Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh

9 July 2025 at 17:30

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë zyrtarëve policorë, të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, nga Lipjani.

Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Ngjarja ndodhi në natën e 7 korrikut në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën pas një ndërhyrje nga ana e policisë. Ndaj 27-vjeçarit në fjalë është përdorur sprej policor për shkak të rezistencës aktive dhe tentativës për sulm ndaj efektivëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, 5 policët lihen në paraburgim prej 30 ditësh appeared first on Euronews Albania.

Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile

2 July 2025 at 21:46

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem Bajroviçin, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatra të Istogut gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-‘99.

Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviqit, duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga viti i kaluar.

Themelorja e shpalli fajtor Bajroviqin në korrik 2024 për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999.

Ai gjatë luftës kishte qenë polic i Serbisë në stacionin policor të Gurrakocit.

Apeli tha seka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Bajroviqit dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në aktgjykimin e Themelores për të pandehurin.

“Dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Në lidhje me ankesën e mbrojtjes se kishte “vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”, Apeli tha se kolegji gjykues ka vlerësuar se gjendja faktike është vërtetuar “në mënyrë të plotë dhe të drejtë”.

“Të gjitha faktet, rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga të cilat është vërtetuar se i akuzuari E.B. në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet në njoftim.

Apeli e cilësoi dënimin e Bajroviqit nga Gjykatës së shkallës së parë si të “drejtë dhe të ligjshëm”.

Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?

Sipas aktgjykimit, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat e Istogut, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u urdhëruan të niseshin drejt Shqipërisë.

I akuzuari, sipas Gjykatës, ndau burrat dhe gratë nga kolona e nisur drejt Shqipërisë, duke i plaçkitur dhe më pas forcat serbe i dërguan ata në një shtëpi në Staradran, duke i “pushkatuar të paktën 16 civilë të kombësisë shqiptare”.

Po ashtu, sipas gjykatës, më 7 maj të 1999, Bajroviq kishte marrë pjesë në “arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve të kombësisë shqiptare, ashtu që fillimisht të dëmtuarit [burrat] i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S, ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore”.

Ndërsa më 8 maj 1999, sipas njoftimit, të ndaluarit i kishin dërguar në stacionin policor në Gurrakoc, “ku kolonës i printe i akuzuari E.B”.

Bajroviqit, në kuadër të dënimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 njerëz janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. REL/

The post Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile appeared first on Sot News | Lajme.

PARIS – Policia ndalon kryebashkiakun e Nisës dhe presidenten e France TV

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Presidentja e France Televisions, Delphine Ernotte, kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi dhe bashkëshortja Laura Tenoudji-Estrosi u vendosën sot në paraburgim nga policia e Marsejës, si pjesë e një hetimi mbi organizimin e ngjarjeve të rëndësishme në Nisë.

”Dhjetë persona u thirrën sot si pjesë e hetimeve, fillimisht të hapura në Nisë dhe më pas të transferuara në juridiksionin e specializuar ndërrajonal (JIRS) në Marsejë, për organizimin në Nisë, në vitin 2023, të konkursit të këngës për fëmijë Eurovision, të organizuar dhe transmetuar nga France Televisions, dhe një ngjarjeje tjetër, Samitin e Klimës në Nisë, të organizuar në vitin 2023 nga media e biznesit ‘La Tribune”, tha një burim pranë gjykatës duke konfirmuar një raport nga ”Mediapart”.

Presidenti i ”La Tribune”, Jean-Christophe Tortora, gjithashtu Drejtor Ekzekutiv i ”CMA Media”, u thirr gjithashtu sot.

Zyra e prokurorit të Marsejës u përgjigj se “nuk ka ndërmend të komentojë në këtë fazë të procedurave”.

France Télévisions konfirmoi në një deklaratë të premten se kishte “thirrur presidenten e saj”, Delphine Ernotte-Cunci, “si dhe punonjës të grupit dhe një degë për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi gjyqësor mbi organizimin e ngjarjeve në qytetin e Nisës”.

”Grupi televiziv publik do të bashkëpunojë plotësisht me këtë hetim (dhe) synon t’ua rezervojë shpjegimet e tij autoriteteve gjyqësore”, shtoi France TV.

Hetimet janë hapur veçanërisht për “shpërdorim të fondeve publike”, “marrje të paligjshme të interesit” dhe “falsifikim të dokumenteve publike”, sipas një burimi pranë çështjes dhe ”Mediapart”.

Faqja e lajmeve siguron se ata “shënjestrojnë drejtpërdrejt” çiftin Estrosi, “të cilët mohojnë të kenë kryer ndonjë vepër penale”.

