Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane

4 July 2025 at 10:24

Komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi, duke theksuar se Bashkimi Evropian po ndjek me vëmendje situatën.

Protestat masive antiqeveritare në Serbi, të cilat kanë nisur disa muaj më parë, janë shkaktuar pas shembjes së strehës së Stacionit Hekurudhor në nëntor, një ngjarje që ka nxitur zemërimin e qytetarëve dhe studentëve. Marta Kos ka deklaruar në X se është e rëndësishme të mbështeten të drejtat e demonstratave paqësore, liria e tubimit dhe e shprehjes.

Kos theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian dënon fuqishëm çdo akt të urrejtjes dhe dhune, duke u shprehur se të drejtat dhe vlerat themelore duhet të respektohen. Protestat kanë qenë të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kundërshtojnë dështimin e sundimit të ligjit në Serbi, si dhe korrupsionin që ka përfshirë shumë nivele të administratës shtetërore. Për më tepër, ata po bllokojnë degët universitare për të shprehur revoltën e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet serbe që të sigurojnë lirinë e protestës dhe të respektojnë të drejtat e qytetarëve të tij për të shprehur mospajtimet pa u ndëshkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane appeared first on Euronews Albania.

Deklaratë e përbashkët nga tre vende evropiane: Irani të mos kryejë asnjë veprim

22 June 2025 at 20:59

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i kërkuan sot Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim që do të destabilizonte më tej rajonin pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Ne e kemi bërë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk mund të përbëjë më kërcënim për sigurinë rajonale”, thanë krerët e qeverive të tre vendeve në një deklaratë të përbashkët, raportoi Reuters.

Të tre vendet, së bashku me SHBA-në, kishin propozuar më parë një rezolutë të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) më 12 qershor, duke akuzuar zyrtarisht Iranin për shkelje të angazhimeve të mospërhapjes së armëve bërthamore për herë të parë në pothuajse 20 vjet.

Bordi i Drejtorëve të IAEA-së nënshkroi rezolutën e paraqitur nga SHBA-të, Britania, Franca dhe Gjermania, me 19 vende që votuan pro, 11 abstenuan dhe tre – Rusia, Kina dhe Burkina Faso – kundër rezolutës.

Ministria e Jashtme iraniane dhe Organizata e Energjisë Atomike e Iranit e dënuan me forcë rezolutën, e cila zyrtarisht akuzon Iranin për shkelje të detyrimeve të tij për mospërhapje për herë të parë në pothuajse 20 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deklaratë e përbashkët nga tre vende evropiane: Irani të mos kryejë asnjë veprim appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i lartë iranian: Propozimet evropiane në Gjenevë janë jorealiste

21 June 2025 at 17:40

Një zyrtar i lartë iranian ka kritikuar propozimet e paraqitura nga fuqitë evropiane në takimin e Gjenevës, duke i quajtur ato “jorealiste”.

Ai theksoi se kërkesa për pasurimin zero të uraniumit, që u paraqit nga David Lammy si një “pikënisje” për bisedimet me Teheranin, është një “rrugë pa krye”, që nuk do të çonte në një zgjidhje të qëndrueshme.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtari iranian theksoi se këmbëngulja në këto qëndrime të njëanshme nuk do të afrojë Iranin dhe Evropën, duke nënvizuar se Irani nuk është i gatshëm të negociojë për aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë programin e tij raketor.

“Për Irani, ky nuk është një vendim i mundshëm. Ne do të shqyrtojmë propozimet evropiane, por nuk do të pranojmë asnjë kërkesë që do të dëmtonte sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë,” shtoi ai.

Pavarësisht kritikës, zyrtari iranian bëri të ditur se Irani do t’i shqyrtojë propozimet evropiane dhe do të paraqesë përgjigjen e tij në takimin e ardhshëm, duke shpresuar se do të mund të arrihet një marrëveshje që i jep fund tensioneve dhe i hap rrugën një zgjidhjeje të qëndrueshme diplomatike.

Një zyrtar i lartë iranian ka kritikuar propozimet e paraqitura nga fuqitë evropiane në takimin e Gjenevës, duke i quajtur ato “jorealiste”. Ai theksoi se kërkesa për pasurimin zero të uraniumit, që u paraqit nga David Lammy si një “pikënisje” për bisedimet me Teheranin, është një “rrugë pa krye”, që nuk do të çonte në një zgjidhje të qëndrueshme.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtari iranian theksoi se këmbëngulja në këto qëndrime të njëanshme nuk do të afrojë Iranin dhe Evropën, duke nënvizuar se Irani nuk është i gatshëm të negociojë për aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë programin e tij raketor.

