Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Udhëtime nëpër botë, takime me shtrigat e gjuetia e fantazmave/ Ani, rebelja që sfidon veten

24 July 2025 at 09:08

Me një shpirt prej aventuriereje dhe pasionin për të bukurën dhe zbuluar shtigje të reja, blogerja Ani Ahmetbeja, ka rrëfyer pasionin për udhëtimet.

E ftuar në studion e “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Ani tregoi se ka bërë rituale me shtriga në një ishull në mes “të askundit”. Aventura që për shumë kënd mund të ishin “të frikshme”, por për Anin janë një mënyrë edhe për të eksploruar botën si edhe për të shijuar udhëtimet.

“Ishulli ishte shumë mistik por njëkohësisht dhe shumë interesant. Kishte shërues që të bënin masazhe të çakrave, siç i quanin ata. Edhe masazhe shëruese, me bimë medicinale”, tregoi ajo.

Gjithashtu ani rrëfeu se këto 5 vite të fundit i konsideron si “vitet më të çmendura”, por që thekson me bindje se nëse do t’i jepej mundësia do t’i ribënte sërish ato udhëtime.

/abcnews.al/

Temperaturat e larta/ Blerina Bombaj: Si të mbajmë në “kontroll” zorrët gjatë udhëtimeve

23 July 2025 at 09:09

Me stinën e verës ku temperaturat mbetet të larta kujdesi për shëndetin duhet të jetë edhe më i shtuar. Një situatë shqetësuese mori vëmendje në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku gjatë intervistë me dietologen Blerina Bombaj u dhanë këshilla se si të kujdesemi dhe të shmangim problematikat me zorrët. Shumë persona e gjejnë eten në vështirësi gjatë udhëtimeve. Gjatë intervistës, dietologia renditi edhe disa nga arsyet që sistemi tretës “ndalet” kur jemi në udhëtim.

“Mungesa e fibrave, hidratimi i pamjaftueshëm e gjithashtu edhe mungesa e lëvizjes fizike, janë disa nga arsyet”, u shpreh ajo.

Një tjetër situatë që e hasim shpesh gjatë sezonit të plazhit është edhe djegia e lëkurës, për të cilat dietologia theksoi domosdoshmërinë për të treguar kujdes të jashtëzakonshëm.

“Vitaminat, A , E , C dhe D janë shumë të rëndësishme gjatë kësaj periudhe”, shtoi ajo.

/abcnews.al/

Dashuria e “ndaluar” për vajzën e ambasadorit italian e çoi në Spaç/ Erners Tushe: Më dënuan për 8 vite…

By: Rovena
9 July 2025 at 08:52

Një dashuri e pastër, por e ndaluar nga diktatura. Një zemër që rrahu fort për një vajzë dhe u dënua për këtë. Historia e Ernest Tushes, i riu shqiptar që ra në dashuri me vajzën e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80, është një nga ato rrëfime që të lënë pa fjalë, tronditëse, e dhimbshme dhe thellësisht njerëzore.

Në një intervistë rrëqethëse për emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” në ABC Neës, Tushe tregon se si ndjenjat e tij e futën në ferrin e burgjeve komuniste, i shpallur “spiun” vetëm sepse refuzoi të tradhtonte një familje që i kishte besuar. I arrestuar, i torturuar, i harruar për 20 vite pas hekurave.

“Më arrestuan dhe më çuan direkt te 313. Më akuzuan se isha një agjent i huaj, spiun. Më çuan dhe më thanë ‘hë si po të duket biruca’, mirë u thash unë , s’dija se çfarë të thoja më ishte bërë si shtëpi. Jam arrestuar në nëntor në ’80-ës. 20 vjet i kam bërë në burg. Më dënuan për 8 vite dhe dënimi do ishte në burgun e Spaç-it. Mehmet Shehu më goditi i pari, me duart e veta. Ata kërkonin që unë të spiunoja për vajzën, por unë kur hyrja në burg e kisha marrë parasysh që të mos të tregoja, sepse familja e saj më kishte besuar. Ish-ambasada italiane ishte tokë amerikane dhe nuk mundeshin që të futeshin dot brenda që të përgjonin. Familja Karlo ishin njerëz normalë.

