Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U emërua në krye të PS Vlorë, Kaso: Nuk e dija! Për partinë jemi të gatshëm në çdo kohë

By: Ardit
6 July 2025 at 14:30

Kreu i ri i degës së PS-së në Vlorë, Klevis Kaso ka deklaruar se as ai vetë nuk e dinte për emërimin e tij në krye të socialistëve të Vlorës. Gjatë një prononcimi për Euronews Albania, Kaso tha se nuk e priste emërimin dhe se nuk e kishte idenë se do të drejtonte PS Vlorë. […]

The post U emërua në krye të PS Vlorë, Kaso: Nuk e dija! Për partinë jemi të gatshëm në çdo kohë appeared first on BoldNews.al.

Do jetë PD në Kuvendin e ri? Ivi Kaso sulmon Kolegjin Zgjedhor: Institucion i panevojshëm

By: redi
21 June 2025 at 15:30

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e PD-së për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit nga KQZ. Kjo qasje, sipas demokratëve, dëshmon që ky organ është noter i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo një institucion i pavarur. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ivi Kaso, që njëherësh është edhe Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, pohon se Kolegji Zgjedhor…

Source

“Institucion i panevojshëm”/ Shpërthen deputeti demokrat, sulme ndaj Kolegjit Zgjedhor: Sjellje e turpshme

21 June 2025 at 14:35

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, që njëherësh është edhe Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, pohon se Kolegji Zgjedhor nuk ka ballafaquar pretendimet e palëve, por vetëm ka rrëzuar kërkesat e demokratëve.

Në katër vendime të njëpasnjëshme dhe pa humbur kohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partinë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit nga KQZ. Kjo qasje, sipas demokratëve, dëshmon që ky organ është noter i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo një institucion i pavarur.

“Është për fat të keq një provë që Kolegji Zgjedhor nuk e ka kaluar, ka patur kuriozitet të madh se si ky Kolegj i zgjedhur para 11 majit do të ngrohej në lartësinë e detyrës apo jo. Ky kolegj ka zgjedhur për fat të keq të vazhdoj në traditën e turpshme të kolegjit paraardhës, që ka qenë vetëm noter çfarëdolloj rezultati apo pretendimi nga KQZ”.

I ftuar në një studio televizve Ivi Kaso thotë se Kolegji e ka humbur besimin e demokratëve dhe shton se ky organ është bërë i panevojshëm për procesin zgjedhor, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi ekzistencën e tij në të ardhmen.

“Ka nxituar që ta mbyll shpejt procesin, ndoshta për të mos djegur pushimet që gjyqtarët kanë rezervuar. Kjo është sjellja më e turpshme që mund të bëjë një institucion i tillë, i veshur me një përgjegjësi kaq të madhe dhe pritshmëri kaq të madhe, dhe besoj është premisa më e mirë që reforma e ardhshme zgjedhor ta konsideroj me kujdes ekzistencën e një organi që me sjelljen e vetë e ka provuar veten që është i panevojshëm në procesin zgjedhor”.

Përkundër kësaj ideje, Kaso thotë se demokratët ende nuk e kanë marrë një vendim nëse do të ulen në karriget e parlamentit në shtator, e po ashtu shton se nuk janë gati për të dialoguar me mazhorancën socialiste.

“Nuk është ende koha për të folur për reformë elektorale, misioni ynë dhe përkushtimi ynë, është që të eksplorojmë se çfarë ka ndodhur në 11 maj, para dhe pas kësaj date. Ta bëjmë transparente para shqiptarëve dhe para ndërkombëtarëve. Dhe më pas do të jenë forumet e PD që jo vetëm do të përcaktojnë piketat e aksionit politik, por edhe raportin tonë me parlamentin dhe veçanërisht me nisma të tilla kaq të rëndësishme brenda jetës parlamentare siç është reforma zgjedhore”.

Deputeti demokrat pohon se deri kur forumet e PD do të marrin vendime, do të vijohet me denoncime për atë që e quajnë farsë zgjedhore.

The post “Institucion i panevojshëm”/ Shpërthen deputeti demokrat, sulme ndaj Kolegjit Zgjedhor: Sjellje e turpshme appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave

By: Oldi
20 June 2025 at 08:25

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se opozita nuk po synonte marrjen e një mandati të 14 në Tiranë. Sipas tij kërkesa për rivlerësimin dhe rinumërimin e votave nuk është bërë për këtë arsye, por nëse kandidatët brenda PD-së pretendojnë se mund të arrijnë mandatin e tyre, sipas tij […]

The post “Nuk kishim si objektiv mandatin e 14”, Kaso: Ja pse e kërkuam rinumërimin e votave appeared first on BoldNews.al.

