Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Evarist Beqiri sjell librin e ri në anglisht për Ismail Qemal Vlorën

By: Ardit
29 April 2025 at 12:33

Pas vlerësimit të librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, dhe pas katër ribotimeve të tij të përditësuara në shqip, Evarist Beqiri sjell për lexuesin ndërkombëtar në anglisht një libër mbi themeluesin e shtetit shqiptar. Ky botim shënon një ngjarje të rëndësishme për kulturën shqiptare. Libri vjen si rezultat i një pune të gjatë kërkimore […]

The post Evarist Beqiri sjell librin e ri në anglisht për Ismail Qemal Vlorën appeared first on BoldNews.al.

Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës?

By: Ardit
9 March 2025 at 13:37

Paralajmërimin fillestar Edi Rama e dha që në fjalimin e parë si kryeministër në parlament kur u shpreh se; “nuk keni parë asgjë akoma”. Por kulla më e re në sheshin “Skënderbej” i kalon të gjitha. Godina, që po zhvishet ngadalë nga skelat ka zbuluar një surprizë të denjë për një mendje të sëmurë: një […]

The post Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës? appeared first on BoldNews.al.

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

18 February 2025 at 13:56

Nga: Evarist Beqiri

Për të triumfuar, kemi nevojë për udhëheqës të frymëzuar nga idealizmi, udhëheqës me vizione madhështorë, që ëndërrojnë të pamundurën dhe luftojnë për t’i bërë ëndrrat realitet; që mund të ndezin shpirtin e popullit me zjarrin e shpirtit të tyre. Udhëheqësi i momentit, kushdo qoftë ai, është thjesht një mjet, që përdoret derisa të konsumohet dhe më pas lihet mënjanë; dhe nëse ai vlen diçka, nuk do të shqetësohet më shumë kur ai të “thyhet” sesa një ushtar që sakrifikon jetën e tij për fitoren.

– Theodore Roosevelt, ish-president i ShBA-së

Një vend që nuk ka memorie, është një vend që nuk ka të ardhme. Dorëheqja e Ismail Qemalit nga posti i kryeministrit të parë të Shqipërisë në Vlorë, më 22 janar 1914, mbetet edhe sot e gjithë ditën një nga ngjarjet më domethënëse, por edhe më të keqkuptuara në historinë e Shqipërisë. Por le të përpiqemi të kuptojmë arsyen, pse!?

Po ashtu nga Evarist Beqiri:
Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë
– Përplasjet e Ismail Qemalit me Sulltanin
– Ismail Bej Qemali në Kongresin e Xhonturqve në vitin 1902 në Paris
– “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli
– Forca e karakterit dhe lidershipi: Zotësia e Ismail Qemalit, si guvernator i Bejrutit

Më 2 janar 1914, vetëm pak ditë para dorëheqjes së tij nga kryesimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali i shkroi një letër prefektit të Elbasanit, Aqif Pashës. Në këtë letër Ismail Qemal Vlora analizonte me një qartësi mbresëlënëse situatën politike në vend dhe tregonte rrugën drejt së ardhmes:

Shqipërinë e shpëtuam, i bindëm tërë mbretëritë ta pranojnë se Shqipëria siguron ekuilibrin ballkanik dhe prandaj është e domosdoshme për paqen botërore të Evropës dhe me ndihmën e perëndisë, nuk ka mbetur vend për ndonjë rrezik që të na shqetësojë në të ardhmen. Por, për ne ka mbetur vetëm një çështje që na shqetëson: ne nuk e durojmë dot njëri-tjetrin dhe, e mirë apo e keqe, çdo gjë që bëjmë në anën tonë, has në vështirësi dhe sjell pasoja.

Sa për ekzistencën e Shqipërisë, që jua kemi njoftuar herët a vonë, të gjitha mbretëritë e mëdha ekzistencën e saj e konsiderojnë të domosdoshme dhe janë të vendosura unanimisht dhe me një mënyrë të prerë që t’ia plotësojnë tërë nevojat e saj, saqë të mos mbetet e shtrënguar të varet e të lidhet me ndonjë anë. Po, për fat të keq, ai bashkim që ndodhet në mes të mbretërive të mëdha, midis nesh mungon. Megjithëkëtë, atdhetarët duhet të mos dëshpërohen, mbasi të zotërit e vullnetit të mirë dhe të iniciativës, do të shpëtojnë atdheun e tyre edhe nga kjo fatkeqësi. Në mes të këtyre patriotëve në shkallë të parë dhe vendin më kryesor e keni zënë zotëria juaj.

Shqipëria në rast se nuk tregon zotësinë e saj që të rrojë si komb ballkanik, nuk mundet të rrojë si mbretëri – po kjo vallë si duhet të realizohet? Më parë duke pasur një formë qeverimi që ta bëjë kombin tonë të rrojë në harmoni të përbashkët me mbretëritë perëndimore dhe e dyta në krye të këtij qeverimi duhet të ketë një sovran, i cili, duke qenë i pajisur me një aftësi të mirë, me fisnikëri dhe me cilësi të shkëlqyera, të mundet të lidhë marrëdhënie miqësie me mbretëritë e Europës.

Ata njerëz që dëshirojnë të na privojnë nga këto dy mirësira, pa dyshim meritojnë emrin intrigantë dhe tradhtarë dhe propaganda e tyre, burimi dhe shkaku i së cilës le të jetë si të jetë, duhet të mallkohet nga ana e të gjithë atyre që pretendojnë se janë besnikët e popullit dhe të atdheut. Unë e di, Esad Pasha dhe pasvajtësit e tij, lartësinë e tij princin, në një anë po e ftojnë në një mënyrë tepër tërheqëse dhe patriotike, nga ana tjetër, po përpiqen të dredhin e të përdredhin intriga kundër tij dhe më mirë të themi, kundër teorisë sonë politike dhe filozofike. Në një krah anojnë të ngrehin marrëdhënie intime me Stambollin dhe kësisoj duan të sigurojnë fuqinë dhe interesat vetjakë nën maskën e myslimanizmit, dhe në krahun tjetër, nuk mungojnë të marrin çdo iniciativë për t’i shërbyer armikut tonë, i cili përpiqet të na copëtojë atdheun.

Misterin e këtyre gjërave të vërteta ua kam njoftuar hollësisht atyre që duhet t’u njoftoheshin dhe me ndihmën e zotit shpresojmë se qëllimet e tradhtarëve, nuk do të realizohen. Mënyra e pritjes së princit dhe vendi ku do të qëndrojë, do të caktohen nga ana e atdhetarëve dhe brenda kushteve legjitime që i kërkon interesi i atdheut. Mbi këtë çështje, me delegatët e kontrollit jemi në një mendim …

Liderët e farkëtojnë lidershipin te hollësitë e vogla. I ashtuquajturi “komploti i Beqir Grebenesë” u nxit nga xhonturqit, të cilit synonin të ruanin sërish kontrollin mbi Shqipërinë, duke shfrytëzuar situatën e vështirë pas luftërave ballkanike dhe paudhësitë e disa bejlerëve shqiptar. Kaosi i krijuar në Shqipërinë e Mesme nga Esad Toptani dhe pasvajtësit e tij ishte një tjetër faktor që i hidhte benzinë zjarrit. Prandaj, Ismail Qemali e zgjidhi krizën e krijuar me dorëheqjen e tij. Me këtë akt, që shpalos virtuozitetin e lidershipit të tij, Ismail Qemali synonte që t’i jepte mundësi KNK-së, që të bashkonte vendin nën një qeverisje unike. Ai u bë kështu edhe dorëheqësi i parë. Pra, edhe themeluesi i institutit të dorëheqjes në politikën shqiptare.

Dorëheqja e Ismail Qemalit krijoi një boshllëk, i cili nuk mund të mbushej nga administrata e KNK-së. Ismail Qemali së bashku me familjen e tij u largua nga Vlora drejt Italisë e më tej në Francë. Pavarësisht situatës dramatike, ai nuk e humbi optimizmin dhe e shikonte largimin si të përkohshëm. Ai i këshilloi njerëzit e tij që të vazhdonin të bashkëvepronin me njëri-tjetrin “se një ditë do të vinte ora e bardhë e fatit të Shqipërisë”.

Ky është teksti i plotë i procesverbalit ku pasqyrohet zyrtarisht dorëheqja e Ismail Qemalit:

Sot, më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në prani të Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemal Beut. Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se rruga e vetme për t’i dhënë fund përçarjes dhe anarkisë, që sundon në vend është krimi i një qeverie të vetme për të gjithë Shqipërinë, dhe, meqë në rrethanat e tanishme ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse ai e kalon pushtetin në duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit si përfaqësues i Fuqive të Mëdha, në prani të ministrave të tij ia përsëriti Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit kërkesën e paraqitur më parë, që ky Komision të marrë përsipër këtë detyrë dhe të marr pushtetin në duart e tij. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit çmon me respekt ndjenjat atdhetare nga është nisur Shkëlqesia Ismail Qemal Bej në veprimet e tij, e pranon këtë delegim pushteti dhe, me autorizimin përkatës të Fuqive të Mëdha, merr përsipër në emër të qeverisë që përfaqëson administrimin e Shqipërisë.

Nënshkruar: Ismail Qemali, Nadolny, Petroviç, Krajewski, Harry Lamb, Leoni, Petriaew.

