Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Horoskopi 11 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

By: Rovena
11 July 2025 at 07:00

Dashi-Mund të përjetoni momente emocionesh dhe fantazie që forcojnë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni një tërheqje të fortë ndaj dikujt që ju duket misterioz dhe intrigues. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme.

Demi-Fjalët e dikujt mund të jenë disi të ashpra sot dhe reagimi juaj i parë do të jetë largimi. Kuptoni që ky person po përpiqet t’ju ndihmojë dhe jo t’ju inatosë. Punoni së bashku në vend që të mendoni se është armiku juaj.

Binjakët-Në punë pritet që të keni disa probleme, një pjesë të të cilave do t’i shkaktoni ju. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve, por duhet të jeni shumë të bindur përpara se të merrni vendimet e duhura.

Gaforrja-Keni një reputacion të rëndë pasi nuk përfshiheni emocionalisht në një marrëdhënie. E njëjta gjë nuk mund të thuhet sa i përket pasionit. Keni mundësinë që të krijoni një lidhje të fortë dhe të stabilizoni një marrëdhënie për disa kohë.

Luani-Marrëdhëniet me fëmijët do të jenë shumë të mira. Sot do të jetë një ditë ideale për të bërë gjimnastikë ose not. Kujdesuni më shumë për partnerin tuaj.

Virgjëresha-Ruani qetësinë, mos u rrëmbeni. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi. Sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Financat mbeten konstante.

Peshorja-Jeni me kokën mbi re. Nëse jeni në shoqërinë e një personi që doni, do mendoni për punën dhe nëse jeni në punë do mendoni për çështjet e zemrës. Kjo e diel nuk do shkojë shumë mirë, për shkak se do të zbuloheni. Ndoshta është momenti që të pranoni vështirësitë tuaja, në vend që të shtireni në një raport. Në vijim do të kuptoni më mirë se si të silleni.

Akrepi-Kjo është një ditë e favorshme për të ndryshuar, punë, vendbanim apo mjedise të tjerë ku ju rrini më shumë. Këto lëvizje do të ndryshojnë edhe qëndrimin tuja ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Rritja e etjes për përvoja të reja, do të ndikojë në jetën tuaj personale.

Shigjetari-Mund të përjetoni momente relaksi dhe harmonie që përmirësojnë marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni simpati për një person që ju duket i besueshëm dhe i sinqertë. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme.

Bricjapi-Përqendrojeni komunikimin tuaj në vend që ta lini të shpërndahet. Bëjini një nder vetes dhe hyni drejt e në temë në vend që t’i bini rrotull duke folur për gjëra që nuk kanë lidhje me çështjen. Sa i përket marrëdhënies, nëse keni frikë se po zbehet, ngrohtësia dhe ndjeshmëria që do të gjeni sot do t’jua ndryshojë mendjen.

Ujori-Një problem shëndetësor ka për t’iu shqetësuar përgjatë gjithë ditës. Në punë gjithashtu do të keni disa probleme, që mund të marrin zgjidhje nëse ju merrni vendimet e duhura. Kujdes me financat.

Peshqit-Kur ka dëshirë, ka edhe rrugëzgjidhje. Flisni, buzëqeshni, qëndroni pranë shpirtit binjak, dhurojini diçka. Këto gjëra duhet të bëni sot. Nëse keni ndonjë dyshim për marrëdhënien, deri në fund të ditës çdo gjë do të shuhet për shkak të dashurisë që ndjeni për njëri-tjetrin./abcnews.al

“Para, sukses dhe dashuri…”, ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjat e horoskopit gjatë korrikut

By: Rovena
27 June 2025 at 12:56

Korriku vjen me kthesa të papritura për të gjitha shenjat: dikush do të fitojë në dashuri, dikush do të ngjitet në karrierë dhe dikush tjetër duhet të ruhet nga vendime të nxituara…

Muaji korrik sjell lëvizje të mëdha në planin profesional, ekonomik dhe emocional për të 12-të shenjat e zodiakut. Astrologu i njohur Jorgo Pulla, në parashikimin mujor për “ABC e Mëngjesit”, ka dhënë një tablo të qartë për secilën shenjë, duke theksuar datat kyçe dhe ndikimet planetare që do të përcaktojnë rrjedhën e muajit.

Ndërsa disa do të përjetojnë ngjitje të befasishme në karrierë, të tjerë do të duhet të rishikojnë marrëdhëniet personale, apo të përfitojnë nga njohje të reja romantike që mund të shndërrohen në histori të qëndrueshme.

Nëse jeni në pritje të një lajmi të mirë, një bashkimi të munguar, apo thjesht po kërkoni momentin e duhur për të hedhur një hap të rëndësishëm ky parashikim mund t’ju japë përgjigjet që kërkoni!

Dashi: Meqë është Afërdita në Binjak do të thotë para, vendime dhe shumë ndryshime, mundësi dhe koha e duhur që kanë të bëjnë në fushën e karrierës, sidomos në datën 18 Korrik, ku ndikimi i Merkurit në retrogradë në Luan, që kjo mund të nxisë disa lëvizje të nxituara. Nuk ka diçka për t’u shqetësuar. Në lidhje me çështjet shpirtërore, kanë një mundësi shumë të artë në këtë periudhë. Do ju vijë diçka të mirë dhe shumë pozitive në aspektet e jetës dhe në punësime.

Demi: Duket se në çështjet e punës për këtë shenjë ka të bëjë shumë ky korrik sepse sjell mundësi në komunikim, ndryshime në punë. Javën që vjen do të kenë mundësi të arta, pas datës 7-8, vjen diçka shumë e mirë për shenjën e Demit, pasi do të kenë një lëvizje shumë të mëdha gjatë gjithë muajit. Do të kenë mundësi të arta në fushën e punës, karrierës dhe ndryshime që do të kenë tani e tutje në rolet drejtuese. Në fushën e dashurisë, me Afërditën në Binjak do të thotë komunikim, ekonomi. Në rastin e Demit, për të gjithë ata që kanë pasur një ndarje para tre muajve, vjen një moment tani në muajin korrik, që do të bashkohen. Kemi një ndikim shumë të mirë edhe në datën 10 korrik, sepse Hëna e plotë plotëson gjithçka, që ka ngelur mundur në muajt e kaluar. Është një periudhë shumë e mirë sa i takon çështjeve ekonomike dhe mundësive te tjera të fushës së dashurisë.

Binjakët: Kanë dy mundësi të arta. Në fushën ekonomike, Afërdita futet në shenjën e tyre dhe u jep një mundësi plus në ekonomi, edhe pse kanë pasur shumë probleme, vjen tani një mundësi e artë. Edhe në fushën e karrierës kanë një mundësi shumë të artë, sepse do të kenë mundësinë që të ngrihen në detyrë, ose të shkojnë tek profili i i tyre, që ata dëshirojnë. Por, me Neptunin në retrogradë duhet të kenë kujdes në disa paqartësi. Vazhdimësi që ka të bëjë në fushën e ekonomisë dhe të punës, Binjakët duket se janë në fazën më të mirë të mundshme. Në fushën e dashurisë, lidhjet e reja favorizojnë shumë te Binjakët. Gjërat më të mëdha do të ndodhin pas datës 24 korrik, sepse ju jep mundësi të reja dhe njohje të reja, që mund të shkojnë më pas deri në fejesa, e shkëmbim unazash.

Gaforrja: Ajo që do të ndikojë shumë tek Gaforret gjatë kësaj periudhë do të jetë një ndikim ligjor, ku do të fitojnë të drejtën e tyre. Do të kenë një gëzim në familje, do të marrin një dokument për të gjitha ata që bëjnë aplikime, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, që duhet shfrytëzuar tani. Vëmendjen Gaforret nuk e kanë të momentin, por më afatgjatë, sidomos në anën shpirtërore.. Do të kenë shumë ndikime në anën emocionale dhe atë shpirtërore. Në dhjetë ditëshin e tretë të muajit, duhet që të jenë pak më të kujdesshëm lidhur me çështjet e dashurisë, sepse disa fjalë pa vend do të prishë ekuilibrin e dashurisë.

Luani: Do të kenë mundësi të arta që kanë të bëjnë në fushën e karrierës, në fushën e ndryshimit, në fushën e vendimeve që marrin. Por, duhet të kenë shumë kujdes në 15 ditësh e parë të muajit, sepse është një periudhë shumë e ngatërruar, aq më tepër nëse duan që të bëjnë një kontratë apo një ndryshim të rëndësishëm. Në fushën e dashurisë, pavarësisht disa problematikave të vogla që kanë, është një mundësi shumë e mirë tani për të zgjedhur problemet në çift. Për të gjithë ata që janë ndarë nga një romancë do të kenë mundësi që të ribashkohen.

Virgjëresha: Afërdita në Binjak lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin, në të njëjtën kohë kemi një mundësi edhe me Hënën e Plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik, nxjerr në pah planet dhe ndikimet që ata kanë dhe që duan ti vënë në zbatim në punën e tyre. Do të firmosin një dokument, por duhet të jenë vigjilentë. Virgjëreshat e lindura në dhjetë ditëshin e parë të shenjës duhet që të jenë shumë të kujdesshëm në çështjet bankare, nuk duhet që të nxitohen. Në dashuri vazhdimësia duket e mbarë.