Mamaja më donte shumë, kurse babai më këshillonte. Madje kur jam arrestuar unë ata ishin këtu, vajza ishte në shkollë, kurse babai ka bërë një natë protestë në ambasadë. Ndërkohë nga kjo ata u bindën se unë isha një agjent i huaj. Mendova fillimisht se ky ishte një formë presioni, por kur mora vesh që më nuk do të dilja atëherë humba çdo shpresë. Unë i dërgoja letra vajzës, por ato nuk shkonin kurrë, sepse i bllokonin tek “Shtëpia me Gjethe”. Kur dola pashë në shtëpi disa kartolina, duket që ishin nga jashtë, më kishte shkruar e gjithë familja e saj. U ritakuam në vitin 1990, por ajo kishte krijuar jetën e saj, ishte martuar”, tregoi Ernest Tushe./abcnews.al

Dorë për dore me gjyshin në mbrëmjen e maturës, Arta Tola: Nuk më ftoi asnjë çun

By: Rovena
7 July 2025 at 10:49

Arta Tola ishte maturantja e cila tërhoqi jo pak vëmendje ne rrjetet sociale në mbrëmjen e saj të maturës. Në festën e maturantëve ajo nuk kaloi në tapetin e kuq me një çun, shok klase, por në vend të tyre në krah të saj ishte gjyshi. Personi më i dashur dhe i shtrenjtë i artës, i cili e ka ndjekur dhe shoqëruar në çdo hap të jetës.

Për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Arta tregon se gjatë viteve të gjimnazit ka qenë e bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj për shkak të peshës. Ajo shton se nuk mori ftesë nga asnjë çun që të ishte shoqëruesi i saj në mbrëmjen e maturës, prandaj dhe ajo vendosi që të shkonte dorë për dore me gjyshin.

“Gjyshi hezitoi pak, ishte pak konfuz, sepse edhe mosha bën të vetën. Gjyshi është pika ime e dobët, ai më ka mbështetur në çdo hapë te jetës sime, pavarësisht se është një familjar, ai është një mik shumë i rëndësishëm për mua. Më ka mësuar se çfarë është dashuria dhe respekti, e mbi të gjitha se çfarë është durimi. Unë e zgjodha atë për të treguar se sa shumë vlen ai për mua. Në fillim shokët dhe shoqet e klasës nuk e prisnin që unë të dilja me gjyshin, sepse thoshin që unë nuk kam një shoqërues dhe ata mendonin  se nuk do të shkoja fare tek tapeti i kuq. Por, kur e panë që unë hyra me gjyshin atëherë u çuditën shumë. Gjatë tre viteve të mia të gjimnazit, unë po thuajse jam bullizuar shumë për shkak të peshës sime dhe nuk erdhi një çun të më thoshte që të hynim bashkë për maturë dhe unë mora gjyshin”, tha Arta./abcnews.al

 

Klinikë e palestër në një vend/ Jonuz Cani, mjeku i pazakontë që nuk pyet për moshën

By: Re Nato
4 July 2025 at 10:10

Jonuz Cani është një mjek nga Kosova, i cili edhe pse në moshën 80-vjeçare, vijon e ushtron aktivitet për të mbajtur trupin në formë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Cani u shpreh se kur nuk ka vizita, në klinikë zhvillon ushtrime.

“Unë tani jam në vitin jubilar, 80. Së pari unë jam doktor, jam lindur dhe rritur në një fshat piktorest. Aty kam kaluar fëmijërinë, shkollën fillore. Shkollën e mesme në Gjilan dhe studimet për mjekësi i vazhdova në Universitetin e Shkupit. Punoj për një kohë të shkurtër dhe vendos të bëj specializim. Një pjesë e kam kryer në Prishtinë. Ne duhet të jemi ata që duhet të kujdesemi për shëndetin tonë. Në Ballkan, ne e çmojmë shëndetin, vetëm atëherë kur e humbim. Të them të drejtën, e kam një sugjerim për të gjithë. Ne jemi të prirur të bëjmë harxhime marramendëse për një kuzhinë të bukur, aty ku ne konsumojmë ushqime të shumëllojshme. Por esenca në metabolizimin e njeriut, ato që fitojmë, duhet patjetër edhe t’i harxhojmë. Nëse unk bëjmë baraspeshë të kalorive me harxhimin e kalorive, organizmi ynë do të katandiset.”, theksoi ai./abcnews.al

Nga bamjet, kungujt, fiqtë dhe pjeshkët/ Përfitimet nga perimet e frutat e shportës së verës për shëndetin dhe trupin

By: Re Nato
1 July 2025 at 08:54

Mjeku alternativ Luçiano Bardhi thotë se bamjet dhe kungujt kanë veti shumë të mira për organizmin e njeriut.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Bardhi u shpreh se bajmet kanë vitamina të shëndetshme si B5, ndërsa kungujt përmbajnë aminoacide.

