur ky popull dhe si të zgjedhur që kemi të gjithë legjitimitetin demokratik, këto janë detyrat tona kështu që nuk kompleksohem unë fare se çfarë thonë Afrim-Largimët, as çfarë thotë këneta. Këneta e shikon SPAK-un dhe Gjykatën Speciale si shpresën e vet për të luftuar Partinë Socialiste. Bën punën e vet, këneta kënetë është, bufi buf është, zhabat zhaba janë, por SPAK-u siç është shpresë duhet të bëhet dhe krenari kombëtare.

Gjykata Speciale siç është shpresë duhet të bëhet dhe krenari kombëtare, duhet të jenë vendet e shenjta të drejtësisë, ku nuk duhet të ketë hije sigurimi dhe metodash të sigurimit të shtetit, ku nuk duhet të ketë hije Kremlini dhe metodash të Kremlinit, e them në kuptimin e metodave nuk them që ka infiltrim.

Unë kam bindjen që vetëm kështu do të shkohet aty ku duhet dhe kam bindjen që vetëm kështu ne do të arrijmë të ndërtojmë pikërisht këtë urë ndërveprimi dhe njëkohësisht murin e ndarjes së pushteteve.

Ata janë një pushtet i pavarur, por edhe ky është pushtet i pavarur.

Edhe pushteti ekzekutiv është pushtet i pavarur dhe boll është hyrë në kufijtë e pushtetit ekzekutiv, boll janë traumatizuar të gjithë punonjësit e administratës me thirrje, me ftesa, me presione e me paraburgime. Boll, duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duhet menduar për t’i dhënë shërbim konsulence të fuqishme ndërkombëtare për të gjitha aspektet e tjera që marrin përsipër të analizojnë dhe që nuk kanë kapacitete t’i analizojnë, pabarazia në tendera e ku e di unë se çfarë dhe pastaj të gjitha përfundojnë tek “shpërdorimi i detyrës” që është një thes i madh ku nuk e merr vesh i pari të dytin, “Hajde i fusim me shpërdorim detyre pastaj kismet”.

Njerëzit nuk janë domate, njerëzit nuk janë kavie. Çdo njeri meriton deri në fund të respektohet dhe kjo është Partia Socialiste dhe nëse ka një forcë që duhet të mendojë seriozisht për respektin deri në fund për njeriun, është Partia Socialiste. Të tjerëve u uroj sukses në zhytjen thellë e më thellë në kënetë dhe në 11 maj edhe për drejtësinë, edhe për forcimin e SPAK-ut dhe të Gjykatës Speciale, edhe për forcimin e standardeve, shqiptarët do të dinë se çfarë do të vendosin dhe pastaj edhe ato gjykatësit që mendojnë se janë populli që në fakt aty janë ligji e nuk janë populli, do e shikojnë dhe popullin se çfarë mendimi ka për këtë forcë politike dhe çfarë mendimi ka për betejat tona.

Ne jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë siç kemi qenë 5 vjet kur kemi shtrënguar dhëmbët dhe nuk kemi folur kurrë sepse kemi dashur pavarësinë. Tani që pavarësia është e sprovuar, e testuar dhe nuk ka kush thotë gjë, le që të thonë çfarë të duan se nuk ka pikë rëndësie, tani ne duam profesionalizëm dhe duam integritet demokratik të çdo procesi dhe këto dëgjesat do të vazhdojnë për këdo që ka nevojë të vijë të shprehet përpara grupit parlamentar për sa kohë nuk është i akuzuar për korrupsion dhe për sa kohë nuk është nën hetim për korrupsion. Me persona nën hetim nuk merremi ne ama persona që thirren, intimidohen, goditen e bëhen janë këtu të ftuar të vijnë dhe të flasin.

Le t’i dëgjojë i gjithë opinioni publik jo në ato klubet e natës ku shtrihen gjithë prurjet e kënetës dhe kërkojnë gjak e kërkojnë varje në litar e kërkojnë burg për gjithë dynjanë se duan të sjellin kënetën në pushtet dhe ta çojnë prapë Shqipërinë në gropë, dhe as në instanca të tjera që nuk ekzistojnë këtu.

Ne jemi Partia e të gjithëve kështu që hakun të gjithëve, drejtësisë të gjithë mbështetjen në pavarësinë e vet, njerëzve të gjithë mbështetjen në liritë dhe të drejtat e tyre.

Kjo është Partia Socialiste.

Shumë faleminderit mediave dhe kam dhe dy fjalë të tjera me grupin sepse është fondamentale që në 11 maj të gjithë atyre që janë mbledhur kundër nesh t’i bëjmë prezantimin fundor me Noc Rrokun.