Peshorja: Kanë dy gjëra kryesore, ndryshojnë dhe ndikojnë shumë. Në lidhje me punën do kenë të ardhura të mira sepse e kanë mundësinë tani. Është një moment shumë i mirë i tyre. Pas hënës së plotë të datës 10 do të marrin një lajm në lidhje nga jashtë dhe kjo do t’i ndihmojë shumë. Në çështje shpirtërore duhet të kenë kujdes me shenjat e ajrit. Kanë një kohë shumë të mirë, pozitive dhe do të presin pasardhës në familje.

Akrepi: Jo vetëm se lulëzojnë, por dinë se çfarë duan. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi një ndikim shumë të mirë në fushën e profesioneve. Do të ndryshojnë punë. Akrepët flasin me sy flasin me fjalë dhe disa i kanë inate. Sepse nuk arrijnë t’i kuptojnë gjëra që i kuptojnë më para Akrepët. Ata do arrijnë atje ku dëshirojnë sepse dinë shumë mirë ku shkojnë dhe se çfarë dëshirojnë. Në fushën e dashurisë ka diçka pozitive dhe mund të arrijnë atje ku dëshirojnë.

Shigjetarët: Në profesion dhe mundësi të arta që kanë, ky muaj është pak i lodhshëm, por mësojnë nga gabimet e së shkuarës. Pas datës 13 deri më 18 kanë një kohë të përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme, apo edhe në lidhje me profesionin. Në dashuri edhe pse kanë pasur probleme dhe janë pak fajtor sepse kalojnë më shumë kohë më punën, duhet të rregullojnë pak kohë për të stabilizuar familjen e tyre…

Bricjapi: Sa i përket punës kanë mundësi në fushën e karrierës, shumë gjëra do ndryshojnë. Mundësitë janë shumë të mira në karrierë, kanë disa takime shumë gjëra do ndryshojnë. Ndërsa në fushën dashurisë, duhet të kenë pak kujdes nga njohjet, ose duhet të rishikojnë bashkimet familjare me dokumentacione.

Ujorët: Duket se çështjet që kanë të bëjnë me punë dhe ekonomi shkojnë bashkë. Si shenjë ajri do të nisin një udhëtim. Pra do të bëjnë një rrugë e dy punë. Do kenë rritje ekonominë dhe është mundësia shumë e madhe për ta realizuar një gjë të tillë. 15-ditëshi i parë është shumë i favorizuar. Ndërsa në anën shpirtërore shumë të fituar do të jenë personat që kanë pasur njohje apo lidhje dhe janë shkëputur dhe bashkohen. Mund të kemi lidhje serioze,

Peshqit: Janë shumë intuitive, dhe tani kanë një mundësi në lidhje me punën. Do kenë një shtesë rroge. Është koha më e mirë tani, pasi nga data 7 deri më 21 ka një kohë pozitive, dhe nëse duhet të firmosin letra që kanë vlerë afatgjatë në kontrata duhet t’i firmosin pas datës 20. Në lidhje me dashurinë edhe pse kemi ndikimin e datës 10, lidhjet që do bëhen apo njohjen, janë si rikujtesë, por direkt lidhje serioze. Dhe lidhjet me pengesa do të marrin zgjidhje./abcnews.al

Ai që vjen si stuhi… dhe ikën pa gjurmë: Çfarë fshehin në të vërtetë “djemtë e kësaj shenje”?

31 May 2025 at 17:54

Shenja që s’të jep siguri, por s’të del nga mendja

Ka disa njerëz që hyjnë në jetën tënde si një stuhi: të marrin me vete, të elektrizojnë, dhe para se ta kuptosh, janë zhdukur. Nuk të japin kohë të mendosh, as të ndalosh… thjesht të përfshijnë në vorbullën e tyre dhe të lënë pas me mendjen rrëmujë dhe zemrën të trazuar.

E në krye të listës së këtyre shpirtrave rebelë dhe emocionalisht të paprekshëm, është një shenjë që askush nuk e kupton plotësisht. Një shenjë që të bën të pyesësh: “A ishte kjo dashuri… apo thjesht një lojë magjepsjeje?”

Binjakët.

Po, ai djali që nuk rri gjatë në një vend. Që flet bukur, që të njeh më mirë se ti veten, që të dëgjon me një buzëqeshje djallëzore… dhe që nesër nuk është më aty. Ai që s’të premton gjë, por të jep gjithçka për pak kohë. Dhe është pikërisht kjo kohë që do ta mbash mend për shumë gjatë.

Pse është kaq i parezistueshëm?

Sepse ka një mendje që s’e zë asnjë skemë.
Sepse çdo ditë me të është ndryshe: herë poet, herë filozof, herë fëmijë, herë njeri i natës.
Sepse e sheh botën si lojë – dhe veten si mjeshtër i saj.

Por kujdes: ai nuk lidhet kollaj.

Binjaku është më shumë një ide sesa një njeri konkret. Është një iluzion, një aventurë mendore dhe emocionale që nuk i përshtatet dot realitetit të zakonshëm. Ai është gjithmonë pak më larg se ç’e do – pak më i lirë, pak më i pakuptueshëm, pak më shumë… enigmë.

Dhe kjo është arma e tij më e fortë: Nuk do ta dish kurrë nëse po luan me ty apo po ndan vërtet diçka të thellë. Sepse Binjaku nuk të jep kohë të ndërtosh mure – ai hyn nga dritaret e hapura të shpirtit tënd dhe zhduket përpara se ta mbyllësh derën.

A ia vlen?

Për shumë vajza, po. Sepse ai është historia që do ta tregosh gjithë jetën, ai që të bëri të ndihesh më gjallë se kurrë – edhe nëse më pas të la me një boshllëk që nuk mbushet lehtë.

A njihni një Binjak që e mbështjell me fjalë dhe më pas zhduket si mjegull në mëngjes?

Komentoni më poshtë: e keni përjetuar ndonjëherë magjinë dhe zhgënjimin që sjell kjo shenjë? /Telegrafi/

The post Ai që vjen si stuhi… dhe ikën pa gjurmë: Çfarë fshehin në të vërtetë “djemtë e kësaj shenje”? appeared first on Telegrafi.

Shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime drastike përgjatë verës 2025

28 May 2025 at 17:38

Dashi

Kjo verë do të sjellë zhvillime të rëndësishme profesionale për Dashin. Një mundësi e papritur profesionale mund t’ju bëjë të rivlerësoni ambiciet tuaja.

Nëse keni kohë që mendoni të ndryshoni punë ose të filloni biznesin tuaj, tani do të keni mbështetjen që ju nevojitet për të ndërmarrë këtë hap.

Binjakët

Binjakët do të përjetojnë një verë me transformim intensiv të brendshëm.

Do të jetë një periudhë vetëzbulimi, ku do të rishqyrtoni vlerat tuaja dhe do ta shihni jetën nga perspektiva të reja dhe çliruese.

Gaforrja

Ndryshime të mëdha po vijnë për Gaforret në jetën e tyre personale. Nga mesi i verës e tutje, mund të detyroheni t’i shikoni detyrimet familjare ndryshe ose edhe të ndryshoni vendbanimin.

Në të njëjtën kohë, financat tuaja do të përmirësohen.

Do të lindin mundësi për të ardhura të qëndrueshme ose burime të reja financimi, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më të pavarur.

Akrepi

Për Akrepët, vera e vitit 2025 do të sjellë ndryshime vendimtare në sektorin profesional. Do të ndjeni se ka ardhur koha për të bërë hapin e madh dhe për të ndryshuar drejtim. Qoftë nëpërmjet një pune të re, një projekti personal apo një startup-i, do të hapen dyert për të arritur qëllimet tuaja.

Në jetën tuaj personale, ose do të rilidheni me dikë nga e kaluara ose do të hiqni dorë nga marrëdhëniet që nuk po ju bëjnë mirë.

The post Shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime drastike përgjatë verës 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Më thuaj shenjën tënde, të të tregoj pse mami s’të kupton!

25 May 2025 at 23:34

E keni menduar se shkak për raportin që ke me nënën tënde është shenja e saj (ose e jotja) e horoskopit?

Në të shumtën e rasteve, njerëzit e përdorin astrologjinë si test për të parë se sa përshtaten apo jo me partnerin/en e tyre. Në fakt, diçka e tillë funksionon për të gjitha raportet njerëzore.

Disa shenja të zodiakut thjesht nuk përshtaten me disa të tjera. Nëse ti je shenjë zjarri do ta kesh shumë të vështirë të merresh vesh me nënën tënde të shenjës së Tokës.

Pa e zgjatur më shumë, hidhini një sy kombinimeve më të këqija “nënë-bijë” të horoskopit.

