Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Antony refuzon ribashkimin me Ronaldon tek Al-Nassr

3 August 2025 at 21:13

Antony, i cili është jashtë planeve te Manchester United, raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u ribashkuar me Cristiano Ronaldon duke hedhur poshtë një ofertë nga Al-Nassr. 

Sipas gazetës Sport, klubi arab ka shprehur interes për të nënshkruar me brazilianin, por lojtari 25-vjeçar ‘refuzon të dëgjojë’ për ofertën e majme nga Arabia Saudite. 

Antony, i cili luajti përkrah Ronaldos te United në vitin 2022, më parë ka refuzuar edhe ofertat nga klubet braziliane Botafogo dhe Sao Paulo, pasi ai ka bërë të qartë se dëshiron një destinacion të vetëm. 

Raporti shton se ish-lojtari i Ajax-t nuk është i gatshëm të bashkohet me asnjë klub tjetër përveç Real Betis, ku kaloi me shumë sukses pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar, dhe është madje i gatshëm të pranojë një ulje page për të realizuar transferimin. 

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse skuadra spanjolle do të mund të përballojë çmimin prej 30 milionë që kërkon Manchester United. 

Antony, i cili shënoi nëntë gola dhe dha pesë asistime në 26 ndeshje për Betis, duke ndihmuar klubin të përfundojë në vendin e gjashtë në La Liga dhe të arrijë finalen e Ligës së Konferencës mund të rikthehet në skuadrën e parë të trajnerit Ruben Amorim, nëse Manchester United nuk arrin ta shesë gjatë kësaj vere./Telegrafi/

The post Antony refuzon ribashkimin me Ronaldon tek Al-Nassr appeared first on Telegrafi.

Ten Hag ‘iu lut’ Man Unitedit që të mos e transferonte një lojtar – por ranë nën presionin e Arsenalit

10 June 2025 at 17:29

Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, nuk ishte në favor të transferimit të Antony në Old Trafford për shumën rekorde prej 100 milionë euro, sipas deklaratave të agjentit të tij, Kees Vos.

Antony, i cili kishte shkëlqyer nën drejtimin e Ten Hagut te Ajax, u transferua në United në gusht 2022, pas një beteje të ashpër me Arsenalin për nënshkrimin e tij.

Sidoqoftë, sipas librit të ri “Liverpool and the Dutch” nga Bart Nolles, Ten Hag dhe agjenti i tij u përpoqën të pengonin transferimin për shkak të çmimit të fryrë.

“Ten Hag dhe Vos nuk ishin pro këtij transferimi dhe donin ta ndalonin. Por klubi deshi ta procesonte përpara me çdo kusht, sepse Arsenal ishte gjithashtu i interesuar për Antony”, ka thënë Nolles në një intervistë për Viaplay.

Ansori brazilian pati një sezon të parë të përzier në Ligën Premier, ndërsa në sezonin 2023-2024 luajti shumë pak. Në janar 2025, ai u huazua te Real Betis, ku shkëlqeu në La Liga me disa performanca të shkëlqyera dhe gola vendimtarë.

Sipas burimeve, Antony është një nga lojtarët që United dëshiron të shesë këtë verë, pasi nuk futet në planet e trajnerit të ri, Ruben Amorim. Interesante, një nga klubet që monitoron gjendjen e tij është Bayer Leverkusen – ekipi i ri i Ten Hagut.

“Edhe pse Ten Hag nuk e mbështeti këtë transferim, ai mbeti i lidhur me të gjatë gjithë kohës në Manchester si trajneri që solli sulmuesin nga Ajax për një shumë kaq të diskutueshme – një lojtar që kurrë nuk arriti të përmbushte pritshmëritë”, shtoi Nolles.

Me disa klube të mëdha të interesuara për Antony këtë verë, do të jetë intriguese të shihet nëse Ten Hag do të përpiqet ta ribashkojë me të në Leverkusen. /Telegrafi/

The post Ten Hag ‘iu lut’ Man Unitedit që të mos e transferonte një lojtar – por ranë nën presionin e Arsenalit appeared first on Telegrafi.

Nicole Scherzinger fiton çmimin Tony për “Sunset Boulevard”

By: user 10
9 June 2025 at 18:10

Nicole Scherzinger, ish-këngëtarja e The Pussycat Dolls, triumfoi në Çmimet Tony 2025 duke fituar çmimin Aktorja më e Mirë në Rol Kryesor në një Musical, për interpretimin e saj si Norma Desmond në rikthimin modern të “Sunset Boulevard”.

Çmimi iu dorëzua nga vetë Oprah Winfrey, në një moment historik për karrierën e saj.

“Gjithmonë jam ndjerë sikur nuk i përkisja,” tha Scherzinger me lot në sy gjatë fjalimit të pranimit. “Por ju më keni bërë të ndihem sikur i përkas dhe, më në fund, jam kthyer në shtëpi.”

Ky ishte çmimi i saj i parë Tony, por jo i pari vlerësim për rolin e Normës – ajo fitoi më parë edhe Laurence Olivier Award 2024 në Londër për të njëjtin rol.

