Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

By: armand
21 July 2025 at 22:55

Rrymat tërheqëse janë një nga shkaqet kryesore të mbytjeve aksidentale në mbarë botën dhe përbëjnë arsye kryesore të ndërhyrjeve nga rojet bregdetare. Por çfarë janë rrymat tërheqëse, si mund t’i dallosh dhe – nëse ndodh që të përfshihesh në një të tillë – çfarë duhet të bësh? Çfarë janë rrymat tërheqëse? Rrymat tërheqëse janë rryma […]

The post Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini appeared first on BoldNews.al.

Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, vizituan sot ambientet e shërbimit më të ri ditor brenda Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Vlorë.

Në këtë Qendër Ditore, e ngritur në kuadër të programit “BE për Shërbimet Sociale”, ofrohet paketë e plotë shërbimesh ku përfitojnë rreth 60 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara, por edhe prindërit e tyre.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se 14 bashki kanë përfituar këtë vit nga grantet e përfituara nga programi EU4SocialCare duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më gjithpërfshirës të mbrojtjes sociale në vendin tonë.

Ajo vuri në dukje se ngritja e qendrave ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara është një nga modelet që MSHMS po aplikon në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa falenderoi BE dhe UNICEF për bashkëpunimin. “Qendra ku ne sot jemi është një qendër ditore që i përket fëmijëve me aftësi të kufizuara, por dhe prindërve të tyre dhe është një nga modelet që ne po aplikojmë suksesshëm në të gjitha bashkitë e vendit. Në kuadër të projektit EU for Social Care janë 14 bashki që kanë përfituar grante për të ofruar shërbime sociale me bazë komunitare. Unë jam e kënaqur të shikoj sot këtu një ndryshim të prekshëm, të përditshëm që impakton jetën e fëmijëve, por edhe të prindërve të tyre”, theksoi ministrja Koçiu.

Ajo nënvizoi se “është një shërbim jetik i cili jo vetëm zhvillon edhe përmirëson fëmijët që kanë nevojë për terapi të veçanta si logopedi, fizioterapi, terapi loje, shërbime shëndetësore, por edhe prindërit, sepse i lehtëson nga e përditshmja dhe u jep mundësinë edhe të punojnë dhe ndërkohë edhe të mbajnë familjet e tyre”.

Ministrja bëri të ditur se së bashku me partnerët ndërkombëtarë po punohet për hartimin e një ligji të ri, atë të Kujdesit Alternativ, i cili parashikon shërbimet alternative për kujdesin dhe mirërritjen e fëmijës.

Ajo vuri në dukje se një mjedis familjar është shumë më i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve sesa është një Qendër e Kujdesit Rezidencial.

“Ligji i ri i Kujdesit Alternativ do të sjellë shumë shpejt instrumente ligjorë për të forcuar akoma më shumë familjet mbështetëse, kujdestare dhe ato birësuese me qëllimin e vetëm që fëmijët të kenë mundësi të rriten në mjedis familjar, pasi potenciali i tyre zhvillohet më së miri në një mjedis familjar”, deklaroi Koçiu.

Në përfundim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili i ka mbështetur këto shërbime jo vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuar, por dhe bashkërisht, nëpërmjet Fondit Social në ngritjen e Qendrës Ditore për moshën e tretë.

Në Qendrën Ditore të Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Vlorë ofrohen shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës 6-17 vjeç të cilët do mund të marrin shërbime ditore pas procesit mësimor si mbështetje psikologjike, shërbime shëndetësore, terapi të të folurit, terapi zhvillimi, fizioterapi, aktivitete profesionale dhe terapi arti. Gjithashtu, të rinjtë me aftësi të kufizuara, të moshës 18-21 vjeç, janë një tjetër kategori të cilët marrin do të marrin shërbime të specializuara, të përshtatura sipas nevojave të tyre.

/r.e//a.f/

The post Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Japonia shënon rekord të ri të shpejtësisë së internetit

By: armand
11 July 2025 at 17:36

Studiuesit japonezë nga NICT, në bashkëpunim me Sumitomo Electric, kanë arritur një shpejtësi marramendëse interneti prej 1.02 petabit për sekondë, duke përdorur fibra optike me diametër standard dhe 19 bërthama, në një distancë prej 1,800 km. Edhe pse kjo teknologji nuk do të vijë ende në shtëpitë tona, ajo është një hap gjigand drejt rrjeteve […]

The post Japonia shënon rekord të ri të shpejtësisë së internetit appeared first on BoldNews.al.

Bitcoin thyen rekord! Kriptomonedha arrin nivelin më të lartë historik, mbi 112 mijë dollarë

By: Ela
10 July 2025 at 09:51

Bitcoin arriti një rekord të ri historik duke u ngjitur pranë nivelit prej 112,000 dollarësh, i nxitur nga rritja e disponueshmërisë për rrezik nga investitorët dhe kërkesa e vazhdueshme nga investitorët institucionalë. Kriptomonedha më e madhe në botë po fiton gjithnjë e më shumë terren në mesin e aktorëve tradicionalë të tregjeve financiare. Bitcoin arriti […]

The post Bitcoin thyen rekord! Kriptomonedha arrin nivelin më të lartë historik, mbi 112 mijë dollarë appeared first on BoldNews.al.

Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja

7 July 2025 at 09:25

Këngëtarja Egli Tako në imazhet e fundit është shfaqur ndryshe nga herët e tjera duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj unikal. Ajo ka pozuar para kamerës e veshur me kostume tradicionale shqiptare, dimija dhe jelek, duke ndriçuar rrjetet sociale me bukurinë e saj autentike.

Kjo paraqitje na nxit të mendojmë më shumë për rëndësinë e ruajtjes së traditave në bashkëkohësi dhe mënyrën se si artistët e rinj e ushqejnë kulturën tonë, duke ndikur ndjeshëm në perceptimin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Pas lidhjes me Gjestin dhe projekteve të saj muzikore, Egli ka nisur të kalojë më shumë kohë në Kosovë, një vend me tradita të pasura dhe historia të thella. Në këtë kontekst, ajo duket të ketë gjetur një harmoni të veçantë me identitetin e saj, duke zbatuar elemente tradicionale në stilin e saj dhe duke sjellë freski në artin shqiptar.

Me kalimin e kohës dhe me çdo projekt të ri, Egli shihet si një artiste që jo vetëm ka dashuri për muzikën, por edhe për kulturën dhe vlerat që ajo përfaqëson. Është një kujtesë për të gjithë ne se bukuria gjen shprehje në shumë forma dhe se ruajtja e identitetit kulturor është e domosdoshme.

The post Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja appeared first on Sot News | Lajme.

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

6 July 2025 at 19:12

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” . Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e […]

The post “Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin appeared first on BoldNews.al.

Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët

By: armand
5 July 2025 at 12:11

Një sistem i ri i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga Microsoft në bashkëpunim me qendra kërkimore prestigjioze dhe partnerë teknologjikë si OpenAI, po cilësohet si një nga përparimet më të mëdha të dekadës në diagnostikimin mjekësor. Të dhënat e para të publikuara tregojnë se kjo teknologji është katër herë më e saktë në diagnostikimin e […]

The post Inteligjenca artificiale e re e Microsoft diagnostikon katërfish më saktë se mjekët appeared first on BoldNews.al.

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

By: armand
4 July 2025 at 20:46

Më 4 korrik, amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë së vendit të tyre në mënyra të ndryshme, nga ndjekja e shfaqjeve të fishekzjarrëve deri te parakalimi i kafshëve të tyre, si edhe shfaqja e makinave klasike. Festimet përkujtojnë miratimin e 4 korrikut 1776 të Deklaratës së Pavarësisë në një takim të Kongresit të Dytë Kontinental në […]

The post Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë appeared first on BoldNews.al.

Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve

By: armand
3 July 2025 at 18:52

Një shkencëtar kompjuterik amerikan që është kthyer në futurist, Ray Kurzweil ka besuar prej kohësh se njerëzimi po shkon drejt asaj që quhet “singularitet”, momenti kur shpejtësia dhe aftësitë e teknologjisë do të jenë më të mëdha se ato të trurit. Në vitin 1999, Kurzweil teorizoi se inteligjenca artificiale e përgjithshme (AGI) do të arrihej […]

The post Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve appeared first on BoldNews.al.

Kujdes! Pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk

By: Ela
2 July 2025 at 14:35

Shumë njerëz preferojnë të mbajnë telefonin pranë shtratit gjatë natës, për të dërguar një mesazh si “Natën e mirë”, për të dëgjuar muzikë relaksuese apo për të vendosur alarmin e mëngjesit. Por, ekspertët paralajmërojnë se ky zakon i përhapur gjerësisht mund të jetë i rrezikshëm dhe duhet ndërprerë menjëherë. Sakaq vetë kompania Apple ka lëshuar një […]

The post Kujdes! Pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk appeared first on BoldNews.al.

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

By: Ela
27 June 2025 at 09:40

Kompania e njohur e veshjeve sportive Nike ka bërë të ditur se tarifat e reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj disa partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-ve mund t’i shtojnë rreth 1 miliard dollarë kostove të saj gjatë vitit 2025. Për të zbutur ndikimin e këtyre masave, drejtuesit e kompanisë thanë se Nike […]

The post Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit appeared first on BoldNews.al.

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agimin e 22 qershorit

By: Ela
21 June 2025 at 16:53

Sot është solstici i verës, ngjarja astronomike që shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të verës në Hemisferën Veriore. Ai ndodhi në orën 04:42, sipas kohës tonë më 21 qershor, raporton Unioni Italian i Astronomëve Amatorë (UAI), dhe përkon me ditën më të gjatë të vitit, kur Dielli qëndron mbi horizont për numrin më të madh […]

The post Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agimin e 22 qershorit appeared first on BoldNews.al.

Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C brenda tre vjetësh

19 June 2025 at 19:24

Toka mund të kalojë kufirin kritik të ngrohjes globale prej 1.5°C brenda vetëm tre vjetësh nëse emetimet e karbonit vazhdojnë në nivelet aktuale, paralajmërojnë mbi 60 shkencëtarë, nga më të njohur të klimës në botë. Ky kufi, i përcaktuar në Marrëveshjen Historike të Parisit në vitin 2015 nga rreth 200 vende, synonte të mbante rritjen e […]

The post Toka rrezikon të kalojë kufirin e ngrohjes prej 1.5°C brenda tre vjetësh appeared first on BoldNews.al.

