Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Vendimi për Malltezin, cinik”, Gjikondi: Bashkë me Berishën i kanë bërë presion të hapur drejtësisë

By: Rovena
7 July 2025 at 13:25

Gjykata e Posaçme vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin. Ai u lirua nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” kundrejt garancisë pasurore në vlerën 3 milionë lekë.

Avokatja Brizida Gjikondi kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, duke e liruar nga “arresti në shtëpi” dhe duke vendosur një garanci pasurore prej 3 milionë lekësh. Në një intervistë për ABC News, Gjikondi e cilësoi këtë vendim jo vetëm si cinik nga pikëpamja ligjore, por edhe si një shkelje morale, duke theksuar se një person i akuzuar për korrupsion galopant merr lehtësira që dërgojnë një mesazh shqetësues për institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ajo nënvizoi se Malltezi dhe familja e tij kanë ushtruar presion të hapur ndaj institucioneve të drejtësisë dhe se vendime të tilla janë dëmtuese për besimin e qytetarëve dhe tregojnë lidhje të fshehta mes politikës dhe drejtësisë.

Gjikondi shtoi se SPAK ka të drejtë të ankimojë këtë vendim, i cili sipas saj është një goditje e rëndë ndaj luftës kundër korrupsionit në vend.

“Vendim cinik jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana morale. Ai akuzohet për korrupsion galopant! Një personi të korruptuar ti pranosh 30 milion lekë tregon edhe një herë që në Shqipëri që i korruptuari ka derën e hapur. Është e disata herë, ku unë kam parë që Malltezi nuk kanë respektuar asnjëherë institucionet. Kanë tentuar të ulin SPAK dhe institucionet e tjera dhe tani i japin garancinë për t’u liruar. Kjo tregon që kemi një influencë në politikë. Të vjedhësh miliarda lekë dhe të shkon si “Pinxho Kapella” dhe t’i pranosh 30 milionë lekë është cinizëm.

Është një presion i hapur, është dhe një goditje e hapur për drejtësinë. Malltezi bashkë me vjehrrin e tij i bëjnë presion të hapur drejtësinë. Këto lloj vendimesh janë një demoralizim për gjithë qytetarët që respektojnë drejtësinë. Janë dritëhije dhe lidhje të fshehta të politikës me drejtësinë. Ne nuk duhet që të ambientohemi me këtë lloj qasje. SPAK ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim që është marrë sot, sepse Malltezi ka ndikuar direk apo indirekt për të prishur provat, edhe kur ka qenë arrest në shtëpi. Ai të gjykohet për korrupsion dhe t’i marrësh lekët për garanci, për mua është një skandal i madh. Lekët e korrupsionit ia merr si garanci!”, tha Gjikondi./abcnews.al

 

“E çoi në Fier për t’i lënë në dorë…”/ Situata politike, juristja bën analizën e qartë: Bardhi, kurban i Berishës

3 July 2025 at 18:42

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.

Në një intervistë televizive juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Gjikondi e cilësoi Berishën si një njëri që është i pabesë, ndërsa për situatë me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier, vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”.

“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo.

Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë , kanë vjedhur njëri tjetrin. E pamë “mbretin lakuriq” me këto hapje kutish”, tha mes të tjerash juristja.

The post “E çoi në Fier për t’i lënë në dorë…”/ Situata politike, juristja bën analizën e qartë: Bardhi, kurban i Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

“Dush”, Bashkisë së Vlorës/ Gjikondi: Rama ka bërë “një tërmet” të duhur

3 July 2025 at 18:41

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar bashkëkryetarët e degës së PS në Vlorë. Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura Rama vuri theksin tek një riformatim i thellë i strukturave vendore dhe zëvendësimin e tyre me kuadro të rinj.

Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, tha se një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme sipas saj në Vlorë. Gjikondi e cilësoi këtë lëvizje, si një “tërmet të duhur.

“Vlora ka shumë probleme në menaxhimin e saj. Zoti Rama e di se si i imagjinon gjërat, mendoj që ka bërë “një tërmet” të duhur. Mendoj që ishte një gjë e duhur. Pasi nuk kanë ditur të menaxhojnë as rrugët e qytetit. Mendoj që zoti Rama po nusëron për herë të katërt dhe besoj se e ka sfidë për imazhin e tij. Kam përshtypjen se do i japë një mundësi të mirë zhvillimit”, tha ajo.