Shqiptarët e ndershëm, të hidhëruar e mirëkuptuan sakrificën e Ismail Qemalit. Me keqardhje ata e pranuan këtë akt. Ata shpresonin që largimi i Ismail Qemalit nga drejtimi i vendit, do të ishte i përkohshëm. Në telegramin dërguar Ismail Qemalit, më 23 janar 1914, patriotët elbasanas shprehen: “Me gjithë shpirt ju lutem të pritni urimet e nxehta të tonat për burrënijën e atdhetarien që dëftyet. Kjo therori me të vërtetë ju gjanë asaj burrënie që ngrite flamurin për të parën herë në Vlonë. Këto dy punë nuk ka me t’i harrue Shqipënia kurrë”.

Patriotët lushnjarë e shprehën keqardhjen e tyre për dorëheqjen e Ismail Qemalit, me telegramin e datës 23 janar 1914, në këtë mënyrë:

Lajmi i hidhur i largimit nga kryesia e Qeverisë Kombëtare të një atdhetari të madh si shkëlqesia juaj, që e ka bërë jetën fli për shpëtimin dhe pavarësinë e Shqipërisë, u prit me keqardhje të thellë nga ana e gjithë popullit. Gjesti i Shkëlqesisë S’uaj që synon bashkimin e kësaj copëze Shqipërie, ka bërë të dështojnë qëllimet djallëzore të disa keqdashësve të kombit, të cilët në të kaluarën e në të tashmen nuk i kanë kursyer tradhëtitë për ta bërë Shqipërinë viktimë të interesave të tyre personale të poshtra, është glorifikuar dhe nderuar prej të gjithëve. Është e plotë shpresa për ta parë në një kohë shumë të afërt Shkëlqesinë Tuaj përsëri në atë post të shenjtë dhe me shumë nderime ju puthim duart tuaja të ndershme.

Bashkëpunëtori i tij besnik, Aqif pashë Elbasani, në telegramin dërguar Ismail Qemalit, shkruan se: Gjesti atdhetar i Shkëlqesisë Suaj u shton një fletë lavdie shërbimeve të larta atdhetare të bëra nga ju. Meritoni nderime dhe me këtë rast adhuroj Shkëlqesinë tuaj.

Ismail Qemali do t’i shkruante gazetës franceze “Le Matin”, të martën e 3 shkurtit 1914, duke reaguar ndaj një shkrimi të botuar pak kohë më parë në gazetën italiane “La Tribuna” lidhur me dorëheqjen e tij:

Nëse u kërkova Fuqive të Mëdha që të lejojnë përfaqësuesit e tyre të marrin qeverinë e Shqipërisë deri në ardhjen e princit, kjo ishte vetëm për një qëllim thjesht patriotik dhe me miratimin e lartë të tyre.

Ismail Qemali u largua nga Vlora dhe shkoi për të pushuar pak kohë në Nicë, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri në maj 1914. Prej andej ai ndiqte me kujdes ngjarjet në Shqipëri. Zhvillimet e mëpasshme në Shqipëri do t’i jepnin atij plotësisht të drejtë. Ai ishte zhgënjyer me zgjedhjen që bënë Fuqitë e Mëdha, në caktimin e një sovrani anonim. Kjo pasqyronte mungesën e vëmendjes së tyre ndaj Shqipërisë. “Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë”, thoshte Ismail Qemali. Por, ai paralajmëroi Princ Vidin, për pasojat e vendimeve të tij të gabuara.

Princi i ri u vendos në Shqipëri. Ai përzgjodhi si kryeqytet dhe si rezidencë mbretërore Durrësin, të cilin Ismail Qemali e shikonte si më pak të përshtatshmin. Ai vijoi me vendime të tjera të gabuara, të cilat do të përshpejtonin fundin e mbretërimit të tij të shkurtër. Akti i parë i tij, ende pa zbritur në tokën shqiptare, ishte ai i emërimit të Esad Pashë Toptanit, si ministër i Luftës dhe si gjeneral i parë i Shqipërisë. Madje ishte vetë Esadi ai që e priti në bregun e Durrësit, më 7 mars 1914. Gjithsesi, Ismail Qemali e përkrahu Princ Vidin, pavarësisht se e dallonte paaftësinë e tij.

Në intervistën e dhënë për gazetarin italian Arnaldo Cipolla, natën e 22 janarit duke u gdhirë 23 janari 1914, Ismail Qemali thotë se çështja “Grebeneja” dhe dorëheqja e tij nuk kanë asnjë lidhje: “Ardhja e Princ Vidit”, tha ai, “nënkupton domosdo se nuk do të ekzistojë asnjë qeveri e përkohshme shqiptare”. Ismail Qemali vijoi më tej duke u shprehur se: “Është një lloj manie që keni ju dhe kolegët tuaj për të përzier dy çështje që s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën: njëra që lidhet me komplotin e xhonturqve dhe tjetra me pezullimin e qeverisë. Jua përsëris se nuk ka absolutisht asgjë të përbashkët mes fantazive të xhonturqve, që nuk mund të ringjallen kurrë në Shqipëri, dhe dorëheqjes së qeverisë”.

Fjalët e Ismail Qemalit në përfundim të intervistës shpalosin gjendjen e tij shpirtërore, në çastet e largimit nga atdheu, ku ai sapo kishte krijuar shtetin modern shqiptar. Ai i shpjegon gazetarit arsyen e vërtetë pse po ikte:

Nevoja për pushim, jo arsye tjetër. Më besoni, jam tmerrësisht i lodhur! Përpiquni të mendoni se çfarë barre të madhe ka në shpinë qeveria e përkohshme, një qeveri e varfër dhe e keqtrajtuar, se çfarë pune ka bërë ajo për të mirën e vendit, që nga dita e paharruar kur u shpall pavarësia në atmosferën e dhimbshme të shkaktuar nga bllokada greke, e deri më sot. Ishim ne që e ushqyem atë flakë të parë e të ndrojtur të lirisë. Na e njihni këtë meritë, para se të përfundojë misioni ynë.

Ismail Qemali thotë se, në ditët që i paraprin ardhjes së Princ Vidit, pozita e tij nuk ishte aspak e këndshme, dhe citon thënien proverbiale që përshkruante më së miri gjendjen e tij: “Proverbi juaj i krishterë nemo prophetia in patria (nuk ka profet, në vendin e vet) është më i vërtetë se kurrë në tokën tonë të dhimbshme. Por unë nuk jam lypsar në kërkim të bamirësve”.

Në librin e tij Ben Kendim, i botuar në Londër në vitin 1924, ushtaraku, diplomati, punonjësi i shërbimit sekret dhe deputeti britanik Aubrey Herbert, rrëfen një histori tepër domethënëse për mendësinë e mbrapshtë të politikës shqiptare. Aubrey Herbert ishte mbrojtësi i çështjes shqiptare në skenën politike britanike. Pas qëndrimit në Vlorë dhe takimit me Ismail Qemalin, ai rrëfen edhe për takimet e zhvilluara me Dervish Himën dhe Esad Toptanin, në Tiranë, më shtator të vitit 1913, lidhur me të ardhmen e Shqipërisë:

Dervish Hima, një burrë i madh, brutal, shërbyes i Esad Pashës, dhe mënyrë sjellje dhe fjalor si ajo e Turqve të Rinj.

Dervish Hima: Le gouvernment d’ismail Kemal est maudit (Qeveria e Ismail Qemalit i ka ditët e numëruara dhe nuk zgjat shumë.)

Aubrey Herbert: Ayez la bonted d’expliquer, je nouve en prie (Kini mirësinë që të ma shpjegoni, ju lutem).

Dervish Hima: Il n’a pas fait une route. Il n’a pas donne abandomment a manger a douze mille refugees. Il faut avoir un nouveau gouvernement (Nuk ka ndërtuar rrugë. Nuk u ka dhënë për të ngrenë 12 mijë refugjatëve. Na duhet një qeveri e re).

Aubrey Herbert: Nuk do ishte më mirë që të përqendroheshit që të ushqenit refugjatët, dhe të mendonit për përmirësime sado të vogla, por të domosdoshme, sesa merreni me konflikte politike?

Biseda me Esad Pashën:

Esad Pasha erdhi në drekë. Folëm turqisht në fillim, por aty ishte një shqiptar që fliste në frëngjisht dhe na përktheu.

Esad Toptani: Ismail Qemali është hajdut dhe njeri pa rrënjë. Ç’ka dua unë është që të mbroj Shqipërinë dhe të tërhiqem.

Aubrey Herbert: Ismail Qemali ka të njëjtin opinion për Shkëlqesinë tuaj. Vendi juaj do të ishte më i sigurt vetëm kur ju të dy të merreni vesh dhe jo të ziheni e përçaheni.

Esad Toptani: Diferenca midis meje dhe Ismail Qemalit është se unë jam i sinqertë, kurse ai jo. Unë mund të tregoj më shumë për të.

Aubrey Herbert: Një i huaj nuk mundet që të hyjë në këto çështje. Evropa njeh Ismail Qemalin më mirë sesa Shkëlqesinë tuaj, dhe ajo preferon dikë që njeh, me gabime, në vend të dikujt që nuk e njeh, i cili mundet po ashtu që të ketë gabime.

Esad Toptani: Shkova në Vjenë para disa muajsh ku më premtuan një Princ brenda 10 ditësh. Pastaj shkova në Romë me shpresën se kjo do të ratifikohej, dhe si përfundim kjo nuk ndodhi. Dyshoj se Ismail Qemali u ka thënë italianëve që do ishte më mirë të mos emërohej Princi, që të mos ketë asnjë vështirësi, që ai të veprojë lirisht. Besoj se Ismail Qemali, kërkon me çdo kusht të jetë virtualisht Princi i Shqipërisë, dhe një ditë kjo do të sanksionohet me ligj.