“Bamjet kanë përfitime magjike. Në stinën e verës, konsumoj bamje. Bamjet kanë efekt laksativ, kanë efekt në përmirësimin e kapsllëkut, të gjendjes së stomakut. Me mish mund t’i konsumojmë,  me mish janë më të shëndetshme. Kanë vitamina të shëndetshme, ndodhet vitamina B5. Është e pasur me shumë lëndë ushqimore. Bamja ka shumë kalium, nevojat për kalium janë goxha të larta. Nëse nuk duan bamjet, mund të kenë kungullin e njomë. Përmban aminoacide. Si fruta kryesore për stinën, preferoj kajsitë dhe nektarinat e thata. I preferoj t’i vendos në ujë, të kombinohen edhe me disa erëza, janë më të shëndetshme”, theksoi ai./abcnews.al

Agron Dalipaj dhe studimet mbi Gjuhën Shqipe/ Shqipja, gjuha me densitetin më të lartë embriomorfematik

By: Re Nato
30 June 2025 at 08:48

Studiuesi i etimologjisë së gjuhës shqipe, Agron Dalipaj thotë se shqipja është gjuha me densitetin më të lartë embriomorfematik.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Dalipaj u shpreh se shqipja shpjegon latinishten dhe greqishten e vjetër.

“Në historinë e saj nuk është debatuar një ide e fuqishme. Për shembull, për pellazgët. Ne shqiptarët na quajnë pasardhës të ilirëve, por ata që flisnin gjuhën shqipe nuk ishin vetëm ilirët. Akademia e Shkencave nuk i konsideron kështu. Shumë njerëz më paragjykojnë, unë flas vetëm për familjen e gjuhëve indoeuropiane. Gjuha e përbashkët e para antikitetit, nuk është rastësi që shqpija, është e vetmja gjuhë në botë që shpjegon, është mitologji që i përket para antikitetit të njohur. Shqipja shpjegon mitologjinë. Shqipja shpjegon latinishten, greqishten e vjetër. E thonë rezultatet e fundit të shkencës.”, theksoi ai./abcnews.al

“Para, sukses dhe dashuri…”, ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjat e horoskopit gjatë korrikut

By: Rovena
27 June 2025 at 12:56

Korriku vjen me kthesa të papritura për të gjitha shenjat: dikush do të fitojë në dashuri, dikush do të ngjitet në karrierë dhe dikush tjetër duhet të ruhet nga vendime të nxituara…

Muaji korrik sjell lëvizje të mëdha në planin profesional, ekonomik dhe emocional për të 12-të shenjat e zodiakut. Astrologu i njohur Jorgo Pulla, në parashikimin mujor për “ABC e Mëngjesit”, ka dhënë një tablo të qartë për secilën shenjë, duke theksuar datat kyçe dhe ndikimet planetare që do të përcaktojnë rrjedhën e muajit.

Ndërsa disa do të përjetojnë ngjitje të befasishme në karrierë, të tjerë do të duhet të rishikojnë marrëdhëniet personale, apo të përfitojnë nga njohje të reja romantike që mund të shndërrohen në histori të qëndrueshme.

Nëse jeni në pritje të një lajmi të mirë, një bashkimi të munguar, apo thjesht po kërkoni momentin e duhur për të hedhur një hap të rëndësishëm ky parashikim mund t’ju japë përgjigjet që kërkoni!

Dashi: Meqë është Afërdita në Binjak do të thotë para, vendime dhe shumë ndryshime, mundësi dhe koha e duhur që kanë të bëjnë në fushën e karrierës, sidomos në datën 18 Korrik, ku ndikimi i Merkurit në retrogradë në Luan, që kjo mund të nxisë disa lëvizje të nxituara. Nuk ka diçka për t’u shqetësuar. Në lidhje me çështjet shpirtërore, kanë një mundësi shumë të artë në këtë periudhë. Do ju vijë diçka të mirë dhe shumë pozitive në aspektet e jetës dhe në punësime.

