Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

11 Maji, Prençi: Qeveria në borxh me organizatat kri*inale

By: redi
2 July 2025 at 19:24

Ish-kandidati i PD-së, Shemsi Prençi thotë se në 11 Maj qeveria Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila sipas tij ishte parapërgatitur më herët. Ai shprehet se është dakord me të gjitha denoncimet që ka bërë kryedemokrati Sali Berisha për masakrën zgjedhore. Prençi shton gjithashtu se edhe vetë kryeministri nuk e donte një fitore të tillë, pasi super-pushteti krijon kriza, të cilat do të dalin në…

Source

“Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes”/ Reagon ashpër Prençi: Cikli politik i ka përfunduar

30 June 2025 at 22:36

Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij. Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.

Shemsi Prençi:

“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.

Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”.

The post “Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes”/ Reagon ashpër Prençi: Cikli politik i ka përfunduar appeared first on Sot News | Lajme.

“Cikli politik i ka përfunduar”, Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

30 June 2025 at 22:30

TIRANË– Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij.

Kështu u shpreh Shemsi Prençi nga studioja e emisionit “360 Gradë” në ABC News.

Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.

Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.

“Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.

Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”, tha ai në “360 gradë“/abcnews.al

“Në emër të gjakut”, si një testament moral nga Ahmet Prençi

By: berti
20 June 2025 at 10:39

Nga Halil Rama Vetëm pak ditë pasi fitoi çmimin “Për prozë” në panairin e librit në Prishtinë (dhe katër vjet pas vlerësimit me Çmimin e Karrierës “Gjergj Fishta”, për romanin “Anja” në eventin kushtuar 150- vjetorit të lindjes së poetit të madh dhe korifeut të Rilindjes sonë Kombëtare, Atë Gjergj Fishta, organizuar nga Bashkia dhe Biblioteka e Lezhës), poeti dhe prozatori Ahmet Prençi tejmbushi…

Source

Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit. Hoxha tha se ky libër vjen si rrëfim i fuqishëm për një nga vitet më të errëta të historisë sonë jo të largët, 1997-ën.

“Një vit ku shteti u drodh deri në palcë, por nuk u rrëzua edhe falë burrave e grave me uniformë që zgjodhën të qëndrojnë. Ky libër nuk është vetëm letërsi. Është një testament i jetuar, kujtesë për ata që ranë në krye të detyrës dhe për ata që mbijetuan me plagë në shpirt e në trup”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Ahmet Prençi nuk shkruan si spektator, por si dëshmitar dhe pjesëmarrës në atë kohë të vështirë.

“Ai i jep zë një brezi që mbajti mbi supe barrën e kaosit, të dhimbjes dhe të sakrificës. Në çdo faqe, ndjeshmëria njerëzore ndërthuret me mësimin institucional, pa Polici profesionale, pa institucione të forta, pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet. Dhe askush prej nesh nuk do të dëshironte më një vit si ai”, pohoi Hoxha.

Ministri Hoxha në fund të fjalës së tij, falënderoi autorin, ndërsa shtoi se “libri është një gur në themelin e asaj që duhet të jetë Policia e Shtetit, trupë e ndershme, humane, profesionale dhe e palëkundur”.

“Kujtesa është përgjegjësi dhe detyrim. “Në emër të gjakut” na e kujton këtë me forcën e fjalës dhe me dhimbjen e së shkuarës”, tha Hoxha.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Libri i Ahmet Prençit, Hoxha: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Disa fjalë për librin “NË EMËR TË GJAKUT “ të autorit Ahmet PRENÇI

By: KultPlus
11 June 2025 at 14:49

Ajne IBËRHYSAJ

Recension

Libri “Në emër të gjakut”  i autorit Ahmet Prençi,  nuk është vetëm një përmbledhje tregimesh dhe novelash; është një thirrje, një gjëmë, një përulje përpara së vërtetës së hidhur që përshkroi Shqipërinë në vitin 1997, vitin e krizës më të madhe të pasluftës, vitin e zhveshjes së shtetit, të thyerjes së njeriut dhe të përplasjes mes jetës dhe instinktit për të mbijetuar.                       

