Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara…

5 July 2025 at 15:00

Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij u verifikua edhe nga pamjet filmike. Bardhi i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post “Sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku”/ Rinumërimi i votave, shpërthen Bradhi: Vota të trafikuara… appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: armand
5 July 2025 at 14:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit. Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, […]

The post Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on BoldNews.al.

“E çoi në Fier për t’i lënë në dorë…”/ Situata politike, juristja bën analizën e qartë: Bardhi, kurban i Berishës

3 July 2025 at 18:42

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.

Në një intervistë televizive juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Gjikondi e cilësoi Berishën si një njëri që është i pabesë, ndërsa për situatë me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier, vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”.

“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo.

Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë , kanë vjedhur njëri tjetrin. E pamë “mbretin lakuriq” me këto hapje kutish”, tha mes të tjerash juristja.

The post “E çoi në Fier për t’i lënë në dorë…”/ Situata politike, juristja bën analizën e qartë: Bardhi, kurban i Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

Bardho lë mandatin/ Ngrin “gazi” i Bardhit, Zegjinesë i buzëqesh fati

2 July 2025 at 21:22

Gaz opozitar pati vetëm për 5 orë. Por Bardho e PS ia ngriu buzëqeshjen Bardhit të PD.

Zegjine Çaushi do të jetë në parlament, sepse kolegia e saj socialiste në Fier, Maldrita, ka reflektuar dhe mendon se ylli socialist i Roskovecit e meriton me shume se 10 votat tepër të saj, karrigen e parlamentit.

“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shënjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit”, deklaroi kandidatja e PS, Maldrita Bardho.

Kështu, Bardhit i shpërtheu në dorë shampanja pas dhuratës së bukur të doktorit me rinumërimin, tani i mbetet vetëm turpi i humbjes madhështore në Fier, shtuar këtu farsa e komisionerëve të vet që tentuan ti shtonin vota, por përsëri nuk e ndihmuan dot.

Dhe qershia mbi tortë, nuk do të shpëtojë as nga Zegjineja e tij, në shtator, në parlament./abcnews.al

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë! E kanë në gjak vjedhjen

By: Ardit
2 July 2025 at 17:57

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS dhe Ceno Klosi rezultonte me rreth 1 mijë vota të fituara padrejtësisht, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy njerëzit më të […]

The post Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë! E kanë në gjak vjedhjen appeared first on BoldNews.al.

“Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier

2 July 2025 at 16:39

Ndërkohë që ky proces sipas Bardhi tregoi dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë. Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte831 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS, duke ia marrë vendin Maldrita Bardho e PS-së.

Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.

Reagimi i plotë:

Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!
Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.
Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

The post “Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

26 June 2025 at 10:53

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin e shtyrjes së raportimi në Kuvend të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re. Bardhi tha se kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe sipas tij, shtyrja e raportimeve është bërë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa […]

The post Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Për humbjen e PD në Fier ndikoi edhe përçarja e brendshme

By: user 6
23 June 2025 at 22:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shpjegoi në emisionin “Log.” në News24 arsyet pse u shkoi në qarkun e Fierit si drejtues politik. Bardhi pranoi se lufta 4-vjeçare brenda PD-së kishte lënë pasojë në Fier për shkak të shkëputjes nga kjo forcë të disa individëve që sipas tij vlerësohen si faktorë elektoralë

“Qarku i Fierit ka qenë qarku më kompleks, qoftë për zhvillimet e jashtme por dhe të brendshme. Edhe lufta 4-vjecare kishte lënë pasojë në Fier për shkak të shkëputjes nga PD të disa individëve që vlerësohen si faktorë elektoralë. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për ku po shkoja dhe çfarë vështirësish kishte Fieri. Nuk ka qenë kërkesa ime për të shkuar drejtues politik i PD në qarkun e Fierit.

Për shkak të mënyrës si rrodhën ngjarjet në PD, sigurisht mund të kisha zgjedhur rehatinë time, duke thënë “dua të rri në Tiranë, apo të isha kandidat në qytetin tim të lindjes në Kavajë. Por nuk i jam shmangur kurrë asnjë përgjegjësie që më është ngarkuar nga partia. Dhe qarku i Fierit ishte qartësisht një përgjegjësi që mu ngarkua, kam qenë i përgjegjshëm për kë kisha përballë dhe u përpoqa të bëj maksimumin, një kandidat për deputet isha si ju njeri normal. Nuk kisha para korrupsioni për ti hedhur në fushatë, nuk kam të fortë pas meje që të bëja fushatë. Po ti shihni fotot e mia janë me të rinj, me ata e bëra fushatën” – tha Bardhi.