Pavarësisht suksesit ndërkombëtar si pjesë e grupit The Pussycat Dolls (2003–2010), Scherzinger gjithmonë ka ëndërruar për skenën e Broadway-t. Në një video të ndarë në Instagram në dhjetor, ajo shfaqej në zonën e teatrove në Nju Jork që në vitin 2008, duke thënë:

“Mendoja se do të isha në atë anë të rrugës, jo në këtë. Por një ditë do të kthehem në shtëpi.”

Dhe ashtu ndodhi. Në maj 2025, pas nominimit të saj të parë për Tony, ajo tha për “TODAY”:

“Jam e mbushur me mirënjohje. Mos u dorëzoni kurrë, sepse nuk e dini kur do të vijë momenti juaj.”

Roli i Norma Desmond, një ish-yll i filmave pa zë që ëndërron të kthehet në skenë, përputhet në mënyrë prekëse me historinë personale të Scherzinger. Ajo tha:

“Siç thotë Norma: ‘Do të rikthehem aty ku kam lindur të jem. Ky rol më lejoi të ndaj gjithë shpirtin tim me botën.”

Rikthimi i “Sunset Boulevard” kryesoi këtë vit me 7 nominime, duke lënë gjurmë në skenën e Broadway-t. Në këtë kategori konkurruan emra të mëdhenj si Audra McDonald (“Gypsy”), Jennifer Simard dhe Megan Hilty (“Death Becomes Her”), si dhe Jasmine Amy Rogers (“BOOP! The Betty Boop Musical”).

 

The post Nicole Scherzinger fiton çmimin Tony për “Sunset Boulevard” appeared first on Lapsi.al.

“Oreo & Tony”- Një hapësirë e re për kafshët dhe dashamirësit e tyre në Tiranë

By: fra nc
6 June 2025 at 13:07

Në zemër të Tiranës, mes zhurmës së Bllokut, tani ndodhet një vend që i përket vetëm putrave. “Oreo & Tony” ka hapur hapësirën më të re të dyqanit të tyre – një ambient plot dashuri dhe kujdes, ku çdo kafshë ndihet si në shtëpi.

“Oreo & Tony” mbart një histori familjare të jashtëzakonshme, që kalon brez pas brezi – veterinerë, farmacistë dhe mjekë që kanë ndarë të njëjtën dashuri për kafshët për mbi 60 vite. Kjo pasion dhe përkushtim është bërë themeli i çdo gjëje që bëjmë. Emri Oreo dhe Tony, nuk është i paqëllimshëm, pikërisht nga dy katërputroshë që janë bërë frymëzim i këtij projekti me zemër.

“Dëshirojmë të lançojmë për herë të parë një nismë në ndihmë të komunitetit tonë të katërputroshëve, që nga ata që jetojnë në shtëpitë tona, deri tek ata të padukshmit, pa një çati dhe një forever home. Nisma quhet “Feed the Strays”, dhe synon të nxisë qytetarët të kujdesen për qentë dhe macet e rrugës, duke i ushqyer me produktet e Oreo and Tony”, deklaroi Patricia Constantinescu.

‘Oreo & Tony’ në Bllok nuk është thjesht një destinacion për të blerë produkte për kafshët tuaja. Është një vend ku çdo qenush, çdo mace dhe çdo qytetar me zemër të madhe, mund të ndjejë se i përket një komuniteti.

“Kanë shumë lloje të ndryshme ushqimesh, unë kamë katër qenushë dhe secili në bazë të racës kanë nevojat e ndryshme. Më bëhet qefi që kanë hapur një pikë tjetër”, deklaroi një qytetare teksa mbante qenin e saj në krah.

Edhe një qytetare tjetër e pranishme në ceremoni vlerësoi standardin e ushqimeve që ofrohen për kafshët.

“Paska një diversitet të gjerë të produkteve ushqimore por dhe aksesorëve që i përdorim gjatë gjithë kohës. Duam një jetë të shëndetshme dhe me standard, jo vetëm për njerëzit por dhe për qenushët”, tha ajo.

Brand-i synon të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, me deri në 40 dyqane në plan, por misioni i tij nuk ndalet vetëm te shitja. Ai synon të krijojë një kulturë dashurie dhe kujdesi ndaj kafshëve. Sepse çdo putër meriton dashuri, kujdes… dhe një vend ku është gjithmonë i mirëpritur.

The post “Oreo & Tony”- Një hapësirë e re për kafshët dhe dashamirësit e tyre në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

“Kalova ditë të tëra pa ushqim dhe u mbylla në dhomë”, Antony mes lotëve flet për kohën e tij tek Man Utd

27 May 2025 at 17:42

Antony ka folur për periudhën e tij të vështirë tek Manchester United dhe ndikimin që pati ajo në shëndetin e tij mendor 

Anësori brazilian dhe ish-lojtari i ‘Djajve të Kuq’, Antony, ka folur hapur për kohën e tij te klubi anglez dhe ndikimin e thellë që ajo pati në shëndetin e tij mendor. 

Pas vështirësive për të përmbushur pritshmëritë dhe çmimin e transferimit prej 86 milionë eurosh nga Ajax në vitin 2022, ai u largua nga ‘Old Trafford ‘në janar të vitit 2025, duke u transferuar te skuadra spanjolle Real Betis. 

