Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjermani – Rama pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Gjermani me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja në Mynih, ku u prit nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Söder.

“Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Pritet që diskutimet të kenë në fokus ekonominë, inovacionin dhe turizmin.

Rama në Mynih, pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder
1 nga 6

/a.f//r.e/

The post Gjermani – Rama pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

By: el da
29 June 2025 at 17:57

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.

Marshi në Budapest është kthyer në një prej zërave më të fuqishëm opozitarë kundër Orbanit në vjetët e fundit, dhe besohet se mbi 100.000 njerëz e kanë sfiduar ndalesën policore dhe kërcënimet me gjoba.

Duke folur në një grup online të mbyllur me mbështetësit e tij, Orbani citohet të ketë thënë se politikanët e udhëzuar nga “Brukseli” u kanë kërkuar votuesve që të marrin pjesë, sipas medias lokale Index, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Prej ditës së djeshme ne jemi edhe më të sigurt se këta njerëz [politikanët opozitarë] nuk duhet të lejohen në kryesim të Qeverisë. Dhe nuk do t’i lejojmë”, citohet t’iu ketë thënë Orbani mbështetësve të tij. Ai nuk ka ofruar asnjë dëshmi për komentet që ka bërë.Ngjarja është organizuar nga komuna e Budapestit, e udhëhequr prej Gergely Karacsonyt, të cilin Qeveria e Orbanit e ka akuzuar ndër vite se është “kukull” e Brukselit.

Komisioni Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e Orbanit. Orbani u ka thënë mbështetësve se marshi ka qenë “i neveritshëm”, duke përmendur në mënyrë specifike momentin kur disa burra kanë qenë me taka dhe me mbishkrime në duar për terapi hormonale.

Marshi është ndaluar me arsyetimin se ligji i miratuar në mars i pamundëson Paradat e Krenarisë, sepse duhet mbrojtur fëmijët nga ai stil jetese.

Kundërshtarët e Orbanit e shohin ndalesën si një tjetër vendim në drejtim të shtypjes së lirive demokratike para zgjedhjeve në nivel kombëtar që do të mbahen vitin tjetër. Partia e Orbanit e ka dominuar jetën politike në Hungari në 15 vjetët e fundit.

RUMANI – Pro evropiani Ilie Bolojan kryeministri i ri i vendit

BUKURESHT, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti rumun, Nicusor Dan njoftoi sot emërimin e Ilie Bolojan si kryeministër, pas disa javësh negociatash.

Ky njoftim, përveç çdo zhvillimi të mëtejshëm, duhet t’i japë fund një periudhe të trazuar politike.

Aktualisht ai kryeson Senatin, por 56-vjeçarit të Partisë Liberale do t’i duhet të përmirësojë financat katastrofike dhe të pajtojë një vend thellësisht të ndarë.

“Ilie Bolojan është personi më i mirë për të kryer reformat e nevojshme në aparatin shtetëror rumun”, deklaroi Dan gjatë një fjalimi zyrtar në Bukuresht.

Në krah të tij, kreu i ardhshëm i ekzekutivit tha se ishte “i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij të madhe përballë situatës së vështirë buxhetore” në Rumani, një anëtare e BE-së me deficitin më të madh në bllokun evropian.

Emërimi i tij tani duhet të ratifikohet nga Parlamenti, ku ai shpreson të fitojë mbështetjen e katër partive pro evropiane.

E djathta ekstreme, e cila fitoi një të tretën e vendeve në zgjedhjet e dhjetorit, i quajti negociatat një “turp” dhe një “fyerje”, ashtu si edhe kreu i partisë nacionaliste AUR, George Simion, i cili u përjashtua nga diskutimet.