‘Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë’, Kaso: Kërkojmë pavlefshmëri dhe hetim për 130 mijë fletë votimi

3 June 2025 at 20:40

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi sot në një emision televiziv se zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin të rregullta, duke i cilësuar si një “farsë elektorale”.

Kaso theksoi se PD ka kërkuar transparencë të plotë për procesin dhe ka depozituar kërkesa për pavlefshmëri në të gjitha qarqet, për shkak të shkeljeve që, sipas tij, kanë cenuar rëndë integritetin e votimit. “Parregullësi ka pa fund. Janë përdorur banda, është ushtruar presion mbi votuesit, është blerë vota, janë dhënë favore elektorale me tenderë dhe miell elektoral”, tha ai, duke iu referuar edhe konstatimeve të misionit të ODIHR-it.

Ndërkohë, një tjetër pretendim i rëndësishëm nga PD lidhet me mungesën e 130 mijë fletëve votimi të papërdorura. Kaso njoftoi se partia i është drejtuar KQZ-së për këtë çështje, duke kërkuar një hetim administrativ:
“Ne kemi kërkuar që të hapen kutitë e fletëve të papërdorura për të verifikuar nëse ato ndodhen aty. KQZ na tha se është bërë një gabim në procesverbal, por nuk ecet me ‘duhet të jenë’, duhet verifikim konkret”, deklaroi ai.

I pyetur për zërat mbi një bashkëpunim të mundshëm mes PS dhe PD, Kaso i mohoi kategorikisht, duke thënë se “zbatimi i ligjit nuk është bashkëpunim”.

Ai shtoi se PD i ka dërguar të gjitha të dhënat mbi shkeljet në zgjedhje partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe ODIHR-in, dhe pret një qëndrim të qartë nga ana e tyre.

Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Kaso u shpreh se nuk sheh ndonjë krisje, edhe pse kjo e fundit ka paralajmëruar mundësinë e një daljeje më vete në zgjedhjet lokale:
“Nëse PL del më vete, është në të drejtën e saj. Këto janë taktika elektorale që çdo parti i përdor. Ne kemi bërë më të mirën për të maksimalizuar votën e koalicionit”, përfundoi ai.

The post ‘Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë’, Kaso: Kërkojmë pavlefshmëri dhe hetim për 130 mijë fletë votimi appeared first on Sot News | Lajme.

Ku janë 130 mijë fletët e munguara? Ivi Kaso: Kërkesa jonë bazohet tek procesverbalet e KQZ-së

By: redi
2 June 2025 at 21:46

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso flet për nisjen e hetimit administrativ nga KQZ për humbjen e 130 mijë fletëve të votimit, tha se kjo kërkesë bazohet në të dhënat zyrtare nga procesverbalet e KQZ-së. Për të nëse fletët nuk dalin, duhet të jepet llogari ku janë pasi teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që as janë të përdorura as të…

Source

Kaso për 11 Majin: Para, miell, legalizim, presion dhe shantazh

By: redi
30 May 2025 at 19:32

Ivi Kaso i cili nga shtatori do të ulet në Parlament si deputet i PD-së, ka denoncuar krimet zgjedhore të 11 majit. Duke folur mbi presionin dhe shantazhin ndaj zgjedhësve, Kaso përmendi disa raste ku drejtorë administrate, drejtoria e tatimeve dhe hipoteka u vunë në funksion të Partisë Socialiste në Korçë dhe konkretisht kandidates Besa Spaho. Të gjitha këto fakte tha ai janë në SPAK.

Source

“Kutitë e Greqisë turpërojnë edhe bastionet socialiste”, PD: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 May 2025 at 18:48

Për të vetmin Qark ku po vazhdon ende numërimi i votave të diasporës për subjektet politike është Korça, ku sa i përket votave të ardhura nga Greqia ka një avantazh të frikshëm të socialistëve. Deri më tani në Qarkun e Korçës PS në total ka marrë 10 323 vota, ndërsa PD vetëm 3 245 vota. […]

The post “Kutitë e Greqisë turpërojnë edhe bastionet socialiste”, PD: U manipuluan në mënyrë të frikshme appeared first on BoldNews.al.

Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin

28 April 2025 at 07:10

Votuesit e Qarkut Korçë kanë dhënë rregullisht vota pothuajse të barabarta për të dy krahët e politikës shqiptare, ku votat për socialistët kanë qenë të garantuara ndërsa gjysma tjetër është luhatur dhe ndarë mes PD-së dhe LSI-së. Në rast se PD dhe LSI konsiderohen bashkë, rezultati në katër zgjedhjet e kryera me sistemin aktual ka […]

The post Korça, rënia e mandateve favorizon barazimin appeared first on Reporter.al.

PD denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu

By: Ela
25 April 2025 at 13:14

Partia Demokratike ka depozituar këtë të enjte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu. Sipas Ivi Kasos nga PD, Topçiu është i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme me karakter zgjedhor dhe abuziv. Në qendër të denoncimit janë tre akuza kryesore: asfalti elektoral, […]

The post PD denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ E ëma e Rigels Kasos, kjo është gruaja nga Devolli që piu helm 9 muaj pas vrasjes së të birit

3 April 2025 at 14:58

Janë zbardhur detaje të reja nga gruaja nga Devolli, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike, duke konsumuar helm. Burime bëjnë me dije se viktima është 66-vjeçarja, Teuta Kaso, të cilës rreth 9 muaj më parë i dhunuan për vdekje të birin Rigels Kaso, 42-vjeç në zonën e Astirit në kryeqytet. Mësohet se […]

The post EMRI/ E ëma e Rigels Kasos, kjo është gruaja nga Devolli që piu helm 9 muaj pas vrasjes së të birit appeared first on BoldNews.al.

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë e ëma në Bilisht

By: user 5
3 April 2025 at 14:53

Nëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit, i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën vitin e kaluar, u gjet e pajetë në banesë.

66-vjeçarja Teuta Kaso, u gjet në banesën e saj në qytetin e Bilishtit dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar. Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66 vjeçares.

Si u vra Rigels Kaso?

42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ndërroi jetë në spital në korrik 2024. Dyshohet se i ndjeri u dhunua nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale.
Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeçari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.

The post I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë e ëma në Bilisht appeared first on Lapsi.al.

Aeroporti i Tiranës, 10,7 milionë pasagjerë në 2024-ën, objektiv 12 milionë në 2025-ën

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu  përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Nga Berlini, ku ndodhet në panairin e turizmit ITB, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit për vitin 2025, nën sloganin “Albania All Senses”, Rama prezantoi edhe Manjola Kason, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e aviacionit në aeroportin e Tiranës.

Kaso u shpreh se, “ky është një oportunitet i jashtëzakonshëm për ne si aeroport. Po shikojmë mundësitë për të takuar partnerët tanë ekzistues, për të zhvilluar marrëdhëniet më tej. Por po shikojmë gjithashtu edhe mundësinë që të takojmë partnerë të rinj potencial për të zhvilluar më tej rrjetin ndërlidhës që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhe për ta çuar më tej lidhjen tonë me botën”.

“Viti 2024 ka qenë një ndër vitet më të suksesshme tonat me 10,7 milionë pasagjerë deri në fund të dhjetorit, 113 destinacione. Sivjet po shtojmë dhe 3 partnerë të tjerë ajrorë, të cilët i kemi të konfirmuar, – tha ajo, duke shtuar se, – kemi dhe 3 destinacione të reja të konfirmuara.”

“Shpresojmë shumë që ky vit të jetë akoma dhe më shumë i suksesshëm. Kemi një objektiv për të kapur 12 milionë pasagjerë”, tha Kaso.

“Do t’i kapim se s’bën”, u shpreh Rama.

/r.e/a.f/

The post Aeroporti i Tiranës, 10,7 milionë pasagjerë në 2024-ën, objektiv 12 milionë në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit

By: Mirgen
27 February 2025 at 21:30

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, thotë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Kaso u shpreh se BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të tjerave edhe laptopin e Ëngjëll Agaçit, tashmë ish-Sekretar […]

The post Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit appeared first on BoldNews.al.

Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka marrë laptopin e Agaçit

By: redi
27 February 2025 at 21:28

Juristi i PD-së, Ivi Kaso thotë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar. I ftuar në studion e emisionit ”Opinion”, Kaso thotë se BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të tjerave edhe laptopin e Ëngjëll Agaçit. Për këtë arsye, sipas tij Agaçi është arratisur. ”Informacioni është që ish-Sekretari i Përgjithshëm i…

Source

“Protesta lajmëroi fitoren e PD në 11 maj”, Ivi Kaso: Urdhër arreste për aktivistët, ndalohen edhe të mitur

By: E.K
9 February 2025 at 13:01

Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës. Me anë të një deklarate për mediat, Kaso u shpreh se janë arrestuar disa aktiviste, ndërsa është ndaluar edhe një  mitur. Sipas tij pjesëmarrja në […]

The post “Protesta lajmëroi fitoren e PD në 11 maj”, Ivi Kaso: Urdhër arreste për aktivistët, ndalohen edhe të mitur appeared first on FaxWeb.

Arrestimi i aktivistit, reagon PD: Protesta e djeshme shtoi panikun tek Rama

By: V K
9 February 2025 at 13:33

Gjatë një deklarate nga selia blu, sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso,  ka deklaruar se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës.

Kaso u shpreh se janë arrestuar disa aktiviste, ndërsa është ndaluar edhe një mitur.

Sipas tij, pjesëmarrja në protestën e djeshme është një lajmërim për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj. Po ashtu, Ivi Kaso paralajmëroi ministrin e Brendëshm, Ervin Hoxha se do te japë llogari.

“Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij në qeveri dhe polici për humbjen që i pret në zgjedhjet e 11 majit.

Narkopolicia me urdhër të narkoregjimit ka arrestuar sot dhe mbrëmë menjëherë pas proteste dhjetëra të rinj aktivistë të Partisë demokratike dhe opozitës.

Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë.

Engjëll Tafasi, i riu i arrestuar mbrëmë dhe te tjerë të ndaluar sot përfshirë edhe të miturin Amarildo Tuga janë prova se Hoxha i diktaturës së re e kupton rendin dhe sigurinë si përballje dhe eliminim të opozitës dhe të drejtës për tubim.

Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre

Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit.

Të luftosh opozitën dhe të bashkëpunosh me organizatat kriminale është një krim që nuk harrohet dhe do të ndëshkohet.

Përndjekja e aktivistëve të opozitës ndërkohë që vijon persekutimi politik dhe burgosja e eksponentëve të larte të saj, nuk e tremb shpirtin opozitar dhe as e kthen nga rruga vrullin e fitores së 11 majit.

Ata që japin urdhra arrestimesh dhe ata që i zbatojnë me zell ato do të japin llogari pas 11 majit.

Të arrestuarve, ndaluarve, familjarëve të tyre dhe të gjithë demokratëve u bëjmë me dije se nuk janë vetëm. Gjithsecili prej tyre do të ketë mbrojtje ligjore dhe politike nga opozita.

Partia Demokratike e ka te qartë:

Programi i dhunës po ia le vendin Programit të Ndryshimit!

The post Arrestimi i aktivistit, reagon PD: Protesta e djeshme shtoi panikun tek Rama appeared first on Albeu.com.

Votimi nga jashtë, Kaso: PS po kërkon ta kontrollojë procesin e regjistrimit

27 January 2025 at 23:13

TIRANË, 27 janar/ATSH-Maela Marini/ Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso foli sot për regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa u shpreh se “Partia Socialiste është futur në një proces që synon ta kontrollojë”.

I ftuar në një studio televizive, Kaso theksoi se PD ka qenë forca që e ka shtyrë për t’u bërë fakt vota e emigrantëve shqiptarë dhe e ka kërkuar atë që në vitin 2012.

“PS është futur në një proces që në sy e faqe përpiqet ta mbështesë, por në fakt synon ta kontrollojë, siç është duke e kontrolluar deri në njëfarë mase me ato mekanizmat që ka”, tha ai.

Duke folur për regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, Kaso tha se problematika më e madhe është se pjesën më të madhe i kanë dokumente të skaduara.

Kaso theksoi se “600 mijë shqiptarë kanë dokumente identiteti biometrik të vlefshëm për t’u identifikuar në mënyrë të sigurt dhe nuk kanë mundësi ta rinovojnë”.

“Këtë e thotë ODIHR, jo PD”, tha Kaso, ndërsa u ndal edhe për shtetasit shqiptarë me dokumente biometrike të vendeve të tjera.