Ai bëri akuza të forta se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Sipas tij, Partia Demokratike ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste.

Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit, por sipas tij kjo është reflektuar në të gjithë vendin. Ai akuzoi segmente të Prokurorisë për bashkëpunim edhe me bandat.

“PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij. Gara nuk ishte e ndershme. Nuk përballohet të qenit bashkë krimi, policia dhe segmente të caktuara të Prokurorisë. Nuk bëhet garë në këto kushte.

Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është palë përballë meje. Vetëm imagjinoni çfarë gare ka qenë më 11 maj. Kemi telefonuar policinë dhe ata nuk janë përgjigjur. Policia ishte në shërbim të PS. Kandidatët tanë janë intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas për qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe në rang kombëtar” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

The post Bardhi: Për humbjen e PD në Fier ndikoi edhe përçarja e brendshme appeared first on Lapsi.al.

Bardhi për 11 Majin: PD kishte përballë shtetin, gara nuk ishte e ndershme

By: redi
23 June 2025 at 21:25

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Për të PD ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste. Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit…

Source

Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot, se ngritja e taskforcës për hetimin e krimeve zgjedhore disa muaj përpara 11 majit, mbeti thjesht një tentativë në letër, pa asnjë rezultat.

Në diskutimin e zhvilluar në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit, BE-Shqipëri në Strasburg, Bardhi tha se taskforca e ngritur mes tre institucioneve SPAK-Prokurori e Përgjithshme-KQZ, bëri një ndarje të detyrave dhe punëve, duke ndërtuar një strategji të përbashkët për të luftuar krimet zgjedhore.

“Fakt është që veprimet në terren u ndalën pas 20 shkurtit. Nga ai moment e deri në përfundim të zgjedhjeve rezultoi që jo vetëm prokurorët dhe hetuesit nuk u panë më në terren për të monitoruar krimet zgjedhore, por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore deri ditën e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Deputeti i PD-së u shpreh se aktualisht mund të ketë çështje nën hetim apo procedime të regjistruara, por e njëjta sjellje ka ndodhur edhe në 2021.

“Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030-ën, kjo nuk ndihmon as në ndëshkimin e krimeve zgjedhore, por as në parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime është që në rrugën që ka Shqipëria përpara në procesin e integrimit, është e rëndësishme të kemi rezultate apo të kemi projekte në letër? Sepse dëshira e tre institucioneve që ngritën taskforcën ishte një tentativë që mbeti në letër, në realitet ka zero rezultate”, pohoi Bardhi. /e.i/j.p/

The post Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetja fituese e PS-së, Zegjine Çaushi*: “O Gazo, mos u mërzit o yll. Dhe pak javë na ndajnë dhe më pas do më kesh në sallë të parlamentit”

By: redi
16 June 2025 at 17:33

Deputetja me re e Partisë Socialiste të cilën do ta shohim nga shtatori në Kuvend, Zegjine Çaushi është rikthyer të sulmojë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit e ka përmendur sot paradite ne seancën plenare në Kuvend. “O Gazo, o Heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë. Ke filluar e thua: Zegjineja, Zegjineja. Tu dogj xhani për mua o yll?

Source

Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren

By: Besnik
5 June 2025 at 10:24

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej.

“Ke filluar seancën në kundërshtim me rregulloren. Në sallë nuk janë më shumë se 55 deputetë. Nuk ka kuorum. Anullo seancën, kur të bëhet kuorumi, rimblidhe seancën”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin në “tallava parlamentar”.

Nga ana e saj, Spiropali iu përgjigj duke thënë se rregullorja nuk kërkon kuorum për zhvillimin e seancës, por vetëm në rastet kur ka votime. “E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim në seancë”, u shpreh ajo.

Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum kur nis parlamenti. Duhet të jenë minimumi 70 deputetë. Nuk vazhdohet kjo seancë pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren që në hapje të seancës.

Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.

Kujtojmë që rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.

Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.

Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.

Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.

Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.

Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.

12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren appeared first on Euronews Albania.

Bardhit s’ja var as Zegjineja/ Caushi: Nuk kam kohë për të. Po merrem me zgjedhësit

31 May 2025 at 11:27

Gazment Bardhi është rifshaqur sërish, pas humbjes se 11 majit. Kësaj radhe, me indinjate të madhe ka sulmuar Presidentin Bajram Begaj. Me siguri, i frymëzuar nga doktori, pasi shënjestra ishte ish ministri i PD, Ilirjan Rusmali.

Në shkresën që Bardhi i ka dërguar Presidentit Begaj, i kërkon llogari se pse Rusmajli është njëherazi këshilltar i tij ligjor, dhe anëtar i KAS.

Por, ky reagim erdhi pas një debati qe pati, shoku i Bardhit, Marash Logu me Rusmajlin ditën e premte, kur KAS mori ne shqyrtim 4 kërkesa ankimore të kandidatëve të PD, që kërkuan numërim pasi dyshojnë se votat iu vodhën brenda PD.  E megjithatë, Rusmajli ishte i vetmi qe ne fund votoi pro kërkesës së Alimehmetit e 3 të tjerëve, por kjo nuk mjaftoi.

Për Bardhin, nuk mjafton qe ne vend te ligjit, ti bindesh Maliqit, por duhet ti bindesh në radhë të pare doktorit.  Dhe kjo i duhet më shumë në këto kohë, yllit të zvetënuar të PD, që para doktorit përkulet nga barra e humbjes 12 me 4 në Fier.

Kur ishte qetësi, të paktën Bardhit ia varte dikush, Zegjine Caushi. Por tani që Bardhi iu kthye zanatit të vjetër, as asaj nuk i bën më përshtypje.

Për AbcNews, deputetja me e re e Roskovecit tha se nuk ka me kohë të merret me debate politike, por po u jep më shumë rëndësi qytetarëve.

“Aktualisht jam fokusuar dhe jam e angazhuar  tek  qytetarët në terren ndaj nuk mund ta zhvendos vëmendjen te debatet politike”, ka thënë Caushi.

Refuzimi i Zegjinesë për të replikuar me Bardhin, është i vetmi lajm i mirë për ish armikun e babit te Zenit. Videoselfit e zonjës Caushi e bënë atë ti rrinte larg ekranit gjatë fushatës. Por nëse as Zegjineja nuk do ja varë në parlament, heshtja kapak floriri thotë populli; të paktën ai kështu do ketë mundësi të thotë ndonjë fjale vetë, në drejtim të burrave kësaj radhe.

Bardhi letër Begajt: Rusmali është këshilltari juaj, ndalni përfshirjen në zgjedhje

By: user 6
30 May 2025 at 22:25

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj, që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS, Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit të Presidentit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës:

I nderuar z. President i Republikës,

Me shumë shqetësim dhe në shkelje flagrante të parimit të neutralitetit politik të Institucionit të Presidentit të Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me faktin e përfshirjes së Kabitetit tuaj në procesin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës dhe Institucioni i Presidentit të Republikës është organ kushtetutes i pavarur, pa asnjë rol në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Mirëpo në kundërshtim me këtë përgjegjësi Tuajën dhe të Institucionit të Presidentit të Republikës, rezulton e provuar përfshirja në procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes Këshilltarit tuaj Ligjor z. Ilirjan Rusmali, në rolin e anëtarit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për vetë rolin dhe përgjegjësinë që ka KAS në procesin e zgjedhjeve, mënyrës ligjore të zgjedhjes së anëtarëve të tij , si dhe procesit kushtetues të zgjedhjes së Presidentit të Republikës apo përgjegjësive të mëvonshme kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, angazhimi i Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve në fazë të mëhershme, është një ndërhyrje flagrante antikushtetuese e Institucionit të Presidentit të Republikës në zgjedhje.

Kjo ndërhyrje e Juaja apo Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor bie ndesh me nenin 86 të Kushtetutës, ku theksohet se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Përmes angazhimit të Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e përfaqësimit të unitetit të popullit.