1. Dash – Virgjëreshë

Dashi është shenjë zjarri kurse Virgjëresha Toke. Kështu, raporti mes të dyjave nuk do të jetë dhe aq i thjeshtë. Virgjëreshat zgjedhin të presin derisa të piqen kushtet para se të hedhin një hap, kurse Dashi jo. Një mama Dash mund ta bëjë vajzën Virgjëreshë të ndihet në presion, kurse një vajzë Dash do të ndihet e ndrydhur nga mami Virgjëreshë që analizon gjithçka.

2. Demi – Shigjetar

Një Dem është i orientuar nga siguria, kurse Shigjetari zgjedh aventurën dhe shpirtin e lirë. Një vajzë Dem do të ndjejë mungesën e përkushtimit që ka nevojë nga një mama Shigjetar për t’u ndjerë e sigurt. Kurse një vajzë Shigjetar e ka kaq shumë të nevojshme t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së saj, gjë që s’do t’i pëlqente mamit Dem.

3. Binjakë – Akrep

Binjakët janë njerëz të logjikshëm dhe të orientuar drejt komunikimit. Akrepët nga ana tjetër njihen si shenja më e thellë dhe enigmatike e horoskopit. E kuptoni pse s’merreni vesh?

4. Gaforre – Shigjetar

Gaforret janë të dhënë pas familjes dhe guaskës së tyre kurse Shigjetari jeton për liri. Një mama Gaforre do ta merrte shumë personale dëshirën e Shigjetarit për liri dhe do ta lodhte veten me qindra pyetje të kota.

5. Luani – Bricjapi

Luanit i pëlqen qejfi, lojërat dhe do të gjejë patjetër një mënyrë për ta shprehur veten. Bricjapi nga ana tjetër është i strukturuar dhe tradicional. Kjo e bën shumë sfiduese marrëdhënien nënë-fëmijë të këtyre shenjave.

6. Virgjëresha – Ujori

Virgjëresha dhe Ujori e kanë të vështirë të kuptohen sepse njëra do konfirmim kurse tjetra s’e ndjen të nevojshme. Një Virgjëreshë kërkon t’i njihet sjellja e mirë apo një punë e bërë siç duhet, kurse Ujorët janë rebelë dhe s’kanë nevojë për aprovimin e askujt për të bërë diçka.

7. Peshqit – Luani

Luanët janë shenjë zjarri që vdesin për vëmendje dhe shumë dashuri. Peshqit nga ana tjetër janë emocionalë dhe duan kohë të rrinë vetëm. Nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe prandaj herë pas here ndeshen me keqkuptime. /Telegrafi/

The post Më thuaj shenjën tënde, të të tregoj pse mami s’të kupton! appeared first on Telegrafi.

12 shenjat e horoskopit, Meri Shehu tregon yjet për këtë javë

By: redi
19 May 2025 at 19:13

Dashi-3 yje Jemi afër një kombinimi të bukur të Afërditës në shenjën e tyre me Marsin në Luan dhe mund të jetë një javë erotike, por futet Saturni në shenjën e tyre dhe Dashi bën një lëvizje më mbrapa ose do të kërkojë më shumë kohë të marrë një vendim. Futet një rregull, dominancë, përgjegjësi e madhe. Në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes nga sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kokës…

Source

Jo të gjithë flasin me zemër në fillim… Sidomos këto tri shenja të horoskopit!

17 May 2025 at 18:30

Kur heshtja flet më shumë

Ka nga ata që shkojnë në takimin e parë me gjithë zemër, gjithë buzëqeshje dhe… gjithë jetën gati për ta rrëfyer. Të tregojnë ku e shohin veten pas 5 vitesh, si e njohën shoqen më të mirë, pse ndahen gjithmonë pas muajit të tretë. Po, edhe nëse s’ka kimi fare.

Kjo ndodh zakonisht me shenjat “llafazane” të horoskopit si Binjakët, Peshorja, Dashi dhe Shigjetari. Këta janë entuziastët e takimeve që dinë të mbajnë atmosferën gjallë dhe kurrë nuk përjetojnë ato heshtjet e sikletshme që i trembin të gjithë.

Por në anën tjetër të spektrit janë disa shenja që vijnë në takim si me armaturë: të ftohtë, të menduar, me një “mur mbrojtës” emocional që të duhen minimumi 10 takime për ta rrëzuar.

Ja cilat janë tri shenjat më të rezervuara në takimet e para:

Akrepi

Nëse të shikon pa folur, mos u çudit: Po të skanon.

Mos prit që Akrepi të zbulojë diçka personale në takim. Ai/ajo do të të shikojë me sytë ngulitur, me fytyrë të pakuptueshme, ndërkohë që po të analizon çdo fjalë. Ka shumë gjasa që të ketë parë çdo foto tënden në rrjete sociale dhe të dijë më shumë për ty sesa vetë ti.

Akrepat janë shumë intuitivë dhe nuk humbasin kohë me biseda sipërfaqësore për qenin, picën apo filmin më të fundit. Ata kërkojnë thellësi dhe sinqeritet – por pa e bërë këtë hap ata të parët. Dhe po, janë shumë më emocionalë nga ç’duan të duken, prandaj parapëlqejnë të jenë të rezervuar sesa të ndihen të lënduar më vonë.

Bricjapi

Nëse duket sikur je në intervistë pune, ke përballë një Bricjap.

Bricjapët janë seriozë dhe të kujdesshëm. Për ta, takimi i parë është më shumë një vlerësim fillestar, jo një vend për të “hapur shpirtin”. Ata hyjnë me strategji të qartë: flasin pak, dëgjojnë shumë dhe ruajnë “materialin e mirë” për takimin tjetër. Nëse e ndjen që po të teston, nuk gabon.

Nuk është se nuk kanë thellësi, përkundrazi, por e tregojnë vetëm kur janë të sigurt që ti je personi i duhur. Shanset janë që do të marrësh një mesazh super të sinqertë një të martë pasdite shumë rastësisht, që nuk përputhet fare me atë çfarë tha (ose nuk tha) në takim.

Ujori

Nëse duket sikur s’ka interes, mos e merr personale – thjesht Ujori është në “planetin e tij”.

Ujorët janë të çuditshëm në mënyrën më të dashur. Në takime janë të qetë, pak të çuditshëm dhe shumë të largët. Edhe kur u pëlqen dikush, ata do ta fshehin si profesionistë. Preferojnë të flasin për muzikë, teori konspirative dhe ngjyrën e preferuar sesa për marrëdhënie ose ndjenja.

Nëse i pyet për familjen apo për qëllimet në jetë, mund të bllokohen ose të bëjnë shaka që shmangin çdo lloj emocionaliteti. Janë më të mirë në situata spontane, jo formale, prandaj mos u habit nëse takimi i parë është shumë “meh”, por i dhjeti është ‘bomba’. /Telegrafi/

The post Jo të gjithë flasin me zemër në fillim… Sidomos këto tri shenja të horoskopit! appeared first on Telegrafi.

Sharmi që tërheq: Këto janë shenjat e horoskopit që magjepsin të gjithë

11 May 2025 at 22:53

Ka disa njerëz që thjesht e kanë atë “diçka” që i bën tërheqës dhe të paharrueshëm. Ata tërheqin vëmendjen pa munduar aspak, madje kur janë më të thjeshtë dhe natyralë

Nuk është rastësi, sepse yjet na kanë dhënë shpjegimin e duhur: disa shenja të horoskopit janë të lindura me një magjepsje që thjesht nuk mund të injorohet.

Sharmi i natyrshëm, karizma dhe energjia që këto shenja lëshojnë janë më të forta se çdo strategji e mundshme. Dhe, nëse ndonjëherë ke menduar se ka njerëz që “kanë diçka tjetër”, mund të jetë thjesht fuqia e shenjës së tyre!

Të tri shenjat që do të shohësh më poshtë e zotërojnë këtë aftësi në mënyrë të natyrshme, pa e detyruar veten të veprojnë. Ato mund të magjepsin vetëm me një vështrim, të të bëjnë të qeshësh me humorin e tyre lozonjar, ose mund të të përfshijnë në botën e tyre pa thënë asnjë fjalë.

getty

Luani – Zjarri i natyrshëm që shkëlqen gjithmonë

Luanët kanë një sharmë të natyrshëm që nuk kalon kurrë pa u vënë re. Ata janë të lindur për të tërhequr vëmendjen, qoftë duke kaluar rrugës, duke kërcyer në një festë, apo thjesht duke ecur me stil të natyrshëm. Ndonëse e duan vëmendjen, ata janë gjithashtu liderë të natyrshëm dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për të mbajtur një imazh-në fakt, është pikërisht kjo thjeshtësi dhe siguri që i bën të veçantë.

Peshorja – Mjeshtre e bisedave dhe sharmit të padukshëm

Peshoret janë të lindura komunikatore. Me sharmë dhe ngrohtësi të natyrshme, ato krijojnë lidhje të menjëhershme me çdo person që takojnë. I udhëhequr nga Afërdita, sharmi i tyre është pa mundim dhe gjithmonë tërheq audiencë. Nuk do të përjetoni asnjëherë një moment të heshtur dhe të sikletshëm kur jeni në shoqërinë e një Peshoreje – gjithmonë do të keni një bisedë interesante dhe një buzëqeshje që do t’ju mbajë ngrohtë.

