Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 August 2025Main stream

Rama ndan pamje panoramike të rrugës së re Qukës–Qafë Plloçë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43.4 km, hap një faqe të re zhvillimi ekonomik dhe turistik për zonën dhe banorët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto me pamjet panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

Tashmë ka përfunduar edhe loti i fundit i rrugës Qukës-Qafë Plloçë prej 9.3 km me asfaltimin e  400 m nga ky segment.

Për shkak të terrenit të vështirë kjo vepër infrastrukturore përfshiu ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës.

Projekti për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë u nda në tre lote dhe me përfundimin e plotë mundësohet ndërlidhja e domosdoshme për komunitetet që banojnë në afërsi të këtij aksi, si dhe krijohet një perspektivë e re për zhvillimin e zonës së Mokrës.

Ndërtimi i kësaj rruge shkurton me rreth 45 minuta kohën e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë.

The post Rama ndan pamje panoramike të rrugës së re Qukës–Qafë Plloçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

By: Ardit
19 August 2025 at 17:47

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë. Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt […]

The post Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

18 August 2025 at 17:56

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge duke theksuar se është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Mazniku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

“Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon duke përmirësuar jetën e tyre, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve por edhe viztorëve e kalimtarëve si një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone të mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkroi Mazniku në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Liderët evropianë: Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën

10 August 2025 at 11:44

BRUKSEL, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Ukraina ka lirinë për të vendosur për fatin e saj, thuhet në deklartën e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe presidenti finlandez Alexander Stubb në një deklaratë të përbashkët përpara takimit midis Trump dhe Putin.

”Negociatat kuptimplote mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose një reduktimi të armiqësive. Ne nënvizojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës”, theksojnë liderët europianë.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua edhe nga kryeministri Britanik Keir Starmer. Britania e Madhe priti zyrtarë të lartë të BE-së dhe Ukrainës në samit, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit që kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Vija aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat”, shpjeguan udhëheqësit evropianë.

“Ne mirëpresim angazhimin e presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për t’i dhënë fund luftës së Rusisë dhe për të arritur paqe dhe siguri të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Jemi të bindur se vetëm një qasje që kombinon diplomacinë aktive, mbështetjen për Kievin dhe presionin ndaj Moskës mund të jetë e suksesshme. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim këtë punë diplomatikisht”, ushtarakisht dhe financiarisht”, theksojnë ata. /os/

The post BRUKSEL – Liderët evropianë: Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Cërrik-Gramsh/ I moshuari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë

By: Ardit
31 July 2025 at 13:05

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, pak para mesnatës së 31 korrikut. Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga. “Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për […]

The post Aksident në Cërrik-Gramsh/ I moshuari humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë appeared first on BoldNews.al.

ARRSH: Pastrohen inertet e rëna në aksin Skuraj-Burrel, qarkullim normal i mjeteve

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se përgjatë aksit rrugor Skurraj-Burrel, për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur shembje të një skarpate dhe rënie gurësh nga shpatet e rrugës.

Sipas ARRSH-së, kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete dhe punëtorë, për pastrimin e rrugës nga inertet dhe për rikthimin në gjendje normale të qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.

Qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor, vazhdon normalisht ndërkohë që kompania e mirëmbajtjes është në terren për çdo nevojë që mund të paraqitet, njofton ARRSH.

1 nga 2

/r.e/

The post ARRSH: Pastrohen inertet e rëna në aksin Skuraj-Burrel, qarkullim normal i mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

By: Oldi
28 July 2025 at 12:52

Në mars të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli një tender me fond limit 506.6 milionë lekë ose 5.22 milionë euro për të lidhur Tunelin e Llogarasë me rrugën ekzistuese Palasë-Dhërmi. Gara u shpall se do të zhvillohej në 28 prill. Por pak ditë para tenderit, ARRSH vendosi në mënyrë të beftë anullimin e tij. […]

The post Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

“Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO)

By: Oldi
23 July 2025 at 17:19

Asfaltimi i rrugës në fshatin Kraps, pjesë e një investimi të fundit nga Bashkia Fier, është kthyer në shqetësim për komunitetin lokal. Vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve, në disa segmente të rrugës janë shfaqur dëmtime serioze, përfshirë çarje dhe shembje të shtresës së asfaltit. Banorët pretendojnë se problemi qëndron te cilësia e dobët […]

The post “Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” duhet konkurrencë dhe një partner i besueshëm ndaj edhe procedura e koncesionit është anuluar.

