Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

21 June 2025 at 18:07

Me dhimbje, lajmërohet ndarja nga jeta e gazetarit dhe mësuesit të njohur, Vehbi Furxhi, në moshën 84 vjeçare. Për shumë vite, Furxhi ka lënë një shenjë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe mediatike të qytetit të Korçës.

Si drejtues i kulturës në këtë qytet, ai kontribuoi në zhvillimin e shumë aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke sjellë edhe inovacione në fushën e gazetarisë. Më pas, Furxhi e udhëhoqi Radio Korçën për një periudhë të gjatë, duke bërë të mundur që ky institucion mediatik të bëhej një nga më të rëndësishmit në juglindje të Shqipërisë.

Pas daljes në pension, ai vazhdoi të kontribuonte në fushën e edukatës si mësues në shkollën e mesme bujqësore, duke ndihmuar breza të tërë të rinjsh të formoheshin dhe zhvillonin karrierën e tyre profesionale.

Vehbi Furxhi njihet për kontributin e tij si gazetar i guximshëm, veçanërisht për shkrimet e tij të mprehta në revistën Hosteni. Po ashtu, ai ka qenë botues i gazetës Korça, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për informacion dhe diskutime për qytetin dhe rajonin.

The post E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

21 June 2025 at 18:02

Me dhimbje, lajmërohet ndarja nga jeta e gazetarit dhe mësuesit të njohur, Vehbi Furxhi, në moshën 84 vjeçare. Për shumë vite, Furxhi ka lënë një shenjë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe mediatike të qytetit të Korçës.

Si drejtues i kulturës në këtë qytet, ai kontribuoi në zhvillimin e shumë aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke sjellë edhe inovacione në fushën e gazetarisë. Më pas, Furxhi e udhëhoqi Radio Korçën për një periudhë të gjatë, duke bërë të mundur që ky institucion mediatik të bëhej një nga më të rëndësishmit në juglindje të Shqipërisë.

Pas daljes në pension, ai vazhdoi të kontribuonte në fushën e edukatës si mësues në shkollën e mesme bujqësore, duke ndihmuar breza të tërë të rinjsh të formoheshin dhe zhvillonin karrierën e tyre profesionale.

Vehbi Furxhi njihet për kontributin e tij si gazetar i guximshëm, veçanërisht për shkrimet e tij të mprehta në revistën Hosteni. Po ashtu, ai ka qenë botues i gazetës Korça, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për informacion dhe diskutime për qytetin dhe rajonin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege

25 April 2025 at 17:37

Një drejtor shkolle është dënuar me burg pasi sulmoi me një çekiç metalik zëvendësdrejtorin e tij në një shkollë në Port Talbot, Uellsin Jugor.

Anthony John Felton, 54 vjeç, goditi disa herë zëvendësdrejtorin Richard Pyke, 51 vjeç, ndërsa ai ishte ulur në zyrën e tij, duke besuar se ky i fundit kishte një lidhje dashurie me një mësuese me të cilën Felton kishte një fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ngjarja tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, ndodhi në shkollën St Joseph më 5 mars.

Felton, i cili kishte fshehur mjetin nën pallto, e sulmoi Pyke nga pas, duke e rrëzuar përtokë, ndërsa kolegët ndërhynë menjëherë.

Felton, i përshkruar në gjykatë si i përfshirë në një “reagim xhelozie të tepruar”, u dënua me 28 muaj burg nga Gjykata në Swansea.

Shkolla ka dënuar aktin dhe po ofron mbështetje për stafin dhe nxënësit. /Telegrafi/

The post Drejtori sulmon ‘rivalin e tij në dashuri’ me një çelës, pasi beson se të dy kishin një lidhje të fshehtë me të njëjtën kolege appeared first on Telegrafi.

Akuzohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëse, arrestohet në Rinas mësuesi

By: user 5
17 April 2025 at 20:05

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet për veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, pas referimit të informacionit nga Komisariati i Policisë Librazhd, se më datë 16.04.2025, shtetasi V.A, drejtor i shkollës “Sali Halili”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas ka kallëzuar faktin se i kishin ardhur informacione se shtetasi Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën vartëse “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX.

Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të shtetasit Fatmir Hoxha.

Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se shtetasi Fatmir Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre.

Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fatmir Hoxha, i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij.

Ndërkohë, po më datë 16.04.2025, në orët e mbrëmjes, ky shtetas është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa është paraqitur për të dalë nga territorit i Republikës së Shqipërisë për në Austri, përmes një linje ajrore.

Duke vlerësuar rrezikun e ikjes së shtetasit Fatmir Hoxha, është proceduar me ndalimin e tij.

Lidhur me rastin, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori dhe OPGJ të specializuar për çështje me viktima të mitur, si dhe janë njoftuar njësitë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat shtetërorë përgjegjëse.

Njëkohësisht, po vijohet me thellimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të faktit penal dhe identifikimin e rasteve të tjera potenciale në të njëjtën shkollë të kryer nga personi nën hetim Fatmir Hoxha.

The post Akuzohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëse, arrestohet në Rinas mësuesi appeared first on Lapsi.al.

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet mësuesi 55-vjeçar

By: fra nc
17 April 2025 at 13:55

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka marrë masën e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha, i cili jepte mësim në shkollën “Sali Halili” në Rrajcë të Prenjasit. Vendimi vjen pas arrestimit të tij nga policia, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura, të moshës 13 dhe 14 vjeç.

Hoxha u ndalua në aeroportin e Rinasit, në momentin që tentonte të largohej nga vendi. Mësuesi tentoi të arratisej pasi mësoi se ndaj tij ishin bërë denoncime në policinga familjarët e vajzave të ngacmuara. Vlen të theksohet se komuniteti lokal kishte kërkuar prej kohësh largimin e tij nga detyra e mësuesit.

Sipas AKAP, pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë verifikime nga drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë. Rasti është tashmë në hetim nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i AKAP:

“Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.
Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura, shkarkohet mësuesi 55-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet në Rinas mësuesi 55-vjeçar

By: Besnik
17 April 2025 at 10:16

Një mësues 55-vjeçar është ndaluar në aeroportin e Rinasit ku po dilte nga Shqipëria, i akuzuar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të shkollës ku jepte mësim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare ” Ali Hana ” Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familjarët e dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd: Ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar jashtë Shqipërisë me avion.

Sipas burimeve, komuniteti, për sjelljen e padenjë të mësuesit 55 vjeçar kishte kërkuar më herët largimin e tij nga puna ndërsa kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.

Autoritetet policore kanë mbledhur gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet në Rinas mësuesi 55-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Ngacmonte seκsualisht dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar

By: user 11
17 April 2025 at 10:23

Policia e Librazhdit ka ndaluar një mësues 55-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj të miturve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familja të nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht. Komuniteti për sjelljen e padenjë të mësuesit 55-vjeçar kishte kërkuar më herë largimin e tij nga puna. Kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë.

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çfarë ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj. Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve. Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.

The post Ngacmonte seκsualisht dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse, arrestohet mësuesi në Itali

By: Mirgen
3 April 2025 at 19:34

Policia italiane arrestoi sot një mësues në një shkollë të mesme në Pontedera, në provincën e Pizës, dhe e vendosi në arrest shtëpie nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse dhe ka ngacmuar disa të tjera. Hetuesit kanë bërë të ditur se viktima në momentin e ngjarjes ka qenë e mitur dhe se […]

The post Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse, arrestohet mësuesi në Itali appeared first on BoldNews.al.

Ditën kur vodha orën e shokut mësuesi nuk më turpëroi, por më dha mësimin më të madh të jetës

By: Kult Plus
7 March 2025 at 15:36

Sot, KultPlus sjell një rrëfim tejet emocionues që tregon rëndësinë dhe vlerën e madhe të mësuesit.

Një zotëri i ri në moshë takon një të moshuar.

– A më mbani mënd?

– Jo.

– Kam qenë nxënësi juaj.

– Çfarë bëni; Me çfarë merreni?

-U bëra dhe unë mësues, ia kthen djaloshi.

-Si e sheh veten, je i mirë në punën që bën?

-E vërteta është se po. Ju më frymëzuat dhe doja t’ju ngjaj.

I çuditur zotëria i moshuar, pyet të mësojë se çfarë ishte ajo që i mbeti në mëndje dhe e frymëzoi kaq shumë saqë donte të bëhej dhe ai mësues. Dhe ish nxënësi i tij i shpjegoi historinë e mëposhtme.

-Një ditë një shok klase- që ishte dhe shoku im i ngushtë, erdhi në klasë dhe më tregoi një orë të re shumë të bukur. Nuk i rezistova dot tundimit dhe në një çast ia vodha orën. Pas pak, kuptoi se ora mungonte nga xhepi i tij dhe menjëherë lajmëroi mësuesin që jepte mësim në atë orë në klasë, dhe ishit ju.

Ju, pra, iu drejtuat klasës dhe thatë:

-Ora e një shokut tuaj të klasës u vodh gjatë mësimit. Kushdo që e ka vjedhur, i lutem ta kthej menjëherë.