Në një kohë kur shumë ngjarje tronditëse të historisë sonë moderne janë lënë në harresë ose janë trajtuar me heshtje të qëllimshme, libri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit vjen si një akt i fuqishëm i kujtesës, një thirrje e zëshme kundër harresës kolektive dhe një përulje ndaj atyre që u flijuan përballë rrënimit të shtetit dhe strukturave të tij. Autori nuk shkruan nga jashtë, si vrojtues i ftohtë, por si pjesëmarrës dhe dëshmitar i një kohe të çakorduar, i një shoqërie që në vitin ‘97 përjetoi kolapsin më të thellë moral, institucional dhe njerëzor pas diktaturës komuniste.      

Autori, librin e fillon me një deklaratë të qartë: “Në emër të gjakut është një kujtim, një përulje dhe një zë që s’do të shuhet kurrë.” Kjo fjali nuk është vetëm hyrje stilistike, por edhe një formë betimi. Në frymën e filozofisë ekzistenciale, ku njeriu është përgjegjës për të dhënë kuptim ekzistencës së tij, Prençi i jep kuptim të kaluarës përmes aktit të kujtimit dhe rrëfimit. Ai vendos të flasë për ata që nuk mundën me të tjerët të flisnin.                                                                   

Ahmet Prençi, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, autor i librave “Anja”, “Brenga e Prokurorit”, edhe në këtë libër po ashtu ndërthur përvojën personale dhe dëshminë institucionale me rrëfimin artistik, duke ndërtuar një mozaik letrar dhe dokumentues, ku historia e afërt merr formën e artit letrar. Ai nuk ka zgjedhur një rrugë të lehtë: Të shkruash për një plagë të gjallë kërkon guxim dhe ndershmëri. Por, më shumë se kaq, kërkon edhe dhembshuri. Dhe këtë e gjejmë në çdo rresht të librit. Libri “Në emër të gjakut” është i ndarë në tregime dhe novela ku secila e shton një gur të rëndë në mozaikun e kujtesës.                                                            Nëpërmjet këtyre rrëfimeve, Prençi na fton të shohim jo vetëm një të kaluar të afërt, por edhe peshën e asaj tragjedie që ende nuk është tejkaluar. Kjo nuk është letërsi e së shkuarës, por letërsi e një plage që akoma rrjedh. Këto tregime dhe novela flasin për katrahurat e kombit, por në to spikat një dimension tjetër: guximi i individit për t’i dalë zot vendit të tij, jo me fjalë, por me jetën e vet. Për autorin, viti 1997 në Shqipëri nuk është thjesht një datë, por një rrëfim kolektiv i kolapsit moral dhe institucional. Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche shkruante se “kur shikon gjatë në humnerë, edhe humnera fillon të shikojë brenda teje”. Këtë e ndjejmë në çdo faqe të këtij libri. Prençi i afrohet asaj humnere të errët që ka qenë dhuna, shteti i rrëzuar dhe drejtësia e zhdukur. Ai e sheh dhe e përshkruan atë, por mbi të gjitha, e bën lexuesin të ndjejë se kjo humnerë ende na shikon me kundërmimin e saj.      
                                                                                     

Në “Pallati presidencial që nuk ra”, autori e përshkruan qartësisht rrezikun e zhdukjes totale të strukturave, por gjithashtu lartësimin e dinjitetit njerëzor si një formë rezistence të vetme. Ndërsa te “Masakra e romëve”, ballafaqohemi me një të vërtetë të hidhur: Kur humbet drejtësia, fillon ligësia të shfaqet pa maska. Janë rrëfime që përshkojnë dramën e një kombi, por që gjithashtu tregojnë se në rrënojat e një shteti të shkatërruar, njeriu mbetet e vetmja fije shprese ose akti i fundit i dhunës. Nëpërmjet tregimeve dhe novelave të këtij libri si:  “Në emër të gjakut”, “Ditari i marsit të zi”, “Pallati presidencial që nuk ra”, “Masakra e romëve”, “Emblema e kujtesës”, dhe “Pse më vrave?”, autori rindërton një tablo të thellë të shpërbërjes së shtetit dhe të përpjekjes njerëzore për të mos u shuar shpirtërisht. Këto rrëfime janë zëra që vijnë nga buzë humnerës, ku njerëzit nuk kanë më asgjë për të humbur, por ruajnë akoma një grimë nderi, besimi, dhe përgjegjësie për të mos rënë si kafshë në thikën e një çrregullimi total. 

