Berisha: Kur panë këtë video në Strasburg e krahasuan Shqipërinë me Zimbabven
Kreu i PD-së ka publikuar një video që tregon se çfarë ndodhi në qendrat e votimit në disa fshatra të Elbasanit dhe të Peqinit. Nga pamjet duken komisionerë që nxjerrin fletë votimi nga kutitë, të tjerë që votojnë 4 herë, të tjerë që shoqërojnë votuesit në momentin e përzgjedhjes së partisë apo kandidatit të preferuar duke shkelur të drejtën e fshehtësisë së votës.
Me pak fjalë në video shihet qartë se ditën e 11 Majit në disa qendra votimi, kutitë janë mbushur përmes një procesi fals, të paligjshëm dhe kriminal.
Berisha tha se video u shfaq edhe në seancën e komitetit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE nga deputetja Albana Vokshi dhe e shokoi audiencën.
“Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë” u shpreh Berisha. Video e plotë më poshtë:
The post Berisha: Kur panë këtë video në Strasburg e krahasuan Shqipërinë me Zimbabven appeared first on Lapsi.al.