-Më erdhi kaq shumë turp nga ideja e poshtërimit para klasës, saqë nuk guxova të zbulohesha. Pastaj ju mbyllët derën, na the të gjithëve të qëndrojmë në këmbë dhe se do kontrolloje të gjithë xhepat tanë derisa ta gjeje. Por vurët një kusht: se të gjithë ne duhet të lidhnim sytë për të mos parë fajtorin. Dhe kështu ndodhi. Kur arritët tek mua, e gjetët në xhepin tim dhe e morët. Por, ju vazhduat kërkimin dhe në xhepat e të tjerëve dhe kur mbaruat, na the:” tani mundeni ti hapni sytë, ora u gjend.” Nuk e zbuluat kurrë emrin tim para klasës dhe as nuk ma përmende kurrë këtë ndodhi. Prisja të më injoronit, të më poshtëronit, të më përjashtonit, por asgjë nga këto nuk ndodhi. Atë ditë shpëtuat dinjitetin tim përgjithmonë. Ajo ditë ishte dita më e turpshme e gjithë jetës time dhe me mënyrën tuaj më dhatë një mësim. E kujtuat ngjarjen z. Mësues?

-Po, duke të dëgjuar, i kujtova të gjitha. Por ekziston diçka që nuk më kujtohet dhe ajo je ti, sepse edhe unë i kisha sytë të mbyllur kur po i kontrolloja të gjithëve!!

Morali: Nëse duhet të poshtërosh dikë para syve të të gjithë shokëve të tij të klasës për ta dënuar, atëherë vetëm mësues nuk quhesh, thjesht, nuk je. Të tillë mësues kanë prekur shpirtëra dhe mbeten në zemrat dhe kujtesën e nxënësve.

Shqipëruar nga M. Sota

Foto e Robert Doisneau, L’information scolaire, Paris 1956./ KultPlus.com

“Ti e shpërblen mësuesin keq nëse mbetesh përjetë nxënës”

By: Kult Plus
7 March 2025 at 13:30

“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”

“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.

“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?

“Heshtja është më keq, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.

“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.

“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.

“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.

“Dhe një herë që zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.

“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu! Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”

“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.

“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.

“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.

“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet” /KultPlus.com

Fatmir Krasniqi: “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”

7 March 2025 at 00:04

Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Nuk është thjesht një profesion, por një thirrje për të ndikuar në jetën e nxënësve, duke u dhënë atyre dije, vlera dhe motivim për të ardhmen. Jo rastësisht mësuesit gjithmonë moralisht janë respektuar nëpër mjediset ku kanë punuar. Ata përherë kanë dhënë maksimumin, sikurse thuhet janë shkrirë që të tjerët, ta kenë sa më mirë

Sot është 7 Marsi, një ditë e shënuar për arsimin dhe kulturën shqiptare – Dita e Mësuesit. Në këtë ditë, ne kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë përkushtuar jetën e tyre për të ndriçuar mendjet dhe shpirtin e brezave të rinj.

Kjo ditë na rikthen pas në histori, tek hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një moment kyç për arsimin kombëtar. Por mbi të gjitha, është një mundësi për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj mësuesve që me përkushtim, durim dhe dashuri kanë edukuar breza të tërë.

Sot kujtojmë ata mësues që nuk janë më, por që lanë gjurmë të pashlyeshme në dijen dhe karakterin e nxënësve të tyre. Kujtojmë gjithashtu mësuesit që dolën në pension, të cilët për vite me radhë u përpoqën të edukojnë dhe të formojnë qytetarë të denjë për shoqërinë.

Le të mos harrojmë të falënderojmë çdo mësues për sakrificën dhe përkushtimin e tij/saj, duke u uruar atyre shëndet, suksese dhe një jetë të mbushur me respektin dhe dashurinë e ish-nxënësve të tyre.

Në këtë ditë të veçantë, patëm kënaqësinë të intervistojnë një person që shkriu veten sikur qiriri për arsim. Është ky Fatmir Krasniqi, ish-mësimdhënës në shkollën “Elena Gjika”, Prishtinë i cili ka kaluar dekada në shërbim të arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.

Ishte vërtet frymëzuese të dëgjojmë për rrugëtimin e tij, ndërsa tani e tutje i urojmë shëndet dhe gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij!

Por, kush është në të vërtetë ky njeri që tërë jetën iu përkushtua arsimit pa u penduar, këtë lexojeni në intervistën në vijim.

Z. Fatmir, nuk thuhet kot se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë. Sa është vlerësuar nëpër dekada puna e mësimdhënësit?

Është shumë e vërtetë kjo thënie për vlerën e peshën, punën e përkushtimin, si dhe misionin e shenjtë të mësuesit. Mësuesi, dikur vlerësohej e konsiderohej si qenie hyjnore e mitike, sa që ishte krijuar përshtypja, e bëheshin pyetje se athua ”a ha bukë mësuesi? ” Pra, në të kaluarën është çmuar e vlerësuar shumë mësuesi, sa që ai gëzonte respektin e autoritetin më të madh të kohës.

Ju, jo rastësisht e keni zgjedhur këtë profesion duke ditur se një mësimdhënës i mirë është sikur qiri, ai konsumon veten për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve…

Profesionin e mësuesit e kam ëndërruar që në moshën e adoleshencës, edhe sot vazhdoj ta dua me gjithë zemër e shpirt, e me dashurinë dhe përkushtimin më të madh. Vërtet, në përvojën time 42 vjeçare, sot ndjehem njëjtë sikur në fillim, dhe se asnjëherë nuk kam ndjerë lodhje në punën me nxënës, por vetëm kënaqësi, përjetime të rralla e kujtime të paharruara. Jam përpjekur e munduar me tërë qenien time, pa u ndalur ditë e natë, duke u dhënë e ofruar nxënësve mësim e dije, edukim e arsimim, e gjithmonë duke i këshilluar e udhëzuar në rrugën e tyre të gjatë e të mundimshme, por shumë të ndritshme drejt dritës e diturisë dhe pushtimit të majave më të larta të dijes.
Pra, askush nuk mund ta vlerësojë më drejt e me më sinqeritet mësimdhënësin e mirë, se sa vetë nxënësit.

A iu duket se megjithatë kjo gjuhë e bukur po shëmtohet dhe po shpërfytyrohet nga njerëz të papërgjegjshëm?

Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes dhe bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane, që u ka qëndruar rrebesheve të kohës e që është ruajtur e kultivuar brez pas brezi nga të parët tanë si thesari më i çmuar. Shqipja, pra është një nga gjuhët më të bukura e më të lashta të Kontinentit.

Naim Frashëri thotë:

“Pa shihni ç’gjuhë e mirë,
Sa shije ka dhe hije
Ç’e bukur edh’ e lirë,
Si gjuhë Perëndije.’

Ndërsa, Dritëro Agolli, shkruan:

“Me të tjera gjuhë e mund të flas
Por kur shpirti dhemb, veç shqip bërtas.”‘

Një kundërvënie për njerëzit e pandërgjegjshëm tingëllojnë dhimbshëm e ironizues vargjet e Filip Shirokës:

“Dhe kështu gjuha po shëmtohet
Dhe kështu kombi po mjerohet”

E poeti ynë i madh Gjergj Fishta, në disa nga vargjet e tij shpërthen me shumë mllef:

“Edhe atij iu thaftë, po, goja,
qi përbuzë këtë gjuhë hyjnore,
qi n’gjuhë t’huej kur s’asht nevoja
flet e t’veten e len mbas dore.”

Por, për fatin tonë të keq ironik për disa individë edhe sot janë aktuale vargjet e cituara më lart. Çdo respekt për çdo popull dhe gjuhën e tyre. Por, a ka më shëmti ndaj gjuhës tënde, kur disa individë të papërgjegjshëm e përshëndesin njëri-tjetrin në gjuhët arabe e sllave!

Gjuhën tonë të bukur shqipe duhet ta ruajmë, kultivojmë e përherë ta mbrojmë. Megjithatë, unë i nxis e motivoj gjeneratat e reja të mësojnë e zotërojnë sa më shumë gjuhë të huaja dhe t’i përdorin ato vetëm kur të është nevoja siç e thotë edhe Fishta duke mos e lënë asnjëherë pas dore Gjuhën shqipe. Pra, mos ta shpërdorojmë gjuhën tonë të shtrenjtë.

A e mbroni standardin e drejtshkrimit, apo mendoni se ka ardhur koha për një kongres, sepse sikur dihet, gjuha nuk është statike, por kërkon të plotësohet e begatohet në vijimësi?

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe mbajtur më 20-25 Nëntor të vitit 1972 në Tiranë, zë vend shumë të rëndësishëm në historikun e unifikimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pra, një komb, një gjuhë letrare, një drejtshkrim.

Është shumë e vërtetë se gjuha gjithmonë mund të plotësohet e begatohet me fjalë e shprehje të reja.

Dihet se jo vetëm gjuha jonë, por edhe shumë gjuhë të tjera kanë dialektet e nëndialektet, por e ruajnë, e kultivojnë dhe me përpikëri e zbatojnë gjuhën e tyre standarde. Andaj, edhe ne duhet ta zbatojmë e respektojmë gjuhën standarde.

Pra, të dy Kuvendet, i Shqipërisë dhe i Kosovës, ta miratojnë ligjin për mbrojtjen e gjuhës standarde, që është thesari i kombit tonë. Sot, për fatin tonë jo të mirë ndeshim kudo në mbishkrime të dyqaneve, ndërmarrjeve e reklamave të ndryshme në gjuhë të huaja, e më së paku në shqipen tonë. E të mos flasim për pagëzimin e fëmijëve me emra të huaj e nganjëherë edhe pa kuptim, kur dihet se me mijëra emra kemi mbi bazën e ilirishtes, dhe emra me plot kuptim e të bukur shqip. Viteve të fundit, ky është një fenomen shumë brengosës.

Si ishte rrugëtimi juaj i parë dhe si u ndjetë kur u gjendët me ditar në duar?

