Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

6 July 2025 at 21:02

Samiti i BRICS-it që zhvillohet sot dhe nesër në Rio de Janeiro duhej të ishte një tjetër sukses diplomatik për presidentin brazilian Inacio Lula da Silva. Si një nga themeluesit e grupit, që nga pesë shtetet origjinale (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) është zgjeruar tani me Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e […]

The post Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Koresë së Jugut: Negociatat për tarifat me SHBA-në, ende kritike

3 July 2025 at 08:41

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, deklaroi të enjten se nuk është ende e qartë nëse Seuli dhe Uashingtoni do të arrijnë të përmbyllin negociatat për tarifat doganore përpara afatit të vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili skadon javën e ardhshme.

Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, Lee u shpreh se të dy vendet janë ende në proces të sqarimit të pozicioneve të tyre dhe të identifikimit të fushave ku mund të arrihet pajtueshmëri. “Është e vështirë të thuhet me siguri nëse do të mund të arrijmë një përfundim deri më 8 korrik. Po bëjmë më të mirën,” tha ai. “Ajo që na nevojitet është një rezultat vërtet reciprok që përfiton të dyja palët dhe funksionon për të gjithë.”

Presidenti Lee, një politikan liberal që fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme pas rrëzimit të ish-presidentit konservator Yoon Suk Yeol, përballet me sfida të mëdha që nga fillimi i mandatit të tij. Përveç presionit nga politikat tregtare të administratës Trump – veçanërisht kërcënimit për vendosjen e një tarife 25% mbi mallrat koreanojugore pas përfundimit të pauzës 90-ditore më 9 korrik – Lee duhet gjithashtu të përballet me tensionet në rritje me Korenë e Veriut dhe një ekonomi të brendshme në vështirësi.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Phenianin, Lee deklaroi se synon të përmirësojë dialogun dhe të reduktojë tensionet, por pranoi se “mosbesimi i ndërsjellë është shumë i thellë për t’u kapërcyer në një periudhë të shkurtër kohore.”

Pavarësisht natyrës së ndërlikuar të bisedimeve, presidenti koreanojugor theksoi se është thelbësore që marrëveshja për tarifat të jetë “e drejtë dhe e qëndrueshme” për të dyja palët. Me afatin e Trump që po afron dhe mungesën e një marrëveshjeje të qartë, tensionet tregtare mes dy aleatëve historikë pritet të mbeten të larta në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Koresë së Jugut: Negociatat për tarifat me SHBA-në, ende kritike appeared first on Euronews Albania.

Deklaratat e Trump për luftën Kosovë-Serbi, Meçollari: Shqipëria të mbështeste presidentin amerikan

By: Ardit
1 July 2025 at 21:54

Ish-zv.komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, ka komentuar deklaratat e presidentit të SHBA, Donald Trump se parandaloi një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Meçollari tha se qeveria shqiptare duhej të kishte përfituar nga kjo deklaratë dhe të kishte mbështetur presidentin amerikan, pasi Beogradi shihet si kërcënuese e sigurisë në rajon. Kjo gjë sipas […]

The post Deklaratat e Trump për luftën Kosovë-Serbi, Meçollari: Shqipëria të mbështeste presidentin amerikan appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i ri i Polonisë planifikon takim me Zelenskyn

1 July 2025 at 12:48

Presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki, ka konfirmuar se planifikon të zhvillojë një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në një intervistë për agjencinë PAP, të cituar nga UNN, Nawrocki deklaroi se takimi do të zhvillohet në kuadër të një “serie takimesh të përshtatshme” me liderët e vendeve fqinje.

“Ukraina, e cila është në gjendje lufte, është fqinja jonë dhe si President i Polonisë do t’i vizitoj të gjithë fqinjët tanë,” u shpreh Nawrocki.

Nga ana tjetër, Zelenskyy është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me presidentin e ri polak. “Do të bëjmë gjithçka për të forcuar marrëdhëniet midis Kievit dhe Varshavës,” tha ai.