Kjo rritje e forcave euroskeptike, që kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Kievin, kishte shkaktuar shqetësim në Bruksel, pasi vendi me 19 milionë banorë ka qenë në ballë të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainën fqinje./ /os/

The post RUMANI – Pro evropiani Ilie Bolojan kryeministri i ri i vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha: Ky është misioni im deri në…

By: V K
11 June 2025 at 13:44

Këtë të mërkurë, gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sërish atë që ai e quan farsë elektorale, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lideri demokrat, përsëriti se ai është në një mision dhe se do të paraqesë me fakte para shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve parregullsitë e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që; “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.

“E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.

Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Z.Berisha, pa anashkuar atë që ju e quani farsë, pa i hequr asnjë presje, a mendoni ju se frymëzoni shqiptarët për të qenë kryeministër i vendit? Pas tre dekadash në politikë…

Sali Berisha:Nëse ka një politikan në këtë tokë që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është Sali Berisha. PO i heq të gjitha menjanë, përmbysjen e diktaturës, ndërtimin e institucioneve demokratike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimin në ekonomi tregu, kalimi nga vendi me të ardhurat të ulëta në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit nga KE për statusin e kandidatit, marrëveshja e stabilizim asociimit, transofrimi i infrastrukturës rrugore, TAP-i, Devolli dy projektet e shekullit. Sali Berisha u ngrit pasi ishte larguar. Humbi zgjedhjet dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush, por bëri një detyrë mendoj unë dhe mori një vendim të drejtë. Dha dorëheqjen edhe nga partia e çdo funksion në parti”.

A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë?

Sali Berisha:Më tutje, Edi Rama me George Soros, me armiqtë e egër të demokracisë shqiptare sanksionoi Sali Berishën. Pa asnjë fakt, pa asnjë dokument kërkuan që ta rëndonin atë politikisht. Si? Të kontrollonin PD-në. Sali Berisha u ngrit për të thënë jo, PD-në s’mund ta kontrollojë kush kurrë përveç anëtarëve të saj. Fatos Nano dha dorëheqje, por të dytën e kam bërë vetëm unë. Kjo është e vërteta. Mund të kesh 30 vite por varet nga kulmet që ke mbrapa. Këto janë maja frymëzimi. Çfarë tregojnë këto të dytat, mision dhe vetëm mision.

Kjo që po bëj është një mision. Prandaj janë të shfazuar, nëse e sheh, një tërbim dhe verbëri deri në primitizëm, përpiqen të mbrojnë farsën njerëz të krimeve ordinere, të paguar nga shteti në borderotë e tij përpiqen të mashtrojnë shqiptarët. Sali Berisha po i kundërvihet kësaj propagande për mbrojtur të vërtetën. Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e të vërtetës. Njeriu i qytetëruar duhet ta mbrojë të vërtetën deri në orën e fundit të jetës së tij. Ky duhet të jetë raporti i tij me të vërtetën pavarësisht nga çmimi që paguan.

Imagjino nëse nuk do të bëheshin këto konferenca të përditshme do të lexoje pozitë e llumit të intelektualëve duke hyjnizuar mandatin e 4-ët të Edi Ramës, të këtyre pseudo intelektualëve”.

Pyetje: Do ju çojë misioni juaj për të vërtetat, kandidat për kryeministër edhe në vitin 2029?

Sali Berisha: “E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm”.

Pyetje: Do të jeni ju?

Sali Berisha: “Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.

The post Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha: Ky është misioni im deri në… appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

10 June 2025 at 09:32

Është ndarë nga jeta Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 78-vjeçare, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore. Bujar Bukoshi ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, […]

The post Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil appeared first on BoldNews.al.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryeministri, vuante nga një sëmundje e rëndë

10 June 2025 at 09:33

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi. Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000. /Telegrafi/

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryeministri, vuante nga një sëmundje e rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Rama falënderon Starmer: Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për urimet për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama shprehet se Starmer do të jetë Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe.

“Faleminderit i dashur Keir dhe mezi po e pres vizitën tënde historike pasnesër – përpara Samitit të EPC – si Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social X.

Starmer uroi më herët Ramën për fitoren të cilën e cilësoi si historike.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkroi Starmer në një postim në rrjetin social X.