Eh, është një rrugë shumë e gjatë e dëshirës për lexim e dije, për mësim e shkollim, rrugë e ndritshme, kur leximi e mësimi të shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Dhe, të them të vërtetën që nga klasa e katërt e fillores, libri për mua u bë shoku më i dashur, më i ngushtë, e më i mirë imi. Leximi i librit për mua u bë pasion, ashtu siç u bë edhe profesioni im i mësimdhënësit.

Derisa moshatarët e mi luanin lojëra të ndryshme në fushat, luadhet e malet e bukura të Tërpezës, vendlindjes sime të dashur e shumë të bukur, unë më shumë isha i dhënë pas leximit. Lojërat baritore që ata i luanin nuk më tërhiqnin fare. Më vonë, kuptohet fillova të luaj, por loja që më pëlqente më shumë isha loja me top këmbe (futboll) dhe ajo me top dore (volejboll). Po ashtu në atë kohë i vetmi unë kisha pasion vrapimin dhe, pasdite e nganjëherë edhe në orët e hershme të mëngjesit vrapoja drejt shtigjeve të bukura të vargmaleve të Berishës.

Për dashurinë ndaj librit dhe pasionit e kënaqësisë për të lexuar sa më shumë libra që nga fëmijëria ime e hershme meritat më të mëdha kanë babai im, ndjestë pastë Haziri, punëtor i shkollës dhe dashamirës i flaktë i arsimit, si dhe djali i axhës Bajrami, atëherë normalist i dalluar, madje jurist, aktor e artist, dhe avokat e veprimtar shumë i njohur.

Pra, që në atë kohë isha i rrethuar me libra dhe u rrita me libra. Gjatë asaj kohe i kam lexuar librat e Gurakuqit, Kristoforidhit, Frashërit, Migjenit, Çajupit, Krasniqit, Çettës.

Njohuritë e thella për gjuhën, i mora nga mësuesi im i dashur i Gjuhës shqipe, Salih Krasniqi, një mësues shumë i dalluar, tani veteran i arsimit, shkrimtar, publicist dhe mbledhës i shquar i folklorit.

Më kujtohet fort mirë dita e parë e punës me ditar në duar si arsimtar, apo më mirë tingëllon emri mësues i Gjuhës shqipe në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, të Tërpezës, ishte shtator i vitit 1981. Për mua ishte një ndjesi e rrallë dhe e papërshkruar që mu krijua mundësia dhe pata fatin të punoj në shkollën, ku i kisha marrë mësimet e para, e ku mësuesit e mi ma kishin shtuar dashurinë për gjuhën e atdheun, lashtësinë e historinë e kombit tonë, mësimet dhe shkathtësitë për jetën. Me disa prej tyre që atë ditë u bëmë edhe shokë të profesionit. Përzemërsisht më pritën dhe fuqishëm më mbështetën ish-arsimtarët e mi shumë të nderuar, Faiku, Dauti, Habibi, Xhevdeti, si dhe mësuesit e dashur Ismaili, Milazimi, Murat Z., Murat H. dhe shoku im i çmuar Halili.

Por, ende e kam të freskët dhe kurrë nuk do ta harroj takimin e parë dhe njohjen me nxënësit dhe përshëndetjen e ëmbël e buzëqeshjen e çiltër të tyre. Buzëqeshja shkëlqente në fytyrat e tyre, e kjo buzëqeshje ëngjëllore e nxënësve po më përcjell e shoqëron edhe sot.

A e ndani mendimin, se më herët, kureshtja për zënien e dijes ka qenë më e theksuar qoftë nga nxënës, qoftë me kërkesat e arsimtarëve, për të mos thënë që, keni patur kritere më të ashpra?

Çdo gjeneratë i ka të veçantat e veta, por ka edhe gjenerata nxënësish që konsiderohen si gjenerata të arta e me nxënës të artë që sot po shkëlqejnë në të gjitha fushat e jetës. Nxënësit, në të kaluarën përkundër vështirësive gjithmonë ishin kurreshtarë për të mësuar e zënë dije sa më shumë.

Për fat në vitet e 80-ta e të 90-ta nxënësit talentë më pak kanë patur mundësi ta shfaqin e afirmojnë talentin e tyre, për dallim nga moshatarët e tyre sot. Por, edhe atëherë është punuar shumë. Kërkesat e këshillat e arsimtarëve për nxënësit gjithmonë mbeten të njëjta, pavarësisht viteve, ndërsa raportet e arsimtarëve me nxënësit, më herët ishin pak sa më në distancë, pra jo edhe aq të afërta siç janë sot.

Sa i përket kritereve është temë e thellë e çështje në vete për t’u hulumtuar, shqyrtuar, diskutuar e studiuar, edhe sot. Po, ka patur nga disa arsimtarë, e ka edhe sot që përdorin kritere të ashpra. Asnjë mësimdhënës, e as unë nuk është i përkryer në kriteret, cilësimin e vlerësimin e njohurive të nxënësve.

Gabon shumë ai mësimdhënës nëse mendon se është i përkryer në vlerësimin e nxënësve. Dija e nxënësve e talenti i tyre është mbi të gjitha, ndërsa nota është dhe mbetet vetëm numër.

Mësimdhënësi, thuhet sikur prekë përjetësinë, pra mund të thuhet se ndikimi i tij është shumë më i madh. A varet nga vetë personi që të ketë një autoritet në mjedisin ku punon dhe si fitohet ky autoritet?

Në këtë pyetje nga përvoja ime shumëvjeçare në arsim mund të jap përgjigje shumë të gjerë. Së pari po e citoj Tolstoin, ku thotë: “Po të jetë se mësuesi do vetëm punën, ai është mësues i mirë. Po të jetë se mësuesi do nxënësin mu si nëna e i ati, ai është më i mirë nga ç’është mësuesi që ka lexuar të gjitha librat, po as do punën, as do nxënësit. Kur mësuesi lidh dashurinë për punën me dashurinë për nxënësit – ai është mësues i përkryer.”

Pra, mendimi juaj është shumë i qëlluar se vërtet mësimdhënësi mund të prekë përjetësinë dhe se ndikimi i tij është shumë i madh, por për këtë, për mësimdhënësin është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, e me plot përballje e të papritura, me durim e përkushtim, me dije profesionale e arsimim, e veçmas edhe me edukim e motivim me shembullin e tij personal.

Personalisht, jam munduar që gjithmonë në edukimin e disiplinën e nxënësve, si dhe gjatë zgjidhjes së një problemi me një nxënës, të përdor qasje pozitive përherë duke u përpjekur t’u shmangem dënimeve, qortimeve dhe paragjykimeve. Jam munduar që nxënësit të mos i lëndoj asnjëherë me fjalë e shprehje të fjalorit lëndues që i godet e i thyen emocionalisht e shpirtërisht. Masa ndëshkuese, psikologjike e frikësuese, jam munduar të jem shumë i kujdesshëm, të mos përdor ndaj nxënësve. Për këtë, edhe studimet shkencore në fushën e arsimit e dëshmojnë se me nxënës duhet sa më shumë të përdoren qasje pozitive për mbikëqyrje të çfarëdo situate me ta. Po ashtu konsideroj shumë të rëndësishme edukim shëndetësor e veçanërisht shëndetin mendor të nxënësve.

Unë, mendoj se çdo sukses i nxënësit duhet të shikohet si meritë e mësuesit, dhe çdo mossukses i nxënësit duhet të shihet si dështim i mësuesit. Mësuesit duhet të bëjnë përpjekje që të nxjerrin më të mirën nga nxënësit e tyre. Pra, autoriteti fitohet me punë, përkushtim, me pasion për profesionin, durim, çiltërsi e sinqeritet, dashuri e respekt. Kur punon dhe i do nxënësit me gjithë zemër e shpirt, kur përherë u dhuron buzëqeshje e dashuri, ngrohtësi e kënaqësi, mbështetje e afërsi. Kur ke bashkëpunim të përhershëm e të sinqertë me prindër, me mësuesin e nxënësve si kujdestar klase, edhe kur në kolektivin ku punon bashkëpunon me profesionalizëm, e ku të gjithë i nderon, e i çmon si motra e vëllezër, si vajza e mbesa më të shtrenjta.

Të jesh mësimdhënës është nder e kënaqësi, por edhe përgjegjësi e madhe. Se nuk është aq lehtë të punosh, mësosh e edukosh një nxënës?

Se, mësimdhënësi e ndërton edhe personalitetin e nxënësit në moshën më të ndjeshme të tij. Pra, mësuesi duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos e rrënojë personalitetin e nxënësit.

Ju keni nxjerrë shumë gjenerata që, gjithsesi emrat e tyre ju bëjnë krenar. Na flitni pak për ta. Por, a pajtoheni me vlerësimin se mësuesi është gjithmonë mësues dhe nxënësi gjithmonë nxënës?

Ndjehem shumë i lumtur e krenar jo vetëm me nxënësit e Tërpezës, por edhe me nxënësit e mi të Prishtinës. Nga shkolla e Tërpezës kanë dalë nxënës të dalluar, që sot janë shumë aktivë dhe të njohur në të gjitha fushat e jetës; si në arsim, kulturë, ekonomi, drejtësi, shkencë e profesione të ndryshme.