SHBA provoi se “zotëron” qiejt, si avionët F-35 depërtuan pa u pikasur nga radarët iranianë

By: armand
14 June 2025 at 11:36

Izraeli kreu sulme ajrore precize ndaj Iranit të premten dhe të shtunë, duke vendosur mbi 200 avionë luftarakë dhe duke lëshuar 330 municione, tha ushtria izraelite. Pavarësisht pretendimeve të Iranit për gatishmëri të plotë ushtarake për të sprapsur sulmet izraelite ose amerikane, rezultatet e “Operacionit Lion në Ngritje” nxorën në pah aftësitë e vërteta të […]

The post SHBA provoi se “zotëron” qiejt, si avionët F-35 depërtuan pa u pikasur nga radarët iranianë appeared first on BoldNews.al.

“Reshje hekuri” dhe re pluhuri! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e pazakontë

By: Mirgen
10 June 2025 at 21:51

Imagjinoni një planet ku në vend të shiut të ujit bie hekur i shkrirë nga qielli. Tingëllon e çuditshme apo jo?! Kjo nuk është skenë nga një film fantastiko-shkencor, por një zbulim i fundit i shkencëtarëve në një sistem yjor të largët. Nëse njerëzimi do të arrinte ndonjëherë të vizitonte këtë botë të çuditshme, një […]

The post “Reshje hekuri” dhe re pluhuri! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e pazakontë appeared first on BoldNews.al.

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

By: Mirgen
10 June 2025 at 21:45

Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Metabolism” ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes muajit të lindjes dhe mënyrës se si trupi ynë ruan yndyrën. Sipas kërkuesve, temperaturat që na rrethojnë në momentin e lindjes veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të luajnë një rol kyç në këtë proces. Njohuritë dhe studimet e […]

The post Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit appeared first on BoldNews.al.

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

By: Mirgen
8 June 2025 at 21:41

Hëna e parë e plotë e verës, e njohur si “Hëna e Luleshtrydhes”, do të shfaqet në qiell të mërkurën, më 11 qershor 2025. Fenomeni premton imazhe magjepsëse për dashamirësit e qiellit. “Hëna e Luleshtrydhes” do të lindë e plotë mbrëmjen e 11 qershorit, duke ofruar një spektakël vizual spektakolar. Emri “Hëna e Luleshtrydhes” vjen […]

The post Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës appeared first on BoldNews.al.

Dita Botërore e Mjedisit shënohet me nxënësit dhe komunitetin në Petrovë të Prizrenit

5 June 2025 at 12:29

EC Ma Ndryshe ka shënuar 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me komunitetin e shkollës “Lekë Dukagjini”, paralelet në lagjen Petrovë, me qëllim të shtimit të kujdesit për mjedisin dhe edukimin e brezit të ri për rëndësinë e mbrojtjes së tij.

Sipas njoftimit, bazuar në kërkesat e komunitetit shkollor, në këtë aktivitet janë vendosur katër shporta të vogla për mbeturina përgjatë rrugës së lagjes që frekuentohet çdo ditë nga nxënësit në vajtje-ardhje në shkollë. EC ka bërë të ditur se këto pika janë identifikuar si zona ku shpesh ndotet mjedisi për shkak të mungesës së infrastrukturës për hedhjen e mbeturinave, raporton Telegrafi.

“Përveç ndërhyrjes praktike në terren, nxënësit në hapësirën shkollore kanë pasur mundësinë të luajnë edhe lojën mjedisore edukative. Loja synon të rrisë njohuritë e nxënësve për mjedisin dhe vlerat e trashëgimisë natyrore, sikurse edhe të forcojë vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë argëtuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Dita Botërore e Mjedisit shënohet me nxënësit dhe komunitetin në Petrovë të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

31 May 2025 at 09:45

Cila është pika juaj e dobët? Pse e doni këtë punë? A jeni ekspozuar ndaj kimikateve toksike në mitër? Disa pyetje në intervistat e punës janë shumë të shpeshta. Disa pyetje të tjera nuk bëhen kurrë, shkruan The Economist. Përvojat e hershme, duke filluar nga fetusi e deri në punën e parë, mund të ndikojnë […]

The post Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave appeared first on BoldNews.al.

Mister i ri kozmik, astronomët zbulojnë trupin qiellor që pulson

29 May 2025 at 10:22

Astronomët kanë pikasur një trup mahnitës qiellor që lëshon valë të ndritshme radio dhe rreze X që  zgjasin për 2 minuta dhe përsëriten çdo 44 minuta. Kjo është hera e parë që rrezet e fuqishme X lidhen me një objekt që mund të jetë një transient afatgjatë. Astronomët e kanë vënë re për herë të […]

The post Mister i ri kozmik, astronomët zbulojnë trupin qiellor që pulson appeared first on BoldNews.al.

❌
❌