“Për Irani, ky nuk është një vendim i mundshëm. Ne do të shqyrtojmë propozimet evropiane, por nuk do të pranojmë asnjë kërkesë që do të dëmtonte sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë,” shtoi ai.

Pavarësisht kritikës, zyrtari iranian bëri të ditur se Irani do t’i shqyrtojë propozimet evropiane dhe do të paraqesë përgjigjen e tij në takimin e ardhshëm, duke shpresuar se do të mund të arrihet një marrëveshje që i jep fund tensioneve dhe i hap rrugën një zgjidhjeje të qëndrueshme diplomatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtari i lartë iranian: Propozimet evropiane në Gjenevë janë jorealiste appeared first on Euronews Albania.

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

By: Ardit
20 June 2025 at 22:34

Një takim mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe diplomatëve të lartë evropianë të premten dha shpresë për vazhdimin e bisedimeve, por nuk tregoi ndonjë shenjë të përparimit konkret, një javë pasi kriza e lidhur me programin bërthamor të Teheranit shpërtheu në luftë midis Izraelit dhe Iranit. Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, […]

The post Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet

13 June 2025 at 11:18

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane po shqyrtohet projekt pozicioni negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” për negociatat me BE. Dy ditë më parë, presidenca polake e BE i kërkoi qeverisë shqiptare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grupkapitull, i cili do të paraqitet në konferencën e radhës ndërqeveritare.

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetare e këtij komisioni, Jorida Tabaku ishte kritike ndaj qeverisë për 11 majin, duke thënë se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë fasadë që injoron standartet demokratike.

“Po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjinë dhe ndërlidhjen, por nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor, ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi,” u shpreh Tabaku.

“Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Nuk mund të firmosim kapituj në letër kur po mbyllim sytë përballë deformimit të vullnetit të qytetarëve.”, shtoi Tabaku.

Kjo solli reagimin e Mimi Kodhelit, e cila tha se këtë komision duhet të diskutojnë për çështje të tjera dhe jo të bëjnë politikë. Sipas saj, ka instanca të tjera ku mund të adresohen shqetësimet politike.

“Unë gjykoj, se me respektin për kolegët prezent që mbledhja e Komisionit të Çështjeve evropiane është mbledhje ku qeveria vjen me disa letra dhe anëtarët diskutojnë, propozojnë dhe hartojnë ndryshimet respektive që në fund garantohen. Kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona politike jashtë këtij komisioni, ku mund të shpalosim opinionet tona politike, që nga zgjedhjet dhe rezultati i tyre spektakolar. Për këtë më duhet të falënderoj, meqë jemi duke diskutuar politikisht, çdo qytetar të republikës që kanë votuar bindshëm forcën që drejton sot vendin. Ka një diskutim të madh që bëhet mbi kodin zgjedhor dhe mënyrën se si qytetarët e shprehin vullnetin e tyre votën demokratike.”, tha Kodheli.

Në përditësim…

The post Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet appeared first on Sot News | Lajme.

Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se ka përfunduar trajnimi dyditor i ekipit të rinisë, një investim i rëndësishëm në forcimin e njohurive mbi metodologjitë e ndjekura nga Bashkimi Evropian, në funksion të përgatitjes për hartimin dhe zbatimin e programeve për të rinjtë.

Sipas Muzhaqit, pas takimit të parë informues mbi strukturat drejtuese të programeve ndërkufitare dhe mundësitë që ofron BE, dita e dytë kishte në fokus proceset që garantojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve si metodologjia LOD dhe parimet e saj, qëllimi i monitorimit të zbatimit, vlerësimi i rreziqeve dhe konsultimi i rasteve konkrete.

Muzhaqi nënvizoi faktin se përmes këtij trajnimi, përforcohet edhe njëherë vizioni i përbashkët për ndërtimin e projekteve me ndikim real për të rinjtë, me standarde evropiane dhe me përgjegjësi ndaj çdo hapi që ndërmerret. /j.p/

The post Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gjuha Mëmë”, laboratori teatror shkoi në tre qytete për Javën Kulturore Evropiane

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Në kuadër të Javës së Evropës, aktoret Ema Andrea dhe Aida Talliente krijuan një laborator teatror, i cili përçoi tek publiku përvojën emocionale të veprës së shkruar nga Elvira Buonocore.

“Gjuha Mëmë” titullohej shfaqja e vënë në Shkodër, Korçë e Tiranë, e cila ka në qendër dy gra, dy gjuhë që bashkëbisedojnë dhe një rrëfim të ndjerë për identitetin, kujtimet, fëmijërinë, emigracionin dhe lirinë.