Ndërhyrja juaj në procesin zgjedhor, përmes Kabinetit tuaj, minon figurën e Presidentit të Republikës dhe e bën atë palë të certifikimit të një farse të plotë elektorale, sic provoi edhe Raporti Paraprak i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ku theksohet shkrirja e shtetit me partinë në pushtet. Është e papranueshme që shkrirja e shtetit me partinë në pushtet të shtrihet deri tek figura e Presidentit të Republikës apo Institucioni i Presidentit të Republikës. Kjo dëmton në mënyrë të pakthyeshme rolin dhe përgjegjësinë tuaj si Kryetar i Shtetit, si institucion kushtetues mbi palët politike apo si unifikuesin e popullit.

Nëse Institucioni i Presidentit të Republikës në kundërshtim me Kushtetutën ka vendosur përfshirjen aktive në procesin zgjedhor apo të shkrihet me partinë në pushtet, ky akt përbën një atentat ndaj demokracisë dhe vetë Kushtetutës, ku theksohet se “Qeverisja bazhohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”. Nëse partia në pushtet në procesin e certifikimit të farsës zgjedhore ka edhe përfshirjen aktive të Institucionit të Presidentit të Republikës, përmes angazhimit të Kabinetit tuaj, atëherë vija ndarëse mes shtetit dhe partisë shkelet në mënyrën më flagrante.

President i Republikës,

Në përputhje me rolin Tuaj kushtetues ju duhet të sqaroni nëse keni autorizuar përfshirjen e Kabinetit tuaj në certifikimin e “zgjedhjeve”, nëse qëndrimet e Kabinetit tuaj në sulmin publik ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike në KQZ përfaqësojnë edhe qëndrimet e Presidentit të Republikës, si dhe të ndërprisni menjëherë përfshirjen/angazhimin Tuaj, përmes Kabinetit, në procesin e administrimit të zgjedhjeve, sepse sipas Kushtetutës dhe Ligjit, Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë përgjegjësi të këtillë. Ju keni përgjegjësinë e menjëhershme të ndërprisni shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe të ruani paanësinë dhe neutralitetin politik të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor.

The post Bardhi letër Begajt: Rusmali është këshilltari juaj, ndalni përfshirjen në zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Letra e PD, Bardhi akuzon Presidentin për ndërhyrje në zgjedhje përmes Rusmalit

By: Besnik
30 May 2025 at 21:11

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor përmes Kabinetit të tij.

Duke iu referuar rastit të Ilirjan Rusmalit – anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe njëkohësisht Këshilltar Ligjor i Presidentit – Bardhi ngre shqetësimin duke thënë se përfshirja e Kabinetit presidencial në administrimin e zgjedhjeve përbën një cënim të rëndë të neutralitetit që Kushtetuta i njeh Presidentit të Republikës.

“Ndërhyrja juaj në procesin zgjedhor, përmes Kabinetit tuaj, minon figurën e Presidentit të Republikës dhe e bën atë palë të certifikimit të një farse elektorale”, shkruan Bardhi në letrën drejtuar Kreut të Shtetit.

Sipas tij, përfshirja e Këshilltarit Ligjor të Presidentit në një organ si KAS-i përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe të papranueshme në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

PD i referohet gjithashtu edhe raportit paraprak të OSBE-ODIHR, ku evidentohet “shkrirja e shtetit me partinë në pushtet”, ndërsa paralajmëron se përfshirja e Presidencës në këtë proces do të ishte një atentat ndaj demokracisë dhe Kushtetutës.

Grupi Parlamentar i PD kërkon nga Presidenti Begaj të sqarojë nëse ka autorizuar këtë përfshirje, si dhe të distancohet nga qëndrimet publike të Kabinetit ndaj përfaqësuesve të opozitës në KQZ.

Në fund, Bardhi i kërkon Begajt që të ruajë neutralitetin politik dhe të mos e kthejë Institucionin e Presidentit në palë në zgjedhje.

Letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës

I nderuar z. President i Republikës,

Me shqetësim të madh dhe në shkelje flagrante të parimit të neutralitetit politik të Institucionit të Presidentit të Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me përfshirjen e Kabinetit tuaj në procesin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës dhe institucioni që ai përfaqëson është një organ kushtetues i pavarur, pa asnjë rol në administrimin e zgjedhjeve.

