Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës: Nuk zbatojmë urdhrat për shkarkime

By: Oldi
11 July 2025 at 17:38

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, kryetarit i Bashkise së Mirditës, Albert Melyshi, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të […]

The post Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës: Nuk zbatojmë urdhrat për shkarkime appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve

By: Oldi
11 July 2025 at 17:21

“Shpata” e kryeministrit Edi Rama nuk do të godasë vetëm drejtorët rajonalë dhe të bashkive të vendit. Mesazhin e dha vetë kryeministri nga mbledhja me kryebashkiakët në Durrës, ku kërkoi “pastrim” edhe në nivel nënkryetarësh nga kryebashkiakët e tij. Thirrja e tij për të ndryshuar zëvendësit u prit me të qeshura në sallë nga kryebashkiakët […]

The post Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve appeared first on BoldNews.al.

PARIS – Policia ndalon kryebashkiakun e Nisës dhe presidenten e France TV

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Presidentja e France Televisions, Delphine Ernotte, kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi dhe bashkëshortja Laura Tenoudji-Estrosi u vendosën sot në paraburgim nga policia e Marsejës, si pjesë e një hetimi mbi organizimin e ngjarjeve të rëndësishme në Nisë.

”Dhjetë persona u thirrën sot si pjesë e hetimeve, fillimisht të hapura në Nisë dhe më pas të transferuara në juridiksionin e specializuar ndërrajonal (JIRS) në Marsejë, për organizimin në Nisë, në vitin 2023, të konkursit të këngës për fëmijë Eurovision, të organizuar dhe transmetuar nga France Televisions, dhe një ngjarjeje tjetër, Samitin e Klimës në Nisë, të organizuar në vitin 2023 nga media e biznesit ‘La Tribune”, tha një burim pranë gjykatës duke konfirmuar një raport nga ”Mediapart”.

Presidenti i ”La Tribune”, Jean-Christophe Tortora, gjithashtu Drejtor Ekzekutiv i ”CMA Media”, u thirr gjithashtu sot.

Zyra e prokurorit të Marsejës u përgjigj se “nuk ka ndërmend të komentojë në këtë fazë të procedurave”.

France Télévisions konfirmoi në një deklaratë të premten se kishte “thirrur presidenten e saj”, Delphine Ernotte-Cunci, “si dhe punonjës të grupit dhe një degë për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi gjyqësor mbi organizimin e ngjarjeve në qytetin e Nisës”.

”Grupi televiziv publik do të bashkëpunojë plotësisht me këtë hetim (dhe) synon t’ua rezervojë shpjegimet e tij autoriteteve gjyqësore”, shtoi France TV.

Hetimet janë hapur veçanërisht për “shpërdorim të fondeve publike”, “marrje të paligjshme të interesit” dhe “falsifikim të dokumenteve publike”, sipas një burimi pranë çështjes dhe ”Mediapart”.

Faqja e lajmeve siguron se ata “shënjestrojnë drejtpërdrejt” çiftin Estrosi, “të cilët mohojnë të kenë kryer ndonjë vepër penale”.

Ish-kolumnistja për ”Telematin” në ”France 2” dhe bashkëshortja e Christian Estrosi që nga viti 2016, Laura Tenoudji-Estrosi ishte planifikuar të drejtonte dy diskutime në tryeza të rrumbullakët në Samitin e Klimës së Nisës, të subvencionuara nga qyteti dhe zona metropolitane dhe të bashkorganizuara nga ”La Tribune”.

E përballur me polemikën, ajo u tërhoq, me qytetin dhe zonën metropolitane që konfirmuan në një njoftim për shtyp se ajo do të fliste në konferencë “në bazë vullnetare” dhe po bashkëpunonte me median e biznesit.

Lidhur me Eurovisionin për të Rinj, hetimi përqendrohet, sipas ”Mediapart”, në “vendimin për t’i besuar Laura Tenoudjit bashkorganizimin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes, edhe pse bashkia e udhëhequr nga bashkëshorti i saj kishte qenë shumë bujare në pritjen e saj, me një kontribut financimi prej 605 000 eurosh”./  a.jor.