/a.f/

The post Rama falënderon Starmer: Kryeministri i parë britanik që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Friedrich Merz në detyrën e re/ Presidenti Begaj mesazh urimi: Gjermania mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë…

7 May 2025 at 11:05

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi vëmendjen e vazhdueshme që Gjermania mike i ka kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndër vite.Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, – shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.

The post Friedrich Merz në detyrën e re/ Presidenti Begaj mesazh urimi: Gjermania mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë… appeared first on Sot News | Lajme.

Barometri për 11 majin: Kush është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër

5 May 2025 at 21:54

Barometri Euronews Albania publikoi këtë të hënë matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Matjet janë realizuar në nivel kombëtar dhe për qarkun e Tiranës. Pyetjes se kush është kandidati më i përshtatshëm për Kryeministër i janë përgjigjur; Edi Rama 41.09 % në nivel kombëtar, 41.3 % në qarkun e Tiranës.

Sali Berisha 24.3 % në nivel kombëtar, 29.06 % në qarkun e Tiranës.

Adriatik Lapaj 10 % në nivel kombëtar, 6.03 % në qarkun e Tiranës.

Agron Shehaj 8.1 % në nivel kombëtar, 5.09 % në qarkun e Tiranës.

Arlind Qori 2.3 % në nivel kombëtar, 3.07 % në qarkun e Tiranës.

Barometri ka krahasuar të dhënat e fundit me rezultatet e matjeve të kaluara në nivel kombëtar dhe për qarkun e Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barometri për 11 majin: Kush është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër appeared first on Euronews Albania.

Rizgjidhet Kryeministër i Australisë/ Uron Presidenti Begaj: Krenarë që një udhëheqës me rrënjë arbëreshe është…

4 May 2025 at 10:39

Kryeministri i rizgjedhur i Australisë, Antonio Albanese, ka marrë urimin e rradhës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një postim në X, presidenti shprehet se ndihet krenar që një udhëheqës me rrënjë arbëreshe drejton një vend kaq të madh.

“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj!
Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë. Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.” – shkroi Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në X.

The post Rizgjidhet Kryeministër i Australisë/ Uron Presidenti Begaj: Krenarë që një udhëheqës me rrënjë arbëreshe është… appeared first on Sot News | Lajme.

PS dhe PD po blejnë vota, në Lezhë dalim me dy deputetë/ Ndocaj: Më 11 maj Basha do jetë Kryeministër

28 April 2025 at 13:26

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Lezhës, Eduard Ndocaj shpreh bindjen se në qarkun ku ai garon do të dalin me dy deputetë. Nga studio televizive ai deklaroi se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po blejnë vota, ndërsa për forcën politike që ai përfaqëson thotë se ndiqen nga qytetarët e lirë. Sipas tij, nuk ka rrotacion duke qenë se blihet vota dhe kërcënohet qytetari.

Ndocaj shton se thelbi i një qeverisje është programi dhe shpreh bindjen se forca politike që ai përfaqëson do të jetë shtetformuese në 11 maj dhe Lulzim Basha do të jetë Kryeministër.

Jemi në vitin 2025 dhe premtimet janë akoma, ujë, drita, rrugë. Koalicioni Euroatlantik është e vetmja shpresë që shqiptarët të dalin nga kjo situatë. Ne jetojmë në Europë, se na kanë detyruar të shkojmë atje. Unë jetoj në Itali, edhe kam nisur nga Greqia. Por e shoh të pamundur në kushtet aktuale që një biznesmen që është integruar në pikat më të larta të biznesit italian, të mos ketë asnjë shpresë për biznes në Shqipëri dhe të kthejë familjen këtu. Edhe kur isha deputet, jetën e kam bërë mes Milanos dhe Shqipërisë. Dhe jam deputeti i vetëm që nuk kam bërë asnjë mungesë. Falë votave të lezhjanëve u bëra deputetë, se pa votat e tyre nuk do kisha dalë deputet.