Me një skenografi të thjeshtë por plot kuptim, “Gjuha Mëmë” e përballi publikun me paragjykimet, keqkuptimet dhe nevojën për të mos harruar të ëndërrojmë në gjuhën amtare. Vepra jep mesazhin se, në qendër të gjithçkaje, qëndron liria e gruas, si një themel pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë shoqëri e lirë.

Çdo fjalë dhe çdo heshtje në këtë shfaqje ishte si një kujtesë për vlerat që na bashkojnë dhe për dinjitetin që duhet mbrojtur çdo ditë.

/r.e/a.f/

The post “Gjuha Mëmë”, laboratori teatror shkoi në tre qytete për Javën Kulturore Evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vëndçe”, dokumentar mbi traditën dhe identitetin

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Java Kulturore e Evropës 2025 vijon me aktivitete të shumëllojshme, mes të cilave ishte dhe shfaqja e filmit “Vëndçe”.

Filmi i zhanrit dokumentar, “Vëndçe” me autor Lorin Terezin, solli zërat e Pilurit në zemër të Tiranës. Regjisori ka ndjekur nga afër përgatitjet e grupit të Pilurit, për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.

Në kuadër të Javës së Evropës, dokumentari solli një rrëfim të sinqertë dhe të papërpunuar mbi traditën, identitetin dhe lidhjen e thellë mes zërit dhe vendit. Përmes provave dhe përditshmërisë, ai rikujtoi vlerat që ende i mbajnë shqiptarët të lidhur me rrënjët e tyre.

Dokumentari u shoqërua nga një bisedë me regjisorin dhe një interpretim drejtpërdrejtë nga vetë grupi, ashtu siç meriton të përfundojë një mbrëmje e vërtetë “Vëndçe”.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post “Vëndçe”, dokumentar mbi traditën dhe identitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombet europiane dhe arabe mblidhen në Spanjë, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza

By: Mirgen
26 May 2025 at 21:44

Më 25 maj, në Madrid u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërkombëtar mes vendeve evropiane dhe arabe, i fokusuar në ndalimin e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza, shqyrtimin e sanksioneve kundër tij dhe mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Franca, Britania, Gjermania, Italia, Spanja, si dhe Egjipti, […]

The post Kombet europiane dhe arabe mblidhen në Spanjë, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza appeared first on BoldNews.al.

“Dialogje në tinguj”, koncerti-leksion i mbajtur në Universitetin e Arteve

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Universiteti i Arteve në Tiranë u mbush me dashamirës të muzikës, të cilët iu bashkuan Musica Nova dhe Mikaela Mingës për “Dialogje në Tinguj”, një koncert-leksion me vepra të dëgjuara rrallë ose kurrë më parë në Shqipëri.

Publiku udhëtoi përmes kujtesës, identitetit dhe lidhjes kulturore, me koncertin “Dialogje në Tinguj” i cili përmbante vepra nga Berio, Bartok dhe Buharaja.

“Bachian Reflex” është një vepër për 11 harqe soliste e shkruar nga Edmond Buharaja, pak kohë para se të ndërronte jetë. Ajo cilësohet si një dialog mes të shkuarës dhe të ardhmes, ndërtuar me shumë kujdes nga kompozitori. Ndërsa “Folk songs” është një cikël prej 11 këngësh nga kultura të ndryshme të përpunuara për zë dhe ansambël. Kompozitori Luciano Berio nuk i trajton këto këngë thjesht si materiale folklorike por si një udhëtim që lidh kulturat e traditat.

“Divertimento for Strings” e Bartók është kompozuar në verën e 39-ës, pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe është një nga krijimet e fundit të Bartókut në Evropë. Folklori që dëgjohet është i shpikur, jo citim, por evokim, me të cilin krijon një gjuhë personale, si mjet shprehës i ankthit, kujtesës dhe rezistencës.

/a.f/

The post “Dialogje në tinguj”, koncerti-leksion i mbajtur në Universitetin e Arteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, një provë vendimtare për qeverinë proevropiane të Tusk

18 May 2025 at 20:14

Polonia nis sot votimet për të zgjedhur pasardhësin e presidentit në detyrë, Andrzej Duda. Dymbëdhjetë kandidatë janë në garë për të pasuar presidentin Duda, i cili nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate 5-vjeçare.

Kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, kryeson në sondazhe. 53-vjeçari kandidon për Koalicionin Qytetar liberal-konservator të udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk.

Trzaskowski, i cili ka qenë kryetar bashkie që nga viti 2018, arriti një rezultat të lartë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke humbur ngushtë ndaj Duda në balotazh.