Akrepi – Sharmi i errët që tërheq dhe magjeps

Akrepi ka një energji misterioze që i jep një magnetizëm të natyrshëm. Pa bërë ndonjë përpjekje të madhe, ai tërheq dhe mbart një atmosferë sekreti dhe intrigueshmëri. Shikimi dhe gjuha e trupit të tij janë të mjaftueshme për të magjepsur. Po pas këtij sharmi të errët fshihet një humor i mprehtë dhe tërheqës që është gjithashtu një aspekt që njerëzit nuk mund ta rezistojnë.

Sharmi i natyrshëm i këtyre shenjave është më shumë se një karakteristikë – është një dhuratë që të bën të ndihesh tërheqës dhe të dashur nga të tjerët pa pasur nevojë për asnjë fjalë të mëtejshme. Këto shenja e dinë se si të lënë një ndikim të paharrueshëm!

Të gjitha këto shenja na kujtojnë se sharmi nuk është gjithmonë diçka që mund ta krijosh – për disa, thjesht është e natyrshme. Dhe ndoshta është kjo arsyeja pse ata gjithmonë janë qendra e vëmendjes kudo që shkojnë. /Telegrafi/

The post Sharmi që tërheq: Këto janë shenjat e horoskopit që magjepsin të gjithë appeared first on Telegrafi.

Transformimi i madh po vjen për këto shenja… Je ti njëra prej tyre?

5 May 2025 at 18:55

Universi ka një plan ndryshe

Maji nuk është thjesht një muaj pranvere – është një portë për ndryshim, për ata që janë gati të përballen me veten.

Në këtë fazë të tranzicionit, tri shenja kanë më shumë gjasa të përjetojnë transformime rrënjësore – emocionale, mendore dhe shpirtërore.

Akrepi, Ujori dhe Peshqit janë përballë një kapitulli të ri. Ja çfarë i pret:

Akrepi

Për vite me radhë ke mbajtur një barrë emocionale, të cilën tani po i lë pas. Do të rilindësh nga hiri yt, përmes ndryshimeve të papritura që do të të bëjnë të kuptosh modelet toksike me të cilat ke vepruar dhe nga të cilat do duhet të heqësh dorë. Deri në fund të muajit, jo vetëm që do të kesh ndryshuar, por do të shndërrohesh në versionin më të mirë të mundshëm të asaj që ti je.

istockphoto

Ujori

Transformimi yt ka qenë i ngadaltë, por i thellë. Majin e ndjen si një valë zgjimi – ku nuk je më peng i së kaluarës. Po i sheh gjërat me sy të ri dhe më në fund e kupton kush je dhe çfarë do. Një kthesë e papritur mund të të lërë pa fjalë – por është pikërisht ajo që të duhet për të kaluar në nivelin tjetër të jetës tënde.

Peshqit

Ti gjithmonë ke ndier më shumë se të tjerët, por këtë muaj intuita jote është superfuqia jote. Energjitë e reja planetare do të të shtyjnë të zbulojnë të vërtetat e tua të brendshme, duke të çuar drejt një paqeje që nuk e ke përjetuar prej kohësh. Mëso të thuash “jo” pa ndjerë faj dhe të ndjekësh rrugën tënde – ky muaj është për ty. /Telegrafi/

The post Transformimi i madh po vjen për këto shenja… Je ti njëra prej tyre? appeared first on Telegrafi.

Maji i ndryshimeve të mëdha: Çfarë pritet dhe cilat shenja përfitojnë më shumë?

2 May 2025 at 14:32

Muaji i pestë i vitit sjell energji të reja, vendime të mëdha dhe një frymë guximi – për disa shenja, kjo është koha e artë për fillime të reja

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj, dhe me të, edhe mundësitë për ndryshim, zhvillim personal dhe vendime që mund të na formësojnë të ardhmen.

Ky muaj karakterizohet nga lëvizje të rëndësishme planetare që prekin jo vetëm atmosferën e përgjithshme, por edhe rrugët personale të secilës shenjë.
Pikat kryesore astrologjike të majit:

1 Maj: Afërdita bashkohet me Neptunin në Dash – nxit ëndrrat, krijimtarinë dhe lidhjet shpirtërore.

4 Maj: Hëna në Luan sjell energji krijuese dhe vetëbesim. Po atë ditë, Plutoni kthehet në prapavijë në Ujor – kohë për rishikim të strukturave të fuqisë.

5-6 Maj: Mërkuri takon Jupiterin te Binjakët dhe Afërditën me Plutonin – sjell përmirësim në komunikim dhe mundësi për transformim në marrëdhënie e financa.

10-12 Maj: Mërkuri hyn në Dem, por më pas krijon tension me Plutonin, ndërkohë që hëna e plotë në Akrep nxjerr në pah të vërteta emocionale.

17-18 Maj: Dielli bashkohet me Uranin – ndryshime të papritura mund të ndodhin. Mërkuri përplaset me Marsin – sjell tension mes praktikës dhe vetëshprehjes.

20-22 Maj: Dielli hyn te Binjakët (shoqëria, idetë), ndërkohë që Afërditë-Mars krijojnë pasion dhe krijimtari. Dielli me Neptunin sjellin intuitë të thellë.

24 Maj: Ditë e madhe astrologjike – Saturni hyn në Dash për herë të parë që nga 1999-a. Ndryshime në mënyrën si e përballojmë përgjegjësinë dhe veprimin do të vijnë.

25-30 Maj: Mërkuri në shtëpinë e vet (Binjakët), bashkëvepron me Saturnin, Neptunin dhe Plutonin – ide të mëdha dhe zgjidhje transformuese priten. Dielli bashkohet me Mërkurin – ky do të jetë një moment ndriçimi dhe qartësie mendore.

Tri shenjat më me fat të muajit maj

Dashi

Maji 2025 është një periudhë vendimtare për Dashin. Me shumë planetë që vizitojnë shenjën tënde, përfshirë Saturnin dhe Neptunin, do ndjesh thirrjen për rritje, pjekuri dhe ndjekje të të vërtetave të brendshme. Marrëdhëniet dhe vetëbesimi marrin vëmendje të veçantë.

Demi

Ky muaj të nxit të bësh ndryshime të thella në jetën tënde, veçanërisht në aspektin financiar dhe emocional. Me hyrjen e Saturnit në një shenjë zjarri, ndihesh i/e shtyrë të marrësh më shumë përgjegjësi dhe të ndërtosh qëndrueshmëri afatgjatë.

Binjakët

Energjitë janë të forta në shenjën tënde. Me Diellin, Jupiterin dhe më vonë Mërkurin që aktivizojnë Binjakët, është një muaj i mbushur me mundësi komunikimi, qartësi mendore dhe lidhje sociale. Fundi i muajit sjell zbulime dhe ide të reja që ndikojnë rrjedhën e ardhshme të jetës. /Telegrafi/

The post Maji i ndryshimeve të mëdha: Çfarë pritet dhe cilat shenja përfitojnë më shumë? appeared first on Telegrafi.

Nëse njihni dikë që mendon se është personazhi kryesor… kontrolloni datën e lindjes!

28 April 2025 at 17:53

Ja cila shenjë mbretëron në qendër të vëmendjes!

Edhe pse është e rëndësishme të besojmë në veten tonë, disa njerëz priren të tejkalojnë kufijtë e vetëbesimit të shëndetshëm.

Pavarësisht nëse vazhdimisht mburren se sa të suksesshëm janë, refuzojnë të dëgjojnë dikë tjetër duke folur për suksesin e tyre, duke kërkuar që ta kenë të gjithë vëmendjen për vete.

Sidoqoftë, nëse po pyesni veten pse disa njerëz janë pak më “të dashuruar me veten”, hidhini një sy tabelës së tyre astrologjike.

Nëse ata kanë planetë në shenjën e Luanit, atëherë ndoshta besimi i tepërt i tyre është i justifikuar – së bashku me karakterin e tyre, le të themi, arrogant.

Lexoni më poshtë për të zbuluar shenjën e zodiakut më të përqendruar tek vetja, e cila shpesh konsiderohet egoiste apo egocentrike.

Luani udhëhiqet nga dielli, i cili përfaqëson egon, ndaj, natyrisht, renditet i pari në listën e shenjave më egocentrike.

Luani është jashtëzakonisht në harmoni me dëshirat dhe nevojat e tij. Kjo shprehet në mënyrë narcisiste, duke konfirmuar stereotipin që ata kërkojnë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Luanët mendojnë se janë më të mirët nga të gjithë dhe e kanë të vështirë të pranojnë gabimet e tyre. Ata bien lehtë në sy, por nevoja e tyre e jashtëzakonshme për konfirmim, nuk i lejon të jenë vetvetja.

Kjo shenjë përfaqësohet nga Luani, “mbreti i xhunglës”, dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me aftësitë e tyre drejtuese. Zakonisht, bëhen udhëheqës shumë të mirë në ekip, megjithëse egoja shpesh i pengon të zhvillojnë të gjitha aftësitë e tyre. /Telegrafi/

The post Nëse njihni dikë që mendon se është personazhi kryesor… kontrolloni datën e lindjes! appeared first on Telegrafi.