Aubrey Herbert: Për këtë kërkohet miratimi i Komisionit. Pa miratimin e tij, ky ligj nuk ka fuqi.

Esad Toptani: Komisioni dhe diskutimet do të zgjatin disa kohë, dhe ne fund do e pranohet (un fait accompli). Ju nuk i dini problemet që unë kam pasur nga thashathemet se dua të bëhem Princi i Shqiptarëve.

Aubrey Herbert: Po të isha unë në vendin tënd Shkëlqesi, nuk do shqetësohesha nga kjo, sepse ka gjëra të tjera më të këqija që thuhen për ju.

Përkthyesi: Faut-il le dire, si brutalement (Duhet që ta them në mënyrë kaq brutale)?

Aubrey Herbert: Po. Situata aktuale, e pa stabilizuar, dhe mungesa e një dorë e fortë udhëheqëse përbëjnë rrezik, tanimë që edhe vendi është i pushtuar. Planet e Shkëlqesisë tuaj, mua, më duken sikur duan të rrisin këtë pasiguri, dhe duket sikur ju luani lojën e serbëve dhe të grekëve, të cilët kërkojnë që t’ju paraqesin juve në Evropë si një vend i pacivilizuar dhe i përçarë.

Esad Toptani: Unë mendoj që të mbledh burrat më të shquar. Pastaj do të thërrisja Asamblenë e Përgjithshme.

Aubrey Herbert: Domethënë do të marrësh mandat nga i gjithë vendi?

Esad Toptani (heziton): Shqiptarët e Jugut kanë me pak rëndësi se provincat e tjera. Do ta bëja këtë nëse qeveria do të vendoset në Durrës.

Aubrey Herbert: Sikur qeveria të vendoset në Durrës, mundet që opinioni i huaj të thotë se, kjo ndodhi se ju Esad Pasha dominoni Durrësin.

Esad Toptani: Nëse është ky problemi, atëherë le të shkojmë diku tjetër. Nuk dua të përplasem me Ismail Qemalin. Ai është fajtori. Unë besoj shumë tek mbështetja angleze.

Aubrey Herbert: Dhe Shqipëria do ta marr mbështetjen, vetëm atëherë, kur ju personalisht të mos krijoni trazira.

“Esad Toptani”, rrëfen Aubrey Herbert në librin e tij Ben Kendim, “pasi kishte përvetësuar një sasi të konsiderueshme parash në Durrës, i dërgoi një ultimatum Ismail Qemalit në shtator 1913, që selia e qeverisë të zhvendosej në Durrës. Dhe në këtë mënyrë edhe sasia e madhe e parave të ndahej midis tyre. Por, kjo ishte diçka e papranueshme për Ismail Qemalin”.

Esad Toptani me akrabanë e tij dëshironin që të ruanin në Shqipërinë e re, privilegjet e vjetra. Ata ishin me idenë “që gjithçka duhet të ndryshojë, që gjithçka të mbetet siç ishte”. Prandaj, ata nuk ju bashkuan kurrë Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë në rrugën e vështirë të bashkimit kombëtar.

Duket sikur situata politike e përshkruar më sipër është përsëritur herë pas here përgjatë historisë sonë kombëtare. Kultura e mbrapshtë politike, paaftësia proverbiale për t’u bashkuar si një trup i vetëm dhe paaftësia për të menduar strategjikisht, duke lenë mënjanë interesat e vogla personale për hir të interesit të madh kombëtar, i ka munguar shpesh klasës sonë politike.

Historia që po sjellim më poshtë është metafora më e mirë për të ilustruar mendësinë e ndryshme që karakterizonte Ismail Qemal Vlorën dhe Esad Toptanin. Ajo është një histori që na vjen nga Solomoni, një nga sovranët më të shquar të Izraelit: “Dy gra që jetonin në të njëjtën shtëpi kishin lindur dy foshnje në distancë prej pak ditësh nga njeri tjetri. Për fat të keq një natë njëra prej foshnjave vdes. Nënat nuk po gjenin paqe, se kush prej tyre do ta mbante foshnjën që mbijetoi. Prandaj, vendosën që t’i nënshtroheshin gjykimit të mbretit. Solomoni urdhëroi që t’i sillnin një shpatë që ta ndante fëmijën në mes, në mënyrë që secila prej tyre të mbante një pjesë. Nëna e vërtetë me lotët në sy lejoji që fëmijën ta mbante gruaja tjetër, me qëllimin e vetëm që t’i shpëtonte atij jetën. Në këtë mënyrë iu çor maska gruas tjetër dhe nëna e vërtetë arriti që ta mbante përfundimisht fëmijën e saj”.

Ismail Qemali është kritikuar shpesh për aktin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Shqipërisë. Një gjest ky i rrallë për udhëheqësit edhe sot, sepse është shumë e vështirë të heqësh dorë nga pushteti. Ndërthurja e egoizmit, megalomanisë dhe tiranisë e bëjnë shpesh këtë të pamundur për natyrën njerëzore. Prandaj, dorëheqja e Ismail Qemalit duhet parë jo si dobësi, por si akti më sublim i atdhedashurisë. Ai nuk donte që të përfshihej në atë moment në një luftë pushteti me Esad Toptanin. Pasi kjo luftë e kombinuar me propagandën sllavo-greke, e cila i paraqiste shqiptarët si njerëz me bisht në sytë e opinionit publik evropian, do të ishte vdekjeprurëse për shtetin shqiptarë të porsalindur …

Gjithë liderët e mëdhenj në historinë botërore kanë siguruar arritje të mëdha për vendin e tyre, duke pasur fuqi të mjaftueshme ekonomike e ushtarake, tek e cila mbështeteshin. Ndërsa, Ismail Qemali arriti që të themelonte në Shqipërinë e varfër e të robëruar një shtet, pa pasur as forcën ekonomike as atë ushtarake. Bile i luftuar nga jashtë edhe nga brenda vendit. Por, pikërisht në këto detaje qëndron forca e lidershipit të Ismail Qemal Vlorës.

Në një fjalim të tij të tetorit 1913, Ismail Qemali do të deklaronte para popullit të Vlorës:

Mundet se që atëherë e gjer më sot qeveria nuk i bëri disa gjera që duheshin bërë, apo bëri ligsht disa të tjera; po të jeni të siguruar se punoi ashtu duke mos mundur të sillej ndryshe. Një punë me vleftë të madhe s’mund t’i mohohet qeverisë sonë, të mbajturit lart e flamurit të lirisë. Asht kjo një punë me rëndësi? Po s’ka dyshim! Veç kësaj duhet të vini re përpjekjet që bëri qeveria për të mos lanë të vobektin të vuajë …

Duket se më këto pak rreshta Ismail Qemali, ka përmbledhur më së miri thelbin e trashëgimisë së qeverisjes së tij të shkurtër. Sepse nuk ka rëndësi se sa zgjat jeta e një njeriu. Rëndësi ka mënyra sesi ai i shpenzon vitet e jetës së tij, qofshin ato pak apo shumë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për udhëheqësinë. Nuk ka rëndësi se sa shumë vite qëndron një lider në pushtet. Më e rëndësishme për lidershipin është trashëgimia ideore e shpirtërore që ai lë pas. Të dish se kur është koha e duhur për të hequr dorë është pjesë vendimtare e udhëheqësisë.

Kryeministri i parë i Shqipërisë Ismail Qemali, kishte kuptuar një nga parimet kryesore të demokracisë: gjëja më e vështirë në sistemin demokratik nuk është të fitosh pushtetin, por të dish se kur duhet ta dorëzosh atë. Në shtator të vitit 1913, mbasi e kishte realizuar vizionin e tij për ta parë Shqipërinë të lirë dhe të mosvarme, Ismail Qemali do t’i deklaronte deputetit britanik Aubrey Herbertit:

Unë jam një burrë i vjetër. Unë dua vetëm që atdheu i im të eci me këmbët e veta – dhe pastaj do të jap dorëheqjen. Jam i lodhur. Jam shumë i lodhur.

Aubrey Herbert ushqente simpati për Ismail Qemalin. Ai do të shkruante:

Plaku i shkretë mund t’ia ketë hedhur kujtdo dhe kurdo, por ai ka më shumë burrështetësi në një gisht sesa të gjithë të tjerët së bashku.

Mënyra më e mirë për ta kuptuar një lider është tek fakti se si ai e përdor pushtetin. Pena e Ismail Kadaresë e përshkruan kështu aktin e fundit të Ismail Qemalit:

Themeluesi, jo vetëm i dha lamtumirën gjithë asaj tradite që mund të quhej si tmerri i themeleve, por, si të mos mjaftonte kjo, kishte shkuar më tej. Bashkë me shtetin, e pak kohë pas krijimit të tij, ai kishte themeluar diçka që ndoshta ishte edhe më e vështirë se vetë shteti: dorëheqjen. Ai ishte Dorëheqësi i parë në këtë vend, e ndoshta në krejt gadishullin dramatik.

Psikologia Tasha Eurich, në Harvard Business Review, shkruan se:

Kërkimet sugjerojnë se kur ne e shohim vetveten më qartë, ne kemi më tepër vetëbesim dhe kreativitet. Ne marrim vendime më të mira, ndërtojmë marrëdhënie më të forta, dhe komunikojmë më efektivisht. Jemi më pak të prirur që të gënjejmë, mashtrojmë, dhe vjedhim.