Falë edhe dekriminalizmit, që të paprekshmit nuk janë më të paprekshëm, por janë fshehur në ferra. Falë ligjit për dekriminalizimit unë u bëra dhe deputet dhe Shqipëria nuk ka më të paprekshëm, sa Sali Berisha thotë po erdha unë në pushtet do e shkrijë SPAK, apo Rama që thotë që do ndërtojmë një ligj të posaçëm. Ndërsa ne e mbështesim SPAK. Ndocaj ndan bindjen se do e ketë votën e diasporës dhe për këtë veçon bashkëpunimit me shqiptarët në Itali.

Shpresoj se shqiptarët e Italisë dhe diaspora do më votojnë. Unë kam pasur një marrëdhënie pune në 25 vite biznes, që kam punuar me 30 mijë shqiptarë si biznes dhe jam plotësisht i bindur që këta qytetarë do mendohen dy herë kur të votojnë. Ne në qarkun Lezhë ne kemi tre emigrantë kandidatë. Diaspora duhet të përfaqësohen nga këta emigrantë, se nëse ne sot jetojmë në emigracion dhe një pjesë janë detyruar. Siç është Lezha është gati gjithë Shqipëria se kriminaliteti është në rang kombëtar.

Që janë të frikësuar qytetarët është e padiskutuar se ne i takojmë në takime individuale, se thonë nuk mund të dalë të më shohin me ty, se më heqin nënën nga puna, më shembin shtëpitë, iu vënë gjoba marramendëse. Një qytetari i vunë 50 milionë lekë gjobë për ndërtim pa leje, kur po hidhte katin e dytë të shtëpisë e cila në total kushton 25 milionë lekë.Këto janë tmerret që ndërton pushteti, se kërcënim janë këto, banda janë këto. Duke kërcënuar me bukën e gojës, me ndërtesën, me prona.

Qyteti i Lezhës ka pasur këtë trysni në çdo fushatë dhe sot ekziston. Sot shohim më pak rrëmujë dhe shpresojmë që SPAK që ka zbarkuar në qytete të ndryshme të marrë në dorë njerëzit që kanë dalë në terren për të blerë vota. Qoftë Partia Demokratike e qarkut Lezhë dhe Partia Socialiste, po blejnë vota. Njerëzit na thonë sa ofroni ju se ne na ofrojnë kaq. Kjo është katastrofa e zgjedhjeve në këto 33 vite. Se është kthyer vota si një plaçkë, jo si një e drejtë kushtetuese. Dhe nuk kemi rrotacione duke qenë se blihet vota, dhe kërcënohet qytetari.

Kjo është arsyeja pse në datë 11 qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Është i nevojshëm rrotacioni që një pushtet të mos ekzistojë mbi katër vite. Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë të ndarë në dy kategori, se një pjesë japin votën si tifozllëk dhe një pjesë si plaçkë. Por në shumë takime që kam me qytetarët na shprehen duke më bërë dhe të reflektojë “Eduard ne kemi dëshirë të votojmë se je i ndershëm, je nga familje fisnikësh, por jam me PD, të ishte me PD do ta jepja ty”. Shqiptarët e kanë kthyer në sport politikën, sikur po bëjnë tifozllëk për një ndeshje futbolli, sikur je me Milan apo Juven.

Njoh shumë njerëz në Itali që kanë qenë djathtas dhe kanë votuar majtas, se lexojnë programin dhe shohin individin se kush e përfaqëson këtë program. Se mund ta prezantoj programin e Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjioni, por është larguar nga korrupsioni, nga drejtësia si gjykatës, dhe duke qenë i korruptuar atje, mendon se nuk do e bëj atë këtu. Këta lloj njerëzish nuk do i votoja kurrë. Një emigrant që ndërton një sukses dhe ka histori suksesi, iku me gomone dhe kthehet si investitor. Kam ndërtuar dhe rrugë për zonën time, por me paratë e mia. Siç ishte një rrugë për varrezat e fshatit Nikë, ku i ndjeri Aleks Nika i vrarë në 21 Janar, u varros dhe nëna e tij nuk kishte si të shkonte që ta qante.