Megjithatë, në kundërshtim me këtë parim dhe përgjegjësi kushtetuese, rezulton se Kabineti juaj është përfshirë në procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes Këshilltarit tuaj Ligjor, z. Ilirjan Rusmali, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke pasur parasysh rolin kyç të KAS-it në procesin zgjedhor dhe mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të tij, përfshirja e Kabinetit tuaj në këtë fazë përbën një ndërhyrje të papranueshme dhe antikushtetuese në zgjedhje.

Kjo ndërhyrje bie ndesh me nenin 86 të Kushtetutës, ku përcaktohet se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Angazhimi i Kabinetit tuaj në procesin zgjedhor cënon rëndë këtë parim themelor.

Ndërhyrja juaj përmes Kabinetit e kompromenton figurën e Presidentit të Republikës dhe e kthen atë në palë në një proces që, sipas raportit paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, është karakterizuar nga një “shkrirje e shtetit me partinë në pushtet”. Është thellësisht e dënueshme që kjo shkrirje të shtrihet edhe tek institucioni i Presidentit, duke cenuar rolin tuaj si garant i unitetit dhe paanësisë politike.

Nëse Institucioni i Presidentit është përfshirë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor, në kundërshtim me Kushtetutën, kjo përbën një sulm serioz ndaj demokracisë dhe vetë rendit kushtetues, që mbështetet në zgjedhje të lira dhe të barabarta. Përfshirja e mundshme e Presidencës në certifikimin e rezultatit, në koordinim me pushtetin, fshin çdo kufi mes shtetit dhe partisë.

  1. President i Republikës,

Në përputhje me përgjegjësitë tuaja kushtetuese, ju ftojmë të sqaroni nëse përfshirja e Kabinetit tuaj në procesin zgjedhor është bërë me autorizimin tuaj të drejtpërdrejtë. Po ashtu, kërkojmë të bëni të qartë nëse qëndrimet publike të Kabinetit ndaj përfaqësuesve të opozitës në KQZ përfaqësojnë zyrtarisht qëndrimin tuaj si President. Më e rëndësishmja: duhet të ndërprisni menjëherë çdo përfshirje apo angazhim të Kabinetit tuaj në administrimin e zgjedhjeve. Kushtetuta dhe ligji janë të qarta: Institucioni i Presidentit nuk ka asnjë rol në këtë proces.

Ju keni përgjegjësinë institucionale dhe morale të ndaloni shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe të ruani paanësinë dhe neutralitetin që kërkon funksioni i Presidentit të Republikës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Letra e PD, Bardhi akuzon Presidentin për ndërhyrje në zgjedhje përmes Rusmalit appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë

29 May 2025 at 12:32

Është mbyllur brenda 20 minutash seanca plenare e mbajtur këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët u kthyen pas 2 muajsh fushate.

Seanca nisi dhe përfundoi me debate mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës.

Teksa Spiropali pyeti nëse dikush kishte vërejtje për procesverbalin, Gazment Bardhi tha:

“Në procesverbal keni zbardhur emra të tjerë të deputetëve të krahut andej e përfaqësues të qeverisë. Ju duhet të vini emra të vërtet të atyre që ju përfaqësoni të tjerë, fjala vjen zonja kryetare, ju nuk quheni Elisa Spiropali ju quheni përfaqësuese e Xhafbatëve në Kuvendin e Shqipërisë”.

Kryeparlamentarja në këtë moment vendosi që deputetit demokrat ti mbyllej mikrofoni.

Debate pati edhe mes Spiropalit dhe kreut të opozitës Sali Berisha i cili tha se në këtë seancë do duhet të flitej më tepër rreth “farsës elektorale të ndodhur në 11 maj”.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

“Ai tani është Blendi Xhabafti”, tha Berisha duke iu drejtuar Blendi Gonxhes, në këtë moment kryeparlamentarja tha se do i hiqte të drejtën e fjalës:

“Ta dhash të drejtën e fjalës, ta heq të drejtën e fjalës. Ti nuk mnd të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe të prishësh kuvendin e Shqipërisë. Bëtë një kërkesë, nuk dini të flisni për kërkesën tuaj. E mbylle për sot, siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp”,-tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.