Romanca në orbitë: Afërdita dhe Saturni sjellin lidhje të thella për këto shenja

25 April 2025 at 19:08

Romanca u buzëqesh këtyre dy shenjave, ndërsa Afërdita afrohet me Saturnin

Përgatituni për një histori dashurie të shkruar në yje!

Më 24 prill, Afërdita dhe Saturni do të përplasen në një bashkim të fuqishëm në shenjën ëndërrimtare dhe romantike të Peshqve.

Është një kohë për t’u angazhuar në marrëdhënie që janë të qëndrueshme dhe serioze, por gjithashtu një moment për të përballuar çdo model të shmangies emocionale me të cilat jeni mësuar më parë. Kjo ka për të qenë veçanërisht e vërtetë për dy shenja të horoskopit: Peshqit dhe Virgjëreshën.

Megjithatë, ja dhe një parashikim për të gjitha shenjat, se si kjo lidhje e planetëve do ndikojë në jetët e tyre pas ditës së sotme:

Dashi

Ky bashkim mund të të bëjë të rishikosh marrëdhënie të së kaluarës, pasi çështje të pazgjidhura dalin sërish në sipërfaqe. Një moment vetmie apo reflektimi mund të të zbulojë emocione të fshehura dhe do të duhet të përballesh me frikën e të qenit i/e pambrojtur. Marrëdhënie që më parë janë lënë pas dore mund të kërkojnë mbyllje ose shërim. Mendoje këtë si një fazë për të lidhur fijet e fundit përpara se të hapësh një kapitull të ri në dashuri.

Demi

Miqësia mund të shndërrohet në diçka më të thellë gjatë kësaj kohe, Demi. Kjo përputhje të fton të reflektosh mbi mënyrën si rrethet e tua shoqërore ndikojnë në dëshirat dhe synimet e tua romantike. Një lidhje e papritur me një mik mund të marrë një kthesë më serioze, ose një lidhje ekzistuese mund të nevojitet të përshtatet me nevojat e tua në zhvillim. Dashuria brenda rrethit tënd të afërt ka potencial më të madh sesa mendon.

Binjakët

Karriera dhe dashuria përplasen ndërsa Afërdita dhe Saturni të inkurajojnë të angazhohesh në marrëdhënie që përputhen me objektivat e tua personale, Binjak. Kjo mund të nënkuptojë zgjedhjen mes një pune që të kërkon shumë kohë dhe një partneri/eje që kërkon më shumë vëmendjen tënde. Mund ta gjesh veten në një situatë ku dashuria dhe ambicia janë jashtë balancës, por kjo është një mundësi për rritje emocionale dhe marrje përgjegjësie në të dyja fushat.

Gaforrja

Kjo është një kohë transformuese për marrëdhëniet dhe sistemet e tua të besimit, Gaforre. Afërdita dhe Saturni në Peshq të nxisin të eksplorosh dashurinë përtej të zakonshmes, qoftë përmes udhëtimeve, spiritualitetit apo mësimeve të reja. Një marrëdhënie në distancë apo një partner/e që ndan pasionet e tua për rritje dhe zgjerim mund të hyjë në jetën tënde, duke thelluar angazhimin tënd për diçka më të madhe se vetja.

Luani

Përgatitu për një periudhë transformuese, Luan. Afërdita dhe Saturni në Peshq të shtyjnë të eksplorosh anën më të thellë dhe të pambrojtur të dashurisë. Çështje të besimit, burimeve të përbashkëta apo intimitetit mund të dalin në pah në marrëdhëniet e tua dhe ti mund të ndjesh peshën e angazhimit, por gjithashtu edhe potencialin për një transformim të shpirtit. Mendoje si një pastrim emocional – është koha për të evoluar.

Virgjëresha

Partneritetet marrin qendrën e vëmendjes, Virgjëreshë. Qoftë nëse po thellon një marrëdhënie ekzistuese apo po hyn në një të re, Afërdita dhe Saturni të kërkojnë të angazhohesh në dashuri dhe marrëdhënie në një mënyrë më kuptimplote dhe të strukturuar. Ji i/e gatshëm/me të përballesh me çdo çekuilibër apo problem brenda marrëdhënieve të tua. Marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë komunikim të qartë dhe investim emocional dhe shpërblimet do t’ia vlejnë shumë.

Peshorja

A janë rutinat e tua të përditshme dhe marrëdhëniet në përputhje, Peshore? Afërdita dhe Saturni po ndriçojnë mënyrën se si dashuria ndërthuret me shëndetin, punën dhe përgjegjësitë ditore. Një marrëdhënie romantike mund të kërkojë më shumë disiplinë dhe vëmendje ndaj detajeve, duke kërkuar një ekuilibër mes përkujdesjes ndaj partnerit/es dhe kujdesit për veten. Gjeste të vogla dhe të përditshme dashurie mund të sjellin shpërblime të mëdha.

Akrepi

Dashuria dhe krijimtaria janë në qendër të vëmendjes, Akrep. Afërdita dhe Saturni në Peshq të nxisin të angazhohesh në çfarë të sjell gëzim — qoftë në dashuri apo në shprehjen artistike. Një marrëdhënie romantike mund të lulëzojë në mënyra të reja, lozonjare, ose ti mund të riformulosh mënyrën se si i qasesh dashurisë dhe pasionit. Qoftë një fillim i ri apo një lidhje më e thellë, kjo është koha për ta përqafuar dashurinë me liri dhe argëtim.

Shigjetari

Çështjet e shtëpisë dhe familjes po dalin në pah, Shigjetar. Afërdita dhe Saturni në Peshq në Peshq theksojnë rrënjët emocionale, duke të kërkuar të angazhohesh më thellë me lidhjet familjare ose jetën personale. Mund të ndjesh një dëshirë për stabilitet ose të tërhiqesh nga nostalgjia. Një lidhje e vjetër mund të ketë nevojë për shërim dhe mbyllje, dhe mbi të gjitha, krijimi i një baze të qëndrueshme dashurie është thelbësor tani. Ndërto një strehë për veten ku dashuria mund të rritet.

Bricjapi

Stili yt i komunikimit në marrëdhënie është nën llupë, Bricjap. Afërdita dhe Saturni – planeti yt udhëheqës – po bashkëveprojnë me Nyjën Veriore në Peshq, duke të shtyrë të flasësh nga zemra, të përballesh me barriera emocionale dhe të shprehësh ndjenjat sinqerisht. Qoftë një bisedë e ndershme me partnerin/en, apo një lidhje më e thellë me një vëlla, motër apo fqinj, kjo përputhje të ndihmon të rritesh përmes komunikimit dhe përkushtimit të përditshëm emocional.

Ujori

Vlerat e tua për dashurinë dhe paratë mund të dalin në pah gjatë këtij transiti, Ujor. Afërdita dhe Saturni në Peshq po të kërkojnë të përkufizosh çfarë vlerëson në marrëdhënie – çfarë kërkon nga një partner/e dhe si përputhen qëllimet e tua financiare me dëshirat emocionale. Kjo është një kohë për të konsoliduar angazhime në dashuri, sidomos atje ku siguria është e rëndësishme për ty.

Peshqit

Ky bashkim është për ty, Peshk. Afërdita dhe Saturni janë në shenjën tënde, duke të ftuar të hysh në fuqinë tënde të brendshme dhe të angazhohesh në një dashuri që përputhet me të vërtetën dhe qëllimin e shpirtit tënd. Kjo është një periudhë transformuese ku gjithçka – nga pamja jote e jashtme te ndjenja e vetëvlerësimit – ndriçohet dhe rritet. Një marrëdhënie mund të marrë një angazhim më të thellë dhe më autentik, duke reflektuar rritjen dhe evolucionin tënd shpirtëror. /Telegrafi/

The post Romanca në orbitë: Afërdita dhe Saturni sjellin lidhje të thella për këto shenja appeared first on Telegrafi.

Nuk e dinë çfarë është “filtri”: Këto shenja të horoskopit nuk kursejnë askënd me fjalët e tyre

13 April 2025 at 19:04

Tre shenjat e horoskopit që e thonë mendimin e tyre pa asnjë filtër (edhe nëse na ofendojnë)

Disa njerëz i filtrojnë mendimet e tyre vazhdimisht, madje edhe kur i ndajnë ato me personat më të afërt. Por kjo nuk ndodh me përfaqësuesit e shenjave të mëposhtme të horoskopit – të cilat kanë “talentin” për të menduar ofendime perfekte dhe, më e rëndësishmja, për t’i shprehur ato pa e vrarë mendjen.

Ndonjëherë, madje, këto shenja e thonë mendimin e tyre edhe në momente të papërshtatshme, për shembull, kujtojnë ndonjë aventurë të shoqes së tyre në dasmën e kësaj të fundit.

Virgjëresha

Edhe pse nuk janë ndër shenjat më “llafazane” të zodiakut, kjo mani për të thënë mendimin e tyre pa filtra, vjen ngaqë Virgjëreshat preferojnë të vëzhgojnë dhe të dëgjojnë me kujdes gjithçka që ndodh përreth tyre – derisa të vendosin të flasin. Dhe kur flasin, e bëjnë me një saktësi që të lë pa fjalë.