I pyetur për temat e mundshme të bisedimeve, Nawrocki nënvizoi se Polonia dhe Ukraina kanë “shumë interesa dhe qëllime të përbashkëta”, por theksoi se ka edhe çështje të hapura, si zhvarrimet në Volhynia, të cilat kërkojnë zgjidhje në frymën e partneritetit.

Takimi mes dy liderëve pritet të jetë një hap i rëndësishëm në menaxhimin e sfidave rajonale dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i ri i Polonisë planifikon takim me Zelenskyn appeared first on Euronews Albania.

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

By: D Marku
22 June 2025 at 20:19

Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.

“M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.

Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.

“Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”

Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.

“Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

The post Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas appeared first on Albeu.com.

“Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm”/ Reagon presidenti iranian

22 June 2025 at 19:00

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X.

“Do të ecim së bashku në këtë rrugë. Do ta ruajmë Iranin së bashku. Dhe do t’i tregojmë botës se ky komb i madh është i pathyeshëm. Bashkimi ynë është fitorja.”

Kështu shkruan në X Masoud Pezeshkian, president i Republikës Islamike të Iranit.

The post “Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm”/ Reagon presidenti iranian appeared first on Sot News | Lajme.

“S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit

21 June 2025 at 20:16

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka theksuar se vendi i tij nuk do të ndalë aktivitetet e tij bërthamore dhe as nuk do të heqë dorë nga e drejta për të zhvilluar një program bërthamor civil, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

Në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, Pezeshkian ka theksuar se Irani është i gatshëm të ofrojë garanci për të ndërtuar besim në aktivitetet bërthamore të vendit, por ka shtuar se programi bërthamor i Iranit nuk mund të ndikohet nga kërcënimet ose lufta.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, Pezeshkian e ka paralajmëruar presidentin francez se çdo sulm i vazhdueshëm nga Izraeli ndaj Iranit do të ketë një përgjigje “më shkatërruese” nga ana e Teheranit.

Presidenti iranian theksoi se, megjithatë, Irani është i gatshëm për dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar për të ndihmuar në ndërtimin e besimit në lidhje me aktivitetet e tij bërthamore paqësore, por përjashtoi mundësinë e ndalimit të programit të tij bërthamor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “S’do heqim dorë”, Presidenti iranian i paralajmëron përgjigje shkatërruese Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Rumani, presidenti emëron pro-evropianin Ilie Bolojan si kryeministër

20 June 2025 at 17:03

Presidenti rumun, Nicusor Dan njoftoi sot emërimin e Ilie Bolojan si kryeministër, pas disa javësh negociatash. Ky njoftim, përveç çdo zhvillimi të mëtejshëm, duhet t’i japë fund një periudhe të trazuar politike.

Aktualisht ai kryeson Senatin, por 56-vjeçarit të Partisë Liberale do t’i duhet të përmirësojë financat katastrofike dhe të pajtojë një vend thellësisht të ndarë.

“Ilie Bolojan është personi më i mirë për të kryer reformat e nevojshme në aparatin shtetëror rumun”, deklaroi Dan gjatë një fjalimi zyrtar në Bukuresht.

Në krah të tij, kreu i ardhshëm i ekzekutivit tha se ishte “i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij të madhe përballë situatës së vështirë buxhetore” në Rumani, një anëtare e BE-së me deficitin më të madh në bllokun evropian.

Emërimi i tij tani duhet të ratifikohet nga Parlamenti, ku ai shpreson të fitojë mbështetjen e katër partive pro evropiane.

E djathta ekstreme, e cila fitoi një të tretën e vendeve në zgjedhjet e dhjetorit, i quajti negociatat një “turp” dhe një “fyerje”, ashtu si edhe kreu i partisë nacionaliste AUR, George Simion, i cili u përjashtua nga diskutimet.

Kjo rritje e forcave euroskeptike, që kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Kievin, kishte shkaktuar shqetësim në Bruksel, pasi vendi me 19 milionë banorë ka qenë në ballë të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainën fqinje.

“Do t’ua kërkojmë çmimin..”, Netanyahu dhe Presidenti izraelit dënojnë ashpër sulmet

19 June 2025 at 08:53

Sulmet me raketa të Iranit goditën mëngjesin e sotëm qytete dhe objekte civile në Izrael, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe plagosje. Në Ramat Gan, ndërtesa u shkatërruan, ndërsa spitali Soroka në Beersheba u bë objekt i sulmeve të drejtpërdrejta.