Partia e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Duda, e cila është partia më e madhe opozitare pasi humbi pushtetin ndaj koalicionit të Tusk në vitin 2023 – po mbështet historianin 42-vjeçar, Karol Nawrocki, i cili është në vendin e dytë në sondazhe.

Sławomir Mentzen kandidon për partinë radikale të krahut të djathtë “Konfederata”, por ka pak shanse për të fituar.

Një balotazh zgjedhor midis dy kandidatëve më të fortë, në dy javë konsiderohet i mundshëm.

Presidenti Duda përfaqëson Poloninë jashtë vendit. Ai ka ndikim mbi politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake në rast lufte.

Sulmet ndaj mediave në protestë, reagon Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë ashpër sjelljen e demokratëve

17 May 2025 at 11:48

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur ditën e djeshme nga opozita. Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi në punën e tyre.

AEJ shprehet se gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Gjithashtu, Shoqata e Gazetarëve Europianë thekson se një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet t’i ndalojë mediat të ushtrojnë misionin e tyre.

“Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euronews dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.

Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cenon rëndë lirinë e medias. Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët. Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre”, thuhet në reagim.

Në një deklaratë për mediat edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi ashpër gjuhën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës ndaj gazetarëve.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj gazetarëve në protestën kundër procesit zgjedhor të 11 majit, të zhvilluar në Bulevardin Zog i I në Tiranë. Reporterët dhe operatorët e mediave u janë drejtuar krerëve të protestës opozitare me pyetje dhe si përgjigje, prej tyre dhe mbështetësve të pranishëm, kanë marrë reagime dhe etiketime të palejueshme”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë “gazetarët e pranishëm në aktivitete politike apo protesta nuk kanë asnjë angazhim politik, por vetëm misionin e raportimit dhe të pasqyrimit të asaj që ndodh. Çdo etiketim apo polemikë me reporterët, në protestat e subjekteve politike, janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të etikës dhe cenim të lirisë së shprehjes, raportimit dhe kërcënim të tyre, në krye të detyrës”.

“Tendenca për të politizuar pyetjet apo këmbënguljen e gazetarëve për shkak të pyetjeve të tyre, është e gabuar dhe na kthen në fillimet e pluralizmit politik shqiptar dhe në mendësitë e kulturës së munguar të diversitetit demokratik”, thekson më tej Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

“UGSH dënon këto episode, agresionin verbal dhe stigmatizimet që deputetë dhe drejtues të veçantë të opozitës dëshmuan në këtë aktivitet politik të tyre. Kërkojmë prej opozitës dhe përfaqësuesve të saj, të pranishëm në këtë ndodhi, të reflektojnë në respekt të medias, rolit të gazetarisë dhe pavarësisë së gazetarëve në përgjithësi”, theksoi UGSH.

UGSH shprehu solidaritetin e fuqishëm me kolegët dhe operatorët që u përballën me këtë situatë në protestën e thirrur prej opozitës.

The post Sulmet ndaj mediave në protestë, reagon Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë ashpër sjelljen e demokratëve appeared first on Sot News | Lajme.

Metsola: Samiti i KPR në Shqipërinë e bukur, rifillimi i një Evrope të re në një botë të re

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka vlerësuar nga Tirana rëndësinë e samitit të Komunitetit Politik Europian, duke theksuar se ai shënon një hap drejt rifillimit të një Europe të re në një botë të re që po ndryshon me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Metsola shkruan: “Samiti i sotëm i Komunitetit Politik Europian në Shqipërinë e bukur kishte në qendër rilançimin e një Europe të re në një botë të re. Ndërsa rendi global po riformësohet, Europa duhet të marrë përgjegjësi, të qëndrojë e bashkuar dhe të flasë me një zë të fuqishëm.”

Shqipëria mirëpriti për herë të parë këtë forum të nivelit të lartë europian, me pjesëmarrjen e 47 liderëve nga e gjithë Europa, në një shenjë të qartë mbështetjeje për rolin e saj në përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe integrimit europian në rajon.

The post Metsola: Samiti i KPR në Shqipërinë e bukur, rifillimi i një Evrope të re në një botë të re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave

By: user7
16 May 2025 at 13:31

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian duke komentuar zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se fushata e tyre u përqendrua vetëm në fjalën Evropë dhe anëtarësimi në BE. Më tej theksoi se fitoi më shumë se 52% të votave, duke premtuar integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave,” tha Rama.

The post Rama: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave appeared first on Lapsi.al.

Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për rrugën evropiane të Serbisë

13 May 2025 at 14:43

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për integrimin e mëtejshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, më 13 maj gjatë vizitës në Beograd.