Në 96 paraqitje me klubin nga Manchesteri, Antony shënoi vetëm 12 gola dhe dhuroi pesë asistime. Por që prej bashkimit me Betisin, 25-vjeçari ka gjetur formën, duke realizuar nëntë gola dhe tani pritet të jetë titullar në finalen e Ligës së Konferencës kundër Chelseat. 

 

Në një intervistë përpara finales për TNT Brazil, Antony rrëfeu dhimbjen dhe sfidat personale gjatë qëndrimit të tij në Angli. 

“Kalova kohë të vështira te Manchester United, kur nuk ndjeja më kënaqësi”. 

“I thoja gjithmonë vëllait tim që nuk e përballoja dot më. Vetëm unë e di si ishte të qëndroja në shtëpi, pa forcë për të luajtur me djalin tim, duke kaluar ditë pa ngrënë, i mbyllur në dhomë”. 

Ai tregoi gjithashtu se kalimi te Betis i solli një ndryshim të madh në jetë. 

“Kalimi te Betis më ndryshoi shumë sepse kisha nevojë të rigjeja veten, për shkak të gjithçkaje që kalova në jetën time personale”. 

“Siç e kam thënë, doja të bëja gjëra, por thjesht nuk funksiononin sepse nuk isha i lumtur”. 

“Nuk e ndjeja më dëshirën për të luajtur futboll, dhe kisha nevojë ta rigjeja veten dhe të isha sërish i lumtur, sepse futbolli ka qenë gjithmonë diçka që e kam dashur,” përfundoi ai./Telegrafi/

The post “Kalova ditë të tëra pa ushqim dhe u mbylla në dhomë”, Antony mes lotëve flet për kohën e tij tek Man Utd appeared first on Telegrafi.

Ancelotti bën grumbullimin e parë tek Brazili – rikthime të mëdha, lihet jashtë Neymar

26 May 2025 at 21:58

Antony ka marrë ftesën nga Carlo Ancelotti në përzgjedhjen e tij të parë të ekipit të Brazilit, por Neymar nuk është ftuar nga ish-trajneri i Real Madridit. 

Shumë shpejt pasi Ancelotti mori drejtimin e Brazilit, tekniku italian ka ftuar Antonyn në ekipin e tij, së bashku me Casemiron në mesin e të tjerëve. 

Sidoqoftë, Neymar nuk ka marrë ftesë para dy ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Ekuadorit dhe Paraguait. 

Jashtë listës së të ftuarve ka mbetur edhe Rodrygo, i cili shkaku i një lëndimi të pësuar nuk do të jetë në gjendje të luajë edhe për ca kohë.

Ancelotti ishte pajtuar që të largohej më herët nga stoli i Real Madridit në fund të këtij sezoni, me Xabi Alonson që u emërua si pasardhësi i tij. 

A PRIMEIRA LISTA DE CARLO ANCELOTTI NA SELEÇÃO BRASILEIRA! 🇧🇷 Se liga nos convocados do Carleto para os jogos contra Equador e Paraguai! #SeleçãoBrasileira pic.twitter.com/sxYa1OFQER

— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 26, 2025

Brazili ka rënë dukshëm gjatë kohëve të fundit dhe ish-trajneri i Milanit do të përpiqet që ta fitojë Kupën e Botës me këtë kombëtare për herë të parë që nga 2002. 

Që prej se iu bashkua Betisit në formë huazimi, Antony ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 25 ndeshje. 

Ndeshjet e para të Ancelottit në krye të Brazilit do të jenë ndaj Ekuadorit dhe Paraguait në 6 dhe 11 qershor respektivisht./Telegrafi/

The post Ancelotti bën grumbullimin e parë tek Brazili – rikthime të mëdha, lihet jashtë Neymar appeared first on Telegrafi.

Tri shitjet që Manchester United dëshiron të mbyllë këtë verë

24 May 2025 at 09:40

Manchester United ka marrë një vendim vendimtar përpara afatit të transferimeve të verës: duke i liruar përgjithmonë Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Antony.

Tre sulmuesit, të cilët dikur konsideroheshin shtylla të projektit sportiv të Djajve të Kuq, nuk janë më pjesë e planeve të klubit për të ardhmen e afërt dhe do të jenë një përparësi në listën e largimeve.

Menaxhmenti i United po kërkon të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme përmes këtyre marrëveshjeve, duke synuar një shifër afër 100 milionë funte.

Largimi i këtyre lojtarëve nuk do të bazohej vetëm në arsye sportive, por edhe në ato financiare, me qëllim balancimin e librave dhe lirimin e pagave për të lehtësuar nënshkrimet e reja.

 

🚨 Ruben Amorim will have a budget of over £100m this summer without winning the Europa League. This figure is expected to be boosted by sales as well.

Manchester United believe they can raise £100m from the sales of Antony, Rashford, and Sancho.

(Source: @TimesSport) pic.twitter.com/2sfOXgDYOu

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 22, 2025

Gjatë sezonit, të tre lojtarët kanë gjetur vazhdimësi larg Old Trafford. Sancho, i huazuar te Chelsea, ka demonstruar cilësinë e tij me një sezon të fortë në Ligën Premier.