Mos guxoni t’i zhgënjeni apo t’u ndryshoni planet në minutën e fundit – do t’ju përgjigjen me një koment therës që prek pikërisht aty ku ju dhemb më shumë. Falë ndikimit të Mërkurit, ato dinë ta formulojnë çdo mesazh me një finesë që do ta kishin zili edhe humoristët më të mirë.

Akrepi

Me një intuitë të mprehtë dhe aftësi për të lexuar njerëzit si një libër i hapur, Akrepi është mjeshtër i ironisë therëse. Komentet e tij janë gjithmonë personale dhe të mirëqëlluara – jo rastësore.

Në pak sekonda, Akrepi arrin të ndërtojë një profil të saktë psikologjik të personit përballë dhe të gjejë fjalën e duhur që godet në shenjë. Megjithatë, për çudi, kjo është një mënyrë për të shprehur kujdesin apo ndjenjat – edhe pse jo të gjithë janë në gjendje ta kuptojnë (ose ta durojnë) këtë mënyrë komunikimi.

Shigjetari

Si një shenjë e lidhur ngushtë me të vërtetën dhe lirinë e shprehjes, Shigjetari nuk e përmban dot mendimin e tij – edhe kur nuk është momenti më i përshtatshëm.

Edhe kur fjalët që thotë tingëllojnë si tallje apo kritika të ashpra, zakonisht qëllimi nuk është keqdashës – por sinqeriteti i tij mund të lëndojë më shumë sesa një gënjeshtër. Nën ndikimin e Jupiterit, asgjë nuk i shpëton: nëse bëni një gabim, Shigjetari do ta vërë re menjëherë dhe do jua thotë pa mëdyshje. /Telegrafi/

The post Nuk e dinë çfarë është “filtri”: Këto shenja të horoskopit nuk kursejnë askënd me fjalët e tyre appeared first on Telegrafi.

Tri shenjat e horoskopit që bëjnë miq kudo – madje edhe në radhë për tualet!

11 April 2025 at 19:43

Nuk ka rëndësi nëse ata janë duke qëndruar në radhë për të shkuar në tualet, duke shijuar pushimet, duke porositur një sandviç ose duke filluar një punë të re – disa njerëz mund të bëjnë miq kudo dhe kurdo

Këto janë tre shenjat e zodiakut të cilat po i le dy minuta vetëm, do i gjesh duke shkëmbyer Instagramin me një person krejtësisht të huaj:

Binjakët

Falë planetit të tyre sundues, Mërkurit, i cili drejton komunikimin, Binjakët kanë një aftësi natyrale për të bërë miq. Në vend që të vendosin kufjet e tyre dhe të shijojnë fluturimin, për shembull, ata do të kthehen nga ju dhe të nisin t’ju pyesin për shpresat dhe ëndrrat tuaja.

Binjakët janë thjesht miqësorë nga natyra. Si një shenjë ajri, ata janë gjithashtu energjikë dhe karizmatikë, një tipar që fshihet te të tjerët. Edhe nëse mendoni se nuk jeni në humor për të folur, një Binjak do të gjejë një temë argëtuese.

Kjo shenjë është gjithashtu e zgjuar, që do të thotë se mund t’i bëjë njerëzit të qeshin – një mënyrë e sigurt për të ndihmuar të huajt të ndihen të afërt dhe të lidhur – dhe mund t’i bëjnë momentet më të mërzitshme të ndjehen emocionuese, shkruan Bustle.

Peshorja

Peshorja ka zemrën më të madhe dhe përfshin çdo njeri pa përjashtim në energjinë e vet. Si një shenjë e sunduar nga Afërdita, planeti i dashurisë, ata janë gjithmonë në kërkim për një mik tjetër për t’ia shtuar “koleksionit” të tyre.

Ashtu si Binjakët, ata janë gjithashtu shenja ajri që nuk kanë asnjë grimë ndroje në trupin e tyre. Një Peshore do të bëjë miq në një bar, me njerëzit pranë vetes në një kafene dhe do të miqësohet me të gjithë njerëzit që shohin në një ditë krejt monotone.

Kjo është për shkak se Peshoret dinë se si ta vazhdojnë një bisedë dhe ata janë gjithashtu shumë argëtues. Njerëzit duan të jenë miqtë e tyre sepse ata dinë si t’ia kalojnë mirë. Qoftë në një shëtitje, në punë ose duke pritur në radhë për një koncert, ata gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të nisur një bisedë dhe për t’i bashkuar të gjithë njerëzit.

Shigjetari

Për Shigjetarin, nuk ekziston një gjë e tillë si “të paturit shumë miq”. Ata duan që rrethi i tyre shoqëror të jetë sa më i madh, ashtu si planeti i tyre sundues Jupiteri, i cili përfaqëson fatin, shtrirjen dhe aventurën. Kjo mendësi, “sa më shumë aq më mirë”, do të thotë se ata kanë shumë miq të ngushtë, si dhe të shtrirë në mbarë globin.

Si shenja zjarri, Shigjetarët kanë shumë energji, gjë që i nxit ata të fillojnë biseda me të huaj të rastësishëm. Ata janë gjithmonë të gatshëm të lidhen dhe të kenë biseda të thella, edhe nëse e dinë se nuk do t’ju shohin më.

Shigjetarët kureshtarë dhe që kërkojnë njohuri do të bëjnë gjithçka për të takuar njerëz të rinj dhe për të dëgjuar perspektiva të reja, jo vetëm si një mënyrë për të zgjeruar horizontet e tyre, por edhe për të ndërtuar komunitetin e tyre. Sigurisht, atyre u pëlqen edhe të kalojnë mirë. Nëse ata janë jashtë një të premte mbrëma, ka një shans të mirë që të gjejë një ose dy miq të rinj – dhe shumë prej tyre do të qëndrojnë me ta për gjithë jetën. /Telegrafi/

The post Tri shenjat e horoskopit që bëjnë miq kudo – madje edhe në radhë për tualet! appeared first on Telegrafi.

Kjo shenjë e horoskopit beson se është më “perfektja” – dhe s’pranon kundërshtime!

28 March 2025 at 18:59

A keni takuar ndonjëherë dikë që shikon me përbuzje rrobat tuaja, gjykon gjithçka që bëni dhe nuk lëshon pe, edhe nëse janë në gabim (dhe janë në dijeni të kësaj)?

Shikimi arrogant dhe sjellja nënçmuese e bëjnë të vështirë për ju që të shijoni shoqërinë e kësaj shenja dhe pyesni veten se përse janë të tillë. Ndoshta përgjigjja që po kërkoni është në hartën astrologjike.

Luani

Nuk është sekret që Luanët e duan veten dhe duan që vëmendja të përqendrohet tek ata. Ata ndihen sikur janë më të mirët nga të gjithë dhe e konsiderojnë arrogancën dhe snobizmin të drejtën e tyre.

Si njerëz që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, nuk ka dyshim se këto shenja zjarri do të kenë një anë paksa… të guximshme. Dhe ndërsa thellë në vetvete ata i bëjnë të gjitha këto më shumë për të marrë konfirmimin, për ata që i rrethojnë duken kokëfortë dhe arrogantë.

Akrepi

Si shenjë uji, Akrepi është shumë emocional dhe ka personalitet kompleks. Ndërsa natyra e tyre misterioze ndonjëherë mund të perceptohet si indiferencë, në fakt është një pasqyrim i ndjenjave më të thella.

Për shkak se nuk hapen lehtë, mund të duken të ftohtë. Në realitet, ata sillen në këtë mënyrë sepse vlerësojnë situatat dhe njerëzit derisa të kuptojnë se si duhet të sillen me ju.

Bricjapi

Bricjapët punëtorë dhe ambiciozë bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Është ky fokus që i bën ata të duken të ftohtë. Megjithatë, ata nuk duan të duken snob.

Sapo përfshihen në një detyrë, fokusohen aq shumë në të sa nuk shohin asgjë tjetër. Në fakt, vëmendja e tyre është e përqendruar në atë masë sa çdo gjë tjetër u duket e pakuptimtë, veçanërisht nëse nuk i plotëson standardet e tyre shumë të larta.

Virgjëresha

Sado e çuditshme t’ju duket (ndoshta aspak), Virgjëresha është në krye të kësaj liste. Ajo është perfeksionistja e zodiakut dhe, si e tillë, mund të jetë paksa kritike se si i bëjnë gjërat të tjerët. Ata që i përkasin kësaj shenje të horoskopit do i nënvlerësojnë njerëzit pa e kuptuar fare, edhe pse kjo sjellje nuk përkon me karakterin “perfekt” që ata kanë në mendje.

Megjithatë ka edhe shenja të tjera që shquhen si natyra që duan t’i bëjnë të gjitha vetë dhe të jenë më të mirët në atë që bëjnë.

/Telegrafi/

The post Kjo shenjë e horoskopit beson se është më “perfektja” – dhe s’pranon kundërshtime! appeared first on Telegrafi.