“Topi tani është në pjesën tuaj të fushës dhe ju lutem mos humbim kohë, sepse e ardhmja nuk do të presë”, tha Costa në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Costa shtoi se ai ka biseduar me Vuçiqin për reformat që Serbia duhet të ndërmarrë për të hapur kapitullin e ardhshëm në rrugën e integrimeve evropiane.

Gjatë më shumë se tre viteve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat i ka nisur që nga viti 2014. Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiqi ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Por, në të tashmen, Serbia është plotësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe e di se për këtë duhet të kemi një harmonizim të plotë në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është i vetëdijshëm që shumë zyrtarë të BE-së nuk e mbështesin vizitën e tij të fundit në Moskë, por se shpreson që ata do të kenë mirëkuptim dhe se Beogradi do të mund të hapë një kapitull të ri në procesin integrues.

“E kuptoj plotësisht shqetësimet e tyre për shkak se nuk kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, por Serbia ka qëndruar shumë parimore që nga fillimi i konfliktit. Ashtu siç mbështesim integritetin tonë territorial, ashtu mbështesim edhe integritetin territorial të vendeve të tjera, përfshirë Ukrainën”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm që atmosfera për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në BE “nuk është aq e mirë” për shkak të vizitës së tij në Moskë, por se Serbia do të përpiqet të bëjë gjithçka që është marrë vesh më parë. Ai theksoi se BE është “partneri më i rëndësishëm” për Serbinë, me të cilin ka shkëmbimin më të madh tregtar.

Costa ndodhet në Beograd si pjesë e një vizite disa ditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas Beogradit, ai do të shkojë në Sarajevë dhe Podgoricë, ndërsa më 15 maj do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën, ku më 16 maj do të mbahet Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane.

Costa tha para vizitës se nuk ka një datë të caktuar për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, por vlerësoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. REL/

The post Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për rrugën evropiane të Serbisë appeared first on Sot News | Lajme.

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

TIRANË, 12 maj/ATSH/  Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në 9 qytete të Shqipërisë.
Programi i këtij viti është krijuar së bashku me 11 artistë dhe grupe artistësh që eksplorojnë identitetin, lirinë, kujtesën, dashurinë, pasigurinë dhe përkatësinë përmes teatrit, muzikës, filmit, dansit, ekspozitave dhe artit bashkëkohor.
Më shumë se një festë, këtë vit Java e Evropës 2025 është një hapësirë për krijim.

Përmes një game të pasur dhe të larmishme disiplinash artistike, temash dhe vendndodhjesh, Java e Evropës 2025 shfaq fuqinë transformuese të kulturës në shoqëri. Programi synon të frymëzojë kreativitetin, të promovojë diversitetin, të nxisë dialogun, të nxisë progresin, si dhe të inkurajojë reflektimin dhe të menduarit kritik.

Pas një thirrjeje të hapur që tërhoqi mbi 200 aplikime, në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur për të marrë pjesë 11 artistë dhe grupe artistike. Projektet e përzgjedhura përfshijnë:

Grupi ATA, Elsa Demo, Klodian Gjonpalaj – Kanga eme – Teatër

BERK – Shoqëria Post-Gjuhësore – Teatër

Blerta Kambo – Dashuria është e njëjtë – Arte pamore

Ema Andrea, Aida Talliente, Elvira Boncuore – Gjuha mëmë – Teatër

Ansambli Musica Nova, Harlen Nikolli, Mikaela Minga – Dialogë në tinguj – Koncert

Lorin Terezi – Vëndçe – Dokumentar ndërdisiplinor

Mardit B. Lleshi –Rrethi i Tingujve – Koncert

Olsi Hoxha –Pikënisje të paqarta – Ekspozitë vizuale

Redina Qose – Kah shkojnë dallëndyshet? – Ekspozitë

Rona Nishliu, Gent Rushi – JALBOZ – Koncert

was bleibt kollektiv | Gentian Doda – Mes hapave dhe hijeve – Dans bashkëkohor

Këto vepra do të prezantohen në Tiranë, Kamëz, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pilur (Himarë) dhe Berat, duke krijuar një hartë kulturore që fton për angazhim dhe reflektim publik.

Përveç shfaqjeve dhe ekspozitave, Java e Evropës do të presë gjithashtu sesione bisedash mbi artin dhe biseda me artistë, duke ofruar një platformë për dialog dhe shkëmbim mbi muzikën, filmin, teatrin dhe artet performuese. Këto biseda do të eksplorojnë rolin e kulturës në formësimin e së tashmes dhe përfytyrimin e një të ardhmeje më të mirë. /a.g/

The post Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëheqësit evropianë do të takohen në Ukrainë, në thelb një forcë paqeruajtëse

10 May 2025 at 08:25

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari i sapozgjedhur gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri polak Donald Tusk do të vizitojnë sot Kievin.