Presidenti izraelit Isaac Herzog dënoi ashpër këto sulme, duke përshkruar skena nga spitali: “Një foshnjë në kujdes intensiv, një nënë pranë shtratit të tyre, një mjek në lëvizje të shpejtë dhe një banor i moshuar në azil.” Ai tha se këto sulme goditën civilët dhe vlerat që Izraeli mbron.

Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se: “Izraeli do t’u kërkojë çmimin e plotë tiranëve në Teheran” pas sulmeve të drejtuara ndaj spitalit dhe zonave civile.

Në një postim në X, Netanyahu thotë: “Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa në Spitalin Soroka në Beersheba dhe në një popullsi civile në qendër të vendit.

Në një njoftim tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan sulmin e një objekti në Natanz, Iran, të lidhur me zhvillimin e armëve bërthamore, duke theksuar dëmtimin e centrifugave të uzinës nëntokësore. Irani mohoi këto pretendime, duke e quajtur programin e tij bërthamor paqësor dhe duke kërkuar dënimin e sulmeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do t’ua kërkojmë çmimin..”, Netanyahu dhe Presidenti izraelit dënojnë ashpër sulmet appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori

By: fra nc
16 June 2025 at 11:15

Teksa tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë në kulmin e tyre, Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i është drejtuar kombit me një fjalim emocional në televizionin shtetëror.

“Çdo martir i rënë do të pasohet nga qindra të tjerë që do të vazhdojnë flamurin,” deklaroi Pezeshkian, duke theksuar se populli iranian duhet të qëndrojë i bashkuar në përballje me atë që e quajti “agresion i hapur nga Izraeli”.

“Irani nuk është agresori,” tha ai. “Të gjithë bashkatdhetarët tanë duhet të qëndrojnë së bashku, krah për krah, për të kundërshtuar këtë armiqësi. Është e drejta e popullit tonë të kërkojë drejtësi. Ne do të qëndrojmë në pozicionin tonë.”

Fjalimi i Presidentit u pasua nga deklarata të forta edhe nga diplomacia iraniane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, e cilësoi ofensivën izraelite si “një luftë kundër njerëzimit”.

“Është një armiqësi e iniciuar nga një grup kriminal, që sfidon bashkësinë ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar,” deklaroi Baghaei në një konferencë për shtyp në Teheran.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe “vendeve mike” që të intensifikojnë përpjekjet për miratimin e një rezolute detyruese kundër Izraelit, duke theksuar se veprimet e shtetit hebre përbëjnë “një shkelje të plotë të ligjit ndërkombëtar”.

“Të gjithë ata që besojnë në bashkëjetesën paqësore duhet të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund këtyre krimeve brutale dhe të bëjnë presion mbi entitetin sionist që të mbahet përgjegjës,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori appeared first on Euronews Albania.

Presidenti iranian: SHBA-të përgjegjëse, po lejojnë Izraelin të sulmojë Iranin

16 June 2025 at 09:16

SHBA-të janë përgjegjëse për agresionin e Izraelit kundër Teheranit, tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

“Në kundërshtim me të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare, Amerika e lejon Izraelin të kryejë agresion dhe të sulmojë vendin tonë”, theksoi ai në një fjalim para parlamentit të vendit.

“Ne as nuk kërkuam dhe as nuk nisëm luftë. Nuk ishim ne që vramë oficerë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë, por këta terroristë”, theksoi Pezeshkian. “Ne nuk jemi agresorë. Sot, na duhet uniteti dhe solidariteti më shumë se kurrë; populli iranian duhet të bashkohet dhe t’i rezistojë fuqishëm agresionit”, shtoi ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më parë se Uashingtoni kishte qenë në dijeni të planeve të Izraelit për të sulmuar Iranin.