Rama iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, ku veçoi pyetjen e një komentuesi se kur do të ndërtohet ky segment rrugor.

“E kemi shpjeguar dhe rishpjeguar. Është në proces, ne i kemi të gjitha gati, por na duhet transprencë, na duhet konkurrencë dhe një partner i besueshëm. Për këtë arsye edhe procesi është anuluar dy herë në mos gabohem, apo tre herë”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se sapo të kemi kontratën e lidhur në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të fillojmë edhe këtë segment.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar në 14 korrik procedurën e koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor “Milot-Balldre” me vlerë 364.7 milionë euro dhe kohëzgjatje 35 vjet.

Arsyeja e anulimit është pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Autostrada e re Milot-Balldre parashikohet të jetë një autostradë e kategorisë A, cilësia më e lartë e rrugëve të standardit europian.

Kjo autostradë do të ketë një gjatësi prej 17 km, dhe do të jetë tërësisht e mbyllur në të dy krahët. Gjerësia e saj do të jetë nga tre korsi në të dy krahët e lëvizjes dhe do të mundësojë ecjen me një shpejtësi prej 120 km/orë.

/m.m/j.p/

 

The post Rruga Milot-Balldre, Rama: Sapo të kemi kontratën e rregullt do të fillojmë edhe këtë segment appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzim me infrastrukturën/ Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen

By: Oldi
1 July 2025 at 12:29

Pesë fshatra në Njësinë Administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës rrezikojnë të izolohen totalisht. Dëmtimi i tubacionit të një hidrocentrali ka bërë që rruga që i lidh ato me Krastën të çahet dhe të bëhet gati e pakalueshme. Banorët protestuan këtë të martë duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve, në mënyrë që të mos […]

The post Abuzim me infrastrukturën/ Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, investim që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

By: D Marku
29 June 2025 at 08:30

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore, teksa lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama

The post Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, investim që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën appeared first on Albeu.com.

Rama: Rruga Qukës – Qafë Plloçë gati në vjeshtë, shkurton distancën Tiranë – Korçë

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Punimet në të tre lotet e rrugës Qukës – Qafë Plloçë po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar ndërtimin e këtij segmenti të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot, në rrjetet sociale, pamje nga kantieret e këtij aksi të rëndësishëm, që do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit.

Kryeministri vlerësoi se rruga do të stimulojë po ashtu në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik.

Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, me gjatësi 43,4 km, do të shkurtohet rreth 30 minuta koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë – Korçë.

Po ashtu, ky aks siguron ndërlidhjen e domosdoshme për komunitetet përreth, duke krijuar edhe një perspektivë të re për zhvillimin e zonës së Mokrës, me ndikim pozitiv për gjithë juglindjen. 10 km të këtij segmenti rrugor kalojnë buzë lumit Shkumbin, përmes një zone të bukur natyrore siç është ajo e Mokrës, duke i dhënë këtij aksi gjithë dimensionin e një rruge panoramike.

/m.m//r.e//a.f/

The post Rama: Rruga Qukës – Qafë Plloçë gati në vjeshtë, shkurton distancën Tiranë – Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Breg Lumi-Theth, Beci: Rrit aksesin e vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të zonës

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin, tashmë mund të përjetojnë bukuritë natyrore të kësaj zone përmes rrugës Breg Lumi – Theth.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo rrugë, duke theksuar se “ky është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone”.

“Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor”, tha Beci.

Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin e kësaj zone.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Kryesisht turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit.

Thethi ka një histori 2800-vjeçare, ndërsa në vitin 1966 është shpallur Park Kombëtar.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rruga Breg Lumi-Theth, Beci: Rrit aksesin e vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge

By: Besnik
26 June 2025 at 13:22

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin nacional Novoselë–Vlorë, ndërsa brenda mjetit ndodheshin shoferi dhe dy turistë anglezë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht, të tre të dëmtuarit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmën e parë.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet momenti kur qytetarët nxjerrin shoferin nga makina e aksidentuar e cila sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ishte taksi e prenotuar nga dy turistët anglezë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, taksia me dy turistë anglezë del jashtë rruge appeared first on Euronews Albania.