Kjo vizitë bëhet për të zhvilluar bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky lidhur me krijimin e një “koalicioni të të vullnetshmëve”, që synon ndërtimin e një force ndërkombëtare paqeruajtëse në rast të një armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë.

Katër udhëheqësit do të udhëtojnë së bashku me tren drejt kryeqytetit ukrainas, në një vizitë të paprecedentë që shënon përpjekjet e koordinuara të Evropës për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon. Sipas planit, oficerë ushtarakë nga rreth 30 vende janë përfshirë në përgatitjet për formimin e kësaj force, e cila do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë në Ukrainë pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Përpara udhëtimit, liderët publikuan një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor dhe duke përsëritur mbështetjen e tyre për thirrjet e Presidentit amerikan Trump për një marrëveshje paqeje.

“Gjakderdhja duhet të ndalet, Rusia duhet të ndalë pushtimin dhe Ukraina duhet të jetë e lirë dhe sovrane brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht,” thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu se presioni mbi Kremlinin do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme.

Gjatë qëndrimit në Kiev, liderët do të vizitojnë Maidanin, simbolin e qëndresës ukrainase, dhe do të mbajnë një takim virtual me shtete të tjera pjesëmarrëse në “koalicionin e të vullnetshmëve” për të diskutuar progresin e deritanishëm. Forca e propozuar pritet të ndihmojë në rigjenerimin e ushtrisë ukrainase dhe të krijojë besim në një paqe afatgjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Udhëheqësit evropianë do të takohen në Ukrainë, në thelb një forcë paqeruajtëse appeared first on Euronews Albania.

Rama: Pasaporta e BE-së, njohje automatike e pensioneve të shqiptarëve në Greqi dhe në BE

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë e përmasës që ka vota e tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Duke u ndalur te negociatat me Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, Rama tha se 11 maji është i rëndësishëm veçanërisht për shqiptarët e Greqisë që kanë derdhur djersë me punën e tyre në shtetin grek. Sipas Ramës, me marrjen e pasaportës së BE-së, bëhet automatikisht njohja e pensioneve dhe viteve të punës për shqiptarët në Greqi.

“U them atyre që janë në Greqi, shumica e të cilëve të gjeneratës kur u nis në vitin e ndryshimit të madh, pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit, sakrifica e të gjithë atyre viteve sepse kanë punuar, kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. Gjithë ato lot, djersë, gjak, gjithë kjo ndarje e tmerrshme me vendin amë, a do kthehet në një pension të njohur? Njohja e pensioneve për një vend të huaj me një vend të BE-së bëhet me marrëveshje. Kemi bërë 22 marrëveshje, mbyllëm dhe atë me Italinë, ndërsa kjo me Greqinë është më e vështirë. Kemi një marrëdhënie shumë pozitive me qeverinë greke, por nëse ne mbyllim negociatat me BE-në në 2027 dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së brenda kësaj dekade, kjo pasaportë në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te komentet e kundërshtarëve politikë gjatë fushatës, teksa i cilësoi ata si korin e bretkosave që i thotë shqiptarëve çdo natë që këtu ka varfëri, këtu ka krim, që këtu nuk ka bukë, nuk ka ujë, që këtu s’ka punë, biznes. Sipas Ramës, realiteti është krejt tjetër. “Pikërisht pse ne kemi bërë investimin më masiv në historinë e shtetit shqiptar për ujin e pijshëm, sot ne jemi në përmbyllje të programit të furnizimit me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë, manipulim të opinionit, nxjerrin fjalimet e miat dhe pastaj lëshojnë ato deklaratat e tyre ku i ke 300 mijë vende pune. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë dhe sheh sa ishin dhe sa janë sot të regjistruar që paguajnë taksa dhe sigurime shoqërorë. Janë pak më shumë se 300 mijë plus”, pohoi Rama.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë ishte Gjirokastra, Tepelena, njerëzit e Tepelenës ktheheshin vetëm për ngushëllime apo ndonjë dasëm të merrnin ndonjë nuse e të ikin prapë. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, dukej si ato filmat bardh e zi me kaubojsa, dukej sikur nga ana tjetër e rrugës do dilte njëri me kalë që do gjuante. Sot, Libohova është pjesë e ofertës turistike të Gjirokastrës. Sot, në Libohovë si në Gjirokastër, si në Tepelenë, Përmet hapen bujtina njëra pas tjetrës”, cilësoi Kryeministri, teksa shtoi se sot janë 434 oferta turistike në qarkun e Gjirokastrës.