Një koment e dha edhe për seancën e fundit parlamentare, duke u shprehur se parlamenti sot ishte thjesht një homazh.

/abcnews.al/

“Bardhi, kurban i Berishës”/ Gjikondi: E çoi në Fier për t’i lënë në dorë dështimin

3 July 2025 at 18:35

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.

“Berisha nuk ka integritet të lartë dhe nuk mban përgjegjësi. Ai asnjëherë nuk ka aspiruar për të fituar zgjedhje, sepse nëse do të kishte inspiruar të fitonte zgjedhjet, në lista do të kishte emra të tjerë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Gjikondi e cilësoi Berishën si një njëri që është i pabesë, ndërsa për situatë me Gazment Bardhin, u shpreh se e la në Fier, vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”.

“Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo.

Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i Shqipërisë, është në interes të vendit, por kemi parë një qasje të pavërtetë për të nxirë vendin. Këta edhe gënjejnë , kanë vjedhur njëri tjetrin. E pamë “mbretin lakuriq” me këto hapje kutish”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Dosja “Partizani”, Gjikondi: Berisha po e trajton çështjen politikisht, do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje

30 June 2025 at 20:38

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” tha se Sali Berisha po trajton dosjen “Partizani” politikisht.

Ajo theksoi se ky proces në ngarkim të Berishës do të zvarritet shumë gjatë, madje shtoi se nuk përjashtohen as protestat para SPAK.

“Berisha këtë çështje po e trajton vetëm politikisht. Ai nuk po merret me thelbin e dosjes dhe me përgjegjësitë e tij.

Kjo u kuptua që në seancën përgatitore, në të cilën ai  nuk kërkoi gjykim të shkurtuar, sepse pot ë kërkosh gjykim të shkurtuar automatikisht ti propanon një pjesë të fajësisë, për aq kohë sa nuk e kërkoi, kjo tregon se Berisha do ta trajtojë politikisht këtë çështje.

Do shikojmë një telenovelë të gjatë me zvarritje, me akuza, protesta para SPAK dhe këtë që ka bërë këtë sa ka.

Nuk ka më skrupuj, s’ka çfarë të humbasë, atij i ka plasur cipa, edhe me zgjedhjet doli blof me rihapjen e kutive, edhe me provat, sepse e dosja e SPAK është në sytë e të gjithëve”, tha ajo./abcnews.al

Klosi: Qeveria s’bën politikë me drejtësinë/ Gjikondi: Tolerancë e frikshme ndaj korrupsionit

By: Rovena
19 June 2025 at 21:09

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi se detyra e qeverisë nuk është të ndërhyjë në drejtësi apo të bëjë politikë me gjyqësorin, por të minimizojë hapësirat që krijojnë korrupsion brenda administratës publike.

Ai vuri në dukje përparimet në digjitalizimin e shërbimeve, të cilat sipas tij, kanë reduktuar ndjeshëm korrupsionin e përditshëm që shpesh çon drejt korrupsionit të nivelit më të lartë. Megjithatë, ai pranoi se sfidat mbeten dhe se lufta kundër këtij fenomeni është ende në zhvillim e sipër, me synimin për ta bërë më të madhe dhe më të efektshme.

“Detyra e qeverisë nuk është që të bëjë politikë me gjyqësorin, por që të ngushtojë të gjitha hapësirat që krijojnë korrupsion në administratë. Këtu hyjmë që nga shërbimet online, të gjitha mundësitë që kanë administratorët, pra gjithë ai korrupsioni i vogël, që pastaj krijon atë korrupsionin e madh, pra nuk është më. Të gjitha shërbimet sot janë online dhe po investohet më shumë në sektorin digjital. A ka probleme?! Sigurisht që ka probleme, ka pasur ka dhe do të ketë, ndërkohë që lufta ka qenë e vogël, por bëhet e madhe dhe ka për t’u bërë akoma më e madhe ndaj këtyre fenomeneve”, tha Klosi.

Por, retorika e Blendi Klosit u kundërshtua nga juristja Brizida Gjikondi. Gjikondi reagoi ashpër ndaj qëndrimit të mazhorancës përballë korrupsionit, duke e akuzuar për mungesë të vullnetit real dhe moral në luftën kundër këtij fenomeni.