Në novelën “Masakra e romëve”, autori shkruan: “Në mendjen e një banditi gjithmonë mbetet një qelizë e errët, një fije instinkti që nuk shuhet: për hakmarrje ose për marrëzi.” Kjo është pikërisht ajo që Nietzsche përshkruan si vullnet për fuqi jo në kuptimin e dominimit brutal, por në atë të mbijetesës dhe përpjekjes për të krijuar një rend në kaos. Kur shteti mungon, drejtësia ajo më e ftohta dhe më e egra  e gjen vetë rrugën e saj. Në atë moment, populli që s’e pyet askush, vendos vetë të mos shkelet më. Revolta bëhet formë ekzistence. Në novelën tjetër, “Në emër të gjakut”, Shqipëria përshkruhet si një vend që “ziente”, një vend ku “ajri kishte aromën e frikës dhe të heshtjes së rëndë që pason para se të ndodhë e keqja”. Prençi e sheh këtë jo vetëm si krizë politike, por si çarje ontologjike, morale dhe shoqërore. Një moment thellësisht filozofik është përshkrimi i gruas shqiptare që i thotë burrit të saj: “Unë s’jam më ajo që ke lënë”. Ky është çasti kur përmasat e dhunës nuk janë më vetëm fizike, por shkojnë deri në rrënimin e identitetit. Në atë botë të rebeluar, sipas Nietzsche-s, vlerat tradicionale zhduken dhe krijohet hapësira për një “rilindje të vlerave të reja” por jo gjithmonë të drejta.                                                             

Për personazhin kryesor të novela ”Në emër të gjakut”, gjendja shpirtërore arrin kulmin kur ai thotë: “S’e bëra për hak. Jam bosh. E bëra në emër të gjakut”. Ai nuk ka urrejtje, por një boshllëk ekzistencial që ngjason me konceptin e absurdit tek Albert Camus kur njeriu nuk gjen më kuptim në asgjë dhe veprimi i tij është një akt i fundit i revoltës dhe mbijetesës morale. Ai nuk kërkon drejtësi për hakmarrje, por për të shlyer një mallkim që nuk mund të lejohet të trashëgohet. Në përmbyllje të kësaj novele, autori shkruan: “Jetojmë në një botë ku burrat flasin me plumba, gratë me heshtje dhe drejtësia ka çmimin e shpirtit”. Kjo është një botë ku e vërteta nuk është më objektive, por një zgjedhje morale. Nëse, siç thoshte Martin Heidegger, “njeriu është qenie për vdekje,” dhe është pikërisht kjo vetëdije që i jep  thellësi jetës atëherë të shkruash për jetën në prag të vdekjes është akti më i lartë i përgjegjësisë ndaj të ekzistuarit. Këto janë histori që nuk qëndrojnë vetëm në nivelin e një përshkrimi faktik, por hyjnë në psikiken e individit, në plagët që nuk shihen. Shtëpia pa oxhak, fjala e thyer, njeriu që i lutet Zotit pa e ditur më si, djali që niset për t’u kthyer si hije të gjitha këto krijojnë një atmosferë që lexuesin e përfshin të tërin.    

 Viti 1997,  “Ulërima që u shua në letër”, vit i cili për Shqipërinë përfaqëson një plagë të hapur. Rënia e skemave piramidale, përplasja civile, rënia e strukturave shtetërore dhe shpërbërja e rendit publik u kthyen në një spirale dhune, frike dhe anarkie. Prençi përshkruan këtë realitet me një stil lakonik, të matur dhe emocionalisht të ngarkuar. “1997-ta, viti që la Shqipërinë pa frymë; nënat shikonin qiellin pa e ditur se për çfarë t’i luteshin Zotit.” Ky përshkrim nuk është vetëm letrar. Ai është ekzistencial. Shqipëria e asaj kohe nuk është më vetëm një vend pa rend, por një vend pa frymë, pa orientim, pa Zot. Në këtë boshllëk, njeriu përballet me thyerjen e plotë të kuptimit dhe qëllimit  dhe ky është rreziku më i madh që sjell dhuna kolektive: Jo vetëm shkatërrimin fizik, por rrënimin e ndjenjës së përkatësisë dhe shpresës për një të nesërme pa dhunë. “Një tregim nga Varshava”, ku autori rikthen kujtimet e një studenteje të huaj gjatë sistemit dhe martesës së saj në Shqipëri, me përplasjen e shpirtit njerëzor me realitetin brutal. Kjo dëshmi e gjallë na bën të kuptojmë se sa thellë u godit shoqëria dhe sa shumë ëndrra u shuan.             Libri i Ahmet Prençit është zëri i grave të atij viti ku në mënyrë të veçantë, autori sjell në qendër të vëmendjes dhimbjen e grave shqiptare: nënat që nuk dinë ç’t’i luten më Zotit, që ngelen me sy nga qielli, pa përgjigje, pa drejtësi. Në një prej faqeve apo shprehjeve më të fuqishme të librit thuhet: “Nëna shikon qiellin pa e ditur çfarë t’i lutet Zotit.” Është një imazh që bart brenda gjithë tragjedinë shpirtërore të asaj kohe. Jo vetëm për humbjen e jetëve, por për humbjen e besimit te një rend shoqëror dhe etik. Autori nuk e shmang përgjegjësinë, as nuk e zbukuron të vërtetën. Ai e thotë qartë se: “keqja shqiptarëve u vjen nga vetvetja, nga vetë gjaku i tyre.” Dhe në këtë mendim të dhimbshëm, por të ndershëm, qëndron qartësia më e madhe që ofron libri.