Shpeshherë keqkuptohen: Tri shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

18 March 2025 at 20:57

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe me një lloj shpërfillje. Sidomos tre shenjat e mëposhtme, të cilat kanë një reputacion të keq për shumicën, shpeshherë keqkuptohen

Këto shenja mund të duken të pasjellshme, egoiste ose të ftohta, por thellë brenda tyre mund të fshehin ndjeshmërinë dhe mirësinë. Kështu që ia vlen t’u jepni një shans.

Luani

Ai konsiderohet i përqendruar tek vetja (madje deri në pikën e të qenit një narcist) por brenda vetes fsheh zemrën e tij të butë. Po, i pëlqen të rrëmbejë vëmendjen, pasi është nën ndikimin e Diellit, por, si ylli i sistemit tonë planetar, ndriçon dhe ngroh ata që i afrohen.

Mos kini frikë t’i bëni një nder: patjetër do t’jua kthejë favorin, edhe nëse duhet t’ju çojë në aeroport në tre të mëngjesit. Luani gjithashtu ka shumë energji pozitive për t’u ofruar miqve dhe atyre që ai mendon se e meritojnë atë.

Akrepi

Ata njihen për introversitetin dhe fshehtësinë e tyre, gjë që mund të duket e frikshme për të tjerët, veçanërisht kur presin që një Akrep të hakmerret ndaj tyre edhe për gjënë më të vogël. Megjithatë, në realitet, pak miq janë aq të përkushtuar dhe të dashur sa një Akrep.

Kjo shenjë ka një atmosferë misterioze, por ka edhe shumë dashuri për të njerëzit e zemrës. Nëse Akrepi ju jep një vend në jetën e tij, duhet të ndodhë “gjëma” në marrëdhënien tuaj që ta humbisni atë.

Bricjapi

Ai është përshkruar si serioz, punëtor dhe i përmbajtur. E vërteta është se është nën ndikimin e Saturnit, planetit të përgjegjësisë dhe ambicies, por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Bricjapi mungon në jetën e njerëzve të tij të dashur. Ai nuk do të ngurrojë ta kanalizojë energjinë që përdor zakonisht në punë për të organizuar, për shembull, një festë ditëlindjeje për partnerin ose fëmijën e tij.

Dhe një tipar më pak i njohur: me humorin e tij, Bricjapi mund të bëjë që një dhomë e tërë plot me njerëz të shpërthejë në të qeshura. /Telegrafi/

The post Shpeshherë keqkuptohen: Tri shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken appeared first on Telegrafi.

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

15 February 2025 at 23:40

Kur flitet për lidhjet, padyshim flitet edhe për xhelozinë. Madje thuhet se ku ka xhelozi, ka dashuri. Por, duket se disa shenja e teprojnë

Kur ti dhe ai nisët të dilni fillimisht donit të rrinit gjithë kohës me njëri-tjetrin apo jo? Të darkonit bashkë, një xhiro nëpër qytet me duar të kapura dhe pastaj netët e zjarrta në shtrat…

E kemi fjalën për periudhën kur ti mendoje se kishe në krah njeriun më të dashur në botë, atë perfektin me të cilin ngjisje kaq shumë! Kur ai, ende s’e kishte shfaqur xhelozinë dhe as skenat e panevojshme.

Që në takimin e radhës ta keni një ide se cili fshihet pas asaj fytyre naive, po ju prezantojmë me shenjat më xheloze të horoskopit.

1. Gaforrja

Një gaforre në shumicën e kohës nuk është e sigurt për dashurinë e partnerit. Gaforret janë po aq xhelozë sa miqtë e tyre Peshqit dhe Akrepi. Ata thjesht dinë ta fshehin mirë diçka të tillë. Nga një lidhje ata kërkojnë siguri, përkëdhelje dhe diçka që përkrah mirë guaskën e tyre.

2. Luani

Thuhet se në dashuri Luanët janë besnikë dhe kanë nevojë të paparë të dinë të njëjtën gjë për partnerin e tyre. Vëmendja dhe përkushtimi është shumë i rëndësishëm për ta. Është e thjeshtë të bësh xheloz dikë të shenjës së Luanit, të cilët mund të bëhen edhe të pamëshirshëm nëse shohin që partneri i tyre është i përqendruar diku tjetër ku s’është ai.

3. Virgjëresha

Ato nuk janë vetëm kritike të të tjerëve, por edhe të vetes. Kjo analizë konstante që bëjnë i çon detyrimisht drejt xhelozisë dhe mendimeve të tepruara. Është e thjeshtë për to të bëhen paranojakë apo të imagjinojnë skenare tradhtie.

4. Akrepi

Nëse një akrepi i është fiksuar se po e tradhëtoni, është e pamundur t’ju falë. Si hetues të mirë që janë, Akrepët janë të fiksuar pas gjërave që mendojnë se u përkasin vetëm atyre. Për ta ndihmuar partnerin e kësaj shenje, tregojini që jeni të devotshëm dhe shfaqini siguri.

5. Peshqit

Peshqit janë shenja më emocionale kështu që ata mund të bëhen xhelozë fare lehtë në një lidhje. Aq më tepër nëse mendojnë se marrëdhënia e tyre po kërcënohet. Komunikoni dhe kaloni kohë cilësore që ata të qetësohen. /Telegrafi/

The post Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia! appeared first on Telegrafi.

Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë

28 January 2025 at 20:36

Dashi është një forcë që nuk duhet injoruar dhe ka reputacion për pasionin dhe fuqinë e tij

Nëse ke nevojë për më shumë për t’u bindur që Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë, këtu janë disa arsye.

Ja pse ti ke nevojë për një Dash në jetë:

Dashi është aventurist

Nuk keni çfarë të bëni në fundjavë? Thjesht merr në telefon një Dash, kjo shenjë ka gjithmonë ide për diçka të re. Dashi dhe idetë për argëtim shkojnë bashkë. Edhe pse duket si lojë, kjo nevojë mund të jetë vendimtare për shëndetin e tyre sepse janë gjithmonë në kërkim për më shumë emocion. Nuk mbaron me kaq. Kjo shtysë shprehet në disa aspekte të jetës së Dashit, që rezulton në një presion të madh të vetimponuar për të çarë me një ritëm të shpejtë. Ky presion ka pasojat e tij.

Ata rrezatojnë pozitivitet

Dashi është shpirt pozitiv prej natyre. Kjo energji i bën të përshtaten me çdo mjedis social pa mundim. Vështirë që diçka mund të jetë e pakëndshme për ta dhe është plus nëse i keni partner. Ana e keqe e të qenit superpozitivë është kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Për Dashin, kjo mund të jetë një goditje e rëndë. Është depresuese dhe zakonisht fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë siç ishin parashikuar.

Janë pozitivë, por dhe optimistë

Shumica e personave Dash duket që janë mjeshtër të ecjes në atë vijën e hollë midis optimizmit inkurajues dhe optimizmit të tepruar. Kështu që, shko tek ta, për të fituar pak besim. Do ishte një balancë shumë e mirë në miqësi nëse shenja jote ka prirjen për të parë më të keqen. Megjithatë, ky optimizëm jo gjithmonë i përfshin dhe ata vetë. Ata nuk e kërkojnë kurrë nga të tjerët që t’i bëjnë të ndihen mirë, por dhe ata do kishin nevojë për pak inkurajim.

Dashi është besnik

Dashi është shumë besnik. Ai nuk i braktis miqtë dhe as nxjerr sekretet e tyre. Do të këshillonim as mos të ofendoje, lëndoje apo flisje keq për shokët e Dashit, sepse në këtë rast magjia prishet. Këtu ata do tregonin brirët! Besnikëria mund t’u prishë dhe punë sepse ata shpesh ruajnë shoqëri, marrëdhënie ose punë më gjatë sesa duhet.

Ata janë të drejtë si një shigjetë

Ndershmëria është strategjia më e mirë. E vetmja situatë kur nuk janë të sinqertë është kur nuk thonë dot jo nga frika mos lëndojnë dikë, sepse një person Dash do përpiqet gjithmonë të jetë i ndershëm në atë mënyrë që nuk mërzit apo ofendon askënd. Miqtë e Dashit nuk duhet të shqetësohen për fjalë pas krahëve apo tradhti. Dashi u rri larg këtyre si sëmundje. Ata nuk përfshihen dhe nuk duan të rrethohen nga to. Është e thjeshtë!

Personat Dash janë shumë të pavarur

Ata janë shoku ose i dashuri, e dashura më me pak kërkesa. Ata janë mësuar të çajnë vetë dhe u pëlqen kjo. Kjo do të thotë edhe që kur kanë nevojë për ndihmë, nuk do ta kërkojnë, kështu që miqtë dhe partnerët e tyre duhet të kenë pak intuitë. Dhe që ta dini, duhet më shumë sesa një herë t’u ofroni ndihmë, që ta pranojnë.

