Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Humbi jetën nga meningiti akut/ 17-vjeçarja nxënëse në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës

By: Oldi
16 December 2024 at 13:04

17-vjeçarja Noela Caka nga Durrësi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë pasi u prek nga meningiti akut. Pas situatës, kanë nisur menjëherë masat profilaktike për personelin mjekësor të Urgjencës Spitalore të Durrësit dhe familjarët e saj. Ndërkohë, pritet përfundimi i analizave laboratorike në ISHP për të përcaktuar nëntipin e saktë të shtamit, gjë që […]

The post Humbi jetën nga meningiti akut/ 17-vjeçarja nxënëse në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Shpenzimet e familjeve për arsimin po rriten, përkundër cilësisë në rënie

By: Ela
9 December 2024 at 11:30

Arritjet mësimore të dëshmuara nga testimet ndërkombëtare PISA kanë pësuar rënie ndërmjet 2018 dhe 2022, por shpenzimet e familjeve shqiptare në vlerë për arsimin po vijnë në rritje. Mesatarisht, një familje shqiptare shpenzoi 2,766 lekë në muaj në vitin 2021 (33,192 lekë në vit) për blerjen e shërbimeve arsimore. Kjo nënkupton pagesa për transportin, tarifa […]

The post Shpenzimet e familjeve për arsimin po rriten, përkundër cilësisë në rënie appeared first on BoldNews.al.

Ngacmonte sek*ualisht nxënësen e mitur në autobus, arrestohet shqiptari në Itali

8 December 2024 at 10:51

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga karabinierët e komisariatit në Casalotti, nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur. Sipas mediave italiane, i dyshuari, në Via di Casalotti, në mëngjes, hipte në autobusin e mbushur me studentë dhe ka vënë në shënjestër të miturën, përmes kontakteve të përsëritura fizike. Bëhet me dije se episodi i fundit ndodhi pak ditë më parë.

E mitura e ka kundërshtuar dhe e përlotur ka telefonuar nënën e saj, me të cilën ka shkuar në komisariat për të raportuar se çfarë kishte ndodhur. Ndrkohë policia nisi menjëherë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Teksa këtë fillimjavë, sapo 37-vjeçari iu afrua sërish të miturës, kanë ndërhyrë efektivët e veshur si civilë, duke e arrestuar, njoftoi dje media italiane.

The post Ngacmonte sek*ualisht nxënësen e mitur në autobus, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Sot News | Lajme.

Nxënësja e “Fan Nolit”: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!

By: user 4
21 November 2024 at 13:32

Edhe shokët e klasës së Martinit 14 vjeç që humbi jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij i shkollës ‘Fan Noli” iu bashkuan protestës.

Një nga shoqet e klasës duke folur me mikrofon denoncoi se në shkollë shkojnë me thika për ti frikësuar. Denoncoi dhe tentativën e drejtuesve të shkollës për ta mbyllur historinë, duke tentuar të vijonin normalisht mësimin në vend që ti ofronin mbështetje shpirtërore dhe ndërgjegjësim kundër dhunës.

“Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë. Na ka lënduar thellë. Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë. Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha?

Unë kam, një motër të vogël në shkollë. Frika që unë kam për atë dhe veten time është e thellë. Kemi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën. Çfarë turpi kanë ata që drejtojnë atë shkollë, kur ne ishim aq të lënduar dhe donin të na bënim mësim?” u shpreh nxënësja e klasës së nëntë.

The post Nxënësja e “Fan Nolit”: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend! appeared first on Lapsi.al.

Iu dha masa e sigurisë, avokati i mësuesit pervers: Kur ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit

16 November 2024 at 12:41

Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjykata “arrest me burg” se arsimtari ishte i alkolizuar kur ka ka pasur komunikimin me vajzat e mitura. Avokati tha se Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollë. Ai shtoi se e vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.

Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.

E vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve. Mund të merrej një masë nga drejtoria Arsimore, komunikimi në rrjetet sociale që ka një person nuk përbën vepër penale, e aq më tepër veprën penale që akuzohet ky shtetas.

Ka pranuar që ka qenë i alkoolizuar dhe ku ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit. Shtrimi i parë ka qenë në 2014, dhe i fundit në maj 2024. Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas mbarimit të orarit të mësimit. Është mësues prej 25 vitesh dhe gjithë këto vite ka pasur respekt ndaj tij, ka nxjerrë punime artistike. Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm, por aktualisht duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet”, tha avokati.

The post Iu dha masa e sigurisë, avokati i mësuesit pervers: Kur ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati i mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëseve: Ishte i dehur kur ka dërguar mesazhet

16 November 2024 at 12:32

Kristian Koçibelli, avokati i 41-vjeçarit Bledar Duro, është prononcuar për mediat pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Korçës për t’i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” klientit të tij. Mësuesi i artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare, nxënëse të tij, duke u bazuar në komunikimet […]

The post Avokati i mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëseve: Ishte i dehur kur ka dërguar mesazhet appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, gjykata jep vendimin për mësuesin e dyshuar për pedofili

16 November 2024 at 12:13

Gjykata e Korçës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Bledar Duro, mësues i lëndës së Artit Pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin juglindor. Ai u arrestua tre ditë më parë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “Whats App”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Rasti […]

The post Akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, gjykata jep vendimin për mësuesin e dyshuar për pedofili appeared first on BoldNews.al.