Antony, nga ana e tij, ka shkëlqyer te Real Betis, ku ka qenë një lojtar kyç në kualifikimin e ekipit për në finalen e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Rashford ka treguar shenja rimëkëmbjeje te Aston Villa, duke kontribuar si në krijim ashtu edhe në përfundim të ndeshjeve.

Pavarësisht këtyre performancave pozitive në pozicionet e tyre përkatëse, menaxhmenti i United beson se mbyllja e ciklit me tre lojtarët është mënyra më logjike për të ecur përpara me një rindërtim sportiv.

Si Chelsea ashtu edhe Betis pritet të negociojnë për të mbajtur lojtarët e tyre përkatës të huazuar, ndërsa Rashford mund të ketë disa oferta brenda futbollit anglez.

Me këtë veprim, United po përgatitet për një afat kalimtar të ngjeshur, ku shitjet e këtyre lojtarëve mund të jenë çelësi për të sjellë fytyra të reja që i përshtaten më mirë planit të trajnerit dhe qasjes së re të klubit. /Telegrafi/

The post Tri shitjet që Manchester United dëshiron të mbyllë këtë verë appeared first on Telegrafi.

Antony është në prag të vendosjes së një rekordi të ri që nuk do të barazohet më kurrë në historinë e futbollit

9 May 2025 at 15:30

Ylli nën pronësi të Manchester United, Antony, mund të bëhet lojtari i parë që vendos një rekord mbresëlënës që mund të mos arrihet kurrë më.

Antony ka shijuar një jetë të re që kur u largua nga United në janar për t’u bashkuar me skuadrën e La Ligas, Real Betis, në një huazim afatshkurtër deri në fund të sezonit.

Që atëherë, sulmuesi anësor ka rizbuluar formën që e çoi drejt bashkimit me Unitedin në vitin 2022, duke shënuar tetë gola në 21 paraqitje dhe duke luajtur një rol thelbësor në betejën e Real Betisit për një vend në Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, ai mund të jetë gati të bëjë histori duke vendosur një rekord futbolli që nuk mund të krahasohet më kurrë nga asnjë lojtar tjetër.

 

If Manchester United and Real Betis win their respective finals, Antony will become the first ever double European champion in the same season. 🤯🏆 pic.twitter.com/cBhkzx1Syu

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) May 9, 2025

Të enjten, United siguroi një vend në një finale tërësisht angleze të Ligës së Evropës kundër Tottenham Hotspur, pasi mposhti në mënyrë mbresëlënëse Athletic Bilabon me rezultat 7-1 në dy ndeshje gjysmëfinale.

Në të njëjtën kohë, Betis siguroi një fitore të vështirë ndaj skuadrës së Serie A, Fiorentina, teksa një gol në kohën shtesë i siguroi atyre një vend në finalen e Ligës së Konferencës, ku do të takohen me Chelsean.

Duke qenë se ka luajtur një rol në edicionet evropiane të United dhe Betis, Antony do të fitojë një medalje fituesi për secilën nga të dyja skuadrat nëse fitojnë finalet përkatëse në fund të muajit.

 

🏆 If United and Betis win their respective finals, Antony will become the first ever double European champion in the same season!

🐐 for a reason. pic.twitter.com/tjSA2JxhfM

— The United Stand (@UnitedStandMUFC) May 8, 2025

Nëse United dhe Betis dalin të dy nga finalet e tyre evropiane si kampionë, atëherë Antony do ta fitojë titullin si kampioni i parë i dyfishtë evropian në të njëjtin sezon, një sukses që nuk mund të arrihet kurrë më.

Disa lojtarë kanë fituar dy trofe evropianë gjatë karrierës së tyre, por asnjëri nuk e ka arritur këtë brenda të njëjtit sezon.

Ndryshe, United shkon në finalen e Ligës së Evropës kundër Spurs në stadiumin San Mames në Bilbao si favorit i moderuar, ndërsa Betis do të përpiqet të sfidojë shanset kur të përballet me Chelsean në Stadion Miejski të Polonisë.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 21 maj, ndërsa finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet një javë më vonë, më 28 maj. /Telegrafi/

The post Antony është në prag të vendosjes së një rekordi të ri që nuk do të barazohet më kurrë në historinë e futbollit appeared first on Telegrafi.

Man United e informon Real Betisin për çmimin e Antonys

3 May 2025 at 15:33

Manchester United ka vendosur çmimin për të shitur Antonyn gjatë verës.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Real Betisit në formë huazimi në janar pa opsion të përhershëm.

Antony ka qenë i jashtëzakonshëm për klubin e LaLigas që nga ardhja e tij dhe ishte përsëri në listën e golashënuesve në fitoren e tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës së Europa League kundër Fiorentinës të enjten në mbrëmje.

Drejtuesit e Betisit e kanë bërë të qartë se janë të etur ta zgjasin kontratën e Antonit dhe tani El Chiringuito raporton se United e ka bërë të ditur se sa dëshiron ta shesë sulmuesin.