Në thelb, ky libër është një përpjekje e vetëdijshme për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive në një shoqëri që ka tendencë të harrojë. “Është një ulërimë e shuar në letër,” thotë autori, duke i dhënë librit një dimension metaforik të thellë. Libri nuk është thjesht përshkrim i dhunës, por akt i ripërjetimit të saj, jo për të traumatizuar lexuesin, por për ta ndërgjegjësuar atë. “Është përpjekje për të mbajtur mend kur gjithçka rreth nesh na mëson e na dikton të harrojmë.” Kjo thirrje nuk është vetëm për të mos harruar viktimat, por për të mos lejuar që një realitet i tillë të rikthehet. Për autorin, të shkruarit është një formë e aktit civil, e qëndresës kulturore dhe morale.                        

Një nga linjat më të forta të librit është raporti mes individit dhe shtetit. Në shumë prej tregimeve të autorit,  protagonisti është një qytetar, një polic, një prind një njeri që papritur gjendet vetëm përballë një realiteti të egër ku shteti është zhbë dhe drejtësia është zhveshur nga kuptimi. “Nuk kemi shtet. Nuk kemi drejtësi. Kemi vetëm njëri-tjetrin.” Kjo fjali përmbledh krizën themelore: Njeriu është lënë vetëm, pa institucione, pa garanci, në një hapësirë ku çdo vendim bëhet në bazë të ndjenjës, jo ligjit. Në këtë përmbysje të vlerave, njeriu përballet me zgjedhjen e madhe: të bëhet një me kaosin, apo të qëndrojë me dinjitet! Shumica e personazheve të Prençit zgjedhin këtë të fundit, duke i dhënë librit përmasën e tij më të thellë: njerëzimi në kohë errësire.       

Stili i Ahmet Prençit është i matur, i ngjeshur, por jashtëzakonisht i ngarkuar emocionalisht. Ai nuk bie në retorikë, nuk shfrytëzon patetizmin, por ndërton me fjalë të zgjedhura një atmosferë që lë gjurmë te lexuesi. Ka një thjeshtësi që zbërthen kompleksitetin dhe një rrjedhshmëri që ngjall reflektim. “Shtëpia jonë s’ka më oxhak, as zë, as jetë.” Me pak fjalë, autori arrin të përshkruajë një boshllëk ekzistencial. Ai nuk përpiqet që t`na bindë me argumente, por me ndjeshmëri dhe kjo e bën veprën më të thellë se një libër historik apo sociologjik. Është një libër që bën atë që nuk e ka bërë dot sistemi: gjykon padrejtësinë. Jo me urrejtje, por me kujtesë. Jo me dënime, por me rrëfim. Çdo faqe është një formë e hapur e shprehjes: “ja çfarë ndodhi – mos e harroni”. Dhe kjo, në vetvete, është një akt i jashtëzakonshëm në një shoqëri që shpesh ka heshtur përballë të vërtetave të dhimbshme. Në këtë mënyrë, vepra e tij bëhet më shumë se një akt letrar  bëhet një akt etik, një akt qytetar. Është një përkujtimore për ata që u flijuan dhe për ata që mbijetuan me plagë të heshtura. Është një udhërrëfyes për ata që sot kërkojnë të kuptojnë rrënjët e çarjes shqiptare, dhe një paralajmërim për brezat që nuk e kanë jetuar atë kohë. “Në emër të gjakut” nuk është libër që lexohet lehtë sepse nuk mund të lexohet pa u ndjerë, pa të dhënë të drejtën të mendosh dhe të kujtosh atë kohë. Është një vepër që nuk flet vetëm për vitin 1997, por për fragjilitetin e njeriut dhe shoqërisë përballë kolapsit institucional. Është një himn për qëndresën dhe një lutje për drejtësi.                                                                                                                    