Ata janë të besueshëm

Nuk është e lehtë të gjesh dikë me të cilin mund të ndash sekretet më të mëdha e më të fshehta. Të qenit të besueshëm është një tipar natyral për Dashin. Ata janë jo vetëm të besueshëm, por edhe besojnë shumë. Ata mendojnë që miqtë apo i dashuri do i trajtojë si ata i trajtojnë të tjerët dhe prandaj kanë një koleksion me histori shfrytëzimesh, përfoljesh dhe braktisjesh.

Dashi është bujar me të tjerët, por dorështrënguar me veten

Dashi është i ndjeshëm ndaj parave, një kursimtar i shkëlqyer. Kjo nuk duhet ngatërruar me të qenit dorështrënguar, sepse ai nuk do ngurronte t’u jepte miqve dhe familjes para, kohë, hapësirë ose ndihmë kurdo që t’i kërkohej. Ndonjëherë, edhe kur ble gjëra thelbësore, i duket sikur po llastohet. Deshët kanë një prirje për t’ia dalë me minimumin e mundshëm.

Personat e Dashit janë ambiciozë

Duke qenë që personat e Dashit mundohen gjithmonë për më shumë, për të bërë më shumë, për të qenë më shumë, për të parë më shumë, entuziazmi I tyre për jetën mund të jetë ngjitës, por ambiciet mund të jenë një rrezik personal për shëndetin. Sa më e madhe ambicia, aq më i largët është synimi nga e tashmja, shkruan revistaclass. Personat Dash janë të paduruar dhe u pëlqen të jenë në lëvizje të vazhdueshme, përpara.

Personat Dash janë kombinim i tipareve të mësipërme

Ky kombinim do të thotë që nëse jeni miq me një Dash, do jeni miq për gjithë jetën. Si çdo shenjë tjetër dhe ata kanë cilësitë e tyre jo të lakmueshme: Janë të gatuar në një formë dhe shpesh nuk duan të bëjnë kompromise me besimet, idealet dhe idetë e tyre. Gjithashtu Dashi mund të jetë i paduruar, impulsiv dhe me humor të luhatur. Ka arsye pse janë shenjë zjarri! Megjithatë Dashi ka shumë për të dhënë në jetë dhe dashuri. Nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie romantike ose shok të besueshëm për t’i shtuar vlerë jetës, mos kërko përtej rrethit te Dashit. /Telegrafi/

The post Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë appeared first on Telegrafi.

Janari rikthen “Hënën e ujkut”/ Tek 3 shenja do të ketë ndikime negative

By: user 6
12 January 2025 at 18:42

“Hëna e Ujkut” është emri që merr hëna e plotë e parë e vitit, që shpesh ndodh në muajin janar. Ky emër ka origjinën nga sjelljet e ujqërve gjatë këtij muaji, pasi ata shpesh enden më afër fshatrave për shkak të urisë që i mundon në dimër.

Fiset indigjene amerikane vërejtën këtë fenomen dhe e lidhën me periudhën e Hënës së Plotë, duke e quajtur atë “Hëna e Ujkut” për shkak të ulërimave të forta të ujqërve që mund të dëgjoheshin gjatë natës.

Po ashtu, kjo hënë njihet ndryshe si Hëna e Vjetër ose Hëna e Akullit, duke reflektuar kushtet e ftohta dhe reshjet e borës që karakterizojnë këtë periudhë të dimrit. Hëna e Ujkut do të ndodhë më 13 janar 2025, dhe kjo do të ndodhë në shenjën e Gaforres, duke sjellë disa ndikime të forta për disa shenja të horoskopit.

Gaforrja

Në vitin 2025, Hëna e Ujkut do të ndikojë fuqishëm në jetën tuaj, duke shënuar një periudhë të rëndësishme ndryshimi. Kjo mund të jetë koha e duhur për të menduar për një ndryshim të madh në karrierën tuaj, marrëdhënie, ose stilin e jetesës. Pavarësisht se ndiheni tërhequr për të nisur një fazë të re, mund të përjetoni presion të madh që ndikon në të gjitha aspektet e jetës suaj. Tensionet emocionale mund të ndikojnë në mënyrën se si funksiononi profesionalisht dhe personalisht, prandaj është e rëndësishme që të merrni kohë për t’u qetësuar dhe për të analizuar qartë atë që dëshironi të arrini.

Peshorja

Për Peshoret, kjo Hënë e Plotë sjell mundësi të reja profesionale. Nëse keni pasur ndjenja të pakënaqësisë në punë, Hëna e Ujkut mund t’ju shtyjë drejt mundësive të reja dhe shpërblimeve financiare në vitin 2025. Megjithatë, këto mundësi mund të vijnë me disa vështirësi në jetën familjare. Të balancuarit e përgjegjësive familjare dhe profesionit tuaj mund të duken të vështira, por është thelbësore që të ruani komunikimin dhe durimin. Për të mbajtur ekuilibrin, kërkoni mbështetje nga të dashurit tuaj dhe përcaktoni kufij të qartë për të ruajtur harmoninë midis jetës profesionale dhe personale.

Bricjapi

Për Bricjapët, Hëna e Ujkut ka një ndikim të veçantë në marrëdhëniet personale. Ky është një moment i përshtatshëm për të forcuar lidhjet me njerëzit që janë të rëndësishëm për ju. Mund të jetë një periudhë e mirë për të bërë hapa të mëdhenj, si një martesë, një bashkim ose një rinovim i një lidhjeje të vjetër. Megjithatë, do të ndjeni se disa situata janë jashtë kontrollit tuaj, dhe kjo mund të shkaktojë konfuzion dhe tensione emocionale. Është e rëndësishme të mbani qetësinë dhe të kërkoni mënyra për të ruajtur stabilitetin emocional./ TAR

The post Janari rikthen “Hënën e ujkut”/ Tek 3 shenja do të ketë ndikime negative appeared first on Lapsi.al.

Mit apo e vërtetë/ Ka disa shenja horoskopi që thuhet se janë “të zjarrta” në shtrat

By: user 6
10 January 2025 at 23:27

Shenja juaj astrologjike mund të jetë një tregues i fortë i dëshirës së brendshme për intimitet

Nëse jeni duke kërkuar në një aplikacion njohjesh dhe takimesh për mashkullin ideal, ndoshta nuk i kushtoni shumë vëmendje shenjës së horoskopit kur vendosni të lëvizni majtas ose djathtas. Por nëse jeni të gatshëm për aventura intime, duhet të dini se cilat janë shenjat më të mira në seks sipas astrologjisë.

Po, është e vërtetë: Sa i përket jetës seksuale, ndikim ka jo vetëm libidoja, por edhe shenja juaj e horoskopit.

Disa shenja kanë më shumë prirje të kenë një jetë seksuale aktive thjesht sepse e dëshirojnë atë më shumë. Të tjerë janë të njohura për akte intime të paharrueshme dhe të zjarrta, duke i lënë partnerët e tyre të kënaqur…. Por disa shenja konsiderohen si më të mirat në krevat, sipas astrologjisë.

Natyrisht, secili prej nesh ka një libido unike që ndikohet nga faktorë të ndryshëm si stresi, përdorimi i substancave ose medikamentet. Megjithatë, shenja juaj astrologjike mund të jetë një tregues i fortë i dëshirës së brendshme për intimitet.

Kjo është renditja e shenjave më të zjarrta të horoskopit gjatë aktit seksual:

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepi konsiderohet si shenja më seksuale e horoskopit. Nëse ndonjëherë keni pyetur pse akrepët janë kaq të mirë në krevat, arsyeja qëndron te fakti që këta individë janë të udhëhequr nga organet riprodhuese.

Akrepat janë të njohur për energjinë e tyre sensuale dhe shpesh konsiderohen si më të “fiksuarit” pas intimitetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata do të gjenden në krevat me këdo. Akrepët janë jashtëzakonisht selektivë dhe me standarde të larta. Vetëm ata që arrijnë të përputhen me intensitetin e tyre emocional dhe seksual mund të konsiderohen të “denjë” për ta.

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

I udhëhequr nga Marsi, planeti i veprimit dhe seksit, Dashi mendon shpesh për këto dy gjëra. Dashi ka një libido të lartë dhe dëshirë të zjarrtë për intimitet.

Marrëdhënia intime me një Dash është e paharrueshme dhe plot pasion, duke lënë gjithmonë një përshtypje të fortë te partneri. Duke qenë impulsivë nga natyra, ata nuk hezitojnë të bëjnë hapat e parë për të nisur një moment intim.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Shenja e Tokës që dëshiron komoditetet dhe prehjen, Demi është i njohur për pasion dhe përqafime të gjata. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë, Demët janë të fokusuar te romanca dhe sensualiteti. Intimiteti me një Dem është një eksperiencë unike që zgjon të gjitha shqisat.

Ata dëshirojnë momente të paharrueshme dhe shpesh e shndërrojnë aktin intim në një eksperiencë të të tillë. Libidoja e tyre mund të kalojë në ekstreme të ndryshme – ose do të zgjasin gjatë gjithë natën, ose do preferojnë vetëm një moment të ngrohtë përqafimesh. /Telegrafi/

The post Mit apo e vërtetë/ Ka disa shenja horoskopi që thuhet se janë “të zjarrta” në shtrat appeared first on Lapsi.al.

❌
❌