United e ka informuar Betisin se do ta shesë Antonyn këtë verë për 40-50 milionë euro, praktikisht pothuajse gjysmën e shumës prej 90 milionë eurosh që i paguan Ajaxit për lojtarin tre vjet më parë. /Telegrafi/

The post Man United e informon Real Betisin për çmimin e Antonys appeared first on Telegrafi.

David de Gea bën një deklaratë të habitshme për Antonyn pasi braziliani i shënoi një gol të mrekullueshëm

3 May 2025 at 11:21

David de Gea ka folur për Antonyn pasi një gol i mrekullueshëm nga braziliani e mposhti portierin e Fiorentinës.

Dy ish-shokët e ekipit të Manchester United u përplasën të enjten në mbrëmje, teksa Fiorentina u përball me Real Betis në Benito Villamarin.

Gjatë një ndeshjeje të fortë, skuadra spanjolle e La Ligës, Betis, fitoi 2-1 falë golave ​​të Abde Ezzalzouli dhe Antony. Luca Ranieri ishte golashënuesi për mysafirët.

Javën e ardhshme, dyshja do të ndeshet përsëri në Stadio Artemio Franchi, ku në lojë është një vend në finalen e Ligës së Konferencës së Evropës.

Anësori brazilian, i cili iu bashkua Betisit në formë huazimi nga United, shënoi golin e fitores në minutën e 64-të.

25-vjeçari shënoi një volej të improvizuar të mrekullueshëm që kaloi ish-shokun e skuadrës së “Djajve të Kuq”, De Gea, me një gjuajtje me të djathtën që përfundoi në cepin e sipërm të portës.

Duke reaguar ndaj golit të Antonyt pas ndeshjes, De Gea pohoi se Antony nuk shënoi kurrë me këmbën e tij më të dobët gjatë kohës që stërviteshin së bashku te United.

Ai tha: “Unë u stërvita me Antonyn 1,000 herë dhe ai nuk shënoi kurrë gol me këmbën e djathtë në asnjë seancë stërvitore, por tani ai ka vetëbesim dhe po dëshmon se çfarë lojtari është”.

“Jam i lumtur për të sepse ai po vinte nga një moment i vështirë te United dhe tani po tregon më të mirën”, shtoi më tej portieri spanjoll. /Telegrafi/

The post David de Gea bën një deklaratë të habitshme për Antonyn pasi braziliani i shënoi një gol të mrekullueshëm appeared first on Telegrafi.

Betis e Joaquin çmendurira për Antony: “Nëse duhet ta rrëmbejmë, makinën e marr vetë”

By: user 2
2 May 2025 at 19:54

Karriera e Antony ka marrë një kthesë krejtësisht të ndryshme që nga ardhja e tij te Betis. Braziliani ka rilindur dhe ndeshjet e dobëta te Manchester United janë një kujtim shumë i largët për të. Antony është kthyer në yllin e spanjollëve në kampionat dhe gjithashtu në Evropë: në gjysmëfinalen e Conference League kundër Fiorentinës shënoi një gol të mrekullueshëm, aq sa u duartrokit edhe nga kundërshtarët, dhe në Sevilje të gjithë shpresojnë të arrijnë blerjen përfundimtare në sesionin e ardhshëm të merkatos.

Tifozët e Betis janë të gatshëm për gjithçka dhe edhe nga drejtuesit vijnë sinjale të rëndësishme. Më i spikaturi ndër të gjithë është Joaquin, që në Spanjë gjeti fatin e tij duke u lidhur me verdiblancos për tetë vite dhe duke marrë një vend në klub pas tërheqjes nga skena. Ish-kapiteni theksoi rëndësinë e brazilianit, duke thelluar dëshirën e të gjithë qytetit përmes një batute që i la gazetarët të habitur.

Betis, i çmendur pas Antony

Braziliani është një lojtar krejtësisht i ri që kur vuri këmbë në Spanjë, aq sa ka bërë të harrohet gjithçka që ndodhi te Manchester United. Pak presion, një ambient që e ka dashur që në ditën e parë dhe vetëdija se ka mundësinë të shlyejë menjëherë dhe të gjejë një mjedis të ri ku të rifillojë karrierën e tij në mënyrën më të mirë. Në gjysmë sezoni te Betis ka shënuar 6 gola në 19 paraqitje dhe është kthyer menjëherë në titullar të padiskutueshëm, aq sa skuadra e re tashmë mendon të ushtrojë të drejtën për ta blerë nga Manchester United.

Lexo më tej: Video/ Veprimi i pakuptimtë teknik i Antony i tërbon të gjithë në Manchester: Neymar i del në mbrojtje

Joaquin është i mahnitur nga ardhja e re dhe ka bërë shaka për të ardhmen e tij në programin radiofonik të Movistar: “Makinën do ta sjell vetë nëse do të jetë e nevojshme ta rrëmbejmë, por ai duhet të qëndrojë, çfarëdo që të ndodhë. Ky është një moment për t’u shijuar.” Një batutë që nënvizon dëshirën e Betis për ta mbajtur fort Antony, surprizën më të bukur të sezonit të tyre.

The post Betis e Joaquin çmendurira për Antony: “Nëse duhet ta rrëmbejmë, makinën e marr vetë” appeared first on Lapsi.al.