“Jemi familje e nderuar, po i baltosni imazhin”/ Gruaja i del në mbrojtje mësuesit pedofil në Korçë: Është i alkoolizuar

15 November 2024 at 08:46

Esmeralda Duro, bashkëshortja e Bledar Duro, mësuesit të akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve 14-vjeçare të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë tha për Euronews Albania se ajo se çfarë ka ndodhur është për shkak të gjendjes së alkoolizuar të bashkëshortit. Ajo tregoi se i shoqi është shtruar disa herë në spital për shkak […]

The post “Jemi familje e nderuar, po i baltosni imazhin”/ Gruaja i del në mbrojtje mësuesit pedofil në Korçë: Është i alkoolizuar appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura, arrestohet mësuesi në Korçë

13 November 2024 at 15:21

Një mësues i një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Korçës u arrestua të mërkurën pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy prej nxënësve të tij 14-vjeçare. “Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy […]

The post Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura, arrestohet mësuesi në Korçë appeared first on Reporter.al.

Manastirliu: Gjimnazistja e “Petro Nini Luarasi” fiton çmimin prestigjioz në konkursin “Global AI Changemakers”

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Nxënësja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Arba Ahmetaj ka fituar çmimin prestigjioz në konkursin “Global AI Changemakers” me projektin “eID”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu solli sot shembullin e Ahmetajt, një nga nxënëset më të spikatura në fushën e teknologjisë.

“Projekti “eID” përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për identifikim elektronik në institucionet arsimore dhe është rezultat i punës së saj dhe ish-maturantit të kësaj shkolle Ted Qamo. Me këtë projekt ekipi u rendit i pari në Shqipëri dhe i shtati në botë”, tha Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të mbështesë të gjitha aftësitë digjitale në shkolla duke filluar nga klasa e parë me kodimin e më pas duke e zhvilluar teknologjinë edhe sa i përket zgjerimit të laboratorëve.

/k.s/j.p/

The post Manastirliu: Gjimnazistja e “Petro Nini Luarasi” fiton çmimin prestigjioz në konkursin “Global AI Changemakers” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga “sfida” në TikTok

8 October 2024 at 19:17

Ka shkuar në 13 numri i rasteve të konfirmuara i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë.

Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.

Se ka shkuar në 13 numri i nxënëseve që e kanë lënduar veten në Gjakovë e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi.

Sipas drejtoreshës Kumnova-Baçi, rastet janë shtuar pasi janë realizuar kontrollat e nxënëseve në klasa nga drejtorët e shkollave, së bashku me psikologun dhe kujdestarin e klasës.

Të gjitha këto raste janë duke u hetuar nga Policia dhe zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar se është shtuar numri i nxënëseve që e kanë lënduar veten pasi janë kontrolluar shkollat dhe nxënësit.

Elezaj e ka konfirmuar po ashtu se në të gjitha rastet në Gjakovë bëhet fjalë për nxënëse që e kanë lënduar veten.

“Janë intervistuar edhe dhjetë nxënëse të tjera, mbi dyshimin se kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, është përgjigjur Elezaj.

E kontrollat te nxënësit janë realizuar nga drejtorët e shkollave, me kërkesë të drejtoreshës Kumnova-Baçit, pasi u raportua fillimisht se tri nxënëse e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta, më 08.10.2024.

“Sot masi u kam thanë drejtorëve [të shkollave] që me hy në kontrolla në krejt klasat, d.m.th. në ora 16:00 e kam marrë prej Policisë një numër deri në 13 [raste]… Të konfirmuara janë 13 raste” , ka thënë Kumnova-Baçi.

Kumnova-Baçi nuk ka pranuar të japë informacione se të cilave shkolla janë nxënësit që e kanë lënduar veten në duar, por vetëm ka thënë se janë të shkollave të ndryshme në Gjakovë dhe se të gjitha janë vajza.

“Krejt janë vajza…[Janë të lënduara] në duar, e njëjta, d.m.th. të njëjtat shenja janë, në dorë, vetëm në të dy duart”, tha ajo.

Pasi dyshohet se të 13 nxënëset e kanë lënduar veten të nxitura nga një video (lojë) në ‘Tiktok’, drejtoresha Kumnova-Baçi është interesuar ta shohë këtë video (lojë) dhe dyshon se njëjtë kanë vepruar edhe nxënëset në Gjakovë që i kanë lënduar duart e tyre.