Poeti i shquar vlonjat Fatos Arapi me finesë arrin që depërtojë në thellësinë e shpirtit të plakut fisnik, kur shkruan se: “Sa herë që i afrohem Ismail Qemalit në studimet e mia, ndjej si një dhimbje, si një brengë që e mundon kryetarin e parë të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë së Pavarur.” Poeti me ndjeshmërinë e tij të spikatur e kupton brengën e madhe të Ismail Qemalit, e cila lidhet me pamundësinë për të vijuar punën për realizimin plotësisht të vizionit të tij për bashkimin e përparimin kombëtar.

Ismail Qemali nuk do ta ndalte kurrë luftën për çështjen shqiptare dhe lirinë njerëzore. Motoja e tij ishte, “Mos u dorëzoni kurrë. Kurrë, kurrë, kurrë dhe asnjëherë”. Ai do ta vazhdonte betejën e tij deri ditën e fundit të jetës së tij, duke i përfshirë të gjithë patriotët në sfidën e madhe për ngritjen, bashkimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Në nëntorin e vitit 1917, Ismail Qemali do t’u drejtohej shqiptarëve me këto fjalë:

Nuk do të dyshoj asnjë minutë që të hyj në një luftë të re për të shpëtuar atdhenë tonë të dashur, kur jam i forcuar nga besimi dhe dashuria e bashkatdhetarëve të mij të dashurë dhe nuk dyshonj për fitim të plotë vetëm po të mund t’u gjejnë të gjithë bashkuarë duke lënë mënjanë kundërshtimet dhe grindjet …

Njeriu është mbi të gjitha një qenie shpirtërore. Koha dhe hapësira i bashkojnë shpirtrat njerëzorë, duke mundësuar kështu tejkalimin e sfidave të epokave të ndryshme, të cilat janë vendimtare për fatin e lirisë njerëzore. Providenca është fati. Fati kur i shërben një qëllimi sublim për nga vetë natyra.

Tipari më madhështor i njerëzve të mëdhenj, është aftësia për të lënë mënjanë interesin vetjakë për hir të së mirës publike. Ky ështe një tipar dallues i udhëheqësisë madhështore. Ismail Qemal Vlora është njëkohësisht themeluesi i Shqipërisë moderne dhe themeluesi i institucionit të dorëheqjes në Shqipëri.

Ismail Qemali krijoi diçka që nuk mund të zhbëhej më. Kundërshtarët e tij mund të krijonin çdo gjë tjetër, por kurrsesi të ndërtonin një Shqipëri të re. Shqipëria, krijesa e tij aq e dashur, tashmë qëndronte aty, si dëshmi e pamohueshme e lidershipit të tij virtuoz.

Megjithatë, trashëgimia sublime e Ismail Qemalit, nuk është kuptuar asnjëherë drejtë. Vdekatarët e zakonshëm shpesh harrojnë që pushteti nuk është qëllim në vetvete, por një mjet në shërbim të së mirës publike.

Politikanët tanë harrojnë një nga parimet bazë të udhëheqësisë. Lideri ka mbi vete jo vetëm përgjegjësinë për të ditur se kur është personi i duhur për të udhëhequr, por edhe përgjegjësinë për të ditur se kur nuk është më personi i duhur për të udhëhequr …

 

The post Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914? appeared first on Telegrafi.

Hashim Thaçi ‘krah për krah’ me Ismail Qemalin/ Si duken me Al dy figurat që kanë shkruar historinë

By: lia rda
16 February 2025 at 15:07

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, përmes Inteligjencës Artificiale, ka krijuar një video të Hashim Thaçit e Ismail Qemalit bashkë.

“Ata që e ndajnë të njëjtin ideal, ecin krah për krah në histori pavarësisht se mund të jetojnë në epoka të ndryshme. Farën e mbjellë nga rilindasit e korrëm me breza por kulmet e idealit u arritën në Vlorën e vitit 1912 dhe në Prishtinën e vitit 2008. Tash radhën e ke ti”, ka shkruar ai krahas videon së postuar në Story.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Varrimi i Ismail Qemalit ishte 107 vite më parë

By: Kult Plus
12 February 2025 at 17:21

Me një ceremoni madhështore më 12 shkurt të vitit 1918, u bë varrimi i Ismail Qemalit.

E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10:00, paradite trupi pa jetë i Ismal Qemailit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” u vendos mbi shtratin e topit. Që aty kortezhi i madh u nis drejt qytetit.

Nga Peruxha, trupi i pajetë i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqëruar nga djemtë e tij, u nis drejt Brindizit.

Aty u vendos mbi luftanijen italiane “Alpino” dhe arriti në Vlorë në mbrëmjen e 10 shkurtit 1919. Atë natë arkivoli u vendos në komandën ushtarake italiane që ndodhej në skelë. Aty qëndroi dy ditë.

Ceremonia e varrimit u krye dy ditë më pas, ditën e mërkurë më 12 shkurt 1919. Përcjellja e trupit nga skela filloi në orën 10:00 paradite.

Aty qenë të grumbulluar gjithë popullsia e Vlorës, si edhe reparte ushtarake italiane me bandën e tyre muzikore.

Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh të dërguara nga populli i Vlorës, organet e qarkut e të krahinës së Vlorës, shkollat fillore të qytetit, qyteti i Fierit, shoqëria “Djelmoshat e Vlorës”.

Një nga kurorat ishte e gazetës “Kuvendi”, në të cilën thuhej: “Ismail Qemal Vlorës! Diplomatit të vlerët”. Edhe në këtë formulim shihej censura italiane, e cila lejonte që Ismail Qemali të nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarësisë së Shqipërisë, por si “diplomat i vlerët”.

Kur kortezhi u nis nga skela për në qytet, në krye qëndronin anëtarët e shoqërisë “Djelmoshat e Vlorës”, që mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anëtarë të tjerë të “Shoqërisë djaloshare”. Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella.

Më tutje, një grup ushtarësh të regjimentit të 86, si dhe një repart italian mitraljerësh. Pas tyre vinte karroca që mbante arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar. Karrocën e tërhiqnin gjashtë kuaj të murrmë. Anës karrocës ecnin dy rreshta ushtarësh. Më pas vinin hoxhallarët. Pas tyre tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundëradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile të krahinës, parësia e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave fillore të qytetit dhe një tufë ushtarësh kalorësie.

Duke ecur me hap të ngadalshëm, kortezhi i përmortshëm arriti në qytet. Atë ditë, thotë korrespondenti i gazetës “Kuvendi”, Vlora ishte në zi. Tregu ishte mbyllur. Në dyqane qenë ngjitur letra nekrologjie me rrip të zi anash, ku ishte shkruar: “Zi kombëtare për të madhin patriot Ismail Qemalin.” Duket se flamurin kombëtar të ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarët vlonjatë e zëvendësuan me nderimin nëpërmjet shpalljeve nekrologjike për Ismail Qemalin, “patriotin e madh”.

Nëpër dyert dhe dritaret e shtëpive, shkruante korrespondenti, kishin dalë gra dhe vajza, për të nderuar “Plakun e Shqipërisë”, disa nga të cilat e kishin njohur në rini. Kur arriti në tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtën dy fjalime të përmortshme. Mbi ceremoninë e varrimit kemi dy burime historike – një nga autoritetet ushtarake italiane të pushtimit, tjetrën nga kujtime qytetarësh vlonjatë të atyre kohëve.

Në lidhje me këtë ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisë së Jashtme të Romës po atë mbrëmje: se anija luftarake “Alpino” arriti në skelë mbrëmjen e ditës së hënë më 10 shkurt 1919; se më 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela në orën 10.00 paradite; se sipas programit të parashikuar, mori pjesë batalioni i këmbësorisë së ushtrisë italiane me muzikë e flamuj.

Ai nënvizonte se nuk pati “asnjë flamur shqiptar, përveç atij që mbulonte arkivolin. U mbajtën dy fjalime nga paria shqiptare, të cilat, theksonte gjenerali italian, më ishin bërë të njohura më parë (sigurisht për t‘i censuruar – F. B.). Pjesëmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjë incident.”

Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shënon nga ana e vet se “mbushesh me hidhërim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se në qytetin e tij të lindjes, ku vetëm gjashtë vjet më parë patrioti i madh shpalli pavarësinë e Shqipërisë me entuziazmin e kombit dhe me pëlqimin e Italisë, tani ai nderohej jo nga ushtarë të vendit të tij, por nga trupat ushtarake italiane e që i vetmi flamur shqiptar i pranishëm ishte ai që mbulonte arkivolin e tij.” Pjesë nga ditari i komandës italiane në Vlorë.

Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, në orën e varrimit tërë popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anës rrugës nga skela në Kaninë nga do të kalonte arkivoli, ndërsa fshatarët mbushën dhe kodrat. Sipas dëshmitarëve nga mizëria e fshatarëve kodrat dukeshin si koshere bletësh./ KultPlus.com

Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare

By: Ardit
5 February 2025 at 09:21

Inteligjenca Artificiale është kthyer në kryefjalën e zhvillimeve teknologjike, të cilën gjithmonë e më shumë shtete dhe njerëz po e përdorin si një mjet të rëndësishëm për të lehtësuar, asistuar apo përshpejtuar procese administrative, analitike dhe edukative. Edhe pse Shqipëria mbetet në hapat e saj të parë për sa i përket përdorimit të IA-së, një […]

The post Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet parlamentare appeared first on BoldNews.al.

Si e pritën Arbëreshët Ismail Qemalin, para shpalljes së Pavarësisë

By: Kult Plus
24 January 2025 at 20:01

Tre vite përpara shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali është pritur me nderime nga Kolonia e Horës së Arbëreshëve, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Shqiptare për Pavarësi. Me rastin e festës së “28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë”, shkrimtari arbëresh Zef Schirò Di Maggio, risjell disa fakte historike rreth asaj dite që lidhen me mbështetjen dhe reagimet e komunitetit arbëresh më këtë ngjarje të madhe të historisë së popullit shqiptar. Duke iu referuar botimit të Akteve të të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, (Tirane 1978), citon një telegram të nëntorit 1912, me titull “Protestë kundër synimeve pushtuese të shteteve ballkanike ndaj Shqipërisë”.