Ish-kolumnistja për ”Telematin” në ”France 2” dhe bashkëshortja e Christian Estrosi që nga viti 2016, Laura Tenoudji-Estrosi ishte planifikuar të drejtonte dy diskutime në tryeza të rrumbullakët në Samitin e Klimës së Nisës, të subvencionuara nga qyteti dhe zona metropolitane dhe të bashkorganizuara nga ”La Tribune”.

E përballur me polemikën, ajo u tërhoq, me qytetin dhe zonën metropolitane që konfirmuan në një njoftim për shtyp se ajo do të fliste në konferencë “në bazë vullnetare” dhe po bashkëpunonte me median e biznesit.

Lidhur me Eurovisionin për të Rinj, hetimi përqendrohet, sipas ”Mediapart”, në “vendimin për t’i besuar Laura Tenoudjit bashkorganizimin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes, edhe pse bashkia e udhëhequr nga bashkëshorti i saj kishte qenë shumë bujare në pritjen e saj, me një kontribut financimi prej 605 000 eurosh”./  a.jor.

The post PARIS – Policia ndalon kryebashkiakun e Nisës dhe presidenten e France TV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 June 2025 at 11:41

Gjykata e Lartë në Beograd, me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e paraburgimit për pesë persona të dyshuar për përgatitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, ndërsa ndaj të gjashtit u shqiptua masa e arrestit shtëpiak.

Paraburgimi për pesë të dyshuarit – I.M., B.M., V.K., N.A. dhe A.I. – mund të zgjasë deri në 30 ditë.

Siç u bë e ditur, kjo masë u caktua sepse “ekzistojnë rrethana që tregojnë se të dyshuarit, në një periudhë të shkurtër kohore, mund ta përsërisin veprën penale”.

Për të njëjtën arsye, ndaj të akuzuarit S.G. u caktua masa e arrestit shtëpiak, me përdorim të monitorimit elektronik.

Në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Beograd thuhet se I.M. dhe B.M. dyshohen për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, si dhe përgatitje të akteve kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Këto veprime lidhen me veprën penale: thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.

V.K., N.A., A.I. dhe S.G., në anën tjetër, dyshohen për përgatitjen e një akti kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Edhe këto veprime lidhen me veprën penale: thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.

Të gjithë ata e mohuan fajësinë.

Ata u arrestuan më 25 qershor, nën dyshimet se planifikuan “ndryshimin e dhunshëm të pushtetit” në Serbi, gjatë një tubimi që studentët protestues e kanë paralajmëruar tashmë për datën 28 qershor në Beograd.

Policia njoftoi më pas se ata dyshohet se janë takuar në një hotel në Kralevë, me qëllim “planifikimin e ndryshimit të dhunshëm të pushtetit në Serbi dhe organizimin e sulmeve ndaj përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, sulmeve fizike ndaj pjesëtarëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre, si dhe ndërhyrjeve të dhunshme në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe në institucione të tjera”.

Studentët protestues u kanë kërkuar autoriteteve të shpallin zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri më 28 qershor, kur është planifikuar protesta e tyre.

Kërkesë tjetër e tyre është ndërprerja e një tubimi në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Studentët protestues kanë deklaruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, ata presin që “qytetarët të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Autoritetet kanë paralajmëruar se, në ditët në vijim, do të vazhdojnë me arrestimet e atyre që “po përgatisin akte kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

Studentët kanë filluar bllokimin e fakulteteve dhe protestat në fund të nëntorit të kaluar, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor. REL/

The post Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim appeared first on Sot News | Lajme.

Një muaj paraburgim ndaj tre personave – dyshohet se theren me thikë dy persona të tjerë në Ferizaj

23 June 2025 at 15:59

Tre personave iu ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji nga Gjykata e Ferizajt nën dyshimin se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor në bashkëkryerje.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit E.S. dhe Sh.R., më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, duke i`u shkaktuar lëndime të rënda trupore,

Për më shumë lexoni njoftimin e plotë të Gjykatës Themelore në Ferizaj:

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S. Sh.R., dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor në bashkëkryerje nga neni 186 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit E.S. dhe Sh.R., më datë 20.06.2025, rreth orës 22:00, në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve J dhe A.M., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes vete, duke i`u shkaktuar lëndime të rënda trupore, në atë mënyrë që me të zbritur nga vetura në vendin e lartcekur, aty takohen me të pandehurit, me thika dhe aty fillon përleshja mes tyre, ku i pandehuri E. e godet me pjesën e dorëzës së thikës në kokë dhe me një shkop druri në pjesën e kokës të dëmtuarin A.M., kurse i pandehuri H. e godet me teh të thikës në pjesën e gjoksit, e pastaj me grushta në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin J.M., e po ashtu të pandehurit Sh. Dhe E., e godasin me thikë në pjesë të trupit të dëmtuarin të mitur, me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore.