Juristja shtoi se pavarësisht strukturave të ngritura nga kryeministri Rama, si komisionet kundër korrupsionit, nuk ka pasur asnjëherë një qëndrim të qartë moral kundër tij. Ajo shtoi se korrupsioni jo vetëm që nuk është frenuar, por “çerdhja e zyrtarëve të korruptuar” vazhdon të lulëzojë, ndërsa kritikoi edhe arrogancën e kryeministrit në menaxhimin e pushtetit.

“Unë mendoj se mazhoranca ka një tolerancë të frikshme ndaj korrupsionit. Mua gjithmonë më është dukur e çuditshme që Rama ngre ministri, dhe komisioni kundër korrupsionit, por asnjëherë nuk kam parë një ligjërim tamam moral, kundër korrupsionit. Nuk ka frymë kundër korrupsionit. Rama nuk ka vetëm probleme me korrupsionin, por dhe arrogancë. Çerdhja e zyrtarëve të korruptuar vazhdon lulëzon”, tha Gjikondi./abcnews.al

“Ligji i dekriminalizimit, vullnet i PS”/ Klosi: Drejtësia e re, falë mbështetjes së socialistëve

19 June 2025 at 20:55

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Blendi Klosi u shpreh se ligji i dekriminalizimit është vullnet i PS. Ai shtoi se PS ka treguar se ka punuar me përkushtim dhe se besimi i qytetarëve tek drejtësia e re, ka treguar që kjo drejtësi godet.

Ndërsa shtoi se gjithashtu kjo është një tjetër arritje, garant e cila ishte Partia Socialiste, vetëm që drejtësia të jetë e pavarur.

“Ky sistem, unë them që është shumë i mirë. Ligji i dekriminalizimit është vullnet i PS, votë e pastër e Edi Ramës. Drejtësia e re është votë e PS, garant ishte PS. Njerëzit na votuan. Vullneti i Edi Ramës ka bërë që të kemi vetëkontroll”, tha ai.

Nga ana e saj Gjikondi u ndal te Kodi Elektoral, duke nënvizuar se asnjëherë nuk mund të thuhet që nuk do të ketë ndryshime.

“Nuk besoj se duhet të vë bast që nuk do ketë ndryshime, sepse atë e vendos Edi Rama. Sa për Shqipërinë të hapet në një listë të vetme, mendoj që ja vlen. Modele ka, nuk mund të thuash që nuk do e bëjmë dot këtë”, tha ajo.

/abcnews.al/

“Kuvendi i ri, opozitë pa risi”, Gjikondi: Një PD me në krye Berishën nuk ofron alternativa

By: Rovena
16 June 2025 at 18:35

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin Neës Line në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe pozicionimin e deputetes Jorida Tabaku.

Ajo kritikoi ashpër rikthimin e Tabakut dhe retorikën e saj në Kuvend, duke e cilësuar këtë veprim si “ambicie më të madhe se morali” dhe duke e akuzuar se po dëmton figurën e saj publike.

Sipas Gjikondit, nën drejtimin e Berishës, Partia Demokratike nuk ka më potencial për risi apo garë reale, veçanërisht në zgjedhjet lokale, ku ajo parashikon mungesë konkurrence të opozitës përballë kandidatëve të mazhorancës në Tiranë.

“Tabaku kishte mbajtur të njëjtin ligjërim, kishte thënë të njëjtën gjë që problemin e ka mazhoranca jo ne. Kjo është kur ambicia është më e madhe se morali. Zonja Tabaku po hedh dëm në të gjithë imazhin dhe personalitetin e saj që nuk ka pasur nevojë për një tutor, aq më tepër për një tutor si Berisha. Nuk besoj e ka njerëz më integritet dhe me moral afër Berishës.

Mendoj se për aq kohë sa të jetë Berisha të kemi njerëz me risi. Nuk besoj se do të kemi më asnjë surprizë në PD, me atë miell nuk pres që të bëhet një bukë e re. Në atë parti nuk do të kemi asnjë risi, fatkeqësisht, sepse të gjithë demokratët do të donin që të opozita të bëhej zëri i tyre. Më shumë ka një agjendë politike, se sa të merret me interesat e qytetarëve.

