I ftuar në një studio televizive Himçi solli rastin më të fundit të konstatimit të këtij fenomeni në një nga QV në Gramsh.
Deputeti i zgjedhur i PD në Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi e konsideron fenomenin e famshëm ‘ treni bullgar’ jo një legjendë, por tanimë një realitet i ndodhur në disa qendra votimi në këtë qark.
Sipas Himçit, gjatë ankimit në KAS, referuar edhe ‘provave’ të copëzuara të vëna në dispozicion nga KQZ, janë konstatuar një sërë problematikash tejet skandaloze, që për ligjvënësin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ato ishin ‘vrastare’ për vetë procesin zgjedhor në tërësi, ende pa nisur.
Për Himçin, pamjet video të copëzuara e të prera në QV më 11 maj, tregojnë shkelje flagrante, dhe si i tillë, procesi i votimit nuk mund të quhet i vlefshëm dhe është nul.
Blendi Himçi:
Treni bullgar, s’është legjendë, është realitet dhe ka ndodhur në disa qendra votimi. Para disa orësh konstatuam ‘trenin bullagr’ në Gramsh, ku komisioneri e fut fletën në fundshpinë e më pas del nga QV së bashku me fletën. Mjafton të dalë një fletë votimi nga QV, me dy vula, del jashtë dhe ata që kontrollojnë procesin, votojnë PS, ia japin votuesit në dorë karshi pagesës, votuesi e merr fletën shkon në QV me fletën në xhep dhe merr fletën tjetër, fletën e vet që ka, e nxjerr jashtë, ndërsa atë që i ka dhënë komisioni e nxjerr jashtë. Kjo kalon pastaj dorë më dorë, vota totalisht të kontrolluara.
Kemi hasur një sërë problematikash. Nga dyshimet e ‘trenit bullgar’ dhe deformimin e votës, kemi kërkuar pamjet filmike në Qarkun e Elbasanit. Kemi kërkuar që pamjet të kenë orën dhe minutën. Nga KQZ na janë dhënë të prera të gjitha, i ka prerë administrata më format 20 min, dhe ato nuk janë të plotë. Argumentet para KAS, sipas KQZ, mund të ketë ndodhur që s’ka pasur energji elektrike. Bien vetë më këmbët e veta brenda, nëse këto kamera kanë pasur bateri që mbajnë mbi dy orë. Unë s’di të ketë pasur ndërprerje të energjisë. Kjo situatë është në të gjitha QV, që s’kemi pamje të plota të pamjeve filmike.
Nëse më 2023 formati i kameras ka qenë 16.9, por është në formatin e shkurtuar, 4-3, që mos t’i japë rezolucion pamjes së mbulimit. Mbi 40% të pamjeve filmike, gjejmë gjëra skandaloze. Këtu janë shkelje flagrante dhe si mund të quhet i vlefshëm ai proces votimi që ka ndodhur në Qarkun e Elbasanit apo gjithë Shqipërinë. Ka ndodhur rëndom në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Kërkesa jonë në KAS, s’është rinumërimi, që është kërkuar nga kandidatët. Qëndrimi ynë si subjekt është pavlefshmëria e zgjedhjeve. Procesi është nul, është ‘vrarë’ procesi zgjedhor ende pa nisur. Ka humbur fshehtësia e votës.
The post 11 maji, procesi i rinumërimit/ Reagon deputeti: Treni bullgar, jo më legjendë realitet appeared first on Sot News | Lajme.