Demi: Duket se në çështjet e punës për këtë shenjë ka të bëjë shumë ky korrik sepse sjell mundësi në komunikim, ndryshime në punë. Javën që vjen do të kenë mundësi të arta, pas datës 7-8, vjen diçka shumë e mirë për shenjën e Demit, pasi do të kenë një lëvizje shumë të mëdha gjatë gjithë muajit. Do të kenë mundësi të arta në fushën e punës, karrierës dhe ndryshime që do të kenë tani e tutje në rolet drejtuese. Në fushën e dashurisë, me Afërditën në Binjak do të thotë komunikim, ekonomi. Në rastin e Demit, për të gjithë ata që kanë pasur një ndarje para tre muajve, vjen një moment tani në muajin korrik, që do të bashkohen. Kemi një ndikim shumë të mirë edhe në datën 10 korrik, sepse Hëna e plotë plotëson gjithçka, që ka ngelur mundur në muajt e kaluar. Është një periudhë shumë e mirë sa i takon çështjeve ekonomike dhe mundësive te tjera të fushës së dashurisë.

Binjakët: Kanë dy mundësi të arta. Në fushën ekonomike, Afërdita futet në shenjën e tyre dhe u jep një mundësi plus në ekonomi, edhe pse kanë pasur shumë probleme, vjen tani një mundësi e artë. Edhe në fushën e karrierës kanë një mundësi shumë të artë, sepse do të kenë mundësinë që të ngrihen në detyrë, ose të shkojnë tek profili i i tyre, që ata dëshirojnë. Por, me Neptunin në retrogradë duhet të kenë kujdes në disa paqartësi. Vazhdimësi që ka të bëjë në fushën e ekonomisë dhe të punës, Binjakët duket se janë në fazën më të mirë të mundshme. Në fushën e dashurisë, lidhjet e reja favorizojnë shumë te Binjakët. Gjërat më të mëdha do të ndodhin pas datës 24 korrik, sepse ju jep mundësi të reja dhe njohje të reja, që mund të shkojnë më pas deri në fejesa, e shkëmbim unazash.

Gaforrja: Ajo që do të ndikojë shumë tek Gaforret gjatë kësaj periudhë do të jetë një ndikim ligjor, ku do të fitojnë të drejtën e tyre. Do të kenë një gëzim në familje, do të marrin një dokument për të gjitha ata që bëjnë aplikime, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, që duhet shfrytëzuar tani. Vëmendjen Gaforret nuk e kanë të momentin, por më afatgjatë, sidomos në anën shpirtërore.. Do të kenë shumë ndikime në anën emocionale dhe atë shpirtërore. Në dhjetë ditëshin e tretë të muajit, duhet që të jenë pak më të kujdesshëm lidhur me çështjet e dashurisë, sepse disa fjalë pa vend do të prishë ekuilibrin e dashurisë.

Luani: Do të kenë mundësi të arta që kanë të bëjnë në fushën e karrierës, në fushën e ndryshimit, në fushën e vendimeve që marrin. Por, duhet të kenë shumë kujdes në 15 ditësh e parë të muajit, sepse është një periudhë shumë e ngatërruar, aq më tepër nëse duan që të bëjnë një kontratë apo një ndryshim të rëndësishëm. Në fushën e dashurisë, pavarësisht disa problematikave të vogla që kanë, është një mundësi shumë e mirë tani për të zgjedhur problemet në çift. Për të gjithë ata që janë ndarë nga një romancë do të kenë mundësi që të ribashkohen.

Virgjëresha: Afërdita në Binjak lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin, në të njëjtën kohë kemi një mundësi edhe me Hënën e Plotë në shenjën e Bricjapit në datën 10 korrik, nxjerr në pah planet dhe ndikimet që ata kanë dhe që duan ti vënë në zbatim në punën e tyre. Do të firmosin një dokument, por duhet të jenë vigjilentë. Virgjëreshat e lindura në dhjetë ditëshin e parë të shenjës duhet që të jenë shumë të kujdesshëm në çështjet bankare, nuk duhet që të nxitohen. Në dashuri vazhdimësia duket e mbarë.

Peshorja: Kanë dy gjëra kryesore, ndryshojnë dhe ndikojnë shumë. Në lidhje me punën do kenë të ardhura të mira sepse e kanë mundësinë tani. Është një moment shumë i mirë i tyre. Pas hënës së plotë të datës 10 do të marrin një lajm në lidhje nga jashtë dhe kjo do t’i ndihmojë shumë. Në çështje shpirtërore duhet të kenë kujdes me shenjat e ajrit. Kanë një kohë shumë të mirë, pozitive dhe do të presin pasardhës në familje.