Unë Aleksin e kisha shumë mik, e bëra që nëna e tij të shkonte dhe ta shihte në rrugë dhe jo nëpër ferra. Jam modeli i një njeriu që ia del me forcat e veta. Hyra në parlament si biznesmen, por dola më i papërlyeri, edhe pse isha pjesë e mazhorancës edhe pse isha më opozitar se opozita. Por është e drejtë e një deputeti që t’i kërkojë llogari qeverisë për premtimet e dhëna në fushatë. Ndershmëria, zotësia dhe prejardhja. Këto janë tre pikat për të cilat mendoj se duhet të votohet.

Është programi jonë që është ambicioz. Forca jonë ka zgjedhur kandidatë të ndershëm, të situr nga pjesa e drejtësisë, të pa implikuar në rangje kriminale dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhet votuar Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4. Nga ana tjetër përballë është Ulsi Manja, që është ministër i Drejtësisë dhe ndërkohë ne nuk kemi patur drejtësi. Pa llogaritur që nuk është nga Lezha, por erdhi nga Dibra se Dibra nuk e pranon. Apo Agron Gjekmaraj, që kur pati një sulm ndaj selisë së PD nga ana e mbështetësve Sali Berishës, ky i quajti demokratët talebanë. Një individ që të jep këtë përshtypje është e vështirë që demokratët ta votojnë. Kjo na jep shpresë dhe jemi në rrugën e duhur në qarkun e Lezhës dhe ne do dalim me dy deputetë në qarkun e Lezhës.

Fushatën po e bëjmë të gjithë bashkë, jemi skuadër perfekte dhe po funksionojmë më së miri. Kemi një pritje të jashtëzakonshme me qytetarët. Jemi një larmi, se na vijnë socialistë, demokratë, demokrisitianë. Zoti Basha është në fushatë, do jetë dhe në Mirditë në 1 maj, në orën 18.00 do jetë në qytetin e Rrëshenit, ku do të ketë një miting. Do prezantohemi në Lezhë dhe në Kurbin. Në zgjedhjet e 2021 kur isha kandidat për deputet kisha suksesin tim të vogël, por kam marrë nga të gjitha qytezat e qarkut Lezhë, vota. Politikën nuk e kam marrë kurrë si një vrap 100 metër, por si maratonë. Unë mendoj se kam se çfarë t’i ofroj politikës shqiptare, aq sa të kem mundësi ta përballoj fizikisht dhe ekonomikisht, se ne çdo gjë po e bëjmë me financat tona.

Në Itali me një garë të tillë ne do të dilnim 7 me 0. Duke pasur një qeveri që ka 12 vjet në pushtet, apo një qeveri që e ka bërë më keq se Berisha. Po të ishim në garë në Itali, me këto forca politike, ne do të dilnim 7 me 0 në qarkun e Lezhës. Nuk mendoj se në Europë ndodh që të votohesh kur rren tre herë rresht. Apo ky tjetri që është 82 vjeç dhe është non grata në SHBA. Dhe të kesh një Kryeministër të tillë do të thotë të jesh i padëshuirar na një prej vendet më strategjike. Ne nuk kemi patronazhistë dhe administratën në dispozicion. Ata që vijnë janë qytetarë të lirë.

Kjo është një lodhje e jashtëzakonshme për ne që e bëjmë me shumë pasion, se kemi se çfarë t’iu ofrojmë qytetarëve. Jam i bindur që në qarkun e Lezhë do marrim dy deputetë, se një e kemi të padiskutueshëm. Thelbi i një qeverisje është programi, dhe unë jam i bindur se ne do të jemi shtetformuesit në 11 maj dhe zotin Basha do e kemi Kryeministër. Nuk është çudi se kemi pasur Kryeministër Ilir Metën, Pandeli Majkon. Kemi kryeministër Edi Ramën, që kjo është një çudi tjetër e madhe…

The post PS dhe PD po blejnë vota, në Lezhë dalim me dy deputetë/ Ndocaj: Më 11 maj Basha do jetë Kryeministër appeared first on Sot News | Lajme.