Për lexuesin shqiptar, ky libër është një thirrje për reflektim. Për brezat e rinj, është një mundësi për të mos e harruar atë, se çfarë ka ndodhur në atdheun e tyre. Për studiuesit dhe kritikët, është një dëshmi letrare e një periudhe që duhet trajtuar jo vetëm me ftohtësi historike, por edhe me ndjeshmëri njerëzore, për të vërtetën.                                                                                    

Ahmet Prençi nuk shkruan për të fituar zemrat e lexuesve, por për të zgjuar ndërgjegjen e tyre. Libri “Në emër të gjakut”  nuk është një libër që lexohet lehtë por është një libër që duhet lexuar. Ai nuk kërkon keqardhje, por reflektim. Nuk kërkon lavdërim, por drejtësi. Dhe kjo e bën librin e tij një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare bashkëkohore që merret me tragjeditë e kombit në mënyrë të ndershme, të thellë dhe njerëzore. Edhe vet titulli i librit “Në emër të gjakut” në kontekstin e Ahmet  Prençit, ai përfaqëson kujtesën, përgjegjësinë dhe ndëshkimin moral që mungon nga institucionet e shtetit. Ai shfaqet si një etikë individuale, një nevojë për të lënë gjurmë në një vend ku e vërteta mbulohet: “si bora mbi varre – mbulon gjithçka por nuk ngroh asgjë.” Këtë recension të librit e përfundoj me një thënie që përmbledh më së miri thelbin nga autorja Isabel Allende: “Vdekja nuk ekziston, njerëzit vdesin vetëm kur harrohen; Nëse mund të më mbani mend, unë do të jem gjithmonë me ju.”  Atëherë sipas autorit A. Prençi, “jo çdo plagë kërkon drejtësi”. Dhe krejt në fund ky libër është një dëshmi e fortë për brezat e ardhshëm, sepse ata duhet të mësojnë nga e kaluara e tyre, për ta ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe humane për atdheun e tyre./ KultPlus.com

Kapiteni i dha lamtumirën Skënderbeut, pritet zyrtarizimi në klubin kryeqytetas

By: armand
10 June 2025 at 17:15

Elvis Prençi ka mbyllur kontratën e tij me klubin e Skënderbeut dhe u ka dhënë lamtumirën korçarëve te të cilët ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtësi ka vendosur të mos rinovojë kontratën pas rënies në Kategorinë e Parë, teksa do të provojë një aventurë të re. Mbrojtësi ka vendosur që për këtë aventurë të […]

The post Kapiteni i dha lamtumirën Skënderbeut, pritet zyrtarizimi në klubin kryeqytetas appeared first on BoldNews.al.

Botimi i ri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit

By: Kult Plus
4 June 2025 at 19:16

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, një emër i njohur gjerësisht si një profesionist dhe garant i zbatimit të ligjit, tashmë vjen edhe si botues.

Pas dy botimeve me dy romane e fundit “Anja” dhe “Prenga e Prokurorit”, nga sot autori vjen me një tjetër botim të tij.

Ka qenë fillimisht shtëpia botuese “Mediaprint” e cila ka njoftuar librin më të ri të Prençit e me pas autori në rrjetin social Facebook shkruan  se “sapo doli nga shtypi vëllimi im i ri me tregime e novela “Në emër të gjakut”.

Një falënderim zemre për Shtëpinë Botuese Mediaprint dhe Elda Vela, redaktoren Silvana Farruku dhe mjeshtrin e grafikës Elsi Kongo për punën e bukur me shumë përkushtim. Mirënjohje pa kufi  poetit, përkthyesit, studiuesit dhe shkrimtarit të dashur Rudolf Marku që lexoi në dorëshkrim librin dhe e përcolli atë drejt lexuesit me një parathënie brilante”./atsh/KultPlus.com

Botimi i ri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, një emër i njohur gjerësisht si një profesionist dhe garant i zbatimit të ligjit, tashmë vjen edhe si botues.