Po përmend disa nga ish nxënësit e shkollës së vendlindjes sime, me të cilët krenohem shumë: Shyqyri Bytyçi (ish- Ministër i Arsimit), Ajete Zogaj, (arsimtare, gazetare e publiciste e dalluar), Xhavit Zogaj (doktor i Mikrobiologjisë në Teksas të SHBA), Afërdita Bytyçi (gjykatëse e njohur), Plator Gashi (profesor universitar në Gjermani), Afrim Berisha (magjistër i Biologjisë, doktor i Shkencave mjekësore dhe poet), Drita Krasniqi (muziciente), Motrat Servete e Sahadete (arsimtare), Sahadetja (tani edhe drejtoreshë), Gazmend Krasniqi (arsimtar), Naser Krasniqi (profesor), Emine Krasniqi (drejtoreshë), Pleurat Krasniqi (inxhinier), Dukagjin Krasniqi (inxhinier), Sylejman Bytyçi (dëshmor), si dhe disa ish nxënës, luftëtarë të dalluar të UÇK-së Arsim F. Krasniqi, Naxhi Krasniqi (i njohur me nofkën ‘Kaçurreli’, luftëtar e ushtar i dalluar i tri luftërave), Agron Krasniqi, e shumë të tjerë në pamundësi për t’i përmendur të gjithë duke i nderuar deri në përjetësi për luftën mbrojtëse dhe heroizmin.

Edhe në fshatra ka nxënës të zgjuar e talentë të rrallë, por në të shumtën e rasteve në pamundësi për të shprehur atë, talenti i tyre shuhet.

Ndërsa në shkollën time nxënësit e zgjuar e talent e kanë mundësinë që ta shprehin e dëshmojnë atë, qoftë në kuadër të veprimtarive të lira të shkollës, në emisione të ndryshme televizive, në radio, në revista, në festivale, në teatër dhe në gara e prezantime të ndryshme. Shkolla “Elena Gjika” e Prishtinës është vatër e burim i pashtershëm i nxënësve të dalluar në mësim dhe i shumë talentëve që sot e nderojnë jo vetëm shkollën, por edhe kombin në përgjithësi, e Kosovën. Po përmend vetëm disa prej tyre, duke iu kërkuar falje edhe shumë të tjerëve në pamundësi për t’i përmendur të gjithë. Qëndrim Gashi (doktori më i ri i shkencave të Matematikës, ligjërues në shumë Universitete të njohura botërore, ish-ambasador i Kosovës në Francë), Pëllumb Kelmendi (doktor i shkencave dhe profesor i njohur në Amerikë), Nderim Salihaj (specialist i ortopedisë), Ema Uka (aktore), Fiona Gllavica (aktore), Filloreta Raçi- Fifi (aktore, regjisore e këngëtare e dalluar), Edon Bërveniku (aktor), Arbër Shita (sipërmarrës i suksesshëm), Fjolla Preniqi (zëvendës-konsule në Nju-Jork), Egzon Mumxhiu (diplomat në Ambasadën e Kosovës në SHBA), Lisa Sahatçiu (pianiste në Gjermani), Besfort Shala (doktor shkence i Matematikës në Bristol, Angli), Daors Hoxha (skulptor), Dioklea Hoxha (muzikologe në Itali), Arta Konjusha (ka studiuar për muzikë, Belgjikë), Anisa Krasniqi (Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji), Furtuna Aliu (aktore në SHBA), Vesa Gashi (mjeke), Rezetë Veliu (aktore), Ilirianë Blakaj, Nerënxa Jakupi, Leonitë Luzha, Albulenë Sylaj, Merita Marteti, Dardan Selimaj, Ardije Kelmendi, Lavdim Zylfiu, Qëndrim Sopi, Nita Deda, Fjollëza Neziri, Nida Shahini, Ena Radonçiq, Dujgu Safçi, Elbion Redenica, Elda Osmani, Asdren Nimani, Beta Mirena, Vesa Krasniqi, etj.

Me vlerësimin tuaj se mësuesi është gjithmonë mësues dhe nxënësi gjithmonë nxënës, pajtohem, por nganjëherë është mirë të ndërrohen rolet.

Gjatë përvojës suaj si mësimdhënës, sigurisht se jeni përballur me situata të ndryshme. Ju lutem, a mund të na tregoni ndonjë moment mbresëlënës dhe të paharruar gjatë punës suaj në arsim?

Në përvojën time shumëvjeçare në arsim kam përjetuar shumë momente të paharruara e mbresëlënëse, por për shkak të natyrës së shkrimit, do t’i veçoj dy momente më dramatike e më emocionale, shumë të ndjeshme e me përgjegjësi të madhe. Pra, profesioni i mësimdhënësit aq sa është krenar, është edhe i ndjeshëm, aq sa është i suksesshëm është edhe i përgjegjshëm.

Po ua rrëfej një përvojë të jetës sime, që edhe sot kur e kujtoj më shkakton emocion e ndjesi, por edhe lehtësim shpirtëror e krenari.

E mërkurë, 16.5.2001. Ekskursion nëpër Kosovë, me nxënësit e kl. të VII-ta dhe të VIII-ta të Shkollës “Elena Gjika”, të Prishtinës. Me t’u kthyer nga Peja e Gjakova, rreth orës 14:20, u ndalëm te Ura e Fshejtë. Dhe, disa nga nxënësit e kl. VII-3 me vrap e shpejtësi si rrufeja ishin hedhur në lumë për të notuar, meqë moti atë ditë ishte i ngrohtë. Unë, së bashku me kujdestarin e tyre, shokun tim të çmuar e historianin e shquar Frashër Demaj, menjëherë shkuam pas tyre dhe për t’u gjetur pranë tyre. Ata nxënës dinin fort mirë të notonin dhe po kënaqeshin, kur papritmas po vjen drejt meje një nxënëse e klasës sime duke me thënë së në anën tjetër të lumit ka hyrë i vetëm për të notuar nxënësi A.Z, një nxënës shembullor dhe i shkëlqyeshëm në mësime, por si adoleshent që ishte duke u mburrur se di të notojë, e po ashtu duke u nxitur nga disa shoqe të klasës, hidhet pa ditur notin në lumë, dhe valët e Drinit e rrëmbyen dhe e morën me vete, për pak drejt përmbytjes, por fal reagimit tim të shpejtë pa u hamendur fare e pa i zbathur atletet kërceva në lumë, e sikur valët e Drinit bënin garë me mua dhe nxitonin të dalldisura e të dallgëzuara me nxënësin A.Z në drejtim të Shqipërisë. Zëri i A. ” O, kujdestar u mbyta”, ishte zë e klithmë trishtuese e shteruese për mua, në ato çaste të rënda dramatike, dhe fal qetësisë shpirtërore e forcës e shpejtësisë së papërshkruar, dhe në sekondat e fundit diku në një largësi mbi 100m arrita ta nxjerr e ta shpëtoj nga valët e lumit Dri, edhe pse ai, e po ashtu edhe unë ishim ‘ngopur” së piri me ujët e lumit.

Fati ynë i përbashkët ishte që isha pranë nxënësve në ato çaste, por edhe që jam notues i mirë, në ato momente të rënda isha edhe në rolin e zhytësit, por jo si zhytësi e heroi i gjallë i zhytjes, Ismail Kosumi. E kthimi deri te bregu i lumit ishte shumë i gjatë, i mundimshëm e me vështirësi të theksuara, se në çastet e fundit para se të përmbytej nxënësi A. bëra disa rrotullime dhe mezi arrita ta shtrëngoj shumë në një pjesë të trupit, ku ishte pa ndjenja, e madje me njërën dorë e mbaja kokën e tij lart, e me tjetrën notoja derisa mbërrimë në breg, më dukej shumë i lehtë edhe pse me trup gati ishte sa unë. Në breg të lumit ishin të mpirë e të stepur të gjithë pa frymë si nxënësit, ashtu edhe mësimdhënësit.

Nga përvoja ime po e shpalos edhe një moment tjetër po ashtu të ndjeshëm dhe të paharruar.

Mësimdhënësit duhet të jenë nganjëherë më të kujdesshëm në vlerësimin e njohurive të nxënësve me notë, se nota është numër, e dija është mbi të gjitha. Të rrallë janë ata nxënës që i mësojnë e u pëlqejnë të gjitha lëndët mësimore. Secili nxënës ka në brendësinë e vet talentin, për të cilin nëse nuk ka mbështetje, atë edhe nuk mund ta shpreh.

Një nxënës i talentuar i kl. VIII-të, në një fushë të caktuar, që sot është emër i njohur e shumë publik i asaj fushe, e që ka mbaruar edhe fakultetin, në momentin kur brenda një dite në prag të përfundimit të vitit shkollor, i mbyllen dy nota të dobëta në dy orët e para mësimore, nga stresi e shqetësimi i madh tenton të kërcejë pa ndjenja nga kati i dytë. Njëra nga arsimtaret më thërret dhe kërkon ndihmë nga unë. Shkova shpejt e hyra në klasë, ndërsa ai ishte jashtë në cepin e mbajtjes së dritares. Iu afrova me shumë kujdes, me këshilla e lutje, por ai në ato momente ishte i pavetëdijshëm për veprimin që po merrte, dhe ishte i vendosur dhe nuk donte të bashkëbisedojë as me mua, edhe pse më parë kishte dhe shprehte një respekt e dashuri për mua, por as që prisja nga ai, kur më tha që të mos i afrohem, se sot nuk e do më askë! Atëherë, iu drejtova se nëse nuk më dëgjon e nuk ma zgjat dorën, po kërcejmë të dy bashkë! – Joooo, arsimtar pse edhe ti?!… Në atë moment ma zgjati dorën! Për mua ishte edhe rrëqethëse zëri e lutja e disa shoqeve te klasës që kishin dalur në një kënd të oborrit të shkollës duke kërkuar nga ai që të kthehet në klasë, apo edhe nga më e keqja shpresonin se nëse kërcen mund t’i ndihmonin duke e pritur në duart e tyre!… E, këtë moment e veprim, të gjithë ata që e lexojnë, e sidomos mësimdhënësit, vetë le ta vlerësojnë e mendojnë…

Ju keni qenë aktiv në shumë sfera, madje keni iniciuar prej kohësh bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shkollore të Kosovës dhe Shqipërisë. Cila është dobia e këtyre takimeve dhe cilat janë rezultatet?