Më tej, Rama nënvizoi se të gjitha këto oferta turistike përkthehen në punë, punësim, prodhim vendor, ekonomi vendore, ndërsa pohoi se biznesi i vogël do të ketë zero taksa dhe tatime deri në Shqipërinë 2030.

“Nga ana tjetër, ka ende gjëra për të bërë. Ka ende tabu për të thyer. Kur thonë pse e do mandatin e katërt, sepse ka akoma punë për të bërë. Përtej këtyre, përtej veprave që do bëjmë dua t’ju them se 11 maji është më shumë sesa për Gjirokastrën, bashkitë e qarkut, është më shumë se sa të gjitha problemet e çdo palë zgjedhjesh. Në këto zgjedhje ka diçka shumë më të madhe, që nuk është thjesht zgjedhja jonë që kemi të drejtën e votës sot”, pohoi ai.

“Është në dorën tonë, është diçka që fati e desh të na vinte neve në dorë, ama është diçka që ne me dorën tonë duhet ta bëjmë dhe për ata që janë monumente në këtë shesh edhe për ata para tyre deri te profeti i historisë sonë kombëtare. Ishte ai që ku vuri barrikadën këtu në Shqipëri përcaktoi fatin tonë, bëri profetësinë e madhe se ku është vendi dhe ku duhet ndërtuar shtëpia e shqiptarëve, jo në lindje por në perëndim, jo në Azi por në Evropë”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se “ky është një amanet, dhe sot na ka rënë ne që këtë amanet që nëse e kuptojmë si duhet përmasën e 11 majit, se çfarë do të thotë Shqipëria në BE, që t’i kapërcejmë kufijtë e fushës së ndarë të luftës politike”.

Sipas kreut të qeverisë, “qytetarët shqiptarë duhet që në 1 maj t’i kapërcejmë ngjyrat e fanellave politike dhe të votojnë të gjithë së bashku për ata që pararendën dhe për tgë gjithë fëmijët që nuk e kanë të drejtën e votës akoma, por janë të parët përfitues të drejtpërdrejtë të një vote që do të shkojë për shpresën e madhe të Shqipërisë në BE dhe jo për një politikan të pashpresë në kënetë”.

Rama tha se në Greqi është bërë një mish mash me shpërndarjen e fletëve të votimit, ndërsa u kërkoi shqiptarëve të regjistruar që të shkojnë dhe të të tërheqin zarfin me fletën e votimit dhe ta përfundojnë procesin e votimit.

“Të vendosin ata për të vënë në vend një amanet shekullor dhe për t’u dhënë fëmijëve atje në Greqi dhe vetes së tyre pasaportën evropiane. Shqiptarët e Greqisë janë ata që mund ta kuptojnë mirë se çdo të thotë kjo pasaportë. Nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është që thjesht ne kur shkojmë nëpër aeroportet e BE të mos të na nxjerrin anash si qytetarë të dorës së dytë, por më shumë se kaq”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Pasaporta e BE-së, njohje automatike e pensioneve të shqiptarëve në Greqi dhe në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ne kemi projeksione financiare mbi analiza ekspertësh, jo përralla me buf dhe Latif

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se projektet e realizuara deri tani nuk janë video 3D dhe nëse Shqipëria do të ishte ajo që ishte kur Partia Socialiste mori detyrën, nuk do të vinin 12 milionë turistë, por do iknin edhe ata që dikur vinin për patriotizëm.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’sy” duke thënë se pasaporta evropiane nuk është një copë letër apo një variant i ri i pasaportës që jep shteti shqiptar. Rama u shpreh se “nuk jemi në kushtet kur thjesht do ndërrojmë pasaportë, apo një dokument udhëtimi me një tjetër”.

“Pasaporta që kemi sot është një dokument udhëtimi që na lejon të qarkullojmë në BE, por që kur hyjmë në kufi na vendos në korridorin e posaçëm. Ata që nuk janë qytetarë të Evropës dhe ne që aty hyjmë si një popull dhe si qytetarë të dorës së dytë në Evropën ku jemi ndër popujt më të vjetër dhe që jetojmë në zemër të kontinentit”, tha Rama.

Një komentues i shkruan Kryeministrit që t’i lërë batutat për bufin, por të shihet se çfarë është bërë në 12 vite.

Rama tha se këto që fliten sot për Shqipërinë 2030 nuk janë si programi i bufit apo i Latifit, por projeksione të mbështetura në analizat e ekspertëve të Ministrisë së Financave dhe ekspertëve ndërkombëtare me të cilët punon qeveria shqiptare.