Aty thuhet: “Kolonia e Horës së Arbereshëvet, në rrethin e Palermos, pas afro pesë shekuj jetese në tokën mikpritëse italiane, megjithëse ka ndjekur fatin e atdheut të madh italian në ditë të mira dhe në ditë të këqia, nuk e ka harruar atdheun e saj të prejardhjes, “fatkeqen Shqipëri”…. Në çastet më te vështira te jetës shqiptare, kjo ka ndjekur me zemër te dridhur dhe me vemendje të madhe fatet e kombit fatkeq. Sot që guximi i shteteve ballkanike, të cilët i kanë lënë mënjanë luftrat e tyre për liri e pavarësi, kërkon ta fusë në katastrofën osmane edhe popullin e Skënderbeut, qytetarët e Horës së Arbëreshëvet janë ngritur dhe protestojnë para gjithë botës kundër këtyre lakmive të pabesa. Dhe bota nuk mund të mos marrë parasysh jetën dhe qenien e një populli. Prandaj po bëjmë protestën që vijon: Qytetarët e Horës së Arbëreshëvet, në orën tragjike që po kalon mëmëdheu, nuk mund të qëndrojnë pa e ndjerë thellë klithmën e pikëllimit që vjen nga vëllezerit të Tejadriatikut….”. Në shkrimin e tij Di Maggio kujton se lidhjet mes arbëreshëve dhe shqiptarëe nuk janë shkëputur asnjëherë dhe patriotët e mëdhenj arbëreshë, “dy për të gjithë, De Rada e Zef Skiroi Senior, i kushtuan jetën e veprën letrare Rilindjes së Shqipërisë.

Një tjetër fakt historik që tregon patriotizmin e pashuar të arbëreshëve, është pritja që i përgatitën kryetarit të lëvizjes shqiptare Imail Qemalit, gjatë vizitës së tij këtu në Horë, tri vjetë para që të shpallej Pavarësia. Pjetro Skaljone në librin e tij “Historia e Shqipëtarëvet t’Italisë” të botuar në New York më 1921, e ka dokumentuar vizitën që Ismail Qemal bey Vlora e Xhjafer Effendi Mbreshtani bënë këtu në Horë në maj te vitit 1909. Di Maggio e citon si më poshtë këtë dëshmi: «Populli i katundit Piana dei Greçi kishte dalë jashtë katundit, me flamure Shqipë edhe Italianë, me bandën muzikore Katundare për me pritur ardhjen e të çkëlqyervet Shqipetarë te një vent i përthënë Shën Meria e Boshit. Bashkë me popullin ishën tërë Shoqëritë të katundit me flamuret e tyre… Banda loste Kënga Kombetare. Kur për së largu u-panë Karrocat, populli me zë te fortë, thiri rroftë Shqipëria.

Kur Karrocat u afruan muzika lojti ymnin Shqipetarë, e pas ymnin Italian.

Populli si karrocat u afruan e njohi të dy Atdhetarët (Ismail Qemalin e Xhjafer Effendin) të cilët ishën në e para karrocë, thriti “Rroftë Shqipëria, Rrofshin vëllezërit Shqipetarë”.

Zoterinjtë e tyre, Ismail Qemali, e Xhjafer Effendi falenderonin popullin dyke nxjerë shapkat (Kapelat) e dyke derdhur lotë nga gëzimi. Muzika udhetonte përpara, e populli u për-nda me dy krahtë të udhës, e karrocat në mestrë popullit, ishtë tue me kënduar kënga popullore e u nisën për në katundë. Kur karrocat hijtin brënda në katundi, dy Atdhetarët i priti një çuditje, përse shkuan gjera të paharrueshme, gjith balkonat e dritsoret ishën të stolisur me bukuri të madhe, e mbretërojën bojlat kombëtare; balkonet e dritsoret ishën të mbushur me zonja, të cilat ishën tue me shtur lule mbi karrocat e me thirë “Rroftë Shqiperia, Rrofshin vëllezërit tanë të Shqipërisë”. Ismail Qemali me lotë në sy e me zëmërin prej gëzimit falejë popullit, kur karrocat arrinë në shtëpia të Zotit Kalorës Gjergji Zalapi ishën mbushur me lule». Për këtë vizitë ka shkruar edhe vetë Ismail Qemali në librin e tij “Memorie”./KultPlus.com

Spiropali në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit: I pari Kryetar Kuvendi me origjinë shqiptare në botë

24 January 2025 at 19:52

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka kujtuar sot Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë së Pavarur, në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Kujtojmë sot, në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta, Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë së pavarur.

Shumë është folur e do të flitet për Ismail Qemalin, por sot do të doja të shquaja një fakt, në pamje të parë episodik, por me shumë rëndësi në mozaikun e aventurës politike të njërit ndër më të shquarit burra shteti të kombit tonë”, thotë Spiropali.

“Në kujtimet e tij të botuara në 1920 në Londër, duke përshkruar ngjarjet plot me të papritura të Perandorisë në vitet 1908-1909, gjejmë një pasazh interesant mbi karrierën e tij politike. Pak më vonë mbërriti Kryesekretari, i cili solli Hatt-in, të shoqëruar me ceremonialin e rastit. Menjëherë pas kësaj u hap seanca, tani me deputetë të tjerë, përveç gjashtëdhjetë të parëve, dhe unë u zgjodha njëzëri Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe zura vend në drejtim!”.

Sipas Spiropalit, kjo ishte një detyrë, e cila për shkak të dramaticitetit dhe vrullit të ngjarjeve të asaj kohe, zgjati shumë pak, por që ka domethënien e vet historike.

“Ismail Qemali ishte i pari personalitet politik me origjinë shqiptare që zgjidhet Kryetar Kuvendi, qysh prej kohës që filozofi francez Monteskie kishte hedhur idenë e ndarjes së pushteteve. Historia e tij politike paraprin shumë dhimbje të jetës politike shqiptare, pas largimit të tij nga qeveria në 1914. I provoi të gjitha dramat e persekutimit politik: arrestimin, internimin, dënimin me vdekje. Por asgjë nuk e ndaloi të frymëzonte, organizonte dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë”, thekson kryetarja e Kuvendit.

“Përvoja e tij dinjitoze politike dhe administrative si Guvernator i pesë provincave, Sekretar Shteti dhe Kryetar Kuvendi, i kishin dhënë të gjitha atributet që të pranohej njëzëri nga të gjithë atdhetarët shqiptarë si demijurgu i Shqipërisë së Pavarur. Kujtimet dhe shkrimet rreth këtij personaliteti të jashtëzakonshëm nxjerrin në pah një përmasë të fisme e madhore të karakterit të tij: edukimin me dashurinë për atdheun më të cilën ushqeu fëmijet e tij, por edhe gjithë shqiptarët,  dhe bujaria që dëshmoi në zanafillën e shtetit tonë, duke shpenzuar të ardhurat e tij familjare për nevojat dhe punët e shtetit”, shprehet Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në fund shton se ky përvjetor sjell vëmendje për orientimin politiko-kulturor evropian të Ismail Qemalit.

“Im atë, i cili kishte marrë arsimim evropian, …donte, qysh kur isha i vogël, të ushqente tek unë zell dhe shije për kulturën evropiane”! /j.p/

The post Spiropali në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit: I pari Kryetar Kuvendi me origjinë shqiptare në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

181-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit, udhëheqësit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare

24 January 2025 at 10:00

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Më 24 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë, Babait i Kombit, Ismail Qemali.

Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. Nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll.

Ismail Qemali mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbledhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si: kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (Tulxhë-Bullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll.

U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galipolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.

Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake.

Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar).

Më 19 nëntor 1912 njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cenimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar. Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar.

/a.f/

The post 181-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit, udhëheqësit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

111 vjet nga dorëheqja e Ismail Qemalit si kryeministri i parë i Shqipërisë

By: Kult Plus
22 January 2025 at 11:30

111 vjet më parë Ismail Qemali dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të parë të Shqipërisë. Studiuesi Evarist Beqiri, i cili më herët ka shkruar librin “Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit”, sjell fakte historike që lidhen me këtë akt.

Më 2 janar 1914, vetëm pak ditë para dorëheqjes së tij nga kryesimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali i shkruajti një letër prefektit të Elbasanit, Aqif Pashës. Evarist Beqiri thotë se, në këtë letër Ismail Qemal Vlora analizonte me një qartësi mbresëlënëse situatën politike në vend dhe tregonte rrugën drejt së ardhmes: “Shqipërinë e shpëtuam, i bindëm tërë mbretëritë ta pranojnë se Shqipëria siguron ekuilibrin ballkanik dhe prandaj është e domosdoshme për paqen botërore të Evropës dhe me ndihmën e perëndisë, nuk ka mbetur vend për ndonjë rrezik që të na shqetësojë në të ardhmen. Por për ne ka mbetur vetëm një çështje që na shqetëson: ne nuk e durojmë dot njëri-tjetrin dhe, e mirë apo e keqe, çdo gjë që bëjmë në anën tonë, has në vështirësi dhe sjell pasoja”.

