Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm sot kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), shpalli sot vendimin lidhur me çështjen mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur deklarimin e pafajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurve të tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /j.p/

The post Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre…

6 May 2025 at 13:17

E shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024 duke akuzuar Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit) se licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret.

Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore. SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu, 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli. Por, GJKKO vendosi të rrëzojë SPAK teksa ky i fundit ankimoi vendimin në Apel. Duro ishte marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, dhe akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

The post Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll/ U akuzua për shpërdorim detyre… appeared first on Sot News | Lajme.

U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll

By: Ela
6 May 2025 at 13:22

Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO. Të pafajshëm u shpallën dhe 4 zyrtarët e tjerë të bashkisë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali si dhe ish-administratorja e njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu. Kujtojmë që SPAK kërkoi 1 vit burg […]

The post U akuzua për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku i Devollit, i pafajshëm. Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për Eduard Duron

By: Re Nato
6 May 2025 at 13:17

Gjykata e Apelit të Poosaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro.

I njëjti vendim u dha edhe për 4 zyrtarët e tjerë, Vojsava Bregu, Gazmend Haxhija, Gazmend Malo dhe Astrit Seferkolli.

Ata u akuzuan nga SPAK, se licensuan në kundërshti me ligjin nje karburant në zonën e Devollit./abcnews.al

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

3 May 2025 at 06:46

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e një shkollimi më të mirë. Ndërsa pret që mbesa të mbarojë mësimin në trotuarin përballë shkollës 9-vjeçare “Pandeli Llambi Cale”, burri shfaq zhgënjim të dukshëm ndaj politikës dhe mendon se fushata […]

The post Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci appeared first on Reporter.al.

Kryetari Bashkisë Devoll dhe 4 vartës të tij deklarohen të pafajshëm

10 February 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i shpalli të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe katër vartësit e tij, të akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre në dhënien e një lejeje dhe autorizimi një shoqërie, për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Gjatë konkluzioneve përfundimtare më 5 shkurt, SPAK kërkoi […]

The post Kryetari Bashkisë Devoll dhe 4 vartës të tij deklarohen të pafajshëm appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkoi 1 vit burg/ GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

By: Oldi
10 February 2025 at 13:59

GJKKO ka shpallur të pafajshëm për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, kryetarin e bashkisë së Devollit Eduard Duro. Kujtojmë që SPAK, kërkoi të mërkurën më 5 shkurt deklarimin fajtor të kryetarit të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe katër vartësve të tij, të akuzuar për shpërdorim detyre në dhënien e një lejeje dhe autorizimi një […]

The post SPAK kërkoi 1 vit burg/ GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

By: lia rda
10 February 2025 at 13:43

Gjyjata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duron, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”.

Eduard Duro u morë pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe u akuzua se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore./abcnews.al

SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut të Devollit me shërbim prove

5 February 2025 at 18:18

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të mërkurën më 5 shkurt deklarimin fajtor të kryetarit të Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe katër vartësve të tij, të akuzuar për shpërdorim detyre në dhënien e një lejeje dhe autorizimi një shoqërie në kundërshtim me ligjin, për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Për katër të pandehurit, […]

The post SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut të Devollit me shërbim prove appeared first on Reporter.al.

Pretenca/ SPAK kërkon të shpallet fajtor kryebashkiaku i Devollit, por jo burg për të

5 February 2025 at 10:12

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënimin me 1 vit burgim për kreun e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, që t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove dhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 1 vjeçare. Pretenca është lexuar këtë të mërkurë në SPAK nga prokurori Dritan […]

The post Pretenca/ SPAK kërkon të shpallet fajtor kryebashkiaku i Devollit, por jo burg për të appeared first on BoldNews.al.

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro/ Kërkohet 1 vit burg për shpërdorim detyre

By: Re Nato
5 February 2025 at 09:56

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.