Si Berisha spastroi kundërshtarët/ Në Kuvendin e ri, vetëm Bardhi me pak shokë

By: Rovena
25 May 2025 at 15:23

Një sukses i arritur nga Sali Berisha në zgjedhjet e 11 majit, është spastrimi i fraksioneve. Grupi i ri parlamentar i PD në shtator, nuk do të ketë asnjë kokëçarje për doktorin. Ai eliminoi edhe fraksionin e vetëm të mbetur në selinë blu, atë të Gazment Bardhin.

Në kulmin e vet, kur Lulzim Basha dha dorëheqjen nga PD, Bardhi mori frenat e grupit parlamentar të copëzuar të demokratëve, dhe pas tij kishte 24 deputetë deri në momentin e bashkimit në diversitet me Berishën, ndonëse disa prej tyre firuan më shpejt për tek doktori.

Por nga ta, në parlamentin e ardhshëm, do të jenë vetëm 8, përfshi dhe Bardhin. Operacionit fshesa me listat ia dolën ti mbijetojnë vetëm Agron Gjekmarkaj, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Ramadan Likaj dhe Saimir Korreshi, që performuan më lart se të tjerët gjatë aksionit në parlament, dhe e morën amnistinë e doktorit për tu futur në listat e mbyllura.

Ndërsa Jorida Tabaku, nuk ishte e preferuar, por theu pritshmëritë, dhe doli deputete nga lista e hapur.

Nga 25 deputetët, doktori u kujdes në radhë të parë të fshinte rebelët e egër si Bardhi. Dashnor Sulën e nxori nga listat, bashkë me Ferdinand Xhaferajn, Lefter Gështenjën dhe Helidon Bushatin. Këta të fundit e kuptuan lojën më shpejt se Dashi, dhe u tërhoqën pa pritur verdiktin e Berishës. Këtij grupi iu bashkuan edhe Zheni Gjergji, Eralda Tase Banon apo Oriela Nebiaj.

Disa të tjerë, iu bashkuan koalicionit euroatlantik të Lulzim Bashës. Oriola Pampuri dhe Merita Bakiu. Por nën hijen e kryetarit të tyre, patën fatin po aq trishtë dhe komik të krijesës së doktorit.

Enkelejd Alibeaj, u përpoq të krijonte një të djathtë të re. Ideja nuk mjaftoi për tu futur në parlament, ashtu si Arbi Agalliu e Selajdin Jakupllari, apo Flutura Accka që nuk kandidoi fare.

Ndërsa të tjerët, që u kthyen në fund besnikë të doktorit, nuk e patën fatin ta kenë këtë status. Dhurata Ccupi, Kreshnik Ccollaku, Andia Ulliri dhe Qani Xhafa, e patën një biletë në listë të hapur, por sektori VIP ishte prenotuar nga besnikët e rinj të doktorit, Arian Ndoja apo Gjin Gjoni.

Edhe aleatët, doktori i ndau në të rëndësishëm e të parëndësishëm. U dha mandate të sigurta kandidatëve të Ilir Metës, Vangjel Dules, Fatmir Mediut, Agron Dukës e Shpëtim Idrizit, ndërsa vagonët e vegjël shumëllojësh të trenit të Aleancës Madhështore i la me gisht në gojë.

Nga deputetët e rinj në parlament, duket e pamundur një grup rebelësh ndaj doktorit, sidomos kur në vijë të parë qëndrojnë Flamur Noka, Edi Paloka, djali i Fahri Balliut, Albana Vokshi dhe të tjerë.

Ndërsa Bardhi mbetet me pak shokë. Por ndonëse shokë, ata tani betohen vetëm për kokën e Berishës. Dhe nuk dihet nëse kjo mjafton që doktori ta rikonfirmojë Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD për legjislaturën e ardhshme, por e ka një mundësi, vetëm nëse e kalon edhe një herë ylberin shumëngjyrësh, e të mundet ose të bëhet fraksion, vetëm nëse bashkon në diversitet, Lapajn, Qorin e Shehajn./abcnews.al

 

Humbja e zgjedhjeve, Bardhi: Nuk kam asnjë koment, mirënjohje për ata që na votuan

By: Besnik
14 May 2025 at 22:23

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu së bashku me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ku janë thirrur nga lideri demokrat Sali Berisha në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Duke folur për gazetarët Bardhi u shpreh i lumtur që i takoi ata ndërsa shprehu mirënjohje dhe falenderim për mbi 40 mijë qytetarët e Fierit që e votuan PD-në.