Ndërsa, për të pandehurin A.M., ekziston dyshimi i bazuar se më date 20.06.2025, rreth orës 22:00 në rrugën “S.S.”, në Shtime, afër shtëpisë së kulturës, me dashje i`u shkaktojnë lëndime trupor të dëmtuarve H.B., Sh.R. dhe E.S., në atë mënyrë që fillimisht i pandehur A. e godet me një guri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., ndërsa i pandehuri J. e godet me një shufër hekuri në pjesën e kokës të dëmtuarin H., me ç`rast të dëmtuarve i`u kanë shkaktuar lëndime trupore, për të cilat posedojnë raporte mjekësore.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim ndaj tre personave – dyshohet se theren me thikë dy persona të tjerë në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

“Ai nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm”, avokati shpërthen: Meta mbahet në paraburgim në mënyrë të…

19 June 2025 at 21:16

Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha sot se Meta është figurë kyçe e tranzicionit politik të vendit dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm në raport me sistemin e drejtësisë.

Në një intervistë televizive, Cakrani komentoi lidhur me proceset ligjore të Metës, që vijojnë që nga dita e arrestimit të tij.

“Meta është në hetim që nga dita e arrestimit, por procedura ka nisur shumë më herët. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të mbahet në paraburgim, edhe pse në mënyrë të paligjshme. Ne i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për të kërkuar llogari mbi atë që është bërë në këto tetë muaj. Ka një mungesë të theksuar transparence dhe shkelje të procedurës. Po flasim për një figurë kyçe të tranzicionit shqiptar. Nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm në raport me sistemin e drejtësisë.”-tha Cakrani

 

 

The post “Ai nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm”, avokati shpërthen: Meta mbahet në paraburgim në mënyrë të… appeared first on Sot News | Lajme.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

19 June 2025 at 15:52

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.R., i dyshuar për veprën  penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 03.06.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.R, ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale, nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fsheh, falsifikojë provat e veprës penale ose mund të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal appeared first on Telegrafi.

Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

10 June 2025 at 15:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zoran Vukotiqin, për krime lufte në Kosovë. Aktgjykimi dënues u shpall ndaj Vukotiqit, pasi gjykata e gjeti fajtor për vrasjen e 13-vjeçarit B.M, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës të ngritur në qershor të vitit 2023, Vukotiq akuzohej se më 18 prill të vitit 1999, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, si rezervist i policisë serbe, ai kishte vepruar në kundërshtim me normat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Në aktakuzë thuhej se ai në bashkëkryerje ka vrarë 13-vjeçarin B.M të kombësisë shqiptare.

Viktima, së bashku me djalin e xhaxhait të tij kishin qenë duke ngarë një biçikletë, kur Vukotiq së bashku me policë të tjerë të armatosur i kishin hasur fëmijët. I pandehuri, sipas aktakuzës, nga largësia prej 30 metrash kishte gjuajtur me armë zjarri drejt fëmijëve, duke qëlluar në gjoks viktimën B.M, i cili kishte vdekur menjëherë. Fëmija tjetër kishte arritur t’u shpëtojë të shtënave dhe ishte fshehur pas një muri.

Prokuroria Speciale e kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 ndaj Vukotiqit, por me propozimin e avokatit të tij, ato u bashkuan në një çështje më 2024.

Për pikat e tjera të aktakuzës, pas bashkimit të çështjes, Gjykata tha se nuk ka gjetur prova ndaj Vukotiqit dhe ai është liruar nga ato akuza.

Ndaj ish-rezervistit të policisë serbe, Zoran Vukotiq, më herët është shqiptuar edhe një aktgjykim dënues. Ai më 2021 ishte dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky rast ishte kthyer në rigjykim, por më 2022 ishte rikonfirmuar ndaj tij. Më pas më 2023, Apeli ia rriti dënimin në 13 vjet burgim.

Në këtë aktakuzë thuhej se Vukotiqi si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.

Ky ishte rasti i parë i dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. REL/

The post Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata Speciale i vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit

By: user 8
9 June 2025 at 18:27

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të çështjes që lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë.