Që kur kam filluar punën si mësimdhënës me ditar në dorë, vazhdimisht, me përkushtim dhe dashurinë më të madhe kam punuar me kënaqësi e pa u ndalur asnjëherë me nxënësit e zgjuar e talentë duke i zbuluar, mbështetur e përkrahur, qoftë në shkrimin e hartimeve (eseve), vjershave, apo në recitim, pjesë teatrale, shfaqje dramatike, monologë, e në shumë gara të ndryshme të diturisë në nivelin komunal e më gjerë.

Shkrimet e krijimet e tyre janë publikuar dhe vazhdojnë të publikohen nëpër faqet e revistave të ndryshme letrare për fëmijë, shumë përurime të librave të shkruara nga nxënësit talentë.

Po ashtu, nxënësit talentë me të cilët kam punuar kanë qenë prezentë pothuajse në të gjitha emisionet tona televizive për fëmijë duke shkëlqyer përherë. Pra, jam përpjekur që talentët e rinj dhe të zgjuar jo vetëm t’i mbështes, por edhe t’i afirmoj. Se, shumë nxënës talentë nëse nuk kanë mundësi që ta shfaqin talentin e tyre, e nëse nuk mbështeten fuqishëm, talenti i tyre shuhet ende pa e shfaqur.

Po, e veçoj edhe idenë për krijimin dhe themelimin e Emisionit më të shikuar dhe me jetëgjatë televiziv të fëmijëve në RTK “1, 2, 3 Fillo” ku në shkollën tonë, autori i emisionit, së bashku me mua, Shqipe Halilin dhe Greta Kaçinarin drejtoreshën e veçantë e të rrallë, dhe më të suksesshme të shkollës sonë, biseduam dhe bashkëpunuam sinqerisht për jetësimin e kësaj ideje, që sot është një emision i rrallë edukativo-arsimor me një shikueshmëri e interesim jashtëzakonisht të madh.

Një rrugëtim i gjatë e me peripeci, por edhe një bashkëpunim shumë i suksesshëm e me një përvojë të pasur e të rrallë jetësore. Për mua, nxënësit dhe mësimdhënësit që kanë bashkëpunuar me Shqipërinë janë momentet më mbresëlënëse e të paharruara për jetë. U krijua një urë e fortë e ngritur vëllazërore.

Për herë nxënësit e SHM të Përgjithshme “Andon Zako Çajupi”, të Tiranës, së bashku me shkollën tonë, si dhe të rinjtë nga “Free Youth Club Vidin” nga Bullgaria, shfaqëm legjendën shqiptare në Teatrin Ballkanik “Kush e solli Doruntinën”, më, 30 maj 2006, në orën 17:30 në Sallën e Kinemasë së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, në Tiranë, ku në rolin kryesor të Doruntinës, u dallua dhe mori duartrokitje të zjarrta e të pandërprera nxënësja e shkollës sonë, që atëherë ishte në kl- e VIII-të Fiona Gllavica, tani aktore e dalluar dhe shumë e dashur. Ishte shfaqja e parë e përbashkët dhe bashkëpunimi i parë i nxënësve të shkollës sonë me nxënësit e Tiranës. Koordinatorë të këtij projekti dhe të kësaj shfaqje të parë ishin Ina Kasimati, profesoreshë e Gjimnazit, “Andon Zako Çajupi”, nga Tirana, Ardita Repishti, dhe unë së bashku me Lindita Loshin, një aktiviste e re e palodhshme dhe drejtoreshë e Qendrës Rinore të Prishtinës. E njëjta shfaqje, më 23 shtator 2006, u realizua dhe u shfaq edhe në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Më 23 shtator 2006 në Teatrin Kombëtar, u dha shfaqja e përbashkët “Kush e solli Doruntinën”.

Më 19 Mars 2007, në Prishtinë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, organizuar nga shkolla jonë së bashku me Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve të Tiranës, me drejtoreshën dhe miken e shkollës sonë Ardita Repishti, kompozitorin shumë të çmuar Agim Rreza, Xhavit Ujkani etj. dhe përfaqësues të TVSH së bashku me drejtorin e shkollës Osman Vitia, nëndrejtoreshën Shpresa Gashi, sekretarin Nazif Bicku dhe arsimtarët Fatmir Krasniqi dhe Arstina Kadiu u realizua për herë të parë në nivel të Kosovës “Festivali i Zërave të Rinj” ku u zgjodhën nxënësit tanë që të përfaqësojnë Kosovën në “Festivalin e Zërave të Rinj”, që do të mbahej në Tiranë, për festat e nëntorit.

27 Mars 2007 në Tiranë (Binjakëzimi i shkollës sonë) pritje që do të mbahet në mend për jetë më shkollën nëntëvjeçare “Niket Dardani” Tiranë.

Prej 23-29 prill, Tiranë, nxënësit e shkollës sonë me arsimtarët Fatmir Krasniqi e Isuf Pirraku së bashku me nxënës të shkollës së mesme e gjimnazi “Abdyl Frashëri” nga Malisheva dhe me sekretarin Milaim Mazreku. Emrat e nxënësve: Rexhep Rama, Arbërie Pacolli, Rita Ismajli, Endrit Maxhuni, e përfaqësuan Kosovën në javën Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore në Tiranë, “Fëmijë dhe të rinjtë të sigurt në rrugë të sigurta”. Nxënësit tanë së bashku me arsimtarët ishin mysafirë të shkollës së binjakëzuar “Niket Dardani” të Tiranës. Nxënësit tanë qëndruan dhe u strehuan në familjet shumë bujare të nxënësve të Tiranës, fal angazhimit dhe mikëpritjes së përzemërt të Liri Shkëmbit (e ndjerë), ish- drejtoreshë e kësaj shkolle. Ajo me pritjen e ngrohtë dhe shumë të përzemërt që kishte organizuar për ne, tha se gjatë këtyre ditëve, sa do të qëndrojnë nxënësit e “Elena Gjikës”, janë tanët dhe unë personalisht do të kujdesem për ta. Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë u prezantuan në orët mësimore dhe në aktivitetet e përbashkëta me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Niket Dardani” të Tiranës.

Në Konkursin e Sigurisë Rrugore që u organizua në Tiranë, prej datës 23-29 2007, nxënësit tanë treguan sukses të dalluar, dhe në finale u përballën me nxënësit e shkollës së binjakëzuar “Niket Dardani”, të Tiranës. Pas një konkurence shumë të fortë nxënësit tanë ndanë vendin e parë së bashku me nxënësit e kësaj shkolle. (Koordinatore e këtij aktiviteti ishte Ina Kasimati (e ndjerë), ish-profesoreshë e SH.M. “A. Z. Çajupi”, në Tiranë).

Edhe nxënësit e Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, të Malishevës u paraqitën me shumë sukses në Konkursin e Sigurisë Rrugore me ç’rast e zunë vendin e dytë.

Më 9 Maj, 2007 në Tiranë, me rastin e Ditës së Evropës, shkollën tonë e përfaqësuan: Vjosa Preniqi me këngë, Iliriana Blaka me ese, Vesa Gashi, Vesa Krasniqi, Viona Raifi me pikë baleti.

Një pritje e përzemërt dhe shumë e ngrohtë nga Kozeta Noti e Ardita Repishti.

Më 30 Shtator 2007, nxënësit e shkollës së mesme “A.Z. Çajupi” nga Tirana së bashku me Ina Kasimatin (e ndjerë), prof. Gjergj Mema regjisor, me nxënësit e shkollës sonë “Elena Gjika” dhe Fatmir Krasinqi mësimdhënës, bashkërisht dhanë shfaqjen “Mashtrimi” në Teatrin Dodona (shfaqja u prit me interesim të jashtëzakonshëm dhe me duartrokitje të gjata). (Meriton respekt dhe falënderim menaxheri i Teatrit Dodona, Valdet Rama).

Më 26 shtator 2007, një delegacion nxënësish nga Gjirokastra e Tirana, të shoqëruar nga Gentian Hyka dhe Ina Kasimati qëndruan në një vizitë me karakter bashkëpunimi me shkollën tonë.

Më 17 Nëntor 2007, Prishtinë, shkolla jonë bashkë me arsimtarët Fatmir Krasniqi e Arstina Kadiu organizuan “Festivalin e Zërave të Rinj”, “Edicioni i Prishtinës” që  përfaqësoi Kosovën në “Festivalin Mbarëkombëtarë të Zërave të Rinj”, në Tiranë.

Festivali u organizua në Teatrin “Dodona” ku nga Tirana morën pjesë Ardita Repshiti, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve të Tiranës, Agim Rrëza, profesor dhe kompozitor i nderuar nga Tirana, njëherësh edhe kryetar jurie për përzgjedhjen e nxënësve të shkollës sonë për në finale të madhe të Tiranës, edhe një grup nxënësish nga Tirana, së bashku me mësuesen e baletit Frida (Ishte një program i organizuar në nivel artistik).

U zgjodhën edhe tri nxënëse të shkollës sonë në një konkurencë shumë të fortë, që do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Mbarëkombëtarë të Zërave të Rinj në Tiranë.

Më 25,26,27 nëntor 2007, Tiranë, tri nxënëset e shkollës sonë Bleranda Çitaku, Alina Ahmeti dhe Elsa Çitaku, së bashku me arsimtarin Fatmir Krasniqi, e përfaqësuan shkollën dhe Kosovën në Festivalin Mbarëkombëtarë të Zërave të Rinj, në Tiranë, më 27 nëntor 2007, në Sallën e Akademisë së Arteve.