Pas dy botimeve me dy romane e fundit “Anja” dhe “Prenga e Prokurorit”, nga sot autori vjen me një tjetër botim të tij.

Ka qenë fillimisht shtëpia botuese “Mediaprint” e cila ka njoftuar librin më të ri të Prençit e me pas autori në rrjetin social Facebook shkruan  se “sapo doli nga shtypi vëllimi im i ri me tregime e novela “Në emër të gjakut”.

Një falënderim zemre për Shtëpinë Botuese Mediaprint dhe Elda Vela, redaktoren Silvana Farruku dhe mjeshtrin e grafikës Elsi Kongo për punën e bukur me shumë përkushtim. Mirënjohje pa kufi  poetit, përkthyesit, studiuesit dhe shkrimtarit të dashur Rudolf Marku që lexoi në dorëshkrim librin dhe e përcolli atë drejt lexuesit me një parathënie brilante”.

/a.f/

The post Botimi i ri “Në emër të gjakut” i Ahmet Prençit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Opozita mëse e shkatërruar”, Shemsi Prençi: Lidership i vjetër, që nuk ka më çfarë të ofrojë

By: Rovena
2 June 2025 at 22:32

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, u shpreh në emisionin “360 Gradë” në ABC News se opozita në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë dhe lidershipi aktual është i konsumuar. Sipas tij, vendi ndodhet përpara një rreziku real për destabilizim politik nëse nuk ndërmerren masa urgjente për riorganizim të opozitës.

“Opozita është mëse e shkatërruar me një lidërshpi të konsumuar. Kur them një lidership, nuk e kam fjalën për një person të vetëm. Të gjithë ata që janë konsumuar në politikë, normalisht nuk kanë se çfarë të japin. Nuk duhet që të harxhohet më shumë kohë. Nuk ka më kohë për eksperimente, pasi dalëngadalë në Shqipëri dikush thotë se është duke u instaluar regjimi, e dikush thotë se është instaluar regjimi,” deklaroi Prençi.

Ai përmendi gjithashtu se në diskursin publik po qarkullojnë ide për krijimin e një “fronti antipatronazhist”, që sipas tij, mund të çojë në një përplasje të madhe në vend. Prençi i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri.

“Ka artikulime se në Shqipëri mund të krijohet fronti antipatronazhist, e cila mund të çojë në një përplasje shumë të madhe. Vëmendja e ambasadave në këtë moment në Shqipëri duhet të jetë shumë e lartë, sidomos ajo amerikane. Shërbimi informativ në Shqipëri është ineksident. Opozita ose do të riorganizohet me një lidership të ri, ose përndryshe do të kemi një përplasje të madhe dhe nuk është mirë që Shqipëria të shkojë në këtë përplasje,” shtoi ai.

Prençi nënvizoi gjithashtu se përmendja e krimit si pjesë e një fronti antipatronazhist është sinjal i qartë se tensionet politike mund të thellohen.

“Fakti që artikulohet krimi si një front antipatronazhist do të thotë që ka përplasje,” përfundoi ai./abcnews.al

Prençi: Pse Berisha i la 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar?

By: redi
22 May 2025 at 19:57

Shemsi Prençi thotë se Sali Berisha nuk bëri përpjekjet për të futur në të njëjtin koalicion partitë e tjera të opozitës, që sipas tij morën 220 mijë vota. Për të Berisha harxhoi më shumë energji për të futur brenda koalicionit parti që nuk kishin vota. Prençi pohon se nëse të gjitha partitë opozitare do të bashkoheshin në një front të vetëm, do të krijohej një frymë e cila do të sillte të paktën…

Source

Grupet kriminale po ndikojnë në zgjedhje? Shemsi Prençi: SPAK të monitorojë zyrtarët e lidhur me Suel Çelën

By: M C
1 May 2025 at 18:10

Shemsi Premçi, ish-drejtues i lartë i policisë, tha se SPAK-u duhet të përqendrohet në qarqet Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës, ku sipas tij PS ka aktivizuar së fundmi grupet kriminale për të ndikuar në zgjedhje. Ai u shpreh i bindur që SPAK-u do të godasë fort në Elbasan, ndërsa u shpreh se Prokuroria e Posaçme i ka të evidentuar zyrtarët e lartë dhe zyrtarët lokalë që janë miq të Suel Çelës.