The post PARIS – Policia ndalon kryebashkiakun e Nisës dhe presidenten e France TV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj mbetet në burg/ Gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi nuk ndryshon masën e sigurisë

9 June 2025 at 15:34

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë të hënë në orën 14:00 para Gjykatës së Apelit të Posaçëm me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se Veliaj nuk ishte në seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës. Veliaj kërkoi zbutje të masës, kërkesë e cila nuk është pranuar. Apeli ka lënë në fuqi masën për kryebashkiakun e Tiranës.

Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej datës 10 shkurt, Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për veprën penale korrupsion pasiv në 9 episode, fshehje pasurie dhe pastrim parash./abcnews.al

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

19 May 2025 at 15:15

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion  i kishin […]

The post Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici appeared first on Reporter.al.

Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat

6 May 2025 at 17:42

Emisioni “Plug” Kemi faktuar deri më tani skema korruptive të qeverisë, ministrive e bashkive të ndryshme të vendit, afera të cilat tejkalojnë abuzimin 1. 2 miliardë euro. Pas skemave 5D, 5B, 5T, 5K sot do të ndalemi në në qarkun e Dibrës, ku skema është po e njëujtë, por ndryshojnë vetëm emrat dhe protagonistët, e […]

The post Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre…

6 May 2025 at 13:17

E shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024 duke akuzuar Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit) se licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret.

Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore. SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu, 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli. Por, GJKKO vendosi të rrëzojë SPAK teksa ky i fundit ankimoi vendimin në Apel. Duro ishte marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

The post Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre… appeared first on Sot News | Lajme.

Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, ja për çfarë akuzohet

2 April 2025 at 09:16

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.

Bardh Spahia është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.

Vetë ish-kryebashkiaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

The post Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, ja për çfarë akuzohet appeared first on Sot News | Lajme.

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez – e quan hajn

30 March 2025 at 13:47

Gjatë ceremonisë së “daljes në pension të autobusëve të verdhë”, të mbajtur në parkun Kalemegdan të Beogradit në prani të ambasadorit japonez Akira Imamura dhe kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ka ndodhur një incident.

Qytetari ka ndërprerë papritmas sesionin fotografik me një breshëri ofendimesh ndaj kryebashkiakut. Pamjet nga një kënd tjetër tregojnë se ai nuk ishte vetëm – disa persona të pranishëm shprehën qartë pakënaqësinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Sesioni fotografik në dukje rutinë u ndërpre papritmas kur një qytetar iu drejtua Shapiqit me akuza të ashpra: “Ti hajdut, ke vjedhur qytetin. Aty po shponit në argjinaturë pa asnjë copë letër. Ju sollët sigurimin privat për të mos lejuar që këshilltarët të hynin në Këshillin e qytetit. Në çdo konferencë duhet të fyeni gazetarët dhe neve qe me paratë tona ju paguani paratë për autobusët – ju dhe e gjithë banda progresive do të përfundoni në burg që ta dini, nuk do të ketë vend për t’u fshehur as në Trieste”.

IG @beogradinfo.rs

Građanin održao lekciju Šapiću. pic.twitter.com/uw4ZO5QkQj

— Željko Kisa (@ZeljkoKisa) March 29, 2025

Ambasadori japonez e ka parë ngjarjen dukshëm i tronditur, ndërsa Shapiq në një moment i është kundërpërgjigjur qytetarit duke i thënë se ai ishte i sjellshëm.

Pamjet nga një kënd tjetër tregojnë se qytetarët e grumbulluar edhe para përplasjes verbale kanë fishkëllyer dhe bërtitur “Pumpaj”, ndërsa Shapiq ka tentuar të flasë për mediat.

IG @beogradinfo.rs
Građanin održao lekciju gradonačelniku Šapiću. #srbija #beograd #srbijainstagram pic.twitter.com/DUtuOarIgF

— Željko Kisa (@ZeljkoKisa) March 29, 2025

Ata u revoltuan duke i thënë se nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si ai drejtonte kryeqytetin e Serbisë. /Telegrafi/

The post Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez – e quan hajn appeared first on Telegrafi.