Belind Këlliçi: Nuk jemi në fushatë për të bërë Berishën kryeministër!

24 April 2025 at 22:34

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Sali Berisha nuk do jetë kryeministër edhe nëse fiton Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I pyetur se përse Berisha nuk do jetë kryeminstër kur po bën gjithë këtë fushatë, Këlliçi u përgjigj se synimi i kryedemokratit nuk është pozita si kryeministër, por […]

The post Belind Këlliçi: Nuk jemi në fushatë për të bërë Berishën kryeministër! appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por…

By: user 6
24 April 2025 at 22:50

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi thotë se opozita nuk ka synim të këtyre zgjedhjeve të bëjë Sali Berishën kryeministër. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ai tha se Berisha nuk ka hyrë në këtë garë për ambicie apo karrierë personale, por për të larguar modelin qeverisës të Ramës.

“Berisha nuk është në garë…, e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozite, gjithçka… Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.

E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje.

Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk është këtu për ambicie. Të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë” – tha Këlliçi. I pyetur nëse ky ishte një qëndrim personal ai tha se po fliste si drejtues politik i PD për qarkun e Tiranës. ©LAPSI.al

The post Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por… appeared first on Lapsi.al.

“Do vazhdoj të jem kryeministër”, Kurti: Kosova s’mund të ketë vakum në qeverisje

16 April 2025 at 11:51

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional. Në mbledhjen e ekzekutivit, Kurti tha se Partia Demokratike e Kosovës, […]

The post “Do vazhdoj të jem kryeministër”, Kurti: Kosova s’mund të ketë vakum në qeverisje appeared first on BoldNews.al.

Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

By: gaze tare
15 April 2025 at 13:55

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, për t’i hapur rrugë marrjes së mandatit të ri si deputet i legjislaturës së nëntë. Në të njëjtën linjë kanë vepruar edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë, të cilët kanë fituar ulëse në Kuvend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Megjithatë, procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka rrjedhur sipas pritshmërive. Raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve nuk është miratuar, çka ka sjellë ndërprerjen e seancës konstituive – një zhvillim i paprecedentë në historinë parlamentare të vendit.

Situata është tensionuar në sallë, me disa deputetë që janë larguar, ndërsa anëtarët e komisionit po zhvillojnë konsultime me kryesuesin e seancës për të vendosur hapat e mëtejshëm. E ardhmja e kësaj legjislature mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet një zgjidhje për të kaluar ngërçin procedurial.

The post Albin Kurti jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit appeared first on iconstyle.al.

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

By: user7
15 April 2025 at 12:41

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit para betimit si deputet. Kurti ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit pak para se të bënte betimin në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit. Seanca konstituive ka filluar pas orës 10:00.

The post Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet appeared first on Lapsi.al.

Rama flet për pasuesen e tij: Kryeministër grua…

By: user 5
11 April 2025 at 19:11

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029, Partia Socialiste do të garojë me një kandidate grua për kryeministre, u shpreh Edi Rama, nga takimi “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”.

Teksa kërkoi votën për një mandat të katërt, Rama shprehu besimin se PS do të ketë edhe një mandat të pestë qeverisës, me në krye jo atë, por një grua.

“Në 2030, do shikohemi përsëri se do vijmë të mbështesim kryeministren grua”, tha kryesocialisti.

The post Rama flet për pasuesen e tij: Kryeministër grua… appeared first on Lapsi.al.

Keir Starmer para samitit të 16 majit në Tiranë, Rama: Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik

10 April 2025 at 10:30


TIRANË, 10 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët.