The post Fjala e plotë e Ramës: Drejtësisë mbështetje në pavarësinë e vet, njerëzve mbështetjen në liritë dhe të drejtat e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Samitin e Kievit në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

24 February 2025 at 16:30

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama iu adresua sot online Samitit Mbështetës për Ukrainën, (Three Years of War: Support Ukraine 2025 Summit), i mbajtur në 3-vjetorin  e nisjes së luftës në Ukrainë.

Rama ngriti pyetjen se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si mundet Europa si kontinent të jetë efikase për të mbrojtur veten dhe për të bërë maksimumin nga diçka që po ndodh, një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi ndër të tjera se: “Kemi qenë për një kohë të gjatë në autopilotin amerikan, me gjasë, tashmë autopiloti është fikur dhe askush nuk e di për sa kohë, dhe besoj që është koha që të kemi një reflektim më të thellë sesa ajo çfarë do bëjmë sa i takon mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve ushtarake. Sepse sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

* * *

-Tashmë dua t’ia jap fjalën shkëlqesisë së tij Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe udhëheqjen tuaj të vazhdueshme, faleminderit. 

Kryeministri Edi Rama: “Faleminderit shumë! Faleminderit veçanërisht që më përfshitë mua dhe Shqipërinë këtu.  Jam i vetëdijshëm që jam më i gjati nga të gjithë ju, por përfaqësoj një vend që ndoshta ka një peshë të papërfillshme në këtë tryezë, kur vjen fjala për fuqi njerëzore dhe kur bëhet fjalë për fuqi ushtarake, e gjithçka të ngjashme.

Nuk mundem përpos të bie plotësisht dakord me gjithçka që u tha, dhe nuk dua t’i humbas askujt kohë duke përsëritur gjërat themelore që të gjithë miqtë e kolegët përreth tryezës i kanë theksuar.

Megjithatë, nuk mundem të mos ngre një pyetje, duke qenë se, pasi kam ndjekur të gjithë takimin, më duket sikur asgjë s’ka ndodhur, më duket sikur ky takim është si të ishte regjistrim i takimit të tre muajve më parë, apo të një viti më parë, apo të dy vjetëve më parë.

Po nuk jam i sigurt që është kështu dhe mendoj që diçka e rëndësishme ka ndodhur, siç të gjithë ju e dini, dhe pyetja është: Si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe sa mund të gjithë ne, – po edhe njëherë, kërkoj ndjesë, sepse këtu bëhet fjalë së pari për BE-në dhe për vendet e tjera të mëdha, dhe jo për Shqipërinë, – por si mundet Europa si kontinent të jetë efikase për të mbrojtur veten dhe për të bërë maksimumin nga diçka që po ndodh, një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Dhe nuk jam i sigurt që të flasësh vetëm për rritjen e mbështetjes ushtarake e për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë, do të arrijmë apo do të përfshijmë gjithçka, po ky është mendimi im, ndoshta e kam gabim.

Ajo çfarë ndava dje me Volodymyrin në bashkëbisedimin tonë, dua ta ndaj edhe me ju. Me sa kuptoj unë, Europa si kontinent duhet që të krijojë një varg të gjatë diplomatik, përfshi Britaninë e Madhe, sigurisht Turqinë, Bashkimin Europian, pa asnjë dyshim, dhe të dalë me një qëndrim. Të dalë me një qëndrim, sepse kam frikë se do të jetë e paqëndrueshme përkundrejt opinioneve publike, sidomos në pjesën perëndimore të kontinentit, që të vazhdohet, e të flitet ajo çfarë po flasim këtu. Por ndërkohë shohim që SHBA-ja dhe Rusia po hyjnë në një marrëveshje, ndërkohë që Ukraina përjashtohet apo i imponohet diçka që është tërësisht e padrejtë.

Kemi qenë për një kohë të gjatë në autopilotin amerikan, me gjasë, tashmë autopiloti është fikur dhe askush nuk e di për sa kohë, dhe besoj që është koha që të kemi një reflektim më të thellë sesa ajo çfarë do bëjmë sa i takon mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve ushtarake. Sepse sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.

Thënë e gjithë kjo, e përsëris, nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah Ukrainës. Nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah çdo vendimi që të mëdhenjtë në këtë hapësirë do të marrin, por disa dyshime për faktin që këtu po flasim vetëm për gjysmën e historisë, jo për gjysmën tjetër dhe po merremi vetëm me gjysmën e problemit që është ana ushtarake dhe jo me anën, gjysmën tjetër, që është politika dhe diplomacia e tij e këto duhen ndarë.

Kërkoj ndjesë edhe një herë. Jam mjaft i vetëdijshëm që pesha e vendit tim nuk është aq e madhe sa të ndryshojë ndonjë gjë, por ndoshta disa mendime për t’u rrahur, sepse nëse gjërat do të vazhdojnë kështu, herët a vonë vendet perëndimore do të përballen me opinione publike që do t’i sjellin pastaj në një kolaps tërësor të forcave demokratike.