Nxënësja e shkollës sonë, Bleranda Çitaku, zuri vendin e dytë me këngën “NinaNana”. (Kryetar i Jurisë ishte tenori e këngëtari i mirënjohur Kastriot Tusha).

Më 02.05.2008, Prishinë, në Teatrin “Dodona”. Programi i veçantë dhe shumë i rrallë artistik i nxënësve të shkollës sonë, nën drejtimin e arsimtarit Fatmir Krasniqi, për nder të mësimdhënësve të shkollës së binjakëzuar, shkollës nëntë vjeçare “Niket Dardani” nga Tirana.

Në shtator, tetor, nëntor, aktivitete të përbashkëta me Qendrën Rinore të Prishtinës me aktivisten Linda Loshi dhe shfaqje të përbashkëta me nxënësit e Gjimnazit “Andon Zako Çajupi” të Tiranës dhe të Gjirokastrës.

Më 2 dhjetor 2008, në Gjirokastër qëndruan një grup nxënësish të shkollës sonë dhe të gjimnazit të Malishevës, me rastin e 100 vjetorit të Gjimnazit “Asim Zeneli”. Nga mësimdhënësit ishin ish-drejtori i shkollës Osman Vitia, arsimtarët Demë Cukaj dhe Fatmir Krasniqi.

Nxënësja Filloreta Raçi (Këngëtare, e njohur me nofkën FIFI), u paraqit me monologun e plakës Nicë të Ismail Kadare dhe ngriti në këmbë publikun gjirokastrit, ndërsa valltarët Agur Shala, Genta Deva (Magjistre në Arkitekturë) dhe Fiona Gllavica(Aktore) me potpuri vallesh popullore e dridhën skenën e Gjirokastrës.

Më 6 maj 2009, një grup nxënësish nga Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve të Tiranës së bashku me drejtoreshën Ardita Rapishti ishin mysafirë të shkollës sonë.

Më 9 maj 2010, me rastin e Ditës së Evropës, një grup nxënësish dhe arsimtarësh qëndruan në Tiranë, ku arsimtarja Miradie Qehaja u prezantua së bashku me nxënës me punime dore shumë të veçanta e të rralla në ekspozitën e hapur në ambientet e hotelit “Rogner”.

Më 30-31 tetor 2016, në Muzeun Kombëtarë të Tiranës, Recitali “Në Krahët e Shpendit”, përgatitur nga nxënësit: Melos Kuqi, Yllka Gashi, Zara Gjakova, Vlera Hoxhaj, Gert Nita, Dora Abdullahaj, Oriola Zariqi si dhe arsimtarët Fatmir Krasniqi dhe Lule Llalloshi.

Po atë ditë, në ambientet e kryeministrisë së Shqipërisë organizuar nga COD u hap edhe një ekspozitë e rrallë dhe e vecantë, ku një punim punuar nga arsimtarja Miradie Qehaja dhe një grup nxënësish iu dorëzua personalisht kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama.

Më 23 maj 2018 në kryeministrinë e Shqipërisë, nxënësit Elbion Redenica dhe Melos Kuqi prezantuan aplikacionin “Scanderbeg” me rastin e 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Po ashtu, nxënësit u paraqitën edhe me një program të shkurtër e simpatik kulturo-artistik me një recitim nga nxënësja Rita Shala, dy ese nga Eliza Gjoshi dhe Lisa Sahatçiu.

Gjithashtu, nxënëset Elda Osmani, Driola Krasniqi dhe Shkurte Selmani, punim e përgatitur me letra të rrotullara të portretit të Skënderbeut, ia dorëzuan Edi Ramës.

Më 13 qershor 2018 nxënësit Elbion Redenica dhe Melos Kuqi, së bashku me arsimtarin Fatmir Krasniqi ishin mysafirë në TVSH – Mirëmëngjesi Shqipëri.

550 Vjet. Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit- Skëndërbeut.

12 Vjet Bashkëpunim e veprimtari Mbarëkombëtare të shkollës “Elena Gjika” me shkollat e Shqipërisë.

Më 9 Nëntor të këtij viti, në Teatrin “Dodona”, shfaqëm një Program festiv të rrallë kulturo-artistik, në kuadër të Vitit të Gjergjit, pra me rastin e 550-Vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë, si dhe 12-Vjetorit të bashkëpunimit të shkollës sonë me Shqipërinë në aspektin arsimor, kulturor, artistik, social dhe edukativ. Pra, në këtë vit të madh jubilar u kurorëzua edhe bashkëpunimi dymbëdhjetëvjeçar i shkollës sonë me Shqipërinë. Një simbolikë tjetër që lidhet me 25 betejat e Skënderbeut, por edhe 25 veprimtari të bujshme të shkollës sonë me Shqipërinë. E, për këtë veprimtari mbarëshqiptare kontribut të madh kanë dhënë edhe Jahja Lluka e Jonuz Salihaj.

A pajtoheni me thënien se edhe 100 herë të lindja, prapë këtë profesion do të zgjidhja?

Pajtohem plotësisht me thënien, se edhe 100 herë të lindja, prapë këtë profesion do ta zgjidhja.

Mësimdhënësit përherë kanë qenë të përndjekur nga regjimet e huaja apo totalitare. Kështu ka ndodhur me persekutimin e shumë dijetarëve që nga themeluesi i shkollës së parë shqipe në Korçë, Pandeli Sotiri, Motrat Qiriazi, e deri te mësuesi kuksian Havzi Nela, pastaj Fazli Grajçevci, Rexhep Elmazi, etj.

Shqiptarët gjatë gjithë jetës së tyre dhe përpjekjeve të shumta shekullore për liri e pavarësi, ishin të etshëm edhe për dritë e dituri, arsimim e shkollim.

E, historikisht mësuesit ishin gjithmonë prijës të proceseve, por edhe ishin ata që u përballen me regjimet e huaja pushtuese, shtypëse e totalitare.

Mësuesit ishin të përndjekur gjatë shekujve dhe se konsideroheshin të rrezikshëm për pushtuesit e shumtë të trojeve e atdheut tonë. Përpjekjet dhe lufta titanike për hapjen e shkollave shqipe dhe për të mësuarit shqip datojnë shumë më herët.

Më 7 mars 1887 u hap Shkolla e Parë Shqipe në Korçë. 7 marsi – Dita e Mësuesit filloi të festohet që nga viti 1960.

Dihet, se pa gjuhë të shkruar e pa kulturë s’ka çlirim, as përparim. Personalitetet e shquara të kombit, atdhetarët, veprimtarët e mësuesit ishin të vetëdijshëm se për kombin, rruga e dritës dhe e diturisë është mbi të gjitha. Puna, mundi, ëndrra e dëshira e tyre u realizua e u jetësua, por me shumë vuajtje e flijime tejet të mëdha.

U helmua rilindësi ynë i parë Naum Veçilhargji, u dogjën dorëshkrimet e dhaskalët (mësuesit) të parë Todhrit, u burgos Nuçi Naçi, u rrah e u keqtrajtua Koto Hoxhi, u vra Pandeli Sotiri, u ndoq, u keqtrajtua e u helmua Petro Nini Luarasi, u masakrua barbarisht Papo Kristo Negovani. Po ashtu u vra Gjeçovi, Fazli Grajçevci, Havzi Nela, Rexhep Elmazi, e shumë mësues e veprimtarë të tjerë, si dhe Shaban Jashari, babai i heronjve të popullit, komandantët legjendar Adem Jashari, dhe heroit Hamëz Jashari, që kishte punuar si mësues në vitet 1949-1952.

Cili është roli i Kongresit të Alfabetit, mbajtur në Manastir nga kokat më të ndritura të gjuhësisë shqiptare dhe sa përçohet fryma e atij Kongresi?

Një nga ngjarjet më të shënuara në historikun e shkrimit të Gjuhës shqipe është Kongresi i unifikimit të alfabetit të Gjuhës shqipe që i zhvilloi punimet, më 14-22 Nëntor të vitit 1908 në Manastir.

Deri në Kongresin e ABC-së për shkrimin e Gjuhës shqipe u përdorën alfabete të ndryshme. Atdhetarët dhe veprimtarët e shquar shqiptarë që punuan pa u ndalur e pa u lodhur për krijimin e alfabetit unik të Gjuhës shqipe dallohen: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jeronim de Rada, Hasan Tasini, Sami Frashëri, Vaso Pashë Shkodrani, Zef Jubani, Jani Vreto, Koto Haxhi, etj.

Pra, në Kongresin e Manastirit u vu gurthemeli i unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe ndërsa më 20-25 nëntor 1972, në Tiranë u vu gurthemeli i gjuhës letrare, pra në këtë vit u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit. Fryma e Kongresit të Manastirit gjatë gjithë jetës sa të ekzistojë kombi shqiptar të ngrohë e të ndriçojë përherë.

Po, si e vlerësoni kontributin e ministrit të arsimit të kohës së Shqipërisë kur kishte sjellë në Kosovë 215 mësues?

Ernest Koliqi, ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, botues dhe ministër. Ai si Ministër i Arsimit, dhe intelektual i madh që ishte, në vitin 1941-1942 është nismëtar i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë, duke dërguar më shumë se 200 mësues e mësuese nga Shqipëria.

Për këtë kontribut Koliqit duhet t’i ngritët një përmendore në qendër të kryeqytetit për merita të jashtëzakonshme për mësuesit e artë të asaj kohe që i dërgoi në Kosovë.