I pyetur nga qytetarët lidhur me arritjet në fushën e jashtme, Rama tha se Shqipëria ka ndërtuar aleancat më të forta ndonjëherë me vendet e tjera.

Kryeministri njoftoi se, Shqipërinë do ta vizitojë për një vizitë zyrtare edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

“Këtë vend e ndërtuam dhe po e ndërtojmë së bashku me shumë njerëz, dhe falë aleancave që kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat”, u shpreh Rama.

“Kemi aleancat më të forta që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat. Kemi aleancat më të forta që ka pasur Shqipëria ndonjëherë qoftë në Perëndim, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore qoftë me botën arabe. Qoftë me BE, qoftë me Turqinë, qoftë me SHBA, qoftë me Emiratet e Bashkuara. Kështu që të gjithë kanë ndihmuar dhe të gjithë kanë ndikuar dhe të gjithë do të vazhdojnë të ndihmojnë. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca, i ka pasur teorike në letër”, theksoi ai.

“Vetëm të shohësh referimin që i bëhet Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sot. Vetëm të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë në histori në Shqipëri”, tha Rama.

“Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit, kryeministri britanik. Asnjëherë një kryeministër britanik nuk ka ardhur për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, kur ishte kriza, po nuk ishte vizitë bilaterale. Është hera e parë që zbret një kryeministër britanik. Hera e parë që zbriti një President i Francës, për vizitë zyrtare bilaterale. Do të vijë përsëri. Dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë”, tha Rama. /j.p/

 

The post Keir Starmer para samitit të 16 majit në Tiranë, Rama: Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sondazhi i fundit/ Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit

By: user 6
9 April 2025 at 21:28

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania është 22 mars-03 prill 2025.

Pyetjes: Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit? 44% e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama. Pas tij me radhë 22.9% Sali Berisha, 9.9% Adriatik Lapaj, 5.3% Agron Shehaj, 1.9% Arlind Qori dhe 11.2% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja e dytë e këtij lloji ishte: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

44% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23.5% Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 9.5% Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4.7%, 1.8% Lëvizja Bashkë, dhe 12.1 janë përgjigjur nuk e di.

Edi Rama, në matjen e tretë të Barometrit Euronews Albania, ka 51.9% mendim pozitiv dhe 44.9% mendim negativ. Adriatik Lapaj renditet i dyti për mendimin pozitiv, me 36.9 %, 34.6% mendim negativ dhe 28.5% janë përgjigjur nuk e di. Agron Shehaj renditet i treti, me 33.9% që kanë mendim pozitiv, 38.2% që kanë mendim negativ për të dhe 27.9% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 32.1% mendim pozitiv për të dhe 63.1% mendim negativ. Arlind Qori, 25.2% mendim pozitiv, 33.5% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di. Dashamir Shehi ka 24.3% mendim pozitiv, mendim negativ 44.2 % dhe 31.5% janë përgjigjur nuk e di. 

Tom Doshi ka 22% mendim pozitiv, 52.1% mendim negativ dhe 25.9% janë përgjigjur nuk e di. Elena Kocaqi ka 15.2% mendim pozitiv, 21.8% mendim negativ dhe 63% janë përgjigjur nuk e di. 

Lulzim Basha 12.6% mendim pozitiv, 78.3% mendim negativ dhe 9.1% janë përgjigjur nuk e di. Kreshnik Osmani ka 7.9% mendim pozitiv, 20.2% mendim negativ dhe 71.9% janë përgjigjur nuk e di. Edmond Stojku ka 6.5% mendim pozitiv, 22% mendim negative dhe 71.5% janë përgjigjur nuk e di. /Euronews Albania

The post Sondazhi i fundit/ Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Do të falet çdo gjobë për dritat, ujin, ndërtimet dhe kamatat

By: Oldi
4 April 2025 at 19:40

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët e degës nr. 2 në Tiranë, ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet, do të ketë amnisti për gjobat ndaj qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra […]

The post Berisha: Do të falet çdo gjobë për dritat, ujin, ndërtimet dhe kamatat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