Dorëheqja e Ismail Qemalit krijoi një boshllëk, i cili nuk mund të mbushej nga administrata e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ismail Qemali së bashku me familjen e tij u largua nga Vlora drejt Italisë e më tej në Francë. Pavarësisht situatës dramatike, ai nuk e humbi optimizmin dhe e shikonte largimin si të përkohshëm. Ai i këshilloi njerëzit e tij që të vazhdonin të bashkëvepronin me njëri-tjetrin “se një ditë do të vinte ora e bardhë e fatit të Shqipërisë”.

Studiuesi Evarist Beqiri sjell dhe tekstin e plotë të procesverbalit ku pasqyrohet zyrtarisht dorëheqja e Ismail Qemalit: “Sot, më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në prani të Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemal Beut. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se rruga e vetme për t’i dhënë fund përçarjes dhe anarkisë, që sundon në vend është krimi i një qeverie të vetme për të gjithë Shqipërinë, dhe, meqë në rrethanat e tanishme ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse ai e kalon pushtetin në duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit si përfaqësues i Fuqive të Mëdha, në prani të ministrave të tij ia përsëriti Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit kërkesën e paraqitur më parë, që ky Komision të marrë përsipër këtë detyrë dhe të marr pushtetin në duart e tij. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit çmon me respekt ndjenjat atdhetare nga është nisur Shkëlqesia Ismail Qemal Bej në veprimet e tij, e pranon këtë delegim pushteti dhe, me autorizimin përkatës të Fuqive të Mëdha, merr përsipër në emër të qeverisë që përfaqëson administrimin e Shqipërisë. Nënshkruar: “Ismail Qemali, Nadolny, Petroviç, Krajewski, Harry Lamb, Leoni, Petriaew.”

Bashkëpunëtori besnik i Ismail Qemalit, Aqif Pashë Elbasani, i dërgoi një telegram ku shkruhej: “Gjesti atdhetar i Shkëlqesisë Suaj u shton një fletë lavdie shërbimeve të larta atdhetare të bëra nga ju. Meritoni nderime dhe me këtë rast adhuroj Shkëlqesinë tuaj.”

Ismail Qemali u largua nga Vlora dhe shkoi për të pushuar pak kohë në Nicë, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri në maj 1914. Ai ishte zhgënjyer me zgjedhjen që bënë Fuqitë e Mëdha, në caktimin e një sovrani anonim, megjithatë e mbështeti atë./ KultPlus.com

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912

By: Kult Plus
16 January 2025 at 21:30

Me rastin e përvjetorit të lindjes së Ismail Qemalit, e risjellim sot të plotë fjalimin e tij të mbajtur më 28 Nëntor 1912 në ngjarjen e madhe të ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

KultPlus ju sjell fjalimin origjinal nga Ismail Qemali

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.

Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija! / KultPlus.com

Ismail Qemali më 1913: Evropa është e pandjeshme ndaj shkeljes së të drejtave të shqiptarëve

By: Kult Plus
16 January 2025 at 14:41

“Excelsior” ka botuar të shtunën e 26 prillit 1913, në faqen gjashtë, intervistën e Ismail Qemalit, zhvilluar në Champs-Elysées (Paris), pak kohë para se të nisej për në Konferencën e Londrës me qëllim mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Intervistën mund ta lexoni si më poshtë:

Në dekorin modern dhe luksoz të një pallati të Champs-Elysées, Ismail Qemal Beu ngjason me një nga mjekët tanë të zonave rurale, me një fytyrë energjike, e rrethuar nga një mjekër e bardhë.

Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, i cili u ndal disa ditë në Paris, para se të shkojë në Konferencën e Londrës, ende është nën ndikimin e emocioneve të shkaktuara nga lajmi i rënies së Shkodrës:

“Vërej me hidhërim, na thotë ai, se admirimi evropian shkon për malazezët, të cilët morën kryeqytetin tonë.

Dhe akoma më shumë, na fajësojnë për kërkesat tona! Unë e di se, në çdo kohë, mendimi i masave ka qenë në favor të fituesve, por ndjenja e së drejtës sonë duhet të mbizotërojë në mesin e diplomatëve.

Duhet të keni parasysh se na janë dashur vite për të shkundur zgjedhën turke, të cilës ne i kemi shkaktuar dhe shpejtuar humbjen e saj, për tu gjetur sot përballë çlirimtarëve më të zellshëm (etur) sesa shtypësit tanë të vjetër!

Në emër të lirisë së racave, malazezët hynë në luftë; A duan ata të na grabisin sot kryeqytetin tonë në emër të të njëjtit parim?

Megjithatë, Evropa qëndron e pandjeshme ndaj shkeljes së drejtave tona: ajo duket se na konsideron si disa fise sudaneze, të paaftë për tu qeverisur.

Gjithsesi, ne kemi dhënë prova të shkëlqyera për energjinë e racës sonë. Për shekuj me radhë, turqit kanë rekrutuar midis nesh zyrtarët më të mirë dhe ushtarët e tyre më të guximshëm.

Sot, të vetëm, të rrethuar nga ushtritë aleate, ne kemi ruajtur rendin, mbledhur taksat, formuar një milici, shkurtimisht, kemi siguruar jetën tonë të brendshme me burimet tona.

Ajo që na duhet tani është pavarësia e të gjithë territorit dhe kryeqytetit tonë, në mënyrë që, pa ardhur për të lypur në Evropë, të bëjmë Shqipërinë një shtet modern.

Natyrisht, ne do t’u kërkojmë vendeve fqinje këshilltarë dhe specialistë; ne do të jemi mirënjohës ndaj tyre për të na udhëzuar në fillimet tona, por ne duam të jemi vetëvetja, dhe nuk do të lejojmë që të ruhemi nga ndonjë fuqi.

Më akuzojnë se bëj lojën e njërës prej këtyre fuqive, por nuk është e ndaluar, mendoj, të tregoj ndonjë simpati për ata që na ndihmojnë, edhe nëse është për hir të interesit.” /darsiani/KultPlus.com

Pas dy fjalimeve mbresëlënëse, Ismail Qemali u varros me flamurin kuq e zi

By: Kult Plus
16 January 2025 at 12:44

Identifikimi i një objekti me kaq rëndësi për kombin shqiptar, nuk është një ngjarje e zakonshme. Ajo meriton një vëmendje të veçantë për nga rëndësia dhe unikaliteti që ajo mbart në vetvete.

Më datë 2 dhjetor 2011 u zbulua në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali! Është një ngjarje që nuk mund të komentohet! Vetëm heshtja shpreh nderimin më madhështor për gjithçka.

Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, në hotelin “Brufani” më 26 janar të vitit 1919, (bazuar në Fjalorin enciklopedik shqiptar). Në darkën e  10  shkurtit 1919 luftanija italiane “Alpino” solli në Skelë të Vlorës arkivolin me trupin e pa jetë  të njeriut të madh.

Në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian. U vendos që Ismail Qemali të varrosej në Kaninë, në varrezën familiare të familjes Vlora, me që në qytet nuk kishte mundësi urbanistike. Komanda italiane,  që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli, patriotizmi i të cilit mbushte  grykën e pushkës.

Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar.

Dhe ashtu  u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Në se flamuri është një simbol kombëtar,  atëherë i gjithë kombi u nder mbi njeriun që e ngriti kombin në përjetësi. Ishte një prekje, një përkëdhelje, një shtrëngim në gjoks, jo, më tepër, në shpirt. Këtë  flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë.

Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora.

Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë. U mbajtën dy fjalime mbresëlënëse  nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua hymni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora 10:00. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella.

Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga “Djelmoshat e Vlorës”, të shoqërisë me po këtë emër.  Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria “Djelmoshat e Vlorës” dhe nga gazeta “Kuvendi”. Mbas këtyre vinte “Shoqëria djaloshare”. Pastaj ecte banda ushtarake qe luante marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh.

Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemt e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritet ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë.

Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, flamur të cilin e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.

Në Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente që vërtetojnë ngjarjen. Po i paraqesim:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“MBRETNIJA SHQIPTQRE

PREFEKTURA MBRETNORE

VLONЁ

Nr. 172

Vlonë me 21. Kallnuer. 1933

P.T.

Ministris Arsimit

Tiranë

Këtu ngjitun kemi nderin me ju paraqit process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes në dorëzim të Flamurit që asht ngritun për të parën herë në Vlonë, prej Patriotit Ismail Qemalit.

Gjithashtu në pako të veҫantë dhe po me këtë shkresë dërgohet edhe Flamuri në fjalë.

Shtojmë se me gjithëse  Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur asht ngritur për të parën herë në ndërtesën Qeveritare më dorën Atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur asht ngritur me të vërtet me 28 Nanduer 1912, por jo në ndërtesën Qeveritare,  por në Zyren e doganave në Vlonë.

Lutemi me na njoftue marrjen në dorëzim.

Prefekti

  1. Nepravishta”

Shkruar me dorë:

“T’i dërgohet ky

flamur Bibliotekës”

Nën këtë shënim, është një tjetër, që konfirmon marrjen e flamurit në dorëzim:

“asht këtu në bibliotekën t’onë”

28/10/33

Vijojnë disa vula dhe firma dhe në fund:

“Marrë në dorëim me 29-X-933”.

Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqërues:

“PROCES-VERBAL

Sot më 28 Nanduer 1932, ditën e Hënë, me rastin e transferimit të eshtravet të shénjtorit të Kombit të ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina në Pemendoren kujtimore të ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe në pranie të Përfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqësis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave të tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministër i Arsimit, Milto Tutulani, Ministër i Drejtësisë dhe të Prefektit të Vlonës  Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri  i të ndjerit Ismail Qemal për kujtim Kombëtar i dorëzoj Prefektit të Vlonës Flamurin Kombëtar të cilin më 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti në qytetin e Vlonës tue prokllamuar indinpendencën e Shqipnisë pas shumë shekujsh rrobnije.