Premçi po ashtu kërkoi veprim të organeve ligjzbatuese lidhur më atë e konsideroi si anarki të krijuar në zyrat e DHL në Greqi, ku ka votime kolektive. “Kam menduar që pas shpalosjes së një strategjie nga SPAK-u do kishte kontroll të territorit për parandalimin e krimeve zgjedhore, por sondazhet kanë tensionuar situatën atje ku PS del negativisht në raport me rezultatet e vitit 2021. Ka probleme në Shkodër, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier. Duke marrë në konsideratë edhe udhëheqësit politikë në këto qytete, del në pah se pikërisht që ata persona që janë përgjegjës për mos realizimin e inceneratorëve, kanë çuar nivelin e sondazheve në barazim, ose në favor të opozitës.

Bëhet fjalë për disa grupe kriminale të Elbasanit, Fierit dhe Durrësit për t’i vënë në favor të politikës. Në Greqi është situata më e keqe për votën, sepse ka pasur probleme me shpërndarjen e zarfeve, që pretendohet se Greqia s’ka adresa. Ky është pretendim i papranueshëm, sepse Greqia është vend i BE. Këto pretendime krijojnë anarshi në zyrat e DHL, duke ndikuar grupe kriminale me patronazhista, për të marrë vota kolektive.

I bëj thirrje KQZ, SPAK dhe BKH, pavarësisht s’e s’kanë kompetenca për në Greqi, që të ndërpresin anarshinë e krijuar në zyrat e DHL në gjithë Greqinë, që të ndërpritet votimi kolektiv, sepse ky proces mund të çojë deri në mosnjohje të zgjedhjeve të emigrantëve. SPAK i ka mundësinë, edhe në bashkëpunim me KQZ-në, edhe në bashkëpunim me partinë, të evidentojnë raste flagrante të doformimit të votës. Grupet kriminale janë futur në lojë së fundmi në PS për të shpëtuar nga humbja.

Nëse SPAK-u do ndërpresë bashkëpunimin politik-krim, s’do ketë ndikim. Në Fier autoritetet shtetërore po veprojnë me forcë, për shkak të deklaratës së zv.kryeministres që do ta çojë 11-5. SPAK-u duhet të përqendrojë vëmendjen në Elbasan, Fier, pa përjashtuar Lezhën dhe Shkodrën. Grupi i Suel Çelës është i veçantë sa i përket ndikimit në administratën publike. SPAK-u i ka të evidentuar të gjithë personazhet. I ka më keq se dosja 184 në Dibër. SPAK-u i ka të evidentuar zyrtarët e lartë dhe lokalë që janë miq të Suel Çelës. Jam i bindur që ka forma dhe metoda për t’i mbajtur në mbikëqyrje. Kam bindjen absolute që SPAK-u do godasë fort në Elbasan. Aktualisht në Gjykatën e Elbasanit ka emër të dirigjuar nga Suel Çela. Ka edhe drejtorë të tjerë. Luan Tabakun e njoh personalisht, çfarë s’pritet nga kjo kategori njerëzish. Të vjen keq për një intelektual që noton në ujërat e krimit. Të gjithë drejtorët rajonalë të Elbasanit, 50 për qind e tyre, janë emëruar me ndërmjetësim të Suel Çelës. SPAK-u dhe BKH të marrë listën e drejtorëve, dhe të shoh lidhjen e Çelën dhe bandën.

Një nga fenomenet që ka plasur është që në këmbim të votave po u hapen lokale të lojërave të fatit. Në këmbim të licencave dhe kësaj lirie veprime, edhe pse s’janë çelur lokalet hapur, apo aktet normative, ende konsiderohen se këto lojëra fati nuk funksionojnë me bazë ligjore, por me mbrojtje nga Policia e Shtetit”.

The post Grupet kriminale po ndikojnë në zgjedhje? Shemsi Prençi: SPAK të monitorojë zyrtarët e lidhur me Suel Çelën appeared first on Albeu.com.