“Çdo shtetasi shqiptar me dokumente identifikimi biometrik t’i zgjatet vlefshmëria e dokumenteve deri pas zgjedhjeve. Çdo shtetas shqiptar që është në listën e zgjedhësve kanë marrë shtetësinë e një vendi tjetër dhe kanë pasaportë biometrike po aq të vlefshme, sa pasaporta jonë biometrike, të kenë të drejtën të votojnë. Ne nuk kemi hyrë në këtë proces për të bërë ndonjë negociatë politike që t’i japë avantazh në tavolinë PD-së”, tha Kaso.

/a.f/r.e/

The post Votimi nga jashtë, Kaso: PS po kërkon ta kontrollojë procesin e regjistrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, PD: Emigrantët të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë

23 January 2025 at 13:28

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një konferencë për mediet sot ka përsëritur sërish kërkesën e PD-së që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të mund të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë.

“Është një kërkesë e vendosur herët që besohet në parimin që sa më shumë zgjedhës të votojnë, aq më shumë është efektive e drejta votës, në parimin që ata që garojnë nuk përzgjedhin votuesit e tyre. Në parimin se sa më shumë votojnë, aq më i paparashikueshëm është rezultati i votimit. Rreth 98% janë kryesisht vende të BE, SHBA, dhe Kanada”, tha Bylykbashi.

“Qëndrimi jonë politik është që të gjithë duhet të kenë të drejtën e votës. Kjo vjen e para në raport, krahasuar me nëse do të marrin në kohë ose jo zarfin, apo nëse KQZ do të jetë në gjendje të bëjë gati materialet dhe nëse unë duhet të paguaj ose jo”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit “nëse një zgjedhësi i mohohet e drejta për t’u regjistruar nuk do t’i vijë kurrë e drejta për të votuar. Jemi gati të mbështesim të gjitha zgjidhjet e tjera që e ndihmojnë këtë çështje. Pa u zgjidhur kjo, çdo gjë tjetër bëhet nul”.

“Nëse nuk zgjidhet e drejta votës, aspektet teknike procedurale, apo financiare, janë më pak të rëndësishme, sepse do të thotë se qeveria ka selektuar kush do të votojë në favor ose jo kundër saj”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi tha se PD “nuk ka asnjë ekuivok, çdo shtetas shqiptar që mund të identifikohet në mënyrë të besueshme duhet të votojë”.

“Kemi kohë që të përafrojmë qëndrimin, mazhoranca dhe Edi Rama, të caktojë personat përgjegjës për të dakordësuar”, tha Bylykbashi.

“Pa këtë nuk mbështesim propozimet, duhet të bëhet çdo përpjekje për ta mundësuar dhe çdo lehtësi teknike, qeveria të tregojë gatishmërinë”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso u shpreh se “ka shqetësime të dakordësuara midis palëve politike, por jo një draft”.

“Ne jemi të përkushtuar të zgjidhim çdo problematike të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ka një pafundësi të shtetasve shqiptarë, që ose kanë dokument të skaduar, ose shtetas të cilët tentojnë të aplikojnë me dokumentin biometrik dhe nuk iu merret dokumenti. Pa adresuar këtë problematikë, çdo gjë është e kotë”, tha Bylykbashi.

/a.f/r.e/

The post Votimi nga jashtë, PD: Emigrantët të votojnë edhe me pasaporta apo ID të vendit ku jetojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, PD: KQZ të sqarojë shqiptarët se ka zyrë vetëm në Tiranë

22 January 2025 at 11:06

TIRANË, 22 janar /ATSH/ I deleguari politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso deklaroi sot se, Partia Socialiste po tenton të manipuloi votën e emigrantëve.

“Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit. Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre”, u shpreh Kaso në një deklaratë për mediet nga selia e PD.

Kaso tha se, “si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ”.

Kaso u bëri thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare.

“U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me Konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit”, theksoi Kaso.

Ai i bëri thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.

“Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë. Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cenon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale”, tha Kaso.

Ai theksoi se PD do të jetë vigjilente në monitorimin e tyre dhe në referimin në organet ligjzbatuese të çdo shkelje që ndodh në to, dhe për këtë fton gjithë qytetarët në diasporë të denoncojnë pranë PD çdo shkelje që ndodh në to.

/r.e/a.f/

The post Votimi nga jashtë, PD: KQZ të sqarojë shqiptarët se ka zyrë vetëm në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