Ndër të tjera, Rama theksoi se prej kohësh me të në Kryeministri punon kryekëshilltarja ekonomike e Kancelares gjermane dhe një profesor, drejtues i qendrës për zhvillimin ndërkombëtar të Harvardit. “Për të përmendur dy nga të tjerë që ne i konsultojmë herë pas herë, këto janë  objeksione financiare, nuk janë përralla me mbret a me buf, as me Latif”, vijoi ai.

Një tjetër komentues shkruan që populli ka nevojë për kandidat të ri, “boll me të vjetrit se janë bërë bajat”.

“Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës. Dhe partia më e re dhe më vjetër është PS dhe në listat e PS në çdo qark gjen më të rinjtë dhe ata më me eksperiencë. Kjo teoria duhet një kandidat i ri pa parti mbrapa, pa struktura, pa asgjë vetëm imitacione të një partie që ishte ndjesë pastë e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikës shqiptare nuk ka nevojë Shqipëria. Nuk ka nevojë për këto të tjerat të vërtetat, që në fakt janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqarë”, tha Rama.

Një tjetër komentues, i kërkon Kryeministrit që të flasë për pasaportën evropiane dhe jo për investime me video 3D.

“Prandaj kam marrë me vete dhe në çdo qark po tregoj investimet që janë bërë, që kush do t’i shohë, i sheh dhe kush do t’i dëgjojë, i dëgjon. Nëse do ishin vetëm video në 3D dhe Shqipëria do ishte ajo që ishte ajo kur ne morëm detyrën nuk do vinin 12 milionë turistë, po do kishin ikur dhe ata që vinin atëherë për patriotizëm. Pasaporta evropiane nuk është një copë letër, nuk është një variant i ri i pasaportës që jep shteti shqiptar. Nuk jemi në kushtet kur thjesht do ndërrojmë pasaportë, apo një dokument udhëtimi me një tjetër. Pasaporta që kemi sot është një dokument udhëtimi që na lejon të qarkullojmë në BE, por që kur hyjmë në kufi na vendos në korridorin e posaçëm”, pohoi Rama, teksa nënvizoi faktin se është ndërtuar edhe aeroporti i Kukësit, sipas të gjitha standardeve.

Sipas Kryeministrit, ky është një aeroport që operohet nga privati dhe ka nevojë për marrëveshje dhe linja që të fluturojnë dhe së shpejti do vendosen fluturime që do ta fusin pak nga pak në punë. “Nga pikëpamja financiare është në një situatë fillimi që nuk është e kollajtë për kompanitë. Një aeroport i ndërtuar me standarde ndërkombëtare, i certifikuar ndërkombëtarisht dhe operatori duhet të vendosi fluturimet në bazë të marrëveshjeve që do të krijojë. Ty nuk të ka kushtuar asnjë kokërr leku, nga një fushë me plehra, është një aeroport ndërkombëtar dhe më herët se vonë do të jetë në funksion”, cilësoi Rama.

Kryeministri iu përgjigj komentit të një tjetër qytetari që i shkruan “boll më 12 vjet”, ndërsa i tha se nuk po kërkon asgjë për veten e tij apo karrigen ku është ulur.

“Këtu është misioni im dhe i PS që të ftoj ta bësh dhe misionin tënd që të anëtarësojmë Shqipërinë në BE. Për sa i përket viteve, numëro sa kanë ndejtur jo një, por më shumë kancelarë në Gjermani dhe pyet po ata janë në diktaturë apo janë popull çyryk. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk, siç i bëjnë ata që duke mu hedhur mua nëpër ato moçalet mediatike pse bëj një batutë dhe them gjysma e burrave janë çyryk dhe kjo batutë ka një të vërtetë brenda kur një pjesë e madhe e burrave preferojnë kënetën. Të thoshin nuk e duam Edi Ramën nuk e duam PS, po votojmë Stamo Dumon në rregull po kënetën përsëri? Politikisht, patriotikisht është skandaloze, evropianisht është skandaloze, është turp. Të mendosh që Shqipëria mund të përfaqësohet përsëri nga këneta”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Ne kemi projeksione financiare mbi analiza ekspertësh, jo përralla me buf dhe Latif appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet

By: Ela
29 April 2025 at 15:38

Plot 15 Organizata Ballkanike dhe Evropiane, që kanë në fokus reagimin e shpejtë dhe mbrojtjen e Gazetarëve, përshëndetën dhe duartrokitën vendimin e 22 Prillit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmes një votimi 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno. Të 15 organizatat në muajin Janar 2024, ju drejtuan me një letër të […]

The post Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