“Kjo është një sfidë është në ‘TikTok’ se unë hina edhe e pash masnej se më interesojke kështu. Ata e marrin mprehësen e lapsave, e kanë një pjesë të mprehtë që hjeket me një kështu të vogël që i mprejnë lapsat, a po e din, është si një brisk i vogël. Atë e hjekin dhe atë e marrin me veti, e përdorin me bo, d.m.th. me atë e bëjnë [lëndimin]” – ka treguar Kumnova-Baçi.

Tutje, përveç 13 rasteve të konfirmuara të nxënëseve që e kanë lënduar veten e që janë duke u hetuar nga Policia, sipas Kumnova-Baçit, ka edhe raste të tjera të nxënësve që janë duke u intervistuar në Polici për momentin e që dyshohet se katër prej tyre janë nxënës të shkollës së mesme të lartë.

“Hetimet janë t’u i kry Policia, mu vetëm po më informojnë kohë pas kohe për rastet e gjetura. Deri në ora 16:00, 13 [raste] kanë qenë të konfirmuara nga Policia, po që ma thanë me telefon. Nesër në mëngjes e keni raportin zyrtar [të Policisë]. Pesë të tjera [raste] ishin duke i intervistu”, ka shtuar Kumnova-Baçi.

Ajo e ka konfirmuar se kontrollat e nxënësve në klasa nga drejtorët e psikologët e shkollave dhe kujdestarët e klasave në Gjakovë do të vazhdojnë dhe se nuk do t’u lejohet nxënësve përdorimi i telefonit gjatë kohës sa janë në shkollë.

“Po, edhe nesër [do të vazhdojmë me kontrolla të nxënësve në klasa], edhe i kemi ndalu prej nesër asnjë telefon. Me zbatu në përpikmëri edhe rregulloren komunale të Arsimit edhe udhëzimin e MASHTI-t që asnjë telefon ma në shkollë s’ka me pas”, ka theksuar Kumanova-Baçi.

Si rrjedhojë, ajo ka njoftuar se drejtorët e shkollave pritet të takohen me prindërit e nxënësve më 09.10.2024, për shkak të rasteve të nxënëseve që kanë lënduar veten me mjete të mprehta.

Tri rastet e para të nxënëseve në Gjakovë që e kanë lënduar veten u raportuan në Policinë e Kosovës më 07.10.2024 nga Kumnova- Baçi, ndërsa janë duke u trajtuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Policia njoftoi më 08.10.2024 se janë duke i hetuar tri rastet e nxënëseve që i raportoi drejtoresha Kumnova- Baçi dhe është inicuar rasti – Shtytje në vetëvrasje.

KALLXO.com e ka pyetur Prokurorinë në Gjakovë lidhur me veprimet që janë ndërmarrë deri më tani nga ana e tyre për tri rastet e nxënëseve që e kanë lënduar veten.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me Policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japim më shumë informata lidhur me këtë rast” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjakovës më 08.10.2024.

Me këtë numër të nxënëseve në Gjakovë që kanë lënduar veten në duar për shkak të video (lojës) në ‘TikTok’, këtë vit Kosova është ballafaquar me 33 nxënës viktima të këtij trendi.

Më 30.05.2024 janë raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë që i kanë gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një video (lojë) në “TikTok”.

Ndërsa, më 31.05.2024, portali ka raportuar se tre nxënës nën moshën 14-vjeçare të shkollës fillore të mesme të ulët “17 Shkurti” në fshatin Gllogovc të komunës së Lipjanit, kishin lënduar dorën e tyre të majtë me mjete të mprehta, të nxitur po ashtu nga një video (lojë) në “TikTok”.

Ministria e Arsimit nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar kur u raportuan 20 nxënësit e shkollave në Lipjan e Fushë-Kosovë se kanë lënduar veten, e  KALLXO.com e ka pyetur Ministrinë se a do të reagojë pas këtyre rasteve në Gjakovë, por nuk ka pranuar përgjigje. /Kallxo.com/

The post Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga “sfida” në TikTok appeared first on Telegrafi.

Shqetësuese, tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen – Policia heton rastin si ‘shtytje në vetëvrasje’

8 October 2024 at 09:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri nxënëse në Gjakovë janë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit.

Rasti është raportuar të hënën në Gjakovë, në ora 10:30.

“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit”, thuhet në raport.

Tri viktimat, femra kosovare të mitura janë dërguar në tretman mjekësor.

Në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar.

Ndryshe, muaj më parë ishte përhapur një lojë e rrezikshme në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxiste  sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në një reagim për media kishte shprehur shumë shqetësim lidhur me informatat e publikuara në media mbi përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxit sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve.

Raste të tilla të vetë-lëndimit ishin identifikuar në dy shkolla 9-vjeçare të komunës së Fushë Kosovës dhe Lipjanit. /Telegrafi/

 

 

The post Shqetësuese, tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen – Policia heton rastin si ‘shtytje në vetëvrasje’ appeared first on Telegrafi.

❌
❌