Arrestimi i Ekrem Imamoglut/ Bashkëshortja: Do të luftojmë kundër regjimit të Erdogan

By: user 11
27 March 2025 at 07:19

Dilek Imamoglu, bashkëshortja e Ekrem Imamoglut, kryebashkiakut të Stambollit, ka reaguar pas arrestimit të burrit të saj nga autoritetet turke. Ajo ka kërkuar mbështetje nga populli dhe duke premtuar se do të vazhdojnë të luftojnë me çdo mjet kundër regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Sipas saj Ekrem Imamoglu u arrestua në mëngjesin e 19 marsit, shumë turq ndjenë një zemërim të thellë dhe një ndjenjë të fuqishme padrejtësie.

Dilek tha se kjo ishte një ndjesi që kishin shumë njerëz të tjerë në Turqi, të cilët ndihesh in të mbërthyer nga një regjim autoritar që ka mbizotëruar për më shumë se dy dekada. Dilek shpjegon gjithashtu se ajo kishte pasur ndjesinë që diçka e keqe do të ndodhte prej ditësh. Ekremi kishte sfiduar me sukses sistemin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit, duke e shpallur Stambollin të lirë nga ndikimi i AKP që nga viti 2019.

Megjithatë, sulmet ndaj tij janë bërë më të ashpra me kalimin e kohës, dhe arrestimi i tij pasoi menjëherë pas kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale. Dilek thekson se akuzat kundër Ekremit janë të pabaza dhe të qëllimshme. Një diplomë universitare, që ai e kishte fituar para 31 vitesh, u shpall papritur e pavlefshme, një hap që synonte të pengonte kandidaturën e tij presidenciale.

Ajo tha se arrestimi dhe pezullimi i Ekremit nga detyra janë një përpjekje për të frikësuar jo vetëm burrin e saj, por edhe gjithë popullin e Turqisë. Por, ajo vëren se ky akt i ka ngjallur shpresë dhe ka ndihmuar në forcimin e angazhimit të qytetarëve për të luftuar për demokracinë dhe të drejtat e tyre. Dilek po ashtu flet për ndjenjën e forcës që ka marrë nga gratë e Turqisë, duke theksuar se ato janë ato që mbajnë shpresën dhe do të vazhdojnë të luftojnë për një të ardhme më të drejtë dhe demokratike.

Ajo beson se, pavarësisht pengesave dhe kërcënimeve, populli turk do të qëndrojë i palëkundur në dëshirën e tij për një të ardhme më të mirë, dhe do të triumfojë kundër regjimit të tanishëm. Në përfundim, ajo shprehet e bindur se ky regjim do të kalojë, dhe Turqia do të dalë më e fortë nga kjo periudhë e vështirë, falë përpjekjeve të qytetarëve që kërkojnë një të ardhme të ndritur dhe të drejtë. /The Economist/

 

The post Arrestimi i Ekrem Imamoglut/ Bashkëshortja: Do të luftojmë kundër regjimit të Erdogan appeared first on Lapsi.al.

Lista e kandidatëve “rindez” përplasjet mes klaneve të PS-së në Korçë/ Çfarë synohet?

14 March 2025 at 18:11

Publikimi i listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, është shoqëruar me pakënaqësira tek të dy kampet politike, por ndërsa tek PD-ja po bëhet e hapur dhe publike, në PS duket se si gjithmonë po kalon në heshtje, pavarësisht se aty duket se janë më të forta. Por, duket se aq […]

The post Lista e kandidatëve “rindez” përplasjet mes klaneve të PS-së në Korçë/ Çfarë synohet? appeared first on BoldNews.al.

Rama takon drejtorët e Bashkisë, një ditë para vendimit të Apelit për Veliajn

10 March 2025 at 19:52

Pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, Edi Rama e shpalli veten “de facto” kryetar të Bashkisë së Tiranës, ku ka zhvilluar shpesh herë takime me stafin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pasditen e kësaj të hëne, ku Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ku ka zhvilluar një […]

The post Rama takon drejtorët e Bashkisë, një ditë para vendimit të Apelit për Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit, GJKKO pushon çështjen e kryebashkiakut të Libohovës

5 March 2025 at 10:53

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide.  Kryebashkiaku socialist ishte marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai akuzohej nga Prokuroria e Posaçme se kishte lejuar kultivimin e kanabisit në vitin 2021, gjatë periudhës që ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës (para se […]

The post Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit, GJKKO pushon çështjen e kryebashkiakut të Libohovës appeared first on BoldNews.al.

Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, do mbledhë administratën e Bashkisë në sheshin “Skënderbej”

20 February 2025 at 10:29

Pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, Edi Rama duket se është bërë “de facto” kryetari i Bashkisë së Tiranës. Këtë gjë ai e pohoi edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, ku deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, pas arrestimit të Veliajt, edhe pse kjo cënon hapur autonominë […]

The post Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, do mbledhë administratën e Bashkisë në sheshin “Skënderbej” appeared first on BoldNews.al.

Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

11 February 2025 at 18:52

Erion Veliaj i ka deleguar firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetares së këtij institucioni, Anuela Ristanit. Anuela Ristani është pjesë e strukturës së Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, në kohën dhe kur Veliaj fitoi mandatin e tij të parë në krye të këtij institucioni. Në fillim Ristani ka mbajtur postin si […]

The post Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani appeared first on BoldNews.al.

Ish-kryebashkiaku i Sarandës kallëzohet në SPAK nga një gjyqtar i Lushnjës

31 January 2025 at 19:54

Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, është kallëzuar penalisht në SPAK nga një anëtar i gjykatë së Lushnjës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukje apo vjedhje dokumentesh”, pasi në vitin 2017 dha një leje ndërtimi pa projekt arkitektonik. Dyshimet janë ngritur gjatë shqyrtimit nga gjyqtari Hazbi Balliu të një tjetër çështje gjyqësore. Hazbi Balliu, një gjyqtar […]

The post Ish-kryebashkiaku i Sarandës kallëzohet në SPAK nga një gjyqtar i Lushnjës appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa thirret në SPAK

By: Oldi
14 January 2025 at 14:12

Një tjetër zyrtar i pushtetit lokal është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa e cila u filmua nga mediat teksa po hynte në godinën e SPAK-ut. Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në Prokurorinë e Posaçme. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar […]

The post Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa thirret në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutohet publikisht kryebashkiaku në Siri, i akuzuar si besnik ndaj regjimit të mëparshëm

By: lia rda
11 January 2025 at 11:02

Një organizatë joqeveritare në Siri raportoi të premten se kryetari i bashkisë së Doumar u ekzekutua pas një ankese se ai ishte besnik ndaj regjimit të mëparshëm.

“Mazen Kinana, i njohur për besnikërinë ndaj regjimit të mëparshëm, u ekzekutua nga persona të armatosur” që i përkisnin koalicionit të organizatave të armatosura që morën pushtetin më 8 dhjetor, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në veçanti, ai u akuzua për “përpilimin e raporteve të rreme të sigurisë” që rezultuan në burgosjen dhe torturimin e shumë të rinjve në rajon. Ai ishte përgjegjës për vdekjen e disa të rinjve në periferi.

Autoritetet e reja de fakto në Siri deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment për vrasjen e Mazen Kinana, për të cilën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shkaktoi “skena gëzimi” në komunitet.

Ditët e fundit, grupet e armatosura që morën pushtetin kanë nisur operacione në rajone të ndryshme të Sirisë, në kërkim të zyrtarëve të regjimit të Bashar al-Asad.

Në mesin e personave të arrestuar ishin “informatorë të shërbimeve të sigurisë së regjimit (ish), besnik të armatosur të regjimit (ish) dhe pro-iranianë, oficerë të rinj që janë provuar se kanë kryer vrasje dhe tortura,” tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. /abcnews.al

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës

27 December 2024 at 14:43

SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Gazetarja Anila Hoxha, mëson se prokurori Edvin Kondili kërkon për zyrtarin e lartë, dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.

Memolla akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.

Kryebashkiaku është dërguar në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me tre të pandehur të tjerë, Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani të akuzuar “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumentave, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.

The post SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