Vendimi është marrë nga gjykatësja paraprake Marjorie Masselot, e cila theksoi se rreziqet për arratisje, pengim të drejtësisë dhe kryerje të veprave të tjera penale mbeten të pranishme.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Thaçi ka kryer veprat penale të shpalljes së sekretit zyrtar, fyerjes ndaj gjykatës dhe pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Akuzat burojnë nga hetimet që lidhen me procesin tjetër gjyqësor në të cilin Thaçi po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata e bazoi vendimin e saj në disa faktorë, përfshirë mundësinë që Thaçi të ndikojë te dëshmitarët ose të pengojë procedurat gjyqësore.

Në arsyetimin e saj, gjykatësja theksoi se Thaçi ka pasur rol udhëheqës në grupe që kanë synuar të ndikonin te dëshmitarët përmes shpërndarjes së informacionit të ndaluar dhe ofrimit të përfitimeve për të ndryshuar deklaratat.

Gjithashtu, gjykata nënvizoi se masat e sigurisë në ambientet e paraburgimit të Gjykatës Speciale janë më të sigurta për të parandaluar komunikimet e paautorizuara dhe ndikimet e mundshme ndaj procesit gjyqësor.

Përveç kësaj, Gjykata konfirmoi se procesi gjyqësor po ecën përpara me ritëm të kënaqshëm, ndërsa mbrojtja ka dorëzuar mocionet paraprake dhe prokuroria ka përfunduar pjesën më të madhe të dorëzimit të provave.

Gjykata i ka dhënë afat Thaçit që, nëse dëshiron, të paraqesë parashtresat e tij lidhur me shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri më 27 qershor 2025. Në rast se nuk dorëzon parashtresa, Prokuroria Speciale duhet të bëjë paraqitjet e saj deri më 7 korrik 2025.

The post Gjykata Speciale i vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit appeared first on Lapsi.al.

Shtatë muaj pas arrestimit Meta mbetet në burg, avokati flet për “inkuizicion”

By: user 4
9 June 2025 at 16:02

Edhe pse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga dita e arrestimit të Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, ai vijon të mbahet në paraburgim, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë sërish hetimet me 3 muaj të tjerë. Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili reagoi me tone të forta, duke e cilësuar qëndrimin e Metës në qeli si një “burgim i paligjshëm” dhe “përndjekje politike”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe më 27 maj të këtij viti iu komunikuan zyrtarisht akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror të mbartur prej vitesh. Por, sipas avokatit, edhe pse akuza tashmë është komunikuar, organi i akuzës vazhdon ta mbajë në burg, pa asnjë provë konkrete.

“Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim”, u shpreh avokati Cakrani, i cili paralajmëroi se vendimi i zgjatjes do të ankimohet.

Sipas tij, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. Madje, Cakrani ironizoi edhe arsyetimin e dhënë nga prokuroria për të justifikuar zgjatjen: “Tani SPAK na thotë se nuk ka mbaruar akoma mbledhjen e provës, kjo është kërkesë e SPAK për zgjatjen e hetimeve. Thonë se po presin provat, presin një akt ekspertimi për ish-vjehrrën e tij, se ça lidhje ka Meta me ish-vjehrrën…”

“Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese.”

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion, Cakrani përfundoi duke thënë: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore.”

 

The post Shtatë muaj pas arrestimit Meta mbetet në burg, avokati flet për “inkuizicion” appeared first on Lapsi.al.

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025 at 13:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në paraburgim në Burgun e Durrësit, do të dalë këtë të hënë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj kërkon lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës me një më të butë, duke ofruar gjithashtu garanci pasurore në mbështetje të kërkesës.

Më herët, ai ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë për të njëjtën çështje, por deri më tani nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese që do ta trajtojë.

Veliaj ndodhet në hetim nga SPAK për çështje që lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion në ushtrimin e funksioneve publike. Seanca në Apelin e Posaçëm pritet të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të procesit ndaj tij./euronews/

The post Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën appeared first on Telegrafi.

Trafiku i armëve nga Kosova – tetë të ndaluarit mbeten në paraburgim

1 June 2025 at 15:39

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dielën masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona të arrestuar në kryeqytet, pas një hetimi për shitblerje armësh. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, e cila paraqiti akt-ekspertiza dhe prova të sekuestruara gjatë operacionit të policisë.

Të arrestuarit që do të qëndrojnë në qeli janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dëshmi përpara gjykatës.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar ligjshmërinë e arrestimeve, duke pretenduar se policia ka përdorur metoda të paligjshme, si blerjet e stimuluara, dhe se mungojnë provat për veprimet konkrete të secilit të dyshuar.