Në zgjedhjet lokale, unë mendoj se Tirana është kryesorja, është metropoli i Shqipërisë, unë mendoj se është mes zotit Gonxhe dhe zonja Balluku, për shkak të meritave edhe të zgjedhjeve të fundit parlamentare, pasi kanë dhënë prova se si bëhen projektet. Kanë të drejtën morale që ta kenë atë pozicion. Mendoj se nga ana e opozitës nuk do të ketë një garë. PD, nuk ka asnjë kandidat me “shtyllë kurrizore”. Berisha nuk ka ambicie të fitojë Tiranën, ai çuditet me kaq sa mori”, tha Gjikondi./abcnews.al

“Rinumërimi në Fier, telenovelë e Berishës”/ Gjikondi: Do e nxjerrë bllof, i jep kohë të shtyjë përballjen me të vërtetën

By: Re Nato
9 June 2025 at 18:26

Juristja Brizida Gjikondi thotë se rinumërimi i votave për qarkun e Vlorës, është telenovelë e Sali Berishës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se rinumërimi do e nxjerrë bllof Berishën.

“Mendoj se është vazhdim i telenovelës së Berishës. Pa hapjes së kutive të Vlorës, rezultoi një bllof treni bullga.  Mendoj se do jetë bllof, nuk do lëvizin mandatet. Nga PS nuk ka pasur rezistencë. Në kuadër të transparencës le ta hapin. Sa për çështjes e Zegjinesë dhe Bardhin, Zegjineja u tregua më burrë. Mund të thuash m’i kanë vjedhur votat, treni bullgar, do rezultojë një bllof, por atij i jep kohë, për të shtyrë përballjen me realitetin dhe rezultatin. Berisha ka ulur Shqipërinë, ka ulur shqiptarët. Në gjuhën e tij ka vrasje, drogë. Ai është agresiv, vëlla vrasës, përçarës. Nuk ka pikë dashurie për Shqipërinë. Dëmi që sjell Berisha është gjigand, për klimën që krijon. Mbars njerëzit, mbars turmat. Për zjedhjet, jam e bindur që nuk e beson askush. Që nga familja e tyre natyrale, politike dhe gjithë shqiptarët, e dinë që Berisha ka hallin e tij personal”, theksoi ajo./abcnews.al

Hapen kutitë, por s’ka shkelje/ Gjikondi: Berisha hileqar, pretendimi për “trenin bullgar” rezultoi blof dhe gënjeshtër e madhe

4 June 2025 at 18:31

TIRANË– Bie alibia e Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura. Pasi u hapën disa kuti në qarkun e Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se pretendimet e Sali Berishës janë përpjekje dinake me anë të të cilave po përpiqet të blejë kohë.

Sipas saj, Sali Berisha me pretendimet e ngritura synon të justifikojë humbjen e zgjedhjeve dhe moszbatimin e nenit “Basha” në statutin e PD, i cili parashikon se kur kryetari humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Nuk ka asnjë surprizë, por ka thjesht konfirmim. Hilet e Berishës dhe kastës së tij po përkëdhelen goxha. Ai kërkon këtu, që mos të zbatohet neni i famshëm Basha, dhe me ketë ai duhet të ishte larguar nga drejtimi i PD. Janë hile të shëmtuara dhe dinakëri, që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Treni bullgar rezultoi se është një blof dhe një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Gjikondi.

Gjatë diskutimit në studio, analistja u pyet nëse shikon premisa për ndryshime në Partinë Demokratike dhe për këtë Gjikondi artikuloi këtë përgjigje:

“Nuk ka pikë emocioni edhe kur flet. Ai aktron rolin e  viktimës. Janë një grup njerëzish në PD, të cilët janë zhburrëruar. Gaz Bardhi është në rrugën e largimit nga PD, dhe Berisha mban fort Tabakun. Për aq koha sa është Berisha në krye të asaj partie, që është si korja e infektuar që i rri sipër, nuk besoj se do ketë gjëra të reja”, u shpreh ajo./abcnews.al

Berishës i kërkohet dorëheqja/ Gjikondi shpjegon statutin e PD: Ka humbur, ditën që certifikohen zgjedhjet nga KQZ, s‘është kryetar partie

13 May 2025 at 21:13

Juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie

Gjikondi e shpjegoi këtë fakt lidhur me statutin e Partisë Demokratike, që siç nënvizoi ajo është ndryshuar nga vetë Berisha.