Eduard Duro është marrë pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje./abcnews.al

Kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro, paraqitet në SPAK

By: V K
16 January 2025 at 10:02

Mëngjesin e sotëm, kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjykata e Posaçme, shqyrton sot në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ish-administratores së Bilishtit dhe tre zyrtarëve të Bashkisë Devoll.

Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës”, vepër që, sipas SPAK, e kanë konsumuar teksa kanë licensuar në kundërshtim me ligjin një pikë karburanti në Bilisht.

The post Kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro, paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi? Kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK (Emri)

16 January 2025 at 09:32

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta. Prokuroria e Posaçme informon se nga dhënia e lejes në vitin 2015 dhe në vijim, janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin, datë 23.06.2020 “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore.

The post Çfarë ndodhi? Kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: user7
16 January 2025 at 09:46

Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Sot në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës, pasi sipas SPAK ka licencuar në shkelje të ligjit një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej.

Në muajin dhjetor, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Duron, nën akuzën “Shpërdorim detyre” dhe po ashtu edhe Astrit Seferkollin, Gazmend Haxhijan, Gazmend Malin dhe Vojsava Bregun, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë.

SPAK kishte gjetur shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare me autorizimin për tregtimin e karburanteve. Autorizimi nga Duro është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar

The post Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Lapsi.al.

Thirret në SPAK kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro

By: Ela
16 January 2025 at 09:33

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjykata e Posaçme shqyrton sot në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ish-administratores së Bilishtit dhe tre zyrtarëve të Bashkisë Devoll. Ata akuzohen për “shpërdorim të […]

The post Thirret në SPAK kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro appeared first on BoldNews.al.

LAJMI I FUNDIT/ Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro paraqitet në SPAK

By: E.K
16 January 2025 at 09:34

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, […]

The post LAJMI I FUNDIT/ Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro paraqitet në SPAK appeared first on FaxWeb.

💾

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK

16 January 2025 at 09:22
Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu,

Shpesh pa u vënë re, prokurorët e posaçëm shënjestrojnë edhe kryebashkiakët

13 January 2025 at 09:24

Vitin e kaluar, prokurorët e posaçëm në Shqipëri hetuan tetë kryebashkiakë dhe dërguan pesë në gjykatë, një reflektim, thonë ekspertët, i lidhjeve midis strukturave të pushtetit vendor dhe grupeve kriminale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK-u, u krijua si pjesë e një reforme të gjerë të sistemit […]

The post Shpesh pa u vënë re, prokurorët e posaçëm shënjestrojnë edhe kryebashkiakët appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Devollit

7 December 2024 at 15:38

Prokuroria e Posaçme, SPAK, bëri me dije përmes një njoftimi për shtyp se përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë më 6 dhjetor kërkesën për gjykim në lidhje me këtë çështje. Duro akuzohet se e ka kryer shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim me të pandehurit Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali. Në akuzë për këtë […]

The post SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Devollit appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon në gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë

7 December 2024 at 14:16

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim kryetarin e bashkisë së Devollit Eduard Duro si dhe 4 të pandehur të tjerë; Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, dhe Vojsava Bregu e akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

Sipas SPAK nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll, Kapshticë.

SPAK thotë se prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

“Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, shtetasja Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me lejen nr.4, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, me vendndodhje të aktivitetit tregtar në Devoll, Kapshticë”, njofton SPAK.

Sipas SPAK dhënia e lejes ishte në kundërshtim me ligjin.

“Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore”, thotë SPAK.

SPAK bën të ditur se nga aktet e administruara rezulton se Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

“Autorizimi i mësipërmen është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999  dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a.çertifikatën e përdorimit të objektit stacion karburanti dhe b.autorizimin për hyrje-dalje në rrugë nga enti pronar i rrugës. Për këtë objekt të kundraligjshëm, me vendim të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ishte vendosur edhe prishja e tij”, thotë SPAK.

/m.q/ /a.g/

The post SPAK dërgon në gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