Gjatë natës së 13 qershorit, Izraeli nisi Operacionin “Lion në Ngritje” që synonte programin bërthamor të Iranit. Irani u hakmor në më pak se 24 orë. Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme përsëri më 14 qershor dhe në orët e para të 15 qershorit. Të dyja palët raportuan viktima dhe dëme, dhe pranuan se një numër objektesh ishin goditur, por thanë se dëmi ishte i vogël.

The post Presidenti iranian: SHBA-të përgjegjëse, po lejojnë Izraelin të sulmojë Iranin appeared first on Euronews Albania.

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

11 June 2025 at 08:57

Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tri vjet më parë, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema. Rritja e pasurisë së fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së […]

The post Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta appeared first on BoldNews.al.

1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat.

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë! Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij! U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi. Një përqafim për të gjithë!”, tha Begaj.

Zonja Begaj, në fjalën e saj, u shpreh se, “këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare. Fëmijë që, me krenarinë e të qenit shqiptar, na vijnë nga Kosova jonë e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi. Fëmijë që na vijnë nga Tuzi dhe Ulqini në Malin e Zi. Fëmijë që na kanë ardhur nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut. Mirë se keni ardhur! Faleminderit që keni ardhur!”

“Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë – bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Të dashur fëmijë, ju që jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë – ju uroj ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, ta mësoni e ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë. Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë”, tha zonja Begaj.

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit:

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja! Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.” Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

j.p/

The post 1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inter merr lajmin e keq para finales së Championsit, vdes ish-presidenti i klubit

By: armand
31 May 2025 at 15:28

Ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellegrini ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare. Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë). Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lothar Mateus, Klinsmann dhe Andreas […]

The post Inter merr lajmin e keq para finales së Championsit, vdes ish-presidenti i klubit appeared first on BoldNews.al.

Shuplaka virale e bashkëshortes së Macron ndaj tij/Analisti: Shpulla tregoi se gruaja e Presidentit të Francës është…

28 May 2025 at 22:38

Është kthyer në pak sekonda virale në gjithë botën, pasi në të shfaqej presidenti i Francës Emmanuel Macron duke u goditur me shuplakë nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

Po çfarë tregon ky gjest për Macron?

I ftuar këtë mbrëmje në një interviste televizive analisti Artur Zheji tha se kjo dëshmoi shprehjen se “pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë”.

“Ajo ishte e pamohueshme, sepse kur fiksohesh te kamerat… në fillim zyra e shtypit tha se ishte një montazh rus, më pas kur u zbulua se ishte Associated Press që kishte bërë xhirimin, u tërhoq dhe tha se po bënin shaka.

Brigitte u shfaq më në fund si grua e fortë që e mori përdore këtë djalë që në shkollë dhe e çoi drejt presidencës. Pra nuk ka më dyshim që forca e Macron qëndron te gruaja e tij.

Prova që ‘pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë’. Shpulla tregoi se ajo enigma u ça. Ka qenë zonja e parë e Francës më e bullizuar, për shkak të moshës, por ia tregoi Francës mirë se Presidenti i Francës duhet të rrijë ‘gati-tu’ para saj, është më i fortë se ai”, u shpreh Zheji.

The post Shuplaka virale e bashkëshortes së Macron ndaj tij/Analisti: Shpulla tregoi se gruaja e Presidentit të Francës është… appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

By: Mirgen
25 May 2025 at 22:35

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin për Partneritet dhe Paqe dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton. Një pritje i është rezervuar presidentit nga Shoqata […]

The post Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s appeared first on BoldNews.al.

Presidenti Begaj takime me figura të shquara të komunitetit shqiptar në Filadelfia

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në qytetin e Filadelfias me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Begaj u takua me Genti Toshkezin, neurokirurg i njohur dhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Filadelfia, duke e vlerësuar si një figurë që nderon komunitetin shqiptar me arritjet dhe përkushtimin e tij profesional.

Kreu i Shtetit zhvilloi gjithashtu biseda me Doris Dobin, matematiciene dhe Vera Muçajn, shkencëtare në fushën e biologjisë, me të cilat diskutoi mbi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë shqiptarë që ndjekin karrierë në shkencë dhe kërkime shkencore.