Mbrojtja ka kërkuar gjithashtu që të merren parasysh faktet që të arrestuarit nuk kanë precedentë penalë dhe ka kërkuar akt-ekspertiza për të vërtetuar funksionalitetin e armëve të sekuestruara.

Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria ka vënë në dispozicion të gjykatës ekspertizat e armëve të kapura më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku vetëm një prej armëve ka rezultuar jashtë funksionit.

Operacioni i zhvilluar nga Policia e Tiranës çoi në sekuestrimin e 14 armëve zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 armë automatike), mbi 2 mije fara kanabisi, municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë. Të arrestuarit armët i merrnin në Kosovë dhe më pas i trafikonin në Tiranë./abcnews/

The post Trafiku i armëve nga Kosova – tetë të ndaluarit mbeten në paraburgim appeared first on Telegrafi.

Mashtruan se do të ndikonin te prokurori – paraburgim për tre prizrenas, mes tyre avokat dhe zyrtar gjyqësor

25 May 2025 at 13:58

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve B. K., B. P. dhe N. P., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit të gjykatës, “në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, sepse duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ekziston rreziku që ata të ndikojnë në rrjedhën e procedurës”.

Gjykata thekson se të pandehurit kanë treguar këmbëngulësi në kryerjen e veprës, aq sa përveç komunikimeve fizike dhe telefonike, ata tentojnë t’i mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të prokurorit të shtetit, dhe gjatë këtij veprimi janë arrestuar në flagrancë.

Po ashtu, në arsyetimin e vendimit theksohet se të pandehurit kanë pozita shoqërore e profesionale që mund të përdoren për të penguar hetimin.

“Duke marrë parasysh pozitat që kanë mbajtur për kohë të gjatë në një rreth të ngushtë siç është qyteti i Prizrenit, afërsinë shoqërore pa përjashtuar edhe atë miqësore që kanë me zyrtarë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar drejtpërdrejt në dokumentacionin dhe në dëshmitarë.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për njërin nga të pandehurit, B. K., Gjykata thekson se “në bazë të dhënave nga data baza policore… rezulton me të kaluar kriminale”, me gjithsej 16 vepra penale, nga të cilat 13 janë për mashtrim.

Për dy të pandehurit e tjerë thuhet se “mbanin pozita në sistem të drejtësisë (avokat dhe zyrtar i gjykatës në Prizren)”, çka e bën edhe më të ndjeshme çështjen e ndikimit të tyre të mundshëm në hetime.

Gjykata ka vlerësuar se “masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

 

The post Mashtruan se do të ndikonin te prokurori – paraburgim për tre prizrenas, mes tyre avokat dhe zyrtar gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, mashtruan viktimat duke thënë se kanë ndikim te prokurori

24 May 2025 at 17:45

Gjykata e Gjilanit ka caktuar një muaj paraburgim për ushtrim ndikimi ndaj tre personave të dyshuar, Nustret Pepenikut – zyrtar i Gjykatës së Prizrenit; Bekim Parallangaj – avokat dhe Bekim Krasniqit – person që ka shërbyer si ndërmjetës.

Të pandehurit Krasniqi, Parallangaj dhe Pepenik po dyshohen se kanë tentuar t’i mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtëpërdrejtë në vendimmarje të prokurorit te shtetit dhe të njëjtëve u kanë kërkuar të holla.

“Në komunikimet fizike dhe telefonike ata tentojnë t’i mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të prokurorit të shtetit, të cilëve u kërkojnë të hollat me të cilat arrestohen në flagrancë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Gjilanit.

Në vendimin e Gjykatës së Gjilanit për të pandehurin Bekim Krasniqi thuhet se ka të kaluar kriminale dhe nuk është hera e parë që i njëjti bie ndesh me ligjin. Bekim Krasniqi i figurojnë 16 vepra penale nga këto 13 vepra penale të mashtrimit – raste si i dyshuar.

“E që një situatë e tillë vlerësuese vlen edhe për dy të pandehurit tjerë të cilët mbanin pozita në sistem të drejtësisë dhe shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me një personalitet të tillë me recidivizëm të shumëfishtë e giithë kjo me qëllim të përfitimit material”, thuhet në vendim.

Gjykata ka vlerësuar caktimin e paraburgimit për të pandehurit duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

“Duke i marrë parasysh pozitat që të pandehurit i kanë mbajtur për një kohë të gjatë një rreth të ngushtë siç është qyteti i Prizrenit, afërsinë shoqërore dhe atë miqësore që kanë me zyrtarë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar drejtpërdrejt në dokumentacion dhe në dëshmitarë, të cilët i njohin personalisht”,  thuhet në dosje.