Akrepi: Jo vetëm se lulëzojnë, por dinë se çfarë duan. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi një ndikim shumë të mirë në fushën e profesioneve. Do të ndryshojnë punë. Akrepët flasin me sy flasin me fjalë dhe disa i kanë inate. Sepse nuk arrijnë t’i kuptojnë gjëra që i kuptojnë më para Akrepët. Ata do arrijnë atje ku dëshirojnë sepse dinë shumë mirë ku shkojnë dhe se çfarë dëshirojnë. Në fushën e dashurisë ka diçka pozitive dhe mund të arrijnë atje ku dëshirojnë.

Shigjetarët: Në profesion dhe mundësi të arta që kanë, ky muaj është pak i lodhshëm, por mësojnë nga gabimet e së shkuarës. Pas datës 13 deri më 18 kanë një kohë të përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme, apo edhe në lidhje me profesionin. Në dashuri edhe pse kanë pasur probleme dhe janë pak fajtor sepse kalojnë më shumë kohë më punën, duhet të rregullojnë pak kohë për të stabilizuar familjen e tyre…

Bricjapi: Sa i përket punës kanë mundësi në fushën e karrierës, shumë gjëra do ndryshojnë. Mundësitë janë shumë të mira në karrierë, kanë disa takime shumë gjëra do ndryshojnë. Ndërsa në fushën dashurisë, duhet të kenë pak kujdes nga njohjet, ose duhet të rishikojnë bashkimet familjare me dokumentacione.

Ujorët: Duket se çështjet që kanë të bëjnë me punë dhe ekonomi shkojnë bashkë. Si shenjë ajri do të nisin një udhëtim. Pra do të bëjnë një rrugë e dy punë. Do kenë rritje ekonominë dhe është mundësia shumë e madhe për ta realizuar një gjë të tillë. 15-ditëshi i parë është shumë i favorizuar. Ndërsa në anën shpirtërore shumë të fituar do të jenë personat që kanë pasur njohje apo lidhje dhe janë shkëputur dhe bashkohen. Mund të kemi lidhje serioze,

Peshqit: Janë shumë intuitive, dhe tani kanë një mundësi në lidhje me punën. Do kenë një shtesë rroge. Është koha më e mirë tani, pasi nga data 7 deri më 21 ka një kohë pozitive, dhe nëse duhet të firmosin letra që kanë vlerë afatgjatë në kontrata duhet t’i firmosin pas datës 20. Në lidhje me dashurinë edhe pse kemi ndikimin e datës 10, lidhjet që do bëhen apo njohjen, janë si rikujtesë, por direkt lidhje serioze. Dhe lidhjet me pengesa do të marrin zgjidhje./abcnews.al

Armët sekrete që ka blerë Serbia/ Karamuço: Gjatë një parade në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon

27 June 2025 at 08:52

Në një kohë tensionesh gjeopolitike globale dhe me luftërat ne Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë të bërë disa ditë më parë, tha se forcat ushtarake të vendit të tij ndodhen në pozitën e tyre me të fuqishme.

Ai deklaroi se shumë nga blerjet ushtarake të viteve të fundit janë bërë në mënyrë konfidenciale dhe vetëm një rreth shumë i kufizuar individësh është në dijeni të plotë për to, duke sinjalizuar kështu forcimin e mëtejshëm të ushtrisë serbe.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për këtë çështje në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News. Ai tha se Serbia ka blerë shumë armë sekrete.

Gjatë një parade të madhe në shtator, ushtria do tregojë armët që posedon.

“Serbia ka blerë shumë armë sekrete, edhe serbët vetë do të habiten nga sasia. Vetëm pesë persona e dinë e çfarë armësh janë marrë”, tha mes të tjerash Karamuço.

Kujtojmë se presidenti serb, gjithashtu pati deklaruar se Beogradi zyrtar duhet të mbrohet dhe shembull për diçka të tillë mori marrëveshjen rajonale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu Karamuço u ndal edhe tek deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Trump më herët deklaroi se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por sipas asaj që shkroi në rrjete sociale, theksoi se ishte ai që e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se kishte “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta”.

/abcnews.al/

Sfida e Jasharit: 21 ditë pa ushqim, vetëm me ujë! Dietologia klinike: Autofagia e shëndetshme zgjat vetëm dy ditë

25 June 2025 at 08:37

Dietologia klinike Hyrida Basha e ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News dhe Eris Jashari nëpërmjet një lidhje direkte, foli për rëndësinë, kujdesin shëndetësor dhe mënyrës së si ushqehemi.