“Statusi i ndryshuar nga vetë Berisha, është shumë qartë dhe thotë “në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin. Nuk thotë që partia duhet t’i pranojë apo jo. Pra mjafton që shpallen nga KQZ, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati i kryetari përfundon me njëherë për shkak të statutit, kryetarit nuk i lejohet kandidimi. Pra nuk është me fare në dorë të Berishës, e jep apo jo dorëheqjen. Ditën që shpallen zgjedhjet në Shqipëri nga KQZ, automatikisht nuk është kryetar partie”, tha ajo.

/abcnews.al/

Flamur Noka kërcënon qytetarët në Vorë/ Gjikondi: PD të deklarojë humbjen, është një kapitullim

By: Rovena
11 May 2025 at 12:48

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar me tone shumë të ashpra disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Megjithëse ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që eksponentë të PD-së shkaktojnë incidente dhe parregullsi në procesin zgjedhor.

Avokatja Brizida Gjikondi tha se ky është një kapitullim, sipas PD duhet që më mirë të dalë dhe të deklarojë humbjen.

“PD të dalë në deklaratë dhe të pranojë humbjen, është një kapitullim. Kërcënimi i sekretarit të partisë, Flamur Noka dhe që kërcënon qytetarit është skandal. Ata kot e kërkojnë kundërshtarin tek Partia Socialiste, ata kundërshtarin e kanë mes njëri-tjetrit”, tha Gjikondi./abcnews.al

Zgjedhjet e teta si kryetar i PD/ Gjikondi: Që prej 30 vitesh në politikë, Berisha nuk ka të njëjtin entuziazëm

By: Rovena
11 May 2025 at 10:38

Kreu i PD, Sali Berisha dhe familja e tij ushtruan të drejtën e tyre për të votuar në shkollën 9-vjeçare “Kosova”. Avokatja Brizida Gjikondi në ABC News tha se nuk ishte in njëjti entuziazëm nga ana e Berishës dhe simpatizantëve të PD.

Gjikondi u ndal dhe tek premtimet e Berishës në fushatën elektorale sidomos për pensionistët, sipas avokates kjo lidhet dhe me moshën e thyer të kreu të PD. Sipas saj Berisha duket sikur u kupton më mirë pensionistët, por është tepër vonë sepse kur ka qenë në pushtet nuk ka bërë asgjë

“Ne tani që njohim Berishën prej gati 30 vitesh, nuk kishte atë entuziazmin e zakonshëm. Premtimin e parë qe tha për pensionistët, ndoshta është person i moshës së tretë dhe i kupton më mirë, por është shumë vonë. Dihet se nuk ka një pjesëmarrje atje ku duhet të kishte, por për hir të së vërtetës është mirë që të gjithë shqiptarët të votojnë. Mendoj që qoftë edhe në kryq në votim, që tregon një lloj reagimi nevojitet”, tha Gjikondi./abcnews.al

Sondazhi i ABC News, Berisha më pak i preferuar! Analistët në një mendje: Demokratët të zhgënjyer, LaCivita u kthye si bumerang

By: Rovena
5 May 2025 at 20:32

Nga sondazhi i tretë i ABC News dhe Angi Ricerche rezultoi se figura e Berishës kishte një rënie sa i takon shkallës së pëlyqeshmërisë në vend. Në emisionin Real Story në ABC News, Roland Bejko tha se për të kjo nuk ishte një surprizë pasi historia e Berishës ka marrë fund që në vitin 2013. Ai tha gjithashtu se demokratët janë të zhgënjyer nga LaCivita, i cili erdhi me një optimizëm të madh, por më pas u zhduk dhe u kthyer për demokratët dhe si një bumerang.

“Berisha gjykohet në kontekstin e tij. Secili në bazë të përshtypjes së që ka për Berishën ka dhe për votën. Për mua nuk është një surprizë. Rënia e Berishës, vjen si pasojë e rritjes së optimizmit të demokratëve për LaCivita, i cili më shumë nuk është këtu se sa është këtu dhe kjo iu kthye si një bumerang. Shqiptarët e kanë humbur historinë me Berishën që në vitin 2013. Opinioni për Berishën edhe për të shkuarën dhe për të tashmen, nuk i falet demenca. Nuk mund të shihet Berisha si një person që mund të bëjë rotacion”, tha Bejko.