Gjykata ka vlerësuar se me të gjitha këto ekziston rreziku real se me lënien e të pandehurve në liri ata mund t’i përsërisin veprat penale apo të kryejnë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja edhe më të rënda.

Të shtunën, më 24.05.2025, është mbajtur edhe seanca dëgjimore lidhur me këtë rast.

Gjatë seancës dëgjimore gjyqtari i procedurës paraprake, Rilind Sermaxhaj ka njoftuar se kjo seancë lidhur me këtë rast do të mbahet në Gjykatën e Gjilanit për shkak të kompetencës territoriale.

“Seanca dëgjimore mbahet këtu për shkak të kompetencës territoriale dhe nenit 36, i cili parasheh që për veprat penale të kryera në Prizren kompetente është Gjykata Themelore në Gjilan”- tha gjyqtari Sermaxhaj.

Prokurorja Leonora Kadriu e ka mbështetur kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve.

Ndërsa mbrojtësit e të akuzuarve kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë duke i propozuar gjykatës masa alternative për praninë e të pandehurëve në procedurë penale. /Kallxo.com/

The post Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, mashtruan viktimat duke thënë se kanë ndikim te prokurori appeared first on Telegrafi.

Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, në mesin e tyre një avokat dhe një zyrtar i gjykatës

24 May 2025 at 17:38

Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për ushtrim ndikimi ndaj tre personave, Nustret Pepenikut – zyrtar i Gjykatës së Prizrenit; Bekim Parallangaj – avokat dhe Bekim Krasniqit – person që ka shërbyer si ndërmjetës.

Në Gjykatën e Gjilanit më 24.05.2025 është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të pandehurve. Me të filluar seanca dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, Rilind Sermaxhaj, njoftoi se kjo seancë lidhur me këtë rast do të mbahet në Gjykatën e Gjilanit për shkak të kompetencës territoriale.

“Seanca dëgjimore mbahet këtu për shkak të kompetencës territoriale dhe nenit 36, i cili parasheh që për veprat penale të kryera në Prizren kompetente është Gjykata Themelore në Gjilan”, tha gjyqtari Sermaxhaj.

Prokurorja Leonora Kadriu elaboroi kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit në të cilën kërkoi paraburgim për tre të dyshuarit për ushtrim ndikimi.

“Unë si përfaqësuese e kësaj kërkese për shkak të kompetencës territoriale pasi lënda është transferuar në Gjilan mbetëm në tërësi pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit të cilën e ka paraqitur Prokuroria Themelore në Prizren”,tha prokurorja Kadriu më 24.05.2025.

Kadriu tha se ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer veprat penale në të cilën janë të përfshirë të pandehurit.

“Konsiderojmë se ekziston dyshimi i bazuar se janë kry veprat penale në të cilat kanë qenë të përfshirë tani të pandehurit dhe kjo ka rrjedhë nga masat e veçanta hetimore sikurse edhe nga provat e tjera që janë të përfshira në faze të hetimeve”, vazhdoi prokurorja.

Në rastin konkret Kadriu tha se prokuroria do të sigurojë prova të mjaftueshme që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Tutje, prokurorja theksoi se ekziston rreziku se të pandehurit të arratisen dhe me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

“Ekziston rreziku që të arratisen dhe me këtë do të pengojnë  rrjedhen normale të procedurës penale, duke marrë parasysh pozitat që mbajnë njëri avokat, tjetri punëtor administrativ i gjykatës dhe i treti person që ka jetuar një kohë të gjatë jashtë vendit dhe tani është kthyer, kanë kapacitete ekonomike dhe kontakte të shumta për të organizuar arratisjen”, tha më tej prokurorja Kadriu.

Ndër të tjera, prokurorja Kadriu i propozoi gjykatës që kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit ta aprovojë dhe të pandehurve t’iu caktojë masën e paraburgimit. Sipas Kadriut, asnjëra nga masat e tjera për sigurimin e të pandehurve në procedurë nuk ka rezultuar e mjaftueshme.

Mbrojtësi i të dyshuarit Bekim Krasniqi, avokati Urim Pozhegu, e kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mbrojturit të tij, duke konsideruar se një masë e tillë është shumë e rëndë dhe e papërshtatshme në këtë fazë të procedurës.