Man Utd ia cakton çmimin Antonyt – një klub i madh evropian dëshiron transferimin e tij

2 May 2025 at 18:46

Është zbuluar çmimi të cilin Manchester United ia ka vënë kartonit të Antony, me Atletico Madrid që tashmë i është bashkuar garës për transferimin e brazilianit. 

Betisi e transferoi Antonyn në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, me pritshmëritë se ai nuk do t’i shkëputë asnjëherë lidhjet me Unitedin në bazë të përhershme në afatin e ardhshëm kalimtar. 

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm që të rikthejnë disa nga 85 milionë eurot që shpenzuan për nënshkrimin e tij nga Ajaxi. 

Betisi thuhet se ka kërkuar një tjetër marrëveshje huazimi, por United dëshiron para në dorë. 

Sipas El Chiringuito, Atletico Madridi po konsideron një ofertë. Është raportuar se ‘Los Rojiblancos’ kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e tij dhe tashmë kanë kërkuar informacione për situatën e tij. 

Është raportuar se Unitedi do të kërkojë të paktën 40-50 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin. 

Ky çmim e bën atë si një opsion tejet të mundshëm për Atleticon, të cilët besojnë se 26-vjeçari do të përshtatej për mrekulli në sistemin e Diego Simeones./Telegrafi/

The post Man Utd ia cakton çmimin Antonyt – një klub i madh evropian dëshiron transferimin e tij appeared first on Telegrafi.

Man United planifikon shitjen e katër lojtarëve për transferimin e Cunha

22 April 2025 at 21:40

Katër lojtarë thuhet se do të largohen nga Manchester United këtë verë për të liruar fonde për sulmuesin e Wolverhampton Wanderers, Matheus Cunha.

Cunha, i cili ka një klauzolë lirimi prej 73 milionë euro në kontratën e tij me Wolves, pritet të largohet nga Molineux në fund të sezonit pasi interesimi rritet nga disa klube, përfshirë United.

Përpara se trajneri Ruben Amorim të bëjë një lëvizje për sulmuesin e talentuar, ai duhet të shesë një numër lojtarësh për t’iu përmbajtur rregullave financiare nëse marrëveshja do të ndodhë.

Dy yje që janë theksuar si largime të mundshme si Marcus Rashford dhe Jadon Sacho. Villa ka një opsion prej 45 milionë euro për të blerë Rashfordin, gjë që pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera, ka një shans të madh për të ndodhur. Ndërkohë, detyrimi i Chelseat për të blerë përgjithmonë Sanchon është aktivizuar tashmë pavarësisht paraqitjeve të tij të përziera.

Një tjetër i huazuar Antony, po e do jetën te Real Betis pasi shënoi pesë herë dhe asistoi katër gola të tjerë për shokët e skuadrës që nga bashkimi në janar. Edhe nëse Betis nuk mund të mbledhë fondet për të nënshkruar me anësorin, ai ka të ngjarë të largohet pasi interesimi rritet në pjesën e fundit të sezonit.

Më në fund, mbrojtësi Tyrell Malacia është me PSV Eindhoven dhe ka shumë pak gjasa që të ketë një shans nën drejtimin e Amorimit i cili do të riformojë mbrojtjen e tij këtë verë.

United do të përballet me konkurrencë nga një numër klubesh të Ligës Premier për Cunhan, me Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Newcastle që të gjithë dihet se janë të interesuar.

Nëse ata duan ta transferojnë atë këtë verë, atëherë do të duhet të zgjidhen marrëveshjet për shumë lojtarë që kërkojnë të largohen nga klubi fillimisht përpara se të bihet dakord për ndonjë ofertë. /Telegrafi/

The post Man United planifikon shitjen e katër lojtarëve për transferimin e Cunha appeared first on Telegrafi.

Atletico Madrid ofron 75 milionë euro për të padëshiruarin e Manchester United

By: armand
8 April 2025 at 15:45

Atletico Madrid raportohet se po përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për të nënshkruar yllin e Man United, Antony në merkaton e verës. 25-vjeçari ka befasuar te Real Betis pasi u largua nga Man United në huazim në janar, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asiste në 13 ndeshjet e luajtura deri […]

The post Atletico Madrid ofron 75 milionë euro për të padëshiruarin e Manchester United appeared first on BoldNews.al.

Revolucion total, Manchester United po përgatitet për largimin e gjashtë futbollistëve

20 March 2025 at 15:00

Manchester United po bëhet gati për ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm.

Sipas Evening Standard , Man United është gati të shesë deri në gjashtë lojtarë gjatë verës për të financuar ardhjet e reja në Old Traford.

Thuhet se United janë të përgatitur të largojnë emra si  Victor Lindelof, Casemiro , Christian Eriksen dhe madje edhe Kobbie Mainoo , si dhe t’i bëjnë të përhershme largimet e Antony dhe Marcus Rashford.

Lindelof dhe Eriksen janë të vendosur të bëhen gjithsesi agjentë të lirë, Casemiro është fituesi më i madh në Man United që nuk kontribuon aq shumë, ndërsa shitja e Mainoo mund të ndihmojë ndjeshëm United për të përmbushur rregulloret financiare të Ligës Premier.