Të njëjtin mendim pati dhe avokatja Brizida Gjikondi e cila tha se fushata e PD është shpërbërë dhe se nuk mund të quhet një fushatë e mirëfilltë.

“Edi Rama gjithmonë e ka pasur merak që ta çtensionojë fushatën dhe kam përshtypjen që ia ka arritur. Qe nga momenti që Tomorr Alizoti është më i egër se Berisha kjo do të thotë se Berisha mban vetëm emrin e dikurshëm dhe nuk është më i njëjti. Ka fikur fushatën dhe më shumë është një fushatë e shpërbërë, që as fushatë nuk është. Kjo parti ka probleme të mëdha me konceptin. E ka dëmtuar shumë dhe ç’bërja e LaCivita. Berisha prej dekadash e ka ngritur fushatën me agresivitete me shumë të vrarë”, tha Gjikondi./abcnews.al

“Rrënimi i figurës së Berishës, i pashmangshëm”, Gjikondi: Dosja Partizani? Përpiqet të shtyjë përballjen me të vërtetën

By: xhir jeta
28 April 2025 at 13:42

Në studion e ‘News Line’ në ABC News, juristja Brizida Gjikondi komentoi edhe vendimin e GJKKO e cila sot rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga procesi për dosjen Partizani.

Gjikondi e konsideroi një hile për të shtyrë përballjen me të vërtetën kërkesën e Berishës, për të cilin u shpreh se rrënimi i figurës së tij është një rrugë humnere pa kthim.

“Rrënimi i figurës së Berishës është i pashmangshëm, është në një rrugë humnere pa kthim.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Davidhi është një hile, përpiqet të gjejë shtigje për të shtyrë përballjen me të vërtetën.

E ka humbur gjyqin kudo, për një non grata që thotë se i është bërë në mënyrë të padrejtë, ” -u shpreh Gjikondi. /abcnews.al

 

“Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit, njollë për PD”, Gjikondi: LaCivita nënkontraktues i ‘elektricistit’ milioner nga Tropoja

By: Rovena
28 April 2025 at 13:40

Avokatja Brizida Gjikondi në “News Line” në ABC News tha se për shkak të lobimit me shifër marramendësi kreu i PD Sali Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët pasi kjo është tema më e nxehtë e sferës politike në vend.

Gjikondi e konsideroi si të turpshëm veprimin e Berishës dhe të Partisë Demokratike. Ajo i mëshoi faktit se është pa sens që të japësh lekë për të fshirë një njollë, ku je shpallur “non grata” për korrupsion. Sa i takon përfshirjes së gjithë strukturave të PD në këtë lobim, Gjikondi tha se nuk ka pse të përfshihet një parti në një çështje individuale siç është ajo e “non gratës” së Berishës.

“Unë mendoj se prandaj është anuluar dhe takimi, sepse u shmanget pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë kemi një lobimi kaq të frikshëm për të hequr njollën e Berishës. Është e turpshme, nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë kompani që t’i paguajë Berishës 6 milionë dollarë. Ajo është një kontratë dinake dhe me hile. SPAK duhet të shikojë se përse kjo kontratë po bëhen pikërisht tani që është fushata zgjedhore.

Mua gjëja që më ka shqetësuar në fakt është një imoralitet ekstrem, që një “non grata” për korrupsion ta paguash me lekë. Të lash njollën që të kanë vendosur me lekë. “Non grata” është e Berishës, nuk ka përse të përfshihet partia për diçka individuale”, tha Gjikondi.

Më tej Brizida Gjikondi ngriti dyshimin se nënkrontaktori i këtij lobimi mund të jetë LaCivita. Sipas saj nuk ka pse një amerikan apo një patriot shqiptar të paguajë një shumë marramendëse parash për të hequr një “njollë” të Berishës.