”Listat i kanë bërë me baxhanak e vajza tezesh”, Prençi: Politika dy polare instalon regjime

By: redi
18 March 2025 at 21:29

Shemsi Prençi nga Demokratët Euroatlantikë i ftuar në emisionin ”Ora e Betit”, tha se politikat dy polare në Shqipëri instalojnë regjime. ”Më pëlqejnë sfidat. Unë kam qenë njeri që nuk kam bërë kompromis me krimin në profesionin tim si drejtues policie. Në aspekin politik mua nuk më pëlqen Shqipëria dy polare. Kur një herë rrëzohet Berisha e vjen Rama dhe pastaj të rrëzohet Rama e të vijë…

Source

Shteti kundër shtetit: Policia akuzohet për shkelje të ligjit në protestën e mbështetësve të Veliajt

14 February 2025 at 16:41

Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme deklaruan përmes dy njoftimeve të premten se Policia e Shtetit nuk kishte ndërmarrë asnjë masë dhe kishte injoruar kërkesat e shpeshta të punonjësve të Gardës së Republikës për të siguruar perimetrin e jashtëm të godinës nga mbështetësit e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj më 12 shkurt, duke vënë […]

The post Shteti kundër shtetit: Policia akuzohet për shkelje të ligjit në protestën e mbështetësve të Veliajt appeared first on Reporter.al.

Skandal në “godinën e qelqtë”/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO

By: Ela
7 February 2025 at 17:36

Nga Boldnews.al Një shtetas amerikan, A.H., po provon mbi shpinën e tij se drejtësia e re në Shqipëri, madje edhe “guri i kurorës” së saj, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, të investuara nga “partnerët strategjikë”, janë një zhgënjim i plotë. Disa kohë më parëe, A.H. dorëzoi një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) […]

The post Skandal në “godinën e qelqtë”/ Kallëzoi grup kriminal, shtetasi amerikan shantazhohet brenda GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë Prençi: SPAK i pamjaftueshëm për parandalimin e krimeve zgjedhore

By: redi
28 January 2025 at 21:20

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi është shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse partia në pushtet (cilado qoftë ajo) nuk është e interesuar për ta realizuar këtë gjë. Prençi foli edhe për zgjedhjet e vitit 2021, për të cilat tha se kishte vjedhje dhe blerje masive të votës nga mazhoranca, por që sipas tij, opozita nuk e çoi deri në fund betejën për…

Source

Prençi: SPAK i pamjaftueshëm për parandalimin e krimeve zgjedhore

28 January 2025 at 20:40

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse partia në pushtet nuk është e interesuar për ta realizuar këtë gjë. Komentet Prençi i bëri në A2 CNN, ku tha se angazhimi i SPAK ose Prokurorisë në këtë drejtim, pra në mbrojtjen e […]

The post Prençi: SPAK i pamjaftueshëm për parandalimin e krimeve zgjedhore appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori i Tiranës, shtyhet seanca për të pandehurit, ja cila është arsyeja dhe kur do të mbahet seanca e rradhës

20 January 2025 at 13:53

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Shtyrja e seancës erdhi për shkak të mungesës në sallë të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi.

Raportohet se prokurori Prençi ka munguar pasi ndodhet në një angazhim jashtë vendit.

The post Inceneratori i Tiranës, shtyhet seanca për të pandehurit, ja cila është arsyeja dhe kur do të mbahet seanca e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranës, seanca për të pandehurit në GJKKO shtyhet për në 31 janar

By: E.K
20 January 2025 at 13:53

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Tiranës. Shtyrja e seancës erdhi për shkak të mungesës në sallë të prokurorit të SPAK, Dritan Prençi. Raportohet se prokurori Prençi ka munguar pasi ndodhet në një angazhim jashtë vendit.

The post Inceneratori i Tiranës, seanca për të pandehurit në GJKKO shtyhet për në 31 janar appeared first on FaxWeb.

Shemsi Prençi: Altin Dumani është SHBA-ja në Shqipëri

By: redi
13 January 2025 at 18:21

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi thotë se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është një nga njerëzit më të ndershëm që ka njohur sistemi i drejtësisë. Ai i bëri thirrje Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së që të ndalin akuzat ndaj Dumanit, pasi sipas tij, po ‘qelbin’ Shqipërinë me këto shpifje. ”Berisha dhe eksponentë të tjerë të PD që sulmojnë Altin Dumanin, duke ia quajtur edhe…

Source

❌
❌