Planet e United për transferimet e ardhshme janë më pak të qarta, por një lojtar i quajtur është Jobe Bellingham i Sunderland, që është në krye të listës.

Gjithashtu në listën e ngushtë të dëshirave të Djajve të Kuq janë edhe dyshja e RB Leipzig, Benjamin Sesko dhe Xavi Simons. /Telegrafi/

The post Revolucion total, Manchester United po përgatitet për largimin e gjashtë futbollistëve appeared first on Telegrafi.

Manchester United përgatit eksodin e gjashtë lojtarëve

18 March 2025 at 16:41

Manchester United thuhet se po planifikon një ndryshim të madh në verë me gjashtë lojtarë të vendosur në treg. Siç raportohet nga gazetari i njohur gjerman Florian Plettenberg i Sky Sports, Djajtë e Kuq shpresojnë të gjenerojnë fonde nga shitjet.

Plettenberg ka pohuar se klubi anglez ka besim se mund të mbledhë para të konsiderueshme nga shitja e lojtarëve këtë verë. Ai gjithashtu emëroi gjashtë lojtarë që janë të destinuar të largohen nga Old Trafford duke gjeneruar para për të riinvestuar.

Plettenberg shkroi në X: “Manchester United ka besim se do të jetë në gjendje të investojë në transferimet kryesore këtë verë, veçanërisht pasi buxheti do të lirohet përmes largimeve të mundshme dhe të planifikuara të Victor Lindelof, Casemiro, Christian Eriksen dhe Kobbie Mainoo”.

Gazetari i Sky Germany shtoi: “Shitjet e Marcus Rashford dhe Antony do t’i siguronin klubit fleksibilitet edhe më të madh financiar”.

Marcus Rashford dhe Antony u huazuan në janar te Aston Villa dhe Real Sociedad, respektivisht. Ndërkohë, Lindelof, Casemiro dhe Christian Eriksen kanë luftuar të gjithë për formën ose kohën e lojës këtë sezon.

Sidoqoftë, do të jetë interesante të shihet se çfarë e ardhme ka në dyqan për Kobbie Mainoo. I riu u shfaq si një yll i mundshëm për të ardhmen sezonin e kaluar, por ka luftuar për të bërë përshtypje nën drejtimin e Ruben Amorim.

Në moshën 19-vjeçare, Mainoo ishte shumë i lidhur me një lëvizje te Chelsea në janar, por përfundoi duke qëndruar në Old Trafford. Përveç gjashtë lojtarëve të lartpërmendur, Djajtë e Kuq kanë disa lojtarë të tjerë si Luke Shaw, Alejandro Garnacho dhe Andre Onana. /Telegrafi/

The post Manchester United përgatit eksodin e gjashtë lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Antony zbulon arsyen pse aventura e tij tek Manchester United ishte dështim total

16 March 2025 at 18:38

I huazuari i Manchester United, Antony, beson se diferenca mes formës së tij në Ligën Premier dhe në La Liga ka të bëjë kryesisht për shkak të klimës më të nxehtë në Spanjë. 

Sulmuesi brazilian u largua nga ‘Old Trafford’ për t’u transferuar tek Real Betisi në janar si huazim dhe deri më tani ai ka bërë shumë mirë, duke shënuar katër gola dhe duke bërë pesë asistime në 11 paraqitje në La Liga deri më tani. 

Së fundmi ai kontribuoi në rikthimin spektakolar të Betisit për të fituar me rezultat 3-2 ndaj Leganesit në udhëtim, duke asistuar tek goli i fitores i shënuar nga Cucho Hernandez. 

Forma e tij e dobët në Ligën Premier e detyroi Unitedin që të ndajë rrugët me 25-vjeçarin, pasi i tërë investimi për ta blerë atë nga Ajaxi u konsiderua i kotë. 

Por, Antony tani ka dhënë një shpjegim mbi atë se pse forma e tij në Angli nuk arriti asnjëherë kulmin. 

“Qyteti po ashtu ka luajtur shumë rol, që është më i mirë këtu. Unë jam shumë i lumtur me motin këtu, dielli ndihmon shumë”. 

“Ju jeni çdo ditë në mesditë, i zgjuar, duke dëgjuar veten. Unë shkoj të fle i buzëqeshur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë Antony. 

Raportimet e fundit kanë sugjeruar se Antony është i etur ta bëjë të përhershëm qëndrimin e tij tek Real Betisi në fund të sezonit./Telegrafi/

The post Antony zbulon arsyen pse aventura e tij tek Manchester United ishte dështim total appeared first on Telegrafi.

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

14 March 2025 at 16:39

Ruben Amorim dëshiron që të largojë plotë 10 lojtarë të Manchester United teksa revolucioni në ekipi anglez ka filluar të marrë formë, sipas raportimeve të fundit. 

‘Djajtë e Kuq’ transferuan Patrick Dorgun nga Lecce dhe Ayden Heaven nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Klubi po planifikon që të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar veror. 

Por para se të kompletohen blerjet e reja, Amorim pritet që të shkurtojë ekipin e tij për t’i hapur rrugë lojtarëve të ri. 