Faleminderit! Faleminderit shumë!

The post Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Samitin e Kievit në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kongresi i Lushnjës mbush 105 vjeç, akti themelor kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë

21 January 2025 at 09:42

Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombit tonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i  zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga. Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Delegateve u uroi  mireseardhjen ne Kongres, Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshëm is asaj kohe, Aqif Pashë Elbasani. Aqif Pasha ju përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur keshtu ceremoninë e hapjes së Kongresit.

Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 24janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.

Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t’i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme.

Nga kjo analizë u nxor  si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

Për këtë arsye, Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris.

Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qeveri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomeni Kosturi,

Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin.

Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:” Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu”.

Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë : “Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes”. Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.

Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësoi shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.

Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plotë.

Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti.

Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël. Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, problemi shqiptar dilte edhe më  koklavitur akoma : Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme. Në vazhdim te kësaj vije politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga lufta si fëmije e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate ; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire ndoshta edhe Shkodrën.

Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes, që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kishte asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës. Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin e kane me gjithë mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërtetën. Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes. Jugosllavet ishin në Dibër dhe here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin fite dhe bënin ngacmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me atë te Qeverise se Durrësit.

Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 21 janari 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes te dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, te ndërtonin një shtet shqiptar te përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.

Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime as nga vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin si një force shpëtimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerisë, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Në pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te mblidheshin energjitë e kombit.

Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet dhe te lëshoje Vlorën. Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.

Tërheqja e Italisë nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot.

Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane. Ndërrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.

Janari rikthen “Hënën e ujkut”/ Tek 3 shenja do të ketë ndikime negative

By: user 6
12 January 2025 at 18:42

“Hëna e Ujkut” është emri që merr hëna e plotë e parë e vitit, që shpesh ndodh në muajin janar. Ky emër ka origjinën nga sjelljet e ujqërve gjatë këtij muaji, pasi ata shpesh enden më afër fshatrave për shkak të urisë që i mundon në dimër.

Fiset indigjene amerikane vërejtën këtë fenomen dhe e lidhën me periudhën e Hënës së Plotë, duke e quajtur atë “Hëna e Ujkut” për shkak të ulërimave të forta të ujqërve që mund të dëgjoheshin gjatë natës.

Po ashtu, kjo hënë njihet ndryshe si Hëna e Vjetër ose Hëna e Akullit, duke reflektuar kushtet e ftohta dhe reshjet e borës që karakterizojnë këtë periudhë të dimrit. Hëna e Ujkut do të ndodhë më 13 janar 2025, dhe kjo do të ndodhë në shenjën e Gaforres, duke sjellë disa ndikime të forta për disa shenja të horoskopit.

Gaforrja

Në vitin 2025, Hëna e Ujkut do të ndikojë fuqishëm në jetën tuaj, duke shënuar një periudhë të rëndësishme ndryshimi. Kjo mund të jetë koha e duhur për të menduar për një ndryshim të madh në karrierën tuaj, marrëdhënie, ose stilin e jetesës. Pavarësisht se ndiheni tërhequr për të nisur një fazë të re, mund të përjetoni presion të madh që ndikon në të gjitha aspektet e jetës suaj. Tensionet emocionale mund të ndikojnë në mënyrën se si funksiononi profesionalisht dhe personalisht, prandaj është e rëndësishme që të merrni kohë për t’u qetësuar dhe për të analizuar qartë atë që dëshironi të arrini.

Peshorja

Për Peshoret, kjo Hënë e Plotë sjell mundësi të reja profesionale. Nëse keni pasur ndjenja të pakënaqësisë në punë, Hëna e Ujkut mund t’ju shtyjë drejt mundësive të reja dhe shpërblimeve financiare në vitin 2025. Megjithatë, këto mundësi mund të vijnë me disa vështirësi në jetën familjare. Të balancuarit e përgjegjësive familjare dhe profesionit tuaj mund të duken të vështira, por është thelbësore që të ruani komunikimin dhe durimin. Për të mbajtur ekuilibrin, kërkoni mbështetje nga të dashurit tuaj dhe përcaktoni kufij të qartë për të ruajtur harmoninë midis jetës profesionale dhe personale.

Bricjapi

Për Bricjapët, Hëna e Ujkut ka një ndikim të veçantë në marrëdhëniet personale. Ky është një moment i përshtatshëm për të forcuar lidhjet me njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Mund të jetë një periudhë e mirë për të bërë hapa të mëdhenj, si një martesë, një bashkim ose një rinovim i një lidhjeje të vjetër. Megjithatë, do të ndjeni se disa situata janë jashtë kontrollit tuaj, dhe kjo mund të shkaktojë konfuzion dhe tensione emocionale. Është e rëndësishme të mbani qetësinë dhe të kërkoni mënyra për të ruajtur stabilitetin emocional./ TAR

The post Janari rikthen “Hënën e ujkut”/ Tek 3 shenja do të ketë ndikime negative appeared first on Lapsi.al.