Eris Jashari zbuloi sfidën e tij, 21 ditë pa ushqim dhe vetëm ujë. Gjatë intervistës ai u shpreh se këtë “dietë” Jashari e ka nisur për të humbur peshë dhe për të pastruar toksinat.

“Në ditën e tetë të dietës, nga 106 kilogramë, kam arritur në 99.7 kilogramë. Kjo është hera e katër që kam tentuar ta bëj. Pasi tri herët e tjera e kam mbajtur vetëm tri ditë pasi trupi nuk rezistonte dot pa ushqim”, u shpreh ai.

Nga ana e saj dietologia klinike, Hyrida Basha, shpjegoi se autofagia e shëndetshme zgjat vetëm dy ditë.

“Kjo duhet të bëhet duke kontrolluar parametrat e trupit. Humbja muskulare arrihet nga dita e gjashtë deri në ditën e katërmbëdhjetë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo këshilloi që në nisma të tilla duhet treguar edhe kujdes, pasi trupi duhet të ketë vëmendje të shtuar në rast të një “diete” të tillë.

/abcnews.al/

Temperatura të larta e diell përvëlues/ Moti në fundin e muajit qershor, meteorologia: Na pret një javë e nxehtë

23 June 2025 at 08:51

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Rezarta Xhakollari, meteorologe, ka bërë parashikimin e motit, për javën e fundit të muajit qershor.

Gjatë intervistës, meteorologia, nënvizoi se ditët e fundit të qershorit, do të jenë me temperatura të larta. Edhe në mbrëmje siç tha ajo, temperaturat do të arrijnë deri në 38-40 gradë.

“Ditët e fundit të qershorit, prit të vijë i nxehti afrikan. Na pret një javë e nxehtë me temperatura që gradualisht do të rriten. Do të sjellë net tropikale. Edhe në mbrëmje temperaturat, do të arrijnë deri në 38-40 gradë. Do të jetë java në e nxehtë. Edhe në det parashikohet të jetë e bezdisur kur kemi masa kaq të nxehta”, tha ajo.

Ndërkohë këtë verë mund të themi që pritet të jetë e nxehtë, më e nxehta e dekadave të fundit.

Ndërsa theksoi se deri në datat 7-8 korrik, temperaturat do të arrijnë 38-39 gradë celsius. Muaji korrik, por edhe muaji gusht pritet që të kenë temperatura mbi mesataren.

/abcnews.al/

Koleksionet e rralla me libra e pulla për Skënderbeun/ Bibliografia e Skënderbeut, koleksionet e heroit kombëtar nga Hysen Dizdari

By: Re Nato
20 June 2025 at 08:47

Studiues i historisë dhe i filatelisë, Hysen Dizdari ka koleksionuar 150 pamje me pulla postare për Gjergj Kastriot Skënderbeun, nga librat me autorë shqiptarë dhe të huaj që kanë shkruar për heroin tonë kombëtar.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Dizdari u shpreh se koleksionimin e pullave e ka pasion dhe e ka nisur që në rini.

“Të gjitha pullat për Skënderbeun, origjinale. Edhe Nënë Terezën. Unë kam që në moshën e rinisë, filloi koleksionimi i pullave. Skënderbeu është figurë madhore e shtetit shqiptar. Nuk është studuiar mirë në filateli. Filatelia shqiptare ka disa libra. Kam zbuluar 510 vepra që janë shkruar autorët shqiptarë për Skënderbeun. Unë kam variantin shqip. Disa i ka bilbioteka kombëtare në Kosovë, disa i ka biblioteka kombëtare në Shqipëri. Kam një jetë me këtë punë. Veprat e tij janë reale, nuk janë legjendë. Skënderbeu nuk është legjendë, ka qenë person real. Ka luftuar kundër turqve, ka bërë 25 beteja, ka humbur vetëm një, atë të Beratit.”, theksoi ai./abcnews.al

Nga futbolli amator në sportin zyrtar në federatë/ “Taulantët”, në një fushë futbolli ku revolucioni kulturor flet shqip

By: Re Nato
19 June 2025 at 09:01

“Taulantët” është një ekip me futbollistë shqiptarë në Umbria të Italisë, themeluar në vitin 2012 ku mori pjesë në një kampionat amator.