Presidenti Begaj pati edhe një takim me shkrimtarin Gaqo Bushaka, një nga zërat më të rëndësishëm të komunitetit shqiptar në këtë qytet, duke vlerësuar kontributin e tij në pasurimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Këto takime janë pjesë e angazhimit të Presidentit për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të nxitur rolin e saj në zhvillimin kombëtar.

Presidenti Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton).

1 nga 3

/r.e/

The post Presidenti Begaj takime me figura të shquara të komunitetit shqiptar në Filadelfia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj në Filadelfia, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton).

Në nder të Presidentit Begaj, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”.

Gjatë fjalës në këtë takim, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje rrugëtimin e diasporës duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve të cilët i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Amerikës. Gjithashtu, Presidenti vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar.

“Falë vlerave dhe standardeve demokratike të vendit që ju keni zgjedhur si atdhe të dytë, në këtë vend kampion të demokracisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, shqiptarët e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman ndërtuan objektet e tyre shqipfolëse të kultit, të cilat u bënë qendra jo vetëm fetare, por edhe kulturore e arsimore”.

Veç vlerësimit të diasporës së hershme, Presidenti Begaj theksoi dhe kontributin e shqiptarëve që emigruan më vonë, pas rënies së regjimit komunist, të cilët, sipas tij, i dhanë një hov të ri komunitetit shqiptar duke rritur numrin e organizatave, shkollave shqipe dhe bizneseve.

Siç theksoi Presidenti Begaj, përballë sfidave ata kanë bërë përpjekje për ngritjen e qendrave shumëdimensionale për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor: “Pikërisht në këtë shtet, në këtë mjedis multikulturor, shkolla “Bijtë e Shqipes” ndihmon në parandalimin e asimilimit të plotë të brezave të rinj, duke mbajtur gjallë elementet shqiptare në jetën tuaj të përditshme. Unë jam i ndërgjegjshëm se sfidat tuaja për të mbajtur hapur e funksionuar shkolla shqipe janë të shumta. Ato lidhen me sigurimin e fondeve të mjaftueshme e të domosdoshme, me konkurrencën me sistemin shkollor amerikan, me vështirësitë në sigurimin e mësuesve të kualifikuar dhe materialeve mësimore cilësore në gjuhën shqipe, apo dhe me motivimin e prindërve dhe nxënësve për të vijuar mësimin në mënyrë të rregullt”.

Presidenti i Republikës u zotua se do bëjë gjithçka në mbështetje të këtij misioni fisnik.

Gjatë qëndrimit në Filadelfia (Philadelphia), Presidenti i Republikës vizitoi edhe Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit, një nga kishat më të hershme ortodokse shqiptare në SHBA, si dhe shtypshkronjën e parë shqiptare, që administrohet nga gratë sipërmarrëse.

Presidenti Begaj, pjesë e aktivitetit Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Philadel...
1 nga 7

/r.e/

The post Presidenti Begaj në Filadelfia, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës

By: Oldi
21 May 2025 at 09:55

Drenica ia doli që të shpallej kampione në Ligën e Parë të Kosovës. Kështu, nga sezoni i ardhshëm, klubi drenicak do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, pra në elitë. Ndërkohë presidenti i klubit të Drenicës, Haxhi Reci duket se e ka shijuar në maksimum këtë sukses. Në një video të publikuar nga vetë […]

The post VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës appeared first on BoldNews.al.

Presidenti Erdogan nga Samiti: Ne do t’i japim zë paqes në botë, këtu në Shqipëri

16 May 2025 at 11:50

Ka mbërritur në Shqipëri edhe Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Turqisë, në Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.

Duke folur para anëtarëve të shtypit, Erdogan tha: “Po presim shumë gjëra së bashku me vëllain tim, Edi Ramën. Ne do t’i bëjmë zë paqeje të gjithë botës në Shqipëri”.

Ai u prit nga kryeministri Rama në sheshin Skënderbej, ku edhe do mbahet samiti që mbledh liderët evropianë.  Erdoğan pritet ti bashkohet dhe pjesës tjetër të liderëve evropianë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Erdogan nga Samiti: Ne do t’i japim zë paqes në botë, këtu në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

❌
❌