Gjithashtu do veçuar edhe Hasan Prishtinën, një nga figurat më të ndritshme të kombit tonë, që fuqishëm mbështetë kërkesat për shkollën shqipe bashkë me Bajram Currin, përkrahësin e flaktë të shkollës në gjuhën shqipe, ku me para të tyre dërguan rreth 60 djem të Kosovës në Shkollën Normale të Elbasanit.

Si të kultivohet dashuria për gjuhën dhe letërsinë kur dihet se kjo dashuri po zvetënohet në masë të madhe?

Derisa Sami Frashëri thotë: ” Shqiptarët flasin një nga më të vjetrat e më të bukurat gjuhë të dheut”, sa bukur jehojnë e tingëllojnë vargjet e Fishtës:

” Nëpër gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njoftë se ç’fis ju keni”.

Nxënësve për t’ua kultivuar e shtuar ndjenjën e dashurisë për gjuhën dhe letërsinë, duhet që të gjithë të angazhohemi e mobilizohemi që nga prindërit, mësuesit në veçanti, shkrimtarët, autorët e teksteve, gazetarët, ekspertet e arsimit.

Të përgatiten tekste të gjuhës me porosi, vlera e standarde të qëndrueshme, të ketë më shumë revista letrare për fëmijë, emisione edukuese televizive për gjuhën, historinë e kulturën tonë. Të përzgjidhni tekste e emisione që janë sa më tërheqëse për nxënësit e me vlerë e porosi të qartë edukativo – arsimore, që nxënësin e pajisin me tiparet e virtytet më të larta të dashurisë, dijes, respektit, fisnikërisë e humanizmit, bujarisë e zemërgjerësisë, ëndrrave të bukura të tyre, imagjinatës e fantazisë. është fat i madh, se sot kemi nxënës që të bombardojnë me ide e mendime të thella pozitive. Por, këta nxënës, ne të rriturit e kemi detyrë e mision të shenjtë t’i mbështesim e t’i përkrahim fuqishëm!

Çfarë këshille do t’i jepnit kolegëve tuaj, duke u nisur nga eksperienca juaj personale? Ku qëndron çelësi i suksesit për një pedagog të dalluar?

Para se të shkelni në pragun e shkollës, harrojeni çdo brengë personale e familjare tuajen. Përkushtim dhe vetëm përkushtim, durim dhe vetëm durim, dashuri dhe pasion për profesionin, se për ju fillon një rrugë e betejë e gjatë e dritës dhe diturisë. Rrëmbeni e pushtoni zemrat e nxënësve. Dhurojini atyre dashuri e ngrohtësi, buzëqeshje e çiltërsi, kënaqësi e qetësi, mësim e dituri, shkathtësi e lumturi.

Ju mësuesit e ardhshëm para se të jeni mësues të mirë e të dalluar, të jeni edukatorë të mirë, të luani rolin e prindit, psikologut, pedagogut, po pse jo nganjëherë edhe të artistit.

Të depërtoni thellë në botën shpirtërore e emocionale të nxënësve. Të keni kujdes të mos i lëndoni emocionet e tyre, dhe gjithmonë t’i kontrolloni emocionet tuaja. Në arsimin fillor edukimi e shkollimi duhet të jenë në radhë të parë. Për asnjë çast mos e lëni edukimin duke u mburrur me realizimin e planprogramit mësimor. Gjithmonë të jeni të përgjegjshëm dhe mësoni nxënësit edhe me shkathtësitë e jetës.

Gëzuar dhe Ju priftë e mbara në misionin Tuaj të shenjtë!

Për të gjithë nxënësit e mi që i dua aq shumë, e që më duan kam një porosi të veçantë që buron nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit.
Lexoni, lexoni e mësoni sa më shumë! Mësoni për dije!

Si duket një ditë e Juaja në këtë dyndje kohe? A ju mungon mësimdhënia?

Eh, pyetje shumë e qëlluar dhe e ndërlikuar e që të merr shumë kohë për këtë dyndje kohe! Thuhet se shkolla është shtëpi e dytë. Jo, shkolla është shtëpi e derë e madhe që gjithmonë duhet të rri e hapur për të gjithë! Dyndja është një lëkundje e fortë që të tund, por që pensionimi është proces natyror. E, jo vetëm unë, por edhe shumë mësimdhënës të tjerë po dyndemi në kohë, po dyndemi e vazhdojmë të dyndemi para dyerve të zyrave të avokatëve, e të Gjykatave?!…

Ne, mësimdhënësit e pensionuar asnjëherë nuk kemi kërkuar e as pritur që të shpërblehemi nga shteti, se ne e kemi kryer me nder e dinjitet detyrën e misionin tonë të shenjtë e patriotik, e edhe në kohë lufte, në edukimin e arsimimin e gjeneratave të tëra nxënësish. Mësimdhënësit janë heronjtë e gjallë të arsimit shqip.

Pra, nuk kemi menduar e pritur, e as nuk e kemi merituar, që menjëherë pas pensionimit tonë të vërshojmë drejt gjykatave për të kërkuar të drejtën tonë për punën, përkushtimin e përvojën shumëvjeçare që padrejtësisht po na mohohet!

Deri kur ne të dyndemi nga këto dallgë?!… Ku po mbetet dinjiteti ynë i nëpërkëmbur?!..

Me përvojën time 42 vjeçare në arsim ende nuk po e gëzoj Pensionin Kontributpagues?!… Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25.3.2024, pas dy vitesh në Aktgjykimin e saj, e aprovon kërkesëpadinë time, duke ma njohur të drejtën në Pensionim Kontributpagues të Moshës me shkollim të lartë. Ndërsa, tani po bëhet një vit që Lënda ime është në Gjykatën e Apelit.

Personalisht u jam drejtuar me Kërkesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit që me urgjencë ta shqyrtojnë Lëndën time, për shkaqe shëndetësore, pasi tani që një kohë mbaj edhe epitetin “I mbijetuari i kancerit”. Në janar të vitit 2020 jam operuar nga kanceri,e madje iu kam nënshtruar edhe pesë operacioneve të tjera në Turqi e në Prishtinë. Më 22 nëntor 2024, Gjykata e Apelit më njofton se Lënda në fjalë ndodhet në trajtim dhe pritet të zgjidhet sipas arritjes në Gjykatë?!… Po ashtu më njoftuan se Kërkesa ime në formë të urgjencës i është përcjellë Kolegjit Gjykues.

Deri më tani nuk kam marrë përgjigje! Avokatin tim Jeton Osmanin e kam porositur, që, nëse nuk jam më në jetë Vendimin e Gjykatës së Apelit, le të vijë e të ma lexojë te varri në Varrezat e Tërpezës, vendlindjes sime të shtrenjtë.

Si do të dëshironit të kujtoheni nga nxënësit dhe kolegët?

Kuptohet se mësimdhënia po më mungon, se misioni i mësimdhënësit është i shenjtë, ndërsa mësimdhënia nuk është vetëm profesion, por është edhe më shumë se pasion e gjithçka në jetë… Mësimdhënia është edhe art.

Një grup mësimdhënësish të pensionuar jemi të gatshëm për punë vullnetare në shkolla, për të ndarë përvojën tonë kurdo që ka nevoja shkolla. Por, për këtë Drejtoritë e shkollave duhet ta hartojnë ndonjë plan konkret, por siç po shihet po ngurojnë në këtë drejtim?!…

Po, trajtohemi si kategori e pavlefshme në shoqëri…

Nga nxënësit dhe kolegët kujtohemi e trajtohemi jashtëzakonisht mirë. Takohemi shpesh jashtë shkolle. Na nderojnë, respektojnë e vlerësojnë shumë për punën që kemi bërë. Unë, e them me shumë përgjegjësi se vlerësimin më të madh për mësimdhënës e japin nxënësit! Ata janë vlerësuesit më të mirë!

Kudo që shkojmë i kemi dyert e hapura nga nxënësit duke na shprehur mirënjohje e falënderim për punën që kemi bërë duke na nderuar e respektuar përherë. E, neve kjo na motivon e na bën shumë krenarë me sukseset e tyre.

Nëse nxënësit, përveç edukatës, dijes e mësimeve që u ke dhënë, u ke fal e dhuruar shumë buzëqeshje e dashuri, përherë mësimdhënësi do të jetë i rrethuar me dashurinë e nxënësve.

7 Marsi njihet si dita kombëtare e mësuesit. Ky është edhe rasti për të dhënë porosinë tuaj për këtë ditë të shënuar. Gëzuar!

Të gjithë veteranëve të arsimit, si dhe mësimdhënësve shqiptarë nga zemra ua uroj 7 Marsin- Ditën e Mësuesit! Ditën e shenjtë të dritës e diturisë, të dinjitetit e krenarisë kombëtare!

Nxënësve t’u jepni sa më shumë edukim e dije, t’u falni buzëqeshje e dashuri, fjalë të ëmbla e kënaqësi!
Urime!

/Telegrafi/

The post Fatmir Krasniqi: “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë” appeared first on Telegrafi.

I dënuar me 14-vite për drogë, amerikani lirohet nga burgu rus

By: Ardit
11 February 2025 at 22:31

Një mësues amerikan, i cili po e vuante një dënim me burgim 14-vjeçar për posedim të marihuanës, është liruar në një marrëveshje këmbimi, tha Shtëpia e Bardhë të martën. Marc Fogel ishte arrestuar nga policia ruse në vitin 2021 më të mbërritur në Moskë, nën akuzat se posedonte marihuanë mjekësore, dhe u dënua një vit […]

The post I dënuar me 14-vite për drogë, amerikani lirohet nga burgu rus appeared first on BoldNews.al.