“Mirëmbrëma, jam shumë i lumtur që po ju shoh pas kaq shumë kohësh. Përveç mirënjohjes me zemër për 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë, sonte nuk kam asnjë koment. Mirënjohje, dhe vetëm mirënjohje.”

 

Gazmend Bardhi: S’kam asnjë koment, jam mirënjohës për mbështetësit e PD pic.twitter.com/HiT4VnYihI

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 14, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbja e zgjedhjeve, Bardhi: Nuk kam asnjë koment, mirënjohje për ata që na votuan appeared first on Euronews Albania.

“Me zemër të thyer”, Bardhi reagon për herë të parë pas fitores së thellë të PS-së

By: Besnik
13 May 2025 at 22:48

Kur duket se numërimit të votave po i vjen fundi dhe Partia Socialiste ka siguruar një mandat të katërt me dominim të madh votash ndaj PD-së, ka ardhur edhe reagimi i parë i  përfaqësuesit politik të kësaj partie në Fier, Gazment Bardhi.

Pas humbjes së thellë në këtë qark, ku PD duket se do të marr 4 mandate ndërsa PS 12, Bardhi ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale.

Sipas tij, në Fier “mbështetësit e PD-së ishin njerëzit e lirë përballë një bande ministrash e drejtorësh të korruptuar”, që sipas Bardhit përdorën shtetin dhe elementë të krimit të organizuar për të ruajtur pushtetin.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Një falënderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falënderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falënderoj me zemër për qëndresën dhe besimin!

Një falënderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Me zemër të thyer”, Bardhi reagon për herë të parë pas fitores së thellë të PS-së appeared first on Euronews Albania.

Bardhi (zemërthyer) pranon humbjen/ Minxhozi: I paqëndrueshëm politikisht. Reagimi mund të lexohet në shumë forma

13 May 2025 at 23:00

Partia Demokratike pësoi një humbje katastrofike në zgjedhje në qarkun e Fierit. Pas disa ditësh zhdukje, drejtuesi i qarkut të Ferit, Gazment Bardhi bëri një reagim në Facebook, duke u shpreh zemërthyer për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC Neës, u shpreh se reagimi i Bardhit mund të lexohet në shumë forma. Ndërsa nënvizoi se Gazment Bardhi ka treguar se është i paqëndrueshëm politikisht.

“Bardhi është kaq i paqëndrueshëm politikisht sa është shumë vështirë të parashikosh se çfarë do të bëjë ai periudhën e verës nëse do hyjë në një proces reflektimi. Bardhi nuk është nga ata që krijon klimë, por e shfrytëzon. Pra nuk besoj që e ka stofin që të jetë ai flamurtari edhe pse si trashëgimi do t’i binte atij. Por më këtë reagim, apo foto do doja të thoja, zgjedhjet po njihen në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Ka shumë rëndësi masa kritike që krijon. Nëse mbetesh i vetëm dhe zë i ashpër je i destinuar të s’fumohesh. Gjekmarkaj në ndryshim me Bardhin nuk ka një humbje kaq të madhe sa kjo e Bardhit. Por ne e dimë që të përballesh me Berishën nuk është vetëm çështje statuti. Ne nuk dimë kontekstet e ardhshme që ata do të udhëtojnë apo do gjenden në parti. Kam përshtypjen se deklarata e Bardhit mund të lexohet në shumë forma. Në disa forma mund të lexohet si shenjë manipulimi”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Mentor Nazarko u shpreh se në qëndrimin e tij lidhur me këto zgjedhje, Gazment Bardhi ka treguar njëfarë subjektiviteti sipas tij.

“Ai ka treguar njëlloj subjektiviteti. Është shenjë ndershmërie, mund të jetë njëlloj pendane për të përcaktuar sjelljen e tij të re. Ky grup si Gjekmarkaj, Gazi, Alimehmeti është grup që prodhon komunikim. Reagimin e Bardhit e shoh si mendim sferik”, tha Nazarko.

❌
❌