“Unë pres që SPAK ta shikojë në detaje këtë gjë. Kanë qenë shumë dinakë dhe të kujdesshëm që ngjasme të bëjmë ‘Shqipërinë të Madhërishme’, nuk e di unë se kur ka qenë kjo ‘Shqipëria Madhështore’ me Berishën. Duhet të shikojnë dhe LaCivita nëse është pjesë e këtij lobimi, mund të jetë nënkontraktues. Nuk ka më limit më ironia dhe tragjedi-komedia, që po konsumohet. Gjoja këta janë lidhur me një kompani që është afër Trump dhe LaCivita është afër Trump”, përfundoi avokatja./abcnews.al

Zgjedhjet/ Gjikondi: Fushata pa emocion dhe e zvarritur! Luarasi: Një betejë e fortë brenda llojit, por edhe me kundërshtarët

24 April 2025 at 20:58

Juristja Brizida Gjikondi komentoi fushatën elektorale, duke theksuar se nga sa është parë sipas saj, duket se ka një fushatë të valët, e zvarritur dhe pa emocion.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli edhe për figurën e Iris Luarasit, kandidate për deputete e PS, duke thënë se është një figurë me rëndësi dhe një figurë e bërë vetë, që ka arritje të saj.

“Në listën e PS te lista e sigurt e Tiranës janë tetë gra…Irisi është një figurë që është bërë vetë. Unë e kam thënë që gratë e PS janë produkte të Edi Ramës, pak janë që janë rritur vetë…Kanë qenë gjithmonë produkt i ambientit të partisë të institucioneve…”, tha Gjikondi.

Ndërsa nga ana e saj Iris Luarasi, kandidate për deputete e PS gjatë fjalës së saj u shpreh se fushata nuk është aspak e vakët dhe se kjo duket në terren. Gjithashtu u shpreh se beteja është e fortë, dhe se vendosesh përballë dy luftërave sidomos kur je në listë të hapur, siç nënvizoi Luarasi, një luftë se kush do të marrë më shumë vota dhe lufta tjetër me kundërshtarët.

“E kam ndjerë veten të mikëpritur, por ndoshta shumë prej tyre mendojnë që duhet të ishin në vendin e Irisit…E them që nuk kemi zënë 500 vende, një vend kemi zënë…Por do të thoja që fushata nuk është e vakët në terren…Sepse duke qenë një betejë e fortë edhe brenda llojit, ti ke dy luftëra kur je në listë të hapur, edhe se lufton kush do marrë më shumë vota, ke edhe një luftë me kundërshtarët. Për këtë arsye nuk mendoj që fushata është e vakët…Pasi do thoja që është një fushatë nga më të egrat…”, tha ajo.

/abcnews.al/

 

“Nuk kanë frymë dhe as vizion”, Gjikondi: PD është një garnizon i shpartalluar në funksion të Sali Berishës

23 April 2025 at 20:52

TIRANË- Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” u shpreh se përveç Partisë Demokratike si dhe fraksionet e tjera që kanë dalë prej saj e kanë humbur rrugën në raport me interesin kombëtar.

“Unë mendoj se pjesa më e shëndetshme së djathtës janë parti që kanë dalë nga PD dhe që tani e kanë humbur rrugën, sepse me sa s’po shikojmë të gjithë po synojmë vetëm, nga një mandat deputeti se kush është i pari në listë dhe nuk ka frymë.

Kanë qëllime elektorale dhe jo politike afatgjata. Partia e Patozit, partia e Topit, Topallit janë shkrirë si kripa në ujë në momentin që nuk kanë marrë mandatin dhe kjo tregon se nuk kanë krijuar frymë dhe as vizion afatgjatë të opozitarizmit, sepse sa për PD vetëm e djathtë nuk është.  Po të kishin vizionin nuk do e kishin lënë në moment të fundit”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se Partia Demokratike ngjason sot si një garnizon i shpartalluar, që aktivitetin e paktë e zhvillon për interesin e një personi: Sali Berishës.