Avokati Pozhegu tha se Prokuroria në rastin konkret nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për çka nuk janë të mjaftueshme masat e tjera alternative, dhe se masat si arresti shtëpiak dhe detyrimi për paraqitjen në Stacion Policor do të ishin të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Tutje, ndër të tjera, avokati Pozhegu i propozoi gjykatës që kërkesën për caktimin e paraburgimit ta refuzojë në aplikim të masave të tjera.

Kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit për caktimin e paraburgimit e kundërshtuan edhe mbrojtësit e të pandehurëe të tjerë, avokatët Hasan Biraj dhe Kadri Sylaj. Të njëjtit i propozuan gjykatës masa të tjera alternative, si arresti shtëpiak ose paraqitja në Stacion Policor.

Avokatët Biraj e Sylaj i kundërshtuan edhe pretendimet e Prokurorisë së Prizrenit se të mbrojturit e tyre do të mund të arratisen dhe t’i shmangen procedurës penale.

Krejt në fund, gjyqtari Rilind Sermaxhaj njoftoi palët se lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Prizrenit do të vendosë jashtë seancës./Kallxo.com/

The post Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për ushtrim ndikimi, në mesin e tyre një avokat dhe një zyrtar i gjykatës appeared first on Telegrafi.

GJKKO dënon dy shqiptarë për trafik ndërkombëtar, zbulohet edhe bashkëpunëtorja financiare

23 May 2025 at 15:54

Përfundon gjykimi për grupin e strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave, ku GJKKO ka dhënë dënime me burg dhe konfiskime pasurie.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj të pandehurve Flori Pali dhe Fredi Pali, të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.

Pas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme dhe mbrojtjes së të pandehurve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.35 datë 09.05.2025 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Flori Pali dhe dënimin me 11 vjet burg për kryerjen e disa veprave penale:
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi 2 dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç” e “d” , si dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 të Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal; dhe në bashkim të dënimeve (në bazë të nenit 55 të Kodit Penal), dhe zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406 i Kodit të Proçedurës Penale).

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi Pali dhe dënimin me 6 vjet e 8 muaj për veprat penale:
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “ç” e “d” , si dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal; Bashkim të dënimeve (në bazë të nenit 55 të Kodit Penal), dhe zbritjen e 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406 i Kodit të Proçedurës Penale)

Gjykata vendosi gjithashtu:

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të 3 aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të shtetasit Fredi Ndue Pali;

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pasurie të paluajtshme të llojit “Arë”, me sipërfaqe 1874 m², e cila ndodhet në Ishull Shëngjin, në pronësi të shtetasit Flori Ndue Pali, për të cilën ishte vendosur “sekuestro preventive”.

Të pandehurit ishin hetuar në lidhje me procedimin penal nr. 132 të vitit 2019, i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ishin dërguar për gjykim më datë 31.10.2023. Hetimi dhe gjykimi i këtyre të pandehurve është zhvilluar në mungesë, si dhe të dy të pandehurit kanë qenë me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë.

Në lidhje me këtë çështje penale, me vendimin penal nr.49,datë 21.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili ka marrë formë të prerë është dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim edhe shtetësja Anita Adilaj, e akuzuar për veprat penale;“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, dhe “b” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç” e “d” , si dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal.

Ky proçedim penal është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Norvegjisë.

Nga hetimi dhe gjykimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019, në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezident apo jo në Norvegji.

I pandehuri Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore, janar 2018 deri në qershor 2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundraligjshme, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundraligjshme në Stavanger të Norvegjisë të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

E pandehura Anita Adilaj në vazhdimësi është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia në Shqipëri, para këto të nxjerra nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

E pandehura Adilaj ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

I pandehuri Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Më datë 08.05.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sør-Rogaland, Norvegji, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal; Halit Xhini dhe Steven Cooper për vepra penale në lidhje me narkotikët dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimet paraprake në lidhje me proçedimin penal nr.132 të vitit 2019 janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas kokluzioneve të Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 13.05.2025, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar gjykimi për çështjen me objekt konfiskim pasurie në lidhje me proçedimin pasuror nr.3 të vitit 2022 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në Ligjin nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Me vendimin penal nr.6, datë 13.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndër të tjera:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

2.Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr. 9, datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, zgjatur sekuestrimi me vendimin nr. 22, datë 28.07.2023 të së njëjtës gjykatë, konkretisht:

Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 93 m², e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “P…….” sh.p.k. e cila rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.

Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 69.7 m² e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “……” sh.p.k. e cila rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.

Autoveturës së llojit “Mercedes Benz”, tipi “E 220 CDI”, viti i prodhimit 2012, e regjistruar në emër të shtetasit F.L, por që rezultoi në zotërim të tërthortë të vëllezërve Pali.