Këtë Flamur të shenjtë Prefekti i Vlonës ja dorëzoj Ministrit të Arsimit Shk. tij Z. Hil Mosi për ta depozituar në Muzeun Kombëtar në Tirané.

Për sa ma naltë u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun në katër kopje dhe i nënshkruem prej të gjithëve qe përmenden ma sipër.

Nga shkresa e mëposhtme, e firmosur nga vetë ministri i arsimit Mirash Ivanaj, vërtetohet se flamuri i u dorëzua Muzeut Kombëtar. E citojmë:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“ MINISTRI E ARSIMIT

Nr. Prot. 1208. Dërgohet Flamuri Komtar i ngrehun për herë të parë në Vlonë.

Drejtoris së Muzeut Komtar, Tiranë

Këtu ngjitun i dërgojmë asajë Drejtorije kopjen e process-verbalit të mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh për herë të parë nga i ndjeri Ismail Qemali në Vlonë.

Për njiherit me këto shkresa ju dërgojmë dhe kët flamur historik për t’a ruejtun me kujdes në muzeun komtar.

Ministr’i Arsimit, Mirash Ivanaj (firma)

Nisur me 6/XI/1933”

Kështu, në bazë të këtij dokumenti, Shqipëria u bë me flamur kombëtar. Por kjo nuk ishte e vërtetë. E vërtetojnë mohimet që i u bënë faktit të servirur nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve, që detyruan autoritetet e kohës të bënin verifikime të shumta, për të sqaruar të vërtetën. Mirëpo patriotizmi vulosi mendimin. Për shumë kohë u besua se flamuri i pavarësisë ndodhej i ruajtur në Muzeun Kombëtar. U desh kohë që ngatarresa të shpështillej, por kjo është ҫështje që nuk lidhet me këtë shkrim, aq më tepër që është sqaruar.

Vijojmë të paraqesim dokumente të tjerë që shkojnë më pranë të vërtetës.

“M.A.

Nri 402/749

Flamuri i Vlorësë

Mënistërijës’ së Arësimitë

Q y t e t

Bashkë me shkresën’ Nri 1208 të së 6s’ së këtij muaji, të shoqëruarë me verbalin’ e endur’në Vlorë më 28 të Vjeshtës’ së Tretë 1932. Muarëm’ në dorëim:

Flamurin’ kombëtar që shtolli në Vlorë vetë Ismail Qemal Vlora, mbë 28 të Vjeshtës së Tretë 1912.

Ky flamur zu vëndin’ në rjeshtën’ e kujtimevet’ t’ tjerë, me vlejë të jëstorijëtë, që ruhen’ në Tiranë,  9 Vjesht’ e Tretë 1933 / Drejtori (Firma dhe vula )

Ngjitur’ pas kësaj’ dorë-dëftesa

e jonë Nri C. 208”

Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.

“Flamuri i Vlorës”

Për punën, e flamurit’ kombëtar që valoj në Vlorë për here të pare ditën’ e të lëҫiturit’ të Shqipërijsë mbë krye të vehtë, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i të ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati mirësijën’ të shtronjë këta kujtime:

  • flamuri upat nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora. (Shënim nga F.Stamati: fjalët, “nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora”, janë të shuara me një vijë përsipër).
  • Pëlhura e flamurit’ qe e leshtë dhe shkaba e shtampuarë; nuk’ mban mënt të ketë pasur,’ theka o kravatë.
  • Të madhët’ të tijë, gjer sa mund të caktohet’ me të maturë syri, munt të qe afëro 0 m. 80 për së gjati, dhe 0 m. 50 për së gjëri.

Sa për fundin ‘ e këtij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora ësht’ i mejtimit’ se flamuri nuk’ ka qënë shdukurë, po se ndodhet’ i ruajturë në Shqipërijë, ndër duar’ që do të kujtohen’ ndofta  ndonjë  ditë t’i a falin’ Muzejës’ Kombëtare.

Tiranë, 10 shkurt 1936”

Më poshtë, në të majtë, është vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, si dhe firma, ndërsa në të djathtë, firma e Ethem Bej Vlorës. Poshtë ka një shënim:

  • Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me dorën’ e vehtë:

“nga shtëpija e Zotit’ Xhemil Bej Vlora”.

Ёshtë me interes edhe një dokument tjetër:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojmë: “Flamuri i Doganës’ së Vlorësë.

Me shkresën’ e Mënistërijës’ së Arësimitë Nri 1208 të së 6s’ së Vjeshtës’ së Tretë 1933, i udorëzua Muzejës’ Kombëtare një flamur i trajtuarë prej dy fijesh pëlhure të leshtë, 1 m. 45 i gjatë dhe 0 m. 95 i gjërë, me shkabën’, me dy krerë dhe me krahë të shtallurë mbë të përpjetë, pa theka dhe pa kravatë.

Pas shkresës’ që i përsillte Muzejës’ Kombëare këtë flamurë, janë mpështeturë:

  • një verbal me ditë 28 të Vjeshtës ‘ së Tretë 1932, në të cilin’ kan’  vënë duarëtë:

Përfaqësi I L. Madhërijës’ së Tijë Mbëretitë, Gjeneral Leon de Ghilardi,

Ministri i Arësimitë, Hil Mosi,

Ministri i Drejtësijësë, Milto Tutulani,

Zoti Et-hem bej Vlora, përfaqësi i Fëmijës’ së të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë, Prefekti i Vlorësë, A. Nepravishta.

Në këtë verbal është shënuarë se flamuri i dhuruarë  Muzejës’ Kombëtare është muu ay  që pati ngriturë në Vlorë me dorën’ e vehtë i ndjeri Ismail Qemal Beu, të 28në të Vjeshtës’ së tretë 1912.

  • një shkresë e Prefekturës’ së Vlorësë, Nri 172 me ditë 21 Jenar 1933, në të cilën’, ndër t’ jera, është shënuarë se si pas kërkim’ e hetimeve të bërë nga Prefektura e Vlorësë, ky flamur nuk ‘ ka qënë ngritur’ kurrë mbi ndërtesën’ qëverritare as ditën’ që ulëҫit të krye-mbë-vehtët’ të Shqipërijésë as mëë pas, po ka valuarë vetëmë për një kohë të gjatë mbi godinën’ e Doganës’ së detitë  të Vlorësë.

Për të kthillurë këtë pikë ukërkuanë hollësija nga Zoti Et-hem Bej Vlora, i cili pati mirësijën’ të apinj’ këta shënime:

  • flamurin’ që i udorëzua Muzejës’ Kombëtare, i a fali të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë Duku i Monpansierit’, kur pat’ ardhurë në Vlorë, nga Marsi i vitit’ 1913.
  • qëverrija e Shqipërijësë e përdori për Doganën’ e Vlorësë, mbi ndërtesën’ e së cilësë valoj gjer ditën’ që Ismail Qemal Beu hoqi dorë nga Kryesija e Qëverrijësë.
  • mbë t’ ularguarë nga Vlora Ismail Qemal Beu, kërkoj të ketë si kujtim një nga flamuret’ të Qëverrijësë; usgjoth ky flamur dhe i udorëua Zotit’ Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjatë kohës’ që bashkë me t’ anë undodhën’ ndëpër Evropë.
  • ditën’ që i ndjeri Ismail Qemal Vlora ndërroj jetë në Perugia të Italijësë (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin’ e t’et me këtë flamur.
  • kur upru i vdekuri në Vlorë dhe uvendos në sallën’ e fllugërijës’ së përmortëshme, që pati navaturë Kumanda e Ushtërijës’ Italjane, prapë ky flamur under mbi arqivolin’ e të vdekuritë.
  • gjatë përsjellës’ së trupitë nga Vlora në Kaninë, arqivoli qe mbuluarë me po këtë flamur.
  • edhe ditën’ që eshtërat’ të të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë umbartën’ nga Kanina në Vlorë, për t’ ukallurë në varrin’-monoment, që ngrehu Qëverrija Mbëretërore e Shqipërijësë, ky flamur qe nderur’ mbi arqivolin’ edhe gjatë rrugësë edhe gjer sa mori funt shërbesa e të kalluritë, pas së cilësë Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorëzoj  Përfaqësvet’ të Qëverrijësë Mbëretërore, si kujtim për t’ uruajtur’ në Muzejën’ Kombëtare.

Tiranë, 10 Shkurt 1936”

Më poshtë, majtas,  është firma dhe vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, ndërsa djathtas firma e Et-hem Bej Vlorës.

Në vitin 1946 materialet e Muzeut Kombëtr i kaluan Instituit të Shkencave. Në vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranës, mori jetë edhe Instituti i histori-gjuhësisë, i cili pati në vartësi të vet edhe Muzeun arkeologjik-etnografik, si edhe fondin etnografik. Në këtë fond kaluan edhe flamujt, që ndodheshin dikur në Bibliotekën dhe  Muzeun Kombëtar. Mirëpo nuk pati asnjë dokument për historinë e tyre. Kështu, ata mbetën enigmë. Edhe i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografisë dhe i fondit etnografik, e kishte me të dëgjuar se dikush i kishte dorëzuar flamujt pa dhënë ndonjë sqarim për ta, duke thënë: merrini dhe ruaini edhe këta! Punonjësja më e vjetër e fondi etnografik Znj. Pandora Plaku, kujton edhe në ditët e sotme porosinë e Rrok Zojsit për kujdesin ndaj ketyre flamujve dhe punën që ka bërë ajo me kolegët e saj për t’i mbrojtur këta flamuj nga infeksionet e insekteve dhe nga dëmtime të tjera.