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, Amorim pritet që të heq qafe plotë 10 lojtarë të Unitedit. 

Rasmus Hojlund dhe Mason Mount kryesojnë këtë listë, pasi iu bashkuan klubit në marrëveshje të mëdha. 

Hojlund u transferua tek Unitedi nga Atalanta për shumën e 72 milionë eurove, teksa Mount erdhi nga Chelsea për 55 milionë euro. 

Antony, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford të cilët janë dërguar në huazim, pritet që të largohen përfundimisht nga klubi në verë. 

Sancho u largua pas mosmarrëveshjeve me ish-trajnerin Erik Ten Hag, teksa Antony dhe Rashford siguruan transferimin gjatë dimrit tek Real Betis dhe Aston Villa respektivisht. 

Mesfushorët Casemiro dhe Christian Eriksen po ashtu po konsiderohen si teprica në ekipin e teknikut portugez gjithashtu. 

Victor Lindelof, Jonny Evans dhe Tom Heaton e kompletojnë listën e 10 lojtarëve të cilët pritet të largohen nga Unitedi./Telegrafi/

The post Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë appeared first on Telegrafi.

Ratcliffe përmend pesë lojtarë të Man United që nuk janë ‘mjaftueshëm të mirë’

11 March 2025 at 10:21

Aksionari i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe ka përmendur pesë lojtarë të klubit duke thënë se ata nuk janë ‘mjaftueshëm të mirë’ dhe paguhen më shumë se sa e meritojnë. 

Që prej se kompletoi blerjen e një pjese të aksioneve të Unitedit, shefi i INEOS ka shijuar periudhën më të keqe në histori të klubit. 

Siç qëndrojnë gjërat, United është në pozitën e 14-të në Ligën Premier dhe janë rrugës për ta përfunduar sezonin me statistikat më të këqija që prej themelimit të tyre në vitin 1992. 

Dhe tani, Ratcliffe ka folur për problemet e klubit, teksa ka emëruar pesë lojtarë aktual si pjesë e problemit. 

“Nëse shikoni lojtarët që po blejmë këtë verë, që nuk i kemi blerë, ne po blejmë Antony, po blejmë Casemiron, po blejmë Onanan, po blejmë Hojlund, po bljemë Sanchon”. 

“Këto janë gjëra nga e kaluara, pa marrë parasysh a na pëlqen ose jo, ne i kemi trashëguar këto gjëra dhe duhet t’i zgjidhim”. 

“Duhet ca kohë që ne të kalojmë nga e kaluara në një vend të ri në të ardhmen”. 

“Disa prej tyre nuk janë mjaftueshëm të mirë dhe disa prej tyre paguhen më shumë se sa duhet, por që ne të formojmë ekipin për të cilin jemi plotësisht përgjegjës, do të marrë pak kohë”, ka thënë Ratcliffe. 

“Ne e kemi këtë periudhë të transformimit ku po kalojmë nga e kaluara në të ardhmen. Ka disa lojtarë të mëdhenj në ekip siç e dimë, kapiteni është një futbollist i jashtëzakonshëm”. 

“Ne definitivisht kemi nevojë për Brunon, ai është një futbollist fantastik”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Ratcliffe përmend pesë lojtarë të Man United që nuk janë ‘mjaftueshëm të mirë’ appeared first on Telegrafi.

Klopp deshi ta zëvendësonte Salahun me njërin nga dështimet më të mëdha të Ligës Premier

28 February 2025 at 17:31

Jurgen Klopp kishte identifikuar njërin prej lojtarëve që dështoi në Ligën Premier për të zëvendësuar Mohamed Salah. 

Salah ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit që prej se nënshkroi për ta në verën e vitit 2017. 

Këtë sezon, ai ka realizuar 30 gola në të gjitha garat dhe është rrugës për të shijuar njërin prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. 

Por egjiptiani mund të largohet nga ‘Anfield’ këtë verë, pasi kontrata e tij aktuale pritet të skadojë në fund të sezonit. 

Sipas një raportimi nga The Times, kishte disa raste kur u hapën negociatat me Salah dhe agjentin e tij Ramy Abbas, por nuk u arrit asnjëherë një marrëveshje. 

Gjatë kohës sa Klopp ka qenë në krye të Liverpoolit, ai e kishte diskutuar mundësinë e transferimit të Antony si zëvendësues i Salah, mes pasigurisë që ishte krijuar për të ardhmen e tij. 

Antony eventualisht u transferua në Ligën Premier për 82 milionë euro tek Manchester United në verën e vitit 2022. 

Sidoqoftë, ai dështoi që ta dëshmonte vlerën e madhe të çmimit të tij, pasi ka shënuar vetëm pesë gola në 62 ndeshje të luajtura në ‘Old Trafford’. 

Është lënë të kuptohet më pas se Mike Gordon, presidenti i Fenway Sports Group, vendosi që rinovimi i kontratës së Salah është vendimi më i mirë i mundshëm./Telegrafi/

The post Klopp deshi ta zëvendësonte Salahun me njërin nga dështimet më të mëdha të Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

❌
❌