Me urdhërin e datës 13.05.2025, i lëshuar nga Prokurori i Posaçëm, është urdhëruar ekzekutimi i vendimit penal nr.6, datë 13.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi, Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

The post GJKKO dënon dy shqiptarë për trafik ndërkombëtar, zbulohet edhe bashkëpunëtorja financiare appeared first on Sot News | Lajme.

Takuan Roven Zekën në paraburgim, SPAK nis hetimet ndaj zyrtarëve policor

29 April 2025 at 11:44

SPAK ka nisur veprimet hetimore përfshirë marrjen në pyetje të disa zyrtarëve policor, lidhur me takimet e paautorizuara me të paraburgosurin e dyshuar për korrupsion Roven Zeka.

Sipas informacioneve SPAK ka marrë deklarimet e të paktën 2 shefave të komisariateve dhe 1 nën/drejtori në kryeqytet, ndërsa është sekuestruar edhe një pajisje telefonike. Ndërkohë, edhe një biznesmen ka qenë subjekt i hetimit të prokurores Elida Kaçkini.

Organi hetues ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku ranë në pranga disa ditë më parë  në kuadër të një hetimi të SPAK pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për favorizimin e shkaktares së një aksidenti me 5 persona të plagosur lehtë.

The post Takuan Roven Zekën në paraburgim, SPAK nis hetimet ndaj zyrtarëve policor appeared first on Sot News | Lajme.

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, kishin maltretuar të burgosurit në burgun e Prishtinës dhe në Lipjan

24 April 2025 at 13:38

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, ndaj të pandehurve  B. T., M. I. dhe N. C., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit B. T., M. I. dhe N. C, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.T. dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i’u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se e pandehura N.C., dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar-gardiane e Burgut të Prishtinës-Paralelja në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës-Paralelja në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtare tjera të kësaj paralele, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i ‘u shkaktuar lëndime trupore.

“Gjykata konstatoj se ekziston rreziku real dhe i arsyeshëm se nëse të pandehurit ndodhen në liri, mund të arratisen për të shmangur përgjegjësinë penale, të ndikojnë mbi dëshmitarët, përfshirë këtu edhe të dëmtuarit, mund të bashkëpunojnë me bashkëkryerësit e tjerë të përfshirë në këtë rast penal, si dhe mund të përpiqen të zhdukin ose të dëmtojnë provat materiale.

Gjykata vlerëson se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, kishin maltretuar të burgosurit në burgun e Prishtinës dhe në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, i vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit edhe për dy muaj

23 April 2025 at 13:56

Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim që t’ia vazhdoi masën e paraburgimit të pandehurit B.D. për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.

Sipas saj, masa e vazhdimit të paraburgimit është për dy muaj, nga 23.04.2025 deri më 23.06.2025.

“Sipas Kërkesës së PTHM, e datës 17.04.2025, Gjykata me Aktvendimin e datës 18.04.2025, e ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy (2) muaj, ndaj të pandehurit B.D. Paraburgimi iu është vazhduar për periudhën 23.04.2025–23.06.2025”, tha ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës Valon Preteni pati konfirmuar për Telegrafin se i dyshuari e kishte pranuar fajësinë.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ndodhi në muajin mars në Vushtrri, ku 19-vjeçari dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën, i cili ishte bashkëmoshatar i tij. /Telegrafi/

 

The post Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, i vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit edhe për dy muaj appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

21 April 2025 at 17:37

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në bashkëkryerje.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pasi ekziston dyshimi i bazuar se më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, i mituri në bashkëkryerje me personat madhorë H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., kanë privuar nga jeta zyrtarin policor – rreshterin M.L., i cili ishte i punësuar në Stacionin Policor në Kaçanik.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të ndërtesës ku banonte viktima. Ai ishte përcjellë nga të dyshuarit pas përfundimit të orarit të punës në orën 22:53, deri në hyrje të objektit banesor. Sipas hetimeve paraprake, i mituri ka hyrë pas viktimës në objekt dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm.

Pas kryerjes së veprës, i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është bashkuar me të dyshuarin R.M., me të cilin më pas janë parë duke u larguar përmes një rrugice të qytetit, ndërkohë që një zë dëgjohet duke thënë “Bravo ik”, siç është dokumentuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Provat e tjera vizuale e lidhin të miturin edhe me të pandehurit e tjerë, përfshirë rolin e tyre pas vrasjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke aprovuar kështu kërkesën e prokurorit të shtetit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e pezullon zbatimin e tij./Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim për të miturin, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

❌
❌