Automjeti del nga rruga në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset drejtuesi

By: Besnik
16 June 2025 at 21:49

Një aksident rrugor, që fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja të rënda për drejtuesin e mjetit, ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 19:30 në aksin Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Stiar”.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip Toyota, që drejtohej nga shtetasi N. B., 61 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një gropë, pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka pësuar disa dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur “Stiar”, shtetasi N. B., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Automjeti del nga rruga në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset drejtuesi appeared first on Euronews Albania.

Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes

13 June 2025 at 11:54

Komuna e Shtimes me mbështetje të nivelit qendror, ka realizuar projektin e asfaltimit të rrugës Pjetershticë–Dugë–Karaçicë.

Kryetari i kësaj komune Qemajl Ali, nëpërmjet një njoftimi ka thënë se kjo rrugë ishte e shumëpritur nga qytetarët.

‘’E gjatë 4.2 kilometra dhe e gjerë 4 metra, kjo rrugë do të ndihmojë në rritje të zhvillimit ekonomik dhe agroturizmit në rajon. Kjo rrugë do t’ua lehtësojë tej mase qarkullimin e lëvizjen banorëve’’, ka njoftuar Aliu. /Telegrafi/

The post Përurohet rruga Pjetershticë–Dugë–Karaçicë në Komunën e Shtimes appeared first on Telegrafi.

Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda verës së këtij viti

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Në lotin e tretë të kantierit të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, po punohet me intensitet të shtuar për përmbylljen e kësaj vepre të shumëpritur brenda verës së këtij viti.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, teksa u shpreh se “pavarësisht vështirësive gjeologjike punimet në të tre fazat e këtij kantieri për ndërtimin e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, po shkojnë mirë, ku aktualisht janë realizuar mbi 85% e punimeve në të tre lotet”.

“Kantieri po shkon shumë mirë. Këtu jemi në lartësitë e zonës dhe në dimër kantieri nuk funksionon, për shkak të motit. Madje edhe tani në maj, këtu është ftohtë. Ndaj aktualisht në këtë investim po punohet me dy turne dhe me angazhim maksimal me synim bërjen operative të kësaj rruge brenda këtij viti”, tha Balluku.

Ajo kërkoi nga kontraktorët që, krahas punës intensive në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, për vijueshmërinë e realizimit të kësaj vepre brenda afateve, paralelisht vëmendje e shtuar t’i kushtohet edhe kushteve të sigurisë në punë.

“Me mbikëqyrjen e supervizorëve të huaj dhe me angazhimin në punë me dy turne , ne synojmë ta mbyllim këtë vepër të rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe ta dorëzojmë të përfunduar atë brenda fundit të verës së këtij viti”, tha Balluku.

Sipas saj, aktualisht në këtë aks janë 3 kontraktorë që punojnë dhe janë të angazhuar 150 punonjës dhe mbi 90 mjete të renda.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. /j.p/

The post Balluku inspekton punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë: Operative brenda verës së këtij viti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

16 May 2025 at 10:15

Përkeqësimi i motit ka rikthyer reshjet e borës në zonën e Thethit në Shkodër, edhe pse jemi në prag të verës. Aktualisht, në aksin rrugor Bogë-Theth ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet. Rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që […]

The post Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës appeared first on BoldNews.al.

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

By: Oldi
15 May 2025 at 22:51

Banorët e njësisë numër 1 në Tiranë tregojnë, se kanë 30 vjet aty dhe jetojnë si në mesjetë. Rruga, sipas tyre, rezulton e shtruar në letra, por në të vërtetë i vetmi asfalt, është ai i unazës së madhe, që kalon 100 metra më larg. Për mikrofonin e emisionit “Stop” qytetarët shprehën shqetësimet e tyre: […]

The post Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave

By: Besnik
8 May 2025 at 21:20

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, përballë urës së Tabakëve në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trotuar, në korsinë e biçikletave përgjatë anës së lumit Lana.

Euronews Albania ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ku duket se makina, pasi ka hipur mbi trotuar, është përplasur me një pemë, gjë që ka shmangur përfundimin e saj në lumin Lana.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1 of 2

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave appeared first on Euronews Albania.

❌
❌