Ishin tetëmbëdhjetë. Puna për identifikimin e tyre filloi dhjetë vjet më parë. Me 2 dhjetor 2011 i erdhi rradha këtij. Se si ndodhi mund ta tregojmë ndonjë herë tjetër.

Flamuri është i plotë, por ka dëmtime të shumta. Ngjyra e kuqe është zbehur nga veprimi i diellit. Duket të jetë pis. Duhet restauruar. Do të jetë një punë jo e lehtë në gjendjen që është ai!

Pavarësisht nga të dhënat e grumbulluara deri më sot, rëndësia e këtij flamuri dikton domosdoshmërinë e studimeve gjithnjë edhe më të gjera për të ndriçuar maksimalisht këtë simbol kombëtar.

Edhe disa ditë dhe ky flamur do të ekspozohet përkohësisht në mjediset e Qendrës së Studimeve Albanologjike për të kujtuar përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit./Ariola Prifti /Frederik Stamati/ KultPlus.com

Në Foto: Kortezhi duke u ngjitur për në Kaninë 12 shkurt 1919.
Në foto: Ceremonia e rivarrimit, Sheshi i Flamurit, Vlorë më 28 Nëntor 1932.

Përvjetori i lindjes së Ismail Qemalit, figurë e rëndësishme e kombit shqiptar

By: Kult Plus
16 January 2025 at 09:30

Më 16 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsideruar si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut.

Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. Nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll.

Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si: kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (Tulxhë-Bullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.

Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandorisë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar). U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjes kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912 njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar.

Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar./atsh/KultPlus.com

Foto e rrallë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër (FOTO)

By: Kult Plus
15 January 2025 at 19:00

Fotografitë e rralla janë ato të cilat të mbushin me emocion dhe sheh diçka të cilën nuk e keni parë për një kohë të gjatë.

E tillë është edhe fotografia e paraqitur më poshtë, në të cilën janë Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica. / KultPlus.com

Berisha: Diferenca e Ramës mes botës virtuale dhe realitetit (VIDEO)

By: user 8
5 January 2025 at 11:49

Përmes një reagimi në Facebook, Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka reaguar mbi videon e posuar së fundmi nga Rama, e cila është realizuar nga inteligjenca artificiale, ku ky i fundit është krah Ismail Bej Vlorës.

Berisha është shprehur në video se Rama mund të shëtisë vetëm në botën virtuale pasi në realitet ai shoqërohet me banditë e trafikantë të cilët i ka futur në qeveri duke i emëruar me poste të larta.

Postimi i plotë: 

Mirëdita, miq!
Edi Rama ka zgjedhur të shoqërohet dhe të shëtisë me “Ismail Qemalin”, por vetëm në botën virtuale. Sepse, në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, me banditë dhe trafikantë.
Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament, i emëron në postet ndër më të lartat. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë, duke ndarë me ta fitime të mëdha.
Dielli me shoshë nuk mbulohet!

The post Berisha: Diferenca e Ramës mes botës virtuale dhe realitetit (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë

By: user 6
15 December 2024 at 20:15

Në maj të këtij viti gjeta në Boston një kopje të Dokumentit të Pavarësisë, që i ishte dërguar Fan Nolit nga Shqipëria më 1938.

Në Kishën e Shën Gjergjit, me ndihmën e arkivistes Neka Doko, e fotografova me kujdes dokumentin bashkë me dy fletë shoqëruese. Dokumenti ruhet në gjendje mjaft të mirë, ndonëse i dëmtuar pak në cepat e faqeve për shkak të moshës 87-vjeçare.

Është drithëruese kur gjen një gur të tillë të çmuar që të sjell kujtime nga historia jonë kombëtare. Është po aq e bukur ndjesia kur e prek dokumentin dhe ai bëhet si i gjallë në duart e tua.

Në njërën prej faqeve bashkëngjitur thuhet se dokumenti i qenkej dërguar Fan Nolit nga miku i tij në Elbasan Beqir Rusi, ish-anëtar i Senatit që doli nga Kongresi i Lushnjes në 1920 dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 1924, kur Noli ishte kryeministër.

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, Lef Nosi, që ishte daja i gjyshes sime, lejoi të shtypej një numër i kufizuar kopjesh të Dokumentit të Pavarësisë, të cilin e mbante prej vitesh në ruajtje, ashtu siç ruante edhe shumë dokumente historike me rëndësi në koleksionin e tij.

Në fund të faqes ballore ai kishte shtypur edhe atë pjesë të firmave që ndodheshin në anën e pasme të origjinalit, duke i vënë të gjitha nënshkrimet në një imazh të vetëm.

Disa kopje të shtypura nga Lef Nosi iu dhuruan personaliteteve të ndryshme ose miqve të Mbretërisë Shqiptare, siç ishte ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant dhe të tjerë. Mes tyre paskej qenë edhe Fan Noli.

Ndërkaq, në Shkollën Harry Fultz në Tiranë, aty ku sot është Shkolla Teknike Ekonomike, u ekspozua dokumenti origjinal bashkë me flamurin kombëtar, atë që mendohej se ishte ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali.

Në atë kohë, marrëdhëniet mes Mbretit Zog dhe Peshkop Nolit ishin përmirësuar mjaft, edhe pse të dy e kishin dënuar njëri-tjetrin me vdekje – Noli Zogun në dhjetor 1924 dhe Zogu Nolin në tetor 1927. Në fillim të vitit 1934, Zogu i kishte dërguar Nolit në Boston një ndihmë prej 3,000 frangash, saktësisht 800 dollarë e 35 cent, për t’u shëruar nga një pneumoni e dyfishtë.

Besoj se kjo është ndër të paktat kopje të Dokumentit të Pavarësisë që ekzistojnë. Ndonëse nuk bëhet fjalë për origjinalin, ajo është gjithsesi një pasuri. ©Marrë nga faqja në Facebook e Ilir Ikonomit

The post FOTO/ Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë appeared first on Lapsi.al.

Sot 112 vjet më parë filloi punën Qeveria e Ismail Qemalit

By: Kult Plus
4 December 2024 at 12:00

Në vitin 1912, pikërisht më 4 dhjetor, Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit.

Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit.

Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin.

Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri-Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme.

Grekët gjithashtu tentuan të merrni Sarandën.

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar

Ismail Qemali – Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Dom Nikoll Kaçorri – Zv.Kryeministër

Myfit bej Libohova – Ministër i Brendshëm

Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Ministër i Luftës

Abdi bej Toptani – Ministër i Financave

Dr. Petro Poga – Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor

Dr. Luigj Gurakuqi – Ministër i Arsimit

Mit’hat Bej Frashëri – Ministër i Punëve Publike

Pandeli Cale – Ministër i Agrikulturës

Lef Nosi – Ministër i Post-Telegrafit. / KultPlus.com

The post Sot 112 vjet më parë filloi punën Qeveria e Ismail Qemalit appeared first on KultPlus.

Suveniret e festave, pëlqehen më shumë shqiponja dhe portreti i Ismail Qemalit

29 November 2024 at 18:25

Edhe ky vit, si çdo vit tjetër i ka gjetur artizanët e Gjirokastrës duke gdhendur simbolet kombëtare për 28–29 nëntorin.

Artizani Anastas Petridhi shprehet se suveniri më tërheqës në këto ditë është shqiponja, e cila kërkohet si nga vizitorë vendas edhe të huaj.

Duke nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara, duke futur edhe idetë e reja, kemi menduar që të bëjmë simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, e cila ka qenë më tërheqësja. Kemi pasur edhe kërkesa të veçanta këtë vit,” thotë artizani.

Përveç simboleve këta artizanë duarartë gdhendin edhe figurat tona kombëtare, si Ismail Qemali e Skënderbeu.

Petridhi pohon se figura më e suksesshme ka qenë e Ismail Qemalit.

Janë figura kombëtare që kanë bërë emër për këto ditë. Portretin e Ismail Qemalit aktualisht nuk e kam, sepse nuk e prisja as unë që të ikte kaq shpejt, që të kisha bërë edhe disa copë. Edhe figura të tjera, si e Skënderbeut apo e heronjtë të tjerë kombëtarë, kanë qenë të kërkuara,” tregon z. Petridhi.

Festat e nëntorit janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët ,pasi shënojnë ngjarje dhe periudha të ndryshme historike./rtsh

The post Suveniret e festave, pëlqehen më shumë shqiponja dhe portreti i Ismail Qemalit appeared first on Telegrafi.

Stërnipi i Ismail Qemalit me mesazh: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë

28 November 2024 at 22:42

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë ka marrë pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit.

Në një prononcim për mediat në gjuhën italiane, ai thotë se mendon që ndjen të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi i tij kur ka ngritur flamurin shqiptar.

Stërnipi i Ismail Qemalit ka dhënë dhe një mesazh nga qyteti bregdetar i Vlorës: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!

Stërnipi i Ismail Qemalit: Mendoj se ndjej të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi im kur ngriti flamurin.

Pyetje: A është hera e parë që vini në Shqipëri?

Stërnipi i Ismail Qemalit: Jo, absolutisht që jo. Kam qenë shumë herë në Shqipëri.

Pyetje: A ke një mesazh për shqiptarët në këtë ditë?

Stërnipi i Ismail Qemalit: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!

Në aktivitetin zyrtar ishin të pranishëm edhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar; Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Në cermoni nuk mungoi as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

The post Stërnipi i Ismail Qemalit me mesazh: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë appeared first on Telegrafi.

❌
❌