Drejtori sportiv i ekipit “Taulantët”, Fatbardh Hoxha tha në “ABC e Mëngjesit”, se gjithçka lindi si pasion, dhe për të ndërtuar diçka për komunitetin shqiptar.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem futbollist. Pas shumë vitesh më hyri ky pasion për të ndërtuar diçka edhe për komunitetin. Ishte një frymëzim i mirë për komunitetin tonë, e çojmë futbollin lart. shtë një arritje për këtë mëmnuyrë. E bëmë të gjithë së bashku. Kam qenë kapiteni i parë i ekipit. Pastaj kur hyn në organizim, harron të bësh lojtarin. Tani kemi marrë djem të rinj.”, theksoi ai./abcnews.al

Dy shqiptarë negociojnë paqen/ “Negotiating peace”, kompozim nga Fatin Krajka dhe koreografi Brigel Gjoka

By: Re Nato
18 June 2025 at 09:07

“Negotiating peace” është një kompozim nga kompozitori Fatin Krajka dhe koreografi Brigel Gjoka, dy shqiptarë të cilët e kanë zhvilluar karrierën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Krajka u shpreh se projekti u realizua pas shkëmbimit të ideve artistike, ku trajtohet konflikti dhe paqja.

Ndërsa balerini Gjoka tha se ishte e udhës që të trajtohej kjo temë.

Fatin Krajka: Çdo paqe ka një lloj drame përpara. Unë kisha dëgjuar për Brigelin në Amerikë, për artin që bëri ai. Puna ime i shkoi Brigelit në dorë. Një ditë, Brigeli më bëri një propozim në punë, tha, më duhet këngë për një balet. Ishte projekt që pati një lloj nxitimi. Unë dhe Brigeli, u bë ky bashkëpunim i shkëmbimit të ideve artistike. Ka konflikt, por ka edhe mungesë, pjesa e parë është më komplekse, bëhet më intensive. Pjesa e tretë ka edhe një lloj elementi të brendshëm, paqësor. Muzika do bazohet gjithmonë në elementin njerëzor.

Brigel Gjoka: Çdo projekt është unik dhe trajton një temë të caktuar. Në këtë moment, u duk e udhës të trajtoja këtë temë. Kërkoja një kompozitor dhe kisha kohë që e ndiqja edhe unë Fatinin. Mora iniciativën, është edhe simbolike, dy shqiptarë për të negociuar paqe. Ishte ideja të trajtoja konfliktin e brendshëm. Ky konflikt transformohet, pas çdo konflikti ka paqe./abcnews.al

Në Kosovë po ndërtohet superdroni F-22/ Me një shpejtësi që i kalon 300 km/h, droni i përparuar që do fluturojë pa pilot

By: Re Nato
17 June 2025 at 08:37

Në Kosovë po ndërtohet superdroni F-22, që mund të kalojë shpejtësinë 300 km/h dhe të të fluturojë pa pilot.

Inxhineri IT, Ridvan Aliu deklaroi se ndërtimi ka filluar prej disa muajsh dhe është përdorur inteligjenca artificiale.

“Kemi filluar ndërtimet mbi 1 vit. E kemi nisur me studentë, u kam dhënë një detyrë. Kemi filluar edhe ndërtimin, për një avion të vogël pa pilot. Kjo shkon më shpejt se droni, 3.00 km/h, plus ka teknologjinë tonë, identifikimin e objekteve, për të dhënë komanda të ndryshme. Kemi dron i cili bën manovrime të shpejta, por avioni tejkalon tjetër masë. Është shumë më i shpejt se droni. Ermin dhe formën e finales jemi ende duke e përpunuar. E komandon se ku je, edhe pse nuk e sheh syri, përmes hartës. Shkon vetë në koordinatat që ti jep, shkon dhe vjen pa pilot. E gjitha është me inteligjencë artificiale”, theksoi ai./abcnews.al

Mentori, shqiptari që i “hëngri zemrën” çiftit Clinton/ Nga student në sipërmarrës, rrugëtimi në lagjën më të pasur të Amerikës

By: Re Nato
16 June 2025 at 10:57

Mentor Berisha është një shqiptar nga Kosova, i cili zotëron një restorant në Austin të SHBA.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Berisha u shpreh se në SHBA shkoi si student dhe se punën në restorant e ka pasion.