“Për PD, është një garnizon i shpartalluar në funksion të Sali Berishës, nuk kanë frymë dhe nuk kanë vizion. Është një pamje e zymtë. Kudo në Shqipëri ndihet dhe jam e bindur se Berisha dhe unë jam e bindur se do dalë me  dobët se sa ky sondazh, është aq e shpërndarë e djathta shqiptare.  Partitë të reja mundtë quhet vetëm Lapaj dhe Qori, sepse mundësia është derivat i PD dhe koalicioni Euroatlantik”, tha ajo./abcnews.al

 

Fraksionet e të djathtës/ Gjikondi: S’u bashkuan dot, sepse vunë interesin personal para atij kombëtar

23 April 2025 at 20:32

TIRANË- Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” analizoi ndarjen e të djathtës shqiptare në disa fraksione politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo theksoi se këto partitë duhet të ishin bashkë në këto zgjedhje, por ato nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët për shkak se vunë si prioritet interesin personal dhe jo atë kombëtar.

“Nuk u bashkuan sepse interesat personale kanë qenë më të fuqishme se vizionin dhe fryma që kanë pasur. Nëse do kishin interesin e një opozitarizimi të shëndetshëm, edhe ndaj PS edhe ndaj PD.

Nuk do kishin vënë veto për personat të ndryshëm, por do kishin gjetur një mesatare dhje do kishin vënë interesin vërtet kombëtar përpara interesit personal.

Nëse do kishte toleruar, Basha, Shehi, Alibeaj, të gjithë çfarë janë krerët e së djathtës shqiptare, që është për të ardhur keq, sepse edhe kështu siç janë, vota nuk do ketë vlerën që do kishte nëse do ishin bashkë”, tha ai.

Kandidatja e “Koalicionit Euroatlantik” Taulanda Jaupi tha se grupimi ku ajo bën pjesë nuk e konsideron Sali Berishën si opozitë.

“ Sali Berisha dhe grupi i tij, unë nuk e konsideroj sot opozitë”, tha ajo./abcnews.al

“PD-ja ka marrë fund, Berisha po tregohet qesharak”/ Gjikondi: Integrimi, pikë e fortë e PS-së

22 April 2025 at 18:44

Juristja Brizida Gjikondi komentoi zhvillimet nga fushata elektorale duke u ndalur edhe tek sondazhi i publikuar në “ABC News”.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se edhe në takimet e tij gjatë fushatës, ish-kryeministri Sali Berisha po tregohet shumë qesharak.

Ajo nënvizoi se kreu i PD, nuk ka më se çfarë t’i ofrojë vendit. Ndërsa sa i përket fushatës së PS, sipas juristes, kryeministri Edi Rama ka kapur pikën më të fortë, integrimin, për të cilën shtoi se është një tezë që ka argumente të mjaftueshme dhe për të ecur përpara.

“Duke menduar që PD është një parti e çarë dhe e përçarë, me bija të saj, me klane apo parti të reja që nuk janë as majtas as djathtas. Një Berishë i amortizuar, dhe nuk i vijnë natyrshëm në të gjitha gjërat që bën. Aq më tepër që ka një gjuhë vëllavrasëse. Ndërsa për PS mendoj që zoti Rama ka kapur pikën e fortë të integrimit…Në fushatë dihet që ka gjithmonë gjëra pikante, por mendoj që mjafton teza e integrimit europian dhe zoti Rama ka argumente për ta bërë të mjaftueshme dhe për të mos rënë në nivelin e kënetës siç thotë ai. Zoti Rama ka ditur gjithmonë dhe arrin të zgjojë interesin dhe të bëhet interesant për breza të caktuar edhe me ato që përdor. Ndërsa Berisha edhe si energji, edhe si imazh mendoj që nuk ka çfarë ofron më. Edhe kjo kapelja që e bën shumë qesharak”, tha ndër të tjera Gjikondi.

Gjithashtu juristja komentoi edhe dosjen “Partizani”, për të cilën Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Sali Berishës, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjikondi tha: “Kjo tregon paburrësinë e Berishës që nuk shkon të përballet. Nëse është në paqe me veten shkon përpara gjykatës dhe nuk ka pse të fshihet. Shkon përballet e çon në Strasburg dhe vazhdon jetën politike. Mendoj që 10-ditëshin e fundit të fushatës do të ketë një “agresivitet”. Me sa po shoh të gjithë barrën e fushatës e ka marrë Edi Rama. Ai ka thënë se do që ta çojë edhe në këtë fitore PS. E rithem se sfida e vërtetë për PS është Tirana…jo vetëm si kryeqendra e Shqipërisë, por edhe si qarku që nxjerr më shumë deputetë”.

/abcnews.al/

❌
❌