U kërkoi masazh nxënësve, merret nën hetim mësuesi në Greqi

By: lia rda
24 January 2025 at 16:50

Ministria e Arsimit e Greqisë ka nisur një hetim urgjent administrativ pas akuzave për sjellje të papërshtatshme të një mësuesi të edukimit fizik në një shkollë të mesme profesionale në ishullin Evia, pranë Athinës, i cili dyshohet se u kërkoi nxënësve ta masazhonin.

Sipas akuzave, gjatë një mësimi për teknikat e masazhit të Greqishtes së lashtë, mësuesi dyshohet se ka kërkuar që nxënësit t’i masazhojnë shpinën.

Ngjarja u bë publike pasi një foto u shfaq në rrjetet sociale ku shihet mësuesi i shtrirë gjysmë i zhveshur në një tavolinë masazhi.

Me rastin janë njoftuar autoritetet nga Drejtoria e Arsimit të Mesëm dhe Ministria e Arsimit, e cila ka kërkuar menjëherë fillimin e hetimeve.

Për momentin nuk ka më shumë informacione rreth rastit./abcnews.al

Mësuesi hero i Ersekës, përshkon çdo ditë 20 km në këmbë për 1 nxënës

15 January 2025 at 17:16

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për arsimin. Çdo ditë ai ecën në këmbë për më shumë se 4 orë, duke përshkuar një distancë prej 20 kilometrash për të shkuar në shkollën e fshatit Vodicë, aty ku ka mbetur vetëm një nxënës, i cili është me aftësi ndryshe.

“Kam 35 vite që ushtroj profesionin e mësuesit në fshatit Vodicë me një nxënës. Unë çdo mëngjes eci afro një orë e gjysmë, kur është koha e keqe dy orë. Kur kthehem vështirësia është më e madhe pasi rruga nga destinacioni është 7 km, 7 të kthehesh, plus 3 km në rrugë nacionale”, thotë Aliko.

Pavarësisht vështirësive të rrugës, kohës së keqe dhe shpopullimit të fshatit mësues Kastrioti nuk ka hequr dorë, pasi lidhja me nxënësin e tij të vetëm është tejet e veçantë.

“Shume e vështirë, përherë në këmbë, shi, dëborë, acar me duhet te eci e të mbërrij në ai fëmijë. Me shtyn profesioni im, ai fëmijë që është i dashur, sapo mbërrij në shkollë me përqafon. Vodica është fshat rreth 30 familje sepse është shpopulluar”, tregon ai.

Deri sa mosha e forcat ta lejojnë, mësuesi Kastrioti do vazhdojë përkushtimin e mësimdhënies. Me të njëjtin mesazh u drejtohet dhe të rinjve që duan të jenë mësues.

“Patjetër, unë do punoj me përkushtim. Nuk jam i lodhur. Nuk e kam problem. Mesazhi im për gjithë mësuesit e rinj është të kenë pasion, profesioni i mësuesit është i bukur dhe duhet të jenë misionarë”, shprehet mësuesi.

Kastriot Aliko është shembull frymëzimi dhe një thirrje për vëmendje ndaj zonave rurale të lëna pas dore, ku jo vetëm mësimi është një sfidë. Edhe kur aty ndodhet një fëmijë i vetëm, ai meriton të arsimohet e mësues si Kastrioti janë sakrificat e gjalla që duhen vlerësuar.

 

 

 

The post Mësuesi hero i Ersekës, përshkon çdo ditë 20 km në këmbë për 1 nxënës appeared first on Euronews Albania.

Mësuesi në Kosovë hedh në mbeturina flamurin shqiptar, përjashton nga mësimi nxënësen që mbante plis

28 November 2024 at 09:30

Simbolet kombëtare u bënë shkak për sherr në një nga klasat e gjashta në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Mësuesi i lëndës së gjuhës angleze akuzohet se përjashtoi një nxënëse që refuzoi ta heqë plisin nga koka, dhe e hodhi në koshin e mbeturinave edhe flamurin shqiptar. Një nxënëse e shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë […]

The post Mësuesi në Kosovë hedh në mbeturina flamurin shqiptar, përjashton nga mësimi nxënësen që mbante plis appeared first on BoldNews.al.

Lihet në burg mësuesi që ngacmoi nxënëset e mitura, avokati: Ishte i dehur

By: fra nc
16 November 2024 at 13:05

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për mësuesin e arteve pamore të shkollës “Sotir Gura”, Bledar Duro, i cili akuzohet për ngacmim seksual të dy nxënëseve të klasës së nëntë, pjesëmarrëse në kursin e pikturës.

Sipas hetimeve, Duro ka ngacmuar vajzat përmes mesazheve në aplikacionin “ËhatsApp” për më shumë se dy muaj, me një prej tyre duke shkëmbyer mesazhe ngacmuese më të shpeshta. Avokati i Duro, Kristi Kocibelli, ka kundërshtuar arrestimin, duke e cilësuar të pavlefshëm dhe ka kërkuar një masë më të butë, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata.

Përmes deklaratave, Kocibelli ka theksuar se Duro ishte në efektin e alkoolit kur dërgoi mesazhet dhe se ai ka qenë i shtruar në spital për trajtim ndaj varësisë nga alkooli, një fakt që, sipas tij, nuk justifikon veprimin, por mund të ndikojë në dënim.

“Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë, u dha masa e sigurisë arrest me burg. Gjithë pretendimet që kam paraqitur në cilësinë e provës nuk u morën parasysh, pavarësisht faktit se neni 230 i Kodit të procedurës penale e ndalon gjykatën për këtë mase ndaj personave të alkoolizuar. Kemi paraqitur me shume se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetimet e spitalit të Traumës, ku është shtruar me shume se tre herë, kartela e spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar, bashkëshorten e ka infermere dhe e ka ndihmuar. Në gjykimin tim, mendoj se e vetmja shkelje që ka kryer ky shtetas është kundërvajtje administrative, komunikimi mësues – nxënës nuk duhet të prekë dinjitetin e nxënëses. Mund të merrej një masë nga drejtoria e shkollës por kurrsesi që komunikimi që mund të ketë një person në rrjete sociale në vetvete nuk përbën vepër penale, sidomos ajo e ngacmimit seksual.

Bledar Duro ka pranuar faktin se ka qenë i alkoolizuar, ka qenë në efektin e alkoolit kur ka bërë ato mesazhe.

Ai vuante nga viti 2014 nga alkooli, shtrimi i fundit në maj, disa ditë para se të arrestohej, ka qenë në komunikim me mjeken për terapi.

Edhe në gjykimin tim, diskutohet fakti i vazhdimësisë së profesionit të tij si mësues, ai shprehet se kur qëndronte në shkollë, nuk konsumonte alkool. Institucionet kanë qenë të njohura me këtë fakt. Provat qe paraqita ndaj gjykatës mendoj se duhet të jepet një masë tjetër sigurie. Bledar Duro shprehu pendesë, është mësues prej 25 vitesh, ka qenë në disa shkolla në qytetin e Korçës, në gjithë këto vite ka respekt të jashtëzakonshem nga nxënësit e tij. Ai është piktor, ka nxjerrë me mijëra punime”, tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lihet në burg mësuesi që ngacmoi nxënëset e mitura, avokati: Ishte i dehur appeared first on Euronews Albania.

Iu dha masa e sigurisë, avokati i mësuesit pervers: Kur ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit

16 November 2024 at 12:41

Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjykata “arrest me burg” se arsimtari ishte i alkolizuar kur ka ka pasur komunikimin me vajzat e mitura. Avokati tha se Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollë. Ai shtoi se e vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.

Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.

E vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve. Mund të merrej një masë nga drejtoria Arsimore, komunikimi në rrjetet sociale që ka një person nuk përbën vepër penale, e aq më tepër veprën penale që akuzohet ky shtetas.

Ka pranuar që ka qenë i alkoolizuar dhe ku ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit. Shtrimi i parë ka qenë në 2014, dhe i fundit në maj 2024. Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas mbarimit të orarit të mësimit. Është mësues prej 25 vitesh dhe gjithë këto vite ka pasur respekt ndaj tij, ka nxjerrë punime artistike. Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm, por aktualisht duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet”, tha avokati.

The post Iu dha masa e sigurisë, avokati i mësuesit pervers: Kur ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit appeared first on Sot News | Lajme.

U vu në pranga për ngacmim sek*ual ndaj dy nxënëseve të mitura, Gjykata e Korçës jep masën për mësuesin Bledar Duro

16 November 2024 at 12:23

Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, në Korçë të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.

Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit. Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.

The post U vu në pranga për ngacmim sek*ual ndaj dy nxënëseve të mitura, Gjykata e Korçës jep masën për mësuesin Bledar Duro appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati i mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëseve: Ishte i dehur kur ka dërguar mesazhet

16 November 2024 at 12:32

Kristian Koçibelli, avokati i 41-vjeçarit Bledar Duro, është prononcuar për mediat pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Korçës për t’i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” klientit të tij. Mësuesi i artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare, nxënëse të tij, duke u bazuar në komunikimet […]

The post Avokati i mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëseve: Ishte i dehur kur ka dërguar mesazhet appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, gjykata jep vendimin për mësuesin e dyshuar për pedofili

16 November 2024 at 12:13

Gjykata e Korçës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Bledar Duro, mësues i lëndës së Artit Pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin juglindor. Ai u arrestua tre ditë më parë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “Whats App”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Rasti […]

The post Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, gjykata jep vendimin për mësuesin e dyshuar për pedofili appeared first on BoldNews.al.

❌
❌