Në restorantin e tij, kanë shkuar personalitete dhe VIP-a, mes tyre edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton.

“Suksesi i madh kur kemi hapur restorantin. Atje jetojnë shumica e VIP. Kur e hapëm restorantin, aty afër ishte Bill dhe bashkëshortja e tij. Ka tre vite që frekuentojnë restorantin tonë dhe i jemi falenderues. Është nder të jetë ish presidenti i SHBA. Është një vend i pasur ekonomikisht, kanë ardhur shumë njerëz të jetojnë aty. Njerëzit nuk e dinë, por Bill është vegjetarian, pëlqen ushqimin vegjetarian. Por Hillary jo, ajo e pëlqen mishin. Është njeri, shumë i mirë, i mençur, për shkak se edhe ka qenë president. Puna e restorantit është pasion.”, theksoi ai./abcnews.al

“Dea Open Air” në edicionin e 12-të, 34 filma nga 20 vende të botës në garë

10 June 2025 at 09:28

Festivali ndërkombëtar i Filmi ngriti mbrëmë siparin në Tiranë. “Dea Open Air”, zhvilloi edicionin e 12-të. Festivali do të vazhdojë nga data 9 qershor deri më 13 qershor.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Mirela Oktrova, drejtore artistike e Festivalit, “Dea Film Festival”, u shpreh se do të ofrohet një program i posaçëm me filma të studentëve të shkollave pjesëmarrëse.

“Njeriu ndjehet mirë kur sheh që njerëzit gjejnë kohë për evente të tilla, shijojnë kinemanë, dhe shkëmbejnë përvoja mendime me njëri tjetrin.  Ne ndjehemi mirë për këto evente. Tani për fat të mirë, është shndërruar në model dhe është shumë e këndshme, sepse mund të konsumohet shumë mirë kulturë, ambienti është i këndshëm”, u shpreh ajo.

Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen për herë të 7-të në Tiranë.

Ajo tregoi gjatë intervistës, se 7 filma janë me metrazh të gjatë ndërsa 14 me metrazh të shkurtës dhe 13 në seksionin e filmit studentor.

/abcnews.al/

Stefan Koka, të përkthesh pa dritën e syrit: “Tokë e thyer”, një roman që ka në vetvete disa zhanera

By: Re Nato
6 June 2025 at 08:41

“Tokë e thyer” është një roman i përkthyer nga Stefan Koka, sipas të cilit, në vetvete ka disa zhanera.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Koka deklaroi se ka përkthyer edhe pse ka probleme me shikimin.

“Kam studuiar drejtësi dhe jurisprudencë. Unë jam marrë me përkthime, por të nivelit teknik. Ky është libri im i parë, i mirëfilltë. Është një roman që mbërthen në vetvete disa zhanera. Ka shumë romancë, që duhet mbajtur larg fëmijëve dhe adoleshentëve. Ka përmbajtje erotike. Është roman që të ndez. Në kohët më të mira kam parë 4-5 përqind. Bëhet fjalë për shikim të dobët. Lexoja me sy të lirë. Tani shoh vetëm në formë siluete, në dritë shoh.”, theksoi ai./abcnews.al

Valmiri, piktori i sfiduar në luftë e në paqe/ Nga ish ushtar i UÇK-së, në poste drejtuese në Maqedoninë e Veriut

By: Re Nato
5 June 2025 at 08:39

Valmir Aziri, ish luftëtari i UÇK, piktor, ka realizuar mbi 6 ekspozita personale, ku në pikturat e tij vihet re një shpërthim ngjyrash dhe emocionesh.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Aziri u shpreh se po përpiqet të japë kontributin e tij në artin shqiptar.

“Mbi 6 ekspozita. Kjo ka rezultuar në një kombinim të çuditshëm, që mund të quhen grafike digjitale. 3 ekspozita të suksesshme në Maqedoni. Jam tentuar të ilustroj mbresat e mia. Nuk është çështja për t’i emërtuat ngjyrat se nga i kemi marrë. Ne çdo herë, kur influencohemi nga artistë të mëdhenj, edhe nga ata shqiptarë, jam një fragment i vogël i artit shqiptar që ekziston në 200 vitet e fundit. Republika e Maqedonisë së Veriut ka pesë qendra kulturore jashtë vendit. Ka qenë një prej periudhave më krenarë të jetës sime. Shqiptarët, sot, përbëjnë 30-40 përqind të popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot, shqiptarët janë popull shtetformues”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