Botimi i studimit të historianëve, Rama: Interes për të zbardhur historinë e shqiptarëve

29 November 2024 at 15:24

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në kryeministri, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press promovuan mbrëmjen e së enjtes librin “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”.

Ky botim erdhi për lexuesin në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut nga forcat nazifashiste, nën kujdesin e prof. Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historianëve Florian Çullhaj, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha dhe Hasan Bello.

Ai hedh dritë mbi fakte të qëmtuara deri në thellësi, për t’u lënë gjeneratave të ardhshme një dokument që flet mbi luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

Në aktivitetin e organizuar në COD, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama gjatë promovimit të librit “Të gjithë të rënët e Luftës II Botërore”, studim i Akademisë së Studimeve Shqiptare

Më vjen shumë mirë që sot është mundësia të diskutohet mbi një çështje të hapur. Është çështje e hapur sepse pas Luftës së Dytë Botërore u vendos një regjim diktatorial, i cili e shkroi historinë duke i mëshuar me të gjithë brutalitetin e vet shprehjes “historinë e shkruajnë fitimtarët”.

Pas rënies së regjimit diktatorial, pavarësisht se fitimtarët e radhës nuk e kishin brutalitetin e atij regjimi, por ishin vijimësi e atij regjimi në aspektin e mendësisë, përsëri kjo çështje mbeti një çëshjte që më shumë sesa historianëve iu la të gjithë atyre që me mënyra dhe rrugë të ndryshme mund të bëjnë vetëm dëm, kur ndërhyjnë në fushën e shkrimit të historisë.

Kanë kaluar shumë vite, por përsëri besoj se nuk janë mjaftueshëm për distancën dhe qetësinë e nevojshme për ta shkruar historinë e Luftës së Dytë Botërore, edhe pse kanë kaluar vite dhe të gjitha dokumentet e burimet janë të mjaftueshme për të arritur në konkluzione relativisht objektive. Them relativisht, pasi unë besoj se në të gjitha rastet, edhe për historianët vetë, objektiviteti absolut është i pamundur. Historia, edhe kur shkruhet mbetet me lirinë e plotë, nga çdo lloj zgjedhje e jashtme, një produkt relativ.

Më vjen mirë që ende ka forca dhe individë që janë të interesuar që të kontribuuojnë për një shkrim relativisht objektiv të Luftës së Dytë Botërore. Edhe Akademia e Shkencave është e interesuar në shkrimin e historisë së shqiptarëve, por ende mesa unë jam informuar, nuk ka hyrë në këtë fazë të historisë që është faza ku fillon vështirësia e distancimit të emocioneve dhe prirjeve individuale.

Gjithashtu, kam një farë besimi, se çfarëdo që të prodhohet sot e në vijim, do të jetë shumë më pak e ngarkuar sesa pavionët e Muzeut Kombëtar, të bëra me konsulencën e historianëve para dhe pas rënies së diktaturës, të cilat për hir të së vërtetës e tregonin si në një pasqyrë se sa e ngjashme ishte para dhe pas diktaturës qasja e historisë, duke e tërhequr maksimalisht nga vetja litarin, pra nga interesat e pushtetit politik të radhës.

Sa më takon mua dhe qeverisë shqiptare, sot e një dekadë nuk ka asnjë interes për të ndërhyrë në punët e historianëve dhe asnjëlloj kompleksi për të ndërhyrë në të gjitha të vërtetat e historisë. Duke falenderuar dhe duke shprehur respekt e mirënjohje për të gjithë  juve dhe të gjithë ata që përpiqen në këtë lëmë, më lejoni që të kërkoj ndihmë nga Zoti që historianët e rinj, të kenë sadopak nga ndërgjegjia dhe pasioni juaj, ashtu sikundër duke ua qarë hallin atyre të kenë sadopak fakte historike të qarta kur të vijë radha për të shkruar historinë e këtyre kohëve, kur qeveritë dhe shtetet komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa.

Kjo do të jetë një sfidë e madhe për historianët, sepse të gjitha letrat e dërguara, të gjitha korrespondencat e prodhuara nga shkëmbimet e letrave kanë qenë një nga ingredientët më të rëndësishëm të kuzhinës së historisë. Këto nuk janë më në atë kuzhinë, ose janë në sasira që mund të  krijojnë më shumë keqkuptime sesa të japin informacionin e plotë, pasi pjesa më e madhe e korrespondencave janë në platformë telefonash.

Ngushëllimi i madh është që kur të vijë koha për të shkruar historinë asnjëri nga ne nuk do të jetë gjallë.

The post Botimi i studimit të historianëve, Rama: Interes